Tag: tregon

  • Luana rikthehet në ekran, e tregon me stil

    Luana rikthehet në ekran, e tregon me stil

    Showbiz E Enjte, 9 Tetor 2025 19:43
    Luana Vjollca është një nga prezantueset më të komentuara. Fillimi i 2025-ës e gjeti në qendër të vëmendjes me drejtimin e sezonit të dytë të “Ferma VIP”. Me ardhjen e vjeshtës, duket se për Luanën ka ardhur koha për t’u rikthyer në punë.
    Në postimin e saj të fundit, bërë në orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 01:30, ajo shkroi: “Mbaroi puna për sot”, duke dhënë sinjalet e para për një rikthim televiziv të afërt.

    Ende nuk dihet saktësisht se në cilin projekt do ta shohim këtë sezon, por postimet e mëparshme të saj sugjerojnë se Luana mund të rikthehet me formatin e saj “Zemër Luana”, një game show me personazhe publikë, që u prit me sukses në sezonin e tij premierë.

  • Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balliu: Siguria në vend ka rënë! Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh kufi

    Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Balliu: Siguria në vend ka rënë! Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh kufi

    Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
    Balliu ka shprehur ngushëllimet familjes , teksa ka shtuar se siguria në vend ka rënë. Ai shtoi më tej se kjo është drama e një vendi ku sundon krimi dhe drejtësia bie.
    Sipas tij ky akt i rëndë tregon se pushteti  i krimit nuk njeh më kufi.
    Postimi i plotë i Klevis Balliut:Siguria në vend ka rënë.

    Një gjyqtar u vra në sallën e gjyqit — aty ku duhet të sundonte drejtësia, jo plumbi.

    Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh më kufij.
    Në Shqipërinë e Ramës, krimineli është bërë autoritet politik dhe elektoral, ndërsa shteti është dorëzuar.

    Kur vritet një gjyqtar në detyrë, çdo qytetar është i pambrojtur.
    Kjo është drama e një vendi ku krimi sundon dhe drejtësia bie.

    Ngushëllimet më të ndjera për familjen e gjyqtarit të ndjerë.
    Sakrifica dhe dhimbja e tyre duhet të zgjojnë ndërgjegjen e një kombi që po e humb çdo ditë betejën me krimin.

  • Dekreti për ‘Tiranën’/ Deputeti i PD, Ndoja: Ngutja për të mos pritur GJK, tregon instalimin e diktaturës!

    Dekreti për ‘Tiranën’/ Deputeti i PD, Ndoja: Ngutja për të mos pritur GJK, tregon instalimin e diktaturës!

    Për ligjvënësin demokrat, Arian Ndoja, dekreti i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës pa pritur vendimmarrjen e Kushtetueses, tregon qartë ndikimin e madh të ekzekutivit ndaj institucionit të Presidentit.

    Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ndoja thotë se kjo lëvizje e Begajt, nuk ka tregon gjë tjetër veçse, instalimin e diktaturës, ku priten ca hapa ligjore për ta formalizuar atë.

    ‘Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë’, përmbyll reagimin deputeti i PD.

    Statusi

    Të nderuar miq!

    Ne qoftë se është i vërtet lajmi për dekretimin e datës: 09.11.2025 si datë e zgjedhjeve vendore për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, nga Presidenti i Republikës, atëherë ju sjell në vëmendje nenin 115 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë!

    Pyetja që me lind natyrshëm, është:

    “ A është në fuqi kjo dispozite e Kushtetutës? ”.

    Nëse po, këto janë hapa pas në drejtim të organizimit dhe funksionimit të shtetit në nivel ekzekutiv qendror dhe lokal, në drejtim të zbatimit të ligjit që përben bazën e veprimtarisë së shtetit, mos respektim të parimit të shtetit të së drejtës, (duke mos pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese).

