Zv/Kryeministri i Kinës He Lifeng, gjithashtu drejtuesi kinez për çështjet ekonomike e tregtare Kinë-ShBA, të shtunën zhvilloi një telefonatë video me Sekretarin e Thesarit të ShBA-së Scott Bessent dhe Përfaqësuesin e Tregtisë së ShBA-së Jamieson Greer, gjatë së cilës të dy palët ranë dakord të mbajnë një raund të ri konsultimesh ekonomike e tregtare sa më shpejt të jetë e mundur.
Palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, të thelluara dhe konstruktive për zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve gjatë bisedimeve të tyre telefonike në fillim të këtij viti, si dhe për çështjet kyçe në marrëdhëniet dypalëshe ekonomike e tregtare.
Tag: tregtare
-

Zv/Kryeministri i Kinës zhvillon video-telefonatë me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së dhe përfaqësuesin tregtar për çështjet ekonomike
-

Barcelona e kthen Yamalin në “markë tregtare”, nuk i lejohen më autografet falas
18 Tetor 2025
9:14
Alfred Lleshi
Në futbollin modern, paratë shpesh marrin përparësi karshi pasionit. Sipas “Mundo Deportivo”, Lamine Yamal nuk do të japë më autografe falas për tifozët, as në fanella, as në objekte të tjera, madje as në dalje të qendrës stërvitore. Vendimi është pjesë e një projekti komercial më të gjerë.
Gazeta katalanase shpjegon se talenti spanjoll do të nënshkruajë kontratë me një kompani që do të tregtojë produkte zyrtare me autografin e Yamal. Për këtë arsye, atij i është kërkuar të ndalojë praktikën e autografeve falas, me miratimin e klubit. Ky hap reflekton prirjen në rritje të futbollit bashkëkohor, ku lojtarët e rinj kthehen në “marka tregtare” dhe çdo gjest mund të monetizohet.
Tifozët që duan një kujtim me firmën e Yamal do të duhet të blejnë produktet zyrtare për këtë. Një zgjedhje që, ndonëse e kuptueshme ekonomikisht, mund të shkaktojë pakënaqësi te tifozët tradicionalë të Barcelonës, të mësuar me afrimitetin dhe spontanitetin e idhujve të tyre.
-

Lufta tarifore SHBA-Kinë, Pekini kërkon negociata për marrëveshje tregtare me Uashingtonin sa më shpejt të jetë e mundur
Kina është në favor të negociatave të reja tregtare me Shtetet e Bashkuara “sa më shpejt të jetë e mundur”, ndërsa të dy vendet kërkojnë të shmangin një përshkallëzim të ri të tarifave, raportoi të hënën agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua.
Njoftimi vjen pas një video-konference midis negociatorit kryesor tregtar të Kinës, zëvendëskryeministrit kinez He Lifeng, dhe Sekretarit të Thesarit të SHBA-së Scott Bessent, gjatë së cilës pati bisedime “të sinqerta, të thella dhe konstruktive”, tha agjencia kineze e lajmeve.
Tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë janë rritur një shkallë gjatë javës së kaluar, pasi Pekini njoftoi kontrolle më të rrepta mbi eksportet e metaleve të rralla dhe teknologjitë e nevojshme për t’i rafinuar ato.
Sekretari i Thesarit të SHBA-së Scott Bessent tha dje se do të takohej me He Lifeng javën e ardhshme për t’u përgatitur për negociata të reja.
