Tag: tregtia

  • Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht

    Putin takohet me kryeministrin Modi në Indi: Tregtia e naftës do vijojë normalisht

    Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Indi këtë të enjte. Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Narendra Modi.
    Në një intervistë për mediat indiane, ai u shpreh se gjatë nëntë muajve të parë të vitit është vërejtur një rënie e lehtë në volumin e përgjithshëm të tregtisë mes dy vendeve.
    Megjithatë, Putin e cilësoi këtë si një “korrigjim të vogël”, duke theksuar se niveli i përgjithshëm i shkëmbimeve tregtare mbetet pothuajse i pandryshuar.

    Sipas tij, tregtia në sektorin e produkteve të naftës, përfshirë naftën e papërpunuar dhe karburantet, po ecën normalisht në Indi.
    “Partnerët indianë janë të besueshëm dhe shumë seriozë. Nëse Shtetet e Bashkuara kanë të drejtë të blejnë karburantin tonë, pse të mos ketë Indija të njëjtin privilegj?”, tha Putin.
    I pyetur për reagimin e mundshëm të Donald Trump nëse Rusia dhe India thellojnë bashkëpunimin tregtar, Putin tha se as ai dhe as kryeministri indian Narendra Modi, pavarësisht presioneve të jashtme, nuk po ndërtojnë bashkëpunime që synojnë të dëmtojnë këdo.

  • Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

    Bizneset optimiste për nëntorin/ Tregtia, industria dhe ndërtimi rrisin besimin, konsumatorët të shqetësuar për financat

    Ekonomia rritet por qytetarët shfaqen të shqetësuar për financat e tyre. Raporti i besimit në ekonomi për muajin tetor i ka shfaqur optimist shumicën e sektorëve performues të ekonomisë. Industria tregtia dhe ndërtimi kanë rritur besimin për të ardhmen.

    Konkretisht ndërtimi vijon të udhëheq besimin në ekonomi me 2.4%. Vlerësimet për aktivitetin aktual ndërtues si dhe niveli i porosive të reja shfaqin performancën e mirë të sektorit si dhe pritshëmritë për në vijim.
    Ndalur tek tregtia ky sektor ka rritur besimin për të ardhmen e bizneseve me 7%  ndikuar nga ecuria e tyre si dhe  pritjet për nivelin e punësimit në të ardhmen. Në këto kategori optimiste pas disa muajsh në rënie të thelë duket se dhe sektori i industrisë po ngre kokë. Teksa kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet janë rritur gjithashtu, bizneset dhanë vlerësime më të mira edhe për prodhimin industrial aktual. Cimet dhe niveli i punësimit gjithashtu shfaqen në të njëjtën kah.
    I vetmi sektor ka shfaqur rënie të besimit është ai i shërbimeve. Mbyllja e sezonit turistik duket se ka ndikuar drejtpërsëdrejti në ecurinë aktuale të bizneseve si dhe të kërkesës. Duke bërë që kështu edhe punësimi në këtë sektor të bjerë.
    Pavarësisht performancës së mirë të shumë sektorëve konsumatorët shfaqen pesimistë për financat e tyre ndërsa në ulje kanë parashikuar edhe shpenzimet e mëdha për pjesën tjetër të vitit teksa presin që çm,imet të rriten më tej.
    Kjo ecuri ka ndikuar në treguesin e Ndjesisë ekonomike duke bërë që të arrijë 108.83 pikë përqindje.

    Top Channel

  • Simboli @, nga tregtia e lashtë te mënyra se si ne krijojmë identitetin online

    Simboli @, nga tregtia e lashtë te mënyra se si ne krijojmë identitetin online

    Simboli @, i njohur sot si “et” në shqip, ka një histori që shkon mijëra vjet pas Krishtit, duke kaluar nga tregtia në Mesdhe te interneti modern.

    Origjina e këtij simboli lidhet me amforat, enë prej balte të përdorura për ruajtjen e verës, ullirit dhe drithërave. Tregtarët në shekujt 15-të dhe 16-të përdornin @ për të shënuar sasinë e amforave në letra dhe dokumente tregtare.

