Rozana Radi ka treguar ethet e finales, pas një gare të ashpër ku ishte “kokë më kokë” me Gjestin.
Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që fitues i këtij edicioni është Gjesti, teksa shtoi se pjesëmarrja në program ka qenë një eksperiencë e veçantë.
Rozana ka treguar edhe planet për karrierën e saj, teksa tashmë ka mbaruar rrugëtimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
“Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti, njësoj siç do të isha për veten time. Unë e fitova finalen time. Si i përjetova këto muaj në BBV… është një kub i vogël, atë kubin me ngjyra të ngatërruara, ia bëra të gjitha ngjyrat.
Unë i realizova të gjitha dëshirat e mia në këtë BBV dhe ia mora të gjithë kënaqësinë. Nga Rozana në vijim.. nuk e di… të mendoj për një fëmijë në fillim, edhe gjëra të mira artistikisht patjetër”, u shpreh Rozana.
Tag: treguar
-

“Kokë më kokë” me Gjestin në finale, Rozana reagon pas përfundimit së “Big Brother VIP”: I mora të gjithë…
-

Dumani rrëfen ekzekutimin e Elvis Dedës: Herik Hoxha më tha se kur e qëlloi nga makina ishte i dehur
U zhvillua ditën e sotme(15 prill) seanca e radhës për dosjen “Plumbi i artë”, ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka vijuar me dëshminë e tij para trupit gjykues të GJKKO-së dhe SPAK-ut, në lidhje me ngjarjet kriminale, grupet dhe personat e përfshirë në një dekadë aktiviteti të paligjshëm, me atentate vdekjeprurëse dhe paligjshmëri të tjera.
Dumani tregoi detaje nga vrasja e Elvis Dedës, duke thënë se u vra nga Henrik Hoxha dhe Festim Qoli. Sipas tij, vetë Hoxha i ka treguar se si e ka kryer ekzekutimin, nga një makinë në lëvizje.
Bashkëpunëtori i drejtësisë iu përgjigj pyetjeve të avokatëve të pranishëm të të pandehurve të çështjes.
“Me festim Qolin komunikoja pasi i thosha djalit të tezes që punonte te lokali. Festimit i njihja të gjithë familjen. Ulesha ndonjëherë edhe me Petrit Qolin. Kurse për vrasjen e Elvis Dedës, makinën që përdorën ia sollën Festimit nga Fushë-Kosova. Elvis Deda ose ‘Losha’ ka qenë duke drekuar. E ka gjuajtur Enriku dhe ka dalë edhe Festimi që ishte shofer. Kanë djegur makinën dhe kanë ikur për disa kilometër në këmbë. Këto m’i ka thënë Festimi. Se njihja ne atë kohë Henrikun. Elvis Dedjan e kam njohur si shok të Festimit. Te lokali e kam parë. S’kam pasur shoqëri me Dedjan”, rrëfeu Dumani mes të tjerash.
Por jo vetëm kaq, pasi për ngjarjen i ka treguar edhe Henrik Hoxha, të cilin e pati ushtar të grupit tëtij të vrasësve me pagesë për shumë vite.
“Henriku më ka treguar për vrasjen dhe më tha që ka qene i pirë kur bëri ekzekutimin e Elvis Dedës. Më tha dola, i kam qëlluar, kam qenë i dehur”, vijoi i penduari i drejtësisë.
Rrëfimet e tij në GJKKO kanë sjellë polemika të shumta mes palëve, sidomos mes të pandheurve, që e akuzuan Dumanin si gënjeshtar.
Dumani ka rrëfyer njohjet me Talo Çelën, Suel Çelën, Erjon Alibejn dhe të tjerët dhe luftën e përgjakshme mes tyre, ku porosisnin krime me pagesa që shkonin deri në 200 mijë euro.
Sipas SPAK, janë të paktën 12 krime të rënda, vrasje dhe dhjetëra të tjera si atentate të dështuara, plagosje, kërcënime, dhunime dhe bashkëpunim. Të paktën 8 organizata kriminale me 32 persona të dyshuar janë evidentuar nga ky hetim.
