Tag: tregu

  • Drejt përfundimit tregu i ri i frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1

    Drejt përfundimit tregu i ri i frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1

    Punimet për ndërtimin e tregut të ri të frutave dhe perimeve në Rajonin nr. 1 po i afrohen fazës përfundimtare. Projekti ka përfshirë rindërtimin tërësor të markatës ekzistuese si dhe sistemimin e hapësirës së brendshme të bllokut të pallateve, duke krijuar një infrastrukturë moderne dhe funksionale.
    Ky investim synon të garantojë standarde të larta higjiene, cilësie dhe sigurie për konsumatorët, si dhe kushte të përmirësuara pune për 35 tregtarët që do të operojnë në këtë hapësirë të re.

    Projekti është realizuar falë bashkëpunimit midis Bashkisë Elbasan dhe IADSA, duke reflektuar angazhimin e përbashkët për investime të qëndrueshme në funksion të komunitetit.

    Tregu i ri vjen si një premtim i mbajtur i Kryebashkiakut Gledian Llatja, i bërë gjatë takimeve me tregtarët dhe banorët e zonës, të cilët prej vitesh kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të tregtimit dhe sistemimin e hapësirës përreth ndërtesave.

    Ky investim do të ofrojë jo vetëm një mjedis të rregullt dhe bashkëkohor, por edhe një pikë të rëndësishme funksionale për furnizimin e qytetarëve me produkte të freskëta dhe cilësore.

  • Tregu i pronave del jashtë kontrollit? Parashikimi tremb blerësit për 2026-n, shifrat ndezin alarmin

    Tregu i pronave del jashtë kontrollit? Parashikimi tremb blerësit për 2026-n, shifrat ndezin alarmin

    Ndërtuesit, agjentët imobiliarë apo vlerësuesit e pronave ndajnë mendime të ndryshme lidhur me ecurinë që do të ketë tregu i pronave në vitin që vjen.
    Shoqata e ndërtuesve është e mendimit se çmimet nuk do të ulen, ato do të rriten më tej, ku bregdeti do të jetë në qendër të kësaj rritjeje.
    Por edhe në Tiranë apo në rrethe në zonat urbane, çmimet do të shënojnë një rritje të lehtë sipas ndërtuesve pasi në treg ka një trend të ri.
    “Rivlerësimi është një proces që i vlen tregut. Është i mirëpritur, pasi jep frymëmarrje, por nuk është faktor për të ulur çmimet. Për aq kohë sa ka kërkesë për prona, çmimet nuk priten të ulen, por do të rriten më tej. Në treg po konstatohet një trend i ri. Kompani të huaja po vijnë dhe po blejnë me dhjetëra apartamente për t’i dhënë më pas ato me qira apo për t’i rishitur, sidomos në zonat bregdetare. Një nga këto raste është për 10 mijë metra katrorë objekte që po i blen një kompani në Shëngjin për t’i rishitur apo për t’i dhënë me qira në një moment të dytë”, tha Ilir Hebovija,  drejtor “Shoqata e ndërtuesve” gjatë një interviste televizive.
    Por të dhënat më të fundit nga ISNTAT tregojnë se ka një rënie të numrit të lejeve të ndërtimit, por ka një shtim të sipërfaqes ndërtimore, e cila në tremujorin e tretë të këtij viti arriti në 350 mijë metra katrore.

    “Ndërtimi do të vazhdojë të jetë një ndër sektorët kryesorë. Ka kërkesa dhe kjo kërkesë duket se do të ndjek këtë trend edhe të paktën 5 apo 10 vitet e ardhshme”, tha Hebovija.

