Në një bisedë në Grida Duma Podcast, Elsa Lila ka treguar për herë të parë si e përjetoi momentin kur u akuzua padrejtësisht në Itali.
“Ke një akuzë 20 vite e lart dhe gjëja e parë që mendova ishte: çfarë mund të kem bërë unë për ta merituar këtë? Ndoshta ndonjë gjobë e makinës, por s’vlen 20 vite,” tregoi këngëtarja për përjetimet e saj me karabinierët.
Elsa tregon se si shtangu përballë prangave dhe dilemat që kaloi gjatë arrestimit: “Të gjithë kemi anë të errëta dhe të ndriçuara. Të gjithë kemi lënduar dikë, ndoshta pa dashje. Edhe unë nuk kam qenë gjithmonë e përsosur, por kurrsesi për të merituar burg”, tregoi këngëtarja.
Ajo ka treguar për herë të parë se si mori lajmin e vrasjes së nënës së saj në vitin 1997, vetëm pesë muaj pasi ishte larguar nga Shqipëria me helikopterin e ambasadës italiane.
“Italia ishte burgu im i parë. Nuk më lejuan të kthehesha, kufijtë ishin të mbyllur. Doja vetëm ta shihja nënën, por nuk munda. E kam parë vetëm një gur kur u ktheva në tetor,” rrëfeu ajo.
Edhe sot, pas shumë vitesh, Elsa thotë se truri i saj nuk e ka pranuar ende humbjen.
“E mendoj sikur është diku, në një kontinent tjetër, dhe po jeton jetën e saj”, shprehet këngëtarja.
Tag: treguar
-

Elsa Lila rrëfen përballjen me policët gjatë arrestimit: Nuk i meritoj 20 vite burg
-

Emërimi i Liburn Aliut/ Paloka: I kanë treguar që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo….
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook pas emërimit për drejtimin e portit të Liburn Aliut, ish ministër i infrastrukturës në Kosovë, i cili ndërkohë po hetohet për korrupsion në Prishtinë.
“Në fakt vetëm me këtë kusht mund të rekrutohej nga Rama!”, shkruan Paloka, duke shtruar pyetjen nëse, ”i kanë treguar këtij zotërisë që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo e kanë lënë që ta mësojë vetë?
Mesazhi:
Belinda fisbukura, pasi lidhi me hekurudhë Durrësin direkt me Zvicrën, mori pjesë në një takim ne Sofie ku u diskutua mbi një korridor energjitik ku Shqipëria nuk është fare pjesë dhe sot na prezantoi këtë drejtorin e ri të Portit të Durrësit. Ashtu si Belinda dhe ky zotëria ndërkohë qenka i hetuar për korrupsion në Kosovë. Në fakt vetëm me këtë kusht mund të rekrutohej nga Rama!
Po pavarësisht dhe në vazhdim të këtyre: a i kanë treguar këtij zotërisë që drejtori i vërtetë i Portit në Durrës është Poja apo e kanë lënë që ta mësojë vetë?
-

Barazime dhe rivalitet i fortë, pritet përballje e zjarrtë mes Tiranës dhe AF Elbasanit
Ndeshjet mes Tiranës dhe AF Elbasanit në kampionatin e fundit kanë treguar një rivalitet të fortë dhe të barabartë. Gjatë katër përballjeve të fundit, skuadrat kanë shënuar rezultate të ngushta, me shumicën e tyre që kanë përfunduar në barazim
Më konkretisht, në përballjen e fundit më 31 mars 2025, AF Elbasani triumfoi në shtëpi me rezultat 2-1, duke marrë tre pikë të rëndësishme. Ndërsa tre ndeshjet e tjera kanë përfunduar 1-1, duke treguar se të dy ekipet kanë arritur të mbajnë lojën të ekuilibruar edhe kur janë përballur në fushën e kundërshtarit.Ky seri rezultatesh tregon se, përveç një fitoreje të rrallë për Elbasanin, shumica e përballjeve kanë qenë shumë të luftuara dhe të tensionuara. Tirana ka pasur vështirësi për të gjetur avantazhin përfundimtar, ndërsa Elbasani ka treguar rezistencë dhe karakter, duke e bërë çdo përballje të paparashikueshme.