Qeveria amerikane duket se po luan kartën e ndalimit të përshkallëzimit, pasi presidenti i SHBA-së tha përsëri se ishte gati të takohej së shpejti me homologun e tij kinez Xi Jinping.Top Channel
-
Mbahet forumi Shqipëri-Turqi 2025, Rama fton investitorët turq të ridyfishojnë investimet në vend
Me pjesëmarrjen e mbi 500 investitorëve turq, në Tiranë kanë nisur punimet e Forumit të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025, një event i rëndësishëm ekonomik që synon forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe nxitjen e investimeve të reja mes dy vendeve.Nëpërmjet një video-mesazhi të drejtuar pjesëmarrësve, Kryeministri Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet shqiptaro-turke dhe ritheksoi angazhimin e qeverisë për të mbështetur çdo investim të huaj, veçanërisht nga partnerët strategjikë si Turqia.“Dhjetë vjet më parë, me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, vumë një objektiv të thjeshtë: Të dyfishonim shkëmbimet tona tregtare. Sot, kemi shkuar shumë përtej.Nga 250 milionë euro, në mbi 1 miliard vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë, që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë.Por çka vlen më shumë se numrat, është fryma, është dëshira, është sensi i përkatësisë në këtë miqësi që ka ndërtuar këtë lidhje: një frymë besimi, një frymë respekti, një frymë bashkëpunimi që prodhon rezultat. Shqipëria sot nuk është më ishulli i mbyllur që dikur e përshkruanin.Shqipëria sot është një vend i hapur, një ishull i bukur mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd dhe jo në shumë, në pak vite. Me taksa fare të ulëta, me energji të gjelbër, me një turizëm në rritje, me teknologji që zhvillohet përditë dhe me një treg që e pret krahëhapur sipërmarrjen turke.Vetëm këtë vit, 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën Shqipërinë, kjo është e jashtëzakonshme po të mendosh se jo shumë vite më parë, ata numëroheshin me gishtat e dorës. Oreksi vjen duke ngrënë thotë përsëri një fjalë që e kemi të përbashkët – ndaj, ejani, – ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta rrokim atë dhe ta shijojmë bashkërisht.Shqipëria është sot porta më e afërt e Turqisë drejt Bashkimit Europian. Shqipëria është sot një partner i qëndrueshëm në siguri, në energji, në turizëm dhe në teknologji.Qeveria shqiptare, më shumë se sa një qeveri mike, e një vendi mik, është një partnere strategjike i një vendi të lidhur në një aleancë strategjike me Turqinë.Shqipëria sot, ka një qeveri që është gati të mikpresë, të dëgjojë, të ndihmojë dhe të garantojë çdo investim që të kthehet në histori suksesi. Ne e hodhëm një hap 10 vjet më parë dhe sot shohim distancën që kemi krijuar me të shkuarën falë këtij hapi të hedhur.Madje sot, kemi një urë, një urë me këmbët ngulur fort në të ardhmen dhe objektivi është që të ridyfishojmë shkëmbimet tona tregtare dhe nesër të ndërtojmë një autostradë suksesi midis Bosforit dhe Adriatikut, sepse kjo marrëdhënie nuk është thjesht ekonomi, kjo marrëdhënie është vëllazëri, është besim, është një bashkë udhëtim drejt të ardhmes”, nënvizoi kryeministri Edi Rama.Forumi synon të nxjerrë në pah mundësitë e investimit në katër sektorë me potencial të lartë zhvillimi, si: Ndërtimi; Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit / BPO; Turizmi; Bujqësia dhe Industria UshqimoreDrejtoresha ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro u shpreh se ky forum është një platformë e rëndësishme për promovimin e potencialeve të Shqipërisë si destinacion i qëndrueshëm investimi dhe për forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve.Përveç paneleve diskutimi, forumi do të zhvillojë takime direkte midis bizneseve (B2B) dhe bizneseve me institucione (B2G), duke krijuar hapësira konkrete për marrëveshje, bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Kryeministri Rama, thirrje investitorëve turq: Ejani të punojmë bashkë për suksesin, të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turq që të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, teksa përcolli një mesazh në forumin e biznesit Turqi – Shqipëri. Rama vlerësoi raportet mes dy vendeve dhe tha se duhet të dyfishojnë shkëmbimet tregtare.
“Sot Shqipëria dhe Turqia janë ato dy duar që duartrokasin së bashku historinë e një miqësie që nuk njeh kthesa, e një partneriteti, që forcohet çdo ditë dhe një horizonti që hapet përpara nesh. Shqipëria nuk është më ishulli i mbyllur, sot është një vend i hapur, ishull i bukur ku mund të shumëfishosh investimin tënd në pak vite. Me taksa të ulëta, me energji të gjelbër me turizëm në rritje dhe teknologji që zhvillohet çdo ditë, e me një treg që pret krahëhapur sipërmarrjen turke.Ejani të punojmë bashkë për suksesin, ta rrokim atë dhe ta shijojmë së bashku. Shqipëria është sot porta më e afërt e Turqisë drejt BE, është partneri i qëndrueshëm në siguri, turizëm industri. Është partnere strategjike, e një vendi të lidhur në një aleancë strategjike me Turqinë. Shqipëria ka një qeveri që është gati të presë dhe garantojë çdo investim për t’u kthyer në një histori suksesi.
