Tag: tremujorin

  • Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

    Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

    Mungesa e reshjeve ka reduktuar prodhimin në kompaninë publike të Energjisë, KESH dhe për pasojë ka përkeqësuar bilancin e nga fitime mbi 30 milionë euro në tremujorin e parë 2024 në humbje 21 milionë euro në tremujorin e parë 2025, sipas të dhënave që publikoi Ministria e Financave.Sektori energjetik ka vijuar të ruajë rezultatin neto pozitiv, megjithatë trendi i periudhës tremujore gjatë tri viteve të fundit është në rënie.Kjo performancë në nivel sektori është ndikuar kryesisht nga aktiviteti i ulët i prodhimit të shoqërisë KESH për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike gjatë periudhës së parë të vitit.Nga pikëpamja hidrike, periudha e 6 mujori 2025 paraqitet me reshje të ulëta dhe me një nivel të basenit të Fierzës ndjeshëm më i ulët se kuota mesatare prej 286.5m e 30 viteve të fundit për të njëjtën periudhë, analizon Ministria e Financave.Niveli i përgjithshëm i prodhimit vendas, ka pësuar një rënie me rreth 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.KESH realizoi një nivel prodhimi neto publik prej rreth 1.38 TWh, krahasuar me 1.44 TWh realizuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke rezultuar në një rënie me rreth 4.2%.Të ardhurat e KESH pësuan rritje vjetore me 12 për qind në tremujorin e parë 2025 duke arritur në 6.7 miliardë lekë, por shpenzimet pësuan rritje të fortë me rreth 200 % si rrjedhoje e shpenzimeve më të larta për blerjen e energjie.Këto luhatje nuk janë të rastësishme KESH, dhe në përgjithësi sistemi energjetik shqiptar, është i mbështetur pothuajse tërësisht tek hidrocentralet, që do të thotë se sasia e energjisë elektrike e prodhuar varet nga sasia e reshjeve dhe niveli i prurjeve në kaskadën e Drinit. Në periudha të thata, kapacitetet prodhuese bien ndjeshëm, çka detyron blerjen e energjisë në tregjet e jashtme me kosto të lartë, duke ndikuar negativisht në bilancet financiare. Përkundrazi, në periudha të lagështa, ndonëse prodhimi rritet, ndodh që çmimi i energjisë në tregjet rajonale të jetë i ulët për shkak të ofertës së lartë, duke e kufizuar të ardhurën neto të kompanisë.Krahas rënies se fitimeve bilanci i KESH është shoqëruar me një rritje të detyrimeve afatgjata, nga 12.3 miliardë në 17.5 miliardë lekë. Kjo sinjalizon presion mbi qëndrueshmërinë financiare të KESH, që lidhet me borxhet për të financuar importet e energjisë.Pavarësisht përpjekjeve për diversifikimin e burimeve të energjisë sistemi energjetik shqiptar mbetet jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj kushteve natyrore./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shoqëritë administruese të fondeve, rezultat pozitiv në tremujorin e parë

    Shoqëritë administruese të fondeve, rezultat pozitiv në tremujorin e parë

    Shoqëritë administruese të fondeve të pensionit dhe investimit arritën një rezultat pozitiv në tremujorin e parë të vitit.Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se fitimi neto i shoqërive administruese të fondeve të pensionit dhe investimit për tremujorin e parë kishte vlerën e 32.7 milionë lekëve, në rritje të lehtë prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Burimi kryesor i të ardhurave të shoqërive administruese janë tarifat e administrimit të fondeve. Kjo tarifë aplikohet në formën e një përqindjeje fikse mbi vlerën e aseteve të fondeve të administruara. Një ecuri pozitive e vlerës së aseteve të fondeve ka një ndikim pozitiv mbi bazën e të ardhurave të këtyre shoqërive.Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve arritën në 67 miliardë lekë, në rritje me 9.2% që nga fillimi i vitit dhe me 29.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërsa vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 13.36 miliardë lekë, në rritje me 3.8% që nga fillimi i vitit dhe me 88.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në total të ardhurat e shoqërive nga administrimi i fondeve arritën në 215 milionë lekë, në rritje me 19% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Pothuajse gjysmën e fitimit të tregut edhe vitin e kaluar e siguroi shoqëria më e madhe administruese, Raiffeisen Invest. Për tremujorin e parë, ajo arriti një fitim neto prej 22 milionë lekësh, nga afërsisht 24 milionë lekë që kishte qenë fitimi për të njëjtën periudhë të një viti më parë.Fitimin e dytë më të lartë në vlerë për tremujorin e parë e arriti Credins Invest, me 5.7 milionë lekë, në rritje me 63% krahasuar me vitin 2021.Shoqëria tjetër, Sigal Uniqa Invest për tremujoriun e parë raportoi një fitim neto në vlerën e 3.75 milionë lekëve, në rënie me 8.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Kompania administruese ËVP Fund Management Tirana, ishte e vemtja që e mbylli tremujorin e parë me humbje, në vlerën e afërsisht 2 milionë lekëve, ndërsa një vit më parë kishte raportuar fitim prej 953 mijë lekësh.Shoqëria Albsig Invest, e mbylli tremujorin e parë me një fitim prej afërsisht 2 milionë lekësh, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë kishte raportuar humbje prej 577 mijë lekësh.Kompania ABI Invest e mbylli tremujorin e parë të vitit me një fitim modest prej 939 mijë lekësh, por sidoqoftë në përmirësim nga humbja prej 548 mijë lekësh në tremujorin e parë të vitit të kaluar. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Të ardhurat neto të familjeve britanike bien me ritmin më të shpejtë që nga viti 2023

