Tag: treguar

  • Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë

    Ismajli i Tiranës, “zbulimi” i derbit me asistin në prekjen e parë

    Pas një mungese prej pesë muajsh për shkak të një dëmtimi në shpinë, Qëndrim Ismajli ka treguar se është rikthyer në formë të shkëlqyer. Me vetëm katër ditë stërvitje ekipore, mesfushori bardheblu asistoi në prekjen e parë dhe kontribuoi drejtpërdrejt në fitoren e thellë të Tiranës ndaj Partizanit me rezultatin 0-3, në derbin më të madh shqiptar.
    Ky moment ka qenë një dëshmi e qartë e vendosmërisë dhe profesionalizmit të Ismajlit, i cili, pavarësisht mungesës së gjatë, ka arritur të rikuperojë formën dhe të japë kontribut të menjëhershëm për skuadrën.

    DËMTIMET – Bardheblutë kanë përfituar tani disa ditë pushim për të rigjetur energjitë dhe për të përgatitur fazën e ardhshme të kampionatit. Megjithatë, sfida kryesore mbetet rikuperimi i lojtarëve të dëmtuar. Lojtari Kleandro Lleshi, i cili pësoi një dëmtim gjatë derbit, pritet të rikuperohet gjatë kësaj periudhe pushimi. Po ashtu, trajneri mund të shfrytëzojë pauzën për t’u rikthyer edhe Alfred Mensah, Ermal Meta dhe Aldi Gjumsi dhe ndonjë tjetër që ka munguar për shkak të problemeve fizike.
    Këta lojtarë do të jenë të rëndësishëm për të forcuar mesfushën dhe sulmin, duke i dhënë skuadrës më shumë mundësi taktike dhe variacion në lojë. Derbi i fundit ka treguar se Tirana nuk është vetëm një skuadër që di të fitojë, por edhe një ekip që di të bashkohet dhe të luftojë deri në fund për objektivat e sezonit. Fitorja ndaj Partizanit ka rritur moralin e skuadrës dhe ka treguar se edhe lojtarët që rikthehen nga dëmtimet mund të kenë ndikim të menjëhershëm.
    Ky sukses është një sinjal i qartë për të gjithë rivalët se Tirana mbetet një pretendent seriozë, ndoshta për vendet e para në kampionat. Pauza që vjen duket të jetë një mundësi e shkëlqyer për trajnerin dhe stafit teknik që të rikuperojnë lojtarët kyç, të analizojnë performancat dhe të përgatiten për sfidat e radhës me një skuadër sa më të fortë dhe të plotë. Fansat bardheblu mund të ndihen optimistë për vazhdimësinë e sezonit, duke parë se Tirana është në rrugën e duhur për të arritur objektivat e saj.
    © BalkanWeb

  • “Pse i ndeze dritat?”| Vrasja absurde e biznesmenit italian, ku po fshihet autori?

    “Pse i ndeze dritat?”| Vrasja absurde e biznesmenit italian, ku po fshihet autori?

