Tag: tregon

  • Përgjimet në burgun e Durrësit konfirmojnë se Edi Rama shiti Erion Veliajn, kush është Fatmiri që del në dosjen e…

    Përgjimet në burgun e Durrësit konfirmojnë se Edi Rama shiti Erion Veliajn, kush është Fatmiri që del në dosjen e…

    Zbardhja e përgjimeve që i shërbyen vendimit të Apelit të GJKKO-së për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka nxjerrë në dritë shumë më tepër sesa fjalë të ashpra e presion mbi drejtësinë. Më shumë sesa udhëzimet për “ushtrimin e presionit mediatik”, zbardhja e përgjimeve tregon për një prishje të thellë të balancave brenda Partisë Socialiste dhe një sinjal të qartë se kryeministri Edi Rama ka orkestruar gjithçka. Në bisedat e përgjuara nga burgu i Durrësit, Veliaj shfaqet në panik, që numëron ditët me shpresën e lirimit.
    Në një telefonatë me të vëllanë, Arbërin, ai e shpreh hapur strategjinë për datat 11 dhe 12 mars, kur pritej shqyrtimi i apelit: “Duhet mbajt presingu Lal, se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi. ‘Three days to freedom’.” E njëjta qasje del edhe në bisedën me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, ku ai i kërkon që të ndikojë në media që “ta mbajnë presionin” sepse “këto katër ditë janë vendimtare. O dal tani, o rri edhe katër muaj. Kismet Gjykata e Lartë, po ajo vjen pas zgjedhjeve”. Që Veliaj kishte ende besim te mbështetja politike, duket qartë. Por si përfundoi në këtë pikë?
    Edi Rama i mbylli derën
    Në dosjen e përgjimeve del hapur pakënaqësia e thellë e Veliajt ndaj Ulsi Manjës, ministrit të Drejtësisë. Ai e etiketon si “qelbësirë”, “katundar”, dhe shkon deri aty sa të thotë se “do ta mbysë me thonj”. Por a kishte Manja fuqinë për të penguar lirimin e Veliajt? Apo ndonjë tjetër i dha sinjalin për të tërhequr dorën? Dyshohet se prapa refuzimit të skemës së Veliajt për të ndikuar mbi sistemin e drejtësisë qëndron vetë Edi Rama. Pikërisht në një moment kur Veliaj po orkestronte një operacion propagandistik me ndihmën e njerëzve të afërt, Rama i mbylli derën.
    Një nga rastet që nxjerrin përgjimet është lajmi që dyshohet se donte të inskenonte Veliaj në media se prokurori Ols Dado mund të ketë marrë 2 milion euro që ta fundoste. Në dosje thuhet se Veliaj flet me bashkëshorten, i kërkon këshillë Mero Bazes, i cili thotë: në fillim të dalë lajmi, pastaj dëshmitarët, pastaj të flasë Erioni. Dhe kështu ndodh, por gjithçka ngec rrugës, sepse e refuzon kryeministri Edi Rama. Kjo ishte pika ku Veliaj kuptoi se loja kishte mbaruar dhe se ishte vetëm.
    Të tjera përgjime
    Nga ana tjetër, një tjetër përgjim del kur Veliaj, në bisedën me Arbër Veliajn, i kërkon këtij të fundit që në lidhje me fushatën mediatike që kanë ndërmarrë të kenë dhe mbështetjen e “redaktorit”. Arbër Veliaj i konfirmon se i kanë thënë se kanë mbështetjen. Veliaj shkon dhe më tej kur i trajton njerëzit rreth tij si ushtarë. “Në bisedën në orën 10:41 me vëllain e tij, Erioni i kërkon Arbrit të bisedojë me Meron dhe me të gjithë ata se nuk duhet të perceptohet që e kanë lëshuar veten tani në fund”, thuhet në përgjimet që disponon CNA. Veliaj përmend një person me emrin Fatmir që mendohet se është Xhafaj të cilin e konsideron pjesë të ushtrisë së tij.
    Xoxa i konfirmon tensionet brenda PS
    Madje, në një nga këto përgjime, del se ai ishte vënë në dijeni dhe për tensionet mes Etjen Xhafaj dhe Edi Ramës. Në orën 19:52 Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe e pyet se çfarë ka ndodhur ndërmjet Ramës dhe Etjenit, pasi ka dalë te lajmet dhe ka shkruar një status te chati i deputetëve ku thuhet se “Erjoni nuk mbrohet sikur je në kafe”, dhe i kërkon të investigojë pasi do ta telefonojë sërish, Erioni tregon se duhet ta dijë Arbëri dhe Fuga. Në orën 20:16, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, ku kjo e fundit i tregon se Etjeni ka dalë në një emision, diçka e tillë, dhe ka bërë një mbrojtje siç e ka menduar ai, që Erjoni është i pafajshëm, duke mbajtur një qëndrim personal pro tij.
    Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni i tregon se Arbëri i ka sugjeruar që të mos shkojë në seancën e të martës dhe i kërkon që të bisedojë me njerëzit pranë saj, pasi Erioni i thotë se i intereson që të vazhdojë debatin me ata të dy, sepse me Banin dhe me Olsin janë bërë hasha. I kërkon që të bisedojë me Maznikun, ose me Fugën që këta të pyesin Redaktorin dhe t’i japin një fedback nëse duhet ta bëjë betejën, duke qenë se seanca regjistrohet, regjistrim i cili u duhet edhe për gjërat më tej. Erioni i tregon se “ata” janë përgatitur për një seancë gjyqësore 30 minuta nëse do të jetë vetëm Ermiri si avokat, dhe nëse Erioni (ai) do të jetë në seancë do t’i mbajë 3 orë me një fjalim pa fund për të gjitha gjërat.
    I kërkon Ajolës që t’i printojë statuset që ka publikuar në rrjetet e tij me qëllim që të flasë për këto gjëra në seancë gjyqësore. I thotë se nëse nuk i ka printuar, e bën Albani në çast. Vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën dhe duhet të marrë përgjigje për këtë”, thuhet në materialet e përgjimit të Erion Veliajt në paraburgimin e Durrësit.

