Tarifat e ‘Shtëpisë së Bardhë’ janë si një gurë i hedhur në ujë që krijon valë në gjithë ekonomike në gjithë botën. Përtej shifrave të humbjeve që tanimë kanë nisur të kalkulohen, ish presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço tarifën e vënë për Shqipërinë e konsideron të ‘miqësisë’, pasi është më e ulta në Ballkan, dhe vendi duhet ta përdor me zgjuarsi.
“Shqipëria ndodhet në një pozitë unike ‘mesi të artë’ që mund të shfrytëzohet për oprtunitete tregtare. Dhe ky avantazh konkurrues i papritur mund te shfrytëzohet ku Shqipëria te kthehet ne një ‘portë tregtare alternative’ për eksportuesit evropianë që kërkojnë të zbusin ndikimin e tarifave”, shprehet Jaço.
Edhe pse shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë në shifra të vogla, Jaço thotë se tre sektorë do të ndikohen menjëherë.
“Tre sektorët tanë më të prekur – bimët medicinale, këpucët dhe metalet – po përballen me një realitet të ri ku porositë amerikane po reduktohen dhe presioni për ulje çmimesh mund te kërcënoje vendet e punës dhe fitimet e tregtareve. Presioni krijon një efekt 2-fish të dëmshëm: sherbela dhe livanda shqiptare bëhen më të shtrenjta, dhe blerësit amerikanë ose blejnë më pak, ose kërkojnë ulje çmimesh”, pohon Jaço.
Vjet prodhuesit dhe eksportuesit shqiptarë shitën në tregun amerikan 16.5 milionë euro bimë medicinale dhe aromatike nga 14 milionë euro në vitin 2023, por një tarifë e shtesë mund të sjellë falimentime.
“Në fshatrat e Shkodrës, Korçës dhe Elbasanit, kjo përkthehet në pasiguri reale dhe të ardhura më të ulëta, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e kësaj industrie jetike për disa zonat rurale”, tha Jaço.
Në total gjatë vitit 2024 Shqipëria eksportoi drejt SHBA, përmes partnerëve evropianë 70 milionë euro mallra. Më shumë kosto pritet të ketë edhe për bizneset që eksportojnë drejt SHBA gizë dhe çelik (30 mln euro) apo alumin e pjesë të mobilierive eksportet e të cilave vjet ishin 7.8 mln euro.
Ndërsa prej SHBA-së blemë 205 milionë euro mallra, kryesisht, mjete transporti me vlerë 66.8 milionë euro, lëndë djegëse afro 40 milionë euro dhe pjesë këmbimi në aviacion 17.2 milionë euro. Të gjitha këto produkte pritet të shtrenjtohen edhe më shumë si rezultat i tarifave.
Indirekt Shqipëria do të ndikohet nga dobësimi i mundshëm i ekonomisë evropiane si rezultat i tarifave më të larta, që mund të përkthehet në më pak turizëm dhe remitanca.
“Kjo pasiguri i bën bizneset të frenojnë planet e investimeve, duke krijuar një klimë ekonomike ku fjala kryesore është ‘presim e shikojmë’, thotë Jaço.
IMPORTET66.8 mln euro Mjetet e transportit të ndryshëm nga vagonat e hekurudhës+17.2 mln euro Avionët, anijet e hapësirës dhe pjesët e tyre5.2 mln euro Makineri dhe pajisjet elektrike40 mln euro Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyreFarmaceutikë 4 mln euroEKSPORTET16.4 mln euro Përgatitjet prej zarzavateve, frutave, arrave, etj,3.9 mln euro Vajrat thelbësore dhe rrëshirat, përg, e parfu,, kozmetikës, tualetitGiza dhe celiku 30 mln euroAlumin 4.8 mlnMobileritë, kreva., dyshekët, llampat 3 mln euro
Tag: tregtare
-

Tarifa 10%, ish-Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Do ndikojë negativisht në tre sektorë, por mund të jetë edhe ‘Mundësi e Artë për Shqipërinë
-

Teksa lufta tregtare përshkallëzon prej tarifave të vendosura prej tij, Trump luan golf me shokët në Florida
Me një luftë tregtare globale që po përshkallëzohet, presidenti amerikan, Donald Trump mbërriti në fushën e tij të golfit të sot në mëngjes rreth 15 minuta pasi tregjet financiare amerikane u hapën në mes të ditës së dytë të pasojave nga një politikë e re tarifore që po trazon ekonominë botërore.
Presidenti përshëndeti shikuesit ndërsa autokolona e tij u kthye në Klubin Ndërkombëtar të Golfit Trump pas një udhëtimi të shkurtër nga vendpushimi i tij Mar-a-Lago, ku mbërriti të enjten mbrëma. Ai pritet të qëndrojë në Florida, pa asnjë ngjarje publike në axhendën e tij, deri të dielën në mbrëmje.z
Ndërsa presidenti ka udhëtuar në Florida shumicën e fundjavave që nga marrja e detyrës, mbërritja e tij në fushën e golfit të premten në mëngjes ofroi një ndarje të jashtëzakonshme të ekranit për thellimin e krizës në Ëall Street dhe në mbarë ekonominë në orët para se vala e fundit e tarifave të hyjë në fuqi në mesnatë. Tarifa prej 10% për vendet në mbarë botën do të pasohen javën e ardhshme me tarifa shumë më të mëdha për aleatët dhe kundërshtarët, përfshirë Kinën, Evropën dhe Japoninë.
