Tag: tregut

  • “Paralizohet” Prishtina, bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë

    “Paralizohet” Prishtina, bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë

    Përfaqësues të bizneseve i bllokuan përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë.
    Mëngjesin e së enjtes, ata filluan i bllokuan për rreth dy orë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, në lagjen e Vranjevcit.
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.
    Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.
    Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.
    Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha gjatë protestës se bizneset po detyrohen të dalin në tregun e lirë dhe se ato do të përballen me një çmim të ri të rrymës, “220 deri në 270 për qind më të lartë”.
    “Nuk ka qenë dëshirë e jona të dalim të protestojmë sot. Kërkesa jonë është që institucionet të reflektojnë. Ne duam vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë. Kemi kërkuar një vit për ta përgatitur tregun dhe bizneset. Çdo shtet ka një fazë tranzicioni, e ne nuk kemi”, tha Rafuna.
    Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme./REL

  • Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, Kurti kritikon Odën Ekonomike

    Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, Kurti kritikon Odën Ekonomike

    Përfaqësues të bizneseve i bllokuan përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, për çka kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e kritikoi Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo “nuk ka bërë asgjë” për t’i përgatitur ato për këtë proces.
    Mëngjesin e së enjtes, ata filluan i bllokuan për rreth dy orë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, në lagjen e Vranjevcit.
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.
    Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.
    Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.
    Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha gjatë protestës se bizneset po detyrohen të dalin në tregun e lirë dhe se ato do të përballen me një çmim të ri të rrymës, “220 deri në 270 për qind më të lartë”.
    “Nuk ka qenë dëshirë e jona të dalim të protestojmë sot. Kërkesa jonë është që institucionet të reflektojnë. Ne duam vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë. Kemi kërkuar një vit për ta përgatitur tregun dhe bizneset. Çdo shtet ka një fazë tranzicioni, e ne nuk kemi”, tha Rafuna.
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se “bizneset nuk kanë dalë këtu për qejf, por sepse nuk mund ta përballojnë koston e energjisë elektrike”.
    “Askush nuk është kundër tregut të lirë, por ky treg duhet të debatohet me sektorin privat. ZRRE-ja duhet ta rishikojë dhe ta kthejë vendimin, dhe të gjejmë mënyrat më të mira të mundshme për këto biznese, që janë fuqia më e madhe e vendit”, tha Shahini.
    Shahini shtoi se ngritja e çmimit të energjisë për biznese “nënkupton ngritje të çmimeve të shërbimeve dhe të produkteve të ndryshme bazike”.
    Ai paralajmëroi se përfaqësuesit e bizneseve do të ndërmarrin “një hap tjetër, duke protestuar në mënyrë demokratike” javën e ardhshme.
    Zyra e Rregullatorit për Energji tha për REL më 28 maj se nuk do të ketë shtyrje të afatit për liberalizimin e tregut të energjisë. ZRRE-ja qëndron pas vendimit të saj, duke thënë se ai mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore.
    Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.
    Kurti: Koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar
    Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se shtyrja e zbatimit të liberalizimit të tregut “nuk i zgjidh” problemet e bizneseve.
    “Oda Ekonomike e Kosovës, që do të duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton t’i bllokojë rrugët vetëm me një kërkesë – shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut. Shtyrjen po e kërkojnë me arsyetimin se do të përgatiten për një vit, duke injoruar faktin se nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë përgatitje për tetë vjetët e kaluara, përderisa shtyhej ky proces”, tha Kurti.
    Kurti, duke iu drejtuar përfaqësuesve të bizneseve, tha se “ajo çfarë Oda Ekonomike e Kosovës nuk po u tregon se plotësimi i kërkesës së tyre nuk e zgjidh problemin, por veçse e bartin koston e energjisë të këtyre 1.200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush”.
    “Për t’i mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve më të fuqishme në kurriz të 99 përqindëshit dhe familjeve mbarë Kosovës, ata po duan të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës. Koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, ne i kemi hequr ato kudo”, shtoi ai.
    Furnizuesi i fundit: Zgjidhje e përkohshme
    Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni.
    Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.
    Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.
    Nga ZRRE-ja thonë se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues.
    Ky furnizim nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe çmimet janë më të larta sesa çmimi mesatar i tregut.
    Nëse pas kësaj periudhe nuk lidhet kontratë me ndonjë kompani tregtare, biznesi rrezikon të mbetet pa furnizim me energji elektrike.
    Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.

  • Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, teksa Kurti kritikon Odën Ekonomike

    Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, teksa Kurti kritikon Odën Ekonomike

    Foto ilustruese

    PRISHTINË- Përfaqësues të bizneseve i bllokuan përkohësisht hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, për çka kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e kritikoi Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo “nuk ka bërë asgjë” për t’i përgatitur ato për këtë proces. Mëngjesin e së enjtes, ata filluan i bllokuan për rreth dy orë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, në lagjen e Vranjevcit.
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.
    Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar. Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.
    Drejtuesi i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, tha gjatë protestës se bizneset po detyrohen të dalin në tregun e lirë dhe se ato do të përballen me një çmim të ri të rrymës, “220 deri në 270 për qind më të lartë”.
    “Nuk ka qenë dëshirë e jona të dalim të protestojmë sot. Kërkesa jonë është që institucionet të reflektojnë. Ne duam vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë. Kemi kërkuar një vit për ta përgatitur tregun dhe bizneset. Çdo shtet ka një fazë tranzicioni, e ne nuk kemi”, tha Rafuna.
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se “bizneset nuk kanë dalë këtu për qejf, por sepse nuk mund ta përballojnë koston e energjisë elektrike”.
    “Askush nuk është kundër tregut të lirë, por ky treg duhet të debatohet me sektorin privat. ZRRE-ja duhet ta rishikojë dhe ta kthejë vendimin, dhe të gjejmë mënyrat më të mira të mundshme për këto biznese, që janë fuqia më e madhe e vendit”, tha Shahini.
    Shahini shtoi se ngritja e çmimit të energjisë për biznese “nënkupton ngritje të çmimeve të shërbimeve dhe të produkteve të ndryshme bazike”. Ai paralajmëroi se përfaqësuesit e bizneseve do të ndërmarrin “një hap tjetër, duke protestuar në mënyrë demokratike” javën e ardhshme. Zyra e Rregullatorit për Energji tha për REL më 28 maj se nuk do të ketë shtyrje të afatit për liberalizimin e tregut të energjisë. ZRRE-ja qëndron pas vendimit të saj, duke thënë se ai mund të kontestohet vetëm përmes rrugëve ligjore.
    Në Kosovë, liberalizimi i tregut të energjisë është paraparë me Ligjin për energjinë elektrike të miratuar në vitin 2016, por zbatimi i tij është shtyrë për shkak të rrethanave të ndryshme.
    Kurti: Koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar
    Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se shtyrja e zbatimit të liberalizimit të tregut “nuk i zgjidh” problemet e bizneseve.
    “Oda Ekonomike e Kosovës, që do të duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton t’i bllokojë rrugët vetëm me një kërkesë – shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut. Shtyrjen po e kërkojnë me arsyetimin se do të përgatiten për një vit, duke injoruar faktin se nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë përgatitje për tetë vjetët e kaluara, përderisa shtyhej ky proces,”- tha Kurti.
    Kurti, duke iu drejtuar përfaqësuesve të bizneseve, tha se “ajo çfarë Oda Ekonomike e Kosovës nuk po u tregon se plotësimi i kërkesës së tyre nuk e zgjidh problemin, por veçse e bartin koston e energjisë të këtyre 1.200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush”.
    “Për t’i mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve më të fuqishme në kurriz të 99 përqindëshit dhe familjeve mbarë Kosovës, ata po duan të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës. Koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, ne i kemi hequr ato kudo”, shtoi ai.
    Furnizuesi i fundit: Zgjidhje e përkohshme
    Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni. Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre. Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.
    Nga ZRRE-ja thonë se nga 1 qershori bizneset që nuk e kanë zgjedhur kompaninë tregtare- automatikisht dalin në këtë furnizues. Ky furnizim nuk mund të zgjasë më shumë se 60 ditë dhe çmimet janë më të larta sesa çmimi mesatar i tregut. Nëse pas kësaj periudhe nuk lidhet kontratë me ndonjë kompani tregtare, biznesi rrezikon të mbetet pa furnizim me energji elektrike. Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër./REL