Objektivi është që të dyfishojmë shkëmbimet tregtare dhe nesër të ndërtojmë një autostradë suksesi midis Bosforit dhe Adriatikut sepse kjo marrëdhënie nuk është vetëm ekonomi është vëllazëri, besim, është bashkudhëtim drejt të ardhmes. Ura që lidh Stambollin me Tiranën është më e fortë se kurrë. Një urë që bashkon dhe që e bën më të shpejtë dhe më të lehtë lidhjen e lindjes me perëndimin përmes korridorit të 8 dhe portit të ri të Durrësit”, tha Rama.
-
“Pse më pe?”, zbardhet plagosja te parkimi i qendrës tregtare në Tiranë, autori në kërkim, pranga të vëllait
TIRANË- Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në parkimin e qendrës tregtare “Megatek”, ku dy të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me armë zjarri dhe sende të forta.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur Fabjo Arifaj, i cili u qëllua në këmbë me armë zjarri, dhe Grisjan Latifaj, që u dëmtua me sende të forta.
Në pranga ka rënë Josif Mena, i cili rezulton të jetë pronari i automjetit me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Ndërkohë, vëllai i tij, G. M., 32 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri vijon të jetë në kërkim.
Gjatë kontrollit në automjetin e përdorur nga autorët, u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e tyre është sekuestruar arma e zjarrit, e dyshuar si ajo që u përdor në ngjarje.
Sipas burimeve nga grupi hetimor dhe dëshmive të marra në vendngjarje, konflikti mes të rinjve ka qenë i çastit, dhe ka lindur për motive banale, si: “Pse më pe?” dhe “Pse parkon aty?”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin:
-G. M., 32 vjeç, banues në Domje.
Gjithashtu, u arrestua vëllai i 32-vjeçarit, shtetasi J. M, 36 vjeç, pasi në vijim të veprimeve hetimore, u krye kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri, municion luftarak, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme. -

Terror në mes të ditës te parkingu i Megatek/ Dalin pamjet nga vendngjarja, makina e bërë shoshë me plumba
Një 25-vjeçar u qëllua me armë zjarri mesditën e kësaj të enjte në ambientet e parkingut të Megatek, pranë mbikalimit të Rinasit.Në pamje duket se ngjarja ka ndodhur brenda perimetrit të qendrës tregtare, në hapësirën ku parkohen automjetet e klientëve.
I plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, rreth 25 vjeç. Ai është qëlluar me një plumb në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I lënduar, por me sende të forta ka mbetur edhe Grisjan Latifajn, 22 vjeç, shok me të plagosurin.
Sherri mes të dyve mësohet se ka nisur që në Domje dhe ka vijuar deri në parkingun e qendrës tregtare, Megatek ku edhe pati të shtëna me armë zjarri. -

Trump paralajmëron tarifa 100% ndaj mallrave kineze, Pekini: Po përdorni standarde të dyfishta. Nuk kemi frikë nga lufta tregtare
Kina akuzon Shtetet e Bashkuara për “standarde të dyfishta”, pas kërcënimit të fundit të presidentit Donald Trump për të vendosur një tarifë shtesë prej 100% ndaj mallrave kineze.
Në një deklaratë zyrtare nga Ministria e Tregtisë së Kinës, thuhet se një hap i tillë është “shembulli tipik i standardeve të dyfishta amerikane”, ndërsa paralajmërohet se Pekini mund të përgjigjet me kundërmasa, të cilat nuk janë specifikuar ende. “Ne nuk duam një luftë tregtare, por nuk kemi frikë prej saj,” thuhet më tej në deklaratë.