    Një shembull i hershëm është letra e 4 majit 1536, ku tregtari Francesco Lapi shënon çmimin e verës me @ për amforën.

    Gjatë shekullit të 19-të, shkronjat e makinës së shkrimit e bënë @ pjesë të standardit të administratës dhe kontabilitetit. Kur kompjuterët dhe interneti u shpikën, simboli u përdor për të ndarë emrin e përdoruesit nga rrjeti, falë Ray Tomlinson, që në 1971-in dërgoi email-in e parë duke përdorur @.

    Por ndikimi i tij shkon përtej teknologjisë.

    Në shumë gjuhë, @ ka marrë emra dhe interpretime unike: italianët e shohin si “chiocciola” (breshkë), çekët e quajnë “zavináč” (spirale), rusët si “sobaka” (qen) dhe holandezët si “apenstaartje” (bishti i majmunit). Në Spanjë dhe Portugali, lidhej me një njësi matjeje, por sot përdoret edhe për të cilësuar një formë gjinore neutrale.

    Përtej emrave, @ ka ndryshuar mënyrën se si ndërtojmë identitetin tonë online. Si pjesë e username-ve, simboli detyron përdoruesin të krijojë një identitet unik dhe pa hapësira, duke u bërë pjesë e pandashme e mënyrës si ekspozohemi në rrjetet sociale.

    Nga tregtarët e Mesdheut te miliona përdorues online, @ vazhdon të jetë një urë kulturore, gjuhësore dhe teknologjike, simbol i lidhjes, identitetit dhe historisë njerëzore.

  • “Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia

    “Tkurrje” e besimit të biznesit, BSH publikon të dhënat: Industria e ndërtimit në rënie, rritet tregtia

    Treguesi i Ndjesisë Ekonomike shënoi një tkurrje prej 0.8 pikësh në muajin gusht, sipas vrojtimit të fundit të Bankës së Shqipërisë. Megjithatë, niveli i tij mbetet rreth 8 pikë përqindje mbi mesataren historike, çka tregon se aktiviteti ekonomik ende ruan ritme të kënaqshme, pavarësisht luhatjeve.
    Rënia u ndikua kryesisht nga një rënie e besimit në sektorë si industria, ndërtimi dhe shërbimet, ndërkohë që tregtia përjetoi një rritje të fortë. Treguesi i Besimit të Industrisë ra me rreth 4 pikë përqindje, i ndikuar nga vlerësimet më pak pozitive për prodhimin industrial dhe pritjet më të dobëta për porositë nga eksportet.
    Ndërtimi regjistroi gjithashtu një ulje me 2 pikë përqindje, e lidhur me rënien e aktivitetit aktual ndërtues, megjithëse pritjet për punësim dhe çmime mbeten në rritje.
    Në sektorin e shërbimeve, treguesi ra me 2.1 pikë përqindje, kryesisht për shkak të një rënie te lehte sa i përket kërkesës dhe pritshmërive për punësim.
    Nga ana tjetër, tregtia përjetoi një ngritje të dukshme prej 5.4 pikësh, falë rritjes së pritjeve për ecurinë e biznesit dhe punësimin në të ardhmen.
    Nga ana tjetër, konsumatorët shfaqën më pak optimizëm ku treguesi shfaqi një rënie te lehtë me 0.5 pikë, duke reflektuar pritshmëri më të ulëta për gjendjen financiare dhe blerjet në shuma të mëdha.
    Vlen te thuhet se treguesit mbeten mbi mesataret afatgjata, ndonëse luhatjet e gushtit sugjerojnë një ngadalësim të prirjes pozitive në ekonomi.