  • Bllokohen hyrje-daljet e Prishtinës, bizneset protestë kundër liberalizimit të tregut të energjisë

    Përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytetin e Kosovës, në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, që do të nisë më 1 qershor.  Përfaqësuesit e bizneseve thonë se janë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, pasi nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për këtë ndryshim. Ata kërkojnë që ky vendim të shtyhet për një vit.Hyrjet kryesore në Prishtinë janë bllokuar pasi po protestohet kundër daljes së bizneseve në tregun e hapur të energjisë.Ata kanë vendosur kamionët midis rrugës në disa prej hyrjeve kryesore të Prishtinës. Një shirit i rrugëve është lënë i lirë për qarkullim.Ky bllokim pritet të zgjasë deri në ora 12:00.Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka kërkuar reflektim nga institucionet lidhur me kërkesën për shtyrje të vendimit për dalje në treg të lirë.Në nisjen e bllokadës nëpër hyrjet që çojnë në kryeqytet, Rafuna ka thënë para mediave se ky vendim çon në rritje të energjisë elektrike, rënie të prodhimit e reduktim të vendeve të punës.“Bizneset me dhunë po detyrohet të dalin në tregun e lirë, por me dalje bizneset tona do të pësojnë sepse do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Do të ndodhë që të rritet produkti, rritet shërbimet, dhe do bie prodhimi dhe do reduktohet vendet e punës. Jemi detyru të dalim të protestojmë. Institucionet të reflektojnë”, ka thënë ai.Rafuna ka theksuar se bizneset po kërkojnë vetëm një fazë tranzicioni për të dalë në treg të lirë“Kemi kërkuar një vit që të përgatitet tregu dhe biznesi. Ne nuk kemi pasur fazë të tranzicionit, në mars na ka ardhur kërkesa dhe brenda dy muajve ju duhet me dalë më dhunë. Në tregun e lirë dilet me vullnetin e lirë të bizneseve”.Ish-presidenti i bordit të Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ilir Ibrahimi, deklaroi se bizneset janë vënë me shpinë për muri, prandaj janë detyruar të dalin në rrugë për të protestuar kundër vendimit të ZRRE-së për energjinë elektrike.Për media ai tha se janë për dialog dhe jo për barrikada dhe se janë për t’u ulur në tavolinë për të gjetur zgjidhje për sfidën nëpër të cilën po kalojnë bizneset, dhe jo që dialogu të bëhet përmes rrjeteve sociale.Duke iu referuar deklarimit të kryeministrit Kurti se koha e barrikadave ka kaluar, Ibrahimi u shpreh se do të dëshironte edhe ai që kjo të jetë e vërtetë, dhe të respektohej biznesi e ekonomia dhe të mos detyroheshin të dilnin në rrugë për të protestuar.“Biznesi duhet të rritet e të zhvillohet, e jo të gjejë mënyra të tilla për të treguar pakënaqësinë e vetë, sepse është vënë më shpinë për muri”, deklaroi Ibrahimi.Kurse, prodhuesi, Berat Mustafa, pronari i kompanisë “Fluidi Grup” tha në protestën e bizneseve se kërkesën për shtyrjen e tregut të lirë të energjisë elektrike, se asnjë prodhues nuk mund të konkurrojë me 300% më shumë kosto të energjisë në treg, përballë prodhuesve të rajonit që na rrethojnë.“Kjo është diçka e pamundur. Unë nuk po kërkoj ndihmë vetëm nga prodhuesit, por nga të gjitha institucionet dhe qytetarët që të jenë përkrah prodhuesve vendorë. Ky është momenti i fundit kur ata mund të na ndihmojnë. Nëse nuk na ndihmojnë, besoni se të gjithë do të falimentojmë. Nuk është vetëm çështja e KESCO-s. Çmimi që na është ofruar është 265 euro për Mwh. Kjo është e papërballueshme, kur e dimë se në rajon, energjia për prodhuesit kushton diku rreth 110–120 euro, maksimumi 130 euro. Si mund të konkurrojmë ne në treg me një çmim që është 300% më i lartë për energjinë? Nuk ka ofertë të drejtë, nuk ka çmim të arsyeshëm. Kjo është thelbi i problemit”.Derisa përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo “nuk ka bërë asgjë” për t’i përgatitur ato për këtë proces.Kurti ka thënë se nga vendimi për të dalë në treg të hapur preken 1200 ndërmarrje apo 1% e të gjitha ndërmarrjeve në Kosovë.“300 prej tyre si prodhuese dhe shpenzuese më të mëdha, preken më së shumti, por duhet theksuar se ky proces nuk është i befasishëm”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të enjten.Ai theksoi se ligji për energjinë elektrike është miratuar që në vitin 2016, ndërsa faza e parë e liberalizimit ka nisur më 2017. Sipas tij, faza e dytë është shtyrë disa herë në këto tetë vjet, duke u dhënë bizneseve kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.Në adresim të drejtpërdrejtë ndaj Odës Ekonomike, Kurti u shpreh kritik për rolin e saj në organizimin e protestës.“Oda Ekonomike që duhej të qëndronte pranë bizneseve për t’u përballur me realitetin e ri, sot po tenton të bllokojë rrugët magjistrale me kërkesën për shtyrje. Por ajo çka nuk po iu tregon Oda Ekonomike është se kërkesa e tyre për një vit shtyrje nuk e zgjidh problemin, por vetëm e bart koston e energjisë te fatura e secilit prej jush”, u shpreh ai.Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar.Aktualisht, në treg janë të licencuara 21 kompani furnizuese me energji, ndërsa një tjetër është në proces licencimi. Shumica prej tyre janë nga Kosova, por ka edhe nga rajoni.Operatori për Furnizim me Energji, KESCO, që aktualisht furnizon shumicën e konsumatorëve familjarë dhe industrialë, është një prej tyre.Nëse një kompani nuk arrin të gjejë furnizues, ajo kalon automatikisht te Furnizuesi i Mundësisë së Fundit – aktualisht Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është zgjedhur përmes një tenderi të hapur nga ZRRE-ja.Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë në vendet e Bashkimit Evropian ka filluar në fund të viteve ‘90 me qëllim rritjen e konkurrencës, efikasitetit, sigurisë dhe zgjedhjes për konsumatorët. Ndërsa, në Ballkanin Perëndimor ky proces është ende në zhvillim e sipër.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

