Tag: tregon

  • Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

    Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

    Një monitorim i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias,  me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, tregon se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në institucionet publike vazhdon të jetë i pjesshëm dhe i pabarabartë.

    Në kuadër të këtij monitorimi, ISHM dërgoi 145 kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të qeverisë qendrore.

    Nga këto, vetëm 90 kërkesa morën përgjigje, ndërsa 55 kërkesa – ose 38% e totalit – mbetën pa përgjigje apo u refuzuan. Kjo përqindje e lartë e mosreagimit tregon një nivel të konsiderueshëm të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë.

    Testimi u realizua përmes dy grupeve të aplikantëve: gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë (studentë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile).

    Rezultatet tregojnë se gazetarët kanë një nivel më të lartë suksesi në marrjen e përgjigjeve, vetëm 29% e kërkesave të tyre janë refuzuar, ndërsa në grupin e qytetarëve kjo shifër arrin në 49%. Nga të gjitha kërkesat e dërguara, 15% morën përgjigje të plota, ndërsa 26% përgjigje të pjesshme. Në shumë raste, institucionet janë mjaftuar me informacione të përgjithshme, pa dhënë dokumentet specifike të kërkuara, veçanërisht kur kërkuesit ishin gazetarë.

    Në lidhje me afatin e kthimit të përgjigjeve, situata paraqitet disi më pozitive. 73% e përgjigjeve janë dhënë brenda 10 ditëve, ndërsa 50% brenda 5 ditëve, dhe në dy raste përgjigja është dhënë në të njëjtën ditë. Megjithatë, 22% e kërkesave kanë marrë përgjigje pas më shumë se 15 ditësh.

    Ndarja sipas kategorive tregon se gazetarët jo vetëm marrin përgjigje më shpesh, por edhe më shpejt: 31% e tyre morën përgjigje brenda pesë ditëve, kundrejt 15% të qytetarëve. Kjo tendencë konfirmon se institucionet vijojnë të jenë më të hapura ndaj kërkesave që vijnë nga media sesa ndaj atyre të qytetarëve të zakonshëm.

    Të gjitha kërkesat u dërguan përmes e-mailit, një procedurë që tashmë është bërë rutinë dhe nuk ka hasur vështirësi teknike.

    Sipas pjesëmarrësve në testim, institucionet e pavarura dhe ato të reja të drejtësisë janë treguar më korrekte në përgjigjet e tyre, ndërsa disa ministri vijojnë të kenë problematika në respektimin e afateve dhe dhënien e informacionit të plotë. Instituti Shqiptar i Medias thekson se ky testim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur transparencën institucionale dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, një instrument thelbësor për llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare.

  • Zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: I thashë s’ka kafe në këtë orë…

    Zbardhet dëshmia e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: I thashë s’ka kafe në këtë orë…

    Kronikë E Mërkurë, 22 Tetor 2025 10:42
    Është zbardhur dëshmia e plotë e kamerierit Alteo Pepa, në lokalin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit.
    Ai tregon se Daniel Pepa dhe viktima Aranit Kurti erdhën në lokal dhe kërkuan kafe, por ekspresi ishte fikur.

    Pasi dy klientët u acaruan tregon ai, ndërhyri Flori dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e armës.

    “Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

    Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”, tregon kamerieri.

  • “I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e plotë e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…

    “I thashë s’ka kafe në këtë orë”, zbardhet dëshmia e plotë e kamerierit të lokalit ku ndodhi vrasja e dyfishtë: Flori ndërhyri për të më dalë në krah…

    Është zbardhur dëshmia e plotë e kamerierit Alteo Pepa, në lokalin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit.

    Ai tregon se Daniel Pepa dhe viktima Aranit Kurtu erdhën në lokal dhe kërkuan kafe, por ekspresi ishte fikur.
    Pasi dy klientët u acaruan tregon ai, ndërhyri Flori dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e armës.
    “Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.
    Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

    Top Channel

  • Zbatimi i të Drejtës për Informim në Institucionet Publike Mbetet Problematik

    Zbatimi i të Drejtës për Informim në Institucionet Publike Mbetet Problematik

    Një monitorim i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias, me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, tregon se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në institucionet publike vazhdon të jetë i pjesshëm dhe i pabarabartë.

