Tag: tremujorin

  • Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje

    Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje

     

    Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, ‘dembelëve’ dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë.

    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025.

    Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.

    Popullsia inaktive ‘Dembelet’ ra me mbi 3800 persona. Numri i personave jo-aktivë (15 vjeç e lart që nuk janë as në punë dhe as në kërkim aktiv për punë) ka rënë nga 730.103 në 2024 në 726.214 persona në tremujorin e parë 2025.

    Kjo ulje e lehtë është më e theksuar te grupmosha 15-29 vjeç, ku numri i të rinjve joaktivë është zvogëluar nga 192.044 në 184.065 persona, si pasojë kryesisht e popullsisë në këtë grupmoshë.

    Me ulje ishte edhe forca e punës me rreth 12, 694 persona më pak ndërmjet tre-mujorit të parë 2024 dhe 2025. Megjithëse popullsia ishte me rënie, forca e punës po rritej deri para pak vitesh për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë nga të rinjtë drejt moshave më të vjetra.

    Rënia e njëkohshme e numrit të të punësuarve dhe të të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2025 tregon për një tendencë që nuk shpjegohet vetëm nga zhvillimet e zakonshme të tregut të punës, por me emigracionin e lartë. Shqipëria vazhdon të përballet me një shkallë të lartë emigrimi, veçanërisht te të rinjtë dhe të aftët për punë.

    Shumë persona që më parë ishin të punësuar ose në kërkim të punës kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit, duke ulur numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe të të papunëve brenda vendit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e forcës së punës.

    Nëse individët punësohen jashtë Shqipërisë dhe nuk e deklarojnë më statusin e tyre në vend, ata nuk figurojnë më as si të punësuar e as si të papunë në Shqipëri. Kjo redukton po redukton të dy treguesit njëkohësisht, shpjegojnë ekspertet e tregut të punës.

    Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me më shumë se 27 -30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari dhe gjithashtu i bën edhe më të vështira zgjidhjet.

    Në vitin 2024, migracioni neto negativ-28,8 mijë persona dhe me 2023 mbi -43 mijë. Në dy vite janë larguar nga vendi rreth 72 mijë persona./ Monitor.al

  • Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi? AKEP publikon të dhënat

    Sa shqiptarë paguajnë për të pasur internet në shtëpi? AKEP publikon të dhënat

    Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo të telefonisë në shtëpi. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të qytetarëve dhe bizneseve që përdorin shërbimet nga rrjetet fikse, me përjashtim të telefonisë fikse.

    Në krahasim me tremujorin e parë 2024, këtë vit rezulton që shqiptaët të kenë instaluar një numër më të madh pajisjesh që ofrojnë internet në shtëpi. Numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse arriti në rreth 682 mijë, që përbën një rënie me 0.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por një rritje me rreth 7.1% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2024.

    Ndërkohë, numri i atyre që paguajnë për të pasur telefoni, internet dhe televizor bashkë, në shtëpinë ose biznesin e tyre, arriti në rreth 296 mijë në fund të marsit, një rënie kjo me 1.1% në krahasim me tremujorin e fundit 2024, por është rritur me 0.9% vlerësuar me tremujorin e parë të 2024-ës.

    Nga ata që zgjedhin paketa të integruara, 47.6% abonohen për paketa dyfishe (internet dhe televizor), 29.9% paguajnë në një kompani të vetme për paketa dyfishe (internet dhe telefoni), ndërsa 22.5% abonohen për paketa trefishe (internet, televizor dhe telefoni).

    Për sa i përket telefonave të vjetër me kabëll, përdorimi i tyre vijon të bjerë. Sipas statistikave zyrtare, numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2025 është raportuar rreth 159 mijë, duke rënë me 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

  • Sejko: Banka e Shqipërisë shtoi ndërhyrjet në tregun valutor, për të stabilizuar euron!

    Sejko: Banka e Shqipërisë shtoi ndërhyrjet në tregun valutor, për të stabilizuar euron!