    Gazetari Merin Maçi ka treguar me detaje mënyrën si është vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, për një motiv krejtësisht absurd. Ngjarja ka ndodhur të premten, më 26 shtator, rreth mesnatës në zonën mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë.
    Gjithçka nisi për dritat e makinës
    Djali i tij sëbashku me tre miq, pasi kishin darkuar, kanë dalë rreth orës 21:30 me një automjet për gjueti. Rreth orës 22:30 janë shkëmbyer me autorin e krimit, papritur, krejt rastësisht.
    Makina tip fuoristradë me të cilën po udhëtonte Gazmend Braçi dhe miqtë e tij kishte fenerë në pjesën e përparme, ndërsa autori ishte me kamionçinë me drita të gjata, me të cilën do të transportonte një depozitë për te stani i tij.
    “Pse i ndeze dritat?!” – Ishte kjo pyetja që ka ndezur debatin mes palëve.
    Njëri nga miqtë e Gazmend Braçit, ka dalë nga makina dhe ka ofenduar autorin. Në këtë moment, autori i është prezantuar me emër duke i treguar se vinte nga Vlora dhe është treguar i palëkundur.
    Më pas është larguar…Pas 10 minutash, automjetit të katër personave i ka mbaruar karburanti në një kodër. Kështu, Braçi ka telefonuar babanë e tij, Eqerem Braçi. Ky i fundit ka shkuar bashkë me italianin për t’iu ardhur në ndihmë.
    Gjatë kësaj kohe, autori ka shkuar për të marrë armën e gjatë, që përdoret për gjuetinë e kafshëve të egra. E ka bërë gati dhe është rikthyer në vendin ku kishte ndodhur debati.
    Është afruar te makina e të rinjve, por nuk i ka gjetur aty, pasi ata kanë qenë rreth 100 metra më tutje, me Eqerem Braçin dhe italianin.
    48 vjeçari ka filluar të qëllojë në ajër duke i sharë dhe duke kërkuar një sqarim. Nuk ka zgjatur shumë dhe ai ka vijuar të qëllojë nga 100 metra distancë, në drejtim të tyre.
    Të shtëna, që sipas gazetarit, kanë zgjatur rreth 20 minuta.
    Momenti fatal ka qenë kur ai ka hapur zjarr ndaj “Range Roverit”, fishekët kanë kapur gomat nga krahu i pasagjerit, në përpjekje për të hyrë në fuoristradë, biznesmeni italian është dëmtuar në kofshë, që i ka shkaktuar gjakderdhje dhe vdekje të menjëhershme, sepse i ka prekur arterien kryesore.
    Terrori s’ka përfunduar në këtë moment.
    “Të katërt kanë qëndruar në një stan derisa ka shkuar policia sepse autori vijonte të qëllonte me armë”, rrëfeu gazetari.
    Autori ka braktisur automjetin e tij rreth 6 km larg nga vendi i ngjarjes, në një zonë shumë të thellë malore.
    Dyshohet se ai fshihet në Vlorë.
    Po kush është 48 vjeçari?
    “I apasionuar pas armëve të gjahut, konsumues i pijeve alkoolike. Vëllezërit e tij kanë një historik, vëllai i tij dyshohet për një vrasje në Vlorë, një vëlla tjetër e ka në burg për kultivim të narkotikëve”, tha Maçi.

  • “Po ta rritë fëmijën një person me ngjyrë” – Getinjo reagon ndaj komenteve që po merr në rrjetet sociale për familjarët e tij

    “Po ta rritë fëmijën një person me ngjyrë” – Getinjo reagon ndaj komenteve që po merr në rrjetet sociale për familjarët e tij

    Ish-çifti i reperëve, Loredana dhe Mozzik, janë prindër të vajzës së tyre, Hanës. Vajza ka krijuar një raport shumë të veçantë me bashkëshortin e Loredanës, futbollistin Karim Adeyemi, duke kaluar shumë kohë bashkë dhe duke u shfaqur shpesh në rrjetet sociale. Futbollisti madje i ka kushtuar edhe disa gola asaj, duke treguar lidhjen e ngushtë me mbesën e reperes.
    Së fundmi, për këtë raport ka folur xhaxhai i Hanës, reperi i njohur Getoar Aliu – Getinjo. Ai në një video live në TikTok ka shprehur mirënjohjen e tij për futbollistin, duke theksuar se Hana gjithmonë ka derën e hapur te babai i saj, por që Adeyemi ka treguar kujdes të veçantë për të.
    “Sa t’e ka babanë gjallë, derën qel e ka te baba i vet gjithmonë, e atij burrit të huaj, ishalla e ka shëndetin ai. Shkon një faleminderit që kujdeset për mbesën time, se nuk e ka borxh ai të kujdeset, po mbesa ime është me nënën e vet,” tha Getinjo.
    Ai gjithashtu u shpreh i shqetësuar për komentet negative në rrjetet sociale, ku disa e kanë kritikuar faktin që Hana po kalon kohë me një person me ngjyrë, duke i cilësuar këto komente si të ligë dhe të padrejta.
    Reagimi i Getinjos vjen si një mesazh mbrojtjeje për raportin e ngushtë mes Hanës dhe Karim Adeyemit, duke treguar rëndësinë e respektit dhe mirënjohjes ndaj kujdesit dhe dashurisë që futbollisti i ka treguar mbesës së tij.

  • Foto/ Egli Tako merr pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit!

    Foto/ Egli Tako merr pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit!

    Në fshatin Bllagajë të Pejës u mbajt sot ceremonia mortore e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor. Ceremonia u zhvillua në orën 17:00 dhe të pranishëm ishin familjarët, miqtë e ngushtë, por edhe shumë fytyra publike nga skena shqiptare, duke treguar solidaritet dhe ngushëllim për familjen në këtë moment të dhimbshëm.
    Mes të pranishmëve ishin Egli Tako, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe  Yll Limani, të cilët u bashkuan për t’i dhënë mbështetje Gjestit dhe familjes Kelmendi dhe shumë artistë të tjerë. Të gjithë respektuan heshtjen dhe seriozitetin e ngjarjes, duke nderuar kujtimin e të ndjerit dhe duke treguar solidaritet me familjen.

