Tag: tregtimit

  • Bursa e energjisë, 3 mln euro për platformën e tregtimit të ALPEX

    Bursa e energjisë, 3 mln euro për platformën e tregtimit të ALPEX

    Platformat e tregtimit dhe klerimit të energjisë do t’i kushtojnë Bursës Shqiptare të Energjisë rreth 3 milionë euro. Një procedurë prokurimi e hapur këtë të martë nga ALPEX që ka në objekt kontrate  “Platformat elektronike të Tregtimit dhe Klerimit Shqipëri-Kosovë, për tregjet e energjisë elektrike dhe bashkimin e tregjeve” parashikon që ky shërbim do të jepet për 54 muaj apo 4.5 vite. Sipas termave të referencës platformat kanë rëndësi të veçantë pasi janë në thelb të aktiviteteve që kryen bursa si përsa i takon tregtimit edhe klerimit.“Platforma e Tregtimit është një sistem elektronik i centralizuar që lehtëson ALPEX për të kryer detyrimet tregtare si Operator Tregu/NEMO për tregjet e tij me shumicë të energjisë elektrike për dy Zonat e Ofertimit të Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo nënvizon rolin kritik të Platformës në sigurimin e besueshmërisë, kontrollit dhe qëndrueshmërisë në operacionet e saj. Platforma, së bashku me infrastrukturën dhe funksionalitetin e saj, duhet të sigurojë menaxhimin efektiv të të gjitha proceseve të lidhura me tregtimin në tregjet e lartpërmendura. Këto procese duhet të zbatohen në mënyrë të tillë që të garantojnë besueshmëri, saktësi, siguri, transparencë dhe të jetë në përputhje me aktet ligjore dhe rregullatore të miratuara për këtë qëllim” thuhet në dokument.Sipas APLEX për të garantuar funksionimin e tregtimit në përputhje me Rregullat e Tregut të Energjisë Elektrike dhe Termat e Referencës, kërkohet ofrimi i një platforme elektronike gjithëpërfshirëse. Platforma e Tregtimit përfshin:Të drejtat e Licencës dhe Mirëmbajtjes për përdorimin e sajQasje në zgjidhjet e përputhjes SDAC dhe SIDC, duke mbështetur të dyja, si modalitetin e Bashkimit të Tregjeve ashtu edhe modalitetin e Tregjeve të Ndara (decoupling).Infrastruktura e kërkuar për të gjitha sa më sipër, në të gjitha ambientet (Platforma Production dhe Platforma Test) përfshin të gjithë komponentët e nevojshëm për sistemin production dhe një sistem rezervë për të siguruar që operacionet e tregtimit të jenë të pandërprera dhe të përditësuara, në përputhje me standardet më të larta të Tregjeve Evropiane të Energjisë. Përveç kësaj, platforma duhet të ofrojë qasje në zgjidhjet e përputhjes SDAC dhe SIDC, duke mbështetur të dyja, si modalitetin e Bashkimit të Tregjeve ashtu edhe modalitetin e Tregjeve të Ndara (decoupling), për llogaritjen e rezultateve për çdo Njësi Kohore të Tregut dhe për secilin treg (Tregut të Ditës në Avancë, Ankandet Brenda së Njëjtës Ditë dhe Tregut të Vazhdueshëm Brenda së Njëjtës Ditë).Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Tregu dytësor i titujve, në rënie edhe për gjysmën e parë të këtij viti

    Tregu dytësor i titujve, në rënie edhe për gjysmën e parë të këtij viti

    Vëllimet e tregtimit në tregun dytësor të titujve të titujve ngelën të ulëta edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, vëllimi i tyre pësoi rënie krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Në tregun dytësor me pakicë të titujve, vëllimi i regjistruar i transaksioneve të shitjes dhe blerjes të qeverisë ishte rreth 3.6 miliardë lekë 53% më pak në krahasim me përkatësisht gjashtëmujorin dhe vitin e kaluar.Vëllimet e tregtimit për periudhën u dominuan në masën 56% nga transaksione në instrumente afatgjata (obligacione) dhe 44% nga transaksionet në instrumentet afatshkurtra (bono thesari).Sipas Bankës së Shqipërisë, edhe vëllimi i tregtimit në Bursën Shqiptare të Titujve vijon të mbetet në vlera të ulëta dhe ky aktivitet ishte disi më i vogël gjatë periudhës, në krahasim me dy gjashtëmujorët e mëparshëm. Titujt e borxhit të qeverisë mbizotëruan në volumet e tregtimit, ndërsa tregtimi i obligacioneve private ishte vetëm 3 milionë lekë.Me qëllim për të zhvilluar tregun dytësor të instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare, në vitin 2018 Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë nisën projektin e titujve referencë, në bashkëpunim me disa banka tregtare në vend.Pjesëmarrja në ankandet e titujve referencë mund të kryhet vetëm nëpërmjet bankave pjesëmarrëse në projekt, që kanë titullin e Zhvilluesve të Tregut. Titujt referencë (benchmark) gëzojnë likuiditet më të lartë se emetimet e zakonshme, për shkak të detyrimit që kanë Zhvilluesit e Tregut për të kuotuar çmime blerjeje dhe shitjeje në tregun sekondar, sipas kushteve të përcaktuara në kontratën e lidhur me Ministrinë e Financave.Në këtë projekt, aktualisht, përfshihen emetimet e fundit të obligacioneve 3, 4 dhe 5-vjeçare. Kuotimi ditor i yield-it për tregtim sekondar u jep këtyre instrumenteve tipare më likuide, por njëkohësisht mundëson edhe vlerësimin e një çmimi më të drejtë.Në vitin 2018, ku projekt u themelua me pjesëmarrjen e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) Credins Bank, Bankës Intesa Sanpaolo Albania, Bankës Amerikane të Investimeve (ABI Bank) dhe Bankës së Parë të Investimeve Shqipëri (Fibank). Që prej muajit korrik 2025, projektit i është bashkuar edhe Raiffeisen Bank.Kuotimi me bazë ditore i titujve referencë mundëson llogaritjen e kurbës së yield-it që shërben si referencë për titujt e tjerë të borxhit në treg dhe mundëson llogaritjen e çmimit të tyre. Megjithatë, deri tani projekti i obligacioneve referencë nuk ka sjellë rezultate shumë të rëndësishme në rritjen e tregtimit dytësor./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ndërtimi i tregut kombëtar të tregëtimit të karbonit, përshpejton tranzicionin e gjelbër