    Të ardhurat neto të familjeve britanike bien me ritmin më të shpejtë që nga viti 2023

    Rritja e pagave në tremujorin e parë u zbeh nga rritja e taksave dhe inflacionitTë ardhurat e disponueshme të familjeve në Mbretërinë e Bashkuar ranë me ritmin më të shpejtë që nga viti 2023 gjatë tremujorit të parë, ndërkohë që edhe norma e kursimeve u ul për herë të parë pas dy vitesh — një zhvillim që mund të rrezikojë një nga objektivat kryesorë ekonomikë të Partisë Laburiste.Zyra Kombëtare e Statistikave (ONS) konfirmoi të hënën se ekonomia britanike u rrit me një ritëm të shpejtë prej 0.7 % në tremujorin e parë, performanca më e mirë që nga i njëjti tremujor i vitit 2024.Megjithatë, shifrat e detajuara treguan se rritja e pagave u neutralizua nga rritja e taksave dhe një kërcim i inflacionit. Të ardhurat reale të disponueshme për frymë — shuma e të ardhurave që i mbetet një familjeje pas tatimeve dhe subvencioneve, e përshtatur për inflacionin — ranë me 1 % në tremujorin e parë, pas një rritjeje prej 1.8 % në tre muajt pararendës. Kjo përbën rënien më të theksuar që nga tremujori i parë i vitit 2023.Vitin e kaluar, kryeministri Sir Keir Starmer deklaroi se qeveria do ta kishte si “pikë referimi” të suksesshmërisë së politikave të saj ekonomike pikërisht nivelin e të ardhurave të disponueshme të familjeve.Matt Swannell, këshilltar kryesor ekonomik i EY ITEM Club, tha se me ngadalësimin e rritjes së pagave dhe me pritshmëritë për rritje të inflacionit, rritja e të ardhurave reale “pritet të ngadalësohet gjatë pjesës së mbetur të vitit”.Megjithatë, ai theksoi se me familjet që po kursejnë disi më pak, “ekziston hapësirë që konsumi të mbrohet nga ky ngadalësim”.Pjesa e të ardhurave të disponueshme që familjet kursejnë — e njohur si norma e kursimit — ra në 10.9 % gjatë tre muajve të parë të vitit, nga 12 % në tremujorin paraardhës, duke shënuar rënien e parë në dy vjet.Liz McKeown, drejtoreshë për statistikat ekonomike në ONS, deklaroi: “Norma e kursimit ra për herë të parë në dy vjet gjatë këtij tremujori, pasi rritja e kostove për artikuj si karburanti, qiratë dhe shpenzimet në restorante çoi në një rritje të shpenzimeve.”Ajo theksoi gjithashtu se norma e kursimit mbetet “relativisht e fortë”, pasi krahasohet me një mesatare prej 5.5 % gjatë tre viteve deri në 2019.Sandra Horsfield, ekonomiste në Investec, u shpreh: “Duket se ka hapësirë për rënie të mëtejshme të kursimeve në të ardhmen, pasi normat më të ulëta të interesit, me kalimin e kohës, nxisin familjet të kursejnë më pak. Kjo mund të shërbejë si mbështetje për aktivitetin ekonomik.”Sipas Ruth Gregory, ekonomiste e lartë në Capital Economics, përbërja e rritjes ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar e ka bërë ekonominë “të duket disi më e shëndetshme”, pasi zgjerimi ishte më pak i varur nga investimet e bizneseve dhe tregtia neto, dhe më shumë nga konsumi i familjeve.Megjithatë, ajo theksoi se rritja në tre muajt e parë të vitit u shty nga aktiviteti i bizneseve që u përshpejtua përpara hyrjes në fuqi të tarifave amerikane, si dhe nga një rritje e njëhershme në shpenzimet për avionë. “Këto burime rritjeje nuk do të vazhdojnë,” paralajmëroi Gregory.Ndërkohë, të dhëna të veçanta mujore të publikuara në fillim të qershorit treguan se ekonomia u tkurr me 0.3% mes marsit dhe prillit. Sipas një sondazhi të Reuters, ekonomistët parashikojnë që rritja në tremujorin e dytë të ngadalësohet në vetëm 0.1%.Sipas Matt Swannell, rritja e dobësuar reale e të ardhurave, shtrëngimi i politikës fiskale dhe paqëndrueshmëria e lartë në tregtinë globale po rëndojnë perspektivën ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar.“Pas një fillimi të fortë në vitin 2025, Britania duket se po përgatitet për një tjetër vit me rritje të dobët, ndërsa kundërerërat vazhdojnë të forcohen,” tha ai. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Deficiti i jashtëm i ekonomisë ra me 41% në tremujorin e parë të vitit