    IndeksOnline ka publikuar një video nga varrimi, ku shihet Gjesti duke u përballur me dhimbjen, duke mos mundur të mbante lotët gjatë ceremonisë. Momenti prekës tregoi lidhjen e veçantë mes vëllezërve dhe rëndësinë e mbështetjes së miqve dhe komunitetit për familjen në këtë situatë.
    Humbja e hershme e një jete të re ka tronditur jo vetëm publikun, por edhe komunitetin artistik shqiptar, i cili ka reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për reperin dhe familjen e tij. Ceremonia u mbyll me një thirrje për kujtesë dhe respekt, duke treguar se kujtimi i Eldionit do të jetojë përmes dashurisë dhe përkrahjes së atyre që e rrethuan gjatë jetës.
    U prehsh në paqe, Eldion.

  • “Berisha nuk ka treguar hap konkret”/ Tirana në zgjedhje, analisti: PD në amulli të plotë

    “Berisha nuk ka treguar hap konkret”/ Tirana në zgjedhje, analisti: PD në amulli të plotë

    Analisti Skënder Minxhozi thotë se PD ndodhet në amulli të plotë, teksa ende nuk ka një kandidat për Bashkinë e Tiranës.
    Në një intervistë, Minxhozi u shpreh se kreu i PD, Sali Berisha nuk ka treguar hap konkret për të bashkuar opozitën në lidhje me garën për kryeqytetin.
    Minxhozi shtoi se në çdo vend demokratik, opozita duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, në çdo kohë.
    “PD është në amulli të plotë. Është paradoksale të kemi një opozitë që nuk do zgjedhje. Është e vetmja rrugë si se ajo mund të rrëzojë qeverinë dhe të marrë pushtetin. Kemi opozitë që nuk do zgjedhje dhe qeveri që nuk i thotë jo zgjedhjeve. Palët duhet të jenë të gatshëm të votohen nga publiku shqiptar. Mënjanimi nga opozita i një gare elektorale, tregon dobësinë dhe gjendjen kaotike ku ndodhet sot kjo opozitë. Tirana është ambient më i koklavitur nga pikëpamja elektorale, ku elektorati është më i kualifikuar.
    Është i vetmi vend ku shifrat nuk shkojnë në skaje, nuk ka diferenca të mëdha. Është një ambient që e mendon votën. Në kampin opozitar, mirë që figurat më të votuara, kanë thënë se kërkojnë projekte 4 vjeçare, thonë jo, por këtu duket haptazi dhe shumë qartë, një apati dhe pasivitet që nuk duhet të ishte edhe nga elita partiake, dhe sidomos nga Berisha. Nga mbetur në inercinë e 11 majit. Berisha, deri tani nuk ka treguar asnjë hap konkret.”, theksoi ai.

  • Video virale e dh*nës me Elian, princ Leka thyen heshtjen: Nuk kam pasur miq në ato momente

    Video virale e dh*nës me Elian, princ Leka thyen heshtjen: Nuk kam pasur miq në ato momente

    Showbiz E Enjte, 25 Shtator 2025 20:59
    Në mars të 2024 në pallatin mbretëror u shënua një nga ngjarjet më të forta mes princ Lekës, Elia Zaharisë dhe ku u përfshi edhe babai i saj. Sonte në ”Mirëmbrëma Yje” të Arbana Osmanit, për herë të parë princ Leka ka treguar variantin e tij. Ai ka treguar se divorci me Elian ka qenë shumë i vështirë. Teksa është ndaluar tek dhuna, Princ Leka thotë se ai nuk ka dhunuar askënd, edhe pse Gjykata e dënoi, por dënimi u konvertua me shërbim prove. Po ashtu Leka nënvizon se institucionet nuk kanë marrë pamje nga kamerat e sigurisë në Pallat dhe është analizuar vetëm video virale.

