Tag: tremujorin

  • Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja! Ja qytetet më të prekura nga ky fenomen

    Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja! Ja qytetet më të prekura nga ky fenomen

    Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si lindjet dhe emigracioni tregojnë se profili demografik i vendit po përkeqësohet me shpejtësi.

    Në tremujorin e parë të këtij viti në të gjithë vendin lindën 4662 foshnja me rënie 14% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Nga tremujori i parë 2021 në 2025 lindjet në të gjithë vendin kanë shënuar rënie me 26 %. Ritmet e rënies së lindjeve në shkallë vendi janë përshpejtuar pas pandemisë. Duke marrë në krahasim vetëm të dhënat për tremujorin e parë, vërehet numri i foshnjave në tremujorin e parë 2019 ishte 15 për qind më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2011. Të dhënat tregojnë se pas pandemisë sidomos me 2025 lindjet kanë pësuar rënie të fortë në të gjitha qarqet.

    Në zonat e Veriut lindjet po bien më shpejt. Kukësi pavarësisht se renditet me varësinë më të lartë të popullsisë së re në moshe, pësoi rënien më të madhe të lindjeve në rang vendi në më shumë se 22 % në tremujorin e parë 2025 (shiko grafikun bashkëngjitur).

    Kukësi dhe Dibra, territore të varfra u përballën në dekadën e fundit me valë të lartë emigrimi. Për pasojë lindjet ne këto zona bien në mbi një të pestën brenda një viti raportoi INSTAT.

    Rënie të fortë kanë pësuar edhe lindjet në Tiranë. Kryeqyteti ka ende fluks të fuqishëm migrimi të brendshëm, por kostoja e lartë e jetesës, çmimet e banesave dhe trendët me më pak fëmijë e kanë ulur fertilitetin. Tirana është i vetmi qark që ka kontrast, pasi popullsia është në rritje dhe po përjeton rënie të fortë të lindjeve. Në tremujorin e parë 2025 Tirana ishte e dyta në rang vendi për rënien e lindjeve me 18%.

    Qarqet bregdetare dhe jugore kanë rënie më të butë të lindjeve. Vlora, Gjirokastra dhe Berati shënojnë ulje njëshifrore, pasi kishin përjetuar rënie të forta vitet e mëparshme dhe prej vitesh kanë popullsi të plakur.

    Megjithëse vendi po përjeton rritje ekonomike kjo nuk po reflektohet në përmirësimin e treguesve demografike. Rritja e ekonomike dhe rënia e lindjeve po shkojnë në përpjesëtim të zhdrejtë.

    E vetmja politike pro-lindje që njihet si bonusi i bebeve 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80  për të dytin, 120 mijë për të tretin, duket së është një vlerë simbolike krahasuar me koston reale të rritjes së një fëmije.

    Në shumicën e rasteve, kostot e banesave, të arsimit privat dhe pasiguria e tregut të punës pengojnë çiftet e reja të sjellin në jetë fëmijë./ Monitor

  • Pse janë reduktuar në tremujorin e parë të këtij viti depozitat bankare në Euro, sipas Bankës së Shqipërisë?

    Pse janë reduktuar në tremujorin e parë të këtij viti depozitat bankare në Euro, sipas Bankës së Shqipërisë?

    Rritja e depozitave bankare në Euro është frenuar në tremujorin e parë të këtij viti.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit mars depozitat në monedhën europiane kishin vlerën e 8.01 miliardë eurove, në rënie me 0.4% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Depozitat në Euro shënuan një rritje të përkohshme në muajin janar, duke arritur në 8.08 miliardë euro, por më pas pësuan rënie për dy muaj radhazi në shkurt dhe mars.
    Aktualisht, depozitat në Euro po shënojnë vlerën më të ulët që prej nëntorit të vitit të kaluar.Depozitat në monedhën europiane, megjithatë, ngelen në rritje vjetore, me 8.5% krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Por, ritmet e rritjes së tyre janë reduktuar dhe kanë zbritur në nivele njëshifrore.

