Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan një takim mes tyre në Busan të Koresë së Jugut.
Krerët e të dy vendeve theksuan shtimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat ekonomiko-tregtare, energjetike etj. dhe nxitjen e shkëmbimeve njerëzore
Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh se ndihet i nderuar që takohet me presidentin Xi. “Kina është një vend i madh, ndërsa presidenti Xi, i shquar dhe i respektuar, është miku im për një kohë të gjatë. Kemi shkuar shumë mirë” tha Trump. Marrëdhëniet amerikano-kineze kanë qenë të mira dhe do të jenë më të mira në të ardhmen, vuri në dukje ai, duke shprehur shpresën që Kina dhe ShBA-ja do të kenë të ardhme më të bukur. Kina është partnerja më e madhe e ShBA-së dhe kur bashkëpunojnë dy vendet, mund të kryejnë gjëra të mëdha. “Bashkëpunimi midis dy vendeve do të arrijë suksese më të mëdha në të ardhmen. Kina do të organizojë samitin jozyrtar të APEC-ut 2026, kurse ShBA-ja do të zhvillojë samitin e G20-s. Unë shpresoj që të dyja palët do të arrijnë sukses,” tha presidenti amerikan.
Në këtë takim, ndër të tjera, Xi vuri në dukje që, nën drejtimin e përbashkët të të dy udhëheqësve, marrëdhëniet kino-amerikane kanë ruajtur në përgjithësi qëndrueshmërinë. Bërja e të dy vendeve partnerë dhe miq është si përvojë historike, ashtu dhe nevojë e realitetit. Të dyja vendet kanë kushte të ndryshme kombëtare dhe disa dallime janë të pashmangshme, teksa, si dy ekonomitë më të mëdha në botë, edhe fërkimet janë gjithashtu normale. Xi shtoi që, përballë stuhive dhe sfidave, të dy krerët e shtetit, si timonierë, duhet të marrin drejtimin dhe të kontrollojnë situatën e përgjithshme, që anija e marrëdhënieve Kinë-ShBA të lundrojë në mënyrë të qëndrueshme. “Jam i gatshëm që të përpiqem bashkë me Presidentin Trump, për të hedhur një bazë të fortë për marrëdhëniet kino-amerikane, duke krijuar një mjedis të mirë për zhvillimin e të dy vendeve,” u shpreh kreu i shtetit kinez.
Presidenti kinez vuri në dukje se ekipet ekonomike e tregtare të të dy vendeve shkëmbyen thellësisht mendime mbi çështjet e rëndësishme ekonomiko-tregtare, duke arritur konsensus për zgjidhjen e problemeve. Marrëdhëniet ekonomike tregtare kino-amerikane kanë kaluar zigzage kohët e fundit, por të cilat u kanë sjellë edhe frymëzim të dyja palëve. Ekonomia e tregtia duhet të vazhdojnë të shërbejnë si gur themeli dhe nxitëse të marrëdhënieve kino-amerikane, dhe jo si pengesa e krijuese konflikti. Të dyja palët duhet të nisen nga gjendja e përgjithshme e të shohin interesat afatgjata nga bashkëpunimi e jo të bien në rrethin vicioz të hakmarrjes së ndërsjelltë.
Gjatë takimit Trump shprehu shpresën për të vizituar Kinën sa më parë vitin e ardhshëm dhe e ftoi presidentin Xi për vizitë në ShBA
Tag: tregtare
-

Donald Trump dhe Xi Jinping takohen në Busan të Koresë së Jugut
-

Trump dhe Xi takohen nesër pas 6 vitesh
Pas gati gjashtë vitesh, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping do të takohen nesër në Seul, në kuadër të samitit të Bashkëpunimit Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC). Takimi, i pari që nga viti 2019, pritet të përcaktojë drejtimin e marrëdhënieve tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Sipas burimeve nga të dyja palët, Uashingtoni dhe Pekini po punojnë për një marrëveshje që mund t’i japë fund muajve të tensioneve tregtare, të cilat kanë shkaktuar pasiguri ekonomike globale. Në qendër të bisedimeve do të jenë metalet e rralla – burime thelbësore për industrinë teknologjike dhe ushtarake – mbi të cilat Kina mban kontrollin kryesor botëror
Trump është shprehur optimist për takimin, duke thënë se “shumë probleme do të zgjidhen”, ndërsa ka lënë të kuptohet se çështja e Tajvanit nuk do të jetë në fokus. Pekini ndërkohë ka përsëritur paralajmërimet se nuk do të përjashtojë përdorimin e forcës ushtarake për “ribashkimin” me Tajvanin, ndërsa SHBA mbetet mbështetësja kryesore e ishullit.Në bisedimet paraprake, Kina është shprehur e gatshme të shtyjë kontrollet e reja të eksportit të metaleve të rralla, nëse SHBA pezullon kufizimet për çipat e avancuar. Një marrëveshje e tillë mund të ulë tensionet tregtare, por kritikët në Uashington paralajmërojnë se mund të dëmtojë sigurinë afatgjatë teknologjike amerikane.
