Tag: tremujorin

  • Ndërtime rekord në vend, por Rama fsheh lejet për oligarkët e tij, publikohen vëtëm ato të bashkive

    Ndërtime rekord në vend, por Rama fsheh lejet për oligarkët e tij, publikohen vëtëm ato të bashkive

    INSTAT raportoi se në tremujorin e dytë të vitit 2025, janë miratuar 352 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, duke shënuar një ulje prej 0,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ku u miratuan 354 leje.

    Po sipas INSTAT, sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet në këtë tremujor, është 278.389 m², duke shënuar një ulje prej 67,0 %, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 (844.137 m²). Vlera e përafërt e projekteve të miratuara (që përfshin si ndërtesat ashtu edhe punimet inxhinierike) arriti në  18,4 miliardë lekë, duke shënuar një ulje prej 45,5 %, krahasuar me një vit më parë (33,7 miliardë lekë).

    Qarku i Durrësit mban peshën kryesore me 156 leje ndërtimi të reja dhe sipërfaqe ndërtimi 129.617 m². Ka rritje domethënëse e vlerës së projekteve ndërtimore u regjistrua në qarqet Durrës, Korçë dhe Shkodër.

    Megjithatë, të dhënat e INSTAT nuk tregojnë situatën reale. Vetë instituti i statistikave sqaron se Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve.

    Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive.

    Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente pranë INSTAT, të dhënat e publikuara për tremujorin e dytë bazohen vetëm në burimet bashkiake. Për këtë arsye, publikimi aktual nuk mund të krahasohet plotësisht me periudhat e ardhshme, deri në momentin që të gjitha institucionet përgjegjëse do të përfshihen në mënyrë të unifikuar në procesin e raportimit statistikor.

    Gjatë vitet të fundit Këshilli Kombëtar i Territorit që është institucioni kryesor që jep lejet për projektet e mëdha dhe ndërtesat shumëkatëshe ka dhënë leje të shumta, si për qiell gërvishtës në kryeqytet, ashtu dhe resortet turistike në bregdet. Këto të dhënat duket se mbahen “sekret” dhe do të duhet kohë që të kuptohet situata reale me ndërtimet në vend.

    Në vitin 2024, vetëm në kryeqytet u dha për leje ndërtimi një sipërfaqe rekord prej gati 2 milionë metra katror, më i madhi historik për kryeqytetin. Këto leje duan të paktën 1-2 vjet kohë që të reflektohen në punime në terren.

    Që nga viti 2018, kur ka filluar vala e re e ndërtimeve në kryeqytet janë dhënë mbi 10 milionë metra katror leje ndërtimi. Ndërkohë projekte të tjera pritet të fillonë bazuar në lejet e fundit të dhëna nga Këshillit Kombëtar i Territorit./Monitor/

  • Bie prodhimi i energjisë nga HEC-et, rritet nga fotovoltaikët, importet 16.5 % më shumë

    Bie prodhimi i energjisë nga HEC-et, rritet nga fotovoltaikët, importet 16.5 % më shumë

