Tag: tregon

  • “Më takon ti mua apo të turret partia?”, Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm: Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit, por…’

    “Më takon ti mua apo të turret partia?”, Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm: Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit, por…’

    Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vrenozi, ku ky i fundit ka pretenduar se është ftuar për një kafe nga kryesocialisti.

    Rama tregoi bisedën me Vrenozin, ku iu drejtua duke thënë “Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’”.
    “Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dyu lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha.”, u shpreh Rama.
    Më tej kreu i qeverisë shtoi “Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’. E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti m the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë”.
    v

    Top Channel

  • Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm: Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit, por …

    Rama tregon bisedën me demokratin e famshëm: Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit, por …

    Kryeministri Edi Ramq i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vrenozi, ku ky i fundit ka pretenduar se është ftuar për një kafe nga kryesocialisti.
    Rama tregoi bisedën me Vrenozin, ku iu drejtua duke thënë “Më the ‘derën e shtëpisë s’ja mbyll dot kryeministrit’”.

    “Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dyu lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel, dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha.”, u shpreh Rama.

  • VIDEO/ Vota e diasporës kthehet ‘trend’ në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

    VIDEO/ Vota e diasporës kthehet ‘trend’ në TikTok, shqiptari i tregon gishtin e mesit PS-së

    Për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të vendit tonë, diaspora do të ketë mundësi që të votojë për zgjedhjet e 11 Majit.
    Më shumë se 245 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar për të votuar, teksa fleta e votimit iu është nisur me postë nga KQZ.
    Teksa një pjesë e tyre fletëve të votimit ka përfunduar tek shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve, duket se fotografimi i votës  po kthehet trend në rrjetet sociale.
    Një video e publikuar dje në rrjetin social TikTok (të cilin qeveria shqiptare e ka ‘mbyllur’), një shqiptar ka publikuar momentin kur ai voton, ku i tregon edhe gishtin e mesit numrit PS-së dhe në fund voton për Partinë Demokratike.

  • Kush nga deputetët e ardhshëm ka bërë plagjiaturë? Studiuesi tregon rastet

    Kush nga deputetët e ardhshëm ka bërë plagjiaturë? Studiuesi tregon rastet

    Studiuesi Taulant Muka i ftuar në Quo vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus ka komentuar situatën politike dhe programet elektorale.
    I pyetur nga moderatorja Borakaj se kush nga politikanët ka bërë plagjiaturë, Muka tha se po të shohësh janë të njëjtët figura, dhe e njëjta moto, kopjo dhe mos prodho.
    Ai tha se as në kampin opozitar nuk sheh figura me intelekt, por thejshtë njerëz të fryrë.

    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Nga gati 539 kandidatë në lista sa prej tyre kanë plagjiaturë?
    Muka: Janë shumë.
    Borakaj: Po ata të listës së mbyllur?
    Muka: Duken vetëm ata që janë publikë, ministra apo kryetarë bashkie, tregon vizion që kanë për arsimin, merr kopjo. Këto 12 vite janë larguar pjesa krijuese dhe intelektuale, që duhen dekada për ta rikrijuar. Nuk i kemi kushtet si SHBA apo Britania të tërheqim kapitalin. Nga ana tjetër kemi një opozitë, ku nuk ka asnjë shkencëtar apo inovator, ndonjë që ka luftuar ndonjë sistem arsimor të drejtë. Shoh figura në PD që trumbetohen njerëz me karrierë të dyshimtë, fëmijë të ish-deputetëve etj, që tregon ende një riciklim të të njëjtit model. Nuk ka gjë të keqe të jesh fëmijë ish-deputeti apo ish-ministri, por kur nuk ka riciklim ky kthehet në problem. Kemi tre kryeministra, dy prej tyre kanë qenë presidentë që i kaën marrë shumë kësaj toke. Kemi një studim të fundit ku dolëm më pak inteligjentët në rajon.
    Borakaj: Ne mendojmë se jemi popull i zgjuar.
    Muka: Në Shqipëri ka folklorizëm, dhe folklorizmi ecën aty ku niveli i dijes nuk është në nivelin e duhur. Qytetarët shqiptarë u vlerësuan si më pak inteligjentët në Europë. Po të shikosh raportet ndërkombëtare ka të bëjë me mungesën e kapitalit profesional. Kur kapitali largohet kthehet në shuplakë. Në këtë kontekst shoh kryeministrin që nxori një video për një tjetër hekurudhë, ndërsa shihja një postim të një gazetari tregonte se si Enver Hoxha për 10 muaj ndërtoi hekurudhën Tiranë-Durrës.
     