Ndërkohë, Trump ka firmosur një marrëveshje me Japoninë për sigurimin e burimeve alternative të metaleve të rralla, duke synuar të reduktojë varësinë nga Kina. Edhe Pekini, nga ana e tij, po forcon lidhjet tregtare me vendet e ASEAN-it për të ulur varësinë nga tregu amerikan.
Megjithë interesat e kundërta, analistët besojnë se të dy udhëheqësit kanë interes të shmangin një përshkallëzim të ri të luftës tregtare, e cila vitin e kaluar solli tarifa mbi 100% nga të dyja palët.
“Trump dhe Xi e shohin veten si liderë të fortë në një moment kyç, por asnjëri nuk dëshiron të rikthehet në spiralen e tarifave të larta,” tha Bonnie Glaser nga Fondi Gjerman Marshall në SHBA. -

Ari bie mbi 2%, niveli më i ulët trejavor mes shenjave të përmirësimit të tregtisë SHBA – Kinë
Ari ra me më shumë se 2%, duke arritur nivelin më të ulët në tre javë, pasi optimizmi për zbutjen e tensioneve tregtare rriti prirjen për rrezik dhe uli kërkesën për arin si aset të sigurt, ndërsa investitorët e zhvendosën vëmendjen e tyre drejt mbledhjes së politikës monetare të Rezervës Federale këtë javë.Çmimi i arit ra me 1.4%, në 3,924.99 dollarë për ons, duke prekur nivelin më të ulët që prej 6 tetorit.“Shpresat për të shmangur një luftë të plotë tregtare midis SHBA-së dhe Kinës po nxisin një rritje për asetet e lidhura me riskun si aksionet. Nga ana tjetër, kjo po ndikon negativisht në kërkesën për asetet e sigurta si ari,” tha analisti i ActivTrades, Ricardo Evangelista.Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se beson se do të arrihet një marrëveshje tregtare me Kinën dhe njoftoi një sërë marrëveshjesh në fushën e tregtisë dhe mineraleve kritike në Malajzi me katër vende të Azisë Juglindore.Zyrtarë të lartë ekonomikë nga Kina dhe SHBA kanë përgatitur kuadrin e një marrëveshjeje tregtare të cilën Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, pritet ta shqyrtojnë kur të takohen të enjten.Ndërkohë, tregjet aziatike të martën konsoliduan fitimet, ndërsa shpresat për zbutjen e tensioneve tregtare globale mbajtën gjallë prirjen për rrezik.Në të njëjtën kohë, Rezerva Federale pritet gjerësisht të ulë normat e interesit në përfundim të mbledhjes së saj të politikës monetare të mërkurën, ndërsa investitorët presin me interes çdo koment për drejtimin e ardhshëm nga kryetari Jerome Powell.Ari, që tradicionalisht konsiderohet si një aset i sigurt, përfiton nga periudhat me norma të ulëta interesi, pasi është një pasuri që nuk gjeneron të ardhura.Çmimet janë rritur rreth 53% këtë vit, duke arritur një rekord historik prej 4,381.21 dollarë për ons më 20 tetor, përpara se të binin me 3.2% këtë javë.Analistët e Citi të hënën ulën parashikimin e tyre për çmimin e arit në periudhën 0–3 muaj nga 4,000 dollarë në 3,800 dollarë për ons, ndërsa Capital Economics uli pritshmërinë për fundin e vitit 2026 në 3,500 dollarë për ons.Në tregjet e tjera, argjendi ra me 0.9% në 46.47 dollarë për ons, niveli më i ulët në më shumë se një muaj, ndërsa platini ra me 1.6% në 1,565.20 dollarë dhe paladiumi humbi 2.4%, duke zbritur në 1,368.48 dollarë, niveli më i ulët në mbi tre javë. / Reuters Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Anulimi i negociatave tregtare për shkak të një spoti publicitar, kryeministri i Kanadasë: Trump po vepron emocionalisht
Një përplasje e re ka shpërthyer mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit kanadez Mark Carney, pasi Trump anuloi negociatat tregtare me Kanadanë dhe vendosi tarifa shtesë prej 10%, pas transmetimit të një reklame që përdorte fjalët e ish-presidentit amerikan Ronald Reagan kundër tarifave tregtare.