Reagimi i Kinës vjen pas komenteve të presidentit Donald Trump të premten, ku ai akuzoi Pekinin për sjellje armiqësore pas vendimit për të shtrënguar eksportet e metaleve të rralla, të nevojshme për prodhimin e teknologjive të avancuara si panelet diellore dhe telefonat inteligjentë.
“Kina po bëhet shumë armiqësore,” u shpreh Trump, duke shtuar se ajo po përpiqet ta mbajë botën “peng”.
Po të premten, Trump la të kuptohet se mund të anulojë takimin e pritshëm me presidentin kinez Xi Jinping, i planifikuar gjatë një samiti në Korenë e Jugut këtë muaj. Por të dielën ai zbuti tonin, duke shkruar në rrjetet sociale “Mos u shqetësoni për Kinën, gjithçka do të shkojë mirë! Presidenti shumë i respektuar Xi thjesht kishte një moment të keq. As ai, as unë nuk duam depresion për vendet tona.”
Këto deklarata të ndryshme të presidentit amerikan kanë shkaktuar luhatje në tregjet financiare, ku indeksi S&P 500 ra me 2.7%, humbja më e madhe që nga prilli.
Sipas marrëveshjes së muajit maj, SHBA dhe Kina kishin rënë dakord të heqin tarifat e dyfishta për mallrat respektive, duke dhënë sinjale për një qetësim të tensioneve. Por me kërcënimin e ri të Trump, frika për një përshkallëzim të luftës tregtare është rikthyer.
Në reagimin e saj zyrtar, Kina kritikoi ashpër kufizimet e SHBA-së ndaj eksporteve të çipave dhe gjysmëpërçuesve, duke i cilësuar këto si masa diskriminuese dhe abuzim me konceptin e “sigurisë kombëtare”.
“SHBA për një kohë të gjatë ka keqpërdorur konceptin e sigurisë kombëtare, ka përdorur masa të njëanshme për kontrollin e eksporteve dhe ka diskriminuar hapur Kinën,” tha zëdhënësi i ministrisë.
Ndërkohë, Kina e ka mbrojtur vendimin për kufizimin e eksporteve të metaleve të rralla, duke theksuar se bëhet fjalë për “masa normale për mbrojtjen e sigurisë kombëtare”.
Të dyja palët po konsiderojnë këto lëvizje si pjesë të një pozicionimi strategjik përpara takimeve të ardhshme, megjithëse mbetet e paqartë nëse takimi mes Trump dhe Xi do të zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.Top Channel
-

Tiranës pritet t’i shtohen edhe 192 mijë m² zyra të reja nga kullat 100-katëshe
Në Tiranë pritet të pasurohet ndjeshëm oferta për ambiente zyrash, falë projekteve të reja që parashikojnë ndërtimin e kullave nga 40 deri në 100 kate, si dhe zhvillimeve të tjera të mëdha urbane.Sipas Stela Dhamit nga “Colliers Albania”, këto projekte pritet të ushtrojnë një presion në rritje mbi çmimet e qirave, por efekti i tyre do të varet nga ritmi me të cilin hapësirat e reja do të hyjnë realisht në treg.Meqenëse ndërtimi dhe vënia në funksion e këtyre ambienteve kërkon kohë, ndikimi në treg mund të shtrihet në një periudhë afatgjatë.“Tirana e ka konsoliduar veten si një qendër për zhvillime të mëdha me përdorim të përzier. Rreth 192,338 m², hapësira zyrash janë në proces ndërtimi, me projekte të rëndësishme si ‘Book Building’, ‘T’Rock’, Bulevardi i Tiranës, ‘Lake Park Central’, ‘Eyes of Tirana’, ‘The Cliffs Project’ dhe ‘Lion 2 Residence’.Disa kulla të larta (40–100 kate) janë njoftuar gjithashtu, por janë ende në pritje të miratimit. Meqë shumica e projekteve të reja përfshijnë komponentë zyrash, lokacionet qendrore po përjetojnë konkurrencë të intensifikuar dhe presion në rritje mbi qiratë”, nënvizon ajo.Po ashtu gjatë vitit 2024, tregu i zyrave në Tiranë u stabilizua dhe filloi të rimëkëmbet pas një periudhe pasigurie. Sasia totale e zyrave mbeti pothuajse e njëjtë rreth 189,6 mijë metra katrorë.“Kjo tregon se ndërtimet e reja janë në rrugë për t’u përfunduar, pas një rritje të madhe prej 31% në vitin 2023. Në treg ka më shumë zyra të klasës A dhe B+, dhe po lëvizim drejt hapësirave më të mira”, theksohet në analizën e “Colliers Albania”.Shpërndarja gjeografike e ofertës së zyrave mbeti kryesisht e pandryshuar në vitin 2024. Rreth 82% e zyrave ndodhen në zonën qendrore të biznesit dhe brenda qytetit, ndërsa 18% janë në periferi.