Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme mund të kanë të drejtë , të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut nga data 1 janar deri në 30 shtator 2026.
Për procesin e llogaritjes së vlerës së pronës, tatimi do të jetë 5%, nga 15% që paguhet sot, nëse shet pronën. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet.
Konkretisht, nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 1000 euro.
Rivlerësim të pronës, apartamentit, apo truallit nuk do të bëjnë vetëm qytetarët por edhe bizneset, po me normë tatimore 5%. Përfitues të këtij procesi do të jenë edhe ata individë që janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë por për këtë rast procedurat e rivlerësimit dhe pagesës për rastet e parashikuara në këtë nen përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Procesi i fundit i rivlerësimit kishte tatim 3% në vitet 2020-2022, dhe nga i cili kaluan në proces 168.000 prona dhe buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.
Tag: tregut
-

Tregu i pasurive të paluajtshme, nga 1 janari 2026 nis rivlerësimi/ Tatimi i shitjes do të jetë 5%, ja si kryhet llogaritja
-

Ekonomia e Amerikës është në mëshirën e kapitalizmit klientelist
Nga Rana Foroohar – FT/
Ka një sasi të madhe provash që tregojnë se vendet me nivele të larta korrupsioni kanë edhe rritje ekonomike më të dobët, kthime më të ulëta të aksioneve dhe paqëndrueshmëri më të lartë ekonomike dhe financiare. Prandaj lind pyetja: çfarë do të thotë fakti që kapitalizmi klientelist po bëhet tashmë pjesë e tregut amerikan?
Nga zbatimi selektiv i rregullave, përjashtimet nga tarifat doganore, kontratat që u jepen miqve dhe familjarëve, e deri te pazaret politike mes administratës Trump dhe vendeve e kompanive anembanë botës, është e vështirë të mohohet se oligopoli në SHBA s’është në rritje.
Për shembull, princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, zhvillon biseda të ndjeshme për sigurinë kombëtare me presidentin Donald Trump, në një kohë kur biznesi imobiliar i familjes Trump është në bisedime me sauditët për një projekt të madh ndërtimi. Ndërkohë, cari i inteligjencës artificiale dhe kriptovalutave i Trump-it, David Sacks, ka qindra investime teknologjike që mund të përfitojnë drejtpërdrejt nga politikat që Trump po shtyn përpara.
Një pyetje e madhe është se kur dhe si do të reflektohen të gjitha këto shqetësime etike në vlerën e aseteve amerikane.
Një letër e fundit për investitorët nga firma konsulente JC Goodgal ofron një kornizë të dobishme për të kuptuar mënyrat e ndryshme se si po shfaqet oligarkia në SHBA sot. Ajo përmend pesë fusha të “transaksionalizmit trumpian”, përfshirë: qeverinë si investitore (si në rastin e Intel), tarifat si mjet politik, një regjim më të butë për kriptot, fuqinë e paparë të donatorëve dhe marrëveshjet mediatike që shpallin fituesit e preferuar të tregut.
Ndërsa ndikimi i familjes Trump është shtrirë në shumë sektorë, nga financa dhe teknologjia te pasuritë e paluajtshme dhe mbrojtja, asetet digjitale janë ndoshta fusha më e dukshme ku shfaqen konfliktet e interesit që mund të dëmtojnë ekonominë më gjerë.
Mjafton një shembull i ndërlikuar: stablecoin-i i kompanisë kripto të familjes Trump, World Liberty Financial, u përdor nga kompania MGX e Abu Dhabit në një transaksion prej 2 miliardë dollarësh të lidhur me Binance. Kjo kompani u bashkëthemelua nga Changpeng Zhao, i cili mori një falje presidenciale në fund të tetorit, pasi më parë kishte pranuar fajin për shkelje penale që lidhej me kontrolle të dobëta kundër pastrimit të parave.
