Tag: tregtare

  • Tarifat e Trump, Afrika e Jugut kërkon një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në

    Tarifat e Trump, Afrika e Jugut kërkon një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në

    Presidenca e Afrikës së Jugut ka bërë thirrje për një marrëveshje të re tregtare me SHBA-në pas tarifave të Donald Trump.

    Vendi u godit me një tarifë 30% nga Shtëpia e Bardhë, por taksa prej 25% për importet e makinave gjithashtu mund të ndikojë keq.
    “Tarifat konfirmojnë urgjencën për të negociuar një marrëveshje të re tregtare dypalëshe dhe reciprokisht të dobishme me SHBA-në, si një hap thelbësor për të siguruar sigurinë tregtare afatgjatë,” tha presidenca në një deklaratë.

    Top Channel

  • Trump shpall tarifa të reja globale! Shqipëria dhe Kosova përfshihet me vlerën bazë prej 10%

    Trump shpall tarifa të reja globale! Shqipëria dhe Kosova përfshihet me vlerën bazë prej 10%

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
    Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.
    Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.
    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.
    Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.

    Trumpi shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
    Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtyre tarifave, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.
    “Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet”, tha Trump gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.
    “Por, kjo nuk do të ndodhë më”.
    Çka janë tarifat që i paralajmëron Trump?Tarifat janë taksa që u ngarkohen mallrave të importuara nga vende të tjera.
    Ato shihen si një mjet për të mbrojtur industrinë vendase nga konkurrenca e huaj.
    Rritja e çmimit të mallrave të importuara synon t’i inkurajojë konsumatorët që të blejnë produkte më të lira vendase dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së tyre.
    Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, rreth 20 vende anëtare të BE-së kanë eksportuar më shumë se importuar nga SHBA-ja në vitin 2023.
    Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
    Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë (2022).
    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
    Vendosja e tarifave ishte një nga premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës së tij.
    Më herët, Trumpi vendosi tarifa të ngjashme prej 25% mbi importet e automjeteve; tarifa kundër Kinës, Kanadasë dhe Meksikës; si dhe zgjerimin e penaliteteve tregtare mbi çelikun dhe aluminin.
    Trump gjithashtu ka vendosur tarifa ndaj vendeve që importojnë naftë nga Venezuela dhe planifikon taksa të veçanta mbi importet e barnave farmaceutike, drurit, bakrit dhe çipave kompjuterikë.
    A do ta përshkallëzojnë tarifat e Trumpit luftën tregtare globale?Tarifat e Trumpit tashmë janë përballur me masa hakmarrëse, dhe njoftimi së mërkurës mund ta ndezë më tej një luftë tregtare globale.
    Si Kanadaja, ashtu edhe Kina kanë vendosur tarifa hakmarrëse mbi një sërë produktesh amerikane, ndërsa BE-ja ka deklaruar se do të vendosë një tarifë prej 50% mbi uiskin amerikan dhe mallra të tjera.
    Blloku prej 27 vendesh ka kërcënuar gjithashtu, por ende nuk ka zbatuar, një tarifë prej 25% mbi të gjitha importet nga SHBA-ja.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se Brukseli ka një “plan të fuqishëm” për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të reja amerikane.
    Tensionet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit, të cilat kanë shkëmbyer tarifa që nga shkurti, pritet të përshkallëzohen edhe më tej pas njoftimit të Trumpit të mërkurën.
    Megjithatë, presidenti amerikan ka lënë të hapur mundësinë e uljes së tarifave mbi mallrat kineze për të arritur një marrëveshje me kompaninë kineze të TikTok, ByteDance, ndërsa afrohet afati i 5 prillit për shitjen e aplikacionit.
    Sipas ligjit amerikan, ByteDance duhej të shiste pronësinë e TikTok deri më 19 janar ose të përballej me ndalimin e tij. Megjithatë, Trump i dha një afat shtesë prej 75 ditësh./REL

  • REL: Trump shpall tarifa të reja globale! Për Shqipërinë dhe Kosovën 10%, Serbia dhe Bosnja mbi 30 %

    REL: Trump shpall tarifa të reja globale! Për Shqipërinë dhe Kosovën 10%, Serbia dhe Bosnja mbi 30 %

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
    Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.

    Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.
    Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.
    Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.
    Trumpi shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
    Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtyre tarifave, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.
    “Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet”, tha Trump gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.
    “Por, kjo nuk do të ndodhë më”.
    Çfarë janë tarifat që i paralajmëron Trump?Tarifat janë taksa që u ngarkohen mallrave të importuara nga vende të tjera.
    Ato shihen si një mjet për të mbrojtur industrinë vendase nga konkurrenca e huaj.
    Rritja e çmimit të mallrave të importuara synon t’i inkurajojë konsumatorët që të blejnë produkte më të lira vendase dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së tyre.
    Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, rreth 20 vende anëtare të BE-së kanë eksportuar më shumë se importuar nga SHBA-ja në vitin 2023.
    Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
    Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë (2022).
    Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
    Vendosja e tarifave ishte një nga premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës së tij.
    Më herët, Trumpi vendosi tarifa të ngjashme prej 25% mbi importet e automjeteve; tarifa kundër Kinës, Kanadasë dhe Meksikës; si dhe zgjerimin e penaliteteve tregtare mbi çelikun dhe aluminin.
    Trump gjithashtu ka vendosur tarifa ndaj vendeve që importojnë naftë nga Venezuela dhe planifikon taksa të veçanta mbi importet e barnave farmaceutike, drurit, bakrit dhe çipave kompjuterikë.
    A do ta përshkallëzojnë tarifat e Trumpit luftën tregtare globale?Tarifat e Trumpit tashmë janë përballur me masa hakmarrëse, dhe njoftimi së mërkurës mund ta ndezë më tej një luftë tregtare globale.
    Si Kanadaja, ashtu edhe Kina kanë vendosur tarifa hakmarrëse mbi një sërë produktesh amerikane, ndërsa BE-ja ka deklaruar se do të vendosë një tarifë prej 50% mbi uiskin amerikan dhe mallra të tjera.
    Blloku prej 27 vendesh ka kërcënuar gjithashtu, por ende nuk ka zbatuar, një tarifë prej 25% mbi të gjitha importet nga SHBA-ja.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se Brukseli ka një “plan të fuqishëm” për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të reja amerikane.
    Tensionet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit, të cilat kanë shkëmbyer tarifa që nga shkurti, pritet të përshkallëzohen edhe më tej pas njoftimit të Trumpit të mërkurën.
    Megjithatë, presidenti amerikan ka lënë të hapur mundësinë e uljes së tarifave mbi mallrat kineze për të arritur një marrëveshje me kompaninë kineze të TikTok, ByteDance, ndërsa afrohet afati i 5 prillit për shitjen e aplikacionit.
    Sipas ligjit amerikan, ByteDance duhej të shiste pronësinë e TikTok deri më 19 janar ose të përballej me ndalimin e tij. Megjithatë, Trump i dha një afat shtesë prej 75 ditësh./REL

  • “Lufta tregtare s’është në interesin tonë kombëtar”, Starmer për tarifat e Trump: Do të luftojmë për një marrëveshje më të mirë për Britaninë

    “Lufta tregtare s’është në interesin tonë kombëtar”, Starmer për tarifat e Trump: Do të luftojmë për një marrëveshje më të mirë për Britaninë

    Kryeministri britanik Kier Starmer ka reaguar pas tarifave të vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump.

    Ai shprehet se lufta tregtare nuk është në interesin e Britanisë. “Askush nuk fiton në një luftë tregtare, kjo nuk është në interesin tonë kombëtar. Bisedimet për një marrëveshje me prosperiteti ekonomik janë duke vazhduar dhe ne do të luftojmë për marrëveshjen më të mirë për Britaninë”, u shpreh ai.
    Megjithatë ai tha se “asgjë nuk është jashtë tryezës” kur bëhet fjalë për mënyrën se si Britania e Madhe mund t’i përgjigjet tarifave të Donald Trump.
    “Sot shënon një fazë të re në përgatitjen tonë. Ne do të vazhdojmë punën tonë me bizneset në të gjithë vendin për të diskutuar vlerësimin e tyre për opsionet.”, thekson ai.

    Top Channel

  • “BE, gati për një luftë tregtare me SHBA”, Franca: Do t’i përgjigjemi tarifave të Trump! Do të godasim…

    “BE, gati për një luftë tregtare me SHBA”, Franca: Do t’i përgjigjemi tarifave të Trump! Do të godasim…

    Bashkimi Evropian është gati për një luftë tregtare me SHBA, shprehet zëdhënësja e qeverisë franceze.