  • Parku u prish, tregu nuk funksionon, në Gjirokastër u shpenzuan 18 milionë lekë për tregun artizan që nuk po përdoret

    Parku u prish, tregu nuk funksionon, në Gjirokastër u shpenzuan 18 milionë lekë për tregun artizan që nuk po përdoret

    Rreth 18 milion lekë të reja fonde të Bashkimit Europian janë përdorur për ndërtimin e tregut artizanal në lagjen Manalat të Gjirokastrës, por investimi që duhej të sillte zhvillim, sot është një objekt i braktisur që po shkon drejt shkatërrimit.

    Që prej  inaugurimit ,një vit më parë tregu nuk ka funksionuar asnjë ditë. Asnjë tregtar nuk ka punuar aty, asnjë aktivitet nuk është zhvilluar, dhe godina ka mbetur bosh, totalisht jashtë përdorimit.
    Banorët e zonës dhe artizanët  thonë se gjatë konsultimeve publike zëri i tyre nuk u dëgjua, edhe pse paralajmëruan se vendndodhja e propozuar nuk ishte e përshtatshme për tregti.
    Madje, sipas tyre, zona ku është ndërtuar sot tregu ka qenë më parë një fushë e vetme ku luanin fëmijët dhe ku të moshuarit kalonin kohën e lirë, një hapësirë e rëndësishme sociale që iu mor lagjes për t’u zëvendësuar me një objekt që sot s’i shërben askujt.
    Ndërkohë, situata po përkeqësohet çdo ditë. Uji hyn nga të katër anët e godinës, duke shkaktuar lagështi, dëmtime dhe rrëshqitje të materialeve, çka po e çon investimin drejt degradimit të plotë.
    Nga një projekt që duhej të sillte jetë e aktivitet, tregu artizanal në Manalat është  shembulli i  një investimi të pa planifikuar, të padobishëm dhe të shkëputur nga nevojat reale të komunitetit.
     

    Top Channel

  • Tregu i kriptove në rënie të lirë: Bitcoin 81 mijë $, humbje rekord

    Tregu i kriptove në rënie të lirë: Bitcoin 81 mijë $, humbje rekord

    Tregu i kriptomonedhave po hyn në një fazë kritike, ndërsa Bitcoin po shkon drejt performancës së tij më të keqe mujore, që nga kriza e vitit 2022, duke sjellë kujtime të debaklit të TerraUSD dhe FTX.
    Të premten (21 nëntor), kriptomonedha më popullore ra deri në 6.4%, në 81,629 dollarë (në fillim të javës regjistroi 90 mijë USD, kurse në shtator ishte 126 mijë USD), ndërsa Ether humbi më shumë se 7.6%, duke rënë nën 2,700 dollarë.
    Tokenët më të vegjël ndoqën shembullin, ndërsa tregjet evropiane të aksioneve janë gjithashtu në rënie, duke konfirmuar “kthimin” e plotë të investitorëve në modalitetin e shmangies së rrezikut.
    Vetëm në nëntor, Bitcoin ka humbur rreth 25% të vlerës së tij, rënia më e madhe mujore që nga qershori 2022, kur “Stablecoin TerraUSD” i Do Kwon u shemb, duke shkaktuar një kaskadë falimentimesh të korporatave që kulmuan me falimentimin e bursës FTX të Sam Bankman-Fried.
    Pavarësisht një klime “miqësore ndaj kriptomonedhave” në Shtëpinë e Bardhë nën Donald Trump dhe rritjes së adoptimit institucional të aseteve dixhitale, Bitcoin ka rënë më shumë se 30% që nga rritja e tij mbresëlënëse në nivelet më të larta të të gjitha kohërave në tetor.
    Rënia u përshpejtua pas një “raundi” shpërthyes likuidimesh më 10 tetor, i cili “avulloi” 19 miliardë dollarë dhe fshiu rreth 1.5 trilionë dollarë nga kapitalizimi total i të gjitha kriptovalutave.
    Vetëm në 24 orët e fundit, likuiditeti shtesë në pozicionet e levuara tejkaloi 2 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga CoinGlass.