    Ndërtimi i tregut kombëtar të tregëtimit të karbonit, përshpejton tranzicionin e gjelbër

    Kina ka publikuar një udhëzues për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër dhe me karbon të ulët të vendit dhe për të forcuar ndërtimin e tregut kombëtar të tregtimit të karbonit.
    Sipas draftit, deri në vitin 2027, tregu i tregtimit të karbonit të vendit do të përfshijë të gjithë sektorët kryesorë industrialë dhe tregu kombëtar vullnetar i tregtimit të reduktimit të emetimeve të gazeve serrë do të zgjerohet për të përfshirë të gjitha fushat kryesore, shkruan “Xinhua”.
    Deri në vitin 2030, pritet të krijojë një treg kombëtar të tregtimit të karbonit bazuar në një sistem “cap-and-trade” me alokime falas dhe me pagesë.
    Vendi pritet të japë rezultate të dukshme të reduktimit të emetimeve, të përmirësojë kuadrin rregullator dhe të nxisë një mekanizëm çmimesh karboni me nivele të arsyeshme.
    Udhëzimi kërkon zgjerimin e mbulimit të tregut kombëtar të tregtimit të karbonit, përmirësimin e sistemit të ndarjes së kuotave të emetimeve të karbonit dhe forcimin e udhëzimit dhe mbikëqyrjes mbi skemat rajonale pilot të tregtimit të karbonit.
    Gjithashtu, ai nxit përpjekjet për të zhvilluar tregun kombëtar vullnetar të reduktimit të emetimeve të gazrave serrë përmes masave të tilla si rritja e koordinimit të burimeve të reduktimit të karbonit, rregullimi i aktiviteteve vullnetare të reduktimit të emetimeve dhe promovimi i zbatimit të reduktimeve të certifikuara të emetimeve.

  • Ultimatumi i Ramës/ Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

    Ultimatumi i Ramës/ Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

    Pas nisjes së aksionit të tatimorëve, prej ditës së hënë, në shumë markete të vogla në Tiranë, është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fermerët.
    Sipas një vëzhgimi të bërë nga Monitor, situata është e ngjashme në shumë lagje të kryeqytetit, përfshirë Astirin, Freskun dhe zonën 5 Maji.
    Tregtarët e marketeve, të kontaktuar, pohojnë se janë të paqartë për mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me lëshimin e faturave.
    Ndërsa furnizohen me sasi të konsiderueshme qumështi të freskët direkt nga fermerët e zonave rurale të Tiranës, ata nuk dinë se si ta formalizojnë këtë proces për faturim.
    Fermerët nga ana e tyre pohuan se janë të pajisur me NIPT, por pavarësisht kësaj, prej tre ditësh qumështi i tyre po refuzohet nga njësitë e vogla të tregtimit.
    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë, duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim.
    Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.
    “Pra në rast se një biznes qoftë ky market i lagjes, bar, restorant apo çdo lloj njësie tjetër për mallrat bujqësore apo blegtorale nuk furnizohet nga një grumbullues apo përpunues, por direkt nga fermeri, detyrimin për lëshimin e autofaturës e ka blerësi. Edhe në këtë rast autofatura e ngarkuar në sistem bëhet nga blerësi, me të dhënat e shitësit. Autofatura nevojitet të firmoset edhe prej shitësit që në këtë rast është fermer, me qëllim gjurmueshmërinë e mallit për sigurinë ushqimore”, sqaron DPT.