    Sophie Prima shprehet se BE do t’i përgjigjet tarifave të Donald Trump, duke planifikuar të godasë shërbimet digjitale.
    “Ne jemi të sigurt se do të ketë vërtet një recesion në prodhim,” shtoi Prima, duke folur për radion RTL, ndërsa shprehu shqetësimin për ndikimin që do të kenë tarifat amerikane, kryesisht në verërat dhe pijet alkoolike franceze.
    Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën që vendos tarifa 20% për produktet evropiane të importuara në SHBA.
    Pas vendimit amerikan, BE po përgatit përgjigjen e saj, e cila do të vijë në dy faza: “përgjigja e parë do të vijë rreth mesit të prillit dhe do të ketë të bëjë me sulmin e parë (nga presidenti amerikan) ndaj aluminit dhe çelikut. Më pas do të ketë një përgjigje të dytë, e cila ndoshta do të jetë gati në fund të prillit dhe do të ketë të bëjë me të gjitha produktet dhe shërbime”, theksoi zëdhënësja e qeverisë franceze. Aktualisht “shtetet anëtare të BE-së po negociojnë” këtë fazë të dytë të përgjigjes së tyre, shtoi më tej ai.
    Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron do të takohet pasditen e sotme me përfaqësues të sektorëve të biznesit të prekur nga tarifat amerikane.

    Top Channel

  • Reagimet/ “Lufta tregtare është bërë realitet”, tarifat e Donald Trump “xhindosin” liderët botërorë 

    Reagimet/ “Lufta tregtare është bërë realitet”, tarifat e Donald Trump “xhindosin” liderët botërorë 

    Pas shpalljes së tarifave të reja nga presidenti Donald Trump, reagimet nga liderët dhe institucione ndërkombëtare kanë qenë të ashpra, duke theksuar pasojat e mundshme të një lufte tregtare globale.

    Ursula von der Leyen, shefja e Komisionit Europian, ka deklaruar se “pasojat do të jenë të tmerrshme për miliona njerëz në mbarë botën”, duke theksuar se Evropa po përgatit paketën e saj të parë të përgjigjes ndaj tarifave të çelikut.
    Në anën tjetër, Kina ka premtuar “kundërmasa të vendosura” si përgjigje ndaj tarifave, duke paralajmëruar për pasojat që mund të ndodhin në tregtinë globale.
    Mark Carney, Kryeministri i Kanadasë, ka theksuar se është “thelbësore të veprohet me qëllim dhe forcë” për të kundërshtuar këtë politikë dhe për të mbrojtur stabilitetin e ekonomive të tjera.
    Giorgia Meloni, Kryeministrja e Italisë, i ka quajtur tarifat e SHBA-së “të gabuara” dhe ka paralajmëruar se ato mund të nxisin një luftë tregtare.
    Anthony Albanese, Kryeministri i Australisë, ka thënë se “ky nuk është akt i një miku”, duke theksuar pasojat e dëmshme të tarifave për partnerët e SHBA-së.
    Në Korenë e Jugut, presidenti në detyrë Han Duck-Soo ka thënë se “lufta tregtare globale është bërë realitet”, duke theksuar rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve.
    Micheál Martin, Kryeministri i Irlandës, ka shprehur se nuk sheh “asnjë justifikim” për tarifat dhe ka kërkuar një qasje më të balancuar në marrëdhëniet tregtare.
    Përfundimisht, Karin Keller-Sutter, ministra e Zvicrës, ka theksuar se vendi i saj do të “përcaktojë shpejt” hapat që do të ndërmarrë për të reaguar ndaj këtij zhvillimi.
    Shpallja e tarifave nga Trump ka krijuar një valë pasigurie në tregjet globale, duke shtuar frikën se një luftë tregtare mund të dëmtojë rritjen ekonomike dhe stabilitetin financiar ndërkombëtar.

