Tag: tregon

  • Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

    Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

    Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

    Nga Andi Bushati

    Goditja nga antimafia italiane e atij që u konsiderua si një nga grupet më të rrezikshme të narkortafikut në vend, më shumë sesa një lajm kronike është një tjetër njollë politike në kurmin e përlyer të këtij pushteti.

    Ky aksion më shumë se për të na faktuar se si vinte kokaina nga Amerika Latine, se si mbërrinte në portin e Durrësit, se si rishpërndahej prej aty në Itali e në mbarë Evropën dhe se si, pastaj, paratë e përfituara përfundonin të pastroheshin në Shqipëri, tregon tjetër gjë. Ajo nuk është thjeshtë një radiografi e organizatës kriminale të Troplinëve, por një dëshmi se si funksionon qeverisja e viteve të fundit dhe se si ia mbërrin ajo të konfirmohet pas çdo sfide elektorale.

    Le ti marrim konkretisht me shembuj…

    Lideri i PD, Sali Berisha disa herë para 11 majit e denoncoi këtë bandë se po intimidonte kandidatët e PD dhe po bëntë hapur fushatë për PS-në. Reporterë të shumtë kanë pohuar se së paku dy nga anëtarët e listës së socialistëve për Durrësin janë njerëz direkt të saj. Por edhe sikur këto deklarata ti marrim me dyshim, faktet sërish janë kokëforta.

    Në dosjen e prokurorëve të antimafias italiane dhe në pohimet e përmbaruesve të tyre shqiptarë del e qartë se një nga krerët e kësaj organizate ishte shpërblyer drejtpërdrejt nga Edi Rama me një leje ndërtimi. Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, me kompaninë “Eldemar Construction”, tërësisht në pronësi të tij, ka fituar në Prill 2024, të drejtën për të ngritur një hotel dhjetë katësh në qytetin e Durrësit. Këtu çështja nuk është thjeshtë kush firmosi dhe cili përfitoi. Pyetjet shkojnë përtej: si po zhvillohet industria jonë e turizmit? Kush po investon në të? Dhe mbi të gjitha me çfarë parash? Pikërisht këtu vijmë tek një pikë tjetër. Sa herë që përballen me akuzat për pastrimin e parave të zeza në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, pjestarët e qeverisë bëjnë të paditurin apo justifikohen se ato janë fryt i kursimeve të emigrantëve shqiptarë, se mungesa e kredidhënies argumentohet me blerjen që në gropë, e broçkulla të tjera.

    Dosja italiane na dëshmon me detaje, video dhe foto se si mbërijnë në Shqipëri, në mënyrë klandestine përmes autobuzësh, paratë e drogës së shitur në Itali. Janë pikërisht këto para – që mbajnë të ulët kursin e euros – që shërbejnë si injeksione për ekonominë dhe që një herë në katër vite përcaktojnë edhe zgjedhjet.

    Dhe ky nuk është një rast i izoluar. A nuk përfundoi në pranga deputeti deputeti socialist Jurgis Çyrbja i cili doli nga përgjimet e SKY se ishte njeriu i vendosur në listë nga bandat dhe madje spiuni për llogari të tyre në parlament?

    Po kur u bë publike një pjesë e dosjes së grupit të Suel Çelës, në fund të vitit që shkoi, a nuk doli aty emri i një biznesmeni, Marsel Shega që e furnizonte organizatën me paratë e tenderave publikë, që merrte prej pushtetarëve socialistë. A nuk kishin arritur dy vëllezërit e arrestuar të kësaj bande të gradonin motrën e tyre Adelajda Roka drejt e në paradhomën e Edi Ramës, pikërisht si drejtoreshë të Agjensisë së Zhvillimit të Territorit, ku vendoset për lejet e ndërtimit?

    Nuk është rastësi që edhe Tromplinët edhe Çyrbja edhe banda e Suel Çelës, për të mos përmendur shumë raste të tjera, janë të gjithë të akuzuar nga opozita si manipulatorë të zgjedhjeve. As naiviteti ekstrem i idiotëve të dobishëm, që nuk duan ti shohnin të lidhura këto fakte, nuk mjafton për të mbuluar katërkëndëshin e përbërë nga hajdutë të votës, para të zeza, banda kriminale dhe favoreve me punë publike apo leje ndërtimi që u dhurojnë atyre rilindasit. Kjo është baza reale e pushtetit në Shqipëri.