Përpara se të fillonte lojën, presidenti dërgoi një seri mesazhesh në mediat sociale në lidhje me politikën e tij tregtare, duke mbrojtur veprimet e tij dhe duke promovuar Amerikën si një vend të fortë për të bërë biznes.
“Për investitorët e shumtë që vijnë në Shtetet e Bashkuara dhe investojnë shuma masive parash, politikat e mia nuk do të ndryshojnë kurrë. Kjo është një kohë e shkëlqyer për t’u pasuruar, më i pasur se kurrë më parë!!!”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Pavarësisht se ku udhëtojnë, të gjithë presidentët shoqërohen nga “stolitë” e detyrës dhe mund të bëjnë biznes nga kudo. Të premten, Trump po bënte pikërisht këtë nga fusha e tij e golfit, duke marrë telefonata dhe duke folur me këshilltarët e tij, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Ai u largua nga Shtëpia e Bardhë të enjten pasdite për të marrë pjesë në një ngjarje golfi në klubin kombëtar të golfit Trump Doral në Miami. Turneu i golfit financohet pothuajse tërësisht nga fondi i pasurisë sovrane saudite.Top Channel
-

Kina i përgjigjet SHBA-së me tarifë tregtare prej 34 për qind
Kina njoftoi të premten se do të vendosë tarifë prej 34 për qind në importet e të gjitha produkteve amerikane duke filluar nga 10 prilli. Kjo tarifë është pjesë e një sërë masash nga Pekini pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tarifa ndaj mallrave kineze.
Ditë më parë, Trump urdhëroi tarifë të ngjashme prej 34 për qind ndaj mallrave të importuara nga Kina.
Lexo edhe :
Related Posts
Ministria e Tregtisë e Kinës tha gjithashtu se do të vendosë më shumë kontrolle mbi eksportet e mineraleve të rralla, të cilat përdorën në produkte të teknologjisë së lartë, si çipat kompjuterikë dhe bateritë e automjeteve elektrike.
Në listën e mineraleve që u nënshtrohen kontrolleve u përfshinë samariumi dhe përbërjet e tij, të cilat përdoren në prodhimin e aeroplanëve dhe në sektorin e mbrojtjes.
Administrata doganore e Kinës tha se i ka pezulluar importet e mishit të pulës nga disa furnizues amerikanë, pasi kishte zbuluar furazolidon, një substancë e ndaluar në Kinë, në dërgesat nga ato kompani.
Për më tepër, Qeveria kineze tha se i ka shtuar 27 kompani në listat e subjekteve që u nënshtrohen sanksioneve tregtare ose kontrolleve të eksportit.
Pekini gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me çështjen e tarifave.
“Vendosja e të ashtuquajturave ‘tarifa reciproke’ nga Shtetet e Bashkuara shkel rëndë rregullat e OBT-së, dëmton seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të anëtarëve të OBT-së dhe minon rëndë sistemin shumëpalësh të tregtisë dhe rendin ekonomik dhe tregtar ndërkombëtar”, tha Ministria kineze e Tregtisë.
“Ky është veprim i trysnisë së njëanshme që rrezikon qëndrueshmërinë e rendit ekonomik dhe tregtar në botë. Kina e kundërshton fuqishëm këtë”, shtoi ajo.
Në shkurt, Kina vendosi tarifë prej 15 për qind ndaj importeve të qymyrit dhe produkteve të gazit natyror të lëngshëm nga SHBA-ja. Ajo gjithashtu shtoi veçmas një tarifë prej 10 për qind ndaj naftës së papërpunuar, makinerisë bujqësore dhe makinave me motorë të mëdhenj.
Dhjetëra kompani amerikane u nënshtrohen kontrolleve mbi tregtinë dhe investimet, ndërsa shumë më tepër kompani kineze përballen me kufizime të ngjashme në marrëdhëniet e tyre me firmat amerikane.
Tarifat më të fundit zbatohen për të gjitha produktet e prodhuara në SHBA, sipas një deklarate nga Komisioni i Tarifave i Këshillit të Shtetit të Ministrisë së Financave.
Derisa tensionet tregtare janë shtuar, marrëdhëniet e përgjithshme duken disi më pak të tensionuara.
Zyrtarë ushtarakë nga SHBA-ja dhe Kina u takuan këtë javë për herë të parë që nga ardhja e Trumpit në pushtet në janar, për të biseduar rreth shqetësimeve të përbashkëta mbi sigurinë detare.
Bisedimet e mbajtura të mërkurën dhe të enjten në Shangai kishin për qëllim minimizimin e rrezikut të incidenteve, thanë të dyja palët./REL
-

Analiza e Financial Times/ Lufta tregtare globale shpërthen me tarifat më të larta në 100 vjet, çfarë thonë ekspertët
Çfarë thonë analistët për implikimet jo vetëm për vendet e prekura nga tarifat gjithëpërfshirëse, por edhe për vetë ekonominë amerikane?Donald Trump ka përshkallëzuar luftën tregtare globale duke vendosur tarifa reciproke gjithëpërfshirëse, një lëvizje që ka tronditur tregjet financiare dhe ka rritur frikën për ndikimin në ekonominë globale.
