Tag: tregon

  • Është ndarë nga Elgi? Postimi i Klea Hutës tregon diçka

    Është ndarë nga Elgi? Postimi i Klea Hutës tregon diçka

    Showbiz E Mërkurë, 29 Tetor 2025 21:43
    Thashethemet për një ndarje të mundshme mes Klea Hutës dhe Elgit Dodës kanë mbetur në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Vetë Klea ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shihet me unazën e martesës, një detaj që shumë ndjekës e kanë interpretuar si një mesazh të qartë për vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Çifti i cili ka qenë gjithmonë aktiv në rrjetet sociale, ka zgjedhur shpesh të mos komentojë direkt për jetën private, duke lënë pas dore çdo spekulim.

     

  • Në Islandë nuk ka mbiemra dhe njerëzit identifikohen nga emri i babait

    Në Islandë nuk ka mbiemra dhe njerëzit identifikohen nga emri i babait

    Shpesh thuhet se në Islandë nuk ka mbiemra. Më saktë do të ishte të themi se mbiemri nuk trashëgohet si te ne. Islandezët përdorin një sistem të vjetër ku emri i dytë tregon prej kujt je. Në vend që familja të ketë të njëjtin mbiemër brez pas brezi, fëmija mban një formë që tregon nëse është bir apo bijë e një prindi të caktuar.

    Në praktikë funksionon kështu. Nëse një burrë quhet Karl dhe ka një djalë me emrin Jon, emri i plotë i djalit do të nënkuptojë Jon biri i Karlit. Nëse ka një vajzë me emrin Anna, emri i saj i plotë do të nënkuptojë Anna bija e Karlit. Po e njëjta logjikë vlen edhe kur zgjidhet të përdoret emri i nënës. Pra mund të kemi Jon biri i Marisë ose Anna bija e Marisë. Ligji u jep prindërve të drejtën të zgjedhin nëse do të përdorin emrin e babait apo të nënës dhe kjo zgjedhje pasqyron frymën e barazisë që shoqëria islandeze e ka përqafuar prej vitesh.

    Një pasojë e natyrshme e këtij sistemi është se vëllezërit e motrat mund të kenë emra të dytë të ngjashëm, por brezat nuk mbajnë të njëjtin. Kur Jon të bëhet prind, fëmijët e tij do të lidhen me emrin e Jonit dhe jo me emrin e gjyshit. Kështu zinxhiri i emrave tregon vazhdimisht lidhjen e drejtpërdrejtë me prindin, duke ruajtur ndjesinë e origjinës dhe të komunitetit të vogël ku të gjithë e njohin njëri tjetrin me emër.

    Kjo mënyrë emërtimi ndikon edhe në sjelljen e përditshme. Në shkollë mësuesit i thërrasin nxënësit me emër. Në punë drejtorët u drejtohen punonjësve me emër. Edhe listat telefonike renditen sipas emrit. Përdorimi i emrit të parë si formë e përditshme komunikimi e zbut distancën dhe e mban shoqërinë më horizontale.

    Natyrshëm lind pyetja se si bëhen dallimet në dokumente, sidomos në një botë ku administrata ndërkombëtare kërkon përputhje emri familjar. Islandezët kanë numra unikë identifikimi dhe sisteme të sakta regjistrimi, ndaj mungesa e një mbiemri të trashëguar nuk krijon kaos. Për udhëtime ose procedura jashtë vendit, nganjëherë lind nevoja për shpjegim, por praktika është e njohur dhe institucionet janë mësuar me këtë veçanti.

    Duhet thënë se ekzistojnë disa familje me mbiemra të trashëguar, zakonisht të ardhur nga histori të vjetra migrimi ose nga përjashtime të hershme. Megjithatë këto janë të rralla dhe nuk përfaqësojnë rregullin e përgjithshëm. Rruga kryesore e identifikimit mbetet emri i parë, i shoqëruar me formën që tregon bir a bijë e cilit prind je.