    Dilema e maturantëve, drejt pasionit apo tregut të punës?

    Mijëra maturantë edhe këtë vit po përballen me një nga zgjedhjet më të rëndësishme, atë të degës së studimit për në universitet.
    Ekspertët e punësimit sugjerojnë që të rinjtë të mbështeten tek pasionet e tyre, por pa lënë pas edhe karrierën që ofron një degë e caktuar.
    “Duhet të ketë gjithmonë një alternim mes dëshirës personale dhe nevojës së tregut të punës… më shumë se çdo gjë duhet të bëjmë një punë që na pëlqen, por ajo punë duhet përshtatur edhe me kërkesat e tregut të punës”, thotë ekspertja e punësimi, Gertjana Hasalla.
    “Maturanti duhet të shohë aftësitë që ka vetë, pra duhet të bëjë një vetëvlerësim dhe të shohë të vetja është një natyrë që është më e prirur nga njerëzit, komunikimi apo teknologjia, te dhënat, kujdesi ndaj të tjerëve… Duhet të shikojnë edhe karrierën që mund të ofrohet në këtë degë”, shton Erald Pashaj, një tjetër ekspert punësimi.
    Dy sektorët e ekonomisë që kanë kërkesa për punonjës janë ndërtimi dhe shërbimet.
    “Shqipëria sot ka nevojë për profesionistë bazë, elektricistë, hidraulikë, mekanikë, hidraulikë, staf shërbimi”, thotë Hasalla.
    “Ka disa degë që sot janë shumë të kërkuara siç është kujdesi shëndetësor, teknologjia e informacionit, përpunimi i të dhënave. Në dekadën e ardhshme do të ketë një nevojë shumë të madhe për ata persona që përshtaten me këto degë”, shprehet Pashaj.
    Përgjatë viteve të fundit, fushat më të kërkuara nga studentët janë “Biznes, administrim dhe ligj”, “Shëndet dhe mirëqenie”, si dhe “Inxhinieri, prodhim dhe ndërtim”.
    Tv Klan