  • Kreu krim zgjedhor? Reagon  kandidati i PS: Nuk ka shkelje ligjore, fotoja tregon vetëm dorëzimin e…

    Kreu krim zgjedhor? Reagon kandidati i PS: Nuk ka shkelje ligjore, fotoja tregon vetëm dorëzimin e…

    REAGIMI I PLOTË:
    Një foto që tregon votues të diasporës duke mbajtur zarfin e votimit nuk përbën automatikisht krim zgjedhor. Në këtë rast, fotoja ilustron thjesht mbërritjen me sukses të zarfave të votimit dhe funksionimin korrekt të procesit për diasporën.Sipas Kodit Penal të Shqipërisë, krimet zgjedhore përfshijnë veprime si:
    • Korrupsioni aktiv dhe pasiv në zgjedhje, pra blerja ose shitja e votës .
    • Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore, që nënkupton shfrytëzimin e burimeve shtetërore për fushatë .
    • Shkelja e fshehtësisë së votimit, si publikimi i fletës së votimit të plotësuar ( ketu zarfi eshte i mbuluar nuk ka asnje emer kandidati)
    • Pengimi i zgjedhësit ose kanosja ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje .
    Në rastin e përmendur, për sa kohë nuk ka prova që personat në foto janë detyruar, shpërblyer ose ndikuar në mënyrë të paligjshme për të votuar për një kandidat të caktuar, dhe nuk është shkelur fshehtësia e votimit, nuk ka bazë për të konsideruar këtë si krim zgjedhor.

  • “I ndoqëm dhe na nxorën armë”/ Agron Kapllanaj tregon versionin e tij pas përplasjes me agjentët e BKH: Nuk lajmëruan…

    “I ndoqëm dhe na nxorën armë”/ Agron Kapllanaj tregon versionin e tij pas përplasjes me agjentët e BKH: Nuk lajmëruan…

    Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier ku oficerët e policisë dhe BKH-së janë përplasur me punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanajt, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit dhe ish-eksponent i Partisë Demokratike.

    Ky i fundit, në një reagim ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen duke pohuar se në parkimin e zyrave të subjektit politik që ai përfaqëson ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe ka ngritur një dron.
    Ky veprim sipas tij ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.
    “Kur ka shkuar roja i objektit për të kërkuar shpjegime se përse po ngrenë dronin nga parkimi i zyrave të tyre një prej agjentëve i ka thënë se ‘po kërkojnë të blejnë një pronë’, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda”, pretendon Kapllanaj.
    Agjentët janë larguar pas këtij debate tregon Kapllanaj, por janë ndjekur nga disa zyrtarë të subjektit politik dhe dy të afërm të tij dhe mes tyre ka nisur një përplasje.
    Kapllanaj pretendon se nuk kanë pasur informacion dhe nuk iu është thënë se ishin agjentë të BKH dhe nga këta të fundit sipas tij është nxjerrë edhe arma në formë kërcënimi.
    Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Fier me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales, policia arrestoi tre persona.

    Top Channel

  • Zelensky i tregon vijat e kuqe SHBA-së për luftën me Rusinë

    Zelensky i tregon vijat e kuqe SHBA-së për luftën me Rusinë

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas raportimeve të mediave ndërkombëtare në lidhje me një propozim të pretenduar nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Witkoff.Sipas raportimeve, Witkoff kishte zhvilluar një takim në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, ku ndër temat e diskutuara dyshohet të ketë qenë edhe ndarja territoriale e Ukrainës dhe njohja e disa rajoneve të pushtuara si pjesë e Federatës Ruse.
    Zelensky e cilësoi këtë si të papranueshme, duke theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës nuk janë të diskutueshme.

