Tag: tregtare

  • SPAK zbardh skemat e pastrimit të parave në Shqipëri, ja si bandat dhe zyrtarët e korruptuar kamuflojnë ‘eurot e pista’

    SPAK zbardh skemat e pastrimit të parave në Shqipëri, ja si bandat dhe zyrtarët e korruptuar kamuflojnë ‘eurot e pista’

    SPAK publikoi sot raportin vjetor të vitit 2024.
    Nje pjesë të raportit e zë skema e pastrimit të parave.

    SPAK thekson se pastrimi i parave përmes transaksioneve fiktive dhe investimeve të fshehta është një element thelbësor i kësaj skeme.
    Sipas SPAK përdorimi i “cash”-it për të shmangur gjurmët financiare dhe ri-investimi i fondeve në aktivitete të tjera ekonomike tregon një nivel të lartë të sofistikimit të kësaj veprimtarie.
    SPAK bën me dije se nga hetimi i veprave penale në kuadër të korrupsionit janë evidentuar disa tipologji të pastrimit të parave si më poshtë:
    Pastrimi i parave nëpërmjet kalimit indirekt të fondeve publike:
    • Në këtë tipologji, zyrtari publik përdor pozitat e tij drejtuese për të favorizuar një shoqëri tregtare, me qëllim përfitimin e fondeve publike të institucionit që ai drejton. Pas përfitimit të paligjshëm, të ardhurat kalojnë një subjekt privat përfitues tek një tjetër subjekt privat, i cili ka lidhje indirekte me zyrtarin publik. Këto fonde më pas investohen në pasuri të paluajtshme.
    Pagimi për punime fiktive dhe investimi në pasuri të paluajtshme:
    • Shoqëritë tregtare të ngritura qëllimisht për të përfituar në mënyrë të paligjshme fondet publike, kontrollohen nga zyrtarët publike. Fondet publike, nëpërmjet skemave të pagesave për punime fiktive, nxirren më pas nga sistemi bankar në formën e parave “cash” . Një pjesë tjetër e parave ri-investohet në aktivitetet tregtare të shoqërisë ose në pasuri të paluajtshme, duke e bërë më të vështirë identifikimin e origjinës së paligjshme të parave.
    Falsifikimi i dokumenteve:
    • Individë të lidhur me skemën korruptive, përdorin dokumente të falsifikuara për të regjistruar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme me ndihmën e zyrtarit publik. Pasuria transferohet më pas në pronësi të një përfituesi tjetër. Ky i fundit e shet/tjetërson, duke e fshehur kështu lidhjen direkte midis zyrtarit publik dhe përfitimit të parregullt por dhe duke legalizuar produktet e veprës penale.
    Pastrimi i parave përmes kontratave dhe investimeve:
    • Në këto raste përdoret influenca politike për hartimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve për të favorizuar disa shoqëri tregtare/subjekte private të përfitojnë prona dhe fonde publike në shkelje të ligjit. Më pas këto shoqëri tregtare kanë kryer pagesa për interesa të zyrtarëve publikë ose ju kanë dhënë prona të patundshme me çmime të cilat janë nën vlerën e tregut. Të gjitha këto veprime kryhen për të fshehur veprimet korruptive dhe pastruar produktet e veprave penale përmes transaksioneve të ndryshme që fshehin origjinën e tyre.

  • Skemat e korrupsionit, shkeljet e procedurave të prokurimit dhe pastrimi i parave, publikohet raporti i SPAK për 2024

    Skemat e korrupsionit, shkeljet e procedurave të prokurimit dhe pastrimi i parave, publikohet raporti i SPAK për 2024

    Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar raportin vjetor të SPAK, atë për vitin 2024, që i është dorëzuar nga Prokuroria ne Posaçme.