Reklama, e porositur nga politikani dhe biznesmeni kanadez Doug Ford, u transmetua gjatë dy ndeshjeve të para të Ëorld Series mes Los Angeles Dodgers dhe Toronto Blue Jays, dhe përdorte një pjesë nga një fjalim i Reagan-it të vitit 1987, ku ai paralajmëronte se tarifat dëmtojnë afatgjatë ekonominë amerikane.
Trump shpërtheu kundër reklamës në rrjetin e tij “Truth Social”, duke e cilësuar si “të rreme dhe mashtruese” dhe akuzoi Kanadanë se “po përpiqet të ndikojë në vendimet e Gjykatës së Lartë të SHBA-së”.
“Të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë janë pezulluar menjëherë. Për shkak të veprimeve të tyre armiqësore, po rris tarifat me 10%”, shkroi Trump.
Ndërkohë, në një deklaratë gjatë samitit të ASEAN në Malajzi, Carney reagoi me ironi ndaj Trump: Emocionet nuk të çojnë larg. Në negociata të ndërlikuara duhet të ruash qetësinë.”
Ai tha gjithashtu se nuk ka pasur asnjë kontakt me presidentin pas përplasjes dhe se i takon Trump-it të ndërmarrë hapa për të “rregulluar marrëdhënien”.
Nga ana tjetër, Fondacioni “Ronald Reagan” reagoi ashpër ndaj përdorimit të fjalimit, duke theksuar se qeveria e Ontarios nuk ka kërkuar leje për ta përdorur apo montuar deklaratën dhe se po shqyrtohen opsionet ligjore për këtë çështje.
Doug Ford pranoi se reklama do të hiqej pas fundjavës “për të ulur tensionet”, por Trump e quajti këtë “të vonuar” dhe deklaroi se “nuk ka ndërmend të takohet me Carney për një kohë të gjatë”.
Tarifat dhe pasojat ekonomike
Aktualisht, shumë produkte kanadeze përballen me tarifa që shkojnë deri në 50% për çelikun dhe aluminin, ndërsa energjetika tatohet me 10%. Mbi 75% e eksporteve kanadeze shkojnë në SHBA, me një volum ditor tregtar prej rreth 2.7 miliardë dollarë amerikanë).
Vendimi i Trump për të ngritur tarifat dhe ndërprerë negociatat u kritikua ashpër nga kundërshtarët e tij në SHBA. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, shkroi në platformën X: “Fëmija në Zyrën Ovale u mërzit, dhe tani po ndëshkon popullin amerikan me kosto më të larta.”Top Channel
-

Tregjet globale rriten, investitorët optimistë për një marrëveshje tregtare SHBA–Kinë
Tregjet globale u rritën në fillim të javës, pasi investitorët u përfshinë nga optimizmi në rritje se SHBA-ja dhe Kina po i afrohen një marrëveshjeje tregtare.Zyrtarët amerikanë dhe kinezë sinjalizuan afrimin drejt një marrëveshjeje tregtare, pasi bisedimet dyditore në Malajzi duket se kanë zbutur tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.Pas këtyre takimeve, SHBA pret që Kina të shtyjë për një vit vendosjen e kontrolleve të reja mbi eksportet e mineraleve të rralla, një hap që kishte përshkallëzuar konfliktin tregtar.Dy palët raportuan një “konsensus paraprak” mbi eksportet, fentanilin dhe zgjatjen e armëpushimit tregtar që skadon më 10 nëntor, ndërsa Uashingtoni sinjalizoi se kërcënimi për tarifa shtesë prej 100% është “hequr nga tryeza”.Kjo dinamikë e re ka nxitur pritshmëritë për një zgjidhje të pjesshme që mund të stabilizojë marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe tregjet globale.Indeksi pan-europian Stoxx 600 u rrit me rreth 0.3% të hënën në mëngjes, pas fitimeve të forta më herët në tregjet aziatike, ku indeksi Nikkei 225 i Japonisë theu për herë të parë kufirin prej 50,000 pikësh duke u mbyllur me një rritje 2.46%, ndërsa indeksi Kospi i Koresë së Jugut u rrit me 2.57% gjatë