I penduari ka treguar edhe se si komunikonte me krerët e grupeve dhe anëtarët, nëpërmjet platformave të koduara si SKY ECC, MATRIX dhe BQ, për të cilat ka vënë në dispozicion të prokurorëve edhe 3 fjalëkalimet sekrete, dy prej tyre “TotoRina” dhe “Covid”. -

Berisha tregon 8 pika pse duhet votuar PD më 11 maj
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar pse duhet votuar numri 1 në fletën e votimit më 11 maj. Sipas videos janë 8 pika pse shqiptarët duhet të votojnë PD. Po sot Berisha pati një takim me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tiranës. Gjatë takimit, ai foli për politikat që do të vendosë për biznesin e vogël, nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Diku biseduar me qytetarët, njërit prej tyre i ra telefoni, i cili iu përgjigj: “Jam me Sali Berishën. Jam me Salën”, ndërsa lideri i iu kthye me batuta: “Përshëndete”.
1-Karta e konsumatorit.2-Rritje pensionesh 20%.3-TVSH ulet në 15%.4-Ulet çmimi i energjisë.5-Ulet çmimi i naftës.6-Paga mesatare 1200 euro.7-Paga minimale 500 euro.8-Minimumi jetik 200 euro. -

Armando Broja luan si titullar te Evertoni në Premier League, shqiptari i vjen shansi i artë në dorë
Në ditën e sotme, Evertoni do të përballet ndaj Notingham Forest në transfertë. Një ndeshje e vështirë ndaj një rivali si Notinghami që në këtë sezon ka treguar një super nivel në elitën e futbollit anglez.
Ndërkohë nga minuta e parë është Armando Broja që hidhet në fushë. Kështu shqiptarit i vjen shansi i artë për të treguar veten, ndërsa disa ditë më parë vetë trajneri Moyes u shpreh se Broja ka disa cilësi të mira dhe se do të vinte shansi për të treguar veten. Fjala u mbajt, ndërsa sic shihet situata te Evertoni po shohin mundësinë për të blerë kartonin e tij në verë. /Sport Ekspres/ -

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi
Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin tonë. Padyshim, shpirti formon trupin, dhe mendimet pozitive mund të ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e plakjes.
Një shembull i jashtëzakonshëm është Paddy Jones, një balerinë që për më shumë se një dekadë ka mbushur skenat botërore me kërcimin e saj salsa. Ajo u bë e njohur në vitin 2009, kur mori pjesë në shfaqjen spanjolle të talenteve ‘Tú Sí Que Vales’, dhe që nga ajo kohë ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në programet e talenteve në Britaninë e Madhe, Gjermani, Argjentinë dhe Itali. Jones, e cila është afër 85 vjeç, është shpallur balerinja më e vjetër e salsas në botë, sipas rekordeve botërore Guinness.
Ajo ka arritur të mbajë një formë të shkëlqyer fizike dhe energji rinore, pavarësisht moshës së saj.
“Nuk pretendoj moshën time sepse nuk ndihem 85 vjeç,” ka thënë ajo.
Kjo është një shembull frymëzues për të gjithë ne, pasi Jones ka arritur të kthehet në kërcimtare pas daljes në pension, duke u pasionuar për salsën dhe duke pasur një qëndrim pozitiv ndaj jetës.
Studiuesit kanë treguar se njerëzit që e shohin plakjen si një mundësi për rritje dhe zhvillim, kanë një shëndet shumë më të mirë dhe janë më të motivuar për të ushtruar dhe për t’u kujdesur për veten. Njerëzit që e lidhin plakjen me dobësinë dhe rënien, shpesh e përjetojnë atë me stres dhe ankth, gjë që mund të ndikojë në shëndetin e tyre.