Pastaj janë mbështetës të Trump-it si binjakët Winklevoss, platforma e të cilëve, Gemini, u akuzua gjatë administratës Biden për shitje të paregjistruar të aseteve, por këtë vit u pajtua me Komisionin e Letrave me Vlerë. Binjakët Winklevoss janë donatorë të mëdhenj republikanë (madje kanë kontribuar edhe për ndërtimin e një salle të re ceremoniale në Shtëpinë e Bardhë) dhe, jo çuditërisht, platforma e tyre po integrohet në infrastrukturën kripto amerikane më shpejt se shumë konkurrentë. Këtë vjeshtë, Gemini njoftoi edhe një partneritet me Nasdaq-un.
Asgjë nga këto nuk është befasuese; përkundrazi, tashmë është bërë pjesë e zhurmës së përditshme të kësaj administrate. Por herët a vonë, realiteti, ose edhe thjesht perceptimi, i sistemit “paguan për të fituar” ka ndikim të prekshëm në treg. Siç thekson letra e JC Goodgal, “kur rregullat duken të lëvizshme për aktorët me lidhje të forta, çmimet në treg fillojnë të reflektojnë pritshmëri për trajtim preferencial… dhe kjo, nga ana tjetër, shtrembëron formimin e kapitalit, duke e orientuar atë drejt kompanive që perceptohen si të mbrojtura nga politika, dhe larg novatorëve më të vegjël me teknologji po aq të mirë, por me më pak akses”.
Ajo që shqetëson më shumë është se kjo situatë nuk po ndodh në periferi të sistemit financiar, por në vetë zemrën e tij. Bankat e mëdha, që dikur i shmangnin kriptovalutat, tani japin kredi duke marrë si kolateral asetet kripto të klientëve. Edhe dyqanet po mendojnë të nxjerrin monedhat e tyre digjitale.
Por kriptoja është shumë e paqëndrueshme. Vetëm në javët e fundit, kompanitë kripto kanë humbur rreth 1 trilion dollarë nga kapitalizimi i tregut, duke fshirë fitimet e gjithë vitit. Kjo përputhet me paqëndrueshmërinë e aseteve dhe të rritjes që është tipike për vende me nivele të larta korrupsioni.
Pyetja është si do të përfundojë e gjitha kjo. Parashikimi im është se, në një moment, një krizë e drejtuar nga kriptovalutat në SHBA do të shkaktojë një rënie të tregjeve, e përkeqësuar nga shitja e bonove të thesarit nga platformat e mëdha kripto, të cilat tani mbajnë sasi sa disa shtete (Tether, për shembull, mban më shumë se Gjermania apo Koreja e Jugut). Në varësi të situatës gjeopolitike, Kina dhe kundërshtarë të tjerë të SHBA-së mund t’i bashkohen shitjeve, duke e përshkallëzuar krizën.
Një rënie e tillë financiare do të kishte ndikim më të madh në ekonominë reale sesa më parë. Amerikanët janë sot më të ekspozuar ndaj tregjeve se kurrë, ndërsa kursejnë më pak se para pandemisë. Për më tepër, fakti që cikli normal i tregut është zgjatur kaq shumë, përjashto rënien e shkurtër të pandemisë, bën që prej 15 vitesh SHBA dhe bota të mos kenë pasur një recesion të sinkronizuar, çka do të thotë se një rënie e re do të ishte më e rëndë se të mëparshmet.
Cilat do të ishin pasojat politike të kësaj? Me siguri më shumë populizëm brenda vendit, por ndoshta edhe ndryshime thelbësore në sistemin financiar global. Mund të imagjinohet, për shembull, se Kina dhe aleatët e saj do ta shfrytëzonin një moment të tillë për të shkuar në FMN dhe për të kërkuar largimin nga sistemi i mbështetur te dollari drejt një rendi më të balancuar globalisht. Është më e lehtë të argumentohet një ndryshim i tillë kur sistemi ekzistues shihet si politikisht i komprometuar.
Ndonëse kapitalizmi klientelist mund të sjellë fitime afatshkurtra për disa, kostoja e tij afatgjatë është shumë e lartë. / FT – Syri.net
-