    Rënia e depozitave në Euro gjatë tremujorit të parë të vitit, megjithatë, ka ardhur vetëm nga një segment i klientëve, ai i bizneseve. Depozitat e biznesit kanë rënë me gati 140 milionë euro ose më shumë se 8% gjatë tremujorit të parë të vitit.
    Ndërkohë, depozitat e individëve, që përbëjnë edhe pjesën dominuese të depozitave në monedhën europiane, kanë vazhduar të ruajnë një tendencë në rritje të lehtë.
    Në periudhën 2021-2024, depozitat bankare në Euro u rritën me ritme dyshifrore, duke reflektuar prurjet e larta valutore në ekonominë shqiptare. Sipas Bankës së Shqipërisë, këto prurje i detyrohen veçanërisht turizmit dhe investimeve të huaja direkte.
    Por, tremujori i parë i këtij viti duket se për momentin e ka frenuar këtë tendencë të vazhdueshme në rritje. Ky mund të jetë sinjal i ngadalësimit të prurjeve valutore në ekonomi dhe përputhet edhe me reduktimin e ndjeshëm të ritmeve të rritjes së hyrjeve të shtetasve të huaj gjatë tremujorit të parë të vitit.
    Megjithatë, frenimi i rritjes së depozitave në Euro për momentin nuk ka sjellë lëvizje të mëdha në kursin e këmbimit. Gjatë tremujorit të parë të vitit, Euro qëndroi poshtë kufirit në 100 lekëve, duke shënuar vetëm një korrektim të vogël në rritje, pasi kishte zbritur pranë kufirit të 98 lekëve në fund të 2024.
    Ndërkohë, depozitat bankare në totalin e tyre vazhduan rritjen edhe në tremujorin e parë të vitit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën e 1.72 trilionë lekëve, në rritje me 2.2% ose rreth 38 miliardë lekë që nga fillimi i vitit. Rritja në tremujorin e parë të vitit është mbështetur kryesisht nga depozitat në monedhën vendase./ Monitor

  • Të ardhurat e buxhetit në 3-mujorin e parë, nën pritshmëritë e qeverisë

    Të ardhurat e buxhetit në 3-mujorin e parë, nën pritshmëritë e qeverisë

    Në tremujorin e parë të vitit, buxheti i shtetit grumbulloi 181 miliardë lekë të ardhura, shifër që përfaqëson një rritje me 10.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, kjo shumë është 1 miliard lekë më pak se pritshmëria e qeverisë, e cila kishte parashikuar mbledhjen e 182 miliardë lekëve, duke rezultuar në një mosrealizim prej rreth 0.5%.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, rritja më e madhe e të ardhurave erdhi nga tatimi mbi të ardhurat personale, që u rrit me 19%. Në të kundërt, tatimfitimi i bizneseve shënoi një rënie prej 17% krahasuar me planin, duke mbledhur vetëm 3.4 miliardë lekë.
    Probleme janë evidentuar edhe në mbledhjen e taksave vendore, ku bashkitë nuk kanë arritur të mbledhin 2.2 miliardë lekë, ose 27% më pak sesa planifikimi.
    Të dhënat tregojnë një tendencë ngadalësimi mujor të ritmit të rritjes së të ardhurave. Në janar, rritja ishte 18.5%, në shkurt 12.1%, ndërsa në mars zbriti në 10.2%.
    Në anën tjetër, edhe shpenzimet kanë qenë më të ulëta se plani. Në total, për tremujorin janë shpenzuar 10.5 miliardë lekë më pak, ose 7% nën plan, me diferencën më të madhe të regjistruar në zërin e shpenzimeve kapitale.

  • Të dhënat e INSTAT: Ngadalësohet transporti ajror, bie nga deti

    Të dhënat e INSTAT: Ngadalësohet transporti ajror, bie nga deti

    Aktiviteti i transportit është ngadalësuar në tre muajt e parë të vitit. Të dhënat e INSTAT bënë të ditor se numri i pasagjerëve që udhëtuan nga ajri u rrit me 9.1% në tremujorin e parë me baze vjetore, nga rreth 64% që kishte qenë zgjerimi në tremujorin e parë 2024. Edhe volumi i mallrave të transportuara nga porti kryesor i vendit, ai në Durrës ka ardhur në rënie me 3.3%.
    2.1 milionë pasagjerë udhëtuan nga ajri
    Në transportin ajror gjatë tremujorit të parë 2025 kanë operuar 19 shoqëri ajrore, nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 65.146 avionë, nga të cilët 79,5% të tyre e zë numri i mbikalimeve.
    Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 550,5 ton, nga të cilat 74,5% janë mallra të hyrë dhe 25,5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e parë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 10,2%. Në tremujorin e parë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.083.050 pasagjerë nga 1.909.757 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 9,1%.
    Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e parë 2025 është 396 ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 2,8%. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e parë 2025 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.
    Bie transporti i mallrave nga deti
    Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të parë 2025, janë transportuar 94,5% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.553 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është ulur me 3,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nëpërmjet rrugëve detare sipas klasifikimit, NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e parë 2025 paraqiten si më poshtë: Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 206 anije, nga këto 191 anije janë të huaja dhe 15 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është ulur me 32,2%, ku numri anijeve të huaja është rritur me 7,3%, krahasuar me tremujorin e parë 2024.
    Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e parë 2025 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 133.503 persona, nga 135.7 mijë të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 81,1% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Vlorës me 10,9% dhe më pas porti i Sarandës me 8,0%. Në tremujorin e parë 2025, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.270 mijë ton. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 3,6%.
    Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e parë 2025 zë 34,9% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara. Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e parë 2025 zë 63,7% ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara./ Monitor