    Të papërfshira me të nuk ka si si të shihen as disa pikpyetje që janë ngritur në orët e fundit: Pse kur gjykata italiane i firmosi arrestimet që në shkurt, ato u ekzekutuan vetëm tani? Mos vallë dhe Tromplinët njësoj si Bajrat në zgjedhjet lokale, u lanë të lirë për të mbaruar punë me votën? Po “Visi i Pojës” si arriti të ikë në drejtim të paditur, ndoshta dikush i ktheu nderin e asaj që bëri në fushatë? Po Task forca qesharake e SPAK-ut që prezumohej ti kishte prej muajsh nën vëzhgim, nuk pa asgjë nga ato që po ndodhnin në Durrës, pavarëshit denoncimeve të atyre që bërtisnin: “Po na vjedhin”?

    Pas dosjes që lexuam këto pyetje mbeten në ajër, ndonëse gjithmonë do të gjenden nga ata që “në mirëbesim” do të betohen se kjo nuk ka të bëjë me 11 majin.

  • ‘Shqipëria, më keq se Ukraina në luftë!’ Eksperti i Ekonomisë: Vend për pak të pasur, të tjerët ikin

    ‘Shqipëria, më keq se Ukraina në luftë!’ Eksperti i Ekonomisë: Vend për pak të pasur, të tjerët ikin

    Shqipëria renditet  me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. Sipas raporti të Numbeos për vitin 2025 indeksi i cilësisë së jetës e çon Shqipërinë ndër vendet e fundit, ku nga 25 vendeve me cilësi të ulët jetese vendi ynë renditet i 14-ti, duke lënë pas madje edhe vendet në luftë apo edhe ato të botës së tertë. 

    “Në dekadën e fundit është bërë pak ose aspak për cilësinë e jetës në Shqipëri, përkundrazi është bërë shumë që të përkeqësohet ajo’ analizon eksperti i Ekonomisë Klodian Muço, në një intervistë me skype  sot në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

    “Buxheti i caktuar në Shëndetësi ka pasur një tendencë rënëse nga 2013 e në vijim. Nëse në vendet e BE-së mesatarja është 7 – 7.5% e PBB-së në Shqipëri shkon më pak se 3 %. Në 2025 ishte 3%.
    Sa i takon ndotjes. Çdo tregues në zonën e Tiranës tregon që ndotja është më e madhe sesa normalja. Këtu nuk ka një planifikim. Gjen një copë tokë dhe ndërto një kullë. Rrugët janë planifikuar në vitin 1980 ndërsa për trafikun nuk merret asnjë masë.

    Kush jeton në Shqipëri e di sa janë pagat. Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku ti blen dhe hapësirat e përbashkëta në pallate. Çmimi në zona si Astiri ka vajtur 1800 metra katrorë për të blerë një apartament” vijon më tej eksperti.

    Sipas statistikave të Eurostat një shqiptar për të blerë një sasi ushqimesh si një qytetar i BE-së harxhon 78% të atyre që harxhon mesatarja e qytetarit të BE-së, ndërsa paga në Shqipëri është sa 35% e mesatares së BE-së.

    Çdo tregues i raportit tregon që Shqipëria është kthyer në një vend për pak qytetarë nënvizon Muço.
    “Çdo tregues në Shqipëri tek ‘Numbeo’  tregon që paga mesatare është shumë më e ulët sesa realiteti. Se çmimet me të cilat shiten apartamentet këtu janë shumë më të larta sesa në rajon. E shëndetësia tek privati, edhe pse paguan nuk është në nivelin që të ofrojnë falas në BE. Niveli i ndotjes është më i rëndë sesa në Ukrainë që është një vend lufte.Që niveli i dëshirës së shqiptarëve për tu larguar nga Shqipëria është në nivelin e vendeve afrikane që janë në luftë civile sot. Çdo tregues tregon që Shqipëria është kthyer në një vend për pak qytetarë. Pak janë të lumtur ndërsa niveli i pabarazisë është në rritje. Nuk mohohet rritja ekonomike, por kjo rritje ka shpërndarje shumë të keqe, shkon në xhepat e pak qytetarëve. Kjo tregon se pjesa dërrmuese e popullisë jeton gjithnjë e më keq” analizon eksperti i Ekonomisë Klodian Muço.