ditës.Edhe kontratat e së ardhmes në SHBA u rritën përpara hapjes së tregut të së hënës, me Dow Jones Industrial Average që u rrit me 0.6%, S&P 500 me 0.8% dhe Nasdaq 100 me 1.2%.Ndërsa më shumë se gjysma e sektorëve të Europës ishin në rënie të hënën në mëngjes, aksionet industriale, të teknologjisë dhe të minierave, tre industri që shpesh konsiderohen veçanërisht të ndjeshme ndaj tensioneve tregtare globale, ishin ndër performuesit më të mirë. Indeksi Stoxx Europe 600 Technology udhëhoqi rritjen me 1.4%, ndërsa Stoxx Europe 600 Basic Resources u rrit me 0.5%, dhe Stoxx 600 Industrial Goods & Services shtoi 0.3%.Shpresa për një armëpushim tregtarRupert Thompson, kryeekonomist në IBOSS, tha se lajmet e fundit mbi tregtinë ishin faktori kryesor pas rritjes globale të së hënës, duke shtuar se kjo përforcon perspektivën për një armëpushim më të qëndrueshëm që do të zbusë përplasjet e tarifave.“Kjo me siguri e shtyn për më vonë çdo shpërthim të madh të tensioneve tregtare. Pothuajse me siguri, nëse kjo ndodh, do të thotë se armëpushimi tregtar do të vazhdojë, ndoshta për më gjatë se periudha tre-mujore që ka qenë norma deri tani.”Ai shtoi: “Sigurisht që kjo nënkupton se erërat e favorshme që po mbështesin tregjet për momentin kanë marrë një shtysë tjetër.”Por Thompson gjithashtu dha një paralajmërim. Ai theksoi se tensionet gjeostrategjike themelore midis dy vendeve mbeten të pranishme, dhe vuri në dukje se planet e presidentit për vendosjen e tarifave 10% ndaj Kanadasë, që, sipas tij, erdhën “krejt papritur”, tregojnë se Trump mbetet “mjaft i paparashikueshëm” në çështjet tregtare.Christian Mueller-Glissmann, drejtues i kërkimeve për ndarjen e aseteve në Goldman Sachs, vuri në dukje se ka faktorë më të gjerë në lojë kur bëhet fjalë për një ringjallje të mundshme të rritjes.Ai tha se banka është “modestisht pro-rrezikut”, duke kërkuar potencial për fitime shtesë dhe duke shmangur tregtitë spekulative, ndërsa theksoi se mjedisi aktual i tregut është ndërtuar mbi një optimizëm strukturor, pjesërisht i nxitur nga likuiditeti më i lartë. Ky likuiditet “i bllokuar” mund të rrisë mundësinë për një përshpejtim të ciklit të vonë, por paralajmëroi gjithashtu se rreziqet mbeten. / CNBC Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Trump në Azi, mbikëqyr nënshkrimin e armëpushimit dhe një seri marrëveshjesh tregtare
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nisi me ritëm të shpejtë turneun e tij aziatik të dielën, duke shpallur një sërë marrëveshjesh tregtare në Malajzi dhe duke marrë pjesë në nënshkrimin e një armëpushimi të zgjeruar midis Tajlandës dhe Kamboxhias, që ai e kishte ndërmjetësuar në korrik.
Brenda gjashtë orësh nga mbërritja në Kuala Lumpur për samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN), Trump shpalli marrëveshje tregtare me katër vende, u takua me udhëheqës rajonalë dhe zhvilloi bisedime me presidentin brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili tha se ekipet e tyre do të fillonin menjëherë diskutimet për tarifat tregtare.
Trump gjithashtu tha se ishte i bindur se do të arrinte një marrëveshje me presidentin kinez, Xi Jinping, përpara një takimi që pritet të mbahet të enjten, ndërsa zyrtarët më të lartë tregtarë nga të dyja palët u takuan për të dytën ditë në Kuala Lumpur dhe ranë dakord për një kornizë për një marrëveshje tregtare.