Një nga studimet më të njohura është ai i psikologes Ellen Langer nga Universiteti i Harvardit. Në vitin 1979, ajo kryeu një eksperiment me një grup 70-80 vjeçarësh, duke i bërë ata të jetonin sikur të ishin 20 vjet më të rinj, duke rikthyer kujtimet dhe përvojat e fëmijërisë. Rezultatet ishin befasuese: ata që kishin adoptuar këtë mentalitet, kishin përmirësuar aftësitë njohëse, shikimin, fleksibilitetin dhe edhe simptoma të artritit.
Një tjetër studim i rëndësishëm nga Beça Levy, profesoreshë në Shkollën e Shëndetit Publik në Yale, ka zbuluar një lidhje të drejtpërdrejtë midis perceptimeve për plakjen dhe jetëgjatësisë. Levy ka treguar se individët që kishin një qëndrim pozitiv ndaj plakjes jetuan mesatarisht më shumë se ata që besonin në konceptet negative për moshën. Sipas studimit, njerëzit me perceptime pozitive jetuan shtatë vjet më shumë se ata që kishin perceptime negative për plakjen.
Një perceptim pozitiv për plakjen mund të ulë ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të tilla si Alzheimer. Studimet e mëvonshme kanë treguar se ata që e lidhin plakjen me rënien janë më të predispozuar për të zhvilluar sëmundje kronike, ndërsa ata që e shohin si mundësi për zhvillim personal janë më të shëndetshëm dhe aktivë.
Një studim i fundit ka treguar se mendimet pozitive për plakjen mund të shërbejnë si një eliksir për jetëgjatësi dhe shëndet të mirë. Ajo që mund të mësojmë nga Paddy Jones dhe studimet që kanë analizuar ndikimin e perceptimeve mbi plakjen është se, pavarësisht moshës, kemi mundësinë të zgjedhim një qëndrim pozitiv ndaj jetës. Në këtë mënyrë, mund të shmangi stresin dhe pasigurinë që vijnë me stereotipet negative dhe të përqendrohemi në përfitimet që vijnë me moshën.
Kështu, mund të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm, duke u frymëzuar nga mentaliteti i Paddy Jones dhe të tjerë që kanë përqafuar rritjen dhe moshën si mundësi për zhvillim dhe lumturi të pafund. Syri.net-iefimerida
-

Vrasjet e dosjes “Plumbi i Artë”, dëshmojnë të penduarit e drejtësisë dhe të akuzuarit për krimet e rënda
Dëshmia e radhës e Nuredin Dumanit para Gjykatës së Posaçme, ka nxjerrë në dritë të tjerë krime të rënda, vrasje dhe përplasje mes bandave të vendit.
Në seancën e kësaj të marte për dosjen “Plumbi i Artë”, Nuredin Dumani, ka fajësuar sërish Suel Çelën për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Elton Kilës, i njohur si Oti i Elbasanit.
Por, nga ana tjetër, njëri prej të pandehurve, Xhulian Hoxha, i cili mori pjesë në vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, gjatë një debati që pati në seancë me Erion Alibejn, e akuzoi këtë të fundit për atentatin e Kastriot Kilës i njohur edhe me emrin Elton dhe sipas tij nuk ishte porositëve Suel Çela.Xhuljan Hoxha: Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibeaj, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen e tij. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela.
Më tej, Erion Alibej shtoi se do të niste rrëfimet, mes të cilave edhe për vetë Suel Çelën dhe jo vetëm.
Erjon Alibej: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij, edhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do t’i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërteta dhe trillime, sugjeroj mediat mos të nxitohen derisa të japim dhe ne deklarimet tona.
Ndërkohë Nuredin Dumani, u pyet nga avokatët për njohjen dhe marrëdhënien që kishte me Henrik Hoxhajn, të cilin e kishte njohur në 2019-ën në ditëlindjen e Festim Qolit.
