Nga tregu i spitaleve private, tek sigurimet, karburantet, telefonia celulare, tregjet agro-ushqimore, tregu i çimentos e deri tek bankat, të gjithë sektorë me jetikë, për të cilët hetime janë kryer probleme janë konstatuar, e për një pjesë hetimet fillojnë.
Përpara ligjvënësve kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, kërkoi më shumë hapësira ligjore për të kryer hetime në këto tregje sensitive, pasi verifikimi i të dhënave për të faktuar se ka abuzime, në shumicën e rasateve është i pamundur, dhe si rezultat edhe masa apo ndëshkime nuk ka, shkruan A2 CNN.
Përveç kontrolleve, verifikimeve në zyrat e kompanive të ndryshme, apo mbledhjes së dëshmive, Biba sheh si zgjidhje kryerjen e një hetimi të saktë, ndërhyrjen në telefonat e kompanive që janë nën hetim nga Konkurrenca.
Tag: tregu
-

Autoriteti i Konkurrencës kërkesë Kuvendit, kërkon të bëjë përgjime si SPAK
-

Airbus thellon praninë në tregun kinez
Ministri i Tregtisë i Kinës Wang Wentao u takua të martën në Pekin me Drejtorin Ekzekutiv të Airbus, Guillaume Faury, sipas një deklarate të publikuar nga Ministria e Tregtisë.
Wang vuri në dukje se vitet e fundit tregu i Kinës ka vazhduar të zgjerohet, duke u bërë tregu i dytë më i madh i konsumit në botë, si edhe tregu i dytë më i madh i importeve.
Vendi do të përparojë më tej modernizimin kinez dhe do të nxisë forca të reja prodhuese cilësore, tha ministri, duke shtuar se kjo do të krijojë mundësi të mëdha për kompanitë e huaja, përfshirë Airbus.
Airbus përuroi të mërkurën në Tianjin në veri të Kinës, linjën e saj më të fundit të montimit përfundimtar për avionët e familjes A320, e dyta e këtij lloji në Kinë por edhe në mbarë Azinë.
Wang shprehu shpresën se Airbus do ta shfrytëzojë lançimin e linjës së fundit të montimit, si një mundësi për të thelluar bashkëpunimin me Kinën. Gjithashtu për të ofruar më shumë produkte dhe shërbime të aviacionit me cilësi të lartë.
Me unilateralizmin dhe proteksionizmin që paraqesin sfida për rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar, Wang tha se pala kineze do të vazhdojë të shfrytëzojë sa më mirë mekanizmin e tryezës së rrumbullakët për kompanitë e huaja, t’i adresojë në mënyrë aktive shqetësimet e Airbus-it në lidhje me operacionet e saj në Kinë, si edhe të punojë së bashku për të mbrojtur stabilitetin e zinxhirëve globalë industrialë dhe të furnizimit.
Faury tha se Airbus ka besim në ekonominë kineze dhe në zhvillimin e sektorit të aviacionit civil të Kinës.
Ai shtoi se kompania është e përkushtuar për të thelluar praninë në tregun kinez dhe për të kontribuar në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar mes Kinës dhe Francës si edhe mes Kinës dhe BE-së.
-