  • ​ZRrE tregon se përse pritet të shtrenjtohet rryma

    ​ZRrE tregon se përse pritet të shtrenjtohet rryma

    Zyra e Rregullatorit për Energji ka deklaruar se shkaku kryesore i propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike është çmimi në bursa.
    Zyrtari për media në ZRrE, Petrit Pepaj në takimin që po mbahet me gazetarë, tha se kjo është arsyeja kryesore.
    Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike kanë dal disa parti politike. Ndërkohë, qytetarë të shumtë kanë protestuar të shtunën kundër ngritjes së çmimit të rrymës.
    Ata kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “Plakat e Prillit”/ Meteorologia tregon çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

    “Plakat e Prillit”/ Meteorologia tregon çfarë do të ndodhë me motin këtë javë

    Meteorologia Anira Gjoni nga IGJEUM tregon se gjatë kësaj jave, në territorin e vendit do të ketë rënie të temperaturave, por ajo sqaron se nuk do të ketë reshje dëbore apo shiu në këto ditë të para të javës.
    Meteorologia tha se të premten do të rikthehen reshjet e shiut.
    “Nuk presim më të ketë reshje dëbore, pasi janë ezauruar tashmë. Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë gjatë gjithë javës, e premtja do bëjë kthesën.
    Nga dita e martë, në zonat e ulëta temperaturat minimale do jenë 2 gradë celcius, ndërsa në zonat malore -5 gradë celcius.
    Do ketë rritje prej dy gradësh, të mërkurën dhe të enjten. E premtja do të ketë përmirësim. Kjo javë pritej, e kishim parashikuar që do të ishte e ftohtë.
    Nuk do të ketë reshje dëbore ditën e sotme dhe në vazhdim. Ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale të dobëta.
    Në bregdet nuk presim të kemi problematika për sa i përket kushteve të motit. Të premten presim reshje shiu, por jo me intensitet të shtuar”, tha meteorologia për oranews.

  • Zbardhet dosja e përgjimeve të SPAK, Veliaj dyshohet se inskenoi pagesën 2 milion euro për Ols Dadon, ja manipulimet…

    Zbardhet dosja e përgjimeve të SPAK, Veliaj dyshohet se inskenoi pagesën 2 milion euro për Ols Dadon, ja manipulimet…

