Tag: tregun

  • Luleshtrydhet Greke Helmuan Tregun: Fermerët e Frakullës në Protestë

    Luleshtrydhet Greke Helmuan Tregun: Fermerët e Frakullës në Protestë

    Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia, të cilat rezultuan të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë shkaktuar një krizë të menjëhershme në tregun vendas, duke goditur rëndë fermerët në Frakull të Fierit.

    Sipas tyre, pas publikimit të lajmit për kontaminimin, çmimi i luleshtrydhes shqiptare ra nga 150 lekë të reja për kilogram në vetëm 40 lekë, duke e bërë të pamundur shitjen e prodhimit vendas. Në një protestë të zhvilluar mesditën e sotme, fermerët hodhën përtokë arkat me luleshtrydhe dhe deklaruan se një pjesë e madhe e prodhimit ka përfunduar tashmë në lumin Vjosë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    “Është e padrejtë të penalizohemi për diçka që nuk ka lidhje me ne. Prodhimi ynë është bio dhe i sigurt. Shteti duhet të na ndihmojë për të mbijetuar”, thanë ata në mënyrë të njëzëshme.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Fermerët theksojnë se ndodhen në prag të falimentimit dhe i bëjnë apel institucioneve për masa urgjente mbështetëse. Sipas tyre, ky është viti më i vështirë që kanë përjetuar ndonjëherë, ndërsa e gjithë situata po ndodh pa fajin e tyre.

  • Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat

    Luleshtrydhja greke me pesticide “djeg” fermerët vendas: Po penalizohemi padrejtësisht! Shteti të bëjë analizat

    Tre ngarkesat me luleshtrydhe të importuara nga Greqia të cilat pasi kanë hyrë në tregun shqiptar kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, kanë sjellë rënie të ndjeshme të çmimit të luleshtrydhes në Frakull të Fierit. Shitja prej një jave është bllokuar si në tregun vendas ashtu dhe në shtetet fqinje, ku eksportohej luleshtrydhja e Frakullës, si Kosovë, Kroaci, Mali i Zi.

    “Çmimi ka qenë me 150 lekë për kg ndërsa gjatë fundjavës ra në 40 lekë/kg. Nga sot është bllokuar malli. Nuk na e marrin grumbulluesit sepse nuk ka konsum. “Jemi penalizuar padrejtësisht. Qeveria duhet të ndërhyjë.

    Ne kemi me qindra ton luleshtrydhe në sera të cilat po kalben dhe detyrohemi t’i hedhim në lumin Vjosë. Ne kërkojmë që institucionet të vijnë këtu të marrin kampione, të bëjnë analiza dhe nëse del me pesticide ne shkojmë në burg në të kundërt duhet të vazhdojë tregtimi.

    Të vijë zv/kryeministrja Balluku, se shkon shtëpi e më shtëpi dhe nuk vjen këtu tek ne që po falimentojmë! Kemi investuar në sera dhe tani prodhimi është bllokuar sepse nuk ka treg. Po familjentojmë! Shteti të vijë këtu të bëjë analiza dhe t’i tregojë popullit të vertetën”- , thanë ata.

    Në shenjë proteste fermerët kanë hedhur përtokë arkat me luleshtrydhe. Përballë kësaj situate apelojnë për ndihmë nga shteti në përballimin e kësaj situate.

    Tre ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka konfirmuar se 52 kilogramë luleshtrydhe të importuara nga Greqia janë shitur në tregun tonë, ndonëse analizat laboratorike kanë zbuluar nivele të larta pesticidesh, përtej kufijve të lejuar nga standardet e sigurisë ushqimore. Për pasojë janë bllokuar 10 ngarkesa të tjera me luleshtrydhe greke në pikat kufitare.

  • Qeveria merr vendim që obligon kompanitë ta ulin çmimin e naftës

    Qeveria merr vendim që obligon kompanitë ta ulin çmimin e naftës

    Me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe konkurrencës së ndershme në tregun vendor, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, nënshkroi vendimin për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.
    Ministrja Hajdari theksoi se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi i produkteve të naftës.
    Këto të dhëna janë nga evidencat e përditshme të Doganës së Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
    Sipas këtij vendimi, përcaktohet:

    – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në dy (2) eurocentë për litër dhe

    – marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

    Po ashtu, ky vendim i detyron subjektet për t’u furnizuar me produkte dhe për të ofruar për shitje produktet e naftës, pa ndërprerje, si dhe të respektojnë çmimet me marzhën tregtare maksimale të lejuar dhe tjera masa mbrojtëse të përcaktuara.