Ngjarja kryesore për Trump të dielën ishte nënshkrimi i një marrëveshjeje midis Kamboxhias dhe Tajlandës, që ndërton mbi një armëpushim të arritur pas ndërhyrjes së tij për të ndaluar përleshjet vdekjeprurëse në kufi, duke i sjellë atij një nominim për Çmimin Nobel për Paqe nga Kamboxhia.
Në një ceremoni me udhëheqësit tajlandez dhe kamboxhian përpara një sfondi të mbuluar me simbolet e SHBA-së dhe fjalët “Delivering Peace”, Trump, i cili e ka paraqitur veten si ndërmjetës global të paqes, tha se marrëveshja demonstron përkushtimin e administratës së tij për paqe “në çdo rajon ku mund ta arrijmë”.
“Administrata ime filloi menjëherë të punojë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit”, tha Trump. “Të gjithë ishin disi të habitur që e arritëm kaq shpejt”.
Në mbërritje në Malajzi, Trump u prit nga kryeministri i vendit dhe një grup valltarësh ceremonialë, duke u ndalur për pak çaste në tapetin e kuq për të vallëzuar me ta.
Ndërkohë që ai u takua me udhëheqës të tjerë, negociatorët amerikanë dhe kinezë u mblodhën në krah të samitit për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme në luftën tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës.
Negociatorët amerikanë thanë se takimi kishte ndërtuar një “kornizë të suksesshme” përpara bisedimeve të pritshme midis Trumpit dhe homologut të tij kinez Xi në Korenë e Jugut.
“Mendoj se do të kemi një marrëveshje me Kinën”, u tha Trump gazetarëve, ndërsa negociatori i lartë tregtar i Pekinit, Li Chenggang, tha se ishte arritur një “konsensus paraprak” pas “konsultimeve shumë intensive”.
Të dyja palët po përpiqen të shmangin një përshkallëzim të luftës tregtare pasi Trump kishte kërcënuar me tarifa të reja prej 100% për mallrat kineze dhe kufizime të tjera tregtare që do të hynin në fuqi më 1 nëntor, si hakmarrje ndaj zgjerimit të kufizimeve të eksportit nga Kina mbi mineralet e rralla.
Brenda disa orësh nga mbërritja në Malajzi, Trump dhe Shtëpia e Bardhë shpallën gjashtë marrëveshje tregtare me katër vende, disa prej tyre të papritura, përfshirë marrëveshje për minerale të rralla me Tajlandën dhe Malajzinë, në një garë të ashpër me Pekinin për dominim në këtë sektor me rritje të shpejtë.
Malajzia u zotua të mos ndalojë apo të mos vendosë kuota mbi eksportet e mineraleve të rralla drejt Shteteve të Bashkuara, thanë të dyja vendet. Ato nuk specifikuan nëse zotimi i Malajzisë vlen për mineralet e papërpunuara apo ato të përpunuara.
Trump gjithashtu shpalli korniza të detajuara për marrëveshje më të gjera tregtare me Kamboxhian dhe Tajlandën, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se ishte arritur një marrëveshje me Vietnamin për t’u dhënë eksportuesve të të dy vendeve qasje “të paprecedentë” në tregjet e njëri-tjetrit.
Shtetet e Bashkuara do të mbajnë një normë tarife prej 19% për shumicën e eksporteve nga Malajzia, Tajlanda dhe Kamboxhia, ndërsa një normë prej 20% për Vietnamin do të ruhet, tha Shtëpia e Bardhë. Në të gjitha marrëveshjet, këto tarifa mund të hiqen për disa produkte.
Duke iu drejtuar udhëheqësve të një prej rajoneve më të goditura nga tarifat, Trump tha: “Mesazhi ynë për kombet e Azisë Juglindore është se Shtetet e Bashkuara janë me ju 100% dhe synojnë të jenë një partner i fortë për shumë breza që do të vijnë”.
Presidenti brazilian, Lula, do të synojë të ulë me 50% tarifat e vendosura nga Uashingtoni për mallrat braziliane mes tensioneve të vazhdueshme tregtare. Në një postim në X pas takimit me Trumpin, ai tha se ekipet nga të dyja vendet “do të takohen menjëherë për të avancuar kërkimin e zgjidhjeve”.
