Blerja e trenave për operimin e hekurudhës Tiranës – Durrës – Rinas duket se do të mbulohet me fonde buxhetore, teksa në projektbuxhetin për vitin 2026 janë akorduar 350 mln lekë për këtë qëllim. Referuar investimeve të detajuara, kosto totale e projektit përllogaritet në 1 mld lekë, teksa pjesa tjetër e financimit është parashikuar në vitet 2027 dhe 2028, me respektivisht 350 dhe 300 mln lekë.
Sa i takon këtij projekti hekurudhor në buxhetin e vitit 2026, janë akorduar edhe 400 mln lekë për punimet që do të kthejnë stacionin e trenit në Tiranë. Projekti kushton në total 1.8 mld lekë, ndërsa segmenti ka një gjatësi prej 4 km dhe nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qenë stacioni trenit në kryeqytet.
Ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Durrës – Rinas përfundon vitin e ardhshëm, ndërkohë që sipas autoriteteve elektrifikimi dhe mbërritja e trenave për nisjen e operimeve synohet të përmbyllet në 3 – mujorin e parë 2027.
Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile dhe sinjalizim – telekomunikacionin, sipas Hekurudha Shqiptare janë realizuar 90% e punimeve dhe kanë mbetur për t’u finalizuar instalimet e brendshme në lidhje me sistemet e sinjalizim – telekomunikacionit, që lidhen ngushtë me ecurinë e punimeve të godinave të stacioneve. Përsa i përket këtyre të fundit, aktualisht janë kryer rreth 25% e punimeve, ndërsa finalizimi i tyre pritet në maj të vitit 2026. Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Tag: trenave
-

400 milionë lekë për rikthimin e stacionit të trenit në Tiranë, ja kur mbyllet projekti
-

Tragjedia e trenave në Greqi/ I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja, Pano Ruçi: Nuk e le grevën edhe nëse vdes, dua të di të vërtetën për djalin
I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja dhe me probleme shëndetësore, shqiptari Pano Ruçi vijon në Greqi grevën e urisë për të 20-ën ditë.
Në një deklaruat të dhënë për “Mega”, ai tha se nuk tërhiqet nga greva edhe nëse vdes, dhe se kërkesës për zhvarrosjen e djalit të tij, Denisit, që humbi jetën në tragjedinë e aksidentit të trenave në Tempi.
Ai kërkon që ai të zhvarrosë djalin e tij në mënyrë që të kryhen analizat toksikologjike.
“Po vazhdoj grevën time, nuk do të ndalem, do të shkoj deri në fund. Dua të mësoj të vërtetën për djalin tim. Dua të mësoj se nga çfarë vdiq djali im. Nuk pranoj të bëhet zhvarrosja vetëm për testin e ADN-së”, deklaron ai.
Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pas gati tre javësh grevë urie. Të premten ai u transferua në Spital, ku mjekët zbuluan hipotension, takikardi, ënjtje të lehtë në gjymtyrët e poshtme dhe një humbje prej 10 kilogramësh.
LEXO EDHE: Në grevë prej 19 ditësh në Greqi, shqiptari Pano Ruçi dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore!
“Forca ime ka rënë, por njerëzit që vijnë këtu më japin kurajë”, tha ai.
Ruçi u bën thirrje politikanëve që ta vendosin veten “të paktën për një moment” në vendin e tij.
“Të mendojnë si baballarë dhe nëna, me zemrat e tyre dhe jo me karriget e tyre”, tha ai.
Dy vjet pas aksidentit në Tempi, Ruçi thekson se trenat ende qarkullojnë pa asnjë masë sigurie.
“Do të ulem këtu dhe do të vdes. Nuk do të iki nëse kërkesa ime nuk pranohet. Dua të di se si vdiq fëmija im”, tha ai.
-

Tërmet në Napoli, banorët dalin në rrugë, ndërpriten shërbimet e trenave
Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi Napolin rreth orës 12:47 me kohën lokale.
Sipas sizmiologëve kjo ishte dridhja më e fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht sizmikisht aktive.
Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar apo dëme materiale.Shumë banorë lanë shtëpitë dhe zyrat e tyre si masë paraprake. Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 kilometra. Trafiku i trenave u pezullua në zonën e Napolit si masë paraprake./vizionplus.tv
-