    Pse ky sistem shihet si ruajtje e ndjesisë së komunitetit dhe të origjinës familjare. Sepse çdo emër e mban gjallë një lidhje të drejtpërdrejtë. Nuk fshihet pas një etikete të përbashkët për të gjithë farefisin, por tregon qartë vijën e ngrohtë që lidh prindin me fëmijën. Në një shoqëri të vogël kjo krijon afërsi dhe përgjegjësi. Ti nuk je thjesht pjesë e një mbiemri të gjerë, por i biri ose e bija e një njeriu konkret që komuniteti e njeh.

    Në fund, kjo është një mënyrë e ndryshme për t’u prezantuar, por jo një pengesë moderne. Ajo bashkon traditën me barazinë, ruan lidhjen me familjen dhe i jep emrit një domethënie të përditshme. Ndërsa bota vrapon drejt unifikimit, Islanda tregon se ka vend për rregulla që na kujtojnë se identiteti nuk është vetëm shenjë administrative, por edhe një rrëfim i shkurtër për prejardhjen tonë.

  • Nga skandalet te shpëtimi shpirtëror: Ish-futbollisti i Barcelonës Dani Alves tregon rrugën e tij të re

    Nga skandalet te shpëtimi shpirtëror: Ish-futbollisti i Barcelonës Dani Alves tregon rrugën e tij të re

    Ish-futbollisti Dani Alves nuk u dënua përfundimisht në rastin e përdhunimit të një vajze 23-vjeçare në Barcelonë, për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme, dhe disa muaj më parë ai u lirua më në fund nga burgu pas 14 muajsh.
    Tani, të paktën siç e tregon në rrjetet sociale, jeton një jetë të ndryshme, më të qetë se ajo që jetoi në vitet e fundit të karrierës së tij në futboll, kur shijonte veçanërisht jetën e natës.
    Në fakt, në videot që u përhapën në internet, braziliani u shfaq duke mbajtur një fjalim si predikues në një kishë në Spanjë dhe duke folur për mënyrën se si e ripërcaktoi marrëdhënien e tij me Zotin.
    “Duhet të kemi besim, vëllezërit e mi, unë jam prova e kësaj. Sepse atë që Zoti premton, e përmbush. Në trazira, në stuhi, gjithmonë ka një lajmëtar të Zotit”.
    Dhe ky lajmëtar, në momentin më të keq të jetës sime, më mori në krahë, më çoi në Kishë, në rrugën e drejtë, dhe sot jam në këtë rrugë falë tij. Bëra një marrëveshje me Zotin”, tha ai në mënyrë karakteristike.

  • “Skemën e korrupsionit e drejton ai”/ Balluku në SPAK, Salianji: Rama duhet të japë dorëheqjen

    “Skemën e korrupsionit e drejton ai”/ Balluku në SPAK, Salianji: Rama duhet të japë dorëheqjen

    Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji komentoi zhvillimet nga SPAK, lidhur me marrjen nën hetim të zv/kryeministres dhe ministres së Transporteve dhe Energejtikës, Belinda Balluku, për abuzime me tenderat. Salianji deklaroi se komunikimi i akuzave nga Prokuroria e Posaçme për numrin 2 të qeverisë bën përgjegjës edhe Ramën.
    “Nëse lajmi për Ballukun konfirmohet zyrtarisht, Edi Rama duhet të dorëhiqet. Belinda Balluku është personi më i rëndësishëm në qeveri, jo vetëm në dukje, por është zv/kryeministre dhe ministrja me portofolin më të madh dhe njeriu me mbështetje politike të fortë, është drejtuesja politike për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës.
    Politikisht është njeriu më i rëndësishëm jo vetëm për shkak të vendimmarrjes, por edhe për shkak të besimit që i ka dhënë Edi Rama për të qenë personi i pushtetshëm në qeverisje. Nëse konfirmohet të jetë ashtu siç është raportuar në media, Edi Rama duhet të dorëhiqet”, u shpreh Salianji.
    Salianji tha se nuk kemi të bëjmë më për raste individuale siç kryeministri shprehet pas çdo të akuzuari nga Prokuroria e Posaçme, por për një skemë paligjshmërie dhe korrupsioni që drejtohet nga Edi Rama.
    Gazetarja: Zv/kryeministrja Balluku është nën hetim. Çfarë do të thotë kjo dhe sa tronditje krijon kjo?
    Ervin Salianji: Nëse lajmi për Ballukun konfirmohet zyrtarisht, Edi Rama duhet të dorëhiqet. Belinda Balluku është personi më i rëndësishëm në qeveri, jo vetëm në dukje, por është zv/kryeministre dhe ministrja me portofolin më të madh dhe njeriu me mbështetje politike të fortë, është drejtuesja politike për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës.
    Politikisht është njeriu më i rëndësishëm jo vetëm për shkak të vendimmarrjes, por edhe për shkak të besimit që i ka dhënë Edi Rama për të qenë personi i pushtetshëm në qeverisje. Nëse konfirmohet të jetë ashtu siç është raportuar në media, Edi Rama duhet të dorëhiqet. Do të ishte i dyti rast që zv/kryeministri, numri 2 pas Edi Ramës, numri për shkak të pushtetit në Bashkinë e Tiranës që është Erion Veliaj, një buqetë e madhe ministrash, më shumë se 20 kryetarë bashkish tregon një model korruptiv dhe kriminal të ndërtuar nga Edi Rama.
    Dhe këtu nuk kemi të bëjmë më me përgjegjësi individuale të këtyre individëve se duket që shtysa kryesore për të prodhuar paligjshmëri në këtë republikë është Edi Rama, se nuk mundet që të jetë i gjithë ekipi dhe ky të jetë më i pastri. Pra, Edi Rama duhet ta mbyllë historinë vetë, ose duhet bërë çdo përpjekje që Edi Rama të largohet një orë e më parë.
    S’janë raste individuale, por skemë paligjshmërie dhe korrupsioni që drejtohet nga Edi Rama.
    Belinda Balluku është Edi Rama, nuk është se ka ndonjë diferencë. E vetmja ministre që është politike, të tjerët duhet të mendohesh shumë për t’i kujtuar se kush janë, s’kanë performancë, as ide politike, as aftësi organizative apo mbështetje qytetare…
    Ky rast tregon, atë që e keni parë, një ekzaltim për këtë lajm brenda PS – siç po duket pra, apo që Edi Rama është kthyer si ato grirëset e mishit që ky grin jetë njerëzore për të mbajtur pushtetin… Dhe ekzaltimi në PS për këtë rast, po ta shohësh edhe tek disa media që janë ekstremisht mbështetëse të Edi Ramës që kanë një lloj ekzaltimi për këtë rast, tregon që vetë PS mund të jetë në këtë lloj zilie dhe xhelozie.
    Nuk ka rëndësi a do të shkojë Balluku apo jo në SPAK, nëse ka ndodhur është një fakt që e dëmton rëndë qeverinë dhe që duhet të bëjë që Rama të dorëhiqet. Fakti qëndron, nëse njeriu më i pushtetshëm që është Edi Rama, edhe në rastin e Ballukut është Rama që merret nën hetim në fakt dhe duhet të japë dorëheqjen e t’i hapë rrugën PS-së për të ndryshuar partinë, reformatuar dhe padiskutim t’i hapë rrugë zgjedhjeve.
    Unë flas se si duhet të jetë dhe si duhet të funksionojë një demokraci. Kur ndodhin këto raste, kryeministri mban përgjegjësi dhe jep dorëheqje. Në Shqipëri, fakti që Edi Rama qëndron me forcë pa pyetur për asgjë, tregon atë që e kemi thënë, jemi në autokraci.
    E dini cilat janë vendet që kanë më shumë arrestime të personave pas liderit, qoftë edhe të niveleve të larta? Vietnami, Kina, Kamboxhia, Butani. Kjo nuk tregon nivelin e demokracisë, por nivelin e lartë të ashpërsisë që ka autokrati dhe të frikës së cilitdo individ që ka afër se në një moment mund ta rrezojë nga pushteti.
    Edhe ky rast tregon se Edi Rama si autokrat po provon të gjithë elementet për të shmangur përgjegjësinë nga ai. Por në fakt përgjegjësia është e Edi Ramës.

