Tag: tregon

  • Rama tregon pse nuk del në debat me Berishën: S’më ka lënë të vdekur pa më pështyrë

    Rama tregon pse nuk del në debat me Berishën: S’më ka lënë të vdekur pa më pështyrë

    Në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë ftesën për debat, që rivali i tij, Sali Berisha i ka bërë disa herë gjatë kësaj fushate elektorale.
    I pyetur pse e refuzon përballjen me kreun e PD, Rama tha: “Nuk i përmbush kushtet për të pasur fatin e një debati me mua, një individ katran me bojë, i cili nuk ka lënë të vdekur e të gjallë të shtëpisë sime, pa pështyrë e pa shkelur me këmbë”.
    E njëjta pyetje iu bë shefit të qeverisë edhe për 10 kandidatët e tjerë në garën për kryeministër, disa prej të cilëve, si për shembull Adriatik Lapaj e Lulzim Basha e kanë ftuar në debat.
    “Nuk i njoh si kundërshtarë në kuptimin… Ata tani janë por, me Lulin unë më shumë se sa të komunikoj me video “selfie”, nuk besoj se mund të bëj”, u përgjigj Rama.

  • Video që tregon veprimin e pakuptueshëm të Arsenalit, linte minutat të iknin kot edhe pse po humbisnin 0-1

    Video që tregon veprimin e pakuptueshëm të Arsenalit, linte minutat të iknin kot edhe pse po humbisnin 0-1

    Arsenali është mundur në shtëpi nga PSG në gjysmëfinalen e Champions League 0-1. Ekipi i Artetës është kapur në befasi nga francezët, duke zhgënjyer shumë, veçanërisht në fillim të ndeshjes.
    Por ajo që ka bërë përshtypje ishin mungesa e efikasitetit në lojë dhe humbja e kohës, e pashpjegueshme.
    Një rast i tillë ndodhi në minutën e 50, me një faull të fituar në gjysmëfushën e Arsenalit. Pavarësisht se ishin në humbje dhe në momentin e tyre më të mirë, lojtarët e Arsenalit po luanin si ata të PSG duke vonuar goditjen e dënimit me 4 lojtarë të ndërruar dhe 38 sekonda të kaluara, për të ulur tempin e tyre. /Sport Ekspres/

  • Berisha me ironi: Ministret e Ramës sillen si badigardet e Gaddafit

    Berisha me ironi: Ministret e Ramës sillen si badigardet e Gaddafit

    Kryetari i PD, Sali Berisha ironizoi anëtaret gra të kabinetit qeveritar kur tha sillen si badigardet e ish-udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddaf të cilat i thurnin lavde udhëheqësit.
    Gjatë fjalës së tij në konferencën “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”, Berisha tha se ministret nuk kanë bërë asgjë në mbështetje të grave përgjatë 12 viteve të qeverisjes prej Edi Ramës.

    “U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit. Edhe ky një lloj mizogeni që nuk tregon dot 12 vite një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri. Nuk tregon një program për mbështetjen e nënave kryefamiljare të cilat janë të shumta sot”, tha Berisha.
    Përgjatë tre mandateve në pushtet të socialistëve, Berisha tha se gratë u përballën me kushte të vështira jetese.
    “Gratë shqiptare u përballën këto 12 vite me një varfëri në rritje. Në qoftë se në vendet e tregut të lirë, në ligjet e tregut, varfëria shkon në pakësim, në diktatura dhe narkodiktatura, varfëria ecën gjithnjë në rritje. Dhe kjo ndodhi këto 12 vite në Shqipëri”, tha Berisha.
    Pjesë nga fjala e Berishës
    Çfarë ndodhi? Rrogat mbetën të ulëta, përveç rrogave të larta. Rrogat e larta në Shqipëri janë më të larta se në Kroaci, se në Slloveni. Kurse rrogat e ulëta janë më të ulëtat në Europë. Në Shqipëri, diferenca mes rrogave të ulëta dhe atyre të larta është 120-15 herë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Nuk ndodh as në SHBA, as në Gjermani sepse ka disa parime dhe kur vjen problemi, rrogat e ulëta janë më tepër tek gratë dhe vajzat. Kështu që pozita e tyre këto vite është përkeqësuar me shpejtësi.
    Është përkeqësuar gjendja e tyre shpirtërore për faktin se ato kanë përcjellë jashtë, dhe vetëm për shkaqe ekonomike, qindra mijëra vajza, djem të tyre. Është përkeqësuar sepse ato nuk ushqejnë dot, siç tregon UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte, u japin gjithsej dy vakte fëmijëve të tyre.Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet.
    Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh?
    4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. asnjë.
    Dhe qe një moment, kur qeveria franceze i dha qeverisë shqiptare një grant 60 milionë euro tërësisht kushtuar mbështetjes së grave. U ngrita dhe propozova që t’i shtojmë edhe ne, t’i bëjmë 100 milionë dhe ky është një shans për të ndihmuar vajzat dhe gratë.
    Absolutisht jo. I trupëzuan në buxhet dhe nuk lanë asnjë qindarkë.
    Dhe të gjithë ato zonja ishin aty dhe nuk folën.
    U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit.
    Edhe ky një lloj mizogeni që nuk tregon dot 12 vite një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri.
    Nuk tregon një program për mbështetjen e nënave kryefamiljare të cilat janë të shumta sot.