  • SYRI TV/ Fier e Mallakastër, vaji e rakia mbeten stok, fermerët: Ka rënë çmimi i shitjes së vajit!

    SYRI TV/ Fier e Mallakastër, vaji e rakia mbeten stok, fermerët: Ka rënë çmimi i shitjes së vajit!

    SYRI TV

    Mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta kanë bërë që prodhimet e vajit dhe të rakisë të mbeten stok në magazinat e fermerëve në fshatrat e Fierit dhe Mallakastrës. Në mungesë të tregut shumë fermerë kanë nisur të presin vreshtat dhe të ndalin kultivimin e ullinjve.

    Tonelata me vaj ulliri kanë mbetur stok në fshatrat e Fierit dhe Mallakastrës, për shkak të mungesës së tregut dhe rënies së çmimit të shitjes së vajit.

    Aktualisht një litër vaj kërkohet nga tregtarët e shumicës me 400 lekë ndërsa vetëm pak muaj më parë çmimi minimal i shitjes ishte 600 lekë për litër.

    Problem për fermerët është dhe mungesa e tregut për rakinë dhe prodhimet e tjera bujqësore.

    Në një kohë kur prodhimi bujqësor duhet të ishte pasuri, në Patos Fshat është kthyer në barrë. Shumë po prishin vreshtat dhe po ndërpresin kultivimin e ullinjve.

  • “Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

    “Hidh hapin tënd”, paga 1 deri në 3 mijë euro, kërkohen punonjës në shumë sektorë

    Por ende mungojnë urat që lidhin nevojat e tregut të punës me ata që enden në kërkim të një rroge. Për të zbutur këtë ngërç, Fakulteti i Ekonomisë është kthyer në rolin e ndërmjetësit duke organizuar një Panair Pune.
    “Është i disati vit që FEUT bën panaire pune. Jemi në kërkim të studentëve si në drejtim të punësimit të tyre ashtu edhe në praktikat mësimore që ne si kompani ofrojmë”, shprehet Fatma Jaupi.
    Bashkë me kompanitë e telekomunikacionit dhe atyre të mikrofinancës, në rritje janë edhe ato në fushën e shitblerjes së pronave. Rrjedhimisht duhen më shumë punonjës.
    “Sot jemi te FEUT, por nevojat janë edhe më shumë. Kompania jonë ka në thelb teknologjinë, fintech dhe na duhen shumë punonjës”, deklaron Emin Muçaj.
    Pjesë e grupit të të rinjve, me dëshirë madje të shtuar për t’u futur në tregun e punës është edhe Viola. “Duke qenes e jam nga Vlora dhe kam pasur eksperiencë në banak, jam duke parë për punë në profilin e turizmin”.
    Ka edhe nga ana që ndonëse e kanë një punë, e shfrytëzojnë panairin për t’u përditësuar me nevojat e tregut.
    Kryesisht në Tiranë dhe qytetet bregdetare, aktualisht sipas Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive janë mbi 5 mijë e 700 vende të lira pune.

  • Drejt universiteteve, maturantët mes pasionit dhe realitetit të tregut

    Drejt universiteteve, maturantët mes pasionit dhe realitetit të tregut

    Maturantët kanë nisur përgatitjet për provimet e maturës, ndërsa ndodhen përballë një prej vendimeve më të rëndësishme të jetës: zgjedhjen e degës së studimit dhe të së ardhmes së tyre profesionale.

    Midis frikës dhe dëshirës për të ndjekur pasionet, ata ndajnë mendimet dhe dilemat që i shoqërojnë në këtë periudhë.