“Zona qendrore tërheq më shumë biznese të reja që kërkojnë zyra cilësore.Sepse ka pak zyra të mëdha dhe cilësore në zonën qendrore, po ndërtohen edhe godina të reja jashtë qytetit, si në autostradën Tiranë-Durrës dhe në zonën e Farkës. Këto përdoren kryesisht si seli kompanish”, theksohet nga “Colliers Albania”. 2025 pritet të sjellë investime të reja dhe hyrje të markave të tjera ndërkombëtare dhe për retail“Colliers Albania” në raport nënvizon gjithashtu se viti 2025 pritet të jetë veçanërisht dinamik për sektorin e retail-it në vend. “Fashion Gallery Tirana”, një qendër e re tregtare me sipërfaqe 5,000 metër katror, do të nisë operimin pranë TEG-ut dhe Terminalit Lindor të Autobusëve në Tiranë, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri marka si “Sinsay” dhe “Pepco”.Po ashtu, projekte si “Eyes of Tirana” dhe Bulevardi i Tiranës do të shtojnë gati 7,900 metër katror hapësira të reja komerciale, ndërkohë që investitorë të njohur rajonalë si “Viva Fresh” nga Kosova kanë hyrë fuqishëm në treg me blerjen e rrjetit “SPAR Albania” nga Grupi BALFIN.Në zhvillim janë edhe planet për ndërtimin e një qendre logjistike të re nga “Lidl” pranë Durrësit, që do të shërbejë si bazë për zgjerimin e rrjetit të tyre në të gjithë Shqipërinë.Ndërkohë, BALFIN Group, në partneritet me “Big CEE Europe”, ka paralajmëruar një valë të re të ndërtimit të parqeve tregtare, me projektin e parë në Shkodër, që pritet të hapet në vitin 2027.Një nga zhvillimet më të rëndësishme të vitit ka qenë edhe shitja e “Fashion Group Albania” (FGA), një nga operatorët kryesorë të markave të modës në qendrat tregtare, duke shënuar një moment kyç në peizazhin e retail-it në vend. Pas pandemisë së Covid-19, qiratë e dyqaneve u rritën deri 38%Pas pandemisë së Covid-19, qiratë për dyqane në qendra tregtare dhe rrugët kryesore të Tiranës u rritën deri me 38%.Në vitin 2020, sipas të dhënave të agjencive imobiliare, çmimet maksimale të ambienteve për dyqane në rrugët kryesore ishin 40 euro për metër katror, ndërsa maksimalja e qirasë për dyqanet në qendrat tregtare arriti 52 euro për metër katror.Për 2024, sipas “Colliers Albania”, qiratë maksimale kanë arritur në 70 euro për metër katror në muaj për qendrat tregtare dhe 55 euro për metër katror në muaj për rrugët kryesore të shitjes me pakicë.Qendrat tregtare kryesore janë pothuajse të gjitha të zëna, shpesh me lista pritjeje, duke tërhequr marka ndërkombëtare.Njësitë tregtare cilësore në qendrat tregtare mbeten shumë të kërkuara. Megjithëse tregtia online vazhdon të rritet gradualisht, shitësit me pakicë online, veçanërisht ata me kosto të ulët, kanë filluar të hyjnë në treg, duke ndikuar disi te shitësit e vegjël fizikë dhe lokalë.Megjithatë, dyqanet fizike vazhdojnë të dominojnë shitjet me pakicë në përgjithësi.Në tërësi, sipas raportit të fundit të publikuar nga “Colliers Albania” tregu i pasurive të paluajtshme komerciale në Shqipëri ka shënuar rimëkëmbje të qëndrueshme gjatë vitit 2024, me sinjale pozitive për vijimësinë e këtij trendi edhe në vitin 2025.Sipas të dhënave, stoku total i hapësirave në qendrat tregtare u rrit në 211,395 m², nga 203,395 m² një vit më parë, falë përfundimit të disa projekteve të reja.Ndërkohë, norma e vakancës mbeti e ulët në vetëm 3.71%, një tregues ky i kërkesës së fortë dhe të qëndrueshme nga operatorët e retail-it. Lexoni edhe:Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë barazohen me Barcelonën, si po ndikon informaliteti Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Trump sulmon sërish Kinës: Ata janë armiqësorë, po shqyrtoj një rritje masive të tarifave
“Po shqyrtoj një rritje masive të tarifave për produktet kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në platformën e tij të mediave sociale, Truth, duke akuzuar Pekinin për “veprime armiqësore”.