    Prej disa ditësh mediat po publikojnë përgjimet e bëra nga qelia e burgut të Durrësit ku qëndron i burgosur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.  Dje janë publikuar 5 faqet e para të përgjimeve, ku sipas dosjes Veliaj merret me skenare, manipulim dhe dirigjon mediat dhe pronarët e televizioneve që i shërbejnë duke postuar materialet e tij apo duke sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë me çështjen e tij. Erion Veliaj gjithashtu sipas materialit thuhet se shpikte një skemë me tre dëshmitarë, të cilët sipas tij ishin ofruar dhe kishin dijeni se dikush kishte kërkuar 2 milionë euro, aq sa ishte shuma që ishte paguar te prokurori Ols Dado për arrestimin e Veliajt.
    Dosja
    Në faqen 69 sipas CNA evidentohen disa pika: 1-Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon të vijojë fushata mediatike me postime të rregullta, ditë pas dite, të mbahet ritmi 2-Në bisedën me Ajola Xoxën, Veliaj shfaqet tejet i panikosur pasi po i ushtrohen kontrolle me urdhër nga lart dhe për këtë akuzon Ministrinë e Drejtësisë dhe thotë çfarë mesazhi është ky. 3- Ajola Xoxa thirret në Konsullatën e SHBA në Tiranë dhe Veliaj i thotë që të mos shkojë se kur të vijë Aleksi (që dyshohet se bëhet fjalë për Alex Sorosin) do rregullohen gjërat. 4-Veliaj manipulon dëshmitarët. Ajola e njofton se është e shqetësuar për thirrjen në Prokurori të nënës së saj Valbona Xoxa dhe dajës së saj Erald Simixhiu. Veliaj e mëson Ajolën se çfarë duhet të thonë nëna dhe daja i Ajolës para Prokurorisë. 5- Erion Veliaj vë në lëvizje Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së.
    Përgjimet: Pikat kryesore të faqes 70
    1- Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe kërkon të vijojë fushata mediatike.
    2- Në datën 21 shkurt të vitit 2025, Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe shprehet i shqetësuar se i kanë thënë të bëjë çantat gati për t’u transferuar në një IEVP tjetër. I kërkon që të telefonojë Mero Bazen dhe G.S që të merren me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën e t’i thonë boll se e ke tepruar.
    3- Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë se prokurori e ka vënë në dijeni se do t’i shtohet dhe një akuzë tjetër për të cilin Erioni shprehet “çfarë maskarai”.  Ajola i kërkon të zbusë tonet por Veliaj thotë për prokurorin ta harrojë do ta bëjë copë përditë. Në bisedën ndërmjet tyre, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të telefonojë Mero dhe Genti Sulën, e t’i vërë në dijeni se po insistohet që Erioni të transferohet në Tiranë, në burgun që ai e quan Alkatraz. I kërkon që Genti dhe Mero t’i thonë mos ta bëjë këtë gjë dhe se po e tepron. Bisedën me Gentin dhe Meron, ia kërkon që ta bëjë si nder personal se Erioni po luan mendsh.
    4- Në orën 12:11 Veliaj telefonon Arbrin në lidhje me kronikat televizive të Top Channel , ku sipas tij nuk janë në favor të Erionit dhe i kërkon Arbrit që të vërë dikë t’i monitorojë lajmet se po i shesin si ndere që nuk ekzistojnë. Për këtë gjë, bisedohet në lidhje me kronikën nga Top Channel, ku SPAK konfirmon takimet me dy drejtorë bashkie. I tregon se lajmet e drekës ishin skandal.
    5- Në datën 22.02.2025 në bisedën e zhvilluar në orën 12:12, Erion Veliaj i kërkon vëllait të tij Arbrit, që të rrisë presionin nëpërmjet medias, ku të publikohen njerëz që kërkonin takime dhe nga ana e prokurorisë nuk lejohen. I kërkon që për këtë të flasë me përfaqësuesit e mediave si Meron, Gentin dhe Filipin. Arbri i sugjeron që nuk është mirë që të flasë në telefon në këtë mënyrë, por Erioni përdor një fjalor banal, duke nënkuptuar se nuk e vret fare mendjen.
    6- Në orën 19:35 në komunikimin e zhvilluar ndërmjet Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt,ky i fundit e pyet për Meron me shokë si dhe për (KM). Ajola Xoxa i përgjigjet se ka folur me të gjithë dhe të gjithë po punojnë kaq shumë sa nuk e ka idenë. I tregon se ka biseduar (me KM) sot edhe dje. Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të shprehë shqetësimin e saj se Erionin nuk e lënë të takojë asnjë njeri, dhe se i kanë skanuar 20 vitet e jetës.
    Pikat kryesore të faqes 71
    1-Veliaj flet me Ajola Xoxën dhe i kërkon të flasë me Ministrin e Drejtësisë sepse i kanë bërë zbor në burg dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg dhe se i kanë rrezikuar jetën.
    2- Veliaj i drejtohet Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me fjalët “Qelbësirë” dhe nuk ka për tia falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: “Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës…” Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërish për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katundar i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe nuk pranon që t’i bëhen kontrolle.
    3- Në komunikim, Erion Veliaj i shprehet Ajolës edhe për Ols Efthimi, për të cilin i thotë se pse Mandi (ish-shojeri Ajolës) duhet të pyesë Olsin kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë,por Ajola Xoxa i thotë se e ka patur për tarracën që po rregullonte dhe e pyet se çfarë muhabeti është ky që më bën.
    4- Në datën 23 shkurt të vitit 2025 Veliaj flet me Ajolën dhe kjo e fundit e informon se të gjithë po merren me çështjen e tij, por i ka me merak statuset, pasi duhet të jetë pak më të “buta”. Erion Veliaj i tregon se çështja nuk është më te popullariteti i tij, por nëpërmjet statuseve apo mediave, vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet “Beteja”. Sërish Ajola Xoxai tregon të jetë më i butë me statuset ,pasi çështja është ligjore, por Erion Veliaj shprehet se nga ana ligjore nuk kanë çfarë i bëjnë më shumë, se në burg e kanë futur.
    Erion Veliaj e pyet edhe nëse ka biseduar me Arbrin dhe me Fugën, ndërsa Ajola Xoxa përgjigjet se ka biseduar me të gjithë. 5- Në datën 24.02.2025, në orën 12:48, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku temë diskutimi është deklarata e pretenduar prej tij, se Prokurori ka përmendur fjalën “Ndyrësirë”. Erion Veliaj i kërkon që të angazhohen të gjithë për këtë gjë, duke përmendur Meron, Maks Haxhian, nga të cilët kërkon që të ketë reagim e të ngrihen masivisht të gjithë. I kërkon të angazhojë portale, e gjëra të tjera. “Po duhet ngrit “you should raise hell” plako se kemi, ai ka bërë një gafë spektakolare aty.”
    Vijon në faqen 72 të përgjimeve
    1-Në orën 14:47, gjatë bisedës me Arbrin, Erion Veliaj i kërkon një pasqyrë ku të paraqiten televizionet që po e mbulojnë dhe po e mbështesin luftën e tij mediatike. I tregon se TOP-i po na mbulon, Report TV po na mbulon, Klani po na mbulon,po Klan News” Arbër Veliaj i përgjigjet se është një çik problem me ta, nënkupton Klan Neës. Erion Veliaj e pyet nëse Fuga ka biseduar me ta, gjë e cila konfirmohet nga Arbri. Erion Veliaj i kërkon që t’i thotë se sa ishte mirë Erioni, ishte përditë te ai,dhe duhet të flasë se sot duhet. I kërkon Arbrit që çdo gjë të jetë në unitet,si  në rastin e eventeve me KM, të cilat duhet të postohen te Facebook-u tij apo rrjetet e tjera sociale.
    2- Po në të njëjtën faqe Veliaj diskuton me Ajolën dhe e pyet për audion e manipuluar për fjalën ndyrësirë që pretendonte se është përdorur nga prokurori Ols Dado në seancë.  Për këtë gjë,Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim.
    3- Në orën15:25, Erioni bisedon me Arbrin,të cilit i shpreh shqetësimin që i kanë ardhur lajme se duan ta transferojnë në një IEVP tjetër, duke përmendur se duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security.
    4- Në këtë faqe flitet sërish për audion, në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t’i thotë që po merret me këtë gjë.
    5- I tregon se sërish ka lajme që mund të transferohen te burgu Alkatrazit (IEVP tjetër) dhe i thotë se nuk e di se kush po flet me miqtë e Drejtësisë, pasi punonjësit personeli në IEVP Durrës po i njofton që po hapen vende për tu transferuar. Shpjegon se kjo gjë është shumë e ndyrë, pasi sipas tij i janë privuar shumë të drejta dhe do të ishte e tepërt po të shkonte në një burg më të rëndë.
    6- Në datë 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore,dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje.
    7- Në datën 23.02.2025 në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t’i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka mjet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.
    8- Në orën 14:18, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i tregon se ka parë lajmin që ka dalë për Thoma Gëllçin dhe duhet bërë “Big Deal” se është fiks kujt duhet t’i referohen arrestimit të paligjshëm. Po kështu, e pyetën Arbrin nëse i ka ndjekur porositë e tjera, gjë të cilën Arbri e konfirmon dhe i tregon se “Kam nji kshu në orën tre”
    Pikat kryesore të faqes 73
    1- Ajola i kërkon Veliajt të ketë kujdes me gjuhën, për mënyrën si shprehet.
    2- Veliaj kërkon që miqtë deputetë të ndërhyjnë te KLP-ja pas reagimit në mbrojtje të prokurorëve.
    3- Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjebrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se “mikeshës” i ka thënë që t’i tregojë “lalit” që të mendojë sikur është në Big Brother.
    Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh (Arbjan Mazniku) duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh,ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.
    4- Në datën 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku i referohen fjalës së KM-së (Kryeministrit) për të cilën Erioni tregon se ishte “flakë fare”. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t’ia çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00. I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë Redaktorit,i cili sipas bisedës, ka patur takim me grupin.
     