  • Besimi në ekonomi bie në gusht por…/ BSH: Tregtia në rritje, industria dhe shërbimet me rënie të pritshme

    Besimi në ekonomi bie në gusht por…/ BSH: Tregtia në rritje, industria dhe shërbimet me rënie të pritshme

    Treguesi i Ndjesisë Ekonomike ka shënuar një rënie me 0.8 pikë në muajin gusht, por pavarësisht kësaj, qëndron 8 pikë mbi mesataren historike.
    Rënia erdhi kryesisht nga ulja e besimit në industri, ndërtim dhe shërbime, ndërsa tregtia ka shënuar një rritje të fortë.
    “Kjo tregon një ngadalësim të lehtë të ritmit të optimizmit në ekonomi, i ndikuar nga pritjet e zymta të bizneseve, sidomos në industri dhe shërbime, por gjithsesi mbetemi mbi mesataren historike”, tha Selami Xhepa, ekspert ekonomie.
    Edhe besimi i konsumatorit ka pësuar një rënie të lehtë, duke reflektuar pasiguri për situatën ekonomike dhe financiare të familjeve.
    Në të kundërt, sektori i tregtisë vijon të mbetet në rritje, falë pritshmërive më pozitive për punësim dhe shitje.
    “Shifrat tregojnë se tregtia po ruan një performancë solide, e ndihmuar nga konsumatorët vendas dhe turistët, por sfidat mbeten në sektorët prodhues dhe ndërtimor, të ndikuar nga kostot e larta dhe pritjet për ngadalësim të kërkesës”, shtoi Xhepa.
    Ekspertët theksojnë se nevojiten politika që nxisin investimet dhe rrisin produktivitetin, për të ruajtur ecurinë pozitive të ekonomisë në muajt në vijim. Tv Klan

  • Turqia i mbyll dyert Izraelit, ndërpritet tregtia

    Turqia i mbyll dyert Izraelit, ndërpritet tregtia

    Bota E Premte, 29 Gusht 2025 18:34
    Turqia ka ndërmarrë një hap të paprecedent duke ndërprerë plotësisht të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Izraelin dhe duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë.
    Mbyllja e hapësirës ajrore turke pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për fluturimet izraelite në drejtim të vendeve si Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, duke zgjatur kohën e udhëtimit me gati dy orë. Zyrtarë izraelitë janë shprehur skeptikë ndaj seriozitetit të këtij veprimi, duke kujtuar se Turqia ka paralajmëruar ndërprerje të marrëdhënieve ekonomike, por tregtia ka vijuar në mënyrë joformale.

    Në sektorin e transportit detar, autoritetet turke po ushtrojnë presion ndaj agjentëve të portit që të deklarojnë me shkrim se anijet nuk kanë lidhje me Izraelin dhe nuk transportojnë mallra të rrezikshme apo ushtarake të destinuara për këtë shtet.
    Ende nuk është lëshuar ndonjë dokument zyrtar për këtë udhëzim verbal. Kjo lëvizje shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Turqisë për të shtrënguar presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.

  • Turqia i mbyll dyert Izraelit, ndërpritet tregtia dhe bllokohet hapësira ajrore

    Turqia i mbyll dyert Izraelit, ndërpritet tregtia dhe bllokohet hapësira ajrore

    Turqia ka ndërmarrë një hap të paprecedent duke ndërprerë plotësisht të gjitha marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Izraelin dhe duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë, njoftoi të enjten Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.
    Ky vendim vjen si vazhdim i masave të mëparshme që Ankaraja ka ndërmarrë ndaj Izraelit, në përgjigje të operacioneve ushtarake të këtij të fundit në Rripin e Gazës.
    Ndërkohë, mbyllja e hapësirës ajrore turke pritet të ketë pasoja të drejtpërdrejta për fluturimet izraelite në drejtim të vendeve si Gjeorgjia dhe Azerbajxhani, duke zgjatur kohën e udhëtimit me gati dy orë.
    Zyrtarë izraelitë janë shprehur skeptikë ndaj seriozitetit të këtij veprimi, duke kujtuar se Turqia më parë ka paralajmëruar ndërprerje të marrëdhënieve ekonomike, por tregtia ka vijuar në mënyrë joformale.
    Ndërkohë, në sektorin e transportit detar, autoritetet turke po ushtrojnë presion ndaj agjentëve të portit që të deklarojnë me shkrim se anijet nuk kanë lidhje me Izraelin dhe nuk transportojnë mallra të rrezikshme apo ushtarake të destinuara për këtë shtet. Megjithatë, ende nuk është lëshuar ndonjë dokument zyrtar për këtë udhëzim verbal.
    Kjo lëvizje shihet si pjesë e një strategjie më të gjerë të Turqisë për të shtrënguar presionin diplomatik dhe ekonomik ndaj Izraelit për shkak të konfliktit në Gaza.
     