Në masat që ai i përshkroi si një mënyrë për të “çliruar” ekonominë amerikane, presidenti deklaroi të mërkurën se një taksë prej 10% do të zbatohej për pothuajse të gjitha importet amerikane duke filluar nga 5 prilli. Për më tepër, Shtëpia e Bardhë njoftoi vendosjen e tarifave reciproke për mallrat nga disa prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, me Trump-in që synonte një sistem më të drejtë tregtar global, siç u shpreh ai.Tarifat për mallrat kineze, nga eksportuesi më i madh në botë, do të rriten në mbi 54%, pasi Trump vendosi një tarifë shtesë prej 34% mbi tarifën ekzistuese prej 20%. Bashkimi Evropian do të përballet me tarifa prej 20%, ndërsa importet nga Japonia, një nga aleatët më të ngushtë të Uashingtonit, do të tatohen me tarifa prej 24%.
Këto tarifa reciproke do të hyjnë në fuqi më 9 prill. Duke folur nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se masat e tij do të ndihmonin në mbledhjen e fondeve për të financuar shkurtimet e taksave dhe do të nxisnin një rigjallërim të prodhimit vendas.
“Përballë një lufte të pamëshirshme ekonomike, Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë më politikën e njëanshme ekonomike,” tha ai. “Ne duhet të kujdesemi për njerëzit tanë dhe do të kujdesemi së pari për ta.”
Reagimet ndërkombëtare
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se tarifat do t’i jepnin një “goditje” ekonomisë globale dhe bëri të ditur se BE-ja po përgatit kundërmasa.
Ndërkohë, Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se do të hakmerrej ndaj masave të reja të Trump-it. Tajvani e quajti vendimin “jashtëzakonisht për të ardhur keq” dhe njoftoi se do të dorëzonte një protestë zyrtare pranë SHBA-së.
Ky vendim pritet të përshkallëzojë tensionet tregtare që janë rritur që prej zgjedhjes së Trump-it në nëntor, i cili ka ndjekur një politikë proteksioniste ekonomike.
Ndikimi në tregjet financiare
Analistët paralajmëruan se partnerët tregtarë të SHBA-së nuk do të kishin zgjidhje tjetër veçse të hakmerren, duke rritur mundësinë e një lufte tregtare globale me pasoja të rënda ekonomike.
“Një ditë hakmarrjeje do të pasojë ‘ditën e çlirimit’,” tha Luca Paolini, kryestrateg në Pictet Asset Management.
Tregjet financiare reaguan menjëherë ndaj lajmit: Indeksi Stoxx Europe 600 ra me 1.6% në hapjen e tregut të së enjtes.
Kontratat e së ardhmes për S&P 500 ranë me 2.8%, ndërsa ato për Nasdaq 100 ranë me 3.2%. Ari u rrit në një rekord të ri prej 3,150 dollarë për ons.
Obligacionet e qeverive amerikane dhe japoneze u rritën, pasi investitorët kërkuan asete të sigurta. S&P 500 ka rënë me gati 5% në tre muajt e parë të vitit, mes frikës se tarifat e Trump do të ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe do të rrisin inflacionin.
“Ky është afër skenarit më të keq që tregjet i trembeshin,” tha Ajay Rajadhyaksha, kreu global i kërkimit në Barclays. “Kjo do të shkaktojë dëm.”
Politika e Trump dhe përjashtimet nga tarifat
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha për Fox Business se tarifat kanë qenë gjithmonë “të pezulluara që nga fillimi”, duke sugjeruar se ato mund të hiqen nëse partnerët tregtarë bien dakord për ndryshime.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, disa mallra do të përjashtohen nga tarifat reciproke, përfshirë energjinë dhe mineralet që nuk janë të disponueshme në SHBA, si dhe shufrat e arit dhe disa mallra që tashmë janë të tatueshme, si çeliku, alumini, makinat, bakri, farmaceutikët, çipat kompjuterikë dhe lëndët drusore.
Nga tarifa e përgjithshme u kursyen Meksika dhe Kanadaja, pasi mallrat e tyre përputhen me marrëveshjen tregtare të vitit 2020 që kanë me SHBA-në.
“Është një lajm i keq për botën, veçanërisht për vendet që morën tarifa, por një lajm i mirë për Meksikën,” tha Gabrielle Schiller, kreu i kërkimit financiar dhe ekonomik në Banco Base. “Meksika më në fund mund të fitojë një pjesë të tregut, pavarësisht retorikës proteksioniste të Trump.” -

Në listë e futi edhe Kosovën, çka janë tarifat që i paralajmëroi Trump?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të mërkurën se SHBA-ja do të vendosë një tarifë bazë prej 10 për qind për importet nga të gjitha vendet e botës, përfshirë nga Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ai njoftoi gjithashtu për tarifa më të larta për dhjetëra vende që kanë suficit tregtar me Shtetet e Bashkuara, duke rritur rrezikun për një luftë tregtare dhe rritje të inflacionit.
Ndaj mallrave të importuara nga Kosova është vendosur tarifë prej 10 për qind, ndaj atyre nga Shqipëria 10 për qind, Serbia 37 për qind, Bosnia e Hercegovina 35 për qind, dhe Maqedonia e Veriut 33 për qind.
Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se ndaj importeve nga Kina do vendoset tarifë prej 34 për qind, ndaj atyre nga Bashkimi Evropian 20 për qind, Korea e Jugut 25 për qind dhe Japonia 24 për qind.
Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë u thanë gazetarëve se tarifa bazë prej 10% do të hyjë në fuqi më 5 prill, ndërsa tarifat reciproke do të hyjnë në fuqi pas një jave, më 9 prill.
Trumpi shpalli emergjencë ekonomike kombëtare për t’i zbatuar tarifat, të cilat pritet të prodhojnë qindra miliarda dollarë të ardhura vjetore.
Ai ka premtuar se vendet e punës në fabrika do të kthehen në Shtetet e Bashkuara si rrjedhojë e këtyre tarifave, por politikat e tij rrezikojnë ngadalësim të papritur ekonomik pasi konsumatorët dhe bizneset mund të përballen me rritje të mëdha të çmimeve për automjetet, rrobat dhe mallra të tjera.
“Taksapaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet”, tha Trump gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë.
“Por, kjo nuk do të ndodhë më”.
Çka janë tarifat që i paralajmëron Trump?
Tarifat janë taksa që u ngarkohen mallrave të importuara nga vende të tjera.
Ato shihen si një mjet për të mbrojtur industrinë vendase nga konkurrenca e huaj.
Rritja e çmimit të mallrave të importuara synon t’i inkurajojë konsumatorët që të blejnë produkte më të lira vendase dhe në këtë mënyrë të ndihmojnë në rritjen e ekonomisë së tyre.
Sipas agjencisë së statistikave të BE-së, Eurostat, rreth 20 vende anëtare të BE-së kanë eksportuar më shumë se importuar nga SHBA-ja në vitin 2023.
Organizatat ekonomike në Kosovë thonë se nga viti 2019, ka nisur rritja e eksporteve të përgjithshme të Kosovës në SHBA.
Këtë e tregojnë edhe të dhënat e Doganës së Kosovës, sipas të cilave, vlera e tyre në vitin 2019 ishte tre milionë euro, ndërsa tre vjet më vonë arriti në mbi 131 milionë (2022).
Produktet që i eksporton Kosova në SHBA, përfshijnë: ushqime, lëngje, tekstil, dyshekë, por dhe prodhime nga druri dhe plastika.
Vendosja e tarifave ishte një nga premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës së tij.
Më herët, Trumpi vendosi tarifa të ngjashme prej 25% mbi importet e automjeteve; tarifa kundër Kinës, Kanadasë dhe Meksikës; si dhe zgjerimin e penaliteteve tregtare mbi çelikun dhe aluminin.
Trump gjithashtu ka vendosur tarifa ndaj vendeve që importojnë naftë nga Venezuela dhe planifikon taksa të veçanta mbi importet e barnave farmaceutike, drurit, bakrit dhe çipave kompjuterikë.
A do ta përshkallëzojnë tarifat e Trumpit luftën tregtare globale?
Tarifat e Trumpit tashmë janë përballur me masa hakmarrëse, dhe njoftimi së mërkurës mund ta ndezë më tej një luftë tregtare globale.
Si Kanadaja, ashtu edhe Kina kanë vendosur tarifa hakmarrëse mbi një sërë produktesh amerikane, ndërsa BE-ja ka deklaruar se do të vendosë një tarifë prej 50% mbi uiskin amerikan dhe mallra të tjera.
Blloku prej 27 vendesh ka kërcënuar gjithashtu, por ende nuk ka zbatuar, një tarifë prej 25% mbi të gjitha importet nga SHBA-ja.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha të martën se Brukseli ka një “plan të fuqishëm” për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të reja amerikane.
Tensionet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit, të cilat kanë shkëmbyer tarifa që nga shkurti, pritet të përshkallëzohen edhe më tej pas njoftimit të Trumpit të mërkurën.
Megjithatë, presidenti amerikan ka lënë të hapur mundësinë e uljes së tarifave mbi mallrat kineze për të arritur një marrëveshje me kompaninë kineze të TikTok, ByteDance, ndërsa afrohet afati i 5 prillit për shitjen e aplikacionit.
Sipas ligjit amerikan, ByteDance duhej të shiste pronësinë e TikTok deri më 19 janar ose të përballej me ndalimin e tij. Megjithatë, Trump i dha një afat shtesë prej 75 ditësh.Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.JOQ Sondazh
-

Analiza e Financial Times: Lufta tregtare globale shpërthen me tarifat më të larta në 100 vjet, ja çfarë thonë ekspertët
Çfarë thonë analistët për implikimet jo vetëm për vendet e prekura nga tarifat gjithëpërfshirëse, por edhe për vetë ekonominë amerikane?
Donald Trump ka përshkallëzuar luftën tregtare globale duke vendosur tarifa reciproke gjithëpërfshirëse, një lëvizje që ka tronditur tregjet financiare dhe ka rritur frikën për ndikimin në ekonominë globale.
Në masat që ai i përshkroi si një mënyrë për të “çliruar” ekonominë amerikane, presidenti deklaroi të mërkurën se një taksë prej 10% do të zbatohej për pothuajse të gjitha importet amerikane duke filluar nga 5 prilli. Për më tepër, Shtëpia e Bardhë njoftoi vendosjen e tarifave reciproke për mallrat nga disa prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së, me Trump-in që synonte një sistem më të drejtë tregtar global, siç u shpreh ai.