Trumpit nuk i dalin negociatat politike, përfshihet dhe në marrëveshjen Netflix–Warner Brothers
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të dielën e datës 7 dhjetor, se do të ketë një rol në vendimin për marrëveshjen prej 72 miliardë dollarësh midis Netflix dhe Warner Bros Discovery. Ai paralajmëroi se bashkimi i këtyre dy gjigantëve të industrisë së argëtimit mund të ngrejë shqetësime për përqendrimin e tregut.
“Do të jem i përfshirë në atë vendim,” tha Trump për gazetarët teksa mbërriti në Qendrën Kennedy për ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve.
Siç shkruan Reuters, Netflix ra dakord të premten të blejë studiot televizive, filmike dhe divizionin e transmetimit të Warner Bros Discovery për 72 miliardë dollarë, një marrëveshje që do t’i jepte kontrollin e një prej aseteve më të çmuara të Hollywood-it pionierit të transmetimit online.
Trump nuk tha nëse ishte pro miratimit të marrëveshjes, por theksoi rrezikun e një përqendrimi të fuqisë së tregut në industrinë e argëtimit.
“Këtë do ta thonë disa ekonomistë… Por është një pjesë e madhe e tregut. Pa dyshim që mund të jetë problem,” tha Trump. -

Reforma më e rëndësishme fiskale/ Tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg
Në Shqipëri po hyn në fazën e fundit një nga reformat më të rëndësishme fiskale të dekadës, ajo e taksës së re të pasurisë së paluajtshme. Projekti “ProTax Albania” për herë të pare do të mundësojë një taksim mbi vlerën reale të tregut dhe jo mbi çmimet e vjetra, një sistem që ka prodhuar padrejtësi dhe të ardhura minimale për bashkitë.
Të gjitha pagesat do të shkojnë drejtpërdrejt në bashki. Qëllimi është i qartë, të rriten të ardhurat vendore, të ketë më shumë investime lokale dhe më shumë shërbime për qytetarët, nga ndriçimi publik te rrugët dhe hapësirat e gjelbra.
“Për të rritur të ardhurat e pushtetit vendor, taksa e pasurisë është instrumenti kryesor. Parashikohet një rritje e konsiderueshme e të ardhurave lokale, të cilat do të administrohen nga bashkitë për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët”, tha ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo.
Reforma synon të zëvendësojë një sistem të vjetruar që nuk përputhej më me realitetin e tregut. Për vite me radhë, të ardhurat nga taksa e pronës në Shqipëri zinin vetëm 0.3% të PBB-së, tre herë më pak se vendet fqinje. Ministria e Financave përllogarit që deri në vitin 2030 të ardhurat të zënë 1% të PBB-së duke ju afruar direktivave të Bashkimit Europian
“Qëllimi është garantimi i një taksimi të drejtë të pronës dhe forcimi i bashkive në mbledhjen e taksave. Kemi krijuar sistemin unik dhe një kadastër funksionale. Që taksa mbi pronën të jetë instrumenti më kontribues për bashkitë, duhet parë jo vetëm si burim financimi, por si investime publike dhe mirëqenie për qytetarët. Në 2026 parashikohet të mblidhen 10 mld lekë ose 100 milionë euro vetëm nga kjo taksë”, tha ministri i Financave Petrit Malaj,
2026 dhe 2027 do të jenë vite tranzitore. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të përballen menjëherë me tarifën e plotë. Bashkitë do të kenë kohë të integrohen në sistemin e ri të kadastrës, ndërsa vlerësimi i tregut do të bëhet me faza.
Në 2028, reforma parashikohet të zbatohet plotësisht në të gjitha bashkitë. -

Raporti i AMF: SIGAL IG në krye të tregut të sigurimeve, 1 në 4 dëme paguhen nga kompania
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Shpërthen bombola e gazit pranë tregut çam, policia mbërrin menjëherë në vendngjarje
Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme pranë tregut çam në Tiranë.
Burime bëjnë me dije se shpërthimi dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga një bombël gazi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa zjarrfikësja ka shkuar me vonesë. -