Tifozët e dy ekipeve mund të presin ndeshje të forta edhe në të ardhmen, pasi historiku i përballjeve të fundit tregon se asnjë skuadër nuk ka fituar lehtësisht ndaj tjetrës. Çdo gol dhe çdo pikë do të ketë rëndësi të madhe për renditjen dhe për garën në Superiore.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Emily Deschanel zbulon sekretin e martesës 15-vjeçare me David Hornsby
Emily Deschanel dhe bashkëshorti i saj, David Hornsby, festuan këtë vit përvjetorin e 15-të të martesës së tyre, duke treguar se çelësi i marrëdhënies së tyre të suksesshme është “komunikimi i mirë”. Aktorja 49-vjeçare ndau këtë sekret gjatë një interviste me revistën PEOPLE në Galën e 18-të Vjetore GO, në Beverly Hills.
Martesa e çiftit, e cila u zhvillua në Los Angeles më 25 shtator 2010, ka qenë e mbajtur kryesisht larg syrit të publikut. Ata kanë dy djem, Henry 14-vjeçar dhe Calvin 10-vjeçar, dhe kanë ruajtur privatësinë e familjes për vite me radhë. Deschanel vuri në dukje se jeta e tyre e përbashkët ka kaluar “si 100 vjet në standardet e Hollywood-it”, duke theksuar se dashuria dhe respekti reciprok kanë qenë kyç për qëndrueshmërinë e marrëdhënies.
Çifti ka qenë gjithashtu i angazhuar në karrierat e tyre, duke marrë pjesë në evente të ndryshme të industrisë, përfshirë premierën e sezonit 3 të serialit “Mythic Quest” të Apple TV+. Megjithatë, ata vazhdojnë të mbajnë jetën personale larg mediave, duke e bërë martesën e tyre një nga shembujt më të qëndrueshëm në Hollivud.
Emily gjithashtu foli për privatësinë e motrës së saj, Zooey Deschanel, dhe të fejuarit të saj, Jonathan Scott, duke treguar se edhe ata mbajnë detajet e jetës së tyre personale larg syrit të publikut. Ajo tha: “Thjesht i lë të jenë. Do të më njoftojnë kur të ndodhë.”
Mes angazhimeve profesionale dhe jetës familjare, Deschanel dhe Hornsby kanë treguar se durimi, respekti dhe komunikimi janë çelësi i një marrëdhënieje të gjatë dhe të lumtur. -

“Ishte i dhënë pas femrave, 2 herë ma ndau motrën”/ Rrëfimi i plotë i Hasajt: Ramazanin e futa në çark me 20 mijë lek..
Zbardhet i plotë deklarimi i Ajron Hasaj, autorit të vrasjes së Ramazan Mataj, ngjarje kjo e ndodhur në muajin Janar të këtij viti në Shkodër.
Hasaj ka treguar se ka qënë në gjëndje të rëndë psikologjike, pasi Ramazan Mataj, ngacmonte dhe është bërë shkak që motra e tij të divorcohet dy herë nga 2 martesat e saj.
Aq sa në martesën e dytë, pasi divorcit, njerëzit e burrit sipas tij kanë shkuar në banesë, ku i kanë treguar një video ku motra e tyre kryente marëdhënie me një person, që dyshohej se ishte Ramzan Mataj.
Në dëshminë e tij Ajron Hasaj, ka treguar se Ramzan Mataj ishte një person i dhënë pas femrave dhe shkonte me këdo që i dilte para. Ndaj duke njohur këto veti të tij, autori i krimit ka vënë në zbatim një plan, duke futur në çark Ramazan Mataj përmes një profili në Instagram të quajtur “Majli 544”.
Autori për gjithçka ishte kujdesur në përpikmëri, pasi për dërgimin e dy mesazheve zanore drejt telefonit të Ramazan Mataj, ka paguar 20 mijë lekë të vjetra një vajzë gabele e cila ka shqiptuar fjalët: “…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.