    Në këtë raport evidentohet se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 65 hetime të nisura kryesisht, edhe pse krahasuar me vitin 2023, vihet re një rënie në masën rreth 7,1% e interceptimit të pajisjeve fundore.
    Po kështu, evidentohet rritje e kërkesave për ndihmë juridike në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar me 45,8% për ato të ardhura nga jashtë vendit dhe me 34,7%, për ato drejtuar autoriteteve të huaja.
    SPAK thekson se presioni i jashtëm nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik, cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu, integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.
    Po ashtu sa i përket korrupsionit, në raport evidentohet:
    Nga hetimet e vitit 2024 rezulton se korrupsioni i zyrtarëve të lartë zhvillohet në një terren kompleks, përmes manipulimit të procedurave publike dhe shfrytëzimit të pozicioneve zyrtare për përfitime personale. Veprat penale më të evidentuara përfshijnë ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shkeljen e barazisë në tendera, falsifikimin e dokumenteve, korrupsionin aktiv e pasiv, pastrimin e produkteve të veprës penale, shpërdorimin e detyrës dhe falsifikimin e vulave etj. Hetimet kanë treguar ngritjen e shoqërive tregtare të cilat janë përdorur për të përfituar në mënyrë të parregullt kontrata publike duke shkelur ligjin dhe rregullat e prokurimit. Kjo ka sjellë përfitime monetare të cilat më pas janë fshehur përmes veprimeve fiktive financiare dhe janë përvetësuar nga pronarët e shoqërisë. Në mënyrë të veçantë, është evidentuar se një pjesë e këtyre fondeve është tërhequr jashtë sistemit bankar në formë “cash”, ndërsa një pjesë tjetër është ri-investuar në aktivitete tregtare dhe në blerjen e pasurive të paluajtshme. Ky modus operandi tregon për një tipologji të korrupsionit në formë të sofistikuar, ku krijimi i skemave të fshehta financiare dhe përdorimi i ndërmjetësve luajnë një rol kyç në shmangien e zbulimit nga autoritetet.
    Disa nga veçoritë e vërejtura në këto skema korruptive janë:
    Strukturimi i skemës dhe koordinimi i aktorëve
    * Skema përfshin bashkëpunimin mes aktorëve publikë dhe privatë, ku zyrtar publik manipulojnë procedurat ligjore, ndërsa subjektet private përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet publike. Ky bashkëpunim e bën korrupsionin të qëndrueshëm dhe të vështirë për t’u zbuluar.
    Shkelja e procedurave të prokurimit
    * Një nga aspektet kryesore është përdorimi i tenderëve publikë si mjet për shpërndarjen e paligjshme të fondeve. Shkelja e barazisë në tendera krijon një avantazh artificial për subjekte të caktuara, duke ndikuar negativisht në konkurrencën e ndershme dhe cilësinë e projekteve publike.
    Përdorimi i ndërmjetësve dhe mbështetja institucionale
    * Skema nuk funksionon vetëm si një akt individual i korrupsionit, por mbështetet nga një
    rrjet i sofistikuar, i cili përfshin ndërmjetës financiarë dhe kompani të lidhura. Ky mekanizëm vështirëson identifikimin e përfituesve të fundit dhe pengon ndjekjen penale efektive.
    Pastrimi i parave
    * Pastrimi i parave përmes transaksioneve fiktive dhe investimeve të fshehta është një element thelbësor i kësaj skeme. Përdorimi i “cash”-it për të shmangur gjurmët financiare dhe ri-investimi i fondeve në aktivitete të tjera ekonomike tregon për një nivel të lartë të sofistikimit.
    4.1. Analiza e të dhënave
    Treguesit e vitit 2024 tregojnë një tendencë në rritje të luftë kundër korrupsionit të funksionarëve publik. Këto të dhëna tregojnë se nga totali i çështjeve nën hetim, vetëm 5.88% janë kërkuar të pushohen, 12.35% janë transferuar në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, , 0.98% janë pezulluar, ndërsa 67.45% e çështjeve mbeten pjesë e hetimit për vitin 2025. Nga ana tjetër, numri i personave të dërguar në gjykatë përbën rreth 35.2% të totalit të individëve nën hetim.
    Në vitin 2024, janë 10 funksionarë të lartë publik për të cilët ka pasur vendime të gjykatave të cilat kanë marrë formë të prerë.
    Vihet re një tendencë për sofistikimin e skemave korruptive të abuzimit me fondet publike në nivel qendror dhe lokal. Disa nga veçoritë e këtyre skemave janë:
    Krijimi i subjekteve tregtare fiktive. Krijohen shoqëri tregtare fiktive të cilat ngrihen dhe kontrollohen nga zyrtarët publik me qëllim të përfitimit të fondeve publike, në shkelje të ligjit duke manipuluar dhe kontrolluar të gjithë procesin e tenderimit qoftë nga ana e institucioneve publike në nivel qendror ose lokal, por qoftë edhe të subjektit tregtar që aplikon për këto fonde.
    Roli i ortakëve të fshehtë: Ortakët de facto të shoqërive tregtare të cilat aplikojnë për fondet publike, fshihen dhe nuk dalin në pah por përdorin persona të tjerë si ortakë fiktivë, de jure në dokumentacionin e shoqërisë.Manipulimi i procedurave të prokurimit: Zyrtarët publikë shkelin rregullat e prokurimit publikpër të favorizuar subjektin tregtar i cili është paracaktuar për ta fituar tenderin publik. Ky manipulim përfshin:
    * Pjesëmarrjen dhe shpalljen fituese të subjektit në disa procedura prokurimi të realizuara nga autoriteti kontraktor publik.
    * Caktimin e anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave, duke përfshirë edhe njëritjetrin, për të siguruar që oferta e subjektit tregtar të paracaktuar të shpallet fituese.
    * Nënshkrimin e kontratave të sipërmarrjes në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë kontroll të plotë mbi procedurat e prokurimit.Favorizimi në nivele të ndryshme: Subjekti tregtar i paracaktuar merr pjesë në disa tendera duke u shpallur fitues edhe në procedura të tjera të prokurimit të zhvilluara nga institucioni publik përkatës dhe/ose autoritete të tjera në varësi të saj, duke favorizuar subjektin privat të paracaktuar në mënyrë të parregullt ku:
    * Zyrtarët publik që marrin pjesë në këto procedura prokurimi, ndihmojnë në shpalljen fitues të subjektit tregtar të paracaktuar, duke manipuluar vlerësimet dhe duke i krijuar avantazhe të padrejta.
    * Këto favorizime realizohen në shkelje të rregullave të prokurimit publik, përfshirë shpalljen fituese të kompanisë në mënyrë të parregullt, duke i dhënë kështu një mundësi të padrejtë këtij subjekti për të fituar kontrata publike.Konflikti i interesit: Një tjetër aspekt i skemës korruptive është bashkëpunimi i drejtpërdrejtë midis zyrtarëve të autoriteteve kontraktore dhe përfaqësuesve të subjektit tregtar të paracaktuar.Vlerësimi i ofertave manipulohet, pasi realizohet me ndihmën apo ndikimin e subjektit tregtar të paracaktuar. Ky është një tregues i qartë i konfliktit të interesit dhe i përdorimit të institucioneve publike për qëllime private.
    4.2. Pastrimi i parave
    Nga hetimi i veprave penale në kuadër të korrupsionit janë evidentuar disa tipologji të pastrimit të parave si më poshtë:Pastrimi i parave nëpërmjet kalimit indir ekt të fondeve publike:
    * Në këtë tipologji, zyrtari publik përdor pozitat e tij drejtuese për të favorizuar një shoqëri tregtare, me qëllim përfitimin e fondeve publike të institucionit që ai drejton. Pas përfitimit të paligjshëm, të ardhurat kalojnë një subjekt privat përfitues tek një tjetër subjekt privat, i cili ka lidhje indirekte me zyrtarin publik. Këto fonde më pas investohen në pasuri të paluajtshme.Pagimi për punime fiktive dhe investimi në pasuri të paluajtshme:
    * Shoqëritë tregtare të ngritura qëllimisht për të përfituar në mënyrë të paligjshme fondet publike, kontrollohen nga zyrtarët publike. Fondet publike, nëpërmjet skemave të pagesave për punime fiktive, nxirren më pas nga sistemi bankar në formën e parave “cash” . Një pjesë tjetër e parave ri-investohet në aktivitetet tregtare të shoqërisë ose në pasuri të paluajtshme, duke e bërë më të vështirë identifikimin e origjinës së paligjshme të parave.
    Falsifikimi i dokumenteve:* Individë të lidhur me skemën korruptive, përdorin dokumente të falsifikuara për të regjistruar pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme me ndihmën e zyrtarit publik. Pasuria transferohet më pas në pronësi të një përfituesi tjetër. Ky i fundit e shet/tjetërson, duke e fshehur kështu lidhjen direkte midis zyrtarit publik dhe përfitimit të parregullt por dhe duke legalizuar produktet e veprës penale.Pastrimi i parave përmes kontratave dhe investimeve:
    * Në këto raste përdoret influenca politike për hartimin e ligjeve dhe marrjen e vendimeve për të favorizuar disa shoqëri tregtare/subjekte private të përfitojnë prona dhe fonde publike në shkelje të ligjit. Më pas këto shoqëri tregtare kanë kryer pagesa për interesa të zyrtarëve publikë ose ju kanë dhënë prona të patundshme me çmime të cilat janë nën vlerën e tregut.
    Të gjitha këto veprime kryhen për të fshehur veprimet korruptive dhe pastruar produktet e veprave penale përmes transaksioneve të ndryshme që fshehin origjinën e tyre.