  • Berisha tregon 8 pika pse duhet votuar PD më 11 maj

    Berisha tregon 8 pika pse duhet votuar PD më 11 maj

    Kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar pse duhet votuar numri 1 në fletën e votimit më 11 maj. Sipas videos janë 8 pika pse shqiptarët duhet të votojnë PD. Po sot Berisha pati një takim me bizneset e vogla në Tregun Industrial të Tiranës. Gjatë takimit, ai foli për politikat që do të vendosë për biznesin e vogël, nëse Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë zgjedhjet e 11 majit. Diku biseduar me qytetarët, njërit prej tyre i ra telefoni, i cili iu përgjigj: “Jam me Sali Berishën. Jam me Salën”, ndërsa lideri i iu kthye me batuta: “Përshëndete”.
    1-Karta e konsumatorit.2-Rritje pensionesh 20%.3-TVSH ulet në 15%.4-Ulet çmimi i energjisë.5-Ulet çmimi i naftës.6-Paga mesatare 1200 euro.7-Paga minimale 500 euro.8-Minimumi jetik 200 euro.

  • Skanimi i Titanikut, zbulohen detaje të reja të panjohura më parë për anijen

    Skanimi i Titanikut, zbulohen detaje të reja të panjohura më parë për anijen

    Një analizë e detajuar e një skanimi dixhital me përmasa të plota të Titanikut ka zbuluar një pasqyrë të re në orët e fundit të anijes së mbytur shumë vite më parë.

    Sipas mediave të huaja, videoja 3D tregon mënyrën sesi anija u nda në dysh, ndërsa u mbyt pasi goditi një ajsberg në vitin 1912, ku 1500 pasagjerë humbën jetën në katastrofë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Skanimi ofron një pamje të re të dhomës së bojlerit, duke konfirmuar rrëfimet e dëshmitarëve okularë se inxhinierët punuan deri në fund për të mbajtur ndezur dritat e anijes.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Dhe një simulim kompjuterik tregon gjithashtu se shpimet në byk me madhësinë e copave të letrës A4 çuan në mbytjen e anijes.

    “Titanic është dëshmitarja e fundit okulare e mbijetuar e katastrofës dhe ajo ka ende histori për të treguar,” tha Parks Stephenson, një analist i Titanikut.

    Skanimi është studiuar për një dokumentar të ri nga National Geographic dhe Atlantic Productions të quajtur Titanic: The Digital Resurrection. Anija e mbytur e cila shtrihet 3800 metra poshtë në ujërat e akullta të Atlantikut, u hartua duke përdorur robotë nënujorë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Më shumë se 700,000 imazhe, të marra nga çdo kënd, u përdorën për të krijuar “binjakun dixhital”, i cili u zbulua ekskluzivisht në botë nga BBC News në 2023.

    Për shkak se rrënoja është kaq e madhe dhe shtrihet në errësirën e thellësive, eksplorimi i saj me zhytëse tregon vetëm pamjet magjepsëse, por jo më shumë. Skanimi, megjithatë, ofron pamjen e parë të plotë të Titanikut. Por, thelbi i asaj që ka mbetur është një grumbull metali i gërryer. Dëmi u shkaktua pasi anija u nda në gjysmë.

  • Një tjetër kryeministër në “orbitën” e Vuçiçit, zbardhen prapaskenat, ja pse zgjodhi një mjek për postin

    Një tjetër kryeministër në “orbitën” e Vuçiçit, zbardhen prapaskenat, ja pse zgjodhi një mjek për postin