“Duhej të takohesha me Presidentin Xi pas dy javësh në samitin e APEC-ut në Korenë e Jugut”, shtoi ai, “por tani duket se nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë.”
Më 9 tetor, Kina njoftoi kufizime të reja për materialet e rralla të tokës, duke specifikuar se licencat për disa lloje çipash do të jepen rast pas rasti. Ky veprim, i cili vjen pas tensioneve të mëdha tregtare, ka rritur pasigurinë në tregjet ndërkombëtare.
Përgjigja e Wall Street-it
Pas kërcënimit të Trump, Wall Street reagoi me rënie të fortë: Dow Jones humbi 0.70%, duke rënë në 46,045.79 pikë, Nasdaq ra me 1.09% në 22,781.74 pikë, ndërsa S&P 500 ra me 0.84%, duke arritur në 6,678.48 pikë.
Jamie Dimon, CEO i JPMorgan Chase, shprehu shqetësimin për një kolaps të mundshëm në tregjet amerikane, duke theksuar se është i shqetësuar për drejtimin që po marrin tregjet e kapitalit në SHBA.
Akuzat kundër Kinës
“Disa gjëra vërtet të çuditshme po ndodhin në Kinë! Ata po bëhen shumë armiqësorë”, vazhdoi postimi i Trump, “dhe po u dërgojnë letra vendeve anembanë botës, duke thënë se duan të vendosin kontrolle eksporti për çdo artikull të prodhimit që përfshin elemente të rralla të tokës dhe pothuajse çdo gjë tjetër që mund të mendojnë, edhe nëse nuk është prodhuar në Kinë.” Trump gjithashtu theksoi se “askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë”, dhe kjo masë mund të “bllokojë” tregjet dhe të bëjë jetën më të vështirë për shumë shtete, veçanërisht për Kinën.
Lufta tregtare: BE-ja rrit tarifat për çelikun
Në një tjetër zhvillim, Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat për çelikun kinez në 50% dhe të përgjysmojë kuotat për të frenuar valën e importeve kineze. Ky hap mund të ketë pasoja të mëdha për industrinë italiane të çelikut, e cila është ndjeshëm e lidhur me tregun global.
Armiqësi tregtare dhe tensionet globale
“Letrat,” vazhdoi Trump, “ishin veçanërisht të papërshtatshme pasi u dërguan në ditët kur, pas tre mijë vjetësh kaosi dhe luftimesh, po lindte paqja në Lindjen e Mesme. Pyes veten nëse kjo kohë ishte rastësi.” Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë “kontaktuar nga vende të tjera jashtëzakonisht të zemëruara për këtë armiqësi të madhe tregtare që ka lindur papritur”.
Për këtë arsye, Trump paralajmëroi se, si president i SHBA-së, do të kundërshtonte financiarisht veprimet e Kinës dhe se shumë kundërmasa të tjera janë nën shqyrtim. “Ka shumë kundërmasa të tjera që janë po aq seriozisht nën shqyrtim”, përfundoi ai.Top Channel