Tag: tregon

  • Hiqni dorë nga uji i ftohtë, nutricionisti tregon rreziqet dhe temperaturën idele që duhet të konsumohet

    Hiqni dorë nga uji i ftohtë, nutricionisti tregon rreziqet dhe temperaturën idele që duhet të konsumohet

    Uji është burimi i rëndësishëm i një shëndeti të mirë dhe gjithnjë në formë, por vetëm që të konsumosh sa më shumë ujë nuk do të thotë se shëndeti jonë është i shkëlqyer. Duhet të dimë edhe në cilën temperaturë duhet ta pimë. Ka nga ata që edhe pse vera po largohet, sërish vazhdojnë të konsumojnë ujë të ftohtë frigoriferi.

    Nutricionisti Altin Joka është shprehur se kjo mund të rezultojë fatale për jetën e disa njerëzve. Mund t’u shkaktohet hemoragji cerebrale apo atak kardiak, ndaj temperatura e rekomanduar shkencërisht sipas tij është ajo në 15-16 apo 18 gradë.

    “Ngushton enët e gjakut dhe rrezikojmë për një presion më të lartë gjaku, për një bllokim të enëve të gjakut, duke u ngushtuar.

    Sidomos njerëzit që janë me problem shëndetësore dhe mund t’u shkaktohet edhe atak kardiak. Në momentin që ne fusim në gojë diçka shumë të ftohtë, mpihen nofullat, pak koka dhe nuk kuptojmë as shijen. Kjo tregon që jemi në një rrezik për të pësuar një hemorragji cerebrale.

    Kontraktohet muskuli për 22 minuta në momentin që ne pimë një temperaturë të ujit nga 2 deri n 6 gradë. Uji i ftohtë shkakton trashjen e mukusit të zorrëve, prishjen e dhëmbëve, ulet niveli i qelizave të bardha të gjakut për një moment të caktuar.

    Temperatura më e mirë e ujit e vërtetuar shkencërisht është ajo midis 15-16 dhe 18 gradëve ose e quajtur ndryshe temperaturë ambienti”, është shprehur Joka.

  • E vërteta e fotos së plakut hebre me plis në kokë në Beograd

    E vërteta e fotos së plakut hebre me plis në kokë në Beograd

    Kjo foto, tregon një hebre në Beograd me plis në kokë,transmeton inforCulture.info

    Plisi, një karakteristikë e shqiptarëve, duket se është pelqyer nga hebreu i cili pas krimeve të nazistëve, përfundoi duke gjetur strehim në Beograd.

    Disa interpretime thonë, se kjo ishte një shenjë falenderimi nga hebrejtë për shqiptarët, të cilët i mbrojten kundër gjermanëve duke rrezikuar madje dhe jetën e tyre.

    Kjo foto është postuar në rrjetin social nga Fahri Xharra.

    Edhe faqja CHRE (Center for Holocaust Research and Education) tregon se ky është një i moshuar hebre në Beograd.

    Në fakt, hebrejt në Beograd u ndihmuan shumë nga shqiptarët, ndryshe nga serbët të cilët nuk i përkrahën, por i dorëzuan tek gjermanët.

    Por një tjetër version (i pavërtetuar) tregon se plaku me plis në kokë është shqiptar.

    Atij i është vënë në krah ylli i Davidit, simboli i hebrejve, qëllimisht nga serbët.

    Sipas këtij version, kjo ishte një politikë e serbëve kundër shqiptarëve.

    Supozohet se ishte një metodë që serbët po bënin kundër shqiptarëve, në mënyrë që gjermanët ti vrisnin ose ti largonin në kampe përqendrimi./njekomb/InforCulture.info

  • Historia e patreguar e zhytësve amatorë që zbuluan reliktet e flotës Ilire

    Historia e patreguar e zhytësve amatorë që zbuluan reliktet e flotës Ilire

    Një grup peshkatarësh dhe zhytësish jo-profesionistë me pasion për arkeologjinë nënujore, gjatë dekadës së fundit kanë ndihmuar arkeologët të zbulojnë dhe ruajnë reliktet e dhjetëra anijeve antike nga 900 deri në 2400 vjeçare – duke ndryshuar rrënjësisht optikën historike për marrëdhëniet e ilirëve me detin dhe fqinjët.Kur Sandër Xhuka – një peshkatar dhe zhytës apnea – pikasi një objekt të madh metalik në ujërat e gjirit të Durrësit në verën e vitit 2009, ai nuk e kuptoi menjëherë së bëhej fjalë për një spirancë të një anijeje Ilire.