    Top Channel

  • Automjete, aksione dhe llogari bankare të sekuestruara! Zbulimet e SPAK për Ilir Beqajn: Si bashkëpunoi me Kurtulaj për prokurime fiktive, fshehu pasuritë dhe…

    Automjete, aksione dhe llogari bankare të sekuestruara! Zbulimet e SPAK për Ilir Beqajn: Si bashkëpunoi me Kurtulaj për prokurime fiktive, fshehu pasuritë dhe…

    SPAK mbyll hetimet për dosjen “ SASPAC” duke dërguar për gjykim ish-ministrin Ilir Beqaj dhe 10 persona të tjerë të pandehur.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është provuar se i pandehuri Ilir Beqaj, të ketë pasur njohje me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, të paktën që prej vitit 2012, kohë kur i pandehuri ka qenë ortak pranë shoqërisë “Intech” sh.p.k.
    I pandehuri Ermal Kurtulaj rezulton të ketë punuar në vitin 2017 pranë FSDKSH-së, më pas në disa projekte të ndryshme dhe që prej datës 01.06.2022 ka punuar si koordinator i zyrës “Facility Point”, për programin “EUSAIR”, në SASPAC, i emëruar nga vetë i pandehuri Ilir Beqaj sipas urdhrit nr. 80, të datës 26.05.2022.
    Gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i SASPAC-ut, i pandehuri  Ilir Beqaj duke vepruar si urdhërues në bashkëpunim me të pandehurin, Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues,  përgjatë viteve 2022-2023 kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat “PRAG”, të përcaktuara në Rregullat e Zbatimit të Rregullores Financiare, të aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së, të financuara nga Buxheti i Përgjithshëm i BE-së, Fondi i 10-të Europian i Zhvillimit (EDF) dhe të detyrueshme për t’u zbatuar sipas nenit 5 gërma “c” të ligjit nr. 37/2015 “Për Ratifikimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian për Rregullat e Zbatimit të Mbështetjes Financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA II)” dhe ligjit me nr. 21/2018 “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit mes Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Europian, për Programin Interreg V-B Adriatiko-Jonian (Adrion) 2014-2020 ”.
    Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës FESTA (E ardhmja e Turizmit të qëndrueshëm mjedisor në Shqipëri” dhe “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar ne vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni.
    Këto tendera janë zhvilluar me procedurë negocimi konkurruese, të cilat janë urdhëruar për t’u kryer nga i pandehuri, Ilir Beqaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm, i cili ka nënshkruar mbi dakordësinë për të kryer shërbimin e caktuar; ftesat që iu janë dërguar subjekteve për të paraqitur oferta sipas llojit të prokurimit, urdhri për ngritjen e komisionit për të kryer vlerësimin e ofertave; shkresa dërguar fituesit pas vlerësimit, si edhe lidhja e kontratës, urdhrat e pagesave- veprime këto të kryera kohë më pas, nga lidhja dhe zbatimi i kontratës.
    Një pjesë e shërbimeve rezulton se të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me të pandehurit Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulaj, për qëllime përfitimi material, si dhe në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare.
    I pandehuri Ilir Beqaj ka kryer deklarim të rremë mbi pasurinë e tij nga viti 2020 e në vazhdim, pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk, me NIPT L91329021O dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare; ka fshehur pronësinë dhe nuk ka deklaruar shpenzimet në lidhje me një apartament të ndodhur në qytetin e Vlorës; si dhe ka fshehur pronësinë e një automjeti.
    Në kuadër të hetimeve është vendosur sekuestro preventive mbi pasurinë e paluajtshme (apartament), me vendodhje në Lungomare, Vlorë dhe disa llogarive bankare, e të tjera sekuestruar të pandehurve, si më poshtë vijon:
    14 323 125 (katërmbëdhjetë milion e treqind e njëzetë e tre mijë e njëqind e njëzetë e pesë) lekë;15 542 (pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind e dyzetë e dy) euro;42 318 (dyzetë e dy mijë e treqind e tetëmbëdhjetë) USD;19.4% të kuotave të shoqërisë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k.Tre automjete regjistruar në pronësi të pandehurve

    Top Channel

  • Shpallja e tarifave të Trump mund të jetë një epokë e re rreziku për ekonominë globale

    Shpallja e tarifave të Trump mund të jetë një epokë e re rreziku për ekonominë globale