    Top Channel

  • Trump shpall tarifat e reja globale, preket edhe Shqipëria

    Trump shpall tarifat e reja globale, preket edhe Shqipëria

    Donald Trump

    SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump shpalli të mërkurën e 2 prillit një paketë të re tarifash tregtare në atë që e cilësoi “Dita e Çlirimit”, një përpjekje e re për të rivendosur balancën tregtare të Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës.  
    Trump njoftoi vendosjen e një tarife bazë prej 10% mbi të gjitha mallrat e importuara, përfshirë ato që vijnë nga vende si Shqipëria, të cilat nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të veçantë tregtare me SHBA-në. Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe ‘Tirana zyrtare’. 
    Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind. Për Shqipërinë, tarifa e përgjithshme prej 10% do të aplikohet mbi të gjitha eksportet drejt SHBA-së, përfshirë produkte si tekstilet, veshjet dhe produktet bujqësore që eksportohen në sasi të kufizuara.

    TABELA

    Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë njoftuan se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill./ZËRI

  • Senati i SHBA miraton masën për revokimin e tarifave të reja ndaj Kanadasë, katër republikanë shkëputen nga Trump

    Senati i SHBA miraton masën për revokimin e tarifave të reja ndaj Kanadasë, katër republikanë shkëputen nga Trump

    Një grup senatorësh republikanë kanë kritikuar publikisht Presidentin Donald Trump dhe ndihmuan në miratimin e një rezolute që synon të bllokojë tarifat e reja të vendosura ndaj Kanadasë, pasi presidenti vazhdon të përshkallëzojë luftën e tij tregtare me vendet aleate.

    Senati miratoi një masë 51-48, e cila u udhëhoq nga demokratët dhe synon të revokojë tarifat kanadeze të vendosura nga Trump. Katër senatorë republikanë – Susan Collins nga Maine, Rand Paul dhe Mitch McConnell nga Kentucky, dhe Lisa Murkowski nga Alaska – iu bashkuan demokratëve në mbështetje të rezolutës.
    Pavarësisht se kjo rezolutë nuk ka shumë shanse të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ajo shënon një ndarje të rëndësishme brenda Partisë Republikane, veçanërisht pasi Trump kishte ushtuar presion mbi senatorët për të mbështetur tarifat. Kjo ndodhi pas njoftimit të presidentit për një grup të ri tarifash që ai i quajti “Dita e Çlirimit”, duke i përshkruar ato si një hap të rëndësishëm për forcimin e ekonomisë amerikane.
    Senatorja Collins shprehu shqetësimin e saj për ndikimin negativ që këto tarifa mund të kenë mbi punëtorët e industrisë në Maine dhe Kentaki, të cilët mund të preken nga lufta tregtare, përfshirë industria e karavidheve, boronicës dhe patates.
    Në një fjalim pas votimit, McConnell theksoi se tarifat mund të kenë pasoja të rënda për fermerët dhe prodhuesit në Kentaki, duke shtuar se kjo do të bënte më të shtrenjtë prodhimin dhe do të ngarkonte konsumatorët amerikanë.
    “Tarifat e bëjnë më të shtrenjtë të bërit biznes në Amerikë,” tha ai.
    Në anën tjetër, Trump reagoi ndaj katër senatorëve që e kundërshtuan, duke i cilësuar ata si “dobët” dhe duke theksuar se nuk do të pranonte ndonjë ndryshim të mundshëm të politikës në këtë drejtim. Ai njoftoi se tarifat, përfshirë një tarifë 25% për të gjitha automjetet e prodhuara jashtë vendit, do të hynin në fuqi menjëherë.
    Kjo masë u shpall nga Trump si një hap vendimtar për “pavarësinë ekonomike” të SHBA, duke pretenduar se ka ardhur koha që Amerika të kthehet në fabrikën e botës dhe të reduktojë varësinë nga vendet e tjera.
    Në këtë kontekst, një letër e dërguar nga David McIntosh, president i Klubit Konservator për Rritjen, paralajmëroi se tarifat mund të çojnë në pasoja të pasigurta ekonomike për SHBA dhe mund të ndikojnë në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme.
    Në fund, ky zhvillim i fundit në Senat thekson një tension të brendshëm në Partinë Republikane, e cila duket se po përballet me një sfidë të madhe në lidhje me politikat tregtare të Trump.

    Top Channel

  • Tarifat e Trump! Çfarë fshihet pas tabelës që mbante në duar presidenti amerikan, deficitet tregtare

    Tarifat e Trump! Çfarë fshihet pas tabelës që mbante në duar presidenti amerikan, deficitet tregtare

    Në një prezantim, presidenti Donald Trump paraqiti një tabelë të famshme që ilustronte tarifat që ai kishte vendosur ndaj mallrave të vendeve të tjera.