    “Kujtova se ishte një kazmë e madhe prej bronxi, që peshonte 167 kg gjithsej dhe mund ta shisja për skrap,” tregon 53-vjeçari.

    Pasi arriti në përfundimin se nuk bëhej fjalë për kazmë por për një spirancë, Xhuka rekrutoi një grup miqsh për ta ndihmuar dhe disa ditë më vonë ata arritën të zbulonin anijen antike të cilës i përkiste.

    Më vonë, Sandri dhe shokët e tij gjetën dhe dërguan në Muzeun Arkeologjik të Durrësit edhe dy spiranca të tjera të hershme, duke e çuar në 25 numrin e përgjithshëm të spirancave antike që janë nxjerrë nga ujërat detare në brigjet shqiptare.

    Sipas Dr. Adrian Anastasit – specialist në Institutin e Arkeologjisë në Tiranë – Xhuka nuk është i vetëm.

    Ai i përket një grupi të vogël zhytësish, peshkatarësh dhe të apasionuarish pas arkeologjisë nënujore, që me pasionin e tyre dhe dëshirën për t’i ruajtur thesaret arkeologjike, i kanë ndihmuar arkeologët të zbulojnë 23 relikte që i përkasin një periudhe historike që shkon nga shekulli i VI para erës sonë deri në shekullin e XI pas erës sonë.

    “Janë zbulime që i përkasin një periudhe 10-12 vjeçare dhe që i hapin rrugë studimeve të mirëfillta lidhur me lundrimet e ilirëve në detin Mesdhe,” shprehet Anastasi.

    Që nga viti 2004 vetëm në gjirin e Durrësit, në hapësirën ujore nga kalaja e Turrës në jug deri në Porto Romano në veri, Dr. Anastasi, falë sinjalizimeve të peshkatarëve dhe zhytësve vendas, ka zbuluar nëntë relikte anijesh që i përkasin periudhave të ndryshme.

    Mbi këtë bazë ai ka ndërtuar tezën e tij të vektorëve ekonomikë “të flotës detare tregtare Ilire”, një teori që sipas tij ndryshon krejtësisht optikën e shkencës sonë historike për marrëdhëniet e ilirëve me detin dhe fqinjët.

    Gjiri i thesareve

    Në një artikull të botuar katër dekada më parë, Dr. Moikom Zeqo, një nga zhytësit e parë në gjirin e Durrësit, e përshkruan atë si një muze arkeologjik nënujor mjaft të pasur. Në mesin e viteve 1970, kohë së cilës i referohet Zeqo, hyrja në det me kostum zhytësi dhe aq më shumë me bombola oksigjeni kontrollohej rreptësisht nga disa institucione shtetërore.

    Sipas Dr. Anastasit situata ndryshoi pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, dhe tani më shumë së një çerek shekulli më vonë, zona bregdetare e gjirit të Durrësit është e hapur për këdo – nga zhytës me bombola që gjuajnë për peshk me pushkë deti, të tjerë që kërkojnë objekte metalike për t’i shitur për skrap, si dhe të pasionuarit e objekteve arkeologjike.

    Me hapjen e gjirit dhe sfidat me të cilat u përball sundimi i ligji pas rënies së komunizmit në Shqipëri, “numri i abuzuesve është 20-fishuar,” thotë Gëzim Myhypaj, një nga punonjësit me përvojë të Policisë Kufitare në Durrës.

    Edmond Shmili, zhytës në portin detar të Durrësit, tregon se si një amforë antike e veshur me guaska detare iu shit para disa vitesh nga një zhytësi amator për 300 mijë lekë të vjetra një lokali në zonën e plazhit.

    “Iu lutëm që të na e jepte për 50 mijë lek për ta dërguar në muzeun arkeologjik, por as që bëhej fjalë,” kujton ai.