Nuredin Dumani: Për ngjarjet që jam përfshirë i kam treguar Henrikut, ashtu siç më ka treguar edhe ai mua. I kam treguar për vrasjen e Fatmira Dedës, nuk më kujtohen të tjerat. Gjatë kohës që flisja me Henrikun, nuk kishim kohë të flisnim për muhabete të vjetra sepse ishim të ngarkuar në atë moment.
Ndër të tjera Dumani shtoi se disa ngjarje të tjera nuk ia kishte treguar Henrik Hoxhës, pasi sipas tij ishte përdorues droge dhe i pabesueshëm në shumë raste./vizionplus.tv -

RRËFIMI/ Dumani: Dritan Lame më ka dhunuar. I thashë, ‘mbaje mend çfarë do të bëj’, por u vra!
Nuredin Dumani dhe Dritan Lame
TIRANË- Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë, ka dalë sërish në gjyq në kuadër të dosjes “Plumbi i artë”. Edhe në seancën e sotme ai ka dhënë dëshmitë e tij, kësaj here duke iu përgjigjur ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i është përgjigjur disa pyetjeve të avokatit të Henrik Hoxhajt, Gentian Rumano.
Dumani ka treguar edhe njëherë një tjetër episod me efektivin e ndjerë të Policisë së Shtetit, Dritan Lame, duke pretenduar se e kishte kërcënuar.
“Unë kam qenë në burg herën e pare dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që me ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se me dal unë nga burgu,”- ka treguar Dumani.
PJESË NGA DËSHMIA:
Gentian Rumano, avokati i Henrik Hoxhajt: Si e ke njohur Henrik Hoxhaj?
Dumani: Unë e kam njohur në ditëlindjen e Festim Qolit në Fushë Studen me daulle dhe muzikë, kështu i bënte ditëlindjet ai. Hëngrëm pimë kërcyem ndërsa Henriku ishte në gjumë pjesën dërrmuese të kohës sepse piu bar. Aty jam takuar për herë të parë fizikisht. Unë e njihja si drogaxhi dhe pijanec.
Avokati: E keni parë me përpara këtij momenti?
Dumani: E kam pare një herë tek lokali i Festim Qolit, ky ishte në kërkim për vrasje ndërkohë. Unë kam vajtur aty sepse me thanë që ka një sherr dhe kam vajtur aty, por nuk e dija që ishte ai Henriku. Unë kam qenë në burg herën e parë dhe dola nga burgu, ishte një nga komisaret e komisariatit 6, ka qenë Dritan Lame, që më ka dhunuar. I kisha thënë mbaje mend çdo të bëj kur të dal. Ai u vra para se të dilja unë nga burgu. Për Henrikun kam dëgjuar nga Festim Qoli.
Avokati: Cili ka qenë shkaku që polici Dritan Lame ju ka rrahur?
*Në këtë moment SPAK kundërshton pyetjen dhe gjykata pranon qëndrimin e SPAK
Avokati: Ju keni thënë që kur qëndronit me Henrikun për ngjarjet kur keni marrë pjesë?
Dumani: Po i kemi treguar njeri-tjetrit.
Avokati: Konkretisht për cilat ngjarje?
Dumani: Për dy vjet që kam ndenjur unë me Henrikun, i bie të rrime këtu gjatë, një nga ngjarjet që i kam treguar ka qenë vrasja e Fatmira Dedës. Tjetër s’më kujtohet për momentin.
Avokati: Nuk mu përgjigjet për pyetjen, i keni treguar Henrikut edhe ngjarje të tjera?
Dumani: Kjo më kujtohet, por kur rrija me Henrikun nuk kishim dhe shumë kohë për të folur për ngjarje të shkuara se kishim shumë ngjarje nëpër duar.
Avokati: A keni marrë porosi nga ndonjë person, që ke dashur ta kryesh por nuk e ke realizuar dot?
Dumani: Porositë i merrja kur bëhej pagesa ose gjysma e pagesës.
Avokati: Ju kujtohet ti keni kërkuar Henrikut, që doni te kryeni një ngjarje dhe nuk e keni realizuar?