    Presidenti Donald Trump të mërkurën do të shpallë kufizimet më të gjera tregtare të SHBA në një shekull, në një goditje që përmbys sistemin tregtar global të pasluftës dhe paraqet rreziqe ekonomike të vështira për t’u parashikuar.Planet e administratës për të vendosur ato që Trump i quan tarifa reciproke i kanë lënë investitorët, drejtuesit, zyrtarët qeveritarë dhe konsumatorët në mbarë botën, të hamendësojnë se çfarë i prêt kur ai të dalë në podium në orën 16:00.Tarifat reciproke mund të rrisin normat në nivelin më të lartë që nga viti 1800Në udhëkryqNdërsa Trump nuk ka specifikuar ende objektivat, ai ka qortuar Bashkimin Europian, Meksikën, Kanadanë, Japoninë, Korenë e Jugut, Vietnamin dhe Indinë në përpjekje për të ndëshkuar atë, që ai i sheh si praktika të padrejta tregtare.Rreth 33 trilion dollarë në tregtinë globale janë në pikëpyetje dhe vendet nga Brazili në Kinë përballen me një rënie 4% deri në 90% në eksportet e tyre në SHBA. Indeksi i pasigurisë së politikës tregtare globale u rrit në nivelin më të lartë që nga viti 2009.Tarifa mesatare e SHBA-së për të gjitha vendet ka të ngjarë të rritet me 15 pikë përqindjeje këtë vit, sipas ekonomistëve të Goldman Sachs Group Inc. – duke paralajmëruar se do të rriste inflacionin bazë, do të dobësonte rritjen dhe do të përshkallëzonte rrezikun e një recesioni.Mbështetja në rritje e ekonomisë së SHBA nga importet. Është trefishi i nivelit që ishte gjatë një kthese të viteve 1930 drejt proteksionizmitBota e tarifaveVeprimet e së mërkurës vijnë në krye të hapave të ndërmarrë tashmë, që kur Trump mori detyrën në janar. Administrata ka vendosur një mbitaksë kumulative 20% për të gjitha mallrat e importuara nga Kina, dhe ka norma prej 25% në fuqi për një pjesë të mallrave nga Meksika dhe Kanadaja. Ekziston gjithashtu një tarifë globale 25% për importet e çelikut dhe aluminit. Trump ka nënshkruar gjithashtu një shpallje për të zbatuar një tarifë 25% për automjetet dhe importet e disa pjesëve të automjeteve, e cila do të hyjë në fuqi më 3 prill në Uashington. Do të vijnë taksa të tjera në nivel sektori, të tilla si ato farmaceutike.Përcaktimi i reciprocitetitTrump ka thënë se të ashtuquajturat tarifa reciproke të tij do të synojnë të përputhen me barrierat tarifore dhe jo-tarifore, që partnerët tregtarë vendosin ndaj firmave amerikane, duke përfshirë ato që zyrtarët konsiderojnë teprica tregtare të mëdha me SHBA-në, taksa të caktuara dhe taksa të nivelit të artikujve. Për pak më shumë se një muaj, zyrtarët janë përpjekur të ndjekin direktivën e tij të shpallur më 13 shkurt për “tregti të drejtë dhe reciproke”.Bloomberg Economics vlerëson kontribuesit e mundshëm në tarifat reciprokeGoditje ekonomikePër muaj të tërë, analistët janë përpjekur të projektojnë pasojat e mundshme të tarifave, duke u mbështetur në një sërë skenarësh. Bloomberg Economics thotë se një përqasje maksimale do të shtonte deri në 28 pikë përqindjeje në normat mesatare të tarifave amerikane – duke krijuar një goditje 4% ndaj PBB-së së SHBA dhe duke rritur çmimet me 2.5%, gjatë një periudhe dy deri në tre vjet.Ndikimi tek partnerët tregtarë, në të gjithë skenarët, do të ishte i rëndë. Kina, BE dhe India mund të kryesojnë listën e vendeve të prekura, kur bëhet fjalë për ndikimin në eksportet në SHBA – edhe pse ekonomitë e tyre mund t’ia dalin mbanë. Kanadaja dhe vendet në Azinë Juglindore ka të ngjarë të ndjejnë një ndikim të përgjithshëm më të madh.StagflacionStagflacioni, ku rritja e ngadaltë shoqërohet me presione të vazhdueshme të rritjes së çmimeve, është gjithashtu një shqetësim. Situata është e krahasueshme me episodin e stagflacionit të viteve 1970 të nxitur nga shoku i naftës, sipas Shang-Jin Wei nga Shkolla e Biznesit Columbia në Nju Jork dhe ish-Kryeekonomist i Bankës Aziatike të Zhvillimit.Një periudhë kritike për stagflacionin; Ekonomistët flasin për rrezikun e fenomenit mes tarifavePartnerët tregtarë kanë zbatuar një sërë qasjesh deri më tani. Kina, një fokus prej kohësh për Trump, u kundërpërgjigj tarifave në fillim të këtij viti, megjithëse taksa ishte më e vogël se ajo amerikane dhe aplikohej për një grup më të kufizuar mallrash amerikanë. Bashkimi Europian dhe Kanadaja morën hak menjëherë.Shumë fuqi të mëdha ekonomike kanë kërkuar të negociojnë përjashtimet nga taksat. Vendet, përfshirë Vietnamin, janë zotuar të blejnë më shumë mallra amerikane në përpjekje për të trajtuar tepricat e tyre me SHBA-në dhe kanë ulur tarifat e importit për një sërë produktesh.Ndikime të tjeraAksionet amerikane shënuan performancën më të keqe tremujore që nga viti 2023 në tre muajt e parë të këtij viti, megjithëse pjesa më e madhe e pjesës tjetër të botës pati fitime. Bonot e Thesarit të SHBA-së u rritën pothuajse 3%, pjesërisht falë shqetësimeve në rritje për rritjen. Ari ka arritur nivele rekord ndërsa dollari është dobësuar. Disa investitorë argumentojnë se pesimizmi është i tepruar dhe tregojnë potencialin për marrëveshje tregtare në kohë.Situata e bizneseve globaleShumë kompani amerikane kanë shprehur shqetësimin për detyrimet e reja, që rrisin kostot dhe zvogëlojnë marzhin. Drejtuesit e huaj duhet të peshojnë, nëse do të zhvendosin të paktën një pjesë të prodhimit në SHBA në mënyrë që të shmangin tarifat.“Është e qartë, komuniteti global i biznesit e shikon këtë me frikë”, duke pasur parasysh mungesën e qartësisë dhe aksioneve të larta të përfshira në ribalancimin e një ekonomie, që përbën rreth një të katërtën e PBB-së botërore, tha John Denton, ish-diplomat australian që tani është sekretar i përgjithshëm i Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë. / BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Tarifat tregtare në fuqi menjëherë pasi njoftohen nga Trump

    Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Tarifat tregtare në fuqi menjëherë pasi njoftohen nga Trump