    Anastasi tregon se kur u kthye në Shqipëri në vitin 2004, pas studimeve në Universitetin e Gjenovës në Itali, shumë shpejt kishte kuptuar se mbrojta e trashëgimisë kulturore nënujore nuk kalonte nga institucionet e sigurisë por mund të realizohej vetëm duke ndërgjegjësuar zhytësit amatorë.

    Shmili, ose siç i thërrasin miqtë Edi i vogël, është një nga katër zhytësit durrsak, të cilët kanë ndjekur vite më parë kursin e drejtuar nga Dr. Anastasi, ku përveç teknikës së zhytjeve deri në 40 metra thellësi ata kanë mësuar të njohin dhe të ruajnë objektet arkeologjike që popullojnë brigjet e Durrësit – nga Kepi i Lagjit në jug deri në Kepin e Rodonit në veri.

    Së bashku me miqtë e tij Eduard Plakun, Bardhi Omeri dhe Bardi Balla, ai është krenar që certifikata e tij si zhytës është e sigluar nga Prof. Myzafer Korkuti, në atë kohë drejtor i Institutit të Arkeologjisë. Grupit të tyre të vogël më vonë iu bashkuan dhe shumë të tjerë – kryesisht peshkatarë durrsak.

    Njëri prej tyre është dhe operatori televiziv Armand Hallvaxhiu.

    “Mandi na ka njohur me qeramikat e reliktit “Dyrrachium 2”, e po ashtu ka sjellë një thellësimatës të hershëm detar nga Kepi i Rodonit,” tregon Dr. Anastasi.

    Bashkë me arkitektin Redi Dhimitri, një tjetër vullnetar, Anastasi po punon aktualisht për skicimin e relikteve të zbuluara në gjirin e Durrësit, për të përpiluar një harte dixhitale të vendndodhjeve.

    “Nuk janë të paktë ata që mendojnë se punojmë nën ujë për të fituar para,” tregon Dorian Shpuza, një nga zhytësit më të aftë të kësaj zone duke iu referuar paragjykimeve që e rrethojnë pasionin e tyre për reliktet.

    Megjithatë, Shpuza shton se Vangjel Toçi – arekeologu që zbuloi amfiteratrin romak në Durrës dhe që në fillim të viteve 1970 hodhi bazat për arkeologjinë nënujore – vdiq i varfër.

    Tre vjet më parë nga sinjalizimet e Shpuzës doli në dritë relikti i një anije që më pas morri emrin “Dyrrachium 4.”

    Edhe pse trupi prej druri i anijes 2000 vjeçare ishte kalbur gjatë shekujve, ngarkesa e saj prej qeramike dhe elementë të ndryshëm si gozhdët metalike dhe objektet prej plumbi që shërbenin si thellësimatës u gjetën pranë reliktit.

    Sinjale pozitive pas projekteve të gabuara

    Përveç vjedhjes dhe trafikimit të artifakteve nënujore, zbatimi problematik i projekteve për thellimin e portit të Durrësit nga viti 1989 deri në vitin 2005, ka pasur një efekt shkatërrues mbi trashëgiminë arkeologjike.

    “Hedhja e mbetjeve të kontaminuara të basenit portual në afërsi të bregut të plazhit të Currilave, jo vetëm ka shkatërruar florën dhe faunën nënujore, por ka bllokuar përfundimisht me një mbulesë disahektarëshe si prej çimentoje edhe objekte të mundshme arkeologjike,” thotë Dr. Anastasi.

    Sipas tij e njëjta gjë ka ndodhur edhe para 5 vitesh me thellimin e portit të ri të peshkimit, për ngritjen e të cilit nuk u paraqit asnjë dokument i vëzhgimit paraprak të zonës nënujore.

    Përdorimi i dinamitit për peshkim ka shkaktuar gjithashtu dëme të pallogaritshme në trashëgiminë arkeologjike të gjirit të Durrësit.

    Zhytësi Rami Kebei thotë se enët prej qeramike nga shpërthimi i dinamitit marrin plasaritje të pakthyeshme, të cilat mund t’i dëmtojnë përfundimisht këto objekte gjatë nxjerrjes nga uji.

    Me gjithë dëmet e shkaktuara, dhjetëra objekte arkeologjike janë gjetur dhe nxjerrë prej detit përballë qytetit të Durrësit dhe presin të ekspozohen zyrtarisht.

    Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Ledion Lako, thotë se kati i tretë i Muzeut Arkeologjik të Durrësit mund të shërbejë si një muze i vogël i arkeologjisë nënujore dhe pritet vetëm miratimi i institucioneve shkencore dhe atyre të kulturës.

    Puna e bërë për ndërgjegjësim duket se ka dhënë fryte edhe në zona të tjera në Shqipëri tregon Dr. Anastasi, i cili nënvizon se edhe në zbulimet e rëndësishme prehistorike në liqenin e Pogradecit janë angazhuar gjithashtu të rinj vullnetarë.

    Në muzeun arkeologjik të Durrësit kujtojnë se si disa vite më parë një grup djemsh durrsakë –zhytës në zonën e Plazhit – sollën disa gryka amforash.

    “Ishin tre arka plot dhe kur u thamë se nuk mund t’i paguanim dot na panë me habi”, tregon një nga ish-drejtuesit e Muzeut. “Duket se gabuam ne,” shtoi ai.

    Ndërkohë disa ditë më parë, katër nxënës të klasës së 8-të në një nga shkollat e qytetit sollën në muze disa fragmente qeramike të cilat i kanë gjetur rastësisht në cektinën bregdetare.

    “Kujdesi i [këtyre] 14-15-vjeçarëve për trashëgiminë historike dhe insistimi i tyre për t’ia dorëzuar materialet e gjetura specialistëve përbëjnë një tjetër sinjal pozitiv,” përfundoi Dr. Anastasi./ NjëKomb/

    Autor: Gëzim Kabashi | BIRN | Durrës

  • Mbishkrimi i perandorit Justinian, zbulimi më i rëndësishëm në arkeologjinë kosovare

    Mbishkrimi i perandorit Justinian, zbulimi më i rëndësishëm në arkeologjinë kosovare

    Po konsiderohet zbulimi më i madh arkeologjik në Kosovë për nga pesha historike. Një mbishkrim i zbuluar në lokalitetin arkeologjik Ulpiana, tregon përkushtimin e perandorit Justinian ndaj vendit të tij të origjinës.

    Mbishkrimi latin është gjetur në strukturat e një prej kishave më të mëdha të zbuluara deri tani në Ballkan, e që është ndërtuar nga perandori me prejardhje dardane.

    Kështu thonë arkeologët, sipas së cilëve mbishkrimi i zbuluar tregon rëndësinë që perandori i kishte kushtuar qytetit të Ulpianës, gjë e cila nuk dihej më parë.

    Zbulimi qartëson se ishte perandori Justinian, dhe gruaja e tij Teodora, që kishin inicuar ndërtimin e qytetit të quajtur Justiniana Secunda.

    E sipas mbishkrimit të zbuluar, përveç ndërtimit të qytetit, perandori Justinian dhe gruaja e tij kishin ndërtuar disa kisha, një prej të cilave bën pjesë në zbulimin e fundit të arkeologëve në Kosovë.

    Zbulimi është arritur pas bashkëpunimit në mes të institucioneve franceze, Universitetit të Prishtinës dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

    Christophe J.Goddard, përfaqësues i “Ecole Normale Superieure” nga Parisi, dhe i cili drejton laboratorin “Aoroc”, thotë se për herë të parë mund të shihet me sy përkushtimi i perandorit Justinian për Dardaninë, vendin e tij të origjinës.

    “Pra, por ajo që është e re është se për herë të parë kemi një përkushtim nga ky perandor i madh dhe gjëja tjetër që dimë gjithashtu se ky perandor është se ai ishte shumë i lidhur me krahinën e tij të lindjes, sepse ai lindi këtu, familja e tij ishte nga Dardania, ky rindërtim i qytetit të Ulpianës, është fakti që ai i dha emrin e tij qytetit, Justiniana Seconda, tregon qartë se sa i lidhur ishte ai me qytetin”, thotë ai.

    Sipas tij, befasi e madhe është që mbishkrimi i zbuluar është i ruajtur mirë.

    Ai gjithashtu thekson se fakti që mbishkrimi është në gjuhën latine tregon lidhjen e perandorit me perëndimin.

    E profesori universitar i arkeologjisë, Arben Hajdari, i cili është edhe bashkëdrejtues i projektit, tregon detaje se si kanë arritur deri të ky zbulim.