Dumani: Unë e quaj tentativë kur kam marrë pagesën, por muhabete kot pa lidhje kemi berë ne.
Avokati: I keni deklaruar në gjykatë të gjitha ngjarjet?
Dumani: Këto që kam deklaruar këtu i keni dëgjuar, i kam deklaruar në vend tjetër.
Avokati: A kanë qenë edhe persona të tjerë?
Dumani: Ka qenë edhe Festim Qoli, kur ne kemi berë biseda, kemi qenë tek shtëpia ime, më vonë edhe në një drekë në Peqin, unë Skredi Tase dhe Henrik Hoxhaj.
Avokati: Si je njohur me Erjon Alibejn?
Dumani: E kam takuar dhe njohur nëpërmjet, Eljo Bitrit dhe me hapi temën e vrasjeve në Elbasan dhe dyshonin tek unë. Eljo Bitri, më tha qe dyshonin se isha unë i përfshirë në masakrën e Bradasheshit, e dhjetorit 2018. Pas disa ditësh kam takuar kushëririn e Elio Bitrit, ai dinte shumë gjera dhe unë ju kam sqaruar që nuk kam lidhje me atë ngjarje. Jam takuar më pas me Eljo Bitrin dhe Arjan Spahiun aty ishte dhe Erjon Alibejn por unë kisha përshtypjen se ishte më i madh në moshë, por ai ishte moshatar me mua. Kemi qëndruar për dy orë dhe kam sqaruar që nuk kam lidhje me ngjarjen e Bradasheshit./ZËRI -

“Zoti bën mrekulli”, vajza e trajnerit Sylvinho pëson aksident, publikon pamjet nga spitali
Vajza e trajnerit të njohur Sylvinho ka ndarë një mesazh prekës në Instagram, duke treguar historinë e saj të shërimit pas një aksidenti tragjik që ndodhi një vit më parë. Ajo ka treguar se më 05/04/2024, kishte djegur të dyja këmbët me ujë të nxehtë dhe kishte qëndruar për 5 ditë në spital, me rrezik të madh për të nevojitur një transplant në këmbën e djathtë. Megjithatë, për fat të mirë, Zoti e shpëtoi dhe e ndihmoi të shërohej.
Një vit pas atij momenti të tmerrshëm, ajo ka shprehur falënderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që e mbështetën gjatë periudhës më të vështirë të jetës së saj.
“365 ditë më vonë, vazhdoj të jem dëshmi e gjallë se Zoti bën mrekulli.Më 05/04/2024, më digjën të dyja këmbët me ujë të nxehtë. Qëndrova e shtruar për 5 ditë, me rrezik shumë të lartë që të nevojitej një transplant në këmbën e djathtë, por Zoti nuk e deshi kështu.
Një vit më vonë, jam plotësisht e shëruar dhe me gati asnjë shenjë.
Zoti më dha një ekip të mrekullueshëm që më mbështeti në një nga momentet më të vështira të jetës sime. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo person që më vizitoi, më telefonoi, u shqetësua për mua dhe bëri gjithçka që të më nxirrte një buzëqeshje.
Sot, jam e shëruar, e rinovuar dhe më e fortë se kurrë.💌
MOS PËRDORNI BORSA ME UJË TË NGROHTË, ATO SHPËRTHYHEN.“, shkruan ajo.
/vizionplus.tv -

Zbuloni disa nga ushqimet që ndikojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe mbrojnë shëndetin e zemrës
Sëmundjet kardiovaskulare marrin më shumë jetë, dhe janë një grup sëmundjesh që prekin zemrën apo enët e gjakut.
Përveç aktivitetit fizik dhe lënies së duhanit, ekspertët nuk lënë anash edhe ushqimin kur flasin për parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Më poshtë renditen ushqimet që ndikojnë në pastrimin e enëve të gjakut dhe mbrojnë shëndetin e zemrës.