Duke folur pranë Lulës, Trump shprehu besim se do të arrinte “disa marrëveshje shumë të mira për të dyja vendet”.
Një takim me kryeministrin kanadez, Mark Carney, nuk ishte në plan pasi bisedimet midis dy fqinjëve u ndërprenë papritur. Trump tha të shtunën se po rritej me 10% shtesë tarifa ndaj Kanadasë “mbi atë që po paguajnë tani”.
Kombit më të ri të Azisë, Timorit Lindor, iu dha anëtarësimi i plotë në bllokun ASEAN të dielën pas një pritjeje 14-vjeçare – një moment historik për ish-koloninë portugeze që fitoi pavarësinë e plotë në vitin 2002 pas një pushtimi 25-vjeçar shpesh të përgjakshëm nga fqinjët indonezianë.
I njohur gjithashtu si Timor-Leste, vendi me 1.4 milion banorë është një nga më të varfrit në Azi dhe shpreson të përfitojë nga integrimi i ekonomisë së tij ende në zhvillim, e cila, me rreth 2 miliardë dollarë, përfaqëson vetëm një pjesë të vogël të PBB-së kolektive 3.8 trilionë dollarëshe të ASEAN-it.
“Kjo nuk është vetëm një ëndërr e realizuar, por një pohim i fuqishëm i udhëtimit tonë”, tha kryeministri i saj, Xanana Gusmao./ REL.
-

Reklama që dogji urat e komunikimit mes SHBA-së dhe Kanadasë, ja videoja që provokoi Trump dhe solli tarifa shtesë për kanadezët
Donald Trump e përshkallëzoi mosmarrëveshjen e tij me Kanadanë të shtunën pasi një reklamë televizive përdori një klip audio nga ish-presidenti amerikan, Ronald Reagan që kritikonte tarifat, duke thënë se do ta ndëshkonte vendin duke vendosur një tarifë shtesë prej 10% për produktet e tij.
Trump kishte pezulluar tashmë muaj të tërë bisedimesh tregtare me Kanadanë, partnerin e dytë më të madh tregtar të Shteteve të Bashkuara, që enjten në mbrëmje për shkak të reklamës, e cila u financua nga qeveria e Ontarios.
Megjithëse reklama riprodhoi me besnikëri fjalët e Reagan, me vetëm rendin e fjalëve të tyre të ndryshuar, Trump këmbënguli se ishte “mashtruese” pasi Fondacioni dhe Instituti Ronald Reagan thanë se fjalimi hapës pesë-minutësh ishte përdorur “në mënyrë selektive”.
Ky zhvillim i fundit në sagën SHBA-Kanada vjen ndërsa të dy vendet janë në negociata intensive për të ulur disa tarifa amerikane për produktet kryesore kanadeze. Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar në mënyrë dramatike që nga zgjedhja e Trump, i cili e ka kërcënuar aleatin e ngushtë me tarifa të reja dhe ka shkuar aq larg sa i referohet Kanadasë si “shteti i 51-të amerikan”.
Kanadezët reaguan me zemërim, duke u mbledhur rreth flamurit të tyre në një valë të rrallë patriotizmi, por ekonomia e vendit po vuan pasojat e konfrontimit. Ontario, në veçanti, ka shumë për të humbur në marrëdhëniet e saj tregtare me Shtetet e Bashkuara, dhe të premten kryeministri i provincës postoi të gjithë fjalimin e Reagan në internet.It’s official: Ontario’s new advertising campaign in the U.S. has launched.
Using every tool we have, we’ll never stop making the case against American tariffs on Canada. The way to prosperity is by working together.
Watch our new ad. pic.twitter.com/SgIVC1cqMJ
— Doug Ford (@fordnation) October 16, 2025“Montazhi” që zemëroi SHBA-në dhe çfarë po thoshte në të vërtetë Reagan
Fjalimi radiofonik i Reagan në vitin 1987 nga Camp David mbi tregtinë e lirë dhe të ndershme fillon me presidentin amerikan që thotë se kryeministri japonez do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë dhe do të diskutojë “mosmarrëveshjet e fundit” mbi tregtinë, pasi tashmë ka vendosur tarifa për disa produkte japoneze.