     

  • Manipulime, dirigjime dhe kërcënime nga burgu i Durrësit/ 5 faqe të plota përgjimesh

    Manipulime, dirigjime dhe kërcënime nga burgu i Durrësit/ 5 faqe të plota përgjimesh

    CNA prej 4 ditësh po sjell përgjimet e bëra nga qelia e burgut të Durrësit ku qëndron i burgosur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

    Sot do të sjellim 5 faqet e para të përgjimeve nga burgu i Durrësit ku megjithëse prapa hekurave Veliaj merret me skenare, manipulim dhe dirigjone mediat dhe pronarët e televizioneve që i shërbejnë duke postuar materialet e tij apo duke sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët që janë marrë me çështjen e tij.

    Në faqen 69 evidentohen disa pika:

    1-Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon të vijojë fushata mediatike me postime të rregullta, ditë pas dite, të mbahet ritmi.

    2-Në bisedën me Ajola Xoxën, Veliaj shfaqet tejet i panikosur pasi po i ushtrohen kontrolle me urdhër nga lart dhe për këtë akuzon Ministrinë e Drejtësisë dhe thotë çfarë mesazhi është ky.

    3- Ajola Xoxa thirret në Konsullatën e SHBA në Tiranë dhe Veliaj i thotë që të mos shkojë se kur të vijë Aleksi (që dyshohet se bëhet fjalë për Alex Sorosin) do rregullohen gjërat.

    4-Veliaj manipulon dëshmitarët. Ajola e njofton se është e shqetësuar për thirrjen në Prokurori të nënës së saj Valbona Xoxa dhe dajës së saj Erald Simixhiu. Veliaj e mëson Ajolën se çfarë duhet të thonë nëna dhe daja i Ajolës para Prokurorisë.

    5- Erion Veliaj vë në lëvizje Këshillin e Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë kundër ILD-së.

    Përgjimet: Pikat kryesore të faqes 70

    1-Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe kërkon të vijojë fushata mediatike.

    2-Në datën 21 shkurt të vitit 2025, Veliaj flet me të vëllain Arbër Veliaj dhe shprehet i shqetësuar se i kanë thënë të bëjë çantat gati për t’u transferuar në një IEVP tjetër. I kërkon që të telefonojë Mero Bazen dhe G.S që të merren me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manjën e t’i thonë boll se e ke tepruar.

    3-Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i thotë se prokurori e ka vënë në dijeni se do t’i shtohet dhe një akuzë tjetër për të cilin Erioni shprehet “çfarë maskarai”.  Ajola i kërkon të zbusë tonet por Veliaj thotë për prokurorin ta harrojë do ta bëjë copë përditë.

    Në bisedën ndërmjet tyre, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të telefonojë Mero dhe Genti Sulën, e t’i vërë në dijeni se po insistohet që Erioni të transferohet në Tiranë, në burgun që ai e quan Alkatraz. I kërkon që Genti dhe Mero t’i thonë mos ta bëjë këtë gjë dhe se po e tepron. Bisedën me Gentin dhe Meron, ia kërkon që ta bëjë si nder personal se Erioni po luan mendsh.

    4- Në orën 12:11 Veliaj telefonon Arbrin në lidhje me kronikat televizive të Top Channel , ku sipas tij nuk janë në favor të Erionit dhe i kërkon Arbrit që të vërë dikë t’i monitorojë lajmet se po i shesin si ndere që nuk ekzistojnë. Për këtë gjë, bisedohet në lidhje me kronikën nga Top Channel, ku SPAK konfirmon takimet me dy drejtorë bashkie.I tregon se lajmet e drekës ishin skandal.

    5- Në datën 22.02.2025 në bisedën e zhvilluar në orën 12:12, Erion Veliaj i kërkon vëllait të tij Arbrit, që të rrisë presionin nëpërmiet medias, ku të publikohen njerëz që kërkonin takime dhe nga ana e prokurorisë nuk lejohen. I kërkon që për këtë të flasë me përfaqësuesit e mediave si Meron, Gentin dhe Filipin. Arbri i sugjeron që nuk është mirë që të flasë në telefon në këtë mënyrë, por Erioni përdor një fjalor banal, duke nënkuptuar se nuk e vret fare mendjen.

    6- Në orën 19:35 në komunikimin e zhvilluar ndërmjet Ajola Xoxës dhe Erion Veliajt,ky i fundit e pyet për Meron me shokë si dhe për (KM). Ajola Xoxa i përgjigjet se ka folur me të gjithë dhe të gjithë po punojnë kaq shumë sa nuk e ka idenë.I tregon se ka biseduar (me KM) sot edhe dje. Erion Veliaj i kërkon Ajolës që të shprehë shqetësimin e saj se Erionin nuk e lënë të takojë asnjë njeri, dhe se i kanë skanuar 20 vitet e jetës.