    Viti 2025 është përkufizuar nga një situatë aspak e favorshme hidike për vendin e për rrjedhojë kjo është reflektuar në një rënie të prodhimit të energjisë, rritje të importeve dhe rënie të eksporteve në raport me një vit më parë. Të dhënat zyrtare të Bilancit ë Energjisë për tremujorin e dytë të vitit tregojnë pikërisht këtë panoramë.“Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, energjia elektrike në dispozicion u rrit me 2,5 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë u ul me 4,6 %, duke arritur vlerën 1.757 GWh nga 1.841 GWh energji të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2024.Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 43,5 % , nga hidrocentralet publike në masën 40,1 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 16,4 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.Importi bruto i energjisë elektrike (energji në marrje), në tremujorin e dytë të vitit 2025, arriti vlerën 725 GWh nga 623 GWh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 16,5 %.Eksporti bruto i energjisë elektrike (energji në dhënie) arriti vlerën 638 GWh nga 665 GWh, duke shënuar një rënie me 4,1 %” thuhet në publikimin e INSTAT.Prodhimi i energjisëPor si është ndarë në fakt prodhimi i energjisë në këtë periudhë. Sipas të dhënave hidrocentralet publike, në tremujorin e dytë të vitit 2025, prodhuan 704 GWh nga 821 GWh të prodhuar në tremujorin e dytë të vitit 2024, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 14,3 %.Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 765 GWh nga 895 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 14,6 %.Të tjerë prodhues, prodhuan 288 GWh nga 125 GWh të prodhuar në të njëjten periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 2,3 herë. Shkëmbimi i energjisë elektrike (diferenca mes eksportit dhe importit bruto të energjisë), në tremujorin e dytë të vitit 2025, ka arritur vlerën negative prej 88 GWh.INSTAT raportoi se humbjet në rrjet kanë arritur vlerën 320 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2025 nga 323 GWh në tremujorin e dytë të vitit 2024, duke shënuar një rënie me 1,0 %. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 është 17,3 % nga 18,0 % që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024Ndërkohë përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në tremujorin e dytë të vitit 2025, u rrit me 3,3 %, duke arritur vlerën 1.525 GWh nga 1.475 GWh që ishte në tremujorin e dytë të vitit 2024. Në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike nga konsumatorët kanë ndikuar konsumatorët familjarë, ku kemi një rritje të konsumit të energjisë elektrike me 10,2 %, ndërsa energjia e konsumuar nga konsumatorët jo familjarë është ulur me 3,0 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ekonomia u rrit 3,4%, BSH: Konsumi i familjeve dhe eksportet e mallrave të shërbimit, faktorë kryesorë

    Ekonomia u rrit 3,4%, BSH: Konsumi i familjeve dhe eksportet e mallrave të shërbimit, faktorë kryesorë

    Sipas të dhënave të raportuara në Tremujorin III të Politikës Monetare, të përgatitur nga Banka e Shqipërisë, volumi i aktivitetit ekonomik u rrit me 3,4% në tremujorin e parë, i nxitur nga rritja e konsumit të familjeve, investimeve publike dhe private, si dhe nga zgjerimi i eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.
    Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare, Erald Themeli, evidentoi disa konkluzione kryesore.
    “Inflacioni ka pasur një tendencë në rritje në tremujorin e dytë, ku niveli i tij kaloi nga 2 për qind mesatarisht në tremujorin e parë, në 2,3 për qind në tremujorin e dytë”, deklaron Themeli.
    Ai theksoi gjithashtu se kushtet monetare dhe financiare mbeten akomoduese.
    “Ato kanë mundësuar një rritje solide të aktivitetit kreditues për sektorin privat të ekonomisë. Perspektiva e zhvillimeve ekonomike në vend mbetet pozitive. Parashikojmë dhe projektojmë se rritja ekonomike do të vazhdojë në nivele të ngjashme dhe të krahasueshme brenda një intervali 3,5–4 për qind. Qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e mandatit tonë të stabilitetit të çmimeve”, thotë ai.
    Megjithëse perspektiva e ekonomisë vendase mbetet e qëndrueshme, lufta tregtare mund të paraqesë sfida për të ardhmen e ekonomisë shqiptare.
    “Rreziqet, kryesisht nga ambienti i jashtëm, mbeten të mëdha”, nënvizon drejtori i Departamentit të Politikës Monetare.
    Në këto rrethana, Themeli bëri të ditur se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2,5%.

  • Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

    Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

    Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin tre mujor raportohet se huatë e marra nga banka janë rritur me 17.9% për blerje të apartamenteve edhe pse cmimet për m2 të banesave janë në rritje.
    Efekt në këtë rast kanë normat e ulëta historike të interesit dhe aplikimet e shtuara para hyrjes në fuqi të masave shtrënguese makroprudenciale. Paralelisht, kreditë konsumatore arritën një rritje rekord prej 19.3%, e ndikuar nga përmirësimi i kushteve të ofertës.
    Në segmentin e individëve, normat e interesit për kreditë hipotekare kanë mbetur të qëndrueshme në 3.8%, afër mesatares së regjistruar që nga qershori 2024 pas lehtësimit të politikës monetare.
    Ndërkohë, normat e interesit për kreditë konsumatore, të cilat zakonisht kanë luhatshmëri më të lartë, janë rritur nga 8.2% në tremujorin e parë, në 8.9% në tremujorin e dytë.
    Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit, e mbështetur nga të gjithë komponentët e kërkesës – konsumi privat dhe publik, investimet dhe eksportet e mallrave e shërbimeve.
    Megjithatë, ky ritëm paraqet një ngadalësim krahasuar me tremujorët paraardhës, për shkak të moderimit të zgjerimit të kërkesës së brendshme. Në të kundërt, kërkesa e huaj ka shënuar rritje më dinamike, duke kontribuar pozitivisht në aktivitetin ekonomik.

  • Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit! INSTAT zbulon shifrat

    Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit! INSTAT zbulon shifrat

    Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke shënuar një rënie me 7,4% krahasuar me vjet në të njëjtën periudhë, kur erdhën në jetë 5380 bebe.

    “Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2025 rezultoi pozitive, duke regjistruar 48 lindje më shumë sesa vdekje, ku numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.982, duke shënuar një rënie me 7,4 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024; numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2025 është 4.934, duke shënuar një rënie prej 3,7 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2024”, thuhet në raportin e INSTAT.

    Sipas raportit të INSTAT në këtë tremujor qarku me rritjen më të lartë të lindjeve është Tirana, dhe më pak lindje janë regjistruar në Gjirokastër

    “Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26%”, vijon raporti.

    Në tremujorin e dytë 2025, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 691 lindje më shumë se vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 226 vdekje më shumë se lindje.

    Rënia e lindjeve është reflektuar edhe tek shpenzimet e bonusit të bebeve me 71 milionë lekë më pak se vjet. Në janar-qershor 2025 u shpenzuan 500 milionë lekë për bonusin e bebeve, nga 571 milionë lekë që ishte vlera vjet në të njëjtën periudhë.

  • Thellohet rënia e lindjeve, shtesa natyrore drejt zeros/ Gjirokastra dhe Kukësi me shifra minimale

    Thellohet rënia e lindjeve, shtesa natyrore drejt zeros/ Gjirokastra dhe Kukësi me shifra minimale

    Foto ilustruese

    TIRANË- Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim. Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024. Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023. Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje.
    Në periudhën janar–qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga të cilat 4.340 në tremujorin e parë dhe 4.982 në tremujorin e dytë. Kjo përbën një ulje prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan gjithsej 10.325 lindje (5.056 në tremujorin e parë dhe 5.269 në të dytin).
    Pothuajse të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të lindjeve, me përjashtime të vogla lokale. Tirana vijon të mbajë rekordin kombëtar për numrin e lindjeve, por ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme. Qarqe të vogla si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me shifra minimale, duke theksuar kontrastin e madh mes zonave metropolitane dhe atyre periferike.

    Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.
    Ky rezultat për gjashtëmujorin e parë 2025 nxit shqetësime për efektet afatgjata mbi tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe qëndrueshmërinë e popullsisë aktive, ndërkohë që politikat për nxitjen e lindshmërisë ende nuk kanë dhënë efektet e pritshme.

    Rënia e lindjeve është produkt i disa faktorëve të njëkohshëm që veprojnë si “kaskadë” dhe ulin numrin e çifteve që zgjedhin të kenë fëmijë, si dhe reduktojnë bazën e njerëzve në moshë riprodhuese.
    Një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune dhe riprodhuese, sidomos në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, po emigron drejt vendeve të BE-së dhe më tej, duke u larguar nga vendi pikërisht grupmoshat që kontribuojnë më shumë në lindshmërinë. Kjo zvogëlon bazën demografike që mund të bëjë fëmijë dhe e bën të vështirë rikthimin e normave të mëparshme të lindshmërisë.
    Shkalla e lindshmërisë për grua është ulur dekadash dhe për pasojë ka më pak gra në grupmoshat me fertilitet të lartë, çka përkeqëson efektin e çdo rënieje të momentit.
    Pasiguria ekonomike dhe kostot e jetesës ndikojnë drejtpërdrejt vendimet familjare. Çiftet shtyjnë ose kufizojnë numrin e fëmijëve për shkak të punësimit të pasigurt, çmimeve të banesave dhe kostove të rritura të edukimit dhe kujdesit./MONITOR

  • Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

    Shifra shqetësuese, lindjet bien me 6.5% në 6-mujorin e parë të 2025

    Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim.

    Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024.

    Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023. Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje.
    Në periudhën janar–qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga të cilat 4.340 në tremujorin e parë dhe 4.982 në tremujorin e dytë. Kjo përbën një ulje prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan gjithsej 10.325 lindje (5.056 në tremujorin e parë dhe 5.269 në të dytin).
    Pothuajse të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të lindjeve, me përjashtime të vogla lokale. Tirana vijon të mbajë rekordin kombëtar për numrin e lindjeve, por ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme. Qarqe të vogla si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me shifra minimale, duke theksuar kontrastin e madh mes zonave metropolitane dhe atyre periferike.
    Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.
    Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.
    Ky rezultat për gjashtëmujorin e parë 2025 nxit shqetësime për efektet afatgjata mbi tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe qëndrueshmërinë e popullsisë aktive, ndërkohë që politikat për nxitjen e lindshmërisë ende nuk kanë dhënë efektet e pritshme.
    Rënia e lindjeve është produkt i disa faktorëve të njëkohshëm që veprojnë si “kaskadë” dhe ulin numrin e çifteve që zgjedhin të kenë fëmijë, si dhe reduktojnë bazën e njerëzve në moshë riprodhuese.
    Një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune dhe riprodhuese, sidomos në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, po emigron drejt vendeve të BE-së dhe më tej, duke u larguar nga vendi pikërisht grupmoshat që kontribuojnë më shumë në lindshmërinë. Kjo zvogëlon bazën demografike që mund të bëjë fëmijë dhe e bën të vështirë rikthimin e normave të mëparshme të lindshmërisë.
    Shkalla e lindshmërisë për grua është ulur dekadash dhe për pasojë ka më pak gra në grupmoshat me fertilitet të lartë, çka përkeqëson efektin e çdo rënieje të momentit.
    Pasiguria ekonomike dhe kostot e jetesës ndikojnë drejtpërdrejt vendimet familjare. Çiftet shtyjnë ose kufizojnë numrin e fëmijëve për shkak të punësimit të pasigurt, çmimeve të banesave dhe kostove të rritura të edukimit dhe kujdesit./ Monitor.al
      

  • Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros

    Thellohet rënia e lindjeve, 6-mujori 6.5% më pak, shtesa natyrore drejt zeros

    Rënia e lindjeve po thellohet nga viti në vit, duke sinjalizuar zhvillime negative në demografinë e vendit në dekadat në vijim.Sipas të dhënave të INSTAT në 6 -mujorin e parë të vitit 2025 linden 9,644 bebe me rënie 6.5 për qind në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024.Rënia e lindjeve u thellua edhe me shumë në gjysmën e e parë të këtij viti, pasi në vitin 2024 lindjet ranë me 5 për qind në krahasim me vitin 2023. Ndërkohe shtesa natyrore në tremujorin e dytë ishte vetëm 48 lindje më shumë se vdekje.Në periudhën janar–qershor 2025 janë regjistruar gjithsej 9.322 lindje, nga të cilat 4.340 në tremujorin e parë dhe 4.982 në tremujorin e dytë. Kjo përbën një ulje prej 6.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur u regjistruan gjithsej 10.325 lindje (5.056 në tremujorin e parë dhe 5.269 në të dytin).Pothuajse të gjitha qarqet kanë shënuar ulje të lindjeve, me përjashtime të vogla lokale. Tirana vijon të mbajë rekordin kombëtar për numrin e lindjeve, por ka pësuar gjithashtu një rënie të ndjeshme. Qarqe të vogla si Gjirokastra dhe Kukësi mbeten me shifra minimale, duke theksuar kontrastin e madh mes zonave metropolitane dhe atyre periferike.Në tremujorin e dytë të vitit 2025, një qark i vendit shënoi rritje të numrit të lindjeve, ndërsa njëmbëdhjetë qarqe të tjera shënuan rënie, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024.Qarku me numrin më të lartë të lindjeve ishte Tirana me 1.982 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët Gjirokastra me 74 lindje. Qarku i Kukësit shënoi rritjen më madhe në përqindje të lindjeve, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e dytë 2024, përkatësisht me 6,5 %, ndërsa qarku i Korçës shënoi rënien më madhe me 26,0 %.Ky rezultat për gjashtëmujorin e parë 2025 nxit shqetësime për efektet afatgjata mbi tregun e punës, sistemin e pensioneve dhe qëndrueshmërinë e popullsisë aktive, ndërkohë që politikat për nxitjen e lindshmërisë ende nuk kanë dhënë efektet e pritshme.Rënia e lindjeve është produkt i disa faktorëve të njëkohshëm që veprojnë si “kaskadë” dhe ulin numrin e çifteve që zgjedhin të kenë fëmijë, si dhe reduktojnë bazën e njerëzve në moshë riprodhuese.Një pjesë e madhe e popullsisë në moshë pune dhe riprodhuese, sidomos në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, po emigron drejt vendeve të BE-së dhe më tej, duke u larguar nga vendi pikërisht grupmoshat që kontribuojnë më shumë në lindshmërinë. Kjo zvogëlon bazën demografike që mund të bëjë fëmijë dhe e bën të vështirë rikthimin e normave të mëparshme të lindshmërisë.Shkalla e lindshmërisë për grua është ulur dekadash dhe për pasojë ka më pak gra në grupmoshat me fertilitet të lartë, çka përkeqëson efektin e çdo rënieje të momentit.Pasiguria ekonomike dhe kostot e jetesës ndikojnë drejtpërdrejt vendimet familjare. Çiftet shtyjnë ose kufizojnë numrin e fëmijëve për shkak të punësimit të pasigurt, çmimeve të banesave dhe kostove të rritura të edukimit dhe kujdesit.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sa paguajnë shqiptarë  për të pasur internet në shtëpi?

    Sa paguajnë shqiptarë për të pasur internet në shtëpi?

    Kur vjen çështja tek interneti, shumë shqiptarë zgjedhin të abonohen në kompani të cilat ofrojnë si shërbimin e internetit, ashtu edhe atë të televizorit apo të telefonisë në shtëpi. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se në krahasim me vitin e kaluar, ka pasur një rritje të qytetarëve dhe bizneseve që përdorin shërbimet nga rrjetet fikse, me përjashtim të telefonisë fikse.
    Në krahasim me tremujorin e parë 2024, këtë vit rezulton që shqiptaët të kenë instaluar një numër më të madh pajisjesh që ofrojnë internet në shtëpi. Numri i pajtimtarëve me akses Broadband në internet nga rrjete fikse arriti në rreth 682 mijë, që përbën një rënie me 0.7% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, por një rritje me rreth 7.1% në krahasim me të njëjtin tremujor në vitin 2024.

    Ndërkohë, numri i atyre që paguajnë për të pasur telefoni, internet dhe televizor bashkë, në shtëpinë ose biznesin e tyre, arriti në rreth 296 mijë në fund të marsit, një rënie kjo me 1.1% në krahasim me tremujorin e fundit 2024, por është rritur me 0.9% vlerësuar me tremujorin e parë të 2024-ës.