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, doli sot në një konferencë mbi vendimmarrjen e politikës monetare.
    Ai u shpreh se ekonomia, punësimi dhe pagat po rriten. Kurse Inflacioni është në nivele të ulta, edhe pse në rritje të lehtë në tremujorin e dytë.
    “Megjithëse pasiguritë në ambientin e huaj janë të larta, ekonomia pritet të rritet. Inflacioni pritet të kthehet në objektiv më gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. Inflacioni bazë është rritur lehtë nga 2.4% në 2.6% në tremujorin e dytë. Rritja e inflacioni u diktua nga shtrenjtimi i ushqimeve dhe e qirave”, u shpreh ai ndër të tjera.
    Sejko shpjegoi edhe faktorët që mbajnë rritjen ekonomike në vend, ku bien në sy rritja e nivelit të turizmit, kurse bujqësia shkon në pikiatë.
    “Rritja ekonomike është mbështetur nga konsumi dhe shërbimet. Ndërtimi dhe turizmit po rriten ndërsa bujqësia vijon rënien. Rritja e ndërhyrjeve në tregun valutor ka ndihmuar në forcimin e kursit të këmbimit”, tha guvernatori.
    Fjala e plotë e Guvernatorit gent Sejko:
    “Sot, më 6 gusht 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi Raportin e Politikës Monetare për tremujorin e tretë.
    Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar të vendit janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë drejt objektivit në tremujorin e dytë. Po ashtu, tregjet financiare kanë qenë përgjithësisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje.
    Kjo ecuri pasqyron, ndër të tjera, edhe kontributin pozitiv të politikës së kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Përqasja jonë konsistente ndaj objektivit ligjor të stabilitetit të çmimeve ka gjeneruar kushte monetare të përshtatshme për kontrollin e inflacionit dhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë.
    Përditësimi i parashikimeve tona sugjeron se këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë edhe në të ardhmen. Ndonëse pasiguritë në ambientin e huaj mbeten të larta, ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme pranë potencialit, ndërsa inflacioni pritet të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
    Në këto rrethana, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë gjykoi se qëndrimi aktual i politikës sonë monetare mbetet i përshtatshëm.
    Më lejoni t’ju ofroj, në vijim, një pasqyrë më të detajuar të opinionit tonë mbi zhvillimet ekonomike e financiare, si dhe të detajoj vendimin e politikës monetare dhe arsyet që e motivuan atë.
    Inflacioni i çmimeve të konsumit shënoi nivelin mesatar 2.3% në tremujorin e dytë të vitit, duke regjistruar një rritje të lehtë dhe të pritur krahasuar me tremujorin e parë. Megjithatë, edhe pas kësaj rritjeje, norma e inflacionit vijon të qëndrojë nën objektivin tonë prej 3%. Në këndvështrimin e artikujve të shportës së konsumit, rritja e inflacionit u diktua nga rritja më e shpejtë e çmimeve të ushqimeve dhe të qirave, ndërkohë që inflacioni i artikujve të tjerë të shportës ishte relativisht i qëndrueshëm.
    Në këndvështrimin makroekonomik, ecuria e inflacionit pasqyroi rritjen e njëkohshme të inflacionit bazë dhe jobazë. Inflacioni bazë u rrit nga niveli 2.4% në tremujorin e parë në nivelin 2.6% në tremujorin e dytë, si pasojë e stabilitetit në rritje të kursit të këmbimit dhe e presionit të vazhdueshëm që rritja e shpejtë e pagave ka sjellë në inflacion. Paralelisht me të, edhe inflacioni jobazë shënoi rritje, por ajo u amortizua pjesërisht nga ngadalësimi i ritmit të rritjes së çmimeve në partnerët tanë tregtarë.
    Këto tendenca kanë qenë – në tërësi – në linjë me pritjet tona. Megjithatë, niveli i inflacionit rezultoi disi më i ulët se parashikimet tona, si pasojë e reduktimit të marzheve të fitimit të bizneseve, e vijimit të goditjeve pozitive të ofertës, si dhe e rënies më të shpejtë se pritjet të inflacionit në Eurozonë.