  • Tronditet tregu i kriptomonedhave/ “Bitcoin” vijon rënien e lirë

    Tronditet tregu i kriptomonedhave/ “Bitcoin” vijon rënien e lirë

    Tregu i kriptomonedhave po hyn në një fazë kritike, ndërsa Bitcoin po shkon drejt performancës së tij më të keqe mujore, që nga kriza e vitit 2022, duke sjellë kujtime të debaklit të TerraUSD dhe FTX.
    Të premten (21 nëntor), kriptomonedha më popullore ra deri në 6.4%, në 81,629 dollarë (në fillim të javës regjistroi 90 mijë USD, kurse në shtator ishte 126 mijë USD), ndërsa Ether humbi më shumë se 7.6%, duke rënë nën 2,700 dollarë.
    Tokenët më të vegjël ndoqën shembullin, ndërsa tregjet evropiane të aksioneve janë gjithashtu në rënie, duke konfirmuar “kthimin” e plotë të investitorëve në modalitetin e shmangies së rrezikut.
    Vetëm në nëntor, Bitcoin ka humbur rreth 25% të vlerës së tij, rënia më e madhe mujore që nga qershori 2022, kur “Stablecoin TerraUSD” i Do Kwon u shemb, duke shkaktuar një kaskadë falimentimesh të korporatave që kulmuan me falimentimin e bursës FTX të Sam Bankman-Fried.
    Pavarësisht një klime “miqësore ndaj kriptomonedhave” në Shtëpinë e Bardhë nën Donald Trump dhe rritjes së adoptimit institucional të aseteve dixhitale, Bitcoin ka rënë më shumë se 30% që nga rritja e tij mbresëlënëse në nivelet më të larta të të gjitha kohërave në tetor.
    Rënia u përshpejtua pas një “raundi” shpërthyes likuidimesh më 10 tetor, i cili “avulloi” 19 miliardë dollarë dhe fshiu rreth 1.5 trilionë dollarë nga kapitalizimi total i të gjitha kriptovalutave.
    Vetëm në 24 orët e fundit, likuiditeti shtesë në pozicionet e levuara tejkaloi 2 miliardë dollarë, sipas të dhënave nga CoinGlass.

  • Përmbytet tregu industrial në Pogradec

    Përmbytet tregu industrial në Pogradec

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë rikthyer sërish problemin e vjetër të tregut industrial në Pogradec.
    Në mot me shi apo dëborë uji depërton brenda godinës së tregut, duke dëmtuar të gjitha produktet e tregtarëve, të cilët prej vitesh përballen me të njëjtën situatë.
    Që në orët e para të mëngjesit, tregtarët u detyruan të hapnin tregun me kova e lecka në duar, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të larguar ujin që kishte mbuluar ambientin.
    Megjithatë, për shkak të reshjeve të shumta, ato thonë se nuk kanë arritur dot të shpëtojnë mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet.
    Sipas tregtarëve, premtimet e bashkisë për ndërtimin e një tregu të ri kanë qenë të shumta, por asnjë iniciativë konkrete nuk është marrë deri më tani.
    Çdo sezon reshjesh, situata përsëritet, duke i lënë ata përballë dëmeve dhe pasigurisë.
    Tregtarët i bëjnë apel pushtetit vendor të ndërhyjë sa më parë, duke theksuar se janë në një gjendje të vështirë.