  • Rritja e kredisë nuk ndalet, 17% më shumë për tremujorin e parë të vitit

    Rritja e kredisë nuk ndalet, 17% më shumë për tremujorin e parë të vitit

    Kreditimi i ekonomisë u rrit përsëri në muajin mars dhe ndodhet në nivelet më të larta historike për tremujorin e parë të vitit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, sektori bankar për muajin mars disbursoi 36.2 miliardë lekë kredi të reja, shifër kjo 20.3% më e lartë krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Për të gjithë tremujorin e parë, vlera e kredisë së re të disbursuar arriti vlerën e 96.8 miliardë lekëve, në rritje me 17% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.
    Ajo që vërehet gjatë muajve të parë të këtij viti është një rikthimi i ritmeve të shpejta të rritjes në segmentin e individëve. Kredia e re për individët arriti në 30.5 miliardë lekë, në rritje me 24% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Shifrat tregojnë një rritje të kredisë si për blerjen e pasurive të paluajtshme, ashtu edhe për financimin e konsumit.
    Kredia për biznesin, që dha kontributin kryesor në rritjen e kredisë gjatë vitit 2024, këtë vit po rritet me ritme më të ngadalta. Kredia e re për bizneset për periudhën janar-mars 2025 arriti në 62.8 miliardë lekë, në rritje me 8% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Kreditimi i ekonomisë vazhdon të dominohet nga monedha vendase, por megjithatë në tremujorin e parë të vitit vërehet një rritje e lehtë e peshës së kredisë në valutë të huaj.
    Kredia në lekë përbënte 60% të huadhënies në re, por në rënie nga niveli prej 62.4% i një viti më parë. Ndërkohë, kredia në valutë ka arritur në 40% të totalit, nga 37.6% një vit më parë. Rritja e kredisë është shumë e dukshme edhe në ecurinë e portofolit total ose tepricës së saj. Në fund të muajit mars, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 865 miliardë lekëve, me një rritje prej 17.5 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin.
    Me bazë vjetore, kredia për ekonominë rezulton në rritje me 13.3%, duke qëndruar në nivele të përafërta me fundin e vitit të kaluar. Në segmentin e ndërmarrjeve private, portofoli i kredisë është në rritje me 14.2% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, për individët portofoli i kredisë është në rritje me 13.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. I vetmi segment që po jep një efekt negative mbi rritjen e portofolit të kredisë për kredinë është huadhënia për ndërmarrjet shtetërore, që edhe këtë vit paraqitet në rënie.
    Të dhënat e vrojtimit të aktivitetit kreditues të Bankës së Shqipërisë treguan se kërkesa për kredi vazhdoi të rritej në tremujorin e parë të vitit. Megjithatë, sipas raportimeve të bankave, shkalla e refuzimit të kredive është rritur, duke reflektuar një shtrëngim të ofertës dhe një qasje më të kujdesshme të sektorit bankar. Pavarësisht kësaj, statistikat tregojnë se kreditimi i ekonomisë vazhdon të rritet me ritme të shpejta./ Monitor

  • Kina thirrje qytetarëve: Regjistroni shpenzimet e qeverisë për t’u mbrojtur nga pasojat e luftës tregtare me SHBA

    Kina thirrje qytetarëve: Regjistroni shpenzimet e qeverisë për t’u mbrojtur nga pasojat e luftës tregtare me SHBA

    Kina rriti shpenzimet publike me ritmin më të shpejtë që nga viti 2022 në tremujorin e parë të vitit, duke u përpjekur të stimulojë ekonominë ndërsa kërkesa e huaj dobësohet dhe lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara intensifikohet.

    Buxheti i kombinuar i shtetit dhe shpenzimet e thesarit u rritën në 9.26 trilion juanë (1.3 trilion dollarë), 5.6% më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas llogaritjeve të Bloomberg. Kjo është rritja më e madhe tremujore në tre vitet e fundit. 22% e totalit të planit fiskal vjetor është shpenzuar tashmë në tremujorin e parë, krahasuar me 21.6% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
    Ky përshpejtim konsiderohet kritik, pasi rritja e tarifave nga SHBA mund të kufizojë eksportet, ndërkohë që recesioni i zgjatur në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe presionet deflacioniste rëndojnë besimin e konsumatorëve dhe të biznesit.
    Megjithëse ekonomia kineze tregoi një pasqyrë të qëndrueshme në tremujorin e parë, analistët vlerësojnë se ajo do të ngadalësohet ndjeshëm më pas, pasi përfitimet nga forcimi i eksporteve dhe konsumit zvogëlohen. Shumë banka ndërkombëtare kanë rishikuar tashmë në rënie vlerësimet e tyre për rritjen vjetore, madje nën 4%, ndërkohë që objektivi i qeverisë mbetet afër 5%.