    Sipas të dhënave të Instat-it, vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit. Informacioni indirekt mbi zhvillimet ekonomike sugjeron për ritme të ngjashme rritjeje edhe gjatë tremujorit të dytë. Rritja ekonomike e gjysmës së parë të vitit është mbështetur nga zgjerimi i konsumit dhe investimeve, si dhe i eksportit të shërbimeve. Ky profil kërkese agregate ka nxitur zgjerimin e sektorëve të ndërtimit e të shërbimeve, ndërkohë që sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë vijuar të tkurren gjatë tremujorit të parë.
    Në këndvështrimin makroekonomik, rritja ekonomike është mbështetur nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, besimi pozitiv për të ardhmen i familjeve dhe bizneseve, zgjerimi i të ardhurave nga turizmi, si dhe kushtet e favorshme të financimit.
    Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive. Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare. Së fundi, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij.
    Për rrjedhojë, tregjet financiare vijojnë të karakterizohen nga likuiditet i bollshëm, prime të reduktuara rreziku, bilance të shëndosha të sektorit bankar, si dhe një përqasje pozitive të tij ndaj kreditimit.
    Kredia për sektorin privat vijoi të rritet më tej gjatë tremujorit të dytë. Ritmi i rritjes së portofolit të kredisë shënoi nivelin 15.4%, me një ngadalësim të lehtë krahasuar me tremujorin e parë, por duke qenë më se i mjaftueshëm për të mbuluar nevojat për fonde të bizneseve e familjeve. Në veçanti, kreditimi i sektorit privat vijon të mbetet i fokusuar në mbulimin e nevojave të bizneseve për investime, si dhe të familjeve për konsum e blerje banesash.
    Përditësimi i parashikimeve të skenarit bazë sugjeron se perspektiva e zhvillimeve ekonomike mbetet pozitive.
    Aktiviteti ekonomik në vend pritet të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme solide dhe pranë potencialit. Rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.
    Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin tonë prej 3% gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Kjo ecuri do të ndihmohet nga një balancim më i mirë mes kërkesës dhe ofertës për mallra e shërbime, nga stabilizimi i inflacionit në tregjet ndërkombëtare, nga një ecuri më e qëndrueshme e kursit të këmbimit, si dhe nga ankorimi më i mirë i pritjeve për inflacionin.
    Megjithatë, panorama e rreziqeve për të ardhmen mbetet komplekse. Në veçanti, rritja e barrierave tregtare në tregjet e huaja dhe rritja e tensioneve gjeopolitike mbeten faktorë të rëndësishëm pasigurie në parashikimet ekonomike. Materializimi i skenarëve më negativë të rrezikut do të kishte pasoja potenciale negative në ecurinë ekonomike dhe nivelin e çmimeve në vend.
    Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:
    të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%;
    të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%;
    të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.
    Këshilli Mbikëqyrës gjykon se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen. Ai mundëson transmetimin gradual në tregjet financiare të uljes së normës bazë të interesit që ndërmorëm në fillim të muajit korrik, si dhe ofron një balancë të drejtë midis nxitjes së rritjes ekonomike në afatin e shkurtër me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve në afatin e mesëm.
    Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vëren se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit tonë të inflacionit. Në këtë kontest, vendimet e ardhshme të politikës monetare do të vijojnë të kushtëzohen nga informacioni i ri, dhe në veçanti nga analizat dhe vlerësimet mbi ecurinë e presioneve të brendshme inflacioniste. Këto vendime do të jenë gjithnjë në përputhje me objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve, konsistente me kahun e politikës fiskale dhe ecurinë e kursit të këmbimit në vend, si dhe me zhvillimet potenciale në tregjet ndërkombëtare dhe partnerët tanë të huaj tregtarë”.

  • Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje

    Paradoksi, papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje

    Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, “dembelëve” dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë.Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025.Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.Popullsia inaktive “Dembelet” ra me mbi 3800 persona. Numri i personave jo-aktivë (15 vjeç e lart që nuk janë as në punë dhe as në kërkim aktiv për punë) ka rënë nga 730.103 në 2024 në 726.214 persona në tremujorin e parë 2025.Kjo ulje e lehtë është më e theksuar te grupmosha 15-29 vjeç, ku numri i të rinjve joaktivë është zvogëluar nga 192.044 në 184.065 persona, si pasojë kryesisht e popullsisë në këtë grupmoshë.Me ulje ishte edhe forca e punës me rreth 12, 694 persona më pak ndërmjet tre-mujorit të parë 2024 dhe 2025. Megjithëse popullsia ishte me rënie, forca e punës po rritej deri para pak vitesh për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë nga të rinjtë drejt moshave më të vjetra.Rënia e njëkohshme e numrit të të punësuarve dhe të të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2025 tregon për një tendencë që nuk shpjegohet vetëm nga zhvillimet e zakonshme të tregut të punës, por me emigracionin e lartë. Shqipëria vazhdon të përballet me një shkallë të lartë emigrimi, veçanërisht te të rinjtë dhe të aftët për punë.Shumë persona që më parë ishin të punësuar ose në kërkim të punës kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit, duke ulur numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe të të papunëve brenda vendit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e forcës së punës.Nëse individët punësohen jashtë Shqipërisë dhe nuk e deklarojnë më statusin e tyre në vend, ata nuk figurojnë më as si të punësuar e as si të papunë në Shqipëri. Kjo redukton po redukton të dy treguesit njëkohësisht, shpjegojnë ekspertet e tregut të punës.Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me më shumë se 27 – 30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari dhe gjithashtu i bën edhe më të vështira zgjidhjet.Në vitin 2024, migracioni neto negativ– 28,8 mijë persona dhe me 2023 mbi -43 mijë. Në dy vite janë larguar nga vendi rreth 72 mijë persona./ B.Hoxha Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ngadalësohet transporti nga ajri në tremujorin e dytë

    Ngadalësohet transporti nga ajri në tremujorin e dytë

    Lëvizja e shtetasve shqiptarë dhe të huaj përmes ajrit është ngadalësuar ndjeshëm në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.Në tremujorin e dytë 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 3.052.511 pasagjerë nga 2.879.158 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 6,0%.Kjo rritje është shumë më e ngadaltë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur INSTAT raportonte se në tremujorin e dytë 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.879.158 pasagjerë nga 1.747.887 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 64,7%.Sipas INSTAT, në transportin ajror gjatë tremujorit të dytë 2025 kanë operuar 29 shoqëri ajrore, nga këto 28 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 110.073 avionë, nga të cilët 83,2% të tyre e zë numri i mbikalimeve.Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 798,6 ton, nga të cilat 67,5% janë mallra të hyrë dhe 32,5% janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e dytë 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 42,4%.Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e dytë 2025 është 583 ton.Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 2,3 %. Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e dytë 2025 zë 0,02% ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara. Rritje 10% e pasagjerëve në porteNdryshe nga lëvizjet përmes ajrit, lëvizjet përmes porteve janë përmirësuar. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 330.630 persona, me rritje prej 10.9% me bazë vjetore.Sipas INSTAT, Porti i Sarandës është porti nga i cili kanë udhëtuar 54,0% e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Durrësit me 40,3 % dhe më pas porti i Vlorës me 5,7 %. Ndryshe nga ajri, transporti përmes detit është përshpejtuar, teksa në të njëjtën periudhë të një viti më parë rritja kishte qenë 6.1%.Në Shqipëri operojnë katër porte detare të cilët shërbejnë për transport mallrash: Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të dytë 2025, janë transportuar 93,6% e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 2.063 mijë ton mallra.Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 276 anije, nga këto 253 anije janë të huaja dhe 23 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 10,0 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 16,1%, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e dytë 2025 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ekonomia amerikane rimëkëmbet në tremujorin e dytë