    Marsela SHYTIA
    Përfaqësuesi për përbërjen e qeverisë së ardhshme serbe është Gjuro Macut, një mjek pa përvojë politike dhe një nga nismëtarët e lëvizjes së re të presidentit Vuçiç. Kjo tregon se gjëja më e rëndësishme ishte shmangia e zgjedhjeve, thonë kritikët, shkruan Deutsche Welle. Zgjedhjes së Macut si kandidat i paraprinë spekulime disajavore për kandidatët e mundshëm: pretendohej se kishte një zgjedhje mes dy kandidatëve, u përmend mundësia e një kryeministri nga diaspora, u qarkulluan edhe emrat e disa ish-ministrave, por në fund zgjedhja ishte një mjek.
    Endokrinologu Macut ka diplomuar, magjistratur dhe doktoruar në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, ku është profesor. Është zëvendësdrejtor i Klinikës për Endokrinologji, Diabet dhe Sëmundje Metabolike të Qendrës Klinike Universitare. Sipas informacioneve të publikuara, ai është një ekspert me famë botërore për sindromën e vezores policistike. Ai është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Shoqatës Evropiane të Endokrinologjisë dhe profesor i ftuar në universitetet e Athinës dhe Shkupit.
    Vazhdimësia e krizës
    Ka pasur edhe spekulime se regjimi mund të vendosë për zgjedhje të parakohshme nëse nuk ka qeveri të re. Por atmosfera në vend, rezistenca e madhe e qytetarëve dhe paralajmërimet e zhurmshme të opozitës se nuk do të kishte zgjedhje në të njëjtat kushte, çuan në emrin e presidentit të ri. Kryeministri i ardhshëm, qeveria e të cilit duhet të zgjidhet deri më 18 prill, përballet me detyra të vështira.
    Zgjedhja e tij është edhe më e çuditshme, sepse ai është një mjek që praktikisht nuk ka përvojë politike. Macut është një nga anëtarët e komitetit iniciativ të “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin” të Vuçiçit dhe shënohet se ai ishte edhe një nga vizitorët në parkun Pionirski ku iu drejtua “studentëve që duan të mësojnë”. Kjo është arsyeja pse një nga iniciatorët e ProGlas, shkrimtari dhe botuesi Gojko Bozhoviç, beson se zgjedhja e Macutos është vetëm një vazhdimësi e ‘qeverisë së vazhdimësisë’.
    Zgjedhja e Vuçiçit
    Për sa i përket personelit, mandati i ri është një njeri që ka qenë pjesë e aksioneve propagandistike të regjimit në muajt e fundit, vijon i intervistuari i Deutsche Welle-s dhe kujton se Macut ka folur në kundërmitingun e regjimit në Jagodinë dhe se është një nga nismëtarët e lëvizjes së Vuçiçit.
    “Kjo tregon se bëhet fjalë për një person nga orbita e Partisë Përparimtare Serbe. Kriza në Serbi nuk mund të zgjidhet me ndryshimin e kandidatëve apo zëvendësimin e një kryeministër me një tjetër, ajo mund të zgjidhet vetëm me ndryshimin e politikës”, thotë Bozhoviç. Zgjedhja e një mjeku pa asnjë përvojë politike në rrethana komplekse rajonale dhe ndërkombëtare, ndoshta tregon se gjëja më e rëndësishme ishte formimi i një lloj qeverie dhe shmangia e zgjedhjeve.
    Kundër-mitingu
    Skenari të kujton në mënyrë të parezistueshme rastin e ish-kryebashkiakut të Beogradit, Zoran Radojiçiç, po ashtu mjek, i cili praktikisht u zhduk nga jeta publike pasi u bë kreu i kryeqytetit. Sipas Bozhoviçit, zgjedhja e Macut-it tregon se “udhëheqësit të regjimit nuk i duhet një kryeministër i vërtetë, por për një të ngarkuar me punë”.
    Vuçiq në fjalën e tij hyrëse foli për situatën e komplikuar në rajon, por edhe për ‘revolucionin me ngjyrë’, me keqardhje që nuk ka reaguar më herët dhe më ashpër. Për Bozhoviçin, kjo tingëllon si një ‘shpallje e radikalizimit’. Përkundër kësaj, Aleksandar Vuçiq përsëri në fjalimin e tij bëri thirrje për dialog, por siç thekson Gojko Bozhoviç, “mesazhi dhe mënyra se si u komunikua, shpallja e kundër-mitingut të 12 prillit, në fakt tregon se qeveria i shmanget ballafaqimit me realitetin, dhe kështu shmang dialogun”, përfundon “Deutsche Welle”.