Por një gabim fatal i tij, ishte rregjistrimi i numrit të babait të tij, në hapjen e adresës së rremë “Majli 544” në “Instagram”, duke sjellë identifikimin dhe më pas arrestimin e tij.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, në datën 7 janar 2025, është pyetur i arrestuari Ajron Hasaj dhe gjatë deklarimeve të dhëna në lidhje me ngjarjen, për rrethanat që ka dijeni ndër të tjera ka konfirmuar se:
“…lidhur me pyetjen dua të them se këtë vrasje e kam bërë unë dhe tani do ju shpjegoj si ka nisur dhe ka ndodhur e gjitha. Para rreth 7 vitesh ky person ka filluar të ngacmojë motrën time, Armela Hasaj, e cila ka qenë e martuar në fshatin Golem me burrin e saj A. Vila, ku për shkak të këtyre ngacmimeve Ramazan Mataj, u bë shkak që ajo të ndahet nga bashkëshorti pasi e ka tradhtuar. Pak kohë para se motra të ndahej nga bashkëshorti i parë, unë kam takuar vëllain e Ramazanit Bajram Mataj, të cilit i kam shprehur shqetësimet që po sillte Ramazani, dhe ai më tha që të mos e kesh problem pasi do marrim masa dhe nuk do ndodhë më asgjë.
Edhe pasi është ndarë nga bashkëshorti motra ime, sërish është frekuentuar nga Ramazani. Kjo gjë më ka rënduar shpirtërisht, emocionalisht dhe psikologjikisht saqë më vinte turp të dilja në lagje. Pas rreth 3-4 vitesh, motra ime, Armela është martuar sërish në fshatin Mjedë, në Vaun e Dejës, por Ramazani ka vazhduar të frekuentohet me të derisa është bërë shkak përsëri të që motra ime të ndahet dhe nga bashkëshorti i dytë. Kur motra është ndarë nga bashkëshorti i dytë, familja e burrit të motrës ka ardhur tek banesa ime dhe na ka treguar disa video të motrës, duke kryer marrëdhënie seksuale por që nuk dukej se kush ishte personi me të cilin po kryente marrëdhënie…”.
Më tej autori i krimit ka treguar në dëshminë e tij se:
“…edhe pas këtij momenti ai ka vazhduar sërish të shoqërohet me motrën time dhe nuk ka bërë shkëputje në asnjë moment në këto vite. Gjithashtu në atë kohë Ramazani, ka shpërndarë tek njerëz të ndryshëm video ku ka qenë së bashku me motrën time, Armelën, video të cilat kanë qenë me përmbajtje të ulët morale dhe këtë gjë e ka bërë në formë demonstrimi mburrjeje.
Kjo situatë sa vinte dhe më rëndonte pasi nuk kisha guxim të dilja as në lagje nga turpi që i kishte sjellë familjes tonë. Në këto kushte dhe në gjendje të rënduar psikologjike mora vendimin që të organizoj një mënyrë për të vrarë të dashurin e motrës, Ramazan Mataj…”.
Ajron Hasaj para policëve dhe prokurorit të çështjes ka treguar se:
“…si fillim kam hapur një adresë në Instragram me emrin “majli544”, nga ku e kam bërë Ramazanin me fol dhe i kam shkruar rreth datës 25 dhjetor, duke ju prezantuar si femër dhe kam vazhduar komunikimet me të duke i dhënë nuance erotike derisa kam lënë takim më të më datë 4 janar 2025. Gjithashtu në një nga mesazhet i kam dërguar mesazh zanor për t’i vërtetuar se jam femër. Zëri në ato mesazhe është i një vajze “gabele” (komunitetit Rom) të cilën nuk e njoh por e kam gjetur në rrugë dhe e kam paguar 20 mijë lekë të vjetra për të dërguar këtë mesazh zanor si më poshtë:
“…Në mos besosh, lëre, mos shkruj më pra… unë femër jam…” dhe “…Sonte ke rastin, shi asht tu ra… bukur do ishte…”.
“…duke ju prezantuar si femër që kam shkuar për vizitë tek tezja ime në banesën e shtetasit Vullnet Halaj, duke ju shprehur në atë formë të tillë që të ngjaja i besueshëm dhe se familjarët do largoheshin nga shtëpia dhe unë do dilja ta takoja së bashku me Ervinën (vajza e Vullnetit). I kam thënë që të niset dhe të takojmë në afërsi të banesës së shtetasit Vullnet Halaj….”
Ndërkohë autori i krimit ka marrë të gjitha masat duke marrë armën dhe fshehur në një grumbull mbeturinash, në afërsi të kanalit dhe ka pritur që Ramazani të vijë me makinë.