    Në kuadër të këtij monitorimi, IShM dërgoi 145 kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të qeverisë qendrore. Nga këto, vetëm 90 kërkesa morën përgjigje, ndërsa 55 kërkesa – ose 38% e totalit – mbetën pa përgjigje apo u refuzuan. Kjo përqindje e lartë e mosreagimit tregon një nivel të konsiderueshëm të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë. Testimi u realizua përmes dy grupeve të aplikantëve: gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë (studentë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile). Rezultatet tregojnë se gazetarët kanë një nivel më të lartë suksesi në marrjen e përgjigjeve – vetëm 29% e kërkesave të tyre janë refuzuar, ndërsa në grupin e qytetarëve kjo shifër arrin në 49%. Nga të gjitha kërkesat e dërguara, 15% morën përgjigje të plota, ndërsa 26% përgjigje të pjesshme. Në shumë raste, institucionet janë mjaftuar me informacione të përgjithshme, pa dhënë dokumentet specifike të kërkuara – veçanërisht kur kërkuesit ishin gazetarë.

    Në lidhje me afatin e kthimit të përgjigjeve, situata paraqitet disi më pozitive. 73% e përgjigjeve janë dhënë brenda 10 ditëve, ndërsa 50% brenda 5 ditëve, dhe në dy raste përgjigja është dhënë në të njëjtën ditë. Megjithatë, 22% e kërkesave kanë marrë përgjigje pas më shumë se 15 ditësh. Ndarja sipas kategorive tregon se gazetarët jo vetëm marrin përgjigje më shpesh, por edhe më shpejt: 31% e tyre morën përgjigje brenda pesë ditëve, kundrejt 15% të qytetarëve. Kjo tendencë konfirmon se institucionet vijojnë të jenë më të hapura ndaj kërkesave që vijnë nga media sesa ndaj atyre të qytetarëve të zakonshëm. Të gjitha kërkesat u dërguan përmes e-mailit, një procedurë që tashmë është bërë rutinë dhe nuk ka hasur vështirësi teknike. Sipas pjesëmarrësve në testim, institucionet e pavarura dhe ato të reja të drejtësisë janë treguar më korrekte në përgjigjet e tyre, ndërsa disa ministri vijojnë të kenë problematika në respektimin e afateve dhe dhënien e informacionit të plotë. Instituti Shqiptar i Medias thekson se ky testim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur transparencën institucionale dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, një instrument thelbësor për llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare.

  • FOTOLAJM/ Maratona e Tiranës në një foto!

    FOTOLAJM/ Maratona e Tiranës në një foto!

    Maratona e Tiranës, e promovuar nga Bashkia si një festë sportive dhe simbol i jetesës së shëndetshme, u kthye sot në një ditë kaosi për kryeqytetin. Qindra qytetarë mbetën të bllokuar në trafik për orë të tëra, ndërsa rrugët kryesore u mbyllën, duke shkaktuar pakënaqësi dhe nervozizëm tek banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

    Kjo foto e shkrepur sot, tregon një pjesëmarrës të maratonës duke kaluar pranë koshave të tejmbushur me mbeturina, një kontrast i fortë me propagandën e bashkisë për pastërti dhe menaxhim mjedisor. 

    Për ironi, kjo ndodh ndërkohë që qytetarët shqiptarë kanë paguar dhe vazhdojnë paguajnë miliona euro për inceneratorët inekzistentë, të cilët duhej të garantonin një qytet të pastër. Por realiteti i sotëm tregon krejt të kundërtën: një Tiranë të bllokuar, të mbushur me mbeturina dhe një bashki që duket më shumë e fokusuar tek vjedhjet dhe shfaqja mediatike sesa tek problemet reale të qytetarëve.

    Pamjet nga rrugët e kryeqytetit janë dëshmia më e qartë se asnjë fushatë propagandistike nuk mund të fshehë erën e keqe të papërgjegjshmërisë urbane.