Tarifat për mallrat kineze, nga eksportuesi më i madh në botë, do të rriten në mbi 54%, pasi Trump vendosi një tarifë shtesë prej 34% mbi tarifën ekzistuese prej 20%. Bashkimi Evropian do të përballet me tarifa prej 20%, ndërsa importet nga Japonia, një nga aleatët më të ngushtë të Uashingtonit, do të tatohen me tarifa prej 24%.
Këto tarifa reciproke do të hyjnë në fuqi më 9 prill. Duke folur nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë, Trump deklaroi se masat e tij do të ndihmonin në mbledhjen e fondeve për të financuar shkurtimet e taksave dhe do të nxisnin një rigjallërim të prodhimit vendas.
“Përballë një lufte të pamëshirshme ekonomike, Shtetet e Bashkuara nuk mund të vazhdojnë më politikën e njëanshme ekonomike,” tha ai. “Ne duhet të kujdesemi për njerëzit tanë dhe do të kujdesemi së pari për ta.”
Reagimet ndërkombëtare
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se tarifat do t’i jepnin një “goditje” ekonomisë globale dhe bëri të ditur se BE-ja po përgatit kundërmasa.
Ndërkohë, Ministria e Tregtisë e Kinës deklaroi se do të hakmerrej ndaj masave të reja të Trump-it. Tajvani e quajti vendimin “jashtëzakonisht për të ardhur keq” dhe njoftoi se do të dorëzonte një protestë zyrtare pranë SHBA-së.
Ky vendim pritet të përshkallëzojë tensionet tregtare që janë rritur që prej zgjedhjes së Trump-it në nëntor, i cili ka ndjekur një politikë proteksioniste ekonomike.
Ndikimi në tregjet financiare
Analistët paralajmëruan se partnerët tregtarë të SHBA-së nuk do të kishin zgjidhje tjetër veçse të hakmerren, duke rritur mundësinë e një lufte tregtare globale me pasoja të rënda ekonomike.
“Një ditë hakmarrjeje do të pasojë ‘ditën e çlirimit’,” tha Luca Paolini, kryestrateg në Pictet Asset Management.
Tregjet financiare reaguan menjëherë ndaj lajmit: Indeksi Stoxx Europe 600 ra me 1.6% në hapjen e tregut të së enjtes.
Kontratat e së ardhmes për S&P 500 ranë me 2.8%, ndërsa ato për Nasdaq 100 ranë me 3.2%. Ari u rrit në një rekord të ri prej 3,150 dollarë për ons.
Obligacionet e qeverive amerikane dhe japoneze u rritën, pasi investitorët kërkuan asete të sigurta. S&P 500 ka rënë me gati 5% në tre muajt e parë të vitit, mes frikës se tarifat e Trump do të ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe do të rrisin inflacionin.
“Ky është afër skenarit më të keq që tregjet i trembeshin,” tha Ajay Rajadhyaksha, kreu global i kërkimit në Barclays. “Kjo do të shkaktojë dëm.”
Politika e Trump dhe përjashtimet nga tarifat
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha për Fox Business se tarifat kanë qenë gjithmonë “të pezulluara që nga fillimi”, duke sugjeruar se ato mund të hiqen nëse partnerët tregtarë bien dakord për ndryshime.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, disa mallra do të përjashtohen nga tarifat reciproke, përfshirë energjinë dhe mineralet që nuk janë të disponueshme në SHBA, si dhe shufrat e arit dhe disa mallra që tashmë janë të tatueshme, si çeliku, alumini, makinat, bakri, farmaceutikët, çipat kompjuterikë dhe lëndët drusore.
Nga tarifa e përgjithshme u kursyen Meksika dhe Kanadaja, pasi mallrat e tyre përputhen me marrëveshjen tregtare të vitit 2020 që kanë me SHBA-në.
“Është një lajm i keq për botën, veçanërisht për vendet që morën tarifa, por një lajm i mirë për Meksikën,” tha Gabrielle Schiller, kreu i kërkimit financiar dhe ekonomik në Banco Base. “Meksika më në fund mund të fitojë një pjesë të tregut, pavarësisht retorikës proteksioniste të Trump.”Top Channel
-

Tarifat nga Trump ndaj Europës, reagon Meloni
Bota E Enjte, 3 Prill 2025 14:42
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni thotë se tarifat e presidentit Donald Trump janë “të gabuara”. Ajo i bëri thirrje Evropës që të shmangë përfshirjen në një luftë tregtare.
Qeveria italiane tha se Meloni anuloi angazhimet e saj për atë ditë, në mënyrë që ajo të mund të përqëndrohet në veprimet e vendit të saj në përgjigje të njoftimit të Trump. Meloni e cila është një aleate e ngushtë e Trump, e përshkroi tarifën 20% ndaj Bashkimit Evropian si “jo në interes të asnjërës palë”.“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të punuar drejt një marrëveshjeje me SHBA, me qëllimin për të shmangur një luftë tregtare që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte Perëndimin në favor të lojtarëve të tjerë globalë”,-ttha ajo.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE po përgatit kundërmasa ndaj tarifave të Trump. -

Reagimet nga bota “bombën tarifore” amerikane: Çmimin do e paguajë populli!
Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se do të vendoste tarifa 10 për qind për të gjitha importet në Shtetet e Bashkuara, përveç tarifave më të larta për disa prej partnerëve më të mëdhenj tregtarë të vendit, duke shkaktuar reagime të shumta nga liderët botërorë dhe evropianë, disa duke njoftuar raporte që shprehin shqetësime dhe të tjerë kundërmasa.
Tarifat “reciproke”, tha Trump, janë një përgjigje ndaj tarifave dhe barrierave të tjera jotarifore të vendosura ndaj mallrave amerikane. Nuk janë kursyer aleatët e ngushtë të SHBA-së, përfshirë Bashkimin Evropian, i cili përballet me tarifa prej 20 për qind, raporton Reuters.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila konsiderohet si e afërt me presidentin amerikan Trump, tha se tarifat e vendosura nga administrata e tij janë “të gabuara” dhe nuk do të përfitojnë Shtetet e Bashkuara.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me synimin për të shmangur një luftë tregtare që në mënyrë të pashmangshme do të dobësonte Perëndimin në favor të lojtarëve të tjerë globalë,” tha ajo.
Në çdo rast, shtoi ajo, si gjithmonë, ne do të veprojmë në interes të Italisë dhe ekonomisë së saj, duke bashkëpunuar me partnerët e tjerë evropianë.
Kryeministri polak Donald Tusk shkroi në X: “Miqësia do të thotë partneritet. Partneritet do të thotë tarifa reale dhe vërtet reciproke. Duhen vendime të përshtatshme.”
Kryeministri irlandez Micheal Martin shprehu keqardhje të thellë për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa 20 për qind për importet nga i gjithë Bashkimi Evropian.
“Unë besoj fuqishëm se tarifat nuk i bëjnë asnjë të mirë. Prioriteti im dhe prioriteti i qeverisë është të mbrojë vendet e punës irlandeze dhe ekonominë irlandeze.”
Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se ata nuk duan barriera tregtare gjithnjë në rritje.
“Ne nuk duam një luftë tregtare. Ne duam të gjejmë një mënyrë për t’u kthyer në rrugën e tregtisë dhe bashkëpunimit me SHBA, në mënyrë që njerëzit në vendet tona të gëzojnë një jetë më të mirë,” vuri në dukje ai.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se “Spanja do të mbrojë kompanitë dhe punëtorët e saj dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar ndaj një bote të hapur”.
Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen tha në një deklaratë se ai nuk mund të kuptojë se SHBA-të duan të fillojnë një luftë tregtare kundër Evropës.
“Askush nuk fiton, të gjithë humbasin. Në vend që të ndërtojmë mure, ne duhet të thyejmë barrierat. Evropa do të mbetet e bashkuar. Evropa do të japë përgjigje të forta dhe proporcionale,” tha ai.
“Miq amerikanë, sot nuk është një ditë çlirimi – është një ditë pakënaqësie. Tarifat e Donald Trump nuk mbrojnë tregtinë e ndershme, por e sulmojnë atë nga frika dhe dëmtimi në të dy anët e Atlantikut. Evropa qëndron e bashkuar, e gatshme për të mbrojtur interesat e saj dhe e hapur për bisedime të ndershme dhe të ashpra”, tha Manfred Weber, president i Parlamentit Evropian në grupin më të madh të Partisë Popullore Evropiane (EPP).
Por Sekretari britanik i Tregtisë, Jonathan Reynolds është zotuar se do të ketë një qasje të qetë ndaj vendimit të Trump për të vendosur tarifa dhjetë për qind ndaj Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa vendi përpiqet të arrijë një marrëveshje ekonomike me Uashingtonin.
“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë më i afërt, kështu që qasja jonë është të qëndrojmë të qetë dhe të përkushtuar për të arritur këtë marrëveshje, e cila shpresojmë se do të zbusë ndikimin e njoftimit të sotëm,” tha Reynolds në një deklaratë pas shpalljes së tarifave.
“Ne kemi një sërë mjetesh në dispozicionin tonë dhe nuk do të hezitojmë të veprojmë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me bizneset britanike, duke përfshirë vlerësimin e ndikimit të çdo hapi të mëtejshëm që marrim,” shtoi ai.
Presidentja zvicerane Karin Keller-Sutter tha se Këshilli Federal do të përcaktojë shpejt hapat e ardhshëm.
“Interesat ekonomike afatgjata të vendit janë më të rëndësishmet. Respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe tregtia e lirë mbeten vlera themelore,” theksoi ajo.
Kryeministri i ri kanadez Mark Carney tha se Trump kishte “ruajtur një numër elementësh të rëndësishëm” të marrëdhënieve tregtare midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Por tarifat e fentanilit mbeten në fuqi, si dhe tarifat e çelikut dhe aluminit. Ne do t’i luftojmë këto tarifa me kundërmasa, do të mbrojmë punëtorët tanë dhe do të ndërtojmë ekonominë më të fortë në G7,” tha ai.
Carney vlerësoi gjithashtu se tarifat reciproke të Trump do të “ndryshonin rrënjësisht sistemin ndërkombëtar të tregtisë”.
Kryeministri australian Anthony Albanese tha në një konferencë për shtyp se vendimi i Trump për të vendosur tarifa nuk ishte një “akt i një miku” dhe tha gjithashtu se populli do të paguajë çmimin më të lartë për këto tarifa “të pajustifikuara”.