Tregu i bukës së freskët 60 mln euro më 2024, rritje vjetore 5,7%
Tregu i bukës dhe, në përgjithësi, prodhimet e brumit po zgjerohen nga frekuentimi i turistëve të huaj. Të dhënat zyrtare të INSTAT treguan se vlera e shitjeve arriti në rreth 6 miliardë lekë në vitin 2024, e barabartë me 60 milionë euro. Në krahasim me vitin 2023, ajo u rrit me 5.7 për qind.Ky sektor u ndesh me vështirësi para dhe pas pandemisë, kur emigrimi nisi të rritej pas vitit 2015, sidomos në moshat e reja. Importet dhe konsumi i brumërave ranë disa vite rresht deri në vitin 2022, por në 2023 dhe 2024 nisi rritja prej flukseve të turizmit.Turizmi po ndikon dukshëm në përdorimin e tyre, sidomos gjatë sezonit veror kur prurjet e vizitorëve janë më të mëdha. Restorantet, furrat artizanale, pastiçeritë dhe pikat e shërbimit të shpejtë përgjatë zonave turistike shesin më shumë bukë, byrekë, pica dhe ëmbëlsira tradicionale. Nga ana tjetër, hotelet dhe resortet rrisin ndjeshëm porositë për brioches dhe produkte të ngjashme.Kërkesa e larmishme e turistëve po shtyn prodhuesit të kombinojnë shijet vendase me ato ndërkombëtare, duke ofruar si byrekë e bukë misri, ashtu edhe brioshe, bageta dhe pica napolitane.Rritja e konsumit gjatë muajve të pikut ka një efekt zinxhir te prodhuesit e miellit dhe rrjetet e shpërndarjes, që porosisin sasi më të mëdha e madje shtojnë importet për të përballuar fluksin.Të dhënat nga INSTAT tregojnë se importet e grurit, pas rënies së vazhdueshme, u rritën me 18.8 për qind në 2023 dhe 16.7% më 2024, duke ndjekur rritjen e turizmit. Kulinaria shqiptare është bazuar në brumëra, mish dhe bulmet. Shtimi i konsumit për shkak të vizitorëve ka sjellë në rritje importin e ushqimeve, pasi prodhimi vendas, përveçse është në tkurrje, është edhe i pamjaftueshëm.Për bizneset, kjo periudhë është një mundësi për të forcuar të ardhurat, sepse vizitorët me fuqi blerëse më të lartë pranojnë çmime pak më të rritura për produkte artizanale dhe autentike me cilësi të lartë.Vitet e fundit, turizmi po shndërrohet në motor të rritjes së konsumit dhe, nga ana tjetër, po nxit zgjerimin e ofertës me receta vendase edhe në furrat dhe pastiçeritë./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tregu i sigurimit të jetës: “Errësirë” përtej sigurimit të kredive
Tregu i sigurimit të jetës këtë vit po bëhet edhe më i varur nga produkti i tij kryesor, sigurimi i jetës së debitorit.Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se në fund të 8-mujorit 2025 ky produkt solli 81.5% të primeve të shkruara bruto, në rritje të mëtejshme nga niveli 78.8% i një viti më parë.Varësia e madhe e tregut nga një produkt i vetëm duket se po reflektohet edhe në një luhatshmëri më të madhe në ndarjen së tregut mes kompanive.Në fund të 8-mujorit, tregu kryesohej nga Albsig Jeta, me 37.09% të primeve të shkruara bruto, e ndjekur nga Sigal Life, me 31.38%, Insig Jeta, me 16.39%, Sicred, me 14.81% dhe Vienna Life Insurance, me 0.33%.Ndarja e tregut ka lëvizur dukshëm krahasuar me një vit më parë, kur tregu dominohej nga Sigal Life Uniqa Group Austria, me 39.91% të primeve të shkruara bruto, e ndjekur nga Albsig Jeta, me 23.99%, Insig Jetë, me 21.72% dhe Sicred, me 14.37%.Duke qenë se produktet e sigurimit të jetës shiten kryesisht nëpërmjet bankave, kompanitë e sigurimit konkurrojnë me njëra-tjetrën duke ofruar komisione relativisht të larta.Vitin e kaluar, shpenzimet e marrjes në sigurim (që përcaktohen kryesisht nga komisionet) në tregun e sigurimit të jetës ishin mbi dy herë më të larta se shpenzimet e paguara për dëme.Këtë vit, Autoriteti i Konkurrencës ka hapur një procedurë hetimi të thelluar në tregun e ndërmjetësimit të sigurimit të jetës për kreditë.Sigurimi i jetës së debitorit ngelet baza kryesore e tregut të sigurimit të jetës në Shqipëri.Shumica e bankave kërkojnë sigurim jete për kontratat e kredisë bankare afatgjata dhe në shuma të mëdha. Zakonisht, këto kontrata sigurimi kërkohen në kreditë me qëllim blerjen e pasurive të paluajtshme. Megjithatë, ka banka të veçanta që mund të kërkojnë sigurim jete edhe për kreditë konsumatore, për shuma apo maturitete të caktuara. Sigurimi i jetës rinovohet çdo vit, për të gjithë kohëzgjatjen e kredisë.Madje, në vitet e fundit, sigurimi i jetës për kreditë ofrohet madje edhe nga kompanitë e mikrofinancës konsumatore, nëpërmjet subjekteve të lidhura me to. Institucionet financiare kanë përfitime në formën e komisionit të shitjes për policat e shitura prej tyre.Ecuria e mirë e kreditimit në vitet e fundit, por edhe forcimi i kanaleve dhe mekanizmave të shitjes nga shoqëritë e sigurimit të jetës ka dhënë një ndikim pozitiv në ecurinë e këtij produkti.Tregu i sigurimi të jetës këtë vit është në rritje me 13.5%, nga 9.2% që ishte rritja në segmentin më të madh, të sigurimit të Jo-Jetës. Sigurimi i jetës së debitorit dha kontributin kryesor, me një rritje të primeve me 17.4%./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Fermerët e Maliqit ankohen për mungesë tregu: Shteti të na ndihmojë
Fermerët po e ndjejnë gjithmonë e më shumë se qeveria i ka braktisur totalisht. Në fshatin Orman në Maliq janë të shumtë fermerët e mëdhenj, por edhe ata që mbjellin sipërfaqe më të vogla të tokave bujqësore, të cilët tregojnë vështirësitë me të cilat hasen.
Përpos vështirësive të përgatitjes së prodhimit, ku mungoi edhe uji për vaditje, sot tregu është nën kosto në shitjen e patates dhe qepës në këtë zonë.
Fermerët tregojnë se prodhojnë me kosto shumë të lartë e ndonjëherë nuk arrijnë të nxjerrin shpenzimet e farërave, pesticideve, inputeve bujqësore, tokave me qira dhe naftës. Nga ana tjetër, ata i bëjnë apel shtetit të mos qëndrojë indiferent e të mos e lërë prodhimin vendas të kalbet e të hidhet në lumenj./Syritv -