  • ‘Qeveria e Kurtit, të dorëhiqet’/ Analisti: Protesta ‘pro-UÇK’ dëshmoi peshë të madhe

    ‘Qeveria e Kurtit, të dorëhiqet’/ Analisti: Protesta ‘pro-UÇK’ dëshmoi peshë të madhe

    Mijëra shqiptarë vërshuan në sheshin ‘Skënderbej’ në një protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK që ndodhen në paraburgimin e Hagës, nën akuza të padrejta. 
    Analisti Frrok Çupi tha për edicionin informativ se kjo protestë tregoi se vendi ynë mbështet të drejtën, është i unifikuar dhe dëshmoi vendosmërinë për tu radhitur drejt BE dhe Perëndimit. 
    “ Mesazhi që përcillet ka një peshë shumë të madhe. Ka peshën e së drejtës, është shumë e rëndësishme dhe qytetëruese. Është një manifestim pro shtet. 
    E dyta, ka një peshë shumë të madhe sepse e tregon kombin shqiptar të unifikuar dhe orientimin e kanë për nga perëndimi. 
    Së treti tregon se kombi ynë është i vendosur të radhitet drejt BE dhe Uashingtonit dhe kjo gjë nis që nga Tirana, kandidate e rëndësishme për në BE. Për mua është mision i madh që hedh poshtë maskat e patriotëve dhe poshtërimit që i është bërë vendit tonë duke e konsideruar të egër.” 
    Më tej, Çupi komentoi edhe mosprezencën e përfaqësuesve të politikës së shtetit të Kosovës duke thënë se qeveria aktuale nuk ekziston dhe duhet të japi dorëheqjen. 
    “Qeverisja e Kosovës rron nën frikën e çlirimtarëve. Të kesh frikë nga themelet e shtetit tregon se je jashtë. Qeveria e Kosovës duhet të jap dorëheqjen. Është dëshmuar prej kohësh se qeveria që po flasim nuk ka lidhje me moralin e luftës, fitores dhe varreve të dëshmorëve. Kjo qeveri nuk ekziston. Gjatë gjithë kohës kanë qenë bashkëpunëtor të pushtuesit. Kosova dhe shqiptaria qenka e fuqishme. Që nga 1920 dhe kohët e egra është tradhtuar mijëra herë dhe ka rezistuar.” / abcnews.al  

  • Fluks turistësh në Berat/ Rritet numri i vizitorëve, muzeu “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar

    Fluks turistësh në Berat/ Rritet numri i vizitorëve, muzeu “Onufri” mbetet destinacioni i preferuar

    Qyteti historik i Beratit po përjeton një fluks të lartë turistësh këtë sezon vjeshte, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë se është një nga destinacionet më të preferuara në Shqipëri.

    Vizitorë nga vende të ndryshme, si dhe turistë vendas, kanë zgjedhur të eksplorojnë qytetin e një mbi një dritareve, ku historia, kultura dhe arkitektura bashkohen në harmoni të veçantë.Pas vizitës në jug ky i ri erdhi në Berat ku ka mbetur i mahnitur nga ajo që po shikon në këtë qytet
    Një ndër ndalesat më të vizituara mbetet Muzeu Ikonografik “Onufri”, i cili ruan dhe ekspozon disa nga ikonat më të rralla dhe më të çmuara të artit bizantin shqiptar. Vëmendje të veçantë tërheqin veprat e mjeshtrit Onufri dhe të birit të tij, Nikolla, të cilët i kanë dhënë identitet të veçantë ikonografisë shqiptare.
    Ky grup turistësh nga Spanja tregon se kishin dëgjuar shumë për Shqipërinë dhe lexuar në libra për një vend të bukur.
    “Ajo që ata pëlqejnë më shumë është historia që mbart ky vend  mbi monumentet dhe në lidhje me komunizmin”, shprehet një vizitor nga Spanja.
    Ajo që vihet re është dhe kohëzgjatja e ditëve të qëndrimit e cila në disa grupe arrin në 15 ditë qëndrimi.
    Drejtori i muzeut tregon rritje të vizitave ditore dhe interes të shtuar sidomos nga grupet turistike të huaja.
    Ky trend pozitiv tregon se Berati po forcohet gjithnjë e më shumë si një qendër e rëndësishme e turizmit kulturor në vend.
     