“…pasi ka ardhur ka kthyer makinën, është afruar në vendin ku i kisha lënë takimin dhe pasi është ndalur, i jam afruar në krah të tij dhe kam nisur ta qëlloj me armë zjarri pushkë 20-çe, ku kam gjuajtur 18-19 herë në drejtim të tij. Pasi e kam qëlluar, kam futur armën brenda xhupit, i jam ngjitur biçikletës dhe jam nisur për në shtëpi, ku nuk kam dalë më atë natë nga banesa.
Menjëherë sapo kam shkuar në shtëpi, nuk kam hyrë në shtëpi sepse nuk doja që asnjë nga familjarët e mi ta dinte këtë gjë. E kam mbështjellë armën me qese, e kam futur në një thes dhe më pas e kam groposur anash shtëpisë. Më pas kam hyrë në banesë dhe nuk i kam treguar askujt në lidhje me këtë ngjarje…”-ka treguar autori i krimit.
Komunikimet përmes profilit fallso i kam nisur rreth datës 25 dhjetor të vitit 2024 dhe kam vazhduar deri në momentin që kam kryer krimin.
Të gjithë e dimë se Ramazani ishte i dhëne pas femrave dhe ngacmonte çdo femër që t’i dilte para dhe nisur nga kjo, ndaj i kam shkruar në instagram dhe jam hequr si femër për ta tërhequr në vendin ku doja unë për të kryer krimin.
Ndërkohë me motrën, Armelën, kemi rreth 3 vite që nuk kemi asnjë lloj komunikimi, por dua të them se rreth 2-3 net para ngjarjes kam parë një “story” në Instagram të motrës time, e cila kishte postuar një video ku dukej makina, të cilën e njoha që ishte e Ramazanit, gjë nga e cila kuptova që vazhdonin të shoqëroheshin bashkë dhe kjo ma shtoi mërzinë dhe më rëndoi akoma me tepër emocionalisht dhe psikologjikisht.
Armën e kam patur prej vitesh të fshehur në banesë dhe ka qenë e imja dhe pasi kam kryer krimin e kam groposur afër banesës, ndërsa rrobat që kam patur të veshura atë ditë i kam djegur. Për të shkuar tek vendi i ngjarjes kam përdorur një biçikletë timen, që e kam në shtëpi. Pasi vesha një xhup sipër ngjyrë të zezë shkova tek vendi ku mbajmë drutë e zjarrit pasi aty kisha fshehur dhe armën e zjarrit pushkë. Këtë armë e kam patur në banesë prej disa vitesh.
Me të marrë armën e vendosa brenda xhupit i hipa biçikletës dhe dola nga banesa mora rrugën për tek Xhamia e Dragaçit, pastaj vazhdova përsëri rrugën drejt deri tek vendi i ngjarjes. Pak pa arritur tek vendi i ngjarjes pash që para meje ishte në lëvizje makina e Ramazanit një mjet “Mercedes Benz” ngjyra e zezë targat nuk ja mbaj mend, duke qënë se e kisha makinën para arrita të shquaja që në makinë ishte vetëm Ramazani. Pastaj Ramazani duke qenë se ishte para meje, në një vend disa metra larg vendit të ngjarjes ktheu makinën e tij duke e drejtuar me drejtimin nga dhe shkoj aty.
Në momentin që Ramazani sa arriti në vendin e ngjarjes dhe ashtu siç ishte duke lëvizur me shpejtësi shumë të ulët i gjuajta direkt me armë zjarri. Kur kam gjuajtur kam gjuajtur një nga një fishekët.
Pastaj mora biçikletën pastaj u ktheva përsëri me drejtim për në shtëpi. Pasi u largova rreth 150 metra nga vendi i ngjarjes ktheva në një kthesë majtas në një rrugicë që dhe kjo të nxjerrë në xhamin e Dragaçit dhe pastaj direkt e ne shtëpi.
S’qaroj që gjithë kohës armën e kam patur nën xhup. Krimin e kam kryer i vetëm që nga fillimi deri në fund dhe askush tjetër nuk më ka ndihmuar dhe nuk ka dijeni mbi krimin që kam bërë. Arma dhe municionet luftarake që janë gjetur në banesë janë të gjitha të miat.