  • “Bashkia të ndërhyjë”/ Tregu industrial përmbytet nga reshjet, tregtarët kërkojnë ndihmë: Na dëmtohet malli

    “Bashkia të ndërhyjë”/ Tregu industrial përmbytet nga reshjet, tregtarët kërkojnë ndihmë: Na dëmtohet malli

    Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë juglindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë rikthyer sërish problemin e vjetër të tregut industrial në Pogradec. Në mot me shi apo dëborë uji depërton brenda godinës së tregut, duke dëmtuar të gjitha produktet e tregtarëve, të cilët prej vitesh përballen me të njëjtën situatë.
    Që në orët e para të mëngjesit, tregtarët u detyruan të hapnin tregun me kova e lecka në duar, në përpjekje për të minimizuar dëmet dhe për të larguar ujin që kishte mbuluar ambientin.
    Megjithatë, për shkak të reshjeve të shumta, ato thonë se nuk kanë arritur dot të shpëtojnë mallrat, pasi një pjesë e konsiderueshme e tyre është lagur dhe rrezikon të dëmtohet.
    Sipas tregtarëve, premtimet e bashkisë për ndërtimin e një tregu të ri kanë qenë të shumta, por asnjë iniciativë konkrete nuk është marrë deri më tani. Çdo sezon reshjesh, situata përsëritet, duke i lënë ata përballë dëmeve dhe pasigurisë. Tregtarët i bëjnë apel pushtetit vendor të ndërhyjë sa më parë, duke theksuar se janë në një gjendje të vështirë.

  • Video/ Imazhe përrallore nga Vjena, tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë hapet për vitin 2025

    Video/ Imazhe përrallore nga Vjena, tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë hapet për vitin 2025

    Asnjë qytet tjetër në Evropë nuk ka më shumë tregje Krishtlindjesh sesa Vjena.

    Me plot 14 tregje të shpërndara në të gjithë qytetin, kryeqyteti austriak mbetet një nga destinacionet më tradicionale dhe më të dashura të festave të fundvitit.
    Aroma e arrëmyshkut, kanellës, verës së ngrohtë, çokollatës, gështenjave dhe bajameve të pjekura mbush rrugët e ndriçuara me mijëra drita nga fillimi i nëntorit deri në fillim të janarit, duke e kthyer qytetin në një përrallë dimri.

    Këtë vit, Vjena ka hapur sezonin festiv më herët se zakonisht. Tregu i Krishtlindjeve në Pallatin Schönbrunn u çel të enjten, më 6 nëntor 2025, duke u bërë tregu i parë i Krishtlindjeve në Evropë për këtë vit. Me ndezjen e dritave, pallati u shndërrua në një skenë magjike, ku vizitorët mund të shijojnë dekorimet festive, artizanatet e punuara me dorë dhe atmosferën tradicionale që e karakterizon këtë vend.

    Derë më 6 janar 2026, oborri i Pallatit Schönbrunn do të jetë i mbushur me 95 tezga të zbukuruara, shtëpi prej druri dhe produkte artizanale, ushqime tradicionale e përvoja për të gjitha moshat. Për fëmijët, tregu ofron një pistë patinazhi falas, karusele, lojëra magjike dhe punëtori krijuese, duke i dhuruar secilit momente gëzimi dhe pritjeje festive.
    Ndërkohë, vetëm një ditë më vonë, më 7 nëntor, u hap edhe Weihnachtsmarkt-i i parë në Mynih, në hapësirën historike Ausbesserungswerk në Freimann. Ky treg sjell një përvojë ndryshe, që kombinon nostalgjinë me argëtimin modern dhe instalime spektakolare që i ngjajnë një parku të vogël tematik për të gjitha moshat.
    Sezoni më i bukur i vitit ka nisur — dhe tregjet e Krishtlindjeve të Evropës kanë filluar të veshin petkun e tyre festiv, duke sjellë ndriçim, muzikë dhe emocion në çdo cep të kontinentit.