    Vetëm nëse ndikimi i ekzekutivit është aq i madh sa të parashikojë dhe paracaktojë edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për një person në hetim, të padënuar ende, që thjesht nga interpretimi i dispozitës ligjore të ligjit për organet e qeverisjes vendore nuk është paraqitur fizikisht në detyre, atëherë kjo është thjesht diktaturë e instaluar, dhe kanë ngelur edhe disa hapa ligjore për ta formalizuar atë.

  • Arteta: Fitorja më përmbysje në shtesë tregon se sa shumë Arsenal e dëshiron titullin

    Arteta: Fitorja më përmbysje në shtesë tregon se sa shumë Arsenal e dëshiron titullin

    30 Shtator 2025

    10:51

    Telesport

    Arsenal fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Newcastle në ndeshjen e fundit në Premier League, sukses që erdhi në kohën shtesë. Duke iu rikthyer këtij sukesi, trajneri Mikel Arteta vlerëson shpirtin e skuadrës.
    “Skuadra ime e dëshiron atë titull më shumë se kushto dhe kjo fitore, mënyra se si ata luftuan ndaj Newcastle e tregon këtë gjë. Jam i bindur për këtë gjë”, deklaroi Arteta në prag të ndeshjes së radhës në Champions.
    “Ka momente në sezon dhe padyshim me fillimin që patëm dhe ndeshjet e vështira që kaluam, patëm mundësinë ta ngushtonim atë diferencë. Fitorja ndaj Newcastle, në atë stadium të vështirë, tregon se sa shumë skuadra e dëshiron atë titull”, shtoi Arteta.

  • La Zvicrën për Kosovën, Hajdari tregon arsyen: Zgjedhje zemre!

    La Zvicrën për Kosovën, Hajdari tregon arsyen: Zgjedhje zemre!

    Albian Hajdari zgjodhi të bashkohej me Kosovën, duke u larguar kështu nga Zvicra. Mbrojtësi i Hoffenheim, në një intervistë të dhënë, ka treguar arsyet që e çuan të bënte këtë zgjedhje.
    “Ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i menduar. Kam rrënjë të thella si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, dhe jam mirënjohës për gjithçka që federata zvicerane ka bërë për mua që nga fëmijëria. Në të njëjtën kohë, historia e familjes sime dhe identiteti im janë të lidhura fort me Kosovën. Pas shumë bisedave me familjen, këshilltarët dhe të dy federatat, ndjeva se përfaqësimi i Kosovës është rruga që pasqyron më së miri zemrën dhe trashëgiminë time.

     
    Është një nder i madh. Historia e prindërve të mi dhe kultura me të cilën jam rritur e bëjnë këtë shumë emocionale për mua. Të përfaqësosh Kosovën në arenën ndërkombëtare është diçka që shkon përtej futbollit – është një mënyrë për t’i dhënë diçka mbrapsht një vendi që është pjesë e asaj që unë jam.
     
    Kryesisht familja. Ata kurrë nuk më kanë shtyrë, por përvoja dhe vlerat e tyre më udhëhoqën. Shokët e skuadrës dhe njerëzit nga të dy federatat ishin shumë të respektueshëm dhe mbështetës, gjë që e vlerësoj jashtëzakonisht.
     
    Zvicra më ka dhënë edukimin tim futbollistik dhe çdo mundësi për t’u zhvilluar. Jam krenar që kam veshur fanellën e Zvicrës dhe gjithmonë do të jem mirënjohës për atë periudhë. Ky vendim nuk është kundër Zvicrës; është thjesht për Kosovën.
     
    Në afat të shkurtër, dua të përshtatem shpejt, të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e ardhshme dhe të tregoj cilësitë e mia. Në afat të gjatë, shpresoj që të mund të kualifikohemi në turne të mëdhenj dhe ta vendosim Kosovën si një forcë të qëndrueshme në futbollin evropian.
     
    Sa ndikon ky vendim në zhvillimin tënd si futbollist? Më jep përgjegjësi dhe sfida të reja. Të luash ndeshje të rëndësishme për një kombëtare që po ndërton të ardhmen e saj kërkon lidership dhe vazhdimësi, dhe kjo do të më ndihmojë të rritem si lojtar dhe si person.
     