    Top Channel

  • 4 million euro Edeni ne kryeministri/ Raporti: Shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë

    4 million euro Edeni ne kryeministri/ Raporti: Shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë

    4 euro Edeni ne kryeministri/ Raporti: Shqiptarët me pagat më të ulëta në Europë

    Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.

    Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë.

    Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

    Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023.Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të larta.

    Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

    Image

    Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%.

    Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat.

    Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese.

    Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera.

    Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit dhe Europë./MONITOR

  • Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në rajon dhe Europë

    Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në rajon dhe Europë

    Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.

    Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë.

    Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.

    Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023.

    Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

    Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të larta.

    Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

    Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%.

    Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat.

    Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese.

    Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera.

    Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit dhe Europë./MONITOR

  • Shumica e të punësuarve me paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj. Shqipëria, me nivelin më të ulët të pagave në rajon

    Shumica e të punësuarve me paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj. Shqipëria, me nivelin më të ulët të pagave në rajon

    Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.
    Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë.
    Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
    Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023.
    Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
     
     
    Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të larta.
    Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.
    Pagat mesatare në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta se në sektorin privat duke thelluar më tej diferencën.

    Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%.
    Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat.
    Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese.
    Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera.
    Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit dhe Europë./ Monitor

  • Shqipëria me nivelin më të ulët të pagave në rajon, pjesa më e madhe me paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj

    Shqipëria me nivelin më të ulët të pagave në rajon, pjesa më e madhe me paga bruto 60-95 mijë lekë në muaj

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Plani trevjeçar për rritjen e pagave në sektorin publik ka ndryshuar strukturën e të punësuarve sipas nivelit të pagës.
    Në tremujorin e fundit të vitit 2024, personat me paga bruto 60.001-95.000 lekë në muaj përbënin 24.6% të të punësuarve, kategoria me peshën më të madhe në totalin e të punësuarve me pagë. Kategoria e të punësuarve me pagë minimale zuri 14.2% të totalit të të punësuarve në tremujorin e fundit 2024, nga 24.5% që ishte pesha e kësaj kategorie në tremujorin e tretë dhe 26% në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
    Në tremujorin e fundit të vitit 2024 u vu re gjithashtu një rritje e peshës së të punësuarve me pagë bruto 95.001-120.000 lekë në muaj. Kjo kategori zuri 12.8% të totalit të të punësuarve me pagë nga 7.7% që zinte në tremujorin e fundit të vitit 2023.
    Rritje kishte edhe në kategorinë e pagave të larta mbi 120 mijë lekë në muaj. Ata zunë 14.1% të të punësuarve me pagë në tetor-dhjetor 2024 nga 10.7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023.
    Më 2023 kategoria më e madhe në totalin e punësimit me pagë ishin ato me paga minimale, por reforma e rritjes në sektorin publik ka ndikuar në zhvendosjen në nivele më të larta. Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2024, është 83.401 lekë, duke u rritur me 11,2%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023. Pagat mesatare në sektorin shtetëror u rrit me ritme më të larta se në sektorin privat duke thelluar më tej diferencën.
    Në sektorin publik, paga mesatare mujore bruto arriti në 100,4 mijë lekë më rritje vjetore 14.3% Në sektorin privat paga mesatare mujore bruto arriti në 76 mijë lekë më rritje vjetore 9,5%.
    Kryeministri i vendit njoftoi se në fillim të vitit 2026, paga minimale zyrtare do të arrijë nivelin e 500 eurove nga 400 që është aktualisht. Qeveria synon të nxisë një tjetër rritje të pagave në sektorin privat. Mirëpo rritja e pagave pa rritje të produktivitetit rrezikon të kthehet në bumerang, duke shtrenjtuar më tej kostot e prodhimit dhe duke i bërë produktet vendase jokonkurruese.
    Ndërmjet 2022 dhe 2023 paga minimale nga 30 mijë lekë arriti në 40 mijë lekë. Kostot e prodhimit në industrinë e përpunuese u rritën nga ky vendim dhe shumë klientë që më parë prodhonin veshje dhe këpucë në vendin tonë nuk pranuan rishikim të çmimeve dhe u zhvendosen në vende të tjera.
    Me gjithë rritjet e fundit, Shqipëria renditet me nivelin më të ulët të pagave në Rajonin e Ballkanit dhe Europë./Monitor