“Kjo është arsyeja pse qeveria jonë nuk do të kërkojë të vendosë tarifa reciproke. Ne nuk do t’i bashkohemi një gare deri në fund që çon në çmime më të larta dhe rritje më të ngadaltë,” tha ai.
Ministri i Tregtisë së Zelandës së Re Todd McClay deklaroi se interesat e Zelandës së Re shërbehen më së miri nga një botë në të cilën tregtia rrjedh lirshëm.
“Marrëdhënia dypalëshe e Zelandës së Re me SHBA mbetet e fortë. Ne do të angazhohemi me administratën për të marrë informacion të mëtejshëm dhe me eksportuesit tanë për të kuptuar më mirë ndikimin e këtij njoftimi,” tha ai.
Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Han Duck-soo theksoi se, duke qenë se një luftë tregtare globale është bërë realitet, qeveria duhet të investojë të gjitha aftësitë e saj për të kapërcyer krizën tregtare.
Ai urdhëroi masa urgjente mbështetëse për kompanitë që do të preken nga vendosja e tarifave amerikane prej 25 për qind, përfshirë makinat dhe i kërkoi ministrit të Industrisë që të negociojë aktivisht me Uashingtonin për të ulur ndikimin e tarifave.
Ministria i Jashtëm brazilian tha se qeveria braziliane shpreh keqardhje për vendimin e marrë nga qeveria e Amerikës së Veriut, e cila vendos tarifa shtesë deri në dhjetë për qind për të gjitha eksportet braziliane.
“Qeveria po shqyrton të gjitha masat e mundshme, duke përfshirë adresimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, për të garantuar reciprocitetin në tregtinë dypalëshe dhe për të mbrojtur interesat legjitime kombëtare,” tha ai.
Ministrja e Jashtme kolumbiane Laura Sarabia tha se po shqyrtojnë masat për të mbrojtur mbi të gjitha industrinë kombëtare dhe eksportuesit. /tesheshi.com/ -

ANALIZA e BBC: Pse një “luftë e ashpër tregtare globale” duket e pashmangshme pas tarifave të vendosura nga Trump
Ndikimi i këtyre tarifave në ekonominë botërore do të jetë i madh.
Ato mund të maten nga grafiku i të ardhurave të SHBA-së nga tarifat, që do të arrijnë nivele të papara në një shekull – madje përtej atyre të mbrojtjes tregtare të viteve 1930.
Ose nga rëniet e menjëhershme në tregjet e aksioneve, veçanërisht në Azi.
Por matja e vërtetë e këtyre ndryshimeve do të jetë transformimi i rëndësishëm i rrugëve të vjetra të tregtisë globale.
Në thelb, kjo është një tarifë universale prej “10% mbi të gjitha importet në SHBA”, që do të hyjë në fuqi të premten në mbrëmje. Përveç kësaj, dhjetëra vende të cilësuara si “shkelësit më të mëdhenj” do të tarifohen në mënyrë reciproke për suficitet e tyre tregtare.
Tarifat mbi vendet aziatike janë vërtet të jashtëzakonshme. Ato do të shkatërrojnë modelet e biznesit të mijëra kompanive, fabrikave, madje edhe të tëra vendeve.
Disa nga zinxhirët e furnizimit të krijuar nga kompanitë më të mëdha të botës do të prishen menjëherë.
Ndikimi i pashmangshëm do të jetë zhvendosja e tyre drejt Kinës.
“A është kjo thjesht një strategji negociimi?” Administrata amerikane duket se e konsideron këtë të ardhur tarifore si burim për uljet e planifikuara të taksave. Hapësira për rregullime të shpejta duket e kufizuar. Siç tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë:
“Kjo nuk është një negociatë, është një emergjencë kombëtare.”
Qëllimi i kësaj politike është të rikthejë deficitin tregtar të SHBA-së në “zero”. Ky është një riformatim i plotë i ekonomisë botërore.
Por zhvendosja e fabrikave do të zgjasë me vite. Tarifat e vendosura ndaj Azisë Lindore – veçanërisht në nivelin “30% ose 40%” – do të rrisin çmimet e rrobave, lodrave dhe elektronikës shumë më shpejt.
“Tani, çështja kryesore është: si do të përgjigjet pjesa tjetër e botës?”
Disa konsumatorë evropianë mund të përfitojnë nga tregtia e devijuar, duke siguruar rroba dhe pajisje elektronike më të lira. Por, ndërsa SHBA-ja po izolohet ekonomikisht, ekonomitë e tjera të mëdha mund të zgjedhin të integrojnë më shumë tregtinë mes tyre.
Siç mund të tregojnë rëniet e shitjeve të “Tesla”, vetëm një pjesë e kësaj historie ka të bëjë me përgjigjen e qeverive. Sot, edhe konsumatorët mund të hakmerren. Kjo mund të jetë një “luftë e re tregtare në epokën e rrjeteve sociale”.
Evropa mund të vendosë të mos blejë më markat amerikane të konsumit, të cilat kanë qenë të dashura në mbarë botën.
Gjithashtu, monopoli i “gjigantëve amerikanë të teknologjisë” mbi shërbimet e rrjeteve sociale mund të tronditet.
Ndërkohë, autoritetet amerikane mund të detyrohen të rrisin normat e interesit për të luftuar rritjen e pashmangshme të inflacionit.