Telefonin që ka përdorur për komunikim e kam thyer dhe e kam hedhur në lumin Kir. Dua të them se ndjehem shumë i penduar për krimin që kam bërë por gjithashtu kam qenë në një gjendje të rënduar psikologjike dhe emocionale, siç edhe e kam shpjeguar më sipër. -

PD kërkoi dorëheqjen e saj, Koçiu: S’më intimidoni duke më treguar me gisht, nëse do kishte një polic përgjegjës do ishte arrestuar
albana kociu
TIRANË- Ministrja e Brendshme Albana Koçiu iu është përgjigjur akuzave të opozitës, që kërkuan dorëheqjen e saj pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Koçiu tha se në rast se do të kishte një efektiv policie përgjegjës për vrasjen e gjyqtarit ai do të ishte vënë në pranga.
Koçiu: Kush ka qenë nxitësi dhe bullizuesi më i madh. Nxitësi dhe urrejtësi dhe njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në këtë politikë parlamentar. Iu dëgjova të gjithëve dhe keni merakun sikur kam gënjyer dhe mashtruar. Ju e dini fare mirë, një pjesë e juaja janë juristë. Nëse do kishte përgjegjësi një polic, do ishte në arrest. Policia ka kryer veprimet e veta ligjore, mjafton të shihni bazën ligjore që ky Kuvend e ka miratuar që në vitin 2016. Jam e bindur që nuk u pëlqen deputetëve. Produkti i kësaj reforme janë ndarjet e qarta të gjithsecilit. Më vjen keq, nuk më intimidon duke më treguar me gisht. Jam një grua në detyrë, kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë ngarkesë. Mos e politizo situatën.
Peleshi: Z.Noka vërejtje
Koçiu: Turp të kesh, ktheji nga vetja të gjitha këto që thua.
Peleshi: Z. Noka iu heq të drejtën e fjalës ditën e sotme.
E gjithë seanca e sotme është shoqëruar me debate të forta, për shkak se opozita ka bërë përgjegjëse qeverinë për vrasjen e gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit. /ZËRI -

“Detaje të reja për atentatin në gjykatë: Elvis Shkambi, arma gjermane dhe dëshmia tronditëse”
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja.
Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se autori kryesor i krimit, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë prodhim Gjerman kalibër 7.65 mm të quajtur “Welt Waffen Browning”. Gjatë marjes në pyetje Elvis Shkambi, ka treguar se armën kishte kohë që e posedonte dhe e mbante për qëllime vetëmbrojtje.
Pasi sipas rrëfimit të tij ai ka pasur konflikte dhe kërcënime në Shkodër, kërcënime këto që vinin nga banorët që i kishin zënë pronën familjes në lagjen “Skëndërbej”.
I pyetur nga hetuesit se pse e kishte marë armën ditën e seancës gjyqësore, ai ka treguar se e kishte marë për qëllime vetëmbrojtje duke mos pranuar se ai ka pasur një plan të qartë për të vrarë gjykatësin e çështjes Astrit Kalaja.
Para oficerëve të hetimit të krimeve të rënda të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së policisë Tiranë, Elvis Shkambi, ka treguar vrasjen e ka menduar aty për aty dhe ska pasur asgjë të planifikuar.
Sipas tij, në atë moment nuk është ndjerë mirë dhe ashtu e mendovi se duhet të qëllonte, ndaj nxori armën që kishte me vete dhe hapi zjarr ndaj gjyqtarit që lexoi vendimin.
Më tej ai ka vijuar në dëshminë e tij se situata i doli jashtë kontrollit dhe vijoi të qëllojë mbi gjyqtarin derisa ai nuk lëvizi më.
Ndërkohë pasi mbaroi punë me gjyqtarin Elvis Shkambi ka hapur zjarr dhe ndaj dy personave të tjerë, babë e bir.
30-vjeçari Shkambi ka hedhur poshtë përgjegjësinë e xhaxhait të tij në këtë çështje duke thënë se ai ska pasur asnjë dijeni dhe Gjon Shkambi nuk ka ndikuar fare tek ai për realizimin e vrasjes, pasi gjithçka ka qënë e momentit.
Ndërkohë policia ka kërkuar të marë dhe dëshminë e Gjon Shkambit, por ky i fundit ka rrefuzuar të dëshmojë në këtë fazë të hetimit.
Pritet që nesër nipi, xhaxhai dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës së Apelit Tiranë, të dalin para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.