    Nga ata që zgjedhin paketa të integruara, 47.6% abonohen për paketa dyfishe (internet dhe televizor), 29.9% paguajnë në një kompani të vetme për paketa dyfishe (internet dhe telefoni), ndërsa 22.5% abonohen për paketa trefishe (internet, televizor dhe telefoni).
    Për sa i përket telefonave të vjetër me kabëll, përdorimi i tyre vijon të bjerë. Sipas statistikave zyrtare, numri i pajtimtarëve të linjave të telefonisë fikse në fund të tremujorit të parë 2025 është raportuar rreth 159 mijë, duke rënë me 6.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

  • Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi

    Paradoksi/ Papunësia, punësimi, dembelët dhe forca e punës, të gjitha me ulje! Shkak, shpopullimi

    Si asnjëherë tjetër, treguesit e punësimit, papunësisë, “dembelëve” dhe forcës së punës shënuan rënie njëherazi duke reflektuar ngjarje më të thella se dinamikat e tregut të punës, konkretisht reduktimin e popullsisë.

    Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremujorin e parë ishin të punësuar gati 10 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

    Gjithashtu numri i të papunëve u ul me rreth 2900 në të njëjtën periudhë. Papunësia nga 113.558 persona në tremujorin e parë të vitit 2024 ra në 110.655 persona në të njëjtin tremujor të vitit 2025.
    Numri më i madh i të papunëve mbetet te grupmosha 15-29 vjeç, që përfaqëson 39.5 mijë persona në 3-mujorin e 2025, megjithëse ka një rënie të lehtë në krahasim me një vit më parë.
    Popullsia inaktive “Dembelet” ra me mbi 3800 persona. Numri i personave jo-aktivë (15 vjeç e lart që nuk janë as në punë dhe as në kërkim aktiv për punë) ka rënë nga 730.103 në 2024 në 726.214 persona në tremujorin e parë 2025.
    .
    Kjo ulje e lehtë është më e theksuar te grupmosha 15-29 vjeç, ku numri i të rinjve joaktivë është zvogëluar nga 192.044 në 184.065 persona, si pasojë kryesisht e popullsisë në këtë grupmoshë.
    Me ulje ishte edhe forca e punës me rreth 12, 694 persona më pak ndërmjet tre-mujorit të parë 2024 dhe 2025. Megjithëse popullsia ishte me rënie, forca e punës po rritej deri para pak vitesh për shkak të ndryshimit të strukturës së popullsisë nga të rinjtë drejt moshave më të vjetra.
    Rënia e njëkohshme e numrit të të punësuarve dhe të të papunëve në tremujorin e parë të vitit 2025 tregon për një tendencë që nuk shpjegohet vetëm nga zhvillimet e zakonshme të tregut të punës, por me emigracionin e lartë. Shqipëria vazhdon të përballet me një shkallë të lartë emigrimi, veçanërisht te të rinjtë dhe të aftët për punë.
    Shumë persona që më parë ishin të punësuar ose në kërkim të punës kanë zgjedhur të largohen jashtë vendit, duke ulur numrin e përgjithshëm të të punësuarve dhe të të papunëve brenda vendit. Kjo ndikon drejtpërdrejt në tkurrjen e forcës së punës.
    Nëse individët punësohen jashtë Shqipërisë dhe nuk e deklarojnë më statusin e tyre në vend, ata nuk figurojnë më as si të punësuar e as si të papunë në Shqipëri. Kjo redukton po redukton të dy treguesit njëkohësisht, shpjegojnë ekspertet e tregut të punës.
    Të dhënat e reja zyrtare mbi popullsinë treguan se më 1 janar 2025, në vend jetojnë 2,36 milionë banorë, me rënie 1.8% nga Censi i vitit 2023. Tkurrja me më shumë se 27 – 30 mijë banorë në vit, e përqendruar kryesisht te moshat e reja, rrezikon ta çojë treguesin e popullsisë përtej çdo skenari dhe gjithashtu i bën edhe më të vështira zgjidhjet.
    Në vitin 2024, migracioni neto negativ– 28,8 mijë persona dhe me 2023 mbi -43 mijë. Në dy vite janë larguar nga vendi rreth 72 mijë persona./MONITOR