    Ekonomia amerikane rimëkëmbet në tremujorin e dytë

    Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara është rimëkëmbur më fuqishëm se sa pritej në tremujorin e dytë, por ky rezultat paraqet një mbivlerësim të gjendjes së vërtetë të ekonomisë, pasi rënia e importeve përbën pjesën më të madhe të përmirësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve u rritën në mënyrë të moderuar.Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me një ritëm vjetor të përshtatur 3.0% gjatë tremujorit të fundit, sipas vlerësimit paraprak të publikuar nga Byroja e Analizës Ekonomike pranë Departamentit Amerikan të Tregtisë. Ekonomia ishte tkurrur me një ritëm 0.5% gjatë periudhës janar-mars, që përbën rënien e parë të PBB-së në tre vjet.Shifra kryesore e PBB-së ishte e ndikuar ndjeshëm nga tregtia, ashtu si edhe në tremujorin e parë. Ekonomistët thonë se politika proteksioniste tregtare e Presidentit Donald Trump, përfshirë tarifat e gjera ndaj importeve si dhe vonesat në vendosjen e tarifave më të larta, e kanë bërë të vështirë krijimin e një ideje të qartë për ecurinë e ekonomisë.Ekonomistët këshillojnë që vëmendja të përqendrohet te treguesi i shitjeve përfundimtare te blerësit privatë vendas, që shihet si një barometër i rëndësishëm i rritjes së brendshme bazë të ekonomisë amerikane, si nga ekonomistët ashtu edhe nga politikbërësit.Një rritje e ndjeshme e importeve në tremujorin e parë, e nxitur nga përpjekjet për të shmangur tarifat, çoi në një deficit rekord të tregtisë së mallrave, që rëndoi mbi ekonominë. Ky trend u përmbys në tremujorin e dytë.Një sondazh i Reuters parashikonte rimëkëmbje të PBB-së me ritëm vjetor 2.4%. Megjithatë, sondazhi kishte përfunduar përpara publikimit të të dhënave të së martës, të cilat treguan se deficiti i tregtisë së mallrave ishte ngushtuar në nivelin më të ulët në gati dy vjet gjatë muajit qershor, ndërsa inventarët ishin rritur në mënyrë marxhinale.Kjo i shtyu ekonomistët të përmirësonin parashikimet e tyre për rritjen e PBB-së me deri në 0.8 pikë përqindje, duke e çuar ritmin e rritjes në 3.3%. Tregtia dhe inventarët janë ndër komponentët më të paqëndrueshëm të PBB-së.Ekonomistët parashikojnë një rritje të dobët ekonomike gjatë gjysmës së dytë të vitit. Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka shpallur disa marrëveshje tregtare, ekonomistët thonë se norma efektive e tarifave në vend, mbetet një nga më të lartat që nga vitet 1930 dhe vënë në dukje se rreth 60% e importeve të vendit vazhdojnë të mbeten jashtë mbulimit të ndonjë marrëveshjeje.Ekonomistët presin që Rezerva Federale të mbajë normën bazë të interesit në intervalin 4.25%–4.50% pas përfundimit të mbledhjes dyditore të politikës monetare të mërkurën, duke i rezistuar presionit të Presidentit Trump për të ulur kostot e huamarrjes. Fed uli normat e interesit tre herë gjatë vitit 2024, me uljen e fundit që ndodhi në dhjetor. /ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ekonomia amerikane rikuperohet në tremujorin e dytë