Çështja në fjalë aktualisht po ndiqet nga kryeprokurori i Tiranës Arenc Çela dhe zv/drejtuesi i prokurorisë Ridvan Suka. -

Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks, ja si ndodhi ngjarja, rrëfehet Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin në Durrës
Një ftesë për të kryer marrëdhënie seksuale, u bë shkaku kryesor i vrasjes me disa goditje thike i Valbon alias Marko Beqiraj në qytetin e Durrësit.
Ngjarja u regjistrua në Durrës në 26 shtator, ku shkak ka qenë pikërisht ndjenjat sentimentale që viktima, i ka shfaqur autorit të krimit, Tejlor Tivarit.
Për shkak të refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale, viktima e ka kërcënuar me një thikë, Tejlor Tivarin, dhe ky i fundit ka filluar të përleshet, duke çuar në një kacafytje me njëri-tjetrin, ku të dyja palët i kanë shkaktuar dëme të ndërsjella në trup.
Tivari në dëshminë e tij thotë se ka marrë një thikë tjetër në kuzhinë dhe më pas e ka qëlluar plot 11 herë në pjesën e gjoksit, qafës dhe kokës, Marko Beqiraj.
Pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, Xhenis Dakoli, i cili e ka çuar me makinë në shtëpi.
Pikërisht në banesë ai ka folur për ngjarjen me nënën e tij, e cila i ka sugjeruar që të vetëdorëzohej në polici, dhe Tejlor Tivari, është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, duke treguar se ai ishte autori i vrasjes dhe rrëfyer ngjarjen.
Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të autorit të krimit, i cili ndër të tjera ka treguar si më poshtë vijon:
Tejlor Tivari, ka pretenduar dëmtime trupore dhe policia gjatë këqyrjes fizike, ka vërejtur dëmtime tek duart dhe në parakrahun e krahut të djathtë.
Në deklarimet e dhëna në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Tejlor Tivari, ka sqaruar njohjen me viktimën, Marko Beqiri, duke shpjeguar se njohja ka lindur për shkak se në dy raste ka blerë lëndë narkotike tek ky person.
Tivari, ka sqaruar se në 24 shtator 2025, rreth orës 09:00, ka komunikuar në telefon për tu takuar për të blerë lëndë narkotike.
Pas komunikimit viktima e ka ftuar që të shkonte në banesën që ndodhet tek pallati nr.983 tek tregu i fruta-perimeve në Durrës, banesë e cila ndodhet në katin e katërt.
Më tej Tivari, ka shpjeguar se pasi është ngjitur lart në apartament, ka gjetur në banesë vetëm Marko Beqiraj, i cili sipas tij në një moment është zhveshur lakuriq fare dhe është afruar duke e joshur që të kryenin marrëdhënie seksuale.
Tivari, ka deklaruar se është stepur nga ky veprim dhe pastaj e ka shtyrë duke u larguar prej tij. Më pas ai thotë se Marko Beqiraj ka veshur mbathjet dhe nuk e ka lejuar Tejlori të largohet, duke e kërcënuar me një thikë që mbante në dorë, me teh në formë sharre.
Më tej ai deklaron se janë përleshur dhe në një moment deklaruesi i ka marrë thikën dhe me të e ka goditur në trup dhe kjo thike është shkëputur (thyer) afër bishtit.
Autori i krimit ka treguar se ka vijuar konfliktin dhe ka marrë një thikë tjetër dhe me këtë send, e ka goditur shumë herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas është larguar duke marrë me vete thikën, të cilën gjatë rrugës e ka hedhur.
Më pas, ai ka treguar se i kërkuar ndihmë të largohej diku shokut të tij Xhenis Dakoli, i cili pastaj e ka marrë me makinë duke e dërguar tek banesa e tij.
Gjatë rrugës Tejlori i ka thënë që kishte bërë një sherr të keq dhe i ka kërkuar që të shkonte tek banesa e tij.
“…në mbrëmje i kam treguar mamasë dhe vëllait tim ngjarjen, që kam kryer e më pas, nëna më ka thënë që të dorëzohehesha në polici…”– ka treguar Tejlor Tivari.
Aktualisht ndaj këtij të fundit Gjykata e Durrësit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa në burg mbeti dhe Xhenis Dakoli, i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”
-

‘…Më doli lakuriq dhe më kërkoi seks…’, ja rrëfimi i Tejlor Tivarit që vrau Marko Beqirin/ U dorëzua pasi foli me nënën…
Nga Elton Qyno/
Një ftesë për të kryer marrëdhënie seksuale, u bë shkaku kryesor i vrasjes me disa goditje thike i Valbon alias Marko Beqiraj në qytetin e Durrësit.