  • Begaj në OKB: Kosova ka treguar me vepra se e meriton vendin në këtë organizatë

    Begaj në OKB: Kosova ka treguar me vepra se e meriton vendin në këtë organizatë

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara  që përkon edhe me 70-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në OKB, theksoi përkushtimin e vendit tonë ndaj vlerave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, paqes, barazisë dhe bashkëpunimit shumëpalësh.
    “Ne duhet të zgjedhim bashkëpunimin mbi kundërshtitë, dialogun mbi ndarjen dhe solidaritetin mbi indiferencën,” u shpreh presidenti Begaj, duke theksuar rolin e OKB-së si platformën globale për të adresuar përgjigjet ndaj sfidave të përbashkëta.
    Presidenti theksoi se Kosova meriton vendin e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa nënvizoi rolin e Shqipërisë si promotor i stabilitetit në rajon.
    “17 vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ka treguar me vepra se është një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe vlerave demokratike. Me institucione të forta dhe popullsi vitale, kontributi i saj në bashkëpunimin rajonal dhe me gjere është i pamohueshëm. Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë se Kosovës, mbështetja për anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare është një akt drejtësie ndaj popullit të Kosovës, është një hap që forcon edhe më shumë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe një kontribut në stabilitetin e Europës”, tha Begaj.
    Begaj i kushtoi vëmendje kërkesës për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
    “Shqipëria kërkon që të drejtat e liritë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të respektohen, që shqiptaret atje te mos diskriminohen, por të integrohen, që gjuha shqipe të përdoret, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat e tyre të mbrohen dhe promovohen”.
    Në fjalën e tij, ai u ndal tek krizat aktuale botërore, duke ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës dhe dënimin e agresionit rus. Presidenti Begaj konfirmoi qëndrimin e Shqipërisë që lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata humanitare duhet të trajtohet me urgjencë.
    “Ne dënojmë sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës dhe incidentet e provokuara së fundmi ndaj aleatëve tanë të NATO/s. Në të njëjtën kohë, vlerësojmë përpjekjet diplomatike, nën udhëheqjen e Presidentit Trump, për një paqe të drejtë, të qëndrueshme dhe në respekt të plotë të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.
     Shqipëria është po aq e përkushtuar për paqe, siguri dhe stabilitet edhe në Lindjen e Mesme. Lufta në Gaza duhet të përfundojë, të gjithë pengjet duhet të lirohen dhe situata e rëndë humantiare në Gaza duhet të trajtohet me urgjencë”,tha Begaj.
    Begaj theksoi angazhimin e Shqipërisë për integrimin në BE deri në vitin 2030, tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e qëndrueshëm, barazinë gjinore dhe fuqizimin e të rinjve. Ai u shpreh se përballë sfidave si ndryshimet klimatike, inteligjenca artificiale dhe pasiguria globale, bashkëpunimi ndërkombëtar është çelësi.
    “Shqipëria ka treguar se dialogu, partneriteti dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë. Ne do të vazhdojmë të punojmë që fëmijët tanë të jetojnë në një botë më të sigurt, me dinjitet dhe në paqe,” përfundoi Presidenti Begaj, duke ftuar për unitet, përgjegjësi dhe guxim në përballimin e sfidave globale.
     

  • “Opozita të ishte treguar më e zgjuar, të përfitonin”/ Dështimi i seancës, reagon analisti: PD ra pre e provokimit…

    “Opozita të ishte treguar më e zgjuar, të përfitonin”/ Dështimi i seancës, reagon analisti: PD ra pre e provokimit…

    Analisti Erl Murati, ka folur mbi seancën maratonë në Kuvendin e Shqipërisë, ku ishte parashikuar të prezantohej plani i qeverisë, por mbledhja dështoi dhe u mbyll për më pak se 30 minuta pasi opozita bllokoi foltores pas fjalimit të Diellës.
    Sipas tij, opozita ra pre e provokimit të kryeministrit Edi Rama, i cili i dha fjalën ministres dixhitale në Kuvend, gjë që revoltoi opozitarët. Murati theksoi se opozita mund të ishte treguar më e mençur, ta kishin injoruar pjesën e Diellës dhe e përdornin më vonë si armë.
    Murati: PD dhe opozita ra pre e provokimi të Ramës. Ajo seancë kishte vëmendjen e publikut si rrallë ndonjëherë, ishte seancë maratonë. Rama bëri një provokim, e nxiti këtë gjë, dhe kjo nuk është normale.
    Opozita mund të ishte treguar më e mençur, ta kishin injoruar atë pjesën e Diellës dhe e përdornin më vonë si armë. Opozita të kishte injoruar, të shfrytëzonte faktin që seanca maratonë mund të zgjaste dy ditë dhe kishin kishte të flisnin të gjithë. Të shfrytëzonin situatën.