    Në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë, përgatitjet janë intensifikuar. Nxënësit jo vetëm që punojnë për provimet përfundimtare, por gjithashtu po ndihmohen nga orët e këshillimit të karrierës për të kuptuar më mirë aftësitë dhe interesat e tyre.

    “Këshillimi i karrierës më ka ndihmuar të zgjedh çfarë profesioni dhe çfarë dege do të vazhdoj, si edhe të përgatitem për testet. Kam dëshirë të ndjek psikologjinë. Më duket një degë interesante dhe jo shumë e kërkuar, prandaj mendoj ta provoj. Më pëlqen aftësia për të kuptuar njerëzit”, thotë Kleana Zhupa, maturante në “Qemal Stafa”.

    Geraldina Pritaj, gjithashtu maturante, ndan pasiguritë e saj për shkencat ekzakte:

    “Këto shkencoret nuk janë ndonjë talent i imi, aty kam pak frikë. Na ka ndihmuar edhe këshillimi i karrierës, duke na dhënë teste për të tre lëndët që kemi. Kam qenë mes shumë degëve, por tani jam më e fokusuar te ekonomiku, artet, shkencat politike ose marketingu.”

    Ndërkohë, ka dhe maturantë që i referohen më shumë realitetit të tregut të punës sesa pasionit për të bërë zgjedhjen e tyre.

    Gerald Bardhi, maturant, shprehet:

    “Jam mes inxhinierisë dhe ekonomikut. Është një zgjedhje personale, por edhe në varësi të tregut të punës në Shqipëri. Në bazë të analizave që kam bërë, kam parë që ka kërkesë për këto fusha”, thotë maturanti Gerald Bardhi.

    Pavarësisht vullnetit të tyre, vendimmarrja e maturantëve shpesh ndikohet edhe nga familja. Prindërit kërkojnë ndihmën e mësuesve dhe, në shumë raste, dëshirojnë që fëmijët të ndjekin gjurmët e tyre profesionale.

    “Kemi pasur prindër që nuk janë shumë të informuar për mënyrat e konkurrimit dhe shprehen: ‘Nuk e dimë se cila është zgjedhja më e mirë për fëmijën tonë.’ Ne i këshillojmë bazuar në aftësitë e nxënësit dhe japim mendimin tonë. Ka dhe prindër që duan që fëmija të ndjekë profesionin e tyre dhe thonë: ‘Djali im mund të bëhet mjek, mund të bëhet inxhinier.’ Ne u paraqesim edhe një version tjetër, më të hapur, bazuar në interesat dhe mundësitë e vetë nxënësit”, thotë Elizabeta Drita, mësuese në “Qemal Stafa”.

    Teksa maturantët përgatiten për hapin e radhës, mbështetja nga shkolla dhe familja mbetet thelbësore për të bërë një zgjedhje të informuar dhe të suksesshme.

    Stylish GIF
  • Tatimi mbi pagat mbush arkën e shtetit

    Tatimi mbi pagat mbush arkën e shtetit

    Në tre muajt e parë të vitit 2025, të ardhurat nga tatimi mbi pagat kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke reflektuar ndikimin e reformës së pagave dhe përpjekjeve për formalizimin e tregut të punës.
    Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ky zë arkëtoi rreth 20.7 miliardë lekë, dhe me tejkalim të planit me rreth 18.5%.
    Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë situatë me shtrirjen jo më sezonale të punësimit në sektorin e turizmit.“Ekonomia tashmë ka marrë drejtim nga turizmi, kemi shtim të kurseve profesionale të cilat po nxjerrin në treg më tepër staf në sektorin e shërbimeve dhe fakti që kemi turizëm gjatë gjithë vitit dhe kërkesë të lartë për punonjës reflektohet në shifra”, tha Erka Caro, eksperte e tregut të punës.
    Përveç reformës së rritjes së pagave në administratën publike dhe reformës anti-informalitet, këtë vit numri i të punësuarve u dyfishua në raport me një vit më parë.
    “Është bërë punë e mirë me rishikimin e pagave dhe numri i të dekurajuarve ka rënë pasi emigrimi në vendet e rajonit për të njëjtën punë po bëhet më pak e leverdisshme për të rinjtë. Nga ana tjetër duhet parë dhe raporti i nevojave në treg me të diplomuarit në universitet pasi vendi ka nevojë për punonjës edhe në sektorë të lidhur me teknologjinë”, tha Caro.
    Me rritje 11.9% ka qenë edhe të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat u realizuan në 43.9 miliardë Lekë, apo afro 4.7 miliardë Lekë më të larta se Marsi 2024./ Tv Klan