    Secili duhet të marrë vendimin e vet. Nëse rruga ime i tregon lojtarëve të rinj se ata mund ta ndjekin zemrën e tyre – çfarëdo që kjo të nënkuptojë për ta – atëherë kjo është pozitive. Qoftë që zgjedhin Zvicrën apo Kosovën, gjëja më e rëndësishme është të ndihen të vërtetë ndaj vetes.
     
    Faleminderit për mirëseardhjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Do të jap gjithçka në fushë për t’ju bërë krenarë dhe për të ndihmuar Kombëtaren tonë të ecë përpara”,
    © BalkanWeb

  • Gruaja franceze që humbi mbi 800,000 euro nga i ashtuquajturi “Brad Pitt” publikon një libër

    Gruaja franceze që humbi mbi 800,000 euro nga i ashtuquajturi “Brad Pitt” publikon një libër

    Anne Denousattel, gruaja që ra viktimë e një imituesi të Brad Pitt dhe humbi mbi 800,000 euro, ka vendosur të përfitojë nga fama që fitoi nga kjo përvojë e vështirë dhe po e tregon historinë e saj në librin e saj të ri.

    Francezja 53-vjeçare – e cila aktualisht jeton në Mauritius – tregon në detaje se si ra viktimë e këtij mashtrimi – duke investuar jo vetëm financiarisht, por edhe emocionalisht – në librin e saj të ri, “Je ne serai plus une proie” (Nuk do të jem më viktimë), i cili u publikua më 18 shtator.
    “Ne të gjithë jemi viktima të mundshme të mashtrimit emocional. Unë vetë isha një grua me mendje të shëndoshë, me këmbë në tokë, që punoja”, rrëfen dizajnerja 53-vjeçare në një intervistë që i dha gazetës Le Monde të mërkurën me rastin e lançimit të librit të saj.
    Në librin e saj, Denousatelle ngre pyetje, të tilla si pse ra viktimë e këtyre mashtruesve, ndërsa flet edhe për burrin e saj të dytë, me të cilin ishte vendosur në Mauritius. “Ishte një burg i artë… Ai doli të ishte egoist, manipulues”, tregon ajo, duke iu referuar një varësie financiare.
    Ai i kërkoi asaj kredi për trajtim. Kujtohet se 50-vjeçares iu afrua një mashtrues që u paraqit si Brad Pitt dhe i kërkoi asaj afërsisht 800,000 euro për të mbuluar kostot e një trajtimi që ai po i nënshtrohej për veshkat.
    Burri pretendoi se nuk mund ta paguante vetë trajtimin, pasi llogaritë e tij ishin ngrirë përkohësisht për shkak të procedurave të divorcit me Angelina Jolie.
    Duke folur për kanalin francez TF1, gruaja 53-vjeçare tha se fillimisht iu afrua një profili femëror që paraqitej si nëna e Brad Pitt.
    Sipas Guardian, mashtrimi filloi në shkurt të vitit 2023, kur Anne hapi një llogari në Instagram për të ndarë foto nga pushimet e saj në Alpe. “Ajo më dërgoi një mesazh dhe më tha se djali i saj kishte nevojë për dikë si unë”, tha Ann, duke vënë në dukje se disa ditë më vonë, ajo u kontaktua nga “vetë Brad Pitt”.
    “Në fillim i thashë vetes se ishte e rreme. Por nuk jam mësuar me rrjetet sociale dhe nuk e kuptova se çfarë po ndodhte në të vërtetë”, shpjegoi ajo.
    Ata krijuan një foto me inteligjencë artificiale që tregonte Brad Pitt në një spital.Pasi foli për pak kohë, i dyshuari “Brad Pitt” i kërkoi asaj të merrte hua mbi 800,000 euro për trajtimin e veshkave të tij. Për ta bindur se aktori ishte vërtet ai, mashtruesi i dërgoi asaj imazhe të yllit të Hollivudit në një shtrat spitali, të krijuara duke përdorur inteligjencën artificiale.
    Duke menduar se ishin në një lidhje, Anne përfundimisht i dërgoi paratë dhe gjithashtu u divorcua nga burri i saj në mënyrë që të mund të ishte me Brad Pitt.
    “Isha e dashuruar me burrin me të cilin po bisedoja. Ai dinte si të fliste me një grua”, thotë ajo.
    Më vonë ajo thotë se e kuptoi gabimin e saj vetëm kur pa raportet për marrëdhënien e Pitt me Ines de Ramon. Më pas vendosi të paraqiste një kallëzim policor për mashtrim. “Pyes veten pse më zgjodhën mua për ta bërë këtë. Nuk kam lënduar kurrë askend. Këta njerëz meritojnë ferrin”, përfundoi ajo.
    Në shtator 2024, Ministria e Brendshme Spanjolle njoftoi se pesë persona që po kryenin mashtrime online u arrestuan pasi kishin mashtruar dy gra me 300,000 euro duke u shtirur si Brad Pitt. Ende nuk është e qartë nëse incidentet në Spanjë dhe Francë janë të lidhura mes tyre.