    Planet e hakmarrjes tregtare nga Europa dhe fqinjët e Shteteve të Bashkuara nuk e ndalin Donald Trump. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se tarifat do të hyjnë në fuqi menjëherë sapo presidenti amerikan t’i njoftojë ato.
    “Presidenti tha se ai ka marrë një vendim me vendosmëri. Unë isha me të në Zyrën Ovale më herët dhe ai do ta shpallë atë vendim nesër. Nuk dua të kaloj përpara presidentit. Kjo është padyshim një ditë shumë e madhe. Ai është me ekipin e tij të tregtisë dhe tarifave tani, duke e përsosur atë për t’u siguruar që kjo është një marrëveshje e përsosur për popullin amerikan dhe për punonjësin amerikan”, tha Karoline Leavitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
    Ajo shtoi më tej se tarifat nuk do të dështojnë pasi ekipi që i ka përgatitur ka punuar prej dekadash në atë drejtim.
    “Ne jemi të fokusuar në rivendosjen e Epokës së Artë të Amerikës dhe për ta bërë Amerikën një superfuqi prodhuese”.
    Shtëpia e Bardhë konfirmoi se tarifat tregtare do të hyjnë në fuqi më 2 prill në orën 22 me orën tonë lokale. Bashkimi Europian, Kanadaja, Meksika, por edhe vende të tjera të botës, kanë paralajmëruar planet e tyre të kundërpërgjigjes me hakmarrje të ashpër ndaj atyre që po konsiderohen shënjestrime të njëanshme tregtare dhe ndryshim të rregullave të lojës. Ndërkohë, Uashington Post raporton se administrata Trump po përgatit edhe një vlerësim se sa do të kushtonte për Amerikën që të kontrollojë Groenlandën si territor.