Në reklamë, Reagan dëgjohet duke thënë për tarifat: “Dhe ndonjëherë, për një kohë, funksionon, por vetëm për një kohë të shkurtër. Në planin afatgjatë, barriera të tilla tregtare dëmtojnë çdo amerikan, punëtor dhe konsumator. Tarifat e larta çojnë në mënyrë të pashmangshme në hakmarrje nga vendet e huaja dhe në ndezjen e luftërave të ashpra tregtare. Pastaj ndodh më e keqja: Tregjet tkurren dhe shemben, bizneset dhe industritë mbyllen dhe miliona njerëz humbasin vendet e tyre të punës.”
Në fjalimin e tij, Reagan bëri komentin rreth barrierave tregtare që dëmtojnë amerikanët në planin afatgjatë në pjesën hapëse të fjalimit të tij. Ai foli se si tarifat ndihmojnë vetëm për një “periudhë të shkurtër kohore” shumë më vonë në fjalim. Komenti rreth hakmarrjes nga vendet e tjera vjen në një pjesë tjetër të fjalimit.
Dhe sugjerimi rreth tkurrjes së tregjeve dhe humbjes së vendeve të punës nga miliona njerëz vjen në një pjesë tjetër të fjalimit.
Audio është autentike
Audio në reklamën kanadeze ishte autentike dhe redaktimet e vogla në klipin origjinal të vitit 1987 nuk ndryshuan përmbajtjen e deklaratave të Reagan, të cilat ishin qartësisht kritike ndaj tarifave. Megjithatë, pas reagimit të ashpër të Trump, qeveria e Ontarios e tërhoqi reklamën nga transmetimi, duke hyrë në fuqi të hënën.
Reklama u transmetua gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Botës së Bejsbollit të premten, ku Toronto Blue Jays mposhtën Los Angeles Dodgers në një ndeshje në shtëpi, dhe u transmetua përsëri të shtunën.
“Qëllimi i vetëm i këtij MASHTRIMI ishte shpresa e Kanadasë se Gjykata Supreme e SHBA-së do t’i vinte në ndihmë për tarifat që ata kanë përdorur për vite me radhë kundër Shteteve të Bashkuara”, shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale të shtunën pasdite.
Gjykata Supreme e SHBA-së do të fillojë seancat dëgjimore në fillim të muajit të ardhshëm mbi sfidat ligjore ndaj tarifave të presidentit, duke përfshirë shumë që janë vendosur mbi eksportet kanadeze.
“Për shkak të shtrembërimit serioz të fakteve dhe këtij akti armiqësor, unë po i rris tarifat ndaj Kanadasë me 10% përveç atyre që ata tashmë po paguajnë. Faleminderit për vëmendjen tuaj!”, shtoi Trump, pa dhënë sqarime të mëtejshme se si do të zbatohet rritja dhe mbi cilat produkte.
Pas këtij njoftimi, Ministri i Marrëdhënieve Tregtare të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara, Dominic LeBlanc, deklaroi se Kanadaja është “e gatshme të ndërtojë mbi progresin që është bërë përmes diskutimeve konstruktive me partnerët tanë amerikanë në javët e fundit”.
Trump njoftoi rritjen e tarifave ndërsa ishte në rrugë për në Malajzi, ndalesa e parë e turneut të tij në Azi, ku qeveritë në rajon po përpiqen të stabilizojnë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas muajsh tensionesh. Shumë vende po përpiqen të ruajnë marrëdhënie të mira me presidentin, të vetëdijshëm se sa shpejt mund të ndryshojë diplomacia e tij.
Shtetet e Bashkuara ende mbajnë një normë mesatare relativisht të ulët tarifore për mallrat kanadeze, pasi shumica e tarifave nuk zbatohen për mallrat e mbuluara nga marrëveshja e tregtisë së lirë USMCA që Trump negocioi në mandatin e tij të parë. Megjithatë, administrata e tij ka vendosur tarifa veçanërisht të ashpra në sektorët kritikë për ekonominë kanadeze, automobila, çelik, alumin dhe lëndë druri.
Çeliku dhe alumini kanadez i nënshtrohen një tarife prej 50%, druri i përpunuar me një tarifë shtesë prej 10% përveç tarifave ekzistuese, ndërsa disa pjesë makinash i nënshtrohen një tarife prej 25%.
“Kanadezët ishin shumë të vështirë në negociata”
Pavarësisht theksit në reklamën e Reagan, këshilltari i lartë ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hassett, tha të premten, pasi bisedimet u pezulluan, se “frustrimi është grumbulluar me kalimin e kohës”.