    Top Channel

  • Me PD apo PS? Princ Leka tregon kush janë politikanët që pëlqen

    Me PD apo PS? Princ Leka tregon kush janë politikanët që pëlqen

    Showbiz E Enjte, 25 Shtator 2025 20:31
    I ftuar në ”Mirëmbrëma Yje” nga Arbana Osmani, Princ Leka ndër të tjera ka treguar se me kë parti është. Ai tha se është me Princ Leka, që nga ana tjetër, mbështet dhe ka miq si nga PS dhe nga PD. Po ashtu ka ndarë edhe 3 emra që ai vlerëson, e që janë për të më së shumti të rinjtë. Ai vlerësoi ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengun dhe dy emra nga PD-ja. Ata janë Jorida Tabaku dhe Tedi Kopliku, kandidat i PD-së për zgjedhjet e 11 Majit.

  • VIDEO/ Asani tregon klasin në Iran, dy gola me Esteglal

    VIDEO/ Asani tregon klasin në Iran, dy gola me Esteglal

    Jasir Asani po përshtatet mjaft mirë në Iran te skuadra e Esteglal. Sulmuesi kuqezi ka shënuar 2 gola sot, në ndeshjen e kampionatit ndaj Paykan.
    Fillimisht, ai realizoi në minutën e 45të, ndërsa i dyti erdhi në të 80-tën.

    Kujtojmë që Asani u transferua te Esteglal vetëm pak javë më parë, nga skuadra koreane e Guangju. Lojtari ka kontratë me Esteglal, deri në vitin 2027.
     

    © BalkanWeb

  • Serbia mes BE-së dhe Rusisë/ Çfarë tregon blerja e armëve për politikën e jashtme?

    Serbia mes BE-së dhe Rusisë/ Çfarë tregon blerja e armëve për politikën e jashtme?