Një “luftë e ashpër tregtare globale” duket e pashmangshme.Top Channel
-

Presidenti Trump i shpall luftë Europës me tarifa shkatërruese
Pas hyrjes në fuqi të paketës doganore të Trump kanë shpërthyer kritikat nga Evropa. Presidentja e Komisionit të BE-së von der Leyen foli për “goditje serioze të ekonomisë globale”.
Paketa e re me dogana ndëshkuese e presidentit të SHBA-së, Donald Trump godet ndjeshëm shumë vende, nga ajo preken edhe vendet anëtare të BE-së. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen u shpreh me tone kritike. Ajo foli për një “goditje serioze për ekonominë globale”. Tarifat do të sjellin pasoja të rënda për miliona njerëz në botë, tha von der Leyen gjatë një vizite në qytetin Uzbekistan të Samarkandit.BE po punon për një “paketë të re” kundërmasash” për të mbrojtur interesat tona dhe kompanitë tona, nëse negociatat dështojnë”, tha presidentja e Komisionit. Në të njëjtën kohë, von der Leyen sinjalizoi gatishmërinë e saj të vazhdueshme për të zhvilluar bisedime të mëtejshme me qeverinë amerikane. “Ka një rrugë alternative,” tha von der Leyen, që vuri në dukje se komisioneri i tregtisë i BE-së Maros Sefcoviç është “në kontakt të vazhdueshëm” me homologun e tij amerikan Howard Lutnick. “Ne do të përpiqemi të zvogëlojmë pengesat, jo t’i rrisim ato.”
Edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) i ka kritikuar tarifat e vendosura nga presidenti amerikan Donald Trump si “tërësisht të gabuara” dhe një “sulm” ndaj rendit global të tregtisë. “Qeveria amerikane po merr një rrugë në fund të së cilës do të ketë vetëm humbës”, tha kancelari të enjten në Berlin. “Ky është sulm ndaj një rendi tregtar që ka krijuar prosperitet në të gjithë globin.”
“Arbitraritet”
Kurse presidenti i Këshillit të BE-së, António Costa bëri thirrje që të zgjerohen marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera. Tani është koha për të ratifikuar marrëveshjet e reja të planifikuara të tregtisë së lirë me shtetet e Amerikës së Jugut Mercosur dhe Meksikën, tha Costa në margjinat e një takimi të nivelit të lartë me krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve të Azisë Qendrore në Uzbekistan.
Kryetari i Komisionit të Tregtisë në Parlamentin e BE-së, Bernd Lange nga SPD, foli në “tagesthemen” për “arbitraritet” që është “plotësisht i papranueshëm”. Njoftimet janë si “shpallje lufte”. Dëme për BE-në, sipas tij mund ë jenë në miliarda dyshifrore. Megjithatë, ne jemi të përgatitur dhe do të përgjigjemi me kundërmasa, tha Lange.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni i cilësoi tarifat amerikane si “të gabuara”. Por ajo shpreson në bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Evropës për të shmangur një luftë tregtare, sipas saj, sepse kjo do ta dobësonte Perëndimin.
Manfred Weber, kreu i Partive Popullore Evropiane (EPP) në Parlamentin Evropian, e sheh Evropën të gatshme të mbrojë interesat e saj në mosmarrëveshjen tregtare me SHBA-në. “Për miqtë tanë amerikanë, sot nuk është një ditë çlirimi, por një ditë e hidhërimit”, shkroi politikani i CSU në platformën X. Tarifat e Donald Trump dëmtojnë të dyja anët e Atlantikut. “Evropa qëndron e bashkuar, e gatshme për të mbrojtur interesat e saj dhe e hapur për bisedime të drejta dhe vendimtare.”
Pasoja për Gjermaninë
Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Jashtme për Gjermaninë, Dirk Jandura pret mjaft pasoja negative për ekonominë gjermane. “Do ta them hapur: ne do ta ndjejmë këtë,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters. “Do të na duhet t’i përkthejmë tarifat në rritje çmimesh, dhe në shumë raste kjo do të thotë rënie në shitje. Për kompanitë më të vogla që tashmë janë shfaqur të dobësuara nga vitet e fundit të vështira, kjo mund të nënkuptojë gjithashtu fundin. E kjo prek edhe punonjësit e tyre.
Presidentja e Shoqatës Gjermane të Industrisë së Automjeteve (VDA), Hildegard Müller, e përshkroi vendimin e SHBA si kthesë themelore në politikën tregtare. “Ky është largimi i SHBA-së nga rendi global tregtar i bazuar në rregulla – dhe si rrjedhim largimi nga baza për krijimin e vlerës globale dhe rritjen dhe prosperitetin përkatës në shumë rajone të botës. Kjo nuk është Amerika e para, kjo është vetëm Amerika”, theksoi Müller.
Shoqata gjermane e Industrisë Kimike (VCI) po ashtu shprehu keqardhje për vendimin e qeverisë së SHBA. “Tani është e rëndësishme që të gjithë të përfshirë të ruajmë gjakftohtësinë”, tha Drejtori Menaxhues i VCI, Wolfgang Große Entrup. “Një spirale përshkallëzimi vetëm do të shtonte dëmet. Vendi ynë nuk duhet të bëhet peng i një lufte tregtare në përshkallëzim.”/DW/