Fermerët e Maliqit ankesë për mungesë tregu: Prodhimin e shesim nën kosto, shteti të na ndihmojë
Fermerët e fshatit Orman në Maliq nuk kanë treg për të shitur prodhimet e tyre. Ata shprehen se qepën dhe pataten e shesin nën kosto, duke rënduar xhepat e tyre, pasi bujqësia është mundësia e vetme për të mbajtur familjen. Fermerët thonë se shteti i ka lënë në harresë, pasi nuk kanë marrë asnjë ndihmë prej tij.
SYRI TV
Fermerët po e ndjejnë gjithmonë e më shumë se qeveria i ka braktisur totalisht. Në fshatin Orman në Maliq janë të shumtë fermerët e mëdhenj, por edhe ata që mbjellin sipërfaqe më të vogla të tokave bujqësore, të cilët tregojnë vështirësitë me të cilat hasen.
Përpos vështirësive të përgatitjes së prodhimit, ku mungoi edhe uji për vaditje, sot tregu është nën kosto në shitjen e patates dhe qepës në këtë zonë.
Fermerët tregojnë se prodhojnë me kosto shumë të lartë e ndonjëherë nuk arrijnë të nxjerrin shpenzimet e farërave, pesticideve, inputeve bujqësore, tokave me qira dhe naftës. Nga ana tjetër, ata i bëjnë apel shtetit të mos qëndrojë indiferent e të mos e lërë prodhimin vendas të kalbet e të hidhet në lumenj.
-

Shtëpia “smart” josh shqiptarët
Tregu i elektroshtëpiakeve po shfaq tendenca interesante të lidhura me zhvillimin teknologjik dhe Inteligjencën Artificiale. Operatorët e tregut pohojnë se ka një kërkesë gjithmonë e më të lartë për pajisje “smart” në shtëpi. Teksa në shumicën e rasteve, çmimi është një nga faktorët më ndikues në vendime, duket se prirja për cilësi përpara kostos po fiton peshë. Segmenti i shtresës së mesme dhe të…
-

Si mund të nxitet tregu i sigurimeve
Intervistë me z. Klaidi Çitozi, CEO i “Sigma Vienna Insurance Group” Megjithëse ekonomia shqiptare ka njohur rritje dhe janë të pranishme grupe të fuqishme ndërkombëtare, tregu i sigurimeve vijon të mbetet ndër më të pazhvilluarit në Europë.Me më pak se 1% të PBB-së, ky treg mbështetet kryesisht te sigurimet e detyrueshme, ndërsa sigurimet vullnetare kanë mbetur në hije.Në një intervistë …
-

Fermerët në Roskovec përballen me krizë të rëndë: Tonelata kastravecë dhe domate hidhen, tregu refuzon prodhimet vendase
Fermerët e serave në Suk 2, Roskovec, po përjetojnë një situatë alarmante pasi prodhimet e tyre kryesore, kastraveci dhe domatja, nuk po pranohet as nga tregu i brendshëm dhe as nga eksporti. Refuzimi i plotë i këtyre produkteve, që nuk lidhet me çmimin por me cilësinë e perceptuar, është shkaktuar nga bllokimi i sasisë së importuar nga Kroacia për shkak të pesticideve të larta, duke krijuar një efekt domino në tregun vendas.
Dëshpërimi i fermerëve është i madh; disa po konsiderojnë largimin nga puna dhe rikthimin në emigrim, edhe pse në moshë të madhe, ndërsa të tjerë janë të pamundur të vazhdojnë me mbjelljet e reja. Situata kërcënon seriozisht të ardhmen e prodhimit vendas dhe ekonominë e zonës./ A2 -

Sigurimet, rritje e ngadaltë
Tregu i sigurimeve ka vijuar të jetë i ulët në raport me madhësinë e ekonomisë. Në tre vitet e fundit, madhësia e këtij tregu ka rënë poshtë 1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Në vendet e tjera, tregu i sigurimeve luhatet midis 1.3 – 2% të PBB-së dhe shumë larg niveleve të mesatares së Bashkimit Europian, që e kalon 7% të PBB-së.Operatorët kanë shpjeguar se ky nivel i ulët depërtimi lidhet me di…