    Sot në Beograd, nën sloganin “Fuqia e Unitetit” po mbahet një paradë ushtarake. Edhe një grup qytetarësh, të nxitur nga studentët protestues, u mblodhën në mbështetje të ushtrisë.
    Mbi 10.000 trupa pritet të marshojnë sot në paradë, së bashku me mbi 2.500 armë dhe pajisje ushtarake, sipas raportimit të autoriteteve.
    Parada po zhvillohet në një kohë protestash masive antiqeveritare në Serbi, të nxitura nga vdekja e 16 njerëzve në një aksident në Novi Sad, Nëntorin e vjetshëm.
    “Faktor pengues ndaj çdo agresori të mundshëm nga fqinjësia”.
    Kështu u shpreh presidenti serb, Aleksandër Vuçic, rreth nevojës për blerje të reja armësh, gjatë pjesëmarrjes në një paradë ushtarake në Pekin.
    Ai u takua atje me presidentin e Kinës, Xi Jinping, dhe tha se ka shfrytëzuar pjesëmarrjen e tij në paradë për të parë se “çfarë do të ishte interesante të blihej për nevojat e Ushtrisë së Serbisë”.
    Ç’tregon kjo paradë për politikat e jashtme serbe ?
    Serbia po shfaq 19 sisteme të reja armësh në paradën e saj ushtarake të sotme, duke nxjerrë në pah politikën e saj të jashtme të larmishme me marrëveshje armësh nga Franca, Kina, Izraeli dhe Rusia.
    Zyrtarët në Beograd e përshkruajnë këtë si pjesë të aspiratës së vendit për neutralitet. Por, për analistët, ky veprim tregon se prioritetet strategjike janë po aq të rëndësishme sa edhe mosangazhimi nominal.
    Ndërsa pret të anëtarësohet në BE dhe pa një prirje për në NATO, Serbia kërkon të paraqesë një neutralitet de facto, pjesërisht si rezultat i historisë së saj të fundit pas shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë në vitet 1990.
    Sipas Gordan Akrap, një këshilltar sigurie i qeverisë kroate, kujtimi i bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999 gjatë konfliktit në Kosovë, ende përfaqëson një pengesë të rëndësishme në rrugën e Beogradit drejt aleancës.
    “Është  vështirë të mendohet se Serbia në të ardhmen e afërt do të hyjë në NATO, jo vetëm sepse nuk e dëshiron një gjë të tillë, por edhe sepse ka shumë detyra që Serbia duhet të kryejë për të aplikuar për anëtarësim në NATO”, tha Akrap.
    Por Ana Brnabiç, kryetare e parlamentit serb u shpreh se Serbia është qartësisht e vendosur në rrugën e saj për t’u bashkuar me BE-në.
    “Ne e dimë se përparësia jonë strategjike si vend është integrimi në BE dhe unë nuk e shoh këtë si konkurrence”, tha Brnabi? për Euronews.
    “Rregullat e lojës  janë të tilla që kërkojnë që çdo vend që po hyn në BE, ta përshtasë gradualisht politikën e tij të sigurisë dhe të jashtme me këtë union”, tha ajo.
    Më 3 shtator, Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin, që shënoi 80-vjetorin e fitores së Kinës ndaj Japonisë në Luftën e Dytë Botërore, së bashku me Kryeministrin sllovak Robert Fico, i vetmi kryetar qeverie nga një shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s i pranishëm në paradë.
    Por a tregon kjo se Beogradi po largohet nga Brukseli?
    “Nuk mendoj kështu. Shembull është Republika Popullore e Kinës, zyrtarët më të lartë të BE-së vizituan gjithashtu Pekinin”, tha Brnabiç. “Presidenti i Kinës, Xi vizitoi disa nga kryeqytetet e BE-së.  Gjërat s’kanë pse të jenë përjashtuese”, shpjegoi ajo.
    Diversifikimi i arsenalit të armatimeve
    Beogradi mbetet një nga vendet e pakta evropiane pa vendosur sanksione kundër Rusisë, nga e cila ka blerë armë deri në vitin 2022. Në të njëjtën kohë, Beogradi zyrtar premtoi ndihmë humanitare për Ukrainën dhe është akuzuar vazhdimisht nga Moska se i ka siguruar Kievit materiale, duke e shtyrë Serbinë të pezullojë të gjitha eksportet e armëve.
    Serbia gjithashtu bleu avionë luftarakë shumëfunksionalë Rafale nga Franca dhe sisteme raketash anti-ajrore nga Kina, midis disa marrëveshjeve të armëve me furnizues të ndryshëm në vitet e fundit.
    Por kjo ka edhe një anë negative, sepse ekspertët besojnë se diversifikimi i blerjeve të armëve nga vende të ndryshme mund të gjenerojë probleme të përputhshmërisë teknike midis sistemeve të armëve brenda të njëjtës ushtri.
    Ndërkohë në analizën e tij për këtë cësthje, këshilltari kroat Akrap dha një këndvështrim ndryshe:“Nganjëherë blerjet e armëve nga shitës të ndryshëm dhe burime të ndryshme bëhen si një gjest diplomatik i vullnetit të mirë politik ndaj vendit eksportues.”