Tag: treguesi

  • “Vlerësime pozitive të bizneseve për ecurinë e aktivitetit”/ Reagon BSH: Turizmi po nxit besimin tek ekonomia

    “Vlerësime pozitive të bizneseve për ecurinë e aktivitetit”/ Reagon BSH: Turizmi po nxit besimin tek ekonomia

    Banka e Shqipërisë ka publikuar vrojtimin për besimin në ekonomi i cili rezulton se për majin u rrit me 1.1 %, duke qëndruar 8.9 pikë mbi mesataren historike. Kontribut ka dhënë treguesi i besimit në që u rrit me 2.2 %.
    Turizmi vijon të mbetet një ndër sektorët që nxit ekonominë shqiptare. Kjo është bërë edhe më e ndjeshme në një kohë që sezoni veror ka nisur tashmë në vend ndërsa vetëm në periudhën janar-prill Shqipërinë e vizituan rreth 2.4 milionë turistë të huaj.
    Niveli aktual i tij qëndron ndjeshëm mbi mesataren historike dhe kjo lidhet me vlerësimet më pozitive për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Mjaft vlerësime optimist për muajt në vijim ka edhe industria e cila ka pësuar një rritje me 8 %.
    Përmirësimi erdhi nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset ishin më optimiste edhe për prodhimin industrial aktual. Treguesi i besimit në ndërtim ra me 3.4 % në muajin maj si pasojë e aktivitetit ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese.
    Edhe sektori i tregtisë ka qenë më pessimist gjatë maji dhe pritshëmritë e bizneseve në këtë aktivitet kanë pësuar një ulje me 1.8%.
    Ndërkohë treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie me 1.8 %. Nërkohë pritshmëritë e qytetarëve për gjendjen financiare vjojnë të mbeten të njëjta.

  • Prodhuesit dhe konsumatorët pesimistë, treguesi i besimit në ekonomi ra për prillin

    Prodhuesit dhe konsumatorët pesimistë, treguesi i besimit në ekonomi ra për prillin

    Treguesi i besimit të biznesit dhe konsumatorit pësoi rënie në muajin prill. Sipas Bankës së Shqipërisë, Treguesi i Ndjesisë Ekonomike (TNE) rënie prej 0.8 pikësh në krahasim me muajin mars. Vlera e TNE-së qëndron 7.4 pikë mbi mesataren afatgjatë.

    Rënia gjatë muajit prill u përcaktua veçanërisht nga sektori i industrisë, dhe më pak nga treguesi i besimit konsumator. Ndërkohë treguesit e besimit në sektorët e ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë, regjistruan rritje të lehta.

    Treguesi i besimit të industrisë ra me 6.7 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet e përkeqësuara për kontratat porositëse në vend dhe veçanërisht për ato nga eksportet. Për rrjedhim, ky tregues thelloi vlerat negative, duke zbritur nën mesataren historike. Në terma të pritjeve për të ardhmen, bizneseve të këtij sektori presin punësim në rritje dhe çmime në rënie.

    Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 1.3 pikë përqindje në muajin prill, për të dytin muaj me radhë. Ky tregues qëndron rreth 17 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të larta për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rritje.

    Treguesi i besimit në shërbime u rrit lehtësisht me 0.5 pikë përqindje, në muajin prill. Niveli i këtij treguesi qëndron rreth 14 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë të tij. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje. Pritjet e bizneseve për punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë gjithashtu me rritje.

    Treguesi i besimit në tregti ka shënuar rritje me rreth 0.8 pikë përqindje. Kjo rritje u ndikua kryesisht nga vlerësime optimiste për punësimin në të ardhmen. Niveli aktual i treguesit qëndron rreth 7 pikë përqindje mbi mesataren historike. Gjithashtu, pritjet e tyre për ecurinë e biznesit dhe ato për çmimet në të ardhmen kanë regjistruar rritje këtë muaj.

    Treguesi i besimit konsumator ra me 1.3 pikë përqindje në prill. Megjithatë, niveli i tij aktual mbetet mbi mesataren historike me rreth 2 pikë përqindje.

    Përkeqësimi u ndikua nga rënia e pothuajse të gjithë balancave përbërëse të treguesit, përkatësisht: pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet aktuale në shuma të mëdha. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar lehtësisht për poshtë.

  • Rriten sërish treguesit e besimit në ekonomi, BSH: Niveli qëndron në 8.1 pikë, mbi mesataren historike

    Rriten sërish treguesit e besimit në ekonomi, BSH: Niveli qëndron në 8.1 pikë, mbi mesataren historike

    Përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit të bizneseve në të gjithë sektorët, ndikuan pozitivisht në Treguesin e Ndjesisë Ekonomike që u rrit me 1.1 pikë në muajin Mars, sipas Bankës së Shqipërisë.
    Aktualisht, Niveli i këtij treguesi qëndron në 8.1 pikë mbi mesataren historike thuhet në raportin e Vrojtimit të Besimit të Biznesit dhe të Konsumatorit.
    Treguesi i Besimit Konsumator shënoi rritjen më të madhe referuar të dhënave të Bankës Qendrore me 2.3 pikë përqindje ku për të dytin muaj rresht ka çuar nivelin e këtij treguesi mbi mesataren historike me 3.5 pikë përqindje.
    Këto shifra pozitive vijnë si rezultat i pritjeve më optimiste për situatën e përgjithshme të ekonomisë dhe për gjendjen e financiare të qytetarëve në të ardhmen ashtu edhe situatën e përmirësuar të blerjeve në shuma të mëdha.
    Besimi në industri u rrit me 1.4 pikë përqindje në muajin Mars duke bërë që niveli i tij të shkojë në 6 pikë përqindje mbi mesataren historike. Ky besim u përcaktua nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet, si dhe vlerësimi më optimist për prodhimin industrial aktual.
    Rritje gjatë Marsit, sipas Bankës së Shqipërisë pësuan edhe Treguesi i besimit në ndërtim dhe ai në shërbime, përkatësisht me 1.6 pikë përqindje i pari dhe me 1.2 pikë përqindje ai në shërbime.
    I vetmi tregues që shënoi vlera negative ishte Treguesi i Besimit në Tregti i cili u ul me 2.1 pikë përqindje në muajin Mars.