    “Kemi filluar gërmimet arkeologjike të cilat kanë konfirmuar rezultatet e incizimeve gjeofizike dhe ne kemi arritur me zbulu mbetjet e një bazilike madhështore, ndër më të mëdha që është zbuluar ndonjëherë në Ballkan, ndërtuar nga perandori Justinian në shekullin e gjashtë. Gjatë këtij viti kemi vazhduar kampanjën e radhës dhe ideja ka qenë që të ndjekim planimetrinë e bazilikës dhe pastaj kemi zbuluar edhe një mbishkrim i cili ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, historike, dhe sipas meje për nga pesha historike paraqet zbulimin më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë ose në arkeologjinë kosovare”, thotë ai.

    Ai tregon se mbishkrimi konfirmon disa të dhëna historike që kanë të bëjnë me Ulpianën dhe Dardaninë, njofton KP.

    Sipas tij, kjo është e rëndësishme sepse tregon që perandori Justinian, bashkë me gruan e tij Teodorën, kishin marrë vendim për rindërtuar qytetin, të cilin e kishin quajtur Justiniana Secunda.

    “Ky mbishkrim tregon përkushtimin e perandorit Justinian ndaj vendit të tij të origjinës, lidhjen e tij me vendin e origjinës, që ishte Dardania, dhe sidomos rëndësinë që i kishte kushtuar ai qytetit të Ulpianës, gjë e cila nuk dihej më parë. Sipas mbishkrimit, përpos ndërtimit të qytetit, perandori Justinian bashkë me gruan e tij Teodorën kishin ndërtuar disa kisha, pra një prej të cilave ne e kemi zbuluar, pra disa kisha të cilat ua kishte kushtuar Jezu Krishtit që është 25 dhjetori”, thekson ai.

    Ndër të tjera, Hajdari tregon se bazilika që është zbuluar bën pjesë në kishat më të mëdha të cilat i ka ndërtuar perandori Justinian.

    Zbulimi i një mbishkrim latin nga perandori Justinian i cili dëshmon lidhjen e tij me Dardaninë është bërë i ditur dy ditë më parë.

    Nga institucionet e shtetit të Kosovës ky është konsideruar zbulim që formëson historinë dhe si një dedikim i fuqishëm nga perandori Justinian.

  • Granit Xhaka zyrtarizohet te Sunderland, tregon edhe historinë e numrit në fanellë: Autobuzi im ishte…34!

    Granit Xhaka zyrtarizohet te Sunderland, tregon edhe historinë e numrit në fanellë: Autobuzi im ishte…34!

    Granit Xhaka është zyrtarizuar vetëm pak orë më parë në Sunderland. Mesfushori shqiptar do të jetë pjesë e Premier League edhe në këtë sezon, por tani jo me fanellën e Arsenalit.
    Në ekipin e ri, pyetja e parë për Xhakën ishte se çfarë përfaqësonte numri 34 për të dhe përse nuk e ndërronte kurrë atë.
    “Kur isha i vogël dhe stërvitesha tek të rinjtë e Bazelit, ikja atje me autobuzin që mbante numrin 34. Dhe fanella ime e parë ka qenë 34, një numër fati që tregon historinë time dhe thotë shumë për mua. Kur më kontaktuan nga Sunderland, pyetja e parë ishte: “A e keni numrin 34 të lirë?”, kështu e mora”, tha Xhaka. /Sport Ekspres/

  • Vrasja për nder që zemëroi botën!

    Vrasja për nder që zemëroi botën!

    Pamje nga vrasja

    ISLAMABADI- Një video virale që tregon një “vrasje nderi” në një pjesë të largët të vendit, ku krime të tilla shpesh kalojnë pa u vënë re, ka shkaktuar zemërim në të gjithë botën. Ndërsa qindra “vrasje nderi” kryhen në Pakistan çdo vit, videoja që tregon një grua dhe një burrë të akuzuar për shkelje kurore që çohen në shkretëtirë nga një grup burrash dhe vriten, ka shkaktuar zemërim kudo në botë. Videoja tregon gruan, Bano Bibi, e cila merr Kuranin nga një burrë. Për ketë të fundit, Policia thotë se e ka vëlla. Në video ajo dëgjohet që i thotë: Eja ec shtatë hapa me mua, pastaj mund të më qëllosh!
    Më pas, ecën disa metra dhe ndalet me shpinë nga burrat.
    Videoja më poshtë kap momentet rrëqethëse para ekzekutimit:

    Vëllai i saj, Jalal Satakzai, e qëlloi atë tri herë. Sekonda më vonë, ai qëlloi dhe vrau Ehsan Ullah Shamalani-n, me të cilin Bano dyshohet se kishte një aferë. Sapo videoja e vrasjeve, e cila ndodhi në provincën Balochistan të Pakistanit, u bë virale, qeveria e vendit nxitoi të ndërmerrte veprime, ndërsa politikanët, klerikët dhe organizatat e të drejtave të njeriut e dënuan krimin.
    Policia ka arrestuar 16 persona në distriktin Nasirabad të Balochistanit, përfshirë një kryetar fisi dhe nënën e gruas. Nëna, Gul Zan Bibi, tha se vrasjet u kryen nga familja dhe zyrtarët lokalë bazuar në “traditat shekullore të Baloch” dhe jo me urdhër të kryetarit të fisit.
    “Ne nuk kemi kryer asnjë mëkat. Bano dhe Ehsan u vranë bazuar në traditat tona.”
    Sipas saj, vajza e saj, e cila ka tre djem dhe dy vajza, ishte larguar me Ehsanin dhe ishte kthyer në shtëpi pas 25 ditësh.
    Këshilli Suprem i Ulemasë i Pakistanit i quajti vrasjet “joislamike” dhe bëri thirrje për akuza për terrorizëm kundër autorëve. Dhjetëra anëtarë dhe aktivistë të shoqërisë civile protestuan të shtunën në Quetta, kryeqytetin e Balochistanit, duke kërkuar drejtësi dhe heqjen e sistemit paralel të gjykatave fisnore.
    Komisioni i të Drejtave të Njeriut i Pakistanit regjistroi të paktën 405 vrasje për nder në vitin 2024. Shumica e viktimave janë gra, kryesisht të vrara nga të afërm që pretendojnë se po mbrojnë nderin e familjes./ZËRI

  • “Skulptura e Vetmisë”, tregon për braktisjen që përjetojnë shumë të moshuar në pleqëri…

    “Skulptura e Vetmisë”, tregon për braktisjen që përjetojnë shumë të moshuar në pleqëri…

    Kjo skulpturë tregon për vetminë dhe braktisjen që përjetojnë shumë të moshuar në pleqëri. E ulur në një stol në Paseo del Arenal, në Bilbao (Spanjë), figura duket se pret dikë që nuk vjen kurrë.

    Një imazh i fortë që na fton të ndalemi, të shikojmë dhe të reflektojmë mbi një realitet shpesh të padukshëm. Vepra është bërë nga artisti meksikan Rubén Orozco, i famshëm për talentin e tij në realizmin skulpturor dhe për guximin me të cilin trajton çështje të thella sociale.Në shqip: Aida Meti

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “PESHKATARIT” I PRESIN KRAHËT! DËMTOHET SKULPTURA URBANE NË SHËTITOREN “TAULANTIA” NË DURRËS

  • U mbyt nga e bija me tel, flet vëllai i viktimës: Ka pasur konflikte me gruan, ajo nuk…

    U mbyt nga e bija me tel, flet vëllai i viktimës: Ka pasur konflikte me gruan, ajo nuk…

    Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm, miq e fqinjë janë të shokuar.
    Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit mes tronditjes tregon se prej 2 vjet e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllanë, pasi sipas tij Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit nuk e lejonte.
    Ata kanë pasur shpesh kontradikta tregon ai, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë. Ndërkohë kushëriri i 56 vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka pasur kontradikta të vazhdueshme dhe policia ka qenë shpesh e pranishme.
    Trupi i 56 -vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko- ligjore.