    Deficiti i jashtëm i ekonomisë ra me 41% në tremujorin e parë të vitit

    Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se deficiti i llogarisë korrente ra në vlerën e 212 milionë eurove, 41% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Tkurrja e deficitit të jashtëm në tremujorin e parë erdhi paralelisht nga rënia e deficitit në mallra dhe zgjerimi i mëtejshëm i suficitit në shërbime.Për tremujorin e parë, deficiti tregtar në mallra zbriti në vlerën e 1.17 miliardë eurove, në rënie 5.4% krahasuar me vitin e kaluar. Përmirësimi i deficitit të tregtisë së mallrave erdhi nga rritja e eksporteve, me 29% më shumë krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.Paralelisht, suficiti në llogarinë e shërbimeve arriti në 696 milionë eurove, në rritje me 11% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.Kontributin kryesor në llogarinë e shërbimeve e dha përsëri turizmi, që solli të ardhura neto në vlerën e 295 milionë eurove, në rritje me 10.5% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.Madje, edhe të ardhurat nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët (fasoneria) regjistruan rritje me 4.7% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar.Edhe shërbimet e tjera profesionale të ofruara nga subjektet shqiptare për ato jorezidente shënuan rritje në 133 milionë euro, 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.Një efekt pozitiv dha edhe në tremujorin e parë edhe rënia e lehtë e deficitit të të ardhurave parësore, që përfshin kryesisht të ardhurat nga puna dhe investimet, si edhe një rritje e vogël në zërin e të ardhurave dytësore, që përbëhet kryesisht nga dërgesat e emigrantëve.Vlera e remitancave gjatë tremujorit të parë arriti në 251 milionë euro, në rritje me 3.7% krahasuar me një vit më parë.Në shifrat e bilancit të pagesave duhet mbajtur gjithashtu parasysh edhe efekti i kursit të këmbimit. Forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron ka tendencën të japë një ndikim pozitiv mbi deficitin e llogarisë korrente. Në fund të tremujorit të parë 2025, Euro këmbehej me 99.29 lekë, në rënie me 3.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Megjithëse bilanci i llogarisë korrente në tërësi ngelet negativ, llogaria financiare dhe sidomos investimet e huaja direkte vazhdojnë të sjellin flukse të konsiderueshme, që edhe në tremujorin e parë kompensuan deficitin e llogarisë korrente. Investimet e huaja direkte kishin vlerën e 354 milionë eurove, shumë kjo sa 167% e vlerës së deficitit të llogarisë korrente. / E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