    Pikat kryesore të faqes 71

    1-Veliaj flet me Ajola Xoxën dhe i kërkon të flasë me Ministrin e Drejtësisë sepse i kanë bërë zbor në burg dhe nuk e pranon këtë sjellje duke e lënë me njerëz që kanë 100 vite burg dhe se i kanë rrezikuar jetën.

    2- Veliaj i drejtohet Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja me fjalët “Qelbësirë” dhe nuk ka për tia falur. Më të njëjtin fjalor flet edhe për Prokurorin Ols Dado, madje në bisedë me Ajolën i shprehet: “Le ta dëgjojnë të gjithë, qelbësirë, atij s’kam për t’ia fal, as Ols Dados, por sidomos Ulsi Qelbësirës…” Biseda e Erion Veliajt me Ajolën vazhdon ku ai flet sërisht për Ministrin e Drejtësisë, të cilin e quan qelbësirë, katundar i ndyrë, i cili sipas tij e ka futur në burg dhe nuk pranon që t’i bëhen kontrolle.

    3- Në komunikim, Erion Veliaj i shprehet Ajolës edhe për Ols Efthimi, për të cilin i thotë se pse Mandi (ish-shojeri Ajolës) duhet të pyesë Olsin kur do dalim, kur do shkojmë në Qerret, kur do zbresësh lart, kur do ikësh poshtë,por Ajola Xoxa i thotë se e ka patur për tarracën që po rregullonte dhe e pyet se çfarë muhabeti është ky që më bën.

    4- Në datën 23 shkurt të vitit 2025 Veliaj flet me Ajolën dhe kjo e fundit e informon se të gjithë po merren me çështjen e tij, por i ka me merak statuset, pasi duhet të jetë pak më të “buta”. Erion Veliaj i tregon se çështja nuk është më te popullariteti i tij, por nëpermjet statuseve apo mediave, vetëm në këtë mënyrë mund të fitohet “Beteja”. Sërish Ajola Xoxai tregon të jetë më i butë me statuset ,pasi çështja është ligjore, por Erion Veliaj shprehet se nga ana ligjore nuk kanë çfarë i bëjnë më shumë, se në burg e kanë futur. Erion Veliaj e pyet edhe nëse ka biseduar me Arbrin dhe me Fugën, ndërsa Ajola Xoxa përgjigjet se ka biseduar me të gjithë.

    5- Në datën 24.02.2025, në orën 12:48, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku temë diskutimi është deklarata e pretenduar prej tij, se Prokurori ka përmendur fjalën “Ndyrësirë”. Erion Veliaj i kërkon që të angazhohen të gjithë për këtë gjë, duke përmendur Meron, Maks Haxhian, nga të cilët kërkon që të ketë reagim e të ngrihen masivisht të gjithë. I kërkon të angazhojë portale, e gjëra të tjera. “Po duhet ngrit “you should raise hell” plako se kemi, ai ka bërë një gafë spektakolare aty.”

    Vijon në faqen 72 të përgjimeve

    1-Në orën 14:47, gjatë bisedës me Arbrin, Erion Veliaj i kërkon një pasqyrë ku të paraqiten televizionet që po e mbulojnë dhe po e mbështesin Luftën e tij Mediatike.

     I tregon se TOP-i po na mbulon,Report TV po na mbulon, Klani po na mbulon,po Klan News” Arbër Veliaj i përgjigjet se është një çik problem me ta, nënkupton Klan Neës. Erion Veliaj e pyet nëse Fuga ka biseduar me ta, gjë e cila konfirmohet nga Arbri. Erion Veliaj i kërkon që t’i thotë se sa ishte mirë Erioni, ishte përditë te ai,dhe duhet të flasë se sot duhet.I kërkon Arbrit që çdo gjë të jetë  nëunitet,si  në rastin e eventeve me KM, të cilat duhet të postohen te facebook-u tij apo rrjetet e tjera sociale.

    2- Po në të njëjtën faqe Veliaj diskuton me Ajolën dhe e pyet për audion e manipuluar për fjalën ndyrësirë që pretendonte se është përdorur nga prokurori Ols Dado në seancë.  Për këtë gjë,Erion Veliaj i kërkon që të mos flasë direkt me ta pasi është në përgjim.

    3- Në orën15:25, Erioni bisedon me Arbrin,të cilit i shpreh shqetësimin që i kanë ardhur lajme se duan ta transferojnë në një IEVP tjetër, duke përmendur se duan të na dërgojnë te Alkatrazi në Tiranë, me high security.

    4- Në këtë faqe flitet sërish për audion, në orën 15:33, Erion Veliaj telefonon Ajolën, dhe kjo e fundit i tregon se ata e kanë transkriptin dhe po punojnë me të, duke pastruar zërin. Erion Veliaj i kërkon të mos japë detaje në telefon, thjesht t’i thotë që po merret me këtë gjë.

    5- I tregon se sërish ka lajme qëmund të transferohen te burgu Alkatrazit (IEVPtjetër) dhei thotë senuke di se kush po flet me miqtë e Drejtësisë,pasi punonjësit personeli në IEVP Durrës po i njofton që po hapen vende për tu transferuar.Shpjegon se kjo gjë është shumë e ndyrë, pasi sipas tij i janë privuar shumë të drejta dhe do të ishte e tepërt po të shkonte në një burg më të rëndë.

    6-Në datë 16:00, Erion Veliaj interesohet sërish në lidhje me transkriptimin dhe me pastrimin e audios së seancës gjyqësore,dhe Ajola në bisedë me të i konfirmon se kanë një përgjigje.

    7- Në datën 23.02.2025 në orën 11:59, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilit i kërkon që të flasë me Shqiptarja, me Temën, që çdo ditë të bëjë ndonjë intervistë dhe të prodhojnë materiale edhe për portalet. Në vijim i kërkon t’i thotë Karlos apo Mirës që nëse i bëjnë pesë pyetje, Erioni të kthen përgjigje, dhe në këtë formë çdo dy-tre ditë bëjnë intervista pak më të gjata, se nuk ka miet tjetër për ta përballuar këtë gjë që po ndodh.