  • Ermal Meta zbulon se ka dy vajza 18-vjeçare në Shqipëri: Nuk kam folur kurrë për këtë

    Ermal Meta zbulon se ka dy vajza 18-vjeçare në Shqipëri: Nuk kam folur kurrë për këtë

    Showbiz E Shtunë, 26 Prill 2025 09:55
    Në një rrëfim të fundit personal për ‘Vanity Fair Italia’, këngëtari shqiptar Meta tregon se dikur kishte frikë të bëhej baba nga frika se mos i ngjante të atit.
    Por gjithçka ndryshoi me lindjen e vajzës së tij, Fortuna. Por historia më prekëse lidhet me dy vajza nga një jetimore në Shqipëri, të cilat ai dhe partnerja e tij Chiara i kanë ndjerë si fëmijët e tyre prej tre vitesh dhe që më në fund, do të mund të jetojnë me ta.

    “Unë dhe Chiara, partnerja ime, së shpejti do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I njohëm kur ishin 15 vjeçe, por si çift i pamartuar nuk mund t’i adoptonim. Në qershor mbushin 18 vjeçe dhe do të mund të jetojnë me ne. Por për ne, ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë për këtë…”
    Kjo histori prekëse tregon anën e ndjeshme të artistit, përtej muzikës.

  • Arda Guler i tregon Ancelotti-t që ka gabuar, turku shënon supergol dhe kalon Realin në avantazh (video)

    Arda Guler i tregon Ancelotti-t që ka gabuar, turku shënon supergol dhe kalon Realin në avantazh (video)

    23 Prill 2025

    22:05

    Telesport

    Real Madrid po luan në këto momente në transfertë ndaj Getafe, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.  Madrileënve iu duhet me patjetër fitorja për të mbajtur hapin e Barcelonës, e cila fitoi mbrëmë 1-0 ndaj Mallorca-s.
    “Los Blancos” kanë kaluar në avantazh në minutën e 21-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe disa tentativave, Arda Guler shënon një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN
    Me këtë gol, mesfushori turk i tregon Carl Ancelotti-t që ka gabuar duke i dhënë pak minuta në dispozicion sepse për hir të vërtetës sa herë është futur titullar, ka bërë perfomancë të mirë.

  • Sulmoi fëmijët me spektër autik/ Rama trash skandalin: E kam lexuar në literaturën politike

    Sulmoi fëmijët me spektër autik/ Rama trash skandalin: E kam lexuar në literaturën politike

    Situata psikologjike e Edi Ramës sa vjen dhe rëndohet.

    Sulmet dhe fyerjet krahinore, sulmi ndaj burrave të Dibrës, të cilët i quajti çyrykë, fyerja familjeve shqiptare duke u thënë grave të ndajnë burrat, skandali me fëmijët të cilëve u thoshte më shihni mua lakuriq, u pasua nga një rrëshqitje psiqike edhe më e rëndë, teksa fyeu rëndë personat që vuajnë nga spektri autizmit.

    LEXO EDHE KËTË: E rëndë/ Shkallon Rama, tallet me autizmin: Kush nuk më voton mua është…

    Mirëpo, në vend të kërkimit të faljes me përulje, Rama ka dalë si lugat mbrëmjen e së martës ka mbrojtur fyerjen që bëri duke thënë se e kishte lexuar në literaturën politike, por po vetë thotë në video që kjo shprehje paska 10-15 vite që nuk përdoret më. Këmbënguluja për të justifikuar skandalin e rëndë, tregon që kryeministri i vendit ka shkalluar, për më tepër tregon se prej 10-15 vitesh nuk ka kapur libër me dorë. Gjë që tregon se fyerja ndaj personave me aftësi ndryshe jo vetëm që nuk përdore në literaturën politike askund, por se Edi Rama deliron dhe ka firuar nga gjendja psikologjike aq shumë se mendon se do bindë ndokënd me justifikimin.