Vaj ulliri – Vaji i ullirit është i pasur me acide yndyrore mono të pangopura, veçanërisht acid oleik, i cili redukton inflamacionin dhe përmirëson profilin e lipideve. Studimet kanë treguar se konsumimi i vajit të ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe shton se vaji i ullirit duhet të përdoret në sallata ose si shtesë në pjatat e gatuara.Salmon – Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat ulin nivelin e triglicerideve dhe zvogëlojnë rrezikun e aritmive. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i peshkut mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, duke shtuar se duhet konsumuar me perime të pjekura në skarë ose në sallata.
Bollgur – Bollguri përmban beta-glukane që ulin nivelet e kolesterolit. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i tyre mund të zvogëlojë kolesterolin e keq LDL. Ato mund të hahen në mëngjes me fruta dhe arra.
Hudhra – Hudhra përmban alicinë, e cila ka veti anti-inflamatore dhe mund të ulë presionin e gjakut. Studimet kanë treguar se konsumimi i hudhrës mund të përmirësojë shëndetin kardiovaskular. Duhet të përdoret si erëz në gatim, ose në marinada, ose të pihet me një gotë ujë.
Brokoli – Brokoli është i pasur me antioksidantë dhe vitaminë K, e cila ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e shëndetit të enëve të gjakut. Mund të konsumohet në avull, ose në sallatë me vaj ulliri.
Arra, bajame – Arrat janë të pasura me yndyrna të shëndetshme, fibra dhe antioksidantë. Studimet kanë treguar se konsumimi i tyre mund të zvogëlojë kolesterolin LDL dhe inflamacionin.Ato mund të konsumohen si meze të lehtë ose si shtesë në sallata.
Manaferrat (boronicat, luleshtrydhet) – Manaferrat janë të pasura me flavonoide që përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ulin presionin e gjakut. Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i manaferrave mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Mund të hahet i freskët si meze të lehtë, ose mund të shtohet në një smoothie.
Çokollatë e zezë me një minimum prej 70 për qind kakao. Çokollata e zezë përmban flavonoide që përmirësojnë qarkullimin dhe ulin presionin e gjakut.
Hulumtimet kanë treguar se konsumimi i moderuar mund të jetë i dobishëm për zemrën. Mund të përdoret si ëmbëlsirë ose të shtohet në tërshërë.
Avokado – Avokadot janë të pasura me yndyrna të pangopura dhe fibra, të cilat mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Hulumtimet kanë treguar se mund të përmirësojë profilin e lipideve.
Çaji jeshil – Çaji jeshil përmban katekina që përmirësojnë shëndetin e enëve të gjakut dhe mund të ulin nivelet e kolesterolit.
Hulumtimet kanë treguar se pirja e rregullt e çajit jeshil mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Duhet të pihet në vend të pijeve të ëmbla ose me vakte. -

‘Më erdhi keq për largimin e Dash Sulës’, Korreshi: Ka treguar përkushtim dhe cilësi ndër vite
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare, duke theksuar se përzgjedhja e tij nuk është një shpërblim për besnikërinë ndaj liderit të partisë, por një vlerësim për angazhimin dhe punën e bërë brenda strukturave të PD-së.
Në një intervistë televizive, Korreshi u shpreh:“Unë kam qenë më parë kundërshtar i zotit Berisha, por gjithmonë kam qenë besnik i Partisë Demokratike. Kontributi im është njohur dhe kjo më jep ndjesinë e vlerësimit real.”
Ai komentoi gjithashtu mungesën e deputetit Dashnor Sula në listën e kandidatëve, duke e cilësuar si një vendim që e ka zhgënjyer.“Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Nëse do të varej nga unë, do të ishte pa diskutim një nga preferencat, për shkak të përkushtimit dhe cilësive që ka treguar në vite,” tha Korreshi.
Komentet e tij vijnë pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës zgjedhore, në një kohë kur brenda PD-së po diskutohet gjerësisht për balancimin e vlerësimit të figurave të angazhuara dhe menaxhimin e marrëdhënieve brenda partisë.