  • Të huajt investojnë në prona, interes i lartë për pasuritë në zonat bregdetare

    Të huajt investojnë në prona, interes i lartë për pasuritë në zonat bregdetare

    Banka e Shqipërisë raporton se rreth 45% e banesave të shitura gjatë vitit 2024 janë blerë nga jorezidentët, interesi më i madh i të cilëve, sipas agjentëve imobiliarë, është për prona në bregdet.
    Për shkak të interesit të lartë, edhe çmimet për metër katror në qytetet bregdetare kanë pësuar rritje të ndjeshme.
    “Unë shoh zhvillimin, si po vjen kërkesë-oferta, çdo shqiptar po i drejtohet tregut të pronave, ai që ka disa para të kursyera po blen një shtëpi të dytë, shtëpi për Booking, për të pasur për investim në bregdet. Rritja e çmimit ka nisur nga Velipoja, Shëngjin, që kanë qenë me 660 euro, sot ka shkuar 1500 euro. Në Durrës ka qenë 900 euro, sot është 1600 euro, edhe në Golem është 1200 euro. Rritja më e madhe është pësuar në Vlorë, Lungomare, para 3 vitesh mund të gjeje apartament me 850 euro, sot ka shkuar deri në 3000 euro në vijë të parë. Në Jalë ka edhe me 4-5000 euro për metër katror, në Himarë ka një çmim 2000 euro afërsisht. Ksamili sot nuk ka poshtë 2200 euro për metër katror. Në Sarandë brenda shkojnë deri në 2600 euro, 1800, 2400, në qytet ke deri në 1800 euro për metër katror.”, tha Gjin Gjoka, ekspert i tregut të pronave.

    “Shqipëria ka hyrë në një trend pozitiv përsa i përket blerjeve, ndryshe nga vitet e mëparshme kur Shqipëria shihej me risk për të investuar. Dikur ka qenë shqetësim që kur ti blije një apartament, nëse ishte i pacertifikuar, kishe frikë se ishte i shitur te dikush tjetër, sot nuk ndodh më sepse edhe nëse është i pacertifikuar, ai regjistrohet në ASHK me të dhënat e pronës. Në Sarandë, çmimi varion nga 2000 euro e sipër. Po ashtu, Vlora shkon në 2200, 2300 euro në vijën e parë bregdetare”, shprehet Dorjan Sanxhaku, ekspert i tregut të pronave.
    Veç blerësve tradicionalë, interes për të investuar në prona në vendin tonë kanë shfaqur edhe amerikanët e anglezët.
    “Shqipëria është e kërkuar shumë nga ukrainas, polakë, çekë, rusë. Kemi shumë edhe nga Kosova, sidomos në zonën e Shëngjinit dhe të Velipojës. Ukrainas dhe rusë janë të përqendruar në Vlorë. Ndërsa të tjerë i drejtohen Jalës, Dhërmiut, Qeparos dhe Borshit. Gjermanët e pëlqejnë shumë, edhe anglezët kanë interes”, tha Gjoka.
    Dorjan Sanxhaku, ekspert i tregut të pronave shtoi:
    “Nga viti në vit shtohen edhe kombësitë që blejnë. Mbeten dominantë çekët dhe polakët, ukrainasit, italianët, anglezët, kemi blerje të shumta edhe nga amerikanët.”
    Sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e shkuar pati më shumë transaksione me një çmim deri në 5% më të ulët se çmimi i kërkuar nga shitësi.
    /vizionplus.tv