  • “Ai i dinte emrat e të gjithë fëmijëve…”, famullitari i Gazës tregon telefonatën e fundit me Papën

    “Ai i dinte emrat e të gjithë fëmijëve…”, famullitari i Gazës tregon telefonatën e fundit me Papën

    “Papa Françesku nuk dështoi kurrë të ishte i pranishëm, të jepte mbështetjen e tij, të thoshte mendimin e tij. Ai na telefononte gjithmonë, ishte një takim i rregullt”. Kështu u shpreh Atë Gabriel Romanelli, famullitar i Familjes së Shenjtë, e vetmja famulli katolike në Gaza, teksa flet për vdekjen e Papa Françeskut.
    “Ne kemi humbur një baba, një anëtar të familjes sonë,” tha ai në një intervistë për La Stampa.
    Sipas tij Papa Françesku ishte një prani e vazhdueshme. Asnjëherë nuk ka munguar të sigurojë praninë, mbështetjen, fjalët e tij.
    “Na telefononte gjithmonë, ishte takim i rregullt. Herën e fundit që folëm me të në telefon ishte të shtunën në mbrëmje, para Vigjiljes së Pashkëve. Unë isha në kishë duke falur Rruzaren dhe ai foli në celularin e famullitarit tim At Jusef. Ai foli me të, pastaj me motrën Maria. Ai pyeti për fëmijët dhe se si po përgatiteshim për Pashkë”, vazhdoi ai.
    “E falënderova, e ndjeva se ishte i lodhur dhe nuk doja ta mbaja në telefon. Më dukej veçanërisht i lodhur dhe i rraskapitur, pa frymë. Mendova se ishte dobësuar pasi kishte folur me famullitarin tim dhe murgeshën. Por shpirti i tij ishte gjithmonë i njëjtë, na inkurajonte shumë. Për mua ishte një shenjë e madhe shprese, por edhe mbështetjeje dhe afrimi”.
    Që nga 7 tetori kur filloi lufta, tregon ai, Papa ka qenë një mbështetje e vazhdueshme për ta.
    “Unë e njoh Papa prej vitesh dhe gjithmonë, sa herë që takoheshim, ai më pyeste për komunitetin tonë të vogël të famullisë. Ai gjithmonë më inkurajonte mua dhe vëllezërit e mi para meje, për të vazhduar këtë punë.” “Kur shpërtheu lufta pas 7 tetorit, Papa vendosi të na bëjë të ndjejmë praninë e tij”.
    “Ai ishte afruar aq shumë me komunitetin tonë sa i njihte zërat dhe dinte emrat e fëmijëve. E vinim në altoparlant kur thërriste dhe fliste me fëmijët, ata thërrisnin njëri-tjetrin në emër, i kërkonin këshilla, ndihmë dhe ai nuk përmbahej kurrë. Na bënte të ndiheshim të veçantë.”
    “Me vdekjen e tij – përfundon At Gabriel Romanelli – ne humbasim një mbështetje të madhe. Tani jemi të pikëlluar, por kemi fituar një ndërmjetës të madh në qiell”.

  • Sondazhi, vlerësimet për udhëheqësit shqiptarë/ Leka: Berisha i katërti, tregon se nuk është lider i preferuar për shqiptarët

    Sondazhi, vlerësimet për udhëheqësit shqiptarë/ Leka: Berisha i katërti, tregon se nuk është lider i preferuar për shqiptarët

    Gazetari Martin Leka theksoi renditja e Sali Berishës si liderin e katërt më të pëlqyer, duke e renditur pas Edi Ramës, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj.
    Ai theksoi se kjo tregon se Berisha nuk është lider i preferuar nga shqiptarët.
    “Sali Berisha përtej gjithçkaje, gjithë gjenezës që ka pasur pas riardhjes në krye të PD, tregon se ai nuk është lider i preferuar për shqiptarët dhe fakti që del në vendin e katërt është sondazhi më i mirë në të gjitha sondazhet që kemi pasur deri më tani.  Unë marr këtë sondazh si më të mirin sipas meje”, tha ai.