    Top Channel

  • Tregu vendas në Kinë, nxitësi kryesor i rritjes gjatë pesë vjetëve të ardhshëm

    Tregu vendas në Kinë, nxitësi kryesor i rritjes gjatë pesë vjetëve të ardhshëm

    Kreu i organit më të lartë të planifikimit ekonomik të Kinës ka theksuar rëndësinë e forcimit të bazës ekonomike të brendshme, duke u zotuar për rritjen e kërkesës së brendshme dhe krijimin e një tregu të unifikuar kombëtar në pesë vjetët e ardhshëm.
    Zheng Shanjie, kryetari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, duke komentuar mbi rëndësinë e krijimit të një tregu të brendshëm të fortë, theksoi se ekonomitë e mëdha drejtohen nga kërkesa e brendshme dhe tregjet janë burimi më i rrallë në botë. Sipas tij, kjo ka rëndësi strategjike në përpjekjen për të arritur modernizimin socialist deri në vitin 2035.
    Dokumenti thotë se Kina do të ndërmarrë nisma për të nxitur shpenzimet, për një përdorim më të madh të shërbimeve dhe për të përmirësuar tregun e mallrave, si edhe kërkon që të përdoren fondet qeveritare në fusha kyçe që kanë të bëjnë me jetesën e njerëzve, duke rritur përqindjen e investimeve qeveritare në fushat që lidhen me jetesën, u shpreh Zheng.
    Ai vuri në dukje rëndësinë e krijimit të një tregu të unifikuar kombëtar, duke shtuar që vendi e ka përmirësuar më tej listën negative të hyrjes në treg, duke e zvogëluar sivjet numrin e fushave të kufizuara në 106 në 21 industri, nga 328 që ishte më parë.
    Gjatë Planit të 15-të Pesëvjeçar, vendi do të formojë një treg të unifikuar kombëtar dhe do të heqë pengesat e tregut, tha Zheng. Masat përfshijnë unifikimin e institucioneve dhe rregullave themelore të tregut, shmangien e proteksionizmit lokal dhe segmentimit të tregut, standardizimin e aktiviteteve ekonomike të qeverisjes vendore, forcimin e mbikëqyrjes së tregut dhe zbatimin e ligjit, si edhe trajtimin e problemit të konkurrencës së tepruar e të paarsyeshme.

  • Tregjet nën monitorim për abuzime/ Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

    Tregjet nën monitorim për abuzime/ Autoriteti i Konkurrencës kërkon të bëjë përgjime si SPAK