    8- Në orën 14:18,Erion Veliaj bisedon meArbrin, të cilit i tregon seka parëlajmin që ka dalë për Thoma Gëllçin dhe duhet bërë “Big Deal” se është fiks kujt duhet ti referohen. Arrestimit të paligjshëm.Po kështu, e pyetën Arbrin nësei ka ndjekur porositë e tjera, gjë të cilën Arbri e konfirmon dhe i tregonse “Kam nji kshu në orën tre”.

    Pikat kryesore të faqes 73

    1- Ajola i kërkon Veliajt të ketë kujdes me gjuhën, për mënyrën si shprehet.

    2-Veliaj kërkon që miqtë deputetë të ndërhyjnë te KLP-ja pas reagimit në mbrojtje të prokurorëve.

    3-Në skenë del emri i shtetasi Ardit, që mendohet të jetë Ardit Gjerbrea. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje,pa ofendime,pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim. I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë. Këtë gjë, Arditi tregon seia kanë thënë edhe mia nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se “mikeshës” i ka thënë që t’i tregojë “lali” që të mendojë sikur është në Big Brother.

    Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe Redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh Redaktorit, por sipas Arbrit të Madh (Arbjan Mazniku) duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten. Gjatë komunikimit,Arditi tregon se po i bën një mesazh,ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga Redaktori.

    4-Në datën 26.02.2025 në orën 10:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin,ku i referohen fjalës së KM-së (Kryeministrit) për të cilën Erioni tregon se ishte “flakë fare”. Erion Veliaj e pyet nëse e kanë bërë transkriptimin e materialit, që t’ja çojnë Redaktorit që ta shohë dhe i kërkon që të takohet me të nga ora 12:00.I kërkon që materialin t’ia bëjë gati dhe t’ia japë Redaktorit,i cili sipas bisedës, ka  patur takim me grupin.

    Këta janë 5 faqet e para nga përgjimet nga burgu i Durrësit, ku shihet qartë se kush udhëheq fushatën mediatike, sulmet ndaj prokurorit, kërcënimet për Ministrin e Drejtësisë, manuipulimin e audios e shumë të tjera materiale që CNA i ka përcjellë tek ju ditë pas dite./CNA

     

  • Përgjimet: Arditi i kërkon Veliajt të jetë i kujdesshëm dhe se do t’i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT

    Përgjimet: Arditi i kërkon Veliajt të jetë i kujdesshëm dhe se do t’i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT

    Përgjimet: Arditi i kërkon Veliajt të jetë i kujdesshëm dhe se do t’i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT

    Përgjimi nga qelia e burgut të Durrësit ku ndodhet i burgosur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka krijuar një dosje voluminoze ku del se si mediat, gazetarët, janë vënë në shërbim të Veliajt për të sulmuar prokurorë dhe gjyqtarë pas arrestimit të kryebashkiakut Veliaj.

    Por përveç mediave, televizioneve, gazetarëve, edhe personazhe të njohura të ekranit janë vënë në shërbim të Veliajt.

    Sot do të sjellim një tjetër komunikim, ku duket se në bisedën mes Ajolës dhe Veliajt ndërhyn shtetasi Ardit, që dyshohet të jetë Ardit Gjebrea.

    Në bisedën e kryer në orën 21:29, teksa Ajola bisedon me Veliajn, ndërhyn Arditi.

    Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

    I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se: ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

    Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit).

    “Në orën 21:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të caktuar biseda zhvillohet ndërmjet Arditit dhe Erionit. Nga konteksti i bisedës së zhvilluar, Arditi i kërkon Erionit që të japë mesazhe pa fyerje, pa ofendime, pasi në momentin që ka sharje apo shantazhe, quhet kërcënim.

    I tregon se kjo gjë mund të përdoret kundër tij, pasi do të shprehen se ai është brenda dhe kërcënon, imagjinoni po të dalë jashtë.

    Këtë gjë, Arditi tregon se ia kanë thënë edhe miq nga PD-ja, të cilët më përpara kanë shkruar kundër tij (Erionit). Arditi, në vijim të bisedës, i thotë se ‘mikeshës’ i ka thënë që t’i tregojë ‘lalit’ që të mendojë sikur është në ‘Big Brother’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

    Madje Arditi i kërkon që të jetë i kujdesshëm dhe se do t’i bëjë mesazh dhe REDAKTORIT.

    “Erion Veliaj i përgjigjet, se duhet t’ia thotë edhe redaktorit, duke i thënë se po perceptohet sikur Erionin doni ta dëmtoni. Arditi tregon se duhet të jetë i kujdesshëm, pasi po mendon t’i bëjë një mesazh redaktorit, por sipas Arbrit të Madh duhet të ketë kujdes si shprehet se është i vetmi ku mund të mbështeten.

    Gjatë komunikimit, Arditi tregon se po i bën një mesazh, ndërsa Erioni i sugjeron që ta takojë. I tregon se nëse është i zënë për takim, t’i thotë që po shkruaj dy mendime se më duket sikur po e tepron një çik me gjuhën, duke qenë se Erioni i thotë se ato redaktohen nga redaktori”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.Kujtojmë se pas arrestimit të Veliajt, Gjebrea ishte një nga personazhet që reagoi në mbështetje të Veliajt.