Përgatitet ligji për kriptovalutat/ AMF dhe BSH priten të japin autorizimin, ndalohen manipulimet dhe abuzimet
Qeveria ka depozituar projektligjin e ri “Për tregjet e kripto-aseteve”, një nismë që synon të rregullojë për herë të parë veprimtarinë e bursave, platformave dhe ofruesve të shërbimeve të aseteve virtuale.
Drafti vjen si përgjigje ndaj rritjes së përdorimit të kriptomonedhave në vend dhe kërkesës për rregulla që mbrojnë investitorët dhe garantojnë transparencë.
“Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kripto-aseteve të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferta, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kripto-asetesh”, ka deklaruar Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Projektligji përcakton licencimin e detyrueshëm për të gjitha platformat që ofrojnë tregtim apo shërbime me kripto-asete, rregullat e kapitalit minimal, kërkesat e transparencës dhe mbikëqyrjen e veprimtarive që deri më sot operonin në një zonë gri. Ai parashikon që Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare të jetë institucioni përgjegjës për dhënien e licencave dhe kontrollin e tregut, ndërsa subjektet duhet të raportojnë rregullisht aktivitetin dhe të zbatojnë standardet kundër pastrimit të parave.
“Projektligji synon garantimin e standardeve më të larta të mbrojtjes së investitorëve dhe integritetit të tregut, përmes kërkesave prudenciale, rregullave dhe politikave të qeverisjes korporative, menaxhimit të konfliktit të interesit, masave të sigurisë kibernetike dhe operacionale, transparencës së dokumentit informues (whitepaper), rregullave të marketingut, si dhe mekanizmave kundër abuzimit me tregun dhe në përputhje me politikat e parandalimit të pastrimit të parave”, deklaron ministria.
Projektligji pritet të zgjasë procesin e formalizimit të tregut të kripto-aseteve në Shqipëri, duke hapur një mbikëqyrjeje më të fortë dhe një treg më të qëndrueshëm në përputhje me zhvillimet europiane.Top Channel
-

Sektori bankar në rritje me 8%, bankat shqiptare zgjerojnë përsëri pjesën e tregut
Sektori bankar ka vijuar rritjen me ritme të qëndrueshme edhe në tremujorin e tretë të vitit.
Të dhënat e paaudituara nga Shoqata Shqiptare e Bankave, mbështetur në Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), tregojnë se totali i aktiveve të sektorit në fund të muajit shtator arriti në afërsisht 2.222 trilionë lekë, në rritje me 60 miliardë lekë krahasuar me tremujorin e dytë.
Rritja vjetore e aktiveve të sektorit bankar ka vijuar me ritme të përafërta edhe gjatë tremujorit të tretë. Me bazë vjetore, totali i aktiveve të sektorit është në rritje me 8%.
Rritja e aktiveve krahasuar me një vit më parë është e përqendruar kryesisht në segmentin e huadhënies. Vlera neto e portofolit të kredisë kishte ishte rreth 881 miliardë lekë, në rritje me 11.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Megjithatë, të paktën në raportimin sipas IFRS, investimet në tituj janë bërë përsëri grupi i më i madh i aktiveve. Vlera e tyre në fund të shtatorit arriti në 886 miliardë lekë, në rritje me 7.4% krahasuar me një vit më parë.
Rritja e aktiveve vazhdon të mbështetet në rritjen me ritme me ritme të kënaqshme të depozitave të publikut. Në fund të shtatorit, depozitat arritën vlerën e 1.85 trilionë lekëve, në rritje vjetore me 9%.
Mbështetur në të dhënat paraprake të Shoqatës së Bankave, gjatë 12 muajve të fundit bankat me kapital vendas kanë vazhduar të zgjerojnë pjesën e tyre të tregut.
Pesë bankat me kapital shqiptar në fund të shtatorit zotëronin 37.6% të tregut, nga 36.6% që mbanin një vit më parë. Kontributin kryesor në zgjerimin e pjesës së tregut të bankave vendase e kanë dhënë Tirana Bank dhe Credins Bank.
Në nivel të bankave të veçanta, pjesa e tregut e bankës më të madhe në treg, Banka Kombëtare Tregtare (BKT), vazhdon të jetë në rënie. Në fund të tremujorit të tretë, BKT mbante 23.9% të tregut, nga 24.6% që zotëronte një vit më parë.
Credins Bank është vetmja mes pesë bankave më të mëdha që ka shënuar rritje të pjesës së tregut, në 16.6%, nga 16.2%, një vit më parë.
Pjesa e tregut të Raiffeisen Bank Albania ka ngelur e pandryshuar në 14.4%, po aq sa një vit më parë.
Edhe Intesa Sanpaolo ka zbritur në 9.8% të aktiveve të tregut, nga 10.2% një vit më parë.
OTP Albania ka rënë në 8.8%, nga 9% që zotëronte në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Pjesa e përbashkët e tregut e pesë bankave më të mëdha ka rënë në 73.5%, nga 74.4% që ishte një vit më parë.
Banka e gjashtë më e madhe renditet Tirana Bank, që është rritur në 7.9% (nga 7.2% një vit më parë). Vijon Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), që mban 6.9% të tregut (nga 7% një vit më parë), Union Bank zotëron 5.1% të tregut, po aq sa një vit më parë, ndërsa Banka e Parë e Investimeve (Fibank) është rritur në 3.2% (nga 2.9% një vit më parë). ProCredit Bank Shqipëri është rritur në 2.4% të aktiveve të tregut (nga 2.3% që mbante një vit më parë, ndërsa Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA) zotëron 1.1% të aktiveve të sektorit, po aq sa një vit më parë. -