  • Trajneri i Juventusit tregon se përse Edon Zhegrova nuk po luan: Sa herë shton ritmin, shfaq probleme

    Trajneri i Juventusit tregon se përse Edon Zhegrova nuk po luan: Sa herë shton ritmin, shfaq probleme

    Edon Zhegrova nuk po merr më minuta te Juventusi. Shumë ndeshje vendimtare të humbura deri tani dhe mundësi të hequra për të shpalosur të gjithë talentin e tij. Para ndeshjes me Lacion, trajneri i Juventusit është pyetur sa i përket Edon Zhegrovës.
    “Kur do ta shohim të luajë si titullar? Pyetje e mirë. Ai nuk ka luajtur për një vit, e transferuam, pastaj shkoi në ekipin kombëtar. Në stërvitje, sa herë që ai përpiqet pak më shumë, shfaqen disa probleme. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe ta ndërtojmë siç duhet”, tha Tudor. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Nga PD, nënkryetare e bashkisë socialiste / Nikollo tregon konfliktin me Ina Zhupën: Si më përjashtuan nga partia

    Nga PD, nënkryetare e bashkisë socialiste / Nikollo tregon konfliktin me Ina Zhupën: Si më përjashtuan nga partia

    Ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë, Manjola Nikollo, ka treguar pse pranoi propozimin për të marrë detyrën e nënkryetares së Bashkisë Sarandë.
    Në një deklaratë publike, Nikollo u shpreh se rrugëtimi i saj politik ka qenë i lidhur me Partinë Demokratike për rreth 15 vite, duke theksuar rëndësinë e opozitës si pjesë e funksionimit demokratik.
    Ajo tregon se pas kandidimit në primare për kandidate për deputete, nisën konfliktet me deputeten Ina Zhupa, e cila sipas Nikollos, përdori funksionin e saj për të ndikuar tek anëtarësia, madje edhe për të manipuluar procesin e votimit.
    “Të gjithë ju që keni qenë bashkudhëtaret e mi, i dini mirë këto problematikat dhe përplasjet e brendshme që lindën në degën tonë. Përplasjet që u bënë për primaret për deputet për qarkun e Vlorës, i cili u kontestua nga unë dhe disa demokratë në heshtje, pasi pati orientim të votës drejt zonjës Zhupa.
    Zonja Zhupa arriti të përdorë ndikimin e saj tek anëtarët e PD-së dhe kjo prishi balancën në këtë proces. Pati ndërhyrje siç ishte rasti i Konispolit, i cili doli i pavlefshëm, apo mosdhënia e listave të anëtarëve që kishin të drejtën e votës”, tha ajo.
    Nikollo shton se më pas u largua nga drejtuesja e PD-së në Sarandë,  ajo u hoq edhe nga grupi i WhatsApp-it të strukturës.
    “Duke qenë se unë nuk isha më kryetare e PD-së, për shkak se dhashë dorëheqje për shkak të udhëzimit të dalë nga qendra për primaret, u mor kjo dorëheqje si përjashtim i Manjolës nga këto zgjedhje. Çuditërisht nuk njoftohesha më në asnjë mbledhje dhe asnjë takim të organizuar. Unë jam demokrate” – tregon ajo.
    Sipas saj, vendimi për t’u bërë pjesë e Bashkisë Sarandë nuk ka asnjë prapavijë politike:
    “Manjola futet në atë bashki si demokrate. Të gjithë më njohin shumë mirë dhe më etiketojnë si Manjola e PD-së. Ajo që iu premtoj demokratëve, veçanërisht për ata demkokratë që i kam zhgënjyer, ju lutem kini besim. Jam Manjola që ju keni votuar dhe mbështetur. Jam zëri juaj në atë bashki. Premtoj që do të dal me kokën lart nga ajo Bashki, ku do të mbroj interesat e qytetarëve.  Jam këtu për të dhënë kontributin tim.”, tha Manjola Nikolo.

  • “Mjafton t’i sekuestrojnë celularin dhe do ti gjejnë prova Ballukut”, Llabani: Shuma të mëdha parash kanë kaluar tej..

    “Mjafton t’i sekuestrojnë celularin dhe do ti gjejnë prova Ballukut”, Llabani: Shuma të mëdha parash kanë kaluar tej..