    Ekonomia në rritje, por punësimi në rënie për periudhën janar-mars

    Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë, për shkak të rënies së fortë të punësimit në sektorin e bujqësisë. Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë 2025, është ulur me 0,8 %.
    Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 9,3 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa është rritur me 0,1 % në sektorin e industrisë dhe me 6,4 % në sektorin e shërbimeve. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,3 %. Punësimi ulet me 2,7 % në sektorin e bujqësisë dhe me 0,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 3,3 % në sektorin e shërbimeve.
    Shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje. Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,7 %. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,7 % në tremujorin e parë 2025.
    Ky tregues është rritur me 1,2 pikë përqindje si në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e katërt 2024. Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,9 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,8 %.
    Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,0 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,5 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,9 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,5 %.
    Ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ndërsa është rritur me 0,9 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e katërt 2024. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0 %. Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,8 %, ndërsa për gratë është 63,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,4 pikë përqindje dhe për gratë me 1,0 pikë përqindje.
    Në tremujorin e parë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,8 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e katërt 2024 ështe rritur me 1,4 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e punësimit është 78,6 %. Në tremujorin e parë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,6 % për burrat dhe 9,8 % për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,4 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,6 pikë përqindje për burrat.
    Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 17,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 2,4 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024 është ulur me 1,3 pikë përqindje. Për grupmoshën 30–64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,5 %. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 është rritur me 0,3 pikë përqindje.
    Popullsia ekonomikisht jo-aktive Në tremujorin e parë të vitit 2025, 17,2 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 12,3 % është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,2 % është në paaftësi të përhershme për punë.
    Gjithashtu, 2,5 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.
    Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,0 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe./ Monitor

  • Investimet e huaja në Shqipëri/ Zbuloni tre vendet që kryesojnë në listë

    Investimet e huaja në Shqipëri/ Zbuloni tre vendet që kryesojnë në listë

    Investimet e huaja kapën vlerën e 362 milionë eurove në tremujorin e parë të vitit 2025.
    Pjesa më e madhe e financimeve shkoi për pasuritë e paluajtshme, ndërsa shteti që kryesoi investimet ishte Turqia.
    Gjatë periudhës janar-mars 2025, fluksi i parave nga jashtë rezulton rreth 15% më i ulët krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2024, çka tregon për një frenim të investimeve të huaja.
    Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori më i financuar ishte ai i pasurive të paluajtshme, duke përqendruar pjesën më të madhe të kapitalit të huaj.
    Nga totali, 104 milionë euro ose 29% e shumës u kanalizua drejt ndërtimit, 21% në aktivitetet financiare dhe të sigurimit, 14% në industrinë nxjerrëse dhe 9% në industri përpunuese dhe tregti.
    Sa i përket vendeve investuese, Turqia kryeson me 49 milionë euro, duke përfaqësuar 14% të totalit të investimeve, ndjekur nga Holanda me 13.5%, Italia me 12.7% dhe Austria me 8.6%.
    Ndërkohë, investimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u regjistruan në nivelin më të ulët që nga viti 2022, duke zënë vetëm 3% të totalit.