  • Miliarderi i Heshtur i Ballkanit

    Miliarderi i Heshtur i Ballkanit

    Nga Albanian Post
    Nga errësira në dritë, nga stagnimi në transformim, epokat e reja shpesh lindin jo prej brohoritjeve publike, por prej hapave të qetë të vizionarëve të palodhur. Në agun e viteve ’90, kur Shqipëria po zgjohej nga një gjysmë shekulli izolimi ideologjik, një njeri nga Korça, i heshtur, në Tiranë, po ëndërronte përtej kufijve të mundësive të kohës.
    Ai nuk kërkoi vëmendje as lavdi; përkundrazi, me këmbëngulje stoike dhe një besim filozofik se veprat flasin më shumë se fjalët, nisi të ndërtojë gur pas guri rrugën e vet drejt suksesit. Rrëfimi i tij është një mozaik ambiciesh dhe sakrificash, një histori moderne që fillon mes rrugicave të kalldrëmta të një qyteti provincial dhe përfundon në majat e biznesit ndërkombëtar.
    Lindur në fundin e viteve ’60 në një familje të thjeshtë korçare, ai përjetoi fëmijërinë nën hijen e regjimit komunist dhe u brumos me vlerat e punës e të dijes. Si student në Universitetin e Tiranës, ndoqi studimet për gjeologji, por historia mori kthesë kur në vitin 1991 sistemi u shemb dhe horizontet u hapën. Si mijëra të rinj shqiptarë, edhe ai u nis drejt Perëndimit në kërkim të një jete më të mirë, duke mbërritur në Vjenë si emigrant politik pas rënies së diktaturës.
    Vjena e priti me krahë hapur, por jo me begati. I riu korçar gjeti punë modeste si përkthyes për të siguruar jetesën , ndërsa në xhep kishte veçse kursimet simbolike të kohës. “Unë e nisa me 100 dollarë,” do të kujtonte ai vite më vonë , shifër që flet shumë për vështirësitë e fillimit të një ëndrre të madhe. Në metropolin e huaj ai përjetoi kontrastin mes tregut të lirë dhe mungesës së gjithçkaje në atdhe, një përvojë që do t’i zgjonte etjen për sipërmarrje.
    Në Vjenë, krahas punës si përkthyes, ai gjeti kohë të bluante një ide të thjeshtë por gjeniale, atë të tregtisë së lirë mes dy botëve. Shqipëria e asaj kohe vuante mungesën e mallrave më bazike, siç ishin televizorët, frigoriferët dhe pajisjet elektroshtëpiake, ndërsa në Vjenë këto gjëra gjendeshin me shumicë.
    I pajisur me intuitën e tregtarit, i riu nisi të blejë pajisje elektronike me çmime të lira në tregjet austriake dhe t’i transportojë për t’u shitur në Tiranë, ku kërkesa ishte e etur dhe e gatshme të paguante disa herë më shumë.
    Çdo televizor i shitur, çdo frigorifer i shpërndarë, ishte një fitore e vogël në rrugën e gjatë të suksesit. Ishte një fillim modest, i shoqëruar me udhëtime të gjata me kamionë dhe sfida logjistike në një Ballkan ende të trazuar, por ai nuk u zmbraps.
    Ky djalosh korçar quhej Samir Mane. Në vitin 1993, ende veç 26 vjeç, hodhi hapin e parë të guximshëm drejt formalizimit të vizionit të tij. Ai themeloi në Vjenë kompaninë Alba-Trade, ndërsa njëkohësisht hapi në Tiranë dyqanin e parë “Neptun”, të specializuar në pajisje elektronike.
    Neptuni i parë, i mbushur me magnetofonë, televizorë me ngjyra e pajisje shtëpiake, u bë shpejt sinonim i modernitetit për familjet shqiptare të dala nga izolimi. Brenda pak vitesh, “Neptun” u rrit në rrjetin më të madh elektronik në vend , dhe Samir Mane nisi të shihet si pionieri i një epoke të re tregtie.
    Ambicia e tij nuk njihte kufij. Në fund të viteve ’90, ai zgjeroi aktivitetin edhe në tregjet fqinje post-komuniste, fillimisht në Maqedoni e më pas në Kosovë , duke e shndërruar Neptun-in në rrjetin e parë elektronik që shtrihej në disa shtete të Ballkanit Perëndimor.
    Me hyrjen në mijëvjeçarin e ri, vizioni i Mane u zgjerua përtej tregtisë së elektronikës. Ai e kuptoi se Shqipëria kishte nevojë të rindërtohej edhe fizikisht, me hapësira moderne për tregti dhe argëtim.
    Në vitin 2005 ai hapi dyert e Qendrës Tregtare Univers (QTU), qendra e parë e mirëfilltë tregtare në Shqipëri. Për herë të parë, qytetarët shqiptarë përjetuan konceptin e një qendre bashkëkohore, me dyqane markash, kinema, kafene dhe hapësira çlodhëse, një risi që revolucionarizoi mënyrën e të bërit pazar.
    Po atë vit, Mane hodhi një tjetër hap strategjik duke themeluar rrjetin e parë të supermarketeve në vend, Euromax , i cili brenda pak kohësh u rrit dhe u bë më i madhi në treg, duke sjellë kulturën e blerjeve ushqimore në shkallë të gjerë.
    Falë këtyre nismave, fundjavat e shqiptarëve nisën të zhvendosen drejt qendrave tregtare, duke ndryshuar shijen urbane të kryeqytetit dhe qyteteve kryesore. Vetë Mane do të shprehej se ndihej krenar që bizneset e tij “u kanë ndryshuar stilin e jetesës shqiptarëve”, teksa shihte familjet të kalonin orët e lira në hapësirat e krijuara prej tij.
    Suksesi i QTU-së i hapi oreksin për projekte edhe më madhore. Në vitin 2011, Mane inauguroi Tirana East Gate (TEG), qendrën tregtare më të madhe që kish parë vendi deri atëherë, duke sjellë dhjetëra marka ndërkombëtare për herë të parë në tregun shqiptar.
    Me TEG-un, ai vendosi një standard të ri luksi dhe shërbimi, duke konsoliduar famën si njeriu që po modernizonte jetën urbane. Ndërkohë, vizioni i tij kapërceu kufijtë kombëtarë. Në vitin 2012, BALFIN Group i Samir Mane investoi në Maqedoninë e Veriut me ndërtimin e Skopje City Mall, qendrës më të madhe tregtare në atë vend.
    Ky hap e shndërroi Mane-n në një lojtar rajonal, duke provuar se modeli i tij i suksesit mund të transplantohej me sukses edhe jashtë Shqipërisë. Pas disa vitesh në operim të mbarë, ai ia shiti këtë aset një grupi investitorësh ndërkombëtarë në vitin 2017 , një lëvizje që tregoi zgjuarsinë e tij për të kthyer vlerën e krijuar në kapital për aventura të reja.
    Ndërsa rritej si “mbret” i tregtisë dhe pasurive të paluajtshme, Mane hodhi sytë edhe drejt sektorëve strategjikë të ekonomisë. Në vitin 2013 ai u fut në industrinë nxjerrëse dhe metalurgjike duke blerë kompaninë AlbChrome , e cila zotëronte minierat e kromit në Bulqizë, zemrën minerare të Shqipërisë.
    Nën drejtimin e BALFIN Group, AlbChrome njohu ringjallje, teksa prodhimi u rrit dhe kompania u bë ndër prodhuesit kryesorë të ferro-kromit në Evropë. Pas një dekade suksesi në këtë fushë, Mane realizoi një prej transaksioneve më të bujshme duke shitur AlbChrome te një konglomerat turk në vitin 2022, një dalje strategjike që siguroi kthimin e investimit në fitime të mëdha.
    Po ashtu, ai nuk nguroi t’i futej një aventure të ngjashme matanë kufirit. Kombinati i feronikelit në Drenas të Kosovës, dikur krenaria industriale e atij vendi, po rrënohej nën barrën e borxheve. Në vitin 2018, BALFIN Group bleu NewCo Ferronikeli, duke marrë përsipër ringritjen e tij.
    Me injektim kapitali dhe menaxhim vizionar, uzina rifilloi prodhimin dhe brenda pak vitesh Ferronikeli u shndërrua sërish në një nga kompanitë lidere të eksportit në Kosovë. Ky ishte një tjetër shembull ku Mane u shfaq si shpëtimtar i industrive të vështira, duke i kthyer ato në histori suksesi.