    Anduena Llabani, e ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimin e zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
    Sipas Llabanit, SPAK ka regjistruar procedimin penal ndaj Ballukut si person nën hetim, me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, ndërsa ftesa për t’u paraqitur me avokat në institucionin e hetimeve tregon se ajo po hetohet në cilësinë e të akuzuarës, jo thjesht si person që ka dijeni për çështjen.
    “Ajo që pritej në lidhje me Ballukun ndodhi. SPAK, edhe pse mori kohë, ka qenë shumë i kujdesshëm deri sa të ndërmarrë hapat e fundit ligjorë ndaj një personi me kaq pushtet. Sot kuptuam se SPAK ka nën hetim Ballukun”, tha Llabani.
    Moderatorja shtoi se SPAK ka vepruar me kujdes për të shmangur përfshirjen e Kuvendit në procesin e hetimit, për shkak të imunitetit parlamentar që gëzon zv/kryeministrja.
    “SPAK është treguar i vëmendshëm për të mënjanuar Kuvendin, në mënyrë që të mos kërkohet mbledhja e Parlamentit për t’i dhënë leje hetimit ndaj një anëtari të tij. Në ditët në vijim SPAK mund të marrë masa ndaj Ballukut, nëse bindet se ajo mund të prishë prova apo të ndikojë dëshmitarë”, theksoi Llabani.
    Duke iu referuar dosjeve në proces hetimi, Llabani pohoi se në SPAK janë depozituar mbi shtatë kallëzime ndaj Ballukut, që lidhen me veprimtari financiare dhe menaxhimin e fondeve publike.
    “Fakti që ka kaq shumë kallëzime tregon se aktiviteti i saj financiar është përtej çdo limiti. SPAK ka qenë i kujdesshëm për të mbajtur informacionin në diskrecion, por personat që kanë dorëzuar prova kanë folur. Kur vendosen sekuestrime ndaj veprave apo kur bashkëpunëtorët e saj merren në pyetje, kjo tregon se zinxhiri shkon deri te Balluku”, shtoi ajo.
    Në vijim, Llabani tha se nuk mund të parashikojë nëse Balluku rrezikon masa ndalimi apo burgim, por sipas saj, hetimet po shkojnë përtej akuzës së shpërdorimit të detyrës, duke përfshirë edhe elementë të pastrimit të parave.
    Ajo theksoi se ka materiale në SPAK ku flitet se shuma të mëdha parash kanë kaluar tej oqeanit, por mbetet sekret hetimor se kush i ka dërguar.
    Moderatorja theksoi gjithashtu se një pjesë e bashkëpunëtorëve të afërt të zv/kryeministres janë tashmë thirrur në SPAK, ndërsa përmendi se institucioni i hetimeve ka qenë shpesh nën presion politik.
    “Në rastin konkret kemi të bëjmë me numrin dy të qeverisë. Nëse mungesa e saj në SPAK të hënën justifikohet për arsye protokollare, atëherë duhet të gjendet një ditë tjetër që ajo të paraqitet”, përfundoi Llabani.

  • Efi Dhedhes tregon të vërtetën: Ky është operimi i katërt

    Efi Dhedhes tregon të vërtetën: Ky është operimi i katërt

    Showbiz E Enjte, 23 Tetor 2025 17:32
    Efi Dhedhes ka ndarë një video-mesazh me ndjekësit e saj pak orë pas daljes nga operacioni, duke i siguruar se ajo është mirë dhe në gjendje të qëndrueshme. Ajo shfaqet e qetë dhe e sinqertë, teksa tregon se ndërhyrja që ka kryer nuk ka qenë estetike, por shëndetësore.
    ”Zakonisht kur dal nga narkoza, sepse në fakt ky është operimi i katërt që unë bëj, jam shumë në qejf dhe kam shumë gjëra për të thënë, por kësaj radhe qenkam shumë e plogësht. Dje dola nga operimi mirë, kisha energji dhe jam çuar në këmbë”,-shprehet ajo.