  • Ekonomia po rritet, por punësimi ishte me rënie janar-mars 2025

    Ekonomia po rritet, por punësimi ishte me rënie janar-mars 2025

    Shkalla e punësimit erdhi më rënie në tremujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtin periudhë të një viti më parë, për shkak të rënies së fortë të punësimit në sektorin e bujqësisë.Sipas të dhënave të INSTAT shkalla e punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart ishte 58,3 %. Numri i të punësuarve për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i parë i vitit 2024 në tremujorin e parë 2025, është ulur me 0,8 %.Në terma vjetorë, punësimi është ulur me 9,3 % në sektorin e bujqësisë, ndërsa është rritur me 0,1 % në sektorin e industrisë dhe me 6,4 % në sektorin e shërbimeve.Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e parë 2025, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart është rritur me 0,3 %. Punësimi ulet me 2,7 % në sektorin e bujqësisë dhe me 0,8 % në sektorin e industrisë, ndërsa është rritur me 3,3 % në sektorin e shërbimeve.Shkalla zyrtare e punësimit për popullsinë 15–64 vjeç është 69,5 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kjo shkallë është rritur me 1,2 pikë përqindje, dhe në raport me tremujorin e katërt 2024, rritja është 1,1 pikë përqindje.Shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,7 %. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje si në tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e mëparshëm. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,7 % në tremujorin e parë 2025.Ky tregues është rritur me 1,2 pikë përqindje si në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, ashtu edhe me tremujorin e katërt 2024.Për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 70,9 %, ndërsa për burrat ky tregues është 82,8 %.Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 12,0 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 1,5 pikë përqindje, dhe për burrat me 0,9 pikë përqindje.Gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 54,5 %.Ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ndërsa është rritur me 0,9 pikë përqindje, në krahasim me tremujorin e katërt 2024. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 85,0 %.Shkalla e punësimit për burrat e grup-moshës 15-64 vjeç është 75,8 %, ndërsa për gratë është 63,3 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 1,4 pikë përqindje dhe për gratë me 1,0 pikë përqindje.Në tremujorin e parë të vitit 2025 shkalla e punësimit të të rinjve është 44,8 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, shkalla e punësimit të të rinjve është rritur me 0,9 pikë përqindje dhe në krahasim me tremujorin e katërt 2024 ështe rritur me 1,4 pikë përqindje. Për popullsinë 30- 64 vjeç, në tremujorin e parë 2025, shkalla e punësimit është 78,6 %.Në tremujorin e parë të vitit 2025, shkalla zyrtare e papunësisë është 7,6 % për burrat dhe 9,8 % për gratë. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024, shkalla e papunësisë është rritur me 0,4 pikë përqindje për gratë, ndërsa është ulur me 0,6 pikë përqindje për burrat.Shkalla e papunësisë për të rinjtë 15–29 vjeç është 17,9 %. Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, ky tregues është ulur me 2,4 pikë përqindje, dhe në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2024 është ulur me 1,3 pikë përqindje.Për grupmoshën 30–64 vjeç, shkalla e papunësisë është 7,5 %. Në terma vjetorë, ky tregues është rritur me 0,4 pikë përqindje, dhe krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2024 është rritur me 0,3 pikë përqindje.Popullsia ekonomikisht jo-aktive Në tremujorin e parë të vitit 2025, 17,2 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në moshë pune (15–64 vjeç) është e angazhuar për të përmbushur detyrat shtëpiake, 12,3 % është në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 15,2 % është në paaftësi të përhershme për punë.Gjithashtu, 2,5 % e popullsisë ekonomikisht joaktive në këtë grupmoshë deklaron se nuk po kërkon punë pasi beson se nuk ka punë të disponueshme, dhe për këtë arsye klasifikohet si të papunë të dekurajuar.Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 72,7 % të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht jo-aktivë, 1,1 % klasifikohen si të papunë të dekurajuar.Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 15,0 % të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe. Burim: INSTAT Burim: INSTAT Burim: INSTAT Burim: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kroaci, ekonomia zgjerohet për të 17-in tremujor radhazi në 2025

    Kroaci, ekonomia zgjerohet për të 17-in tremujor radhazi në 2025

    Ekonomia e Kroacisë u rrit me 2.9% në bazë vjetore, në tremujorin e parë të vitit 2025, duke e bërë këtë tremujorin e 17-të radhazi të rritjes ekonomike.Kjo tregon se ekonomia e Kroacisë është një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Bashkimin Europian, sipas të dhënave zyrtare të publikuara më 28 maj.Zyra Kroate e Statistikave (DZS) tha se PBB-ja reale u rrit me 2.9% në tre muajt e parë të…

  • Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet përsëri në tremujorin e tretë

    Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet përsëri në tremujorin e tretë