    Pra, marketi i lagjes që në këtë rast mund të konsiderohet grumbulluesi i vogël i qumështit të freskët të fermerit, pavarësisht se ky i fundit është i pajisur me NIPT apo pa NIPT bujqësor, mund t’i lëshojë fermerit autofaturë për mallin e blerë.
    Për rastet kur fermeri nuk është i pajisur me NIPT bujqësor, Tatimet sqarojnë se me qëllim gjurmueshmërinë e produktit të shitur, nevojitet të shënohet në autofaturë vetëm emri i individit që ka shitur produktin dhe autofatura të firmoset prej shitësit.
    Fermeri pavarësisht nëse është i pajisur me NIPT apo jo, ka të drejtë të tregtojë produktet tij blegtorale në dyqanet e vogla ushqimore, ndërsa detyrimin për lëshimin e faturës fiskale e ka blerësi.
    Skema është e njëjtë edhe nëse fermeri qumështin e çon në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, detyrimin për lëshimin e faturës fiskale (autofaturës për shitjen) e ka blerësi.
    Pra, përpunuesi apo grumbulluesi i licencuar ka detyrimin e lëshimit të autofaturës nëpërmjet ngarkimit në sistemin SelfCare.
    Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore.
    Administrata Tatimore, thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.
    Tatimet pohojnë se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit./ D.Azo / MONITOR

  • Ultimatumi i Ramës – Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

    Ultimatumi i Ramës – Marketet e vogla mbeten pa furnizime qumështi

    Prej ditës së hënë, pas nisjes së aksionit të tatimorëve, në shumë markete të vogla në Tiranë është ndërprerë furnizimi me qumësht të freskët të prodhuar nga fermerët.
    Sipas një vëzhgimi të bërë nga Monitor, situata është e ngjashme në shumë lagje të kryeqytetit, përfshirë Astirin, Freskun dhe zonën 5 Maji.
    Tregtarët e marketeve, të kontaktuar, pohojnë se janë të paqartë për mënyrën se si duhet të veprojnë në lidhje me lëshimin e faturave.
    Ndërsa furnizohen me sasi të konsiderueshme qumështi të freskët direkt nga fermerët e zonave rurale të Tiranës, ata nuk dinë se si ta formalizojnë këtë proces për faturim.
    Fermerët nga ana e tyre pohuan se janë të pajisur me NIPT, por pavarësisht kësaj, prej tre ditësh qumështi i tyre po refuzohet nga njësitë e vogla të tregtimit.
    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) sqaron për Monitor se referuar udhëzimit nr.16, datë 03.04.2020, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, të gjithë njësitë tregtare pa përjashtim që blejnë mallra nga prodhuesit bujqësorë e blegtoralë duhet të shoqërohen me faturë të fiskalizuar, të llojit autofaturim.
    Skema për faturimin e mallrave të blera direkt prej fermerëve, nga një market lagjeje, bar, restorant apo supermarkete të mëdhenj është e njëjtë, si në rastin e tregtimit të mallrave bujqësore apo blegtorale te përpunuesit apo grumbulluesit e mëdhenj.
    “Pra në rast se një biznes qoftë ky market i lagjes, bar, restorant apo çdo lloj njësie tjetër për mallrat bujqësore apo blegtorale nuk furnizohet nga një grumbullues apo përpunues, por direkt nga fermeri, detyrimin për lëshimin e autofaturës e ka blerësi. Edhe në këtë rast autofatura e ngarkuar në sistem bëhet nga blerësi, me të dhënat e shitësit. Autofatura nevojitet të firmoset edhe prej shitësit që në këtë rast është fermer, me qëllim gjurmueshmërinë e mallit për sigurinë ushqimore”, sqaron DPT.
    Pra, marketi i lagjes që në këtë rast mund të konsiderohet grumbulluesi i vogël i qumështit të freskët të fermerit, pavarësisht se ky i fundit është i pajisur me NIPT apo pa NIPT bujqësor, mund t’i lëshojë fermerit autofaturë për mallin e blerë.
    Për rastet kur fermeri nuk është i pajisur me NIPT bujqësor, Tatimet sqarojnë se me qëllim gjurmueshmërinë e produktit të shitur, nevojitet të shënohet në autofaturë vetëm emri i individit që ka shitur produktin dhe autofatura të firmoset prej shitësit.
    Fermeri pavarësisht nëse është i pajisur me NIPT apo jo ka të drejtë të tregtojë produktet tij blegtorale në dyqanet e vogla ushqimore, ndërsa detyrimin për lëshimin e faturës fiskale e ka blerësi.
    Skema është e njëjtë edhe nëse fermeri qumështin e çon në pikat e grumbullimit dhe përpunimit, detyrimin për lëshimin e faturës fiskale (autofaturës për shitjen) e ka blerësi.
    Pra, përpunuesi apo grumbulluesi i licencuar ka detyrimin e lëshimit të autofaturës nëpërmjet ngarkimit në sistemin SelfCare.
    Prej disa ditësh tatimorët kanë nisur aksionin për kontrollin e tregtimit të produkteve bujqësore.
    Administrata Tatimore thekson sërish se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.