  • “Kriza e heshtur” në vendin e punës: Fenomeni që po ndikon mirëqenien e punonjësve

    “Kriza e heshtur” në vendin e punës: Fenomeni që po ndikon mirëqenien e punonjësve

    Çdo ditë zgjoheni, shkoni në punë dhe kryeni detyrat tuaja me përkushtim. Por a është e mundur që po përjetoni një “krizë të heshtur” pa e kuptuar?Ky term i ri, “quiet cracking”, po përdoret gjithnjë e më shpesh për të përshkruar mungesën e ndjenjës së përmbushjes në vendin e punës, që lidhet me pakënaqësinë, ngarkesën, mungesën e mundësive për rritje, apo faktorë të tjerë.Ndryshe nga “quiet quitting” (dorëheqja e heshtur), kjo krizë nuk shfaqet domosdoshmërisht në performancën e punonjësit, por ndikon drejtpërdrejt në lumturinë dhe motivimin e tij.“Në fillim, studentët që sapo diplomohen hyjnë në punë me entuziazëm,” thotë Wayne Hochwarter, profesor në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Shtetëror të Floridës. “Por pas tre apo pesë vitesh, nisin të pyesin veten: ‘A është kjo ajo që dua? A po më çon kjo në drejtimin e duhur?’”Një shqetësim i përhapurKy nuk është problem vetëm për të rinjtë. Një anketim i vitit 2025 nga TalentLMS tregon se mbi gjysma e të punësuarve e kanë përjetuar këtë gjendje, ndërsa 1 në 5 thanë se e ndiejnë “vazhdimisht”.Edhe një raport i Gallup tregon të njëjtën situatë: 52% e punonjësve në Amerikën e Veriut janë “të paintegruar” në punën e tyre dhe 17% janë “aktivisht tëpaangazhuar”. Këto shifra nuk lidhen me moshën, por më shumë me pasojat e pandemisë dhe pasiguritë që ajo solli.“Nuk është një fenomen që prek vetëm nivelet e ulëta apo të mesme, është i përhapur në të gjitha nivelet,” thekson Hochwarter.Çfarë po i largon punonjësit nga përfshirja?Shumë punonjës e ndiejnë këtë shkëputje për shkak të mungesës së sigurisë në punë: frika nga shkurtime, mungesa e mundësive për ngritje apo rreziku për t’u zëvendësuar nga inteligjenca artificiale. “Sot mund të ndihen të sigurt, por për të nesërmen janë shumë më pak të sigurt,” thekson TalentLMS.“Punonjësit nuk ndihen në kontroll. Dhe kur menaxhimi nuk është i aftë për t’u marrë me këto ndjenja, krijohet një stuhi perfekte për shkëputje nga puna,” shton Hochwarter.Ai tregon se në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht te infermierët, ndjenja e zhgënjimit është e theksuar: ata ndihen më pak të përfshirë në kujdesin ndaj pacientëve dhe më shumë të ngarkuar me punë burokratike apo trajnime për sisteme të reja. Diçka e ngjashme ndodh edhe me mësuesit që ndihen të kufizuar nga kurrikula apo testimet standarde.Këto profesione, si dhe ato që kanë kontakt të vazhdueshëm me klientë, rrezikojnë të bien pre e “lodhjes nga dhembshuria” (compassion fatigue). “Kur ke të bësh gjithë ditën me njerëz dhe nuk ke kohë për veten, lodhja emocionale është e pashmangshme,” thotë Hochwarter.Ankthi, IA dhe lodhja mendoreHochwarter beson se fuqia punëtore sot është më e ngarkuar emocionalisht sesa më parë, për shkak të pasigurive, zhvillimeve teknologjike dhe lajmeve të vazhdueshme negative. “Dikur të hënën shkohej me energji për punë. Sot, nis i lodhur.”A ka zgjidhje?Gallup sugjeron trajnime më të mira për menaxherët, por edhe ata shpesh janë ndër më të shkëputurit nga puna.Për punonjësit, një zgjidhje mund të jetë të marrin hapa konkretë për të ndryshuar situatën, të kujdesen për shëndetin mendor, të eksplorojnë mundësi të reja brenda organizatës ose të ndërrojnë vend pune nëse është e nevojshme.“Duhet të rigjejmë motivimin, dhe kjo ndonjëherë kërkon një ndryshim të mjedisit,” thekson Hochwarter.Kriza e heshtur” nuk është një bllokim në punë, është një zbehje e qëllimit. Dhe për ta shmangur, punonjësit dhe punëdhënësit duhet të punojnë bashkë për të krijuar më shumë përfshirje, kuptim dhe qartësi për të ardhmen. / The Hill, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.