    Huamarrja e qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar do të ulet përsëri në tremujorin e tretë të vitit.Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, shuma e përgjithshme e huamarrjes e planifikuar për tu siguruar nëpërmjet emetimit të instrumenteve financiarë do të jetë 67.2 miliardë lekë, duke përfshirë këtu edhe rifinancimin e borxhit të maturuar.Vlera e huamarrjes së qeverisë pritet të jetë 10% më e ulët krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar. Ky është viti i katërt radhazi që huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm ulet për tremujorin e tretë të vitit.Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti, rënia e huamarrjes do të jetë edhe më e ndjeshme, me 33% më pak.Kalendari i emetimeve tregon se huamarrja e brendshëm do të vazhdojë të dominohet nga instrumentet afatgjata. Nga 18 emetime gjithsej, vetëm katër prej tyre do të ofrojnë bono thesari 12-mujore, ndërsa nuk parashikohen ankande për instrumente me maturim 3-mujor dhe 6-mujor.Mes 14 ankandeve të obligacioneve, investitorëve do t’u ofrohen sërish mundësia për të investuar në instrumente afatgjata 10-vjeçare, 15 vjeçare dhe 20 vjeçare.Pas rezultateve inkurajuese në ankandin e parë për testimin e tregut, në janar, Ministria e Financave duket se do të vazhdojë të organizojë rregullisht ankande të instrumenteve 20 vjeçare.Në vitet e fundit, Ministria e Financave po ndjek një tendencë të zgjatjes së maturitetit mesatar të borxhit, me qëllim për të përfituar nga normat e ulëta të interesit dhe për të ulur rrezikun e rifinancimit të shpeshtë.Në fund të marsit 2025 maturiteti mesatar i instrumenteve të borxhit të brendshëm arriti në 1026 ditë, nga 923 ditë që kishte qenë në fund të vitit 2024.Ulja e kërkesës për financim nga qeveria është një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e yield-eve të borxhit të brendshëm. Një tendencë e tillë është ka vazhduar edhe gjatë muajve të parë të këtij viti. Yield-et e bonove të thesarit kanë zbritur poshtë nivelit të normës bazë të interesit, ndërsa obligacionet e të gjitha maturiteve kanë prekur nivelet më të ulëta historike.Përveç një kërkese më të ulët të qeverisë për borxh, rënia e fortë e yield-eve është ndikuar edhe nga shtimi i pjesëmarrjes në ankandet e titujve, veçanërisht për shkak të një pjesëmarrjeje në rritje nga investitorët jorezidentë. Kjo pjesëmarrje e ka shtuar më shumë likuiditetin në tregun e titujve dhe ka ushtruar një trysni rënëse mbi kthimet./ E.ShehuBurimi: Ministria e FinancaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

    Tregu po “kërkon” rritje të pagës minimale

    Në tremujorin e parë të vitit të kaluar 25.8% e të punësuarve kishin paga deri në nivelin e pagës minimale, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo përqindje ka rënë në 12.4%.Kjo rënie e konsiderueshme e punonjësve me paga të ulëta tregon rritje reale të pagës minimale dhe zhvendosje të punësuarve me paga zyrtare drejt niveleve më të larta, duke reflektuar dhe aksionin kundër informalitetit në paga që u ndërmor nga tatimet në fund të 2024-s.Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë një zhvendosje domethënëse në strukturën e pagave në Shqipëri gjatë vitit të fundit, me një prirje të qartë drejt daljes nga niveli minimal. Të dhënat mbi shpërndarjen e të punësuarve kontribuues sipas intervaleve të pagës tregon një rënie të ndjeshme të përqindjes së atyre që paguhen deri në nivelin e pagës minimale dhe një rritje të vazhdueshme të atyre që paguhen në intervalet më të larta.Ndërkohë që shtresat me paga të ulëta janë tkurrur, ka një rritje të qartë në grupet me paga më të larta.Grupi i punonjësve me paga nga 50.001 – 60.000 lekë është rritur nga 9.4% në tremujorin e parë 2024 në 12.8% të totalit te të punësuarve në të njëjtin tremujor të 2025.Grupi i punonjësve me paga 60.001 – 95.000 lekë u ul në 25.4 për qind në tremujorin e parë 2025 nga 27.0% në tremujorin e parë 2024. Punonjësit në këtë nivel page përfaqësojnë grupin më të madh të punonjësve me pagë zyrtare.Përqindja e të punësuarve me paga mbi 95.000 lekë ka pësuar gjithashtu rritje, nga 7.9% në tremujorin e parë 2024 në 13 për qind në janar-mars 2025. Ky grup pagash pësoi rritjen më të lartë vjetore 5.1 pikë % nga të gjitha grupet e tjera të pagave.Sektorët si bujqësia, ndërtimi dhe tregtia me pakicë vazhdojnë të jenë më pak të paguarit. Megjithëse edhe në këto fusha ka pasur rritje nominale të pagave, por diferenca me sektorët e teknologjisë dhe financës është e theksuar.Administrata publike dhe arsimi kanë përfituar rritje të pagave, kryesisht si rezultat i politikave buxhetore të qeverisë dhe reformave të shpallura për të mbajtur në vend profesionistët e arsimit dhe shëndetësisë.Teksa pagat po rriten, kjo nuk përkthehet automatikisht në rritje të standardeve të jetesës, pasi gati 30 për qind e punësimit në vend është informal që paguhen me paga minimale ose më pak dhe gjithashtu punësimi pa pagë në biznesin e familjes është një kategori e madhe te punësuarish në vendin tonë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.