Ngjarja u regjistrua në Durrës në 26 shtator, ku shkak ka qenë pikërisht ndjenjat sentimentale që viktima, i ka shfaqur autorit të krimit, Tejlor Tivarit.
Për shkak të refuzimit për të kryer marrëdhënie seksuale, viktima e ka kërcënuar me një thikë, Tejlor Tivarin, dhe ky i fundit ka filluar të përleshet, duke çuar në një kacafytje me njëri-tjetrin, ku të dyja palët i kanë shkaktuar dëme të ndërsjella në trup.
Tivari në dëshminë e tij thotë se ka marrë një thikë tjetër në kuzhinë dhe më pas e ka qëlluar plot 11 herë në pjesën e gjoksit, qafës dhe kokës, Marko Beqiraj.
Pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ka kërkuar ndihmën e një shokut të tij, Xhenis Dakoli, i cili e ka çuar me makinë në shtëpi.
Pikërisht në banesë ai ka folur për ngjarjen me nënën e tij, e cila i ka sugjeruar që të vetëdorëzohej në polici, dhe Tejlor Tivari, është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Qarkut Durrës, duke treguar se ai ishte autori i vrasjes dhe rrëfyer ngjarjen.
Gazetari Elton Qyno, ka mundur të sigurojë dëshminë e plotë të autorit të krimit, i cili ndër të tjera ka treguar si më poshtë vijon:
Tejlor Tivari, ka pretenduar dëmtime trupore dhe policia gjatë këqyrjes fizike, ka vërejtur dëmtime tek duart dhe në parakrahun e krahut të djathtë.
Në deklarimet e dhëna në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, Tejlor Tivari, ka sqaruar njohjen me viktimën, Marko Beqiri, duke shpjeguar se njohja ka lindur për shkak se në dy raste ka blerë lëndë narkotike tek ky person.
Tivari, ka sqaruar se në 24 shtator 2025, rreth orës 09:00, ka komunikuar në telefon për tu takuar për të blerë lëndë narkotike.
Pas komunikimit viktima e ka ftuar që të shkonte në banesën që ndodhet tek pallati nr.983 tek tregu i fruta-perimeve në Durrës, banesë e cila ndodhet në katin e katërt.
Më tej Tivari, ka shpjeguar se pasi është ngjitur lart në apartament, ka gjetur në banesë vetëm Marko Beqiraj, i cili sipas tij në një moment është zhveshur lakuriq fare dhe është afruar duke e joshur që të kryenin marrëdhënie seksuale.
Tivari, ka deklaruar se është stepur nga ky veprim dhe pastaj e ka shtyrë duke u larguar prej tij. Më pas ai thotë se Marko Beqiraj ka veshur mbathjet dhe nuk e ka lejuar Tejlori të largohet, duke e kërcënuar me një thikë që mbante në dorë, me teh në formë sharre.
Më tej ai deklaron se janë përleshur dhe në një moment deklaruesi i ka marrë thikën dhe me të e ka goditur në trup dhe kjo thike është shkëputur (thyer) afër bishtit.
Autori i krimit ka treguar se ka vijuar konfliktin dhe ka marrë një thikë tjetër dhe me këtë send, e ka goditur shumë herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit dhe më pas është larguar duke marrë me vete thikën, të cilën gjatë rrugës e ka hedhur.
Më pas, ai ka treguar se i kërkuar ndihmë të largohej diku shokut të tij Xhenis Dakoli, i cili pastaj e ka marrë me makinë duke e dërguar tek banesa e tij.
Gjatë rrugës Tejlori i ka thënë që kishte bërë një sherr të keq dhe i ka kërkuar që të shkonte tek banesa e tij.
“…në mbrëmje i kam treguar mamasë dhe vëllait tim ngjarjen, që kam kryer e më pas, nëna më ka thënë që të dorëzohehesha në polici…”- ka treguar Tejlor Tivari.
Aktualisht ndaj këtij të fundit Gjykata e Durrësit, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa në burg mbeti dhe Xhenis Dakoli, i cili akuzohet nga prokuroria e rrethit për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe “Moskallëzimit të krimit”