    Efi theksoi se nuk bëhet fjalë për asgjë serioze apo shqetësuese, por një procedurë mjekësore që e ka detyruar të ndalojë për pak ditë. Megjithatë, ajo ka shfrytëzuar momentin për të përcjellë një mesazh reflektues për ndjekësit e saj:

    “Jo, nuk është ndërhyrje estetike, është ndërhyrje shëndetësore, jo diçka për t’u shqetësuar. Thjesht ndonjëherë kur gjendesh në situata të tilla dhe ke dhimbje, kupton sa pa vlerë është çdo gjë tjetër përveç shëndetit tënd. Kështu, një kujtesë për ty: kujdesu për veten”.

  • Fejesa e Princit Lekës me Blerta Celibashin, intervistë për revistën franceze: Dashuria i duron të gjitha

    Fejesa e Princit Lekës me Blerta Celibashin, intervistë për revistën franceze: Dashuria i duron të gjitha

    Showbiz E Mërkurë, 22 Tetor 2025 18:04
    Fejesa e Princit Leka Zogu II dhe Blerta Celibashit është pasqyruar edhe nga revista franceze ”Point de Vue”, e cila i ka kushtuar një shkrim ceremonisë në plazhin me rërë të bardhë e ujëra të bruzta të Ksamilit. Sipas revistës princi 43 vjeç mblodhi rreth 70 miq e të afërm për të formalizuar fejesën e tij me fotografen 27-vjeçare. Pranë tyre ndodhej edhe vajza e princit me Elia Zaharian, një martesë që u finalizua me një divorc të trazuar. Geraldina, më 22 tetor feston ditëlindjen e pestë. Në kompleksin luksoz ku u mbajt ceremonia, u shërbyen japrakë përpara se princi të ngrinte dollinë e parë. Ai falënderoi të ftuarit në anglisht, kurse Blerta foli në shqip. Më pas, të dy iu drejtuan pistës për vallëzimin e tyre të parë. Në njërën prej unazave të shkëmbyera, shkruhet: “Dashuria i duron të gjitha.” Në një intervistë, çifti tregon përjetimin dhe pritshmëritë nga ceremonia.
    Intervista e Princit Leka Zogu II dhe Blerta Celibashit

    -Si dëshironit që të zhvillohej mbrëmja?

    Princi Leka: Fejesa jonë duhet të reflektonte sinqeritetin dhe thjeshtësinë tonë. Nuk ishte vetëm një moment personal, por edhe një falënderim për këdo që na ka mbështetur dhe përtej kësaj, një formë të të ndarit me popullin shqiptar.

    -Si vendosët ta formalizonit lidhjen tuaj?
    Princi Leka: Vendimi u poq natyrshëm. Mirëkuptimi ynë është bazuar gjithnjë te besimi dhe miqësia. Ne e dinim se ishim gati kur rrugët tona personale dhe profesionale mund të lëviznin në të njëjtin drejtim.
    -Mund të na e prezantoni të fejuarën tuaj?
    Princi Leka: Blerta është e fortë, e kulturuar, e kujdesshme dhe tregon empati. Ajo është vegjetariane, e do natyrën dhe i pëlqen të rrëfejë histori përmes kamerës. Ajo mishëron një trajtë të modernizmit shqiptar.
    -Cilat veti ju tërhoqën te njëri-tjetri?
    Princi Leka: Zgjuarsia, forca e heshtur dhe ndjeshmëria kundrejt të tjerëve. Ajo sillet me dinjitet dhe tregon mirësi të vërtetë.
    Blerta Celibashi: Unë u preka thellë nga integriteti i Lekës, durimi dhe dedikimi ndaj misionit të tij. ai tregon një përulësi të rrallë për dikë në pozitën e tij. Ndjenja e tij e përgjegjshmërisë ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar më preku thellë.
    -Si e parashikoni të ardhmen tuaj?
    Princi Leka: Dëshira jonë është të vazhdojmë të ndërtojmë një jetë në shërbim të të tjerëve dhe me domethënie. Shqipëria po ndryshon vazhdimisht. Shpresoj që duke inkurajuar përpjekjet diplomatike dhe duke ndihmuar popullin shqiptar të përparojë drejt një të ardhmeje europiane, familja mbretërore do të vazhdojë të ruajë një ekuilibër midis republikës, historisë dhe trashëgimisë.