Incident i pazakontë në Japoni, gjarpri hyn në sistemin elektronik të trenave, ndërpritet qarkullimi për disa orë
Një incident i pazakontë shkaktoi kaos për udhëtarët në njërën nga linjat më të frekuentuara të trenave në Japoni, pasi një gjarpër hyri në sistemin elektrik të linjës Tokaido Shinkansen, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike dhe pezullimin e përkohshëm të udhëtimeve.
Sipas mediave japoneze, incidenti ndodhi të mërkurën ndërmjet stacioneve Gifu-Hashima dhe Maibara, çka detyroi pezullimin e trenave në drejtim të Tokios (në seksionin Shin-Osaka – Nagoya) dhe në drejtim të Osakës (në seksionin Shin-Osaka – Tokio).Service on Japan’s Tokaido Shinkansen was temporarily suspended today due to a power outage.The reason: a 100cm long snake became tangled in overhead lines in Ogaki City, Gifu Prefecture, causing a short circuit. pic.twitter.com/0RBDJCZW1B
— Jeffrey J. Hall 🇯🇵🇺🇸 (@mrjeffu) April 30, 2025Sipas mediave, të cilat citojnë kompaninë Central Japan Railway, qarkullimi i trenave u ndërpre nga ora 17:25 deri në 19:00 me orën lokale. Ndërkohë, pasagjerët formuan radhë të gjata pranë makinave të biletave në stacione.
Ky incident ndodhi në një periudhë shumë të ngarkuar për Japoninë – gjatë Javës së Artë, një periudhë 7-ditore pushimesh kombëtare ku miliona japonezë udhëtojnë, ndërsa Osaka është gjithashtu mikpritëse e Ekspozitës Botërore 2025, që po tërheq vizitorë nga e gjithë bota./vizionplus.tv -

Stuhia e fortë, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin
Bota E Shtunë, 12 Prill 2025 17:30
Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet e trenave janë pezulluar pasi stuhitë e forta goditën Pekinin dhe rajonin verior të Kinës këtë të shtunë. Erërat e fuqishme, që arritën deri në 150 km/h, më të fortat që ka përjetuar kryeqyteti kinez në më shumë se gjysmë shekulli, teksa pritet të vazhdojnë.
Deri në orën 11:30 me orën lokale, 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të Pekinit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shpërthimet e erës të shoqëruara me rërë dhe pluhur nga Mongolia kanë detyruar mbylljen e atraksioneve turistike dhe vendeve historike, ndërsa mijëra njerëz janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda për siguri.Shërbimet e trenave, përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, janë pezulluar gjithashtu. Parqet janë mbyllur, dhe shumë pemë të vjetra janë përforcuar ose shkurtuar për t’u përgatitur për goditjet e mundshme të erës. Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga erërat, siç janë rrëzimi i pemëve dhe dëmtimi i automjeteve, nuk ka raporte për të lënduar.
Banorët e Pekinit, të cilët janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet jo thelbësore, kanë qëndruar brenda, duke i dhënë qytetit një pamje më të zbrazët se zakonisht.
Pekini ka shpallur alarmin e tij të parë portokalli për erëra të forta në një dekadë, ndërsa shpejtësia e erës ka arritur nivelin 11, që mund të shkaktojë dëme serioze, sipas autoriteteve meteorologjike kineze. -

Stuhia më e fortë në më shumë se 50 vite, anulohen fluturimet dhe lëvizjet me trena në Pekin
Qindra fluturime janë anuluar dhe shërbimet e trenave janë pezulluar pasi stuhitë e forta goditën Pekinin dhe rajonin verior të Kinës këtë të shtunë.
Erërat e fuqishme, që arritën deri në 150 km/h, më të fortat që ka përjetuar kryeqyteti kinez në më shumë se gjysmë shekulli, teksa pritet të vazhdojnë.
Deri në orën 11:30 me orën lokale, 838 fluturime ishin anuluar në dy aeroportet kryesore të Pekinit, sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Shpërthimet e erës të shoqëruara me rërë dhe pluhur nga Mongolia kanë detyruar mbylljen e atraksioneve turistike dhe vendeve historike, ndërsa mijëra njerëz janë paralajmëruar të qëndrojnë brenda për siguri.
Shërbimet e trenave, përfshirë linjën e metrosë ekspres të aeroportit dhe disa linja hekurudhore me shpejtësi të lartë, janë pezulluar gjithashtu.
Parqet janë mbyllur, dhe shumë pemë të vjetra janë përforcuar ose shkurtuar për t’u përgatitur për goditjet e mundshme të erës. Pavarësisht dëmeve të shkaktuara nga erërat, siç janë rrëzimi i pemëve dhe dëmtimi i automjeteve, nuk ka raporte për të lënduar.
Banorët e Pekinit, të cilët janë paralajmëruar që të shmangin udhëtimet jo thelbësore, kanë qëndruar brenda, duke i dhënë qytetit një pamje më të zbrazët se zakonisht.
Pekini ka shpallur alarmin e tij të parë portokalli për erëra të forta në një dekadë, ndërsa shpejtësia e erës ka arritur nivelin 11, që mund të shkaktojë dëme serioze, sipas autoriteteve meteorologjike kineze.Top Channel