“Nuk ka treg”/ Kriza e mandarinave në Konispol, prodhuesit të revoltuar: Malli na mbetet stok
Në Konispol situata është bërë shqetësuese për prodhuesit e mandarinave. Ndërsa plantacionet janë plot dhe sezoni ka hyrë në pikun e tij, fermerët thonë se prodhimi po u mbetet stok për shkak të mungesës së tregut.
Goditja më e fundit ka ardhur edhe nga përmbytjet e mëdha që prekën fushën e Konispolit, duke dëmtuar një pjesë të konsiderueshme të kulturave. Fermerët shprehen se mandarinat tashmë nuk mund të rrinë më gjatë në pemë, pasi koha optimale e vjeljes ka ardhur dhe çdo ditë që kalon rrezikon humbje të mëdha ekonomike.
Sipas tyre, mandarinat kanë të gjitha analizat e nevojshme, të kryera brenda dhe jashtë vendit, ndërsa cilësia është e garantuar. Megjithatë, mungesa e tregut dhe kostot e larta po e bëjnë të pamundur shitjen e prodhimit, duke vënë në rrezik mundin e një viti të tërë.
Prodhuesit dhe grumbulluesit nga Konispoli i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqësisë të ndërhyjë urgjentisht me masa konkrete për t’i ndihmuar të shmangin falimentimin dhe për të gjetur një zgjidhje për tregtimin e prodhimit.
“Ne kemi investuar gjithë vitin. Tani mandarinat janë gati për treg, por tregu mungon. Kërkojmë ndihmë, sepse ndryshe gjithë mundi ynë po shkon dëm”, shprehen fermerët. Zona e Konispolit mbetet një nga furnizuesit kryesorë të tregut të brendshëm me mandarina, ndaj kriza aktuale rrezikon të ndikojë në gjithë zinxhirin e furnizimit. -

Kriza e mandarinave në Konispol, prodhuesit dhe grumbulluesit: Malli na mbetet stok, nuk ka treg
Në Konispol situata është bërë shqetësuese për prodhuesit e mandarinave.
Ndërsa plantacionet janë plot dhe sezoni ka hyrë në pikun e tij, fermerët thonë se prodhimi po u mbetet stok për shkak të mungesës së tregut.
Goditja më e fundit ka ardhur edhe nga përmbytjet e mëdha që prekën fushën e Konispolit, duke dëmtuar një pjesë të konsiderueshme të kulturave. Fermerët shprehen se mandarinat tashmë nuk mund të rrinë më gjatë në pemë, pasi koha optimale e vjeljes ka ardhur dhe çdo ditë që kalon rrezikon humbje të mëdha ekonomike.
Sipas tyre, mandarinat kanë të gjitha analizat e nevojshme, të kryera brenda dhe jashtë vendit, ndërsa cilësia është e garantuar. Megjithatë, mungesa e tregut dhe kostot e larta po e bëjnë të pamundur shitjen e prodhimit, duke vënë në rrezik mundin e një viti të tërë.
Prodhuesit dhe grumbulluesit nga Konispoli i bëjnë thirrje Ministrisë së Bujqësisë të ndërhyjë urgjentisht me masa konkrete për t’i ndihmuar të shmangin falimentimin dhe për të gjetur një zgjidhje për tregtimin e prodhimit.
“Ne kemi investuar gjithë vitin. Tani mandarinat janë gati për treg, por tregu mungon. Kërkojmë ndihmë, sepse ndryshe gjithë mundi ynë po shkon dëm”, shprehen fermerët.
Zona e Konispolit mbetet një nga furnizuesit kryesorë të tregut të brendshëm me mandarina, ndaj kriza aktuale rrezikon të ndikojë në gjithë zinxhirin e furnizimit.Top Channel