    Shtrirja e perandorisë së tij nuk la pa prekur as sektorin financiar. Në vitin 2019, BALFIN Group u bë aksioneri kryesor i Tirana Bank, bankës së parë private në Shqipëri, duke shënuar hyrjen e grupit në tregun bankar. Tashmë imperiumi i Samir Mane përfshinte gjithçka, nga qendrat tregtare te minierat, nga supermarketet te bankat, duke krijuar një ekosistem të plotë biznesi.
    Grupi i tij numëron mbi 50 kompani dhe operon në dhjetë vende të Evropës dhe Amerikës , me mbi 5 mijë të punësuar, një peshë që reflekton ndikimin e jashtëzakonshëm në ekonominë rajonale. Viti 2025 i solli edhe një kurorëzim simbolik. Revista prestigjioze Forbes e përfshiu Samir Mane në listën e miliarderëve botërorë, si shqiptarin e parë në histori që arrin këtë status.
    Pasuria e tij e vlerësuar prej afro 1.4 miliardë dollarësh e konfirmoi atë si njeriun më të pasur të Ballkanit Perëndimor, kuptohet pa Turqinë dhe Greqinë brenda, një epitet që ai e mban me modesti, duke ia atribuar suksesin vizionit afatgjatë dhe punës së palodhur.
    Gjurmët e vizionit të Samir Mane tashmë kanë kapërcyer oqeanet. Disa vitet e fundit, ai ka zgjeruar portofolin e investimeve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke themeluar degën “BALFIN Americas” për projekte të pasurive të paluajtshme përtej Atlantikut.
    Në qytete të ndryshme amerikane, grupi i tij po investon në zhvillimin e rezidencave dhe qendrave tregtare, një hap që dëshmon se ambicia e Mane nuk njeh kufij gjeografikë. Po kështu, BALFIN Group është shtrirë edhe në Kanada me projektet e para imobiliare , duke e shndërruar kompaninë shqiptare në një aktor me praninë e vet edhe në tregjet e Amerikës së Veriut.
    Megjithatë, zemra e sipërmarrësit mbetet e lidhur fort me Shqipërinë, veçanërisht me bregdetin magjepsës të saj. Ai ka marrë përsipër të realizojë disa prej projekteve më të mëdha turistike që ka njohur vendi. Në brigjet e detit Jon, në plazhet e virgjëra të jugut, Mane ka ndërtuar Green Coast Resort, një fshat turistik luksoz në Gjirin e Palasës.
    Ky resort, i konceptuar me vila elegante, apartamente pushimi dhe hotele me pesë yje, përfaqëson investimin turistik më ambicioz në Shqipëri, me vlerë mbi 1 miliard euro. Green Coast po sjell standarde të reja në turizmin elitar, duke tërhequr vëmendjen e revistave ndërkombëtare të arkitekturës dhe udhëtimeve. Jo më kot vetë Samir Mane e cilëson këtë kompleks si “parajsën personale”, madje ka pohuar se Green Coast është vendbanimi i tij i zemrës, ku gjen qetësinë dhe frymëzimin larg zhurmës urbane.
    Më në veri, në zemër të gjirit të Vlorës, po merr formë një tjetër kryevepër e vizionit të tij, të quajtur Vlora Marina. Punimet për marinën më të madhe dhe më moderne në Shqipëri kanë filluar në vitin 2022, dhe projekti parashikon një port jahtesh me 438 vende akostimi , i rrethuar nga hotele, rezidenca luksoze dhe hapësira argëtimi buzë detit.
    Vlora Marina, e vendosur përgjatë shëtitores së re “Lungomare”, pritet ta shndërrojë qytetin e Vlorës në një pikë referimi për turizmin mesdhetar, duke e integruar Shqipërinë në hartën e destinacioneve për jahte dhe pushime luksoze. Ky investim, së bashku me transformimin urban që ka pësuar Vlora vitet e fundit, tregon besimin e Mane se sektori privat dhe vizioni i tij mund të ecin krah për krah me shtetin në zhvillimin e qëndrueshëm të zonave bregdetare.
    Në jetën e përditshme, Samir Mane shquhet për modesti dhe vendosmëri. Nuk e kërkon protagonizmin publik, por fokusohet te puna dhe rezultatet. Ditët e tij ndahen mes zyrave në Tiranë dhe atyre në Vjenë, ku ai ndërthur dinamizmin e një kryeqyteti ballkanik me elegancën e metropolit austriak.
    Familjar i përkushtuar, ai gjen kohë të çlodhet mes miqsh, por vëmendjen kryesore ia kushton perandorisë që ka ngritur gur mbi gur. Takimet e tij zgjasin orë të gjata dhe çdo detaj i projekteve merr vëmendje, sepse ai beson te rëndësia e strukturës dhe e disiplinës. “Sa më e madhe të bëhet kompania, aq më pak vend ka për të fshehur apo për të improvizuar,” shprehet ai, duke nënvizuar se strukturat e forta janë ajo që mban në këmbë një biznes të madh.
    Në fakt, Mane e konsideron shtetin si një lloj ortaku pasiv në biznes, pasi kompania e tij paguan rreth 40 milionë euro në vit taksa në arkat e shtetit , dhe sipërmarrësi thotë se është e drejtë që “një pjesë të madhe të fitimit e merr shteti dhe kjo është normale”.
    Ai nuk i trembet transparencës fiskale. “Sa më shumë rritesh, aq më e vështirë është të fshihesh”, pohon me bindje. Dhe përpiqet të kultivojë një kulturë korrekte pagimi detyrimesh në të gjithë grupin. Marrëdhënia e tij me institucionet shtetërore është ajo e respektit reciprok.
    Shteti përfiton nga aktiviteti i BALFIN Group në formën e taksave dhe vendeve të punës, ndërsa kompania gjen një mjedis ku mund të rritet e lirë, pa u mbështetur në favore apo monopole.
    Si njeri me ndikim të jashtëzakonshëm ekonomik, Samir Mane e sheh veten edhe me përgjegjësi ndaj shoqërisë. Ai ka themeluar “Mane Foundation” për të bashkërenduar nismat e përgjegjësisë sociale të korporatës , duke ndihmuar në fusha si arsimi, shëndetësia, mjedisi dhe lufta kundër varfërisë. Për të, roli i biznesit në shoqëri nuk kufizohet vetëm te krijimi i fitimit, por edhe te dhënia pas mbrapsht e diçkaje komunitetit që e ka mbështetur në këtë rrugëtim. Kjo filozofi është rrënjosur fort në kulturën e BALFIN Group, që sot është model suksesi për bizneset e reja shqiptare.
    Rruga e Samir Mane nga Korça e fëmijërisë deri te majat e financës globale është dëshmi e fuqisë së vizionit dhe punës. Ai nisi si një i ri i panjohur me një trastë shpine në një vend të huaj dhe u shndërrua në një prej njerëzve që po formësojnë epokën e re ekonomike të Shqipërisë.
    Me qetësinë e tij karakteristike dhe larg zhurmës së kotë, Mane ka treguar se ndryshimet më të mëdha ndodhin kur fjalët lihen mënjanë dhe nis puna e vërtetë. Në një rajon ku shpesh zhurma e politikës ka dominuar mbi veprimin, ai po ndërton një epokë të re përtej fjalës publike. Një epokë ku ndërtesat, bizneset dhe institucionet që ka ngritur flasin vetë për vizionin dhe trashëgiminë e tij.
    Raportet e tij me politikën nuk janë as të nxehta, as të ftohta. Ai ka kuptuar se në një vend si Shqipëria, nëse je shumë pranë pushtetit, trash aromën e tij. Por nëse je shumë larg, nuk e prek dot realitetin që dëshiron ta ndryshosh.
    Prandaj ka zgjedhur një marrëdhënie të matur. As konflikt. As komoditet. Sepse e di që në këtë vend, afërsia e tepruar me politikën ta lë mbi supe edhe dështimin e saj. Ndërsa largësia e skajshme të heq mundësinë për të ndërtuar vizionin që kërkon të lërë pas. Ai ka kuptuar se ndikimi i vërtetë nuk matet me zyrat që frekuenton, por me projektet që qëndrojnë edhe kur zyrat ndryshojnë.
    Burimi: https://albanianpost.com/miliarderi-i-heshtur-i-ballkanit/