    Po ashtu, zbatimi i këtij vendimi parasheh mbikëqyrje të shtuar inspektuese, paraqitjen e rasteve të dyshimta te Autoriteti i Konkurrencës, si dhe bashkëpunim të ngushtë të Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës.
    Ministrja Hajdari gjithashtu theksoi se ky vendim është një hap tutje drejt promovimit të konkurrencës së ndershme të tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve, duke parandaluar sjelljet antikonkurruese, duke siguruar transparencë dhe kushte të barabarta në tregun e Republikës së Kosovës.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 7 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89.7 lekë dhe do shitet me 91.2 lekë.Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë.
    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.5 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë.
    Ndërsa paundi britanik do blihet me 115.8 lekë dhe do shitet me 117.1 lekë.

  • Kursi i këmbimit valutor

    Kursi i këmbimit valutor

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.6 lekë dhe do shitet me 93. 5 lekë.
    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.
    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104.4 lekë, ndërsa paundi britanik do blihet me 117.8 lekë dhe do shitet me 119 lekë.

  • Këmbimi valutor 4 prill, me sa lekë blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

    Këmbimi valutor 4 prill, me sa lekë blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89 lekë dhe do shitet me 91 lekë.
    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë.

    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 105 lekë.
    Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.5 lekë dhe do shitet me 118.1 lekë.

  • Këmbimi valutor 4 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 4 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 89 lekë dhe do shitet me 91 lekë.
    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.8 lekë dhe do shitet me 99.8 lekë.
    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.7 lekë dhe do shitet me 105 lekë.
    Ndërsa paundi britanik do blihet me 116.5 lekë dhe do shitet me 118.1 lekë.

  • Jorida Tabaku në tregun e Laprakës: ‘Qytetarët janë të braktisur, ekonomia është në krizë. Ne do ta ndryshojmë këtë realitet!’

    Jorida Tabaku në tregun e Laprakës: ‘Qytetarët janë të braktisur, ekonomia është në krizë. Ne do ta ndryshojmë këtë realitet!’

    Kandidatja e Partisë Demokratike në listën e hapur për Tiranën, Jorida Tabaku, vizitoi sot tregun e Laprakës për të parë nga afër situatën alarmante të bizneseve të vogla dhe boshatisjen e tregjeve në kryeqytet.

    Gjatë vizitës, ajo pati mundësinë të bisedojë me qytetarë dhe sipërmarrës, të cilët i shprehën shqetësimet e tyre për rritjen e çmimeve dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.

    “Kam ardhur sot në tregun e Laprakës për të parë situatën reale në tregjet e Tiranës, në këtë krizë të thellë ekonomike dhe krizë të bizneseve të vogla”, u shpreh Tabaku.

    Një nga sipërmarrëset që punon e vetme në treg, në kushte të vështira, theksoi se sistemi është i padrejtë dhe nuk ofron shpresë:

    “Këtu nuk ka drejtësi, nuk ka mbështetje, gjithçka është lënë pas dore!”, tha ajo me revoltë.

    Deputetja Tabaku iu përgjigj:

    “Për ta ndryshuar këtë situatë, duhet një ndryshim i vërtetë. Dhe për këtë jemi ne këtu. Ti po flet me mua dhe unë do të jem zëri yt. Ne do ta thyejmë këtë padrejtësi!”

    Duke theksuar se problemet nuk kufizohen vetëm te shëndetësia, por shtrihen edhe te taksat, arsimi dhe mungesa e mundësive për të rinjtë, Tabaku shtoi:

    “Ashtu si në shëndetësi, edhe te taksat, edhe te arsimi, gjithçka është njësoj. Ne duhet ta ndryshojmë këtë sistem që i ka braktisur qytetarët.”
    Me këtë vizitë, Tabaku konfirmoi se do të jetë zëri i atyre që sot nuk dëgjohen dhe garancia për një alternativë që e vendos qytetarin të parin.

  • Këmbimi valutor 3 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Këmbimi valutor 3 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.4 lekë dhe do shitet me 91.7 lekë.
    Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.
    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.8 lekë dhe do shitet me 103.8 lekë.
    Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.6 lekë dhe do shitet me 118.7 lekë.

  • Pësuar rënie apo ngritje?/ Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Pësuar rënie apo ngritje?/ Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

    Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me 92.2 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.5 lekë.
    Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.5 lekë dhe do shitet me 119 lekë.