    Shtatë tregje problematike u diskutuan në një seancë që zgjati gati 4 orë në Komisionin e Ekonomisë, ku për të prezantuar raportin vjetor ishte Autoriteti i Konkurrencës. Nga tregu i spitaleve private, tek sigurimet, karburantet, telefonia celulare, tregjet agro-ushqimore, tregu i çimentos e deri tek bankat, të gjithë sektorë me jetikë, për të cilët hetime janë kryer probleme janë konstatuar, e për një pjesë hetimet fillojnë. 
    Përpara ligjvënësve kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, kërkoi më shumë hapësira ligjore për të kryer hetime në këto tregje sensitive, pasi verifikimi i të dhënave për të faktuar se ka abuzime, në shumicën e rasateve është i pamundur, dhe si rezultat edhe masa apo ndëshkime nuk ka. Përveç kontrolleve, verifikimeve në zyrat e kompanive të ndryshme, apo mbledhjes së dëshmive, Biba sheh si zgjidhje kryerjen e një hetimi të saktë, ndërhyrjen në telefonat e kompanive që janë nën hetim nga Konkurrenca. 
    “Homologët tanë ju marrin celularët. Ky (celulari) është tradhtari më i madh për çdo lloj gjëje. Nëse do realisht të bësh punë skrupuloze hetimore, kjo është. Edhe ata zotërinjtë e SPAK-ut apo të prokurorisë në Shqipëri shumicën e sukseseve të tyre e kanë pasur nga sky nga Encrochat. Ne nuk e kemi këtë mundësi. Polakët e kanë, turqit e kanë, italianët, gjermane, të gjithë vendet e BE-së i kanë”, tha Denar Biba. 
    Kjo kërkesë për të pasur akses edhe në telefonat e sipërmarrjeve që janë nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës, erdhi për shkak se në tregun e grumbullimit të qumështit, të fruta-perimeve dhe atë të spitaleve private, hetimet nuk kanë rezultuar të suksesshme për mungesë të provave. 
    “Kur flet me ta kështu Of Records, të gjithë nxjerrin shpirtin edhe t’i thonë të gjitha. Kur vjen puna për të ofruar një mesazh WhatsApp-i që e ka pasur me grumbulluesin përkatës, thotë mos na merrni në qafë. Ju themi nuk do t’ju nxjerrim, ore kemi detyrim ndaj ligji. Nëse ne ju nxjerrim, ju shkojmë për shpërdorim e tyre, nuk pranojnë në asnjë lloj rrethane. Fenomeni nuk është vetëm shqiptar”, tha Biba. 
    Ndërsa për tregun e fruta-perimeve, Biba paralajmëroi përfundim të hetimit së shpejti, por pa bërë detaje mbi vendimmarrjen, duke kërkuar nga deputetët, “ju lutem mos e paragjykoni këtë hetimin e Fruta Perime”. 
    Por për deputetin e PS-së Erion Braçe deformimi në bujqësi, ku fermerët po humbasin, e ka gjenezën tek skema e TVSH-së, e cila ka bërë që grumbulluesit tua marrin produktet pa fature bujqve dhe me çmim të ulët. 
    “Atje në Ministrinë e Bujqësisë dhe në Ministrinë e Financave nuk i kupton kush. S’ kupton kush se ka një element atje shumë të rëndësishëm që është fatura që nuk e pret bujku, nuk e pret blegtori, e pret grumbulluesi. Po që ta presë grumbulluesi, duhet të ketë minimumi, minimumi, një TVSH, tatim mbi vlerën e shtuar që të jetë i barabartë në hyrje dhe në ndalje edhe në blerje. në shitje nuk mund të jetë zero në blerje dhe 20% në shitje. Prandaj nuk formalizohet ai tregu dhe prandaj goditja e amortizatorit po bie mbi kurriz të fermerit. Mbi kurriz të fermerit. Nuk po bie mbi kurriz të fabrikës. Nuk po bie mbi kurrize të fabrikës”, tha Braçe. 
    Kurse tregu i spitaleve private, pas një hetimi 2-vjeçar u mbyll pa masa dhe ndëshkime edhe pse disa nga shërbimet e ofruara nga spitalet private janë ekskluzive dhe tejet të kushtueshme. 
    “Disa prej shërbimeve shumë të rëndësishme, jepen pothuajse ekskluzivisht nga disa spitale private në vendin tonë me çmime të caktuara, definitivisht jo të përballueshme nga të gjithë qytetarët. Kemi dërguar me dhjetëra pyetje në të gjitha autoritetet homologe në rajon. Nuk na erdhi pothuajse asnjë përgjigje. Filluam të kërkonim të hulumtonim në internet për çmime në spitale të ngjashme në Turqi apo Maqedoni apo Kosovë. Në këtë pikë paradoksale ose jo, ne ju drejtuam vetë të hetuarve dhe i thamë na bëni analizën tuaj të kostos dhe na e sollën. Analiza e tyre e kostos tani unë nuk i paragjykoj ishte që fitimi i tyre ishte diku te 3%. Me fitime me fitime për të qarë për të qeshur, me fitime 3% nuk ka abuzim me pozitën dominuese”, tha Biba. 
    Një shërbim spitalor e merr më lirë se këtu nëse shkon në Turqi tha deputeti socialist Erion Braçe përfshirë biletën dhe akomodimin atje. 
    “Ky është shqetësimi dhe shifrat që dëgjohen nga njerëz që shkojnë paguajnë, shkojnë paguajnë, janë marramendëse. Të kushton më lirë të blesh një biletë, të marrësh një hotel dhe të shkosh në Stamboll sesa aty atje. Kushton më lirë”, tha deputeti i PS-së Erion Braçe.