“Kanadezët ishin shumë të vështirë në negociata”, shtoi ai, duke folur për mediat.
Ndërsa Kanadaja ka tërhequr shumicën e masave hakmarrëse që i kishte vendosur SHBA-së, ajo ka kufizuar numrin e automjeteve Stellantis dhe General Motors që mund të importohen pa taksa nga SHBA-ja, pasi të dy kompanitë shkurtuan vendet e punës në Kanada, duke goditur rëndë industrinë e rëndësishme të automobilave të vendit.
“Ky është i fundit në një seri përshkallëzimesh të paprovokuara dhe të pajustifikuara të tarifave kundër kombeve të tjera sovrane”, tha Flavio Volpe, president i Shoqatës Kanadeze të Prodhuesve të Pjesëve të Automjeteve.
“Ajo që humbet këtu është se kërcënimi i presidentit në thelb po u kushton taksapaguesve amerikanë miliarda dollarë për shkak të një reklame të pafajshme gjatë Kupës së Botës që atij nuk i pëlqeu”, shtoi ai.
Marrëdhëniet midis dy udhëheqësve
Kryeministri kanadez po udhëtonte gjithashtu për në Malajzi të shtunën për samitin e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Të dy udhëheqësit kanë ruajtur një marrëdhënie veçanërisht të përzemërt dhe Carney ishte në Uashington në fillim të këtij muaji për bisedime tregtare. Trump ka shprehur vazhdimisht admirimin e tij për udhëheqësin kanadez.
Carney, përpara se të hipte në një aeroplan për në Azi të premten, nuk pranoi të komentonte mbi polemikat rreth reklamës, por tha se Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kishin pasur bisedime “të detajuara dhe konstruktive” mbi tarifat mbi çelikun, aluminin dhe energjinë.
“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këto diskutime kur amerikanët të jenë gati”, shtoi ai.
“Për muaj të tërë kemi theksuar rëndësinë e dallimit midis asaj që mund të kontrollojmë dhe asaj që nuk mundemi. Ne nuk mund ta kontrollojmë politikën tregtare të Shteteve të Bashkuara”, tha Carney.Top Channel
-

Turi në Azi, Trump synon të arrijë një marrëveshje me Xi Jinping
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të provojë të arrijë një marrëveshje me homologun e tij kinez, Xi Jinping, teksa po zhvillon një udhëtimi në Azi, një rajon i goditur nga politikat e tij tregtare.
Trump, i cili u largua nga Uashingtoni të premten në mbrëmje, do të zhvillojë një udhëtim pesëditor në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, i pari i tij në rajon dhe udhëtimi më i gjatë jashtë vendit që nga marrja e detyrës në janar.
Udhëheqësi republikan shpreson të grumbullojë marrëveshje tregtare, minerale kritike dhe armëpushim përpara se të kalojë te sfida më e vështirë, një takim ballë për ballë me Xi të enjten në Korenë e Jugut.Trump po punon gjithashtu për të ruajtur arritjen karakteristike të politikës së jashtme të mandatit të tij të dytë, një armëpushim të brishtë që ai ndihmoi të negociohej në konfliktin Izrael-Gaza, ndërsa lufta ruse në Ukrainë dhe një luftë tregtare me Kinën vazhdojnë.
Uashingtoni dhe Pekini kanë rritur tarifat për eksportet e njëri-tjetrit dhe kanë kërcënuar të ndalojnë tregtinë e mineraleve dhe teknologjive kritike. -

Fillojnë bisedimet ekonomike tregtare midis Kinës dhe SHBA-së
Delegacionet kineze dhe amerikane u mblodhën të shtunën në mëngjes për të zhvilluar bisedime mbi çështjet ekonomike dhe tregtare.
Të dyja palët do të zhvillojnë konsultime mbi çështjet kyçe të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dypalëshe, në përputhje me konsensusin e rëndësishëm të arritur nga krerët e dy vendeve gjatë bisedave telefonike të këtij viti, thuhet në një deklaratë të publikuar të enjten nga zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës.
Delegacionet i përfunduan bisedimet e mëngjesit të së shtunës mbi çështjet tregtare dhe ekonomike në Kuala Lumpur.
Bisedimet do të zgjasin nga 24 deri më 27 tetor.