  • 7 shenja që tregojnë se fëmija juaj është gati për të mësuar të shkojë në tualet

    7 shenja që tregojnë se fëmija juaj është gati për të mësuar të shkojë në tualet

    Mësimi i përdorimit të tualetit është një nga ato etapa të mëdha që çdo prind e pret me padurim, por edhe e shqetëson pak në mënyrë të fshehtë. Ai shënon fundin e ndërrimeve të pafundme të pelenave dhe fillimin e një pavarësie të vogël për fëmijën tuaj. Por si e dini nëse fëmija juaj është me të vërtetë gati?

    E vërteta është se gatishmëria nuk lidhet vetëm me moshën; lidhet me shenjat që tregon fëmija. Disa fëmijë japin tregues herët, ndërsa të tjerët marrin kohën e tyre. Truku është të kuptoni këto sinjale që të mund të përgatitni veten dhe vogëlushin për sukses.

    Shenjat që tregojnë se fëmija juaj është gati për tualetin:

    Qëndron i thatë për periudha më të gjata
    Nëse vini re që pelenat e fëmijës tuaj qëndrojnë të thata për të paktën dy orë gjatë ditës, kjo është një tregues i fortë se fshikëza e tij po zhvillohet dhe ai po fiton kontrollin. Të qëndrojë i thatë pas gjumit është një shenjë tjetër pozitive.
    Tregon interes për tualetin
    Kur fëmija juaj ju ndjek në banjë, bën pyetje rreth tualetit ose dëshiron të shkojë vetë, kjo tregon kuriozitet dhe gatishmëri. Disa mund të duan të ulen në tualet “ashtu si mama apo babi”, edhe nëse nuk janë plotësisht gati.
    Nuk i pëlqejnë pelenat e pista
    Fëmijët që janë gati shpesh fillojnë të protestojnë kur u ndërron pelenat. Ata mund të tërheqin pelenën e lagur, të tregojnë kur kanë bërë nevojën ose të kërkojnë të ndërrohen menjëherë. Kjo ndërgjegjësim në rritje është një tregues i fortë.
    Mund të komunikojnë nevojat e tyre
    Mësimi i tualetit kërkon komunikim, qoftë me fjalë (“Duhet të shkoj!”), pa fjalë (tregon me gishta, kryqëzon këmbët) ose me një fjalë të shpikur për tualetin. Nëse fëmija juaj mund të shprehë kur ka nevojë, kjo tregon se po afrohet gatishmëria.
    Mund të ndjekë udhëzime të thjeshta
    Të kuptosh dhe të veprosh sipas udhëzimeve si “ulohu” ose “merr këpucët” është thelbësore. Mësimi i tualetit përfshin një seri hapash shko te tualeti, ulesh, fshihesh, shpluhuresh, la duart pra një fëmijë që ndjek udhëzime do ta bëjë procesin më të lehtë.
    Është gati fizikisht
    Ngjitja në tualet të vogël ose tërheqja e pantallonave lart e poshtë janë aftësi të rëndësishme. Nëse fëmija juaj po zhvillon koordinim dhe pavarësi në këto zona, është një shenjë që është gati.
    Tregon krenari për pavarësinë
    Fëmijët duan të thonë “E bëj vetë!” Nëse vogëlushi është i etur të bëjë gjëra pa ndihmë, kjo zakonisht përkthehet edhe në gatishmëri për tualetin. Ai ndjen një sens të madh të rritjes dhe kjo motivim ndihmon shumë.
    Çdo fëmijë ka ritmin e vet. Disa janë gati që nga 18 muajsh, të tjerët më afër 3 vjeç. Ajo që ka rëndësi është të vëzhgoni këto shenja dhe jo të garoni me kohën. Të filloni shumë herët mund të dështojë, por të filloni kur fëmija është me të vërtetë gati e bën përvojën më të qetë dhe pozitive.

    Mendoni për mësimin e tualetit si një punë ekipore. Festoni fitoret e vogla, qëndroni të duruar gjatë pengesave dhe mbani mend: nuk është një garë, është një arritje.