  • Tregtia elektronike rurale në Kinë sheh rritje dhe diversifikim në janar-korrik

    Tregtia elektronike rurale në Kinë sheh rritje dhe diversifikim në janar-korrik

    Tregtia elektronike rurale në Kinë tregoi përparim drejt zhvillimit me cilësi të lartë në shtatë muajt e parë të vitit, me shitjet online të produkteve bujqësore që tregojnë një rritje të dukshme. Shitjet online të produkteve bujqësore në periudhën janar-korrik u rritën me 7.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë, He Yongqian. Ajo gjithashtu vuri në dukje se të ardhurat e disponueshme për frymë të banorëve ruralë u rritën me 6.2 për qind në gjysmën e parë të vitit, shkruan “Xinhua”.
    Sa i përket konsumit rural, tregtia elektronike ka stimuluar një furnizim më të larmishëm të mallrave dhe shërbimeve, duke iu mundësuar fermerëve të kenë akses në produkte me cilësi të lartë dhe të përballueshme.
    Ajo deklaroi më tej se shitjet me pakicë online ishin zgjeruar me 6.4 për qind në bazë vjetore gjatë periudhës janar-korrik.
    Ministria do të intensifikojë përpjekjet për të nxitur tregtinë elektronike rurale dhe për të mbështetur konsumin rural, si dhe për të rritur të ardhurat e fermerëve.

  • Tregtia Kinë-OBSH arrin nivelin më të lartë ndërsa bashkëpunimi thellohet

    Tregtia Kinë-OBSH arrin nivelin më të lartë ndërsa bashkëpunimi thellohet

    Vëllimi tregtar i Kinës me anëtarët e tjerë të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSH) arriti një nivel rekord në shtatë muajt e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Administrata e Përgjithshme e Doganave (GAC) të mërkurën. Nga janari deri në korrik, importet dhe eksportet totale të Kinës me anëtarët e tjerë të OBSH-së  arritën në 2.11 trilionë juanë (rreth 295.58 miliardë dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje prej 3% në bazë vjetore, shkruan “Xinhua”.
    Foto nga VCGVlen të përmendet se tregtia e Kinës me anëtarët e tjerë të OBSH-së u rrit me 8.5% në 326.05 miliardë juanë në korrik, duke shënuar vlerën dhe shkallën më të lartë mujore të rritjes deri tani këtë vit. Tregtia bujqësore ka qenë një pikë kyçe. Eksportet e Kinës të makinerive bujqësore dhe formulave të pesticideve drejt partnerëve të OBSH-së  u rritën përkatësisht me 47.8 për qind dhe 30.3 për qind, ndërsa importet e produkteve të tyre bujqësore u rritën me 6.2 për qind gjatë periudhës shtatëmujore.
    Foto nga VCGOBSH ka zgjeruar dhe thelluar vazhdimisht bashkëpunimin në të gjithë sektorët që nga themelimi i saj në vitin 2001, duke e çuar tregtinë brenda rajonit në nivele rekord të njëpasnjëshme. Vetëm në vitin 2024, tregtia e Kinës me anëtarët e tjerë të OBSH-së  arriti në 3.65 trilionë juanë, 36.3 herë më shumë se niveli i regjistruar kur u krijua organizata, sipas të dhënave të GAC.