  • Vrasja e Ilaria Sulës, ish-i dashuri filipinas tregon pse kreu aktin makabër: Pashë sms-në e dikujt tjetër dhe…

    Vrasja e Ilaria Sulës, ish-i dashuri filipinas tregon pse kreu aktin makabër: Pashë sms-në e dikujt tjetër dhe…

    23-vjecari Mark Antony Samson ka rrëfyer vrasjen e ish të dashurës së tij studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali. I pyetur për 5 orë nga hetuesit i riu ka treguar se krimin nuk e kishte paramenduar. Ai tha se e vrau atë mëngjesin e 26 marsit, pasi ajo shkoi një natë më parë në banesën e tij në Via Homs, në lagjen afrikane në Romë.
    I dyshuari shpjegoi se 22- vjecarja i kishte shkuar në shtëpi mbrëmjen e datës 25 mars për t’i kthyer disa nga rrobat e tij. Sipas tij ajo kishte qëndruar deri vonë në mbrëmje dhe për të shmangur transportin publik preferoi të flinte aty. Ai tregon se teksa po hanin mëngjesin pa në chatin e saj mesazhe të dikujt tjetër dhe nga xhelozia e ka goditur me thikë tre herë në qafë.
    Sipas Samson të dy së fundmi i kishin dhënë fund lidhjes që kishte vazhduar prej disa muajsh me ulje-ngritje.
    I dyshuari më pas pretendoi se gjithçka e kishte bërë i vetëm dhe në pyetjet e gjyqtarit hetues për rolin e prindërve ai ushtroi të drejtën për të mos u përgjigjur. Djali tha se e ngarkoi trupin në makinë, pasi e mbylli në një valixhe, duke e braktisur në një luginë. 23-vjeçari pohoi gjithashtu se kishte pastruar vendin e sulmit. Autopsia zbuloi se shkaku i vdekjes së Ilarias ishte humbja e sasisë kritike të gjakut nga plagët e rënda.
    Ndërkohë në Romë vijojnë protestat si ndërgjegjësim ndaj vrasjes së studentes shqiptare dhe rasteve të tjera të feminicidit. Një kortezh me mijëra pjesëmarrës kaloi nëpër lagjen San Lorenzo në Romë ku jetonte e reja Ilaria Sula para se të vritej.

  • “Tregon se po goditen politikanët e korruptuar”, Beci: Për herë të parë hakërat u zbuluan me emra, një sinjal i fortë..

    “Tregon se po goditen politikanët e korruptuar”, Beci: Për herë të parë hakërat u zbuluan me emra, një sinjal i fortë..

    Për ish-prokurorin Eugen Beci, i ftuar në një emision televiziv, hakërimi i emaileve të 3 prokurorëve në SPAK, tregon minimalisht që SPAK po kryen një punë që po dëmton politikanët dhe maksimalisht prokurorët kanë mbledhur prova shumë delikate për një grup të rrezikshëm.
    Beci tha se është hera e parë që kapen autorët e hakërimit në një interval kohe kaq të shkurtër dhe për këtë duhet përgëzuar institucioni i SPAK.
    Eugen Beci: Të gjithë personat që kanë patur qëllim shantazhimin e kanë realizuar.
     

     
    Pse në emailet e 3 prokurorëve, janë gjetur vetëm këto të dhëna për ish-ministrin dhe dy personat e tjerë?

    Tregon që minimalisht SPAK po kryen një punë që po dëmton politikanët dhe maksimalisht kanë mbledhur prova shumë delikate për një grup të rrezikshmë. Është presion i shtuar ndaj SPAK. Është hera e parë që identifikohen hakërat me emra.
     

  • Zbardhen përgjimet e Erion Veliajt në qeli, urdhëron vëllain e tij për fushatë mediatike

    Zbardhen përgjimet e Erion Veliajt në qeli, urdhëron vëllain e tij për fushatë mediatike

    Përgjime të reja për Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Erion Veliaj është përgjuar në qelinë e tij nga burgu i Durrësit ku flet me të vëllain dhe e urdhëron që të merret me fushatë mediatike në favor të tij. Në përgjimet e siguruara nga CNA.al, përmenden disa botues, K.B., M.B., dhe M.K. Në përgjime thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Erion Veliaj që të takohet me botuesit me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.
    “Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me K.B., e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e K.B., por Erioni e pyet “Po A., s’ke as A. as K.B?”. Ajola i përgjigjet se numrin e A. e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e K.B mund t’ia japë edhe Renato.
    Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë K.B nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.
    Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.
    Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).
    Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e”Ditës”, sepse G.K., ka bërë një super intervistë, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta. I kërkon që për këtë të bisedojë me M.B dhe A..
    Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e G.K te një televizion dhe i kërkon ta lidhë me dy gazeta, që t’i japin vëmëndje, pasi një media do e bëjë patjetër.

    Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e G.K., të shpërndahet sot te G.D, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët (avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.
    Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”
    Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është “vital”. Këto katër ditë janë vendimtare”, thuhet në përgjimet e siguruar nga CNA.
    Më tej CNA zbulon të tjera detaje ku theksohet se lajmi i bërë nga I.Y., ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket C.B.
    Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit I.Y., është ilustrim i plotë i sa më sipër.
    Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e një media online është publikuar një artikull me titull “I.Y.,: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të…”. Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35
    Në përmbajtje të artikullit, I.Y., bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosjen e përgjimeve të siguruar nga CNA. /CNA.al

  • Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për mediat në vend Mira, Karlo dhe Mero…

    Zbardhen DETAJET/ Ja përgjimet e Veliajt për mediat në vend Mira, Karlo dhe Mero…