    Ekonomia amerikane rikuperohet në tremujorin e dytë

    Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara është rikthyer më fuqishëm se sa pritej në tremujorin e dytë, por ky rezultat paraqet një mbivlerësim të gjendjes së vërtetë të ekonomisë, pasi rënia e importeve përbën pjesën më të madhe të përmirësimit dhe shpenzimet e konsumatorëve u rritën në mënyrë të moderuar.Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit me një ritëm vjetor të përshtatur 3.0% gjatë tremujorit të fundit, sipas vlerësimit paraprak të publikuar nga Byroja e Analizës Ekonomike pranë Departamentit Amerikan të Tregtisë. Ekonomia ishte tkurrur me një ritëm 0.5% gjatë periudhës janar-mars, që përbën rënien e parë të PBB-së në tre vjet.Shifra kryesore e PBB-së ishte e ndikuar ndjeshëm nga tregtia, ashtu si edhe në tremujorin e parë. Ekonomistët thonë se politika proteksioniste tregtare e Presidentit Donald Trump, përfshirë tarifat e gjera ndaj importeve si dhe vonesat në vendosjen e tarifave më të larta, e kanë bërë të vështirë krijimin e një ideje të qartë për ecurinë e ekonomisë.Ekonomistët këshillojnë që vëmendja të përqendrohet te treguesi i shitjeve përfundimtare te blerësit privatë vendas, që shihet si një barometër i rëndësishëm i rritjes së brendshme bazë të ekonomisë amerikane, si nga ekonomistët ashtu edhe nga politikbërësit.Një rritje e ndjeshme e importeve në tremujorin e parë, e nxitur nga përpjekjet për të shmangur tarifat, çoi në një deficit rekord të tregtisë së mallrave, që rëndoi mbi ekonominë. Ky trend u përmbys në tremujorin e dytë.Një sondazh i Reuters parashikonte rimëkëmbje të PBB-së me ritëm vjetor 2.4%. Megjithatë, sondazhi kishte përfunduar përpara publikimit të të dhënave të së martës, të cilat treguan se deficiti i tregtisë së mallrave ishte ngushtuar në nivelin më të ulët në gati dy vjet gjatë muajit qershor, ndërsa inventarët ishin rritur në mënyrë marxhinale.Kjo i shtyu ekonomistët të përmirësonin parashikimet e tyre për rritjen e PBB-së me deri në 0.8 pikë përqindje, duke e çuar ritmin e rritjes në 3.3%. Tregtia dhe inventarët janë ndër komponentët më të paqëndrueshëm të PBB-së.Ekonomistët parashikojnë një rritje të dobët ekonomike gjatë gjysmës së dytë të vitit. Megjithëse Shtëpia e Bardhë ka shpallur disa marrëveshje tregtare, ekonomistët thonë se norma efektive e tarifave në vend, mbetet një nga më të lartat që nga vitet 1930 dhe vënë në dukje se rreth 60% e importeve të vendit vazhdojnë të mbeten jashtë mbulimit të ndonjë marrëveshjeje.Ekonomistët presin që Rezerva Federale të mbajë normën bazë të interesit në intervalin 4.25%–4.50% pas përfundimit të mbledhjes dyditore të politikës monetare të mërkurën, duke i rezistuar presionit të Presidentit Trump për të ulur kostot e huamarrjes. Fed uli normat e interesit tre herë gjatë vitit 2024, me uljen e fundit që ndodhi në dhjetor. /ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale

    Ekonomia e Eurozonës u zgjerua me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale

    Shifra e papritur e rritjes vjen pas zgjerimit 0.6% në tre muajt e mëparshëmEkonomia e Eurozonës u zgjerua papritur me 0.1% në tremujorin e dytë pavarësisht tensioneve tregtare globale.Analistët e anketuar nga Reuters kishin pritur zero rritje midis prillit dhe qershorit.Shifra erdhi pasi statistikat zyrtare gjermane më herët gjatë ditës treguan se ekonomia më e madhe e rajonit u tkurr me 0.1% gjatë kësaj periudhe.Banka Qendrore Europiane (BQE) mbajti normat e interesit në 2% këtë muaj në takimin e saj të fundit para pushimeve verore, duke vënë në dukje se inflacioni në zonën e euros ishte afër objektivit afatmesëm 2%.Që nga vendimi i BQE-së, tregtarët në tregjet e këmbimiy kanë ulur parashikimet e tyre për një ulje tjetër prej një çerek pike në shtator ose tetor. Ata tani parashikojnë vetëm një probabilitet 50-50 për një lëvizje të tillë deri në fund të vitit.Euro ishte e qëndrueshme pas publikimit të të dhënave, e pandryshuar kundrejt dollarit në 1.155 dollarë.Eurozona u zgjerua me 0.6% gjatë tremujorit të parë, një rritje e përkohshme e nxitur nga përpjekjet e blerësve amerikanë për të vendosur tarifa importi nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Uashingtoni dhe Brukseli fundjavën e kaluar ranë dakord që shumica e importeve europiane do t’i nënshtroheshin një tarife prej 15%.Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, u tha gazetarëve javën e kaluar se ekonomia e Eurozonës kishte performuar pak më mirë sesa priste banka qendrore deri më tani këtë vit.“Jemi në një pozicion të mirë”, tha Lagarde.Ndërsa rritja ekonomike gjermane ka qenë e ngadaltë për më shumë se tre vjet, Franca performoi më mirë sesa pritej në tremujorin e dytë, duke regjistruar një rritje 0.3% krahasuar me tre muajt e mëparshëm. Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur një shifër 0.1%.Spanja, e cila ka qenë një nga motorët e rritjes së bllokut për disa vite, u rrit me 0.7% në tremujorin e dytë, krahasuar me 0.6% midis janarit dhe marsit.Ndërsa ‘pluhuri’ i shpërthimit të tarifave do të qetësohet gradualisht gjatë vitit, do të bëhet e qartë se momenti ekonomik në Gjermani mbetet i dobët – veçanërisht në krahasim me shumë fqinjë europianë”, tha Ulrich Kater, kryeekonomist i Deka Bank të Gjermanisë.Kancelari Friedrich Merz është zotuar të ringjallë ekonominë e Gjermanisë që po pëson rënie dhe të zbusë kufijtë e rreptë të huamarrjes së vendit, duke hapur derën për një investim të financuar nga borxhi prej 1 trilion eurosh gjatë viteve të ardhshme.“Kthimi në rritje në Gjermani dhe një ekonomi e fortë mbetet një projekt i gjatë dhe i ndërlikuar”, tha kreu global i makro-financave të ING, Carsten Brzeski. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Politikat e Trump godasin të ardhurat e Teslas, fitimet bien me 23% në tremujorin e dytë

    Politikat e Trump godasin të ardhurat e Teslas, fitimet bien me 23% në tremujorin e dytë

    Tesla ka paralajmëruar një tjetër rënie të të ardhurave për shkak të politikave tregtare dhe ligjit të ri fiskal të Presidentit Donald Trump, që përfshin uljen e stimujve për makinat elektrike dhe heqjen e gjobave për ndotësit. Këto masa kërcënojnë një burim të rëndësishëm fitimi për Tesla-n, shitjen e kredive rregullatore dhe kanë thelluar përplasjet midis Elon Musk dhe presidentit.
    “Jemi në një periudhë ku do të humbasim shumë nga stimujt në SHBA,” tha Musk, duke paralajmëruar se kompania mund të përjetojë disa tremujorë të vështirë. Aksionet e Tesla-s ranë mbi 4% pas deklaratave të tij dhe janë ulur me 30% që nga dhjetori.
    Ndikimi politik është shoqëruar edhe me probleme të brendshme: shitjet kanë rënë për shkak të konkurrencës në rritje dhe modelit të vjetëruar të automjeteve. Kompania raportoi fitim neto prej 1.4 miliardë dollarësh për tremujorin e dytë, një rënie me 23% krahasuar me një vit më parë. Të ardhurat zbritën me 12% në 22.5 miliardë dollarë dhe marzhi operativ ra në 4.1%.
    Tesla përballet me sfida shtesë për shkak të tarifave ndaj baterive të importuara nga Kina, që i kushtuan 300 milionë dollarë vetëm në tremujorin e dytë. Gjithashtu, heqja e kredive rregullatore uli të ardhurat nga 882 milionë në 439 milionë dollarë. Vitin e kaluar, kompania kishte përfituar 2.8 miliardë dollarë nga këto kredi.
    Për të rigjallëruar shitjet, Tesla synon të nisë prodhimin e një modeli të ri ekonomik në gjysmën e dytë të vitit. Musk po promovon gjithashtu të ardhmen e kompanisë në drejtim të teknologjisë robotaxi dhe robotëve Optimus me inteligjencë artificiale.
    Megjithatë versionin e përmirësuar të Model Y, shitjet në Evropë kanë rënë. Tesla raportoi 384,122 automjete të shitura në tremujorin e fundit, 13% më pak se një vit më parë dhe nën pritshmëritë e analistëve. Kompania nuk dha projeksione për prodhimin e ardhshëm, për shkak të pasigurisë ekonomike.

  • Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi

    Bizneset vazhdojnë të shfaqin kërkesë të lartë për kredi

    Kërkesa për kredi e bizneseve u raportua në rritje edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025.Sipas vrojtimit të aktivitetit kreditues, të Bankës së Shqipërisë, kërkesë e lartë për kredi u raportua në të gjitha kategoritë e biznesit, ndërsa sipas qëllimit të përdorimit kërkesa erdhi kryesisht për kredi me qëllim financimin e investimeve. Kërkesa për kredi në mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet u raportua më e ulët.Në gjykimin e bankave, rritja e kërkesës për kredi u mbështet nga nevojat më të larta për financimin e investimeve, nga niveli i përgjithshëm i normave të interesit dhe nga treguesi i besimit të biznesit.Sipas bankave, kërkesa për kredi e bizneseve pritet të rritet edhe në tremujorin e tretë të vitit 2025, si në terma të madhësisë së biznesit, ashtu edhe në terma të qëllimit të përdorimit të kredisë.Nga ana e tyre, bankat raportuan se standardet e kreditimit për bizneset mbetën të pandryshuara në tremujorin e dytë të vitit 2025. Ato u raportuan të pandryshuara në kreditë si për biznesin e madh, ashtu edhe për biznesin e vogël e të mesëm. Standardet nuk ndryshuan dhe në kreditë për financimin e investimeve dhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.Gjithashtu, shkalla e miratimit të kredive për bizneset mbeti e pandryshuar në tremujorin e dytë. Faktorët që ndikojnë në shkallën e refuzimeve për kredi për bizneset shfaqën ndryshime minimale në këtë tremujor.Në tremujorin e tretë të vitit 2025, standardet e kreditimit priten të mbeten të pandryshuara, si në kreditë sipas madhësisë së biznesit, ashtu edhe në ato sipas qëllimit të përdorimit.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për biznesin po vazhdon të rritet me ritme të shpejta edhe në pjesën e parë të vitit 2025. Në fund të muajit maj, portofoli i kredisë së bizneseve arriti në rreth 488 miliardë lekë. Vlera e portofolit është në rritje vjetore me 12.7%, duke ruajtur afërsisht të njëjtat nivele rritjeje që shënonte vitin e kaluar.Banka e Shqipërisë vlerëson se kreditimi i ekonomisë po rritet me ritme shumë të shpejta, veçanërisht në segmentin e pasurive të paluajtshme.Për këtë arsye, qysh prej vitit të kaluar Banka Qendrore ka marrë disa masa për të frenuar rritjen e kredisë, si kërkesa shtesë për mjaftueshmërinë e kapitalit, ndërsa këtë vit nisi edhe aplikimin e kufizimeve direkte lidhur me kredinë për blerje banesash nga individët. Shtrëngimi i kritereve të riskut për kreditimin e familjeve, megjithatë, mund të krijojë hapësira që bankat të rrisin objektivat e tyre të huadhënies në segmentin e biznesit.   Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.