    Ajo tabelë, që paraqiste një numër të lartë tarifash për disa shtete, u argumentua nga Trump si një pasqyrë e barriera tregtare që këto vende vendosnin ndaj mallrave amerikane.
    Megjithatë, një analizë më e thellë ka treguar se tarifat e vendosura nuk reflektojnë domosdoshmërisht barrierat tregtare të këtyre shteteve, por janë një pasqyrë e deficitit tregtar të SHBA-së me çdo vend.
    Sipas George Saravelos, shefit të Kërkimeve në Deutsche Bank, tarifat që Trump ka vendosur janë të lidhura ngushtë me raportin e deficitit tregtar të një vendi me SHBA-në dhe eksporteve të këtij vendi në SHBA. Pra, sa më i madh të jetë ky deficit, aq më të larta janë tarifat.
    Kjo ka çuar në një situatë ku vendet me deficite më të mëdha tregtare me SHBA-në, si Kina, Vietnami dhe Bangladeshi, kanë përballuar tarifat më të larta. Përdorimi i këtyre tarifave ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në konsumatorët amerikanë, sidomos në produkte të njohura veshjesh.
    Në fund të fundit, kjo politikë ka krijuar një atmosferë ku tarifat tregtare duken më shumë si një mjet për të adresuar disbalancat tregtare sesa për të mbrojtur prodhimin dhe interesat amerikane.
    Siç duket, ato që dikur ishin shtylla të një strategjie ekonomike të mbështetur në nacionalizëm, tani janë thjesht reflektime të problemit të thellë të deficitit tregtar global të SHBA-së.

    Top Channel

  • Trump shpall tarifa të reja globale: Shqipëria përfshihet me tarifën bazë prej 10%

    Trump shpall tarifa të reja globale: Shqipëria përfshihet me tarifën bazë prej 10%

    Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur sot një paketë të re tarifash tregtare në atë që e cilësoi “Dita e Çlirimit”, një përpjekje e re për të rivendosur balancën tregtare të Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës.Gjatë një konference të drejtpërdrejtë nga Uashingtoni, Trump njoftoi vendosjen e një tarife bazë prej 10% mbi të gjitha mallrat e importuara, përfshirë ato që vijnë nga vende si Shqipëria, të cilat nuk janë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të veçantë tregtare me SHBA-në.Tarifat e reja, sipas Trump, synojnë reciprocitetin tregtar, duke ndëshkuar ato vende që sipas tij kanë përfituar nga tregu amerikan për dekada pa ofruar kushte të barabarta për produktet amerikane.“Sot ne kthejmë drejtësinë në tregtinë globale. Ne nuk do të tolerojmë më padrejtësitë që kanë dëmtuar punëtorët dhe industritë tona,” deklaroi Trump.Përveç tarifës bazë, disa vende përballen me tarifa të veçanta, të bazuara në nivelin e tarifave që ato vendosin mbi mallrat amerikane. Disa prej tyre përfshijnë:Kina dhe Tajvani – 32%Bashkimi Evropian – 20%Japoni – 24%India – 26%Vietnam – 46%Koreja e Jugut – 25%Mbretëria e Bashkuar – 10%Kamboxhia, Laosi, Madagaskari – mbi 45%.Një tarifë e veçantë prej 25% është vendosur mbi të gjitha importet e automjeteve dhe pjesëve të tyre, duke goditur veçanërisht prodhuesit evropianë dhe aziatikë të makinave.Për Shqipërinë, tarifa e përgjithshme prej 10% do të aplikohet mbi të gjitha eksportet drejt SHBA-së, përfshirë produkte si tekstilet, veshjet dhe produktet bujqësore që eksportohen në sasi të kufizuara.Ekspertë ndërkombëtarë dhe partnerë tregtarë të SHBA-së kanë paralajmëruar për pasoja të rënda në ekonominë globale dhe rritje të çmimeve për konsumatorët amerikanë. Zyrtarë nga Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë sinjalizuar se do të shqyrtojnë masa hakmarrëse.Presidenti Trump, ndërkohë, u shpreh se të ardhurat nga këto tarifa do të përdoren për të ulur taksat për qytetarët amerikanë dhe për të shlyer borxhin kombëtar./ Associated Press, Wall Street JournalTregtia Shqipëri-SHBA, si mund të ndikojnë tarifat Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.