    CNA ka zbardhur detaje në lidhje me fushatën mediatike dhe se si Erion Veliaj ka urdhëruar vëllanë e tij Arbër Veliajn që të merret me mediat.
    Në përgjime përmendet dhe botuesi Carlo Bollino, ku thuhet se Arbër Veliaj orientohet nga Veliaj që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh.
    Detaje nga përgjimet ku përmendet emri i Carlo Bollinos dhe emisioni që është për Veliajn dhe faktin se duhet të shpërndahet edhe në mediat e tjera.
    “Në orën 16:16, shtetasi Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, të cilës ndër të tjera, i kërkon që të bisedojë me Karlon e ta pyesë nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot. Ajola Xoxa e informon se nuk e ka numrin e Karlos, por Erioni e pyet “Po Albën, s’ke as Albën as Karlon?”. Ajola i përgjigjet se numrin e Albës e ka dhe do ta pyesë. Erioni i thotë gjithashtu se numrin e Karlos mund t’ia japë edhe Renato.
    Në orën 16:21, Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbërin, të cilit i kërkon që të pyesë Karlon nëse i ka marrë përgjigjet e tij për emisionin që do të zhvillohet sot në darkë.
    Në vijim të komunikimit, Arbëri i tregon se “kta shokët tanë” i kanë thënë që nesër do të zhvillohet konferenca me gazetarë. Erion Veliaj e orienton që takimi me gazetarët të bëhet me gazetarë normal, nga Top Channel, Report Tv, Tema, pa njoftim për shtyp që mos të vijnë gazetarët e Syrit apo MCN-ja. Erioni po kështu, i thotë që ata të bëjnë pyetje normale.
    Në orën 16:22, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, dhe kjo e fundit i thotë se ka folur dhe i ka thënë që po e bëjnë gati AI (inteligjencë artificiale). I kanë marrë përgjigjet dhe po e bëjnë gati. Po kështu, Ajola i tregon se e ka pyetur nëse do që të japë intervistë, por i ka thënë jo. Të njëjtën gjë i kërkon edhe Erioni, të rrijë sa më larg (nënkupton intervistës).
    Në orën 18:05, Erion Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e”Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.
    Në orën 18:07, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, ku ky i fundit i tregon se “shokët tanë” i kanë thënë që intervistën (konferencën) ta bëjnë me të gjithë gazetarët, dhe për pyetjet që nuk duan të përgjigjen, do thotë se nuk flasin dot në këto momente. Më pas, Erion Veliaj i tregon Arbrit në lidhje me intervistën e Geri Kokalarit te Report Tv dhe i kërkon ta lidhë me Temën dhe Ditën (Gazeta), që t’i japin vëmëndje, pasi Shqiptarja do e bëjë patjetër.
    Në orën 19:55, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe i kërkon që të sigurohet që intervista e Geri Kokalarit të shpërndahet sot te Gazeta Dita, Tema dhe Shqiptarja, sigurisht edhe për gazetat nesër. Po kështu, i thotë se është mirë që edhe Amerikanët(avokatët amerikanë) të informohen se çfarë po ndodh në mënyrë sistematike. Kjo gjë, thotë Erioni, duhet të jetë në përditshmëri, “daily tasks”.
    Në orën 20:17, Erion Veliaj bisedon me Arbrin dhe e pyet nëse amerikanët (avokatët) e arrijnë datën 11 (data e zhvillimit të seancës së Apelit). Arbrit i tregon se po mundohet të lidhet me ta dhe me shumë gjasa do të jenë në Shqipëri. Erion Veliaj i kërkon gjithashtu që ata të bëjnë një intervistë te Top-i. Ndërkohë, Arbri e njofton edhe në lidhje me konferencën e avokatëve, e cila është lënë të bëhet të nesërmen në orën 14:00, “off camera” “on record”, që gazetarët t’i prodhojnë vetë lajmet. Arbri i tregon se takimi do të quhet “takim informative me avokatët e familjes Veliaj”. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon që “duhet mbajt presingu lal se dita e martë është e pandryshueshme, kshu që katër ditë kemi’. “three days to freedom”. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjëra?”
    Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji ktyre qe ta shperndajne sa me shume edhe ta mbajne presionin se keto kater dite jane vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë. Mbas Zgjedhjeve.” “Kshuqë është “vital”. Këto katër ditë janë vendimtare“, thuhet në përgjimet e siguruar nga CNA.
    Më tej CNA zbulon të tjera detaje ku theksohet se lajmi i bërë nga Ilir Yzeiri ku sulmohen prokurorët e SPAK është pasqyruar dhe në faqen e medias online që i përket Carlo Bollinos.
    “Angazhimi i vëllait të tij, shtetasit Arbër Veliaj, bashkëshortes Ajola Xoxa, shtetasve Alban dhe Renato, për organizimin e fushatës mediatike, postimin kohë televizive dhe postime të ndryshme në media në rrjete sociale, marrje Online si Tema, Shqiptarja.com apo edhe portale të tjera. Vihet re, se shtetasi nën hetim Erjon Veliaj, por edhe bashkëbiseduesit e tij, drejtohen nga një person që përmendet në komunikime si “Redaktori”.
    Nga komunikimet konstatohet se, shtetasi Arbër Veliaj orientohet nga shtetasi nën hetim që të takohet me gazetarët Carlo, Mero apo edhe me Mirën me qëllim që postimet në favor të tij të bëhen gjithmonë e më shpesh. Ka diskutime në lidhje me kohën televizive te Top-i, e më konkretisht në emisionin Top Story të gazetares Grida Duma, si dhe për mbështetjen që merret nga ana e TV Klan, Report Tv, për publikimin e lajmeve në favor të tij, por dhe sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme.
    Po kështu, sipas bisedave të transkriptuara konstatohet se shtetasi Erion Veliaj përcakton edhe editorialin në disa media, ku kërkon orë të caktuara për publikimin e statuseve të tij, me qëllim që ky lajm të përsëritet edhe në kohë televizive/lajme të mëvonshme. Rasti i publikimit të një artikulli të gazetarit Ilir Yzeiri është ilustrim i plotë i sa më sipër.
    Në lidhje me këtë, rezulton se në faqen e medias online “Shqiptarja.com” është publikuar një artikull me titull “Ilir Yzeiri: Përse Dado Bani dhe Samet Gurguri duhet të…”. Artikulli është publikuar në date 03.03.2025, ora 11:35
    Në përmbajtje të artikullit, lir Yzeirit bën një analizë kritike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke ngritur akuza të forta për ndikimet politike dhe korruptive që ndodhin brenda strukturave të drejtësisë”, thuhet në dosje e përgjimeve të siguruar nga CNA.