  • Juventus i kthehet “fiksimit” të vjetër, përforcimi për mesfushën vjen nga Arabia

    Juventus i kthehet “fiksimit” të vjetër, përforcimi për mesfushën vjen nga Arabia

    Ndërsa sulmi nuk vihet në dyshim, mbrojtja e Juventusit ka treguar disa probleme në ndeshjet e fundit. Megjithatë, përshtypja është se faji qëndron më shumë te një mesfushë me performancë të dobët sesa te mangësitë e linjës mbrojtëse.
    Në verë, bardhezinjtë punuan kryesisht në sulm, por bërthama e skuadrës së Tudor nuk ka parë përforcime të mjaftueshme. Megjithatë, diçka mund të ndryshojë në janar. Dhe në orët e fundit, emri i Sergej Milinkovic-Savic, një “fiksim” i vjetër i Zonjës së Vjetër, është rishfaqur.
    Kontrata e tij me Al Hilal-in e Simone Inzaghi skadon në qershor, kështu që operacioni ofron njëfarë shprese për sukses. Sigurisht, paratë për të investuar janë të kufizuara në Torino, por duke qenë se ish-lojtari i Lazios do të largohet falas pas disa muajsh, arabët mund të pajtohen me një tarifë minimale. Pa përmendur dëshirën e lojtarit për t’u rikthyer në Europë.
    Pavarësisht 30 viteve të tij dhe mungesës nga futbolli i nivelit të lartë, Milinkovic-Savic është ende një lojtar që mund të bëjë diferencën në Serie A dhe përfaqëson profilin e duhur për t’i dhënë Thuramit pak frymëmarrje, pasi u duk i lodhur si me Borussia Dortmund ashtu edhe me Verona.
    Ndërkohë, megjithatë, Juventus duhet të përqendrohet në largimin e sirenave që po bien rreth Gleison Bremer.
    Pavarësisht se është kthyer nga një pushim i gjatë për shkak dëmtimi, braziliani tashmë e ka treguar vlerën e tij të vërtetë, dhe nuk është rastësi që ndalesa e parë e Zonjës së Vjetër në kampionat erdhi pikërisht ditën kur Tudor e la pushim.
    Problemi është se Premier League thuhet se ka vënë në shënjestër qendërmbrojtësin e Juventusit. Liverpool dhe Manchester United në veçanti thuhet se e konsiderojnë lojtarin një objektiv parësor për merkaton e ardhshme.
    Juventus është gati të forcojë mbrojtjen e saj, por do të duhet të jetë shumë bindëse për të mos humbur një nga shtyllat mbi të cilat mund të rindërtojnë ekipin.

  • Scout Willis ndan momente intime në Instagram, duke përfshirë edhe foto ku puthet me vajza

    Scout Willis ndan momente intime në Instagram, duke përfshirë edhe foto ku puthet me vajza

    Scout Willis, vajza 34-vjeçare e aktorëve Demi Moore dhe Bruce Willis, ndau së fundmi në Instagram një përmbledhje të verës së saj, duke dhënë një pasqyrë intime të jetës personale dhe familjare. Postimi përfshinte disa foto të veçanta, duke treguar momente të ngrohta me miqtë dhe familjen. Në dy prej fotove, Scout shihet duke u puthur me vajza, njëra prej të cilave identifikohet si Kaiman Kazazian. Një tjetër foto përfshinte aktorin Thomas Doherty, me të cilin përflitet për një lidhje gjatë muajve të fundit; çifti u shfaq publikisht për herë të parë në gusht në West Hollywood, sipas mediave të huaja.
    Në postim nuk munguan momentet familjare: nëna e saj, Demi Moore, shihet duke luajtur domino, motra Tallulah dhe aktori Karl Glusman gjithashtu u përfshinë. Tallulah komentoi me humor një foto të Doherty-t: “Duket si burri i Scout-it, me pajisjen e hekurosjes në dorë”, duke treguar marrëdhënie të ngrohta dhe plot humor mes motrave. Scout kishte qenë e lidhur më parë me Jake Miller, të cilit i bëri një dedikim të veçantë në ditëlindje vitin e kaluar.
    Familja Willis vazhdon të përballet me sfidat shëndetësore të Bruce, i diagnostikuar me demencë frontotemporale, një çrregullim që ndikon në sjellje, emocione dhe aftësi komunikuese. Scout gjithashtu komentoi mbi debatet publike të motrës së saj me ish-bashkëshortin Ashton Kutcher, duke theksuar se nuk ka nevojë për armiqësi për të mbyllur kapitujt e vjetër dhe për të ruajtur marrëdhënie pa tensione brenda familjes.
    Ky postim i Scout ofron një dritare të hapur në jetën e saj personale dhe familjare, duke treguar dashuri, humor dhe përpjekje për të ruajtur lidhje të forta në mes sfidave të jetës.