  • Si u kthye Samir Mane, në miliarderin e parë shqiptar

    Si u kthye Samir Mane, në miliarderin e parë shqiptar

    Prandaj ka zgjedhur një marrëdhënie të matur. As konflikt. As komoditet. Sepse e di që në këtë vend, afërsia e tepruar me politikën ta lë mbi supe edhe dështimin e saj. Ndërsa largësia e skajshme të heq mundësinë për të ndërtuar vizionin që kërkon të lërë pas. Ai ka kuptuar se ndikimi i vërtetë nuk matet me zyrat që frekuenton, por me projektet që qëndrojnë edhe kur zyrat ndryshojnë. (Albania Post)

  • ‘Evropa nuk e nisi debatin për tarifat, ne jemi të gatshëm të hapim rrugë të reja tregtare’, thotë Von der Leyen

    ‘Evropa nuk e nisi debatin për tarifat, ne jemi të gatshëm të hapim rrugë të reja tregtare’, thotë Von der Leyen

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka folur për tarifat që SHBA i ka vendosur BE-së.

    Von der Leyen theksoi se Evropa është e gatshme të hapë rrugë të reja tregtare.

    Ajo u zotua se qytetarët evropiane do të mbrohen nga këto tarifat, pasi sipas saj, ato mund të ndikojnë në ngritjen e taksave.

    “Evropa nuk e filloi debatin për tarifat. Tarifat janë taksa që paguajnë qytetarët. Por Evropa ka mjetet për të mbrojtur popullin tonë dhe prosperitetin tonë. Ne gjithmonë do të promovojmë dhe mbrojmë interesat dhe vlerat tona. Dhe ne gjithmonë do të mbrojmë Evropën. Ne jemi të gatshëm të hapim rrugë të reja tregtare dhe jemi në negociata me shumë vende të botës për të lidhur marrëveshje tregtare.” tha Von der Leyen. Syri.net-CNN.gr.

  • Zyrtarët: India dhe SHBA po bëjnë përparim drejt marrëveshjes tregtare

    Zyrtarët indianë dhe amerikanë bënë përparim drejt një marrëveshjeje dypalëshe tregtare gjatë bisedimeve disaditore në Nju Delhi, thanë ata të shtunën.

    Negociatat, të udhëhequra nga zyrtarë nga ministria e tregtisë e Indisë dhe një delegacion tregtar i SHBA-së i kryesuar nga Brendan Lynch, ndihmës përfaqësuesi i tregtisë së SHBA-së për Azinë Jugore dhe Qendrore, u mbajtën nga 26-29 mars.

    Bisedimet vijnë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump përgatitet të vendosë tarifa reciproke ndaj partnerëve të shumtë tregtarë nga 2 prilli, me Indinë që shpreson për një përjashtim në mes të bisedimeve dypalëshe. Të dy vendet synojnë të nënshkruajnë këstin e parë të një marrëveshjeje tregtare dypalëshe, deri në vjeshtë të këtij viti.

    “Përfundimi i suksesshëm i diskutimeve pasqyron përparimin në përpjekjet për të zgjeruar marrëdhëniet dypalëshe të tregtisë dhe investimeve Indi-SHBA, për të promovuar prosperitetin, sigurinë dhe inovacionin në të dy vendet”, thuhet në një deklaratë të përbashkët.

    Muajin e kaluar, gjatë vizitës së kryeministrit Narendra Modi në Uashington, India u zotua të rrisë blerjet e produkteve të energjisë dhe pajisjeve të mbrojtjes amerikane dhe të dy palët ranë dakord të synojnë për një marrëveshje që synon tregtinë dypalëshe prej 500 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

    Trump e ka quajtur Indinë një “mbret tarifash”, me SHBA-në që kërkon që India të reduktojë tarifat për produktet që variojnë nga mallrat bujqësore dhe pijet alkoolike tek automobilat, dhe akses më të madh në treg për kompanitë amerikane.

    Piyush Goyal, ministri i tregtisë i Indisë, vizitoi Uashingtonin në fillim të këtij muaji për bisedime me Përfaqësuesin e Tregtisë së SHBA Jamieson Greer dhe Sekretarin e Tregtisë Hoëard Lutnick.

    Angazhimet e ekspertëve të sektorëve specifikë për marrëveshjen e tregtisë dypalëshe do të fillojnë praktikisht në javët e ardhshme, e ndjekur nga një raund negocimi personal, thuhet në deklaratën e përbashkët.

    SHBA aktualisht ka një deficit tregtar prej 45.6 miliardë dollarësh me Indinë. Ndërsa norma mesatare e tarifave tregtare e SHBA-së qëndron në rreth 2.2 përqind, tarifa mesatare e Indisë është dukshëm më e lartë në 12 përqind, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Tregtisë./ Reuters.

  • Franca dhe Kina afrohen drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes tregtare për konjakun

    Franca dhe Kina afrohen drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes tregtare për konjakun

    Franca dhe Kina po bëjnë përparim në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje tregtare mbi importet e konjakut, sipas ministrit francez të Tregtisë, Jean-Noël Barrot. Ai konfirmoi se përfundimi i hetimit kinez, i cili mund të çonte në tarifa të përhershme për importet evropiane të konjakut, është shtyrë deri në qershor.

    Kina vendosi tarifa midis 30.6% dhe 39% për Rémy Martin dhe rakitë e tjera evropiane vitin e kaluar, pasi shumica e vendeve të BE miratuan tarifa për automjetet elektrike të prodhuara në Kinë. Këto tarifa janë provizore dhe kërkojnë që importuesit të depozitojnë shumën e tarifës në doganat kineze.

    Hetimi anti-dumping i nisur nga Kina synonte kryesisht prodhuesit francezë të konjakut dhe pijeve të ngjashme, si armagnaku. Ekspertët paralajmërojnë se tarifa të përhershme do të preknin rreth 70,000 vende pune dhe mijëra prodhues francezë.

    Barrot siguroi se pas tre muajsh, autoritetet kineze do të marrin një vendim përfundimtar. Ai shprehu optimizëm për një zgjidhje pozitive, duke theksuar bashkëpunimin mes dy vendeve për të kapërcyer këtë çështje. Ndërkohë, vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dhuroi dy shishe konjak liderit kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Francë.