    Top Channel

  • Koha e tregon njeriun e ndershëm, kurse të keqin e njeh për një ditë…

    Koha e tregon njeriun e ndershëm, kurse të keqin e njeh për një ditë…

    Foto ilustrim

    Sofokliu, ishte një dramaturg që jetoi në Greqinë e Lashtë gjatë shekullit V-të Para Krishtit. Ai është një nga 3 shkrimtarët grekë të tragjedisë (dy të tjerët janë Eskili dhe Euripidi), veprat e të cilëve kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.

    Ai shkroi në total 123 drama, nga të cilat vetëm 7 kanë mbijetuar të plota:”Ajaksi”, “Antigona”, “Gratë e Trakisë”. “Edipi Mbret”, “Elektra”, “Filoktetët” dhe “Edipi në Kolonë”. Si shumë emra të tjerë të lashtë grekë, emri “Sofokli” ka një kuptim të veçantë.

    Ai është një kombinim i dy fjalëve greke ‘sophos’ dhe ‘kleos’, që do të thotë përkatësisht “i mençur” dhe “i famshëm”.

    Sofokliu ishte një nga 10 komisionerët, të cilëve iu ngarkua detyra e organizimit të rimëkëmbjes së brendshme dhe financiare të qytet-shtetit pas asaj ekspedite katastrofike. Akti i fundit i njohur i Sofokliut, ishte drejtimit i korit gjatë homazheve me rastin e vdekjes së Euripidit.

    Ai mendohet se ka vdekur në vitin 406 ose 405 Para Krishtit, jo shumë kohë pas Euripidit.

    Në vazhdim ObserverKult ua sjell disa thënie të zgjedhura të Sofokliut:

    Të flasësh shumë është një gjë, të flasësh mirë është një tjetër.

    Gëzimi më i madh është ai që nuk pritej.

    Një fjalë e vetme na çliron nga pesha e dhimbjes- dashuria.

    Askush nuk e do lajmëtarin që sjell lajme të këqija.

    Nuk ka armik më të madh, se sa këshilla e keqe.

    Bota është plot çudira, por çudia më e madhe nga të gjitha, është njeriu.

    Hapeni mendjen, para se ta hapni gojën.

    Koha e tregon njeriun e ndershëm, kurse të keqin e njeh për një ditë.

    Asgjë nuk do të më bëjë të vuajë më shumë, se sa vdekja pa lavdi.E përgatiti: V.K.- ObserverKult

    —————————–

    LEXO EDHE:

    Thënie nga DiCaprio: Vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua, mos fajëso asnjë për to

  • Ilir Demalia tregon të vërtetën për përplasjen me Gjergj Lucën

    Ilir Demalia tregon të vërtetën për përplasjen me Gjergj Lucën

    Analisti i njohur, Ilir Demalia ka reaguar pas debatit në emisionin e Ylli Rakipit, ku u përplas me biznesmenin Gjergj Luca. Ai thotë se që në orët e para të mëngjesit është “bombarduar” me qindra mesazhe, por shumë prej tyre, sipas tij, nuk kanë kuptuar ironinë që përdori ndaj Lucës.
    ”Shumë njerëz nuk e kuptuan ironinë që i bëra mikut dhe vëllait tim Gjergj Luca, kur i thashë se ai prodhon, ndërsa shumë biznesmenë të tjerë nuk prodhojnë asgjë”,- shprehet Demalia. Ai tregon se ironia vijoi edhe kur i kujtoi Lucës akuzat e portaleve për trafik droge me peshq.
    ”I thashë, ti e kap peshkun, e çon në fabrikë, e përpunon dhe e eksporton në Amerikë e në vendet skandinave. Ja ku del pastaj portali që thotë se peshkut i fusin drogë në bark. E thashë ashtu siç e thonë ata që e sulmojnë Lucën prej kohësh”.