  • ‘Shqipëria më keq se Ukraina në luftë’, eksperti i Ekonomisë: Pabarazia në rritje, vend për pak të pasur, të tjerët largohen

    ‘Shqipëria më keq se Ukraina në luftë’, eksperti i Ekonomisë: Pabarazia në rritje, vend për pak të pasur, të tjerët largohen

    Shqipëria renditet  me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. Sipas raporti të Numbeos për vitin 2025 indeksi i cilësisë së jetës e con Shqipërinë ndër vendet e fundit, ku nga 25 vendeve me cilësi te ulet jetese vendi yne renditet e 14, duke lënë pas madje edhe vendet në luftë apo edhe ato të botës së tertë. 

    “Në dekadën e fundit është bërë pak ose aspak për cilësinë e jetës në Shqiëpri. përkundrazi është bërë shumë që të poërkqeësohet ajo’ analizon eksperti i Ekonomisë Klodian Muço, në një intervistë me skype  sot në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

    “Buxheti i caktuar në Shëndetësi ka pasur një tendencë rënëse nga 2013 e në vijim. Nëse në vendet e BE-së mesatarja është 7 – 7.5% e PBB-së në Shqipëri shkon më pak se 3 %. Në 2025 ishte 3%.
    Sa i takon ndotjes. Çdo tregues në zonën e Tiranës tregon që ndotja është më e madhe sesa normalja. Këtu nuk ka një planifikim. Gjen një copë tokë dhe ndërto një kullë. Rrugët janë planifikuar në vitin 1980 ndërsa për trafikun nuk merret asnjë masë.

    Kush jeton në Shqipëri e di sa janë pagat. Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku ti blen dhe hapësirat e përbashkëta në pallate. Çmimi në zona si Astiri ka vajtur 1800 metra katrorë për të blerë një apartament.

    Sipas statistikave të Eurostat një shqiptar për të blerë një sasi ushqimesh si një qytetar i BE-së harxhon 78% të atyre që harxhon mesatarja e qytetarit të BE-së, ndërsa paga në Shqipëri është sa 35% e mesatares së BE-së.

    Çdo tregues i raportit tregon që Shqipëria është kthyer në një vend për pak qytetarë.
    “Çdo tregues në Shqipëri tek ‘Numbeo’  tregon që paga mesatare është shumë më e ulët sesa realiteti. Se çmimet me të cilat shiten apartamentet këtu janë shumë më të larta sesa në rajon. E shëndetësia edhe pse paguan nuk është në nivelin që të ofrojnë falas në BE, e niveli i ndotjes është më i rëndë sesa në Ukrainë që është një vend lufte. Që niveli i dëshirës së shqiptarëve për tu larguar nga Shqipëria është në nivelin e vendeve afrikane që janë në luftë civile sot. Cdo tregues tregon që Shqipëria është kthyer në një vend për pak qytetarë. Pak janë të lumtur ndërsa niveli i pabarazisë është në rritje. Nuk mohohet rritja ekonomike, por kjo rritje ka shpërndarje shumë të keqe, shkon në xhepat e pak qytetarëve. Kjo tregon se pjesa dërrmuese e popullisë jeton gjithnjë e më keq” analizon eksperti i Ekonomisë Klodian Muço.

  • “Ndeshja kishte 20 vite që kishte luajtur dhe në Vlorë festuan”, Bicaj tregon perlën, goli i Kushtës kundër Partizan Beogradit 

    “Ndeshja kishte 20 vite që kishte luajtur dhe në Vlorë festuan”, Bicaj tregon perlën, goli i Kushtës kundër Partizan Beogradit 

    Ishte koha kur futbolli luhej dhe përjetohej, në ekstrem. Sesa shumë ka ndryshuar kjo panoramë, e tregon më së miri Ditmar Bicaj, i ftuar në “Max Sport”, në “EuroNeës Albania”. Me serbët do të luajmë në qershor, por pavarësisht entuziazmit të madh që do të kemi, historia e 1987 ose më saktë, e 2001 nuk do të përsëritet kurrë dhe kjo, jo për ndonjë dashuri të shtuar të shqiptarëve karshi serbëve. Mllëfi është po aty, ndoshta edhe më i madh, por goli i Kushtës në vitin 1987 u festua në Vlorë në vitin 2001 për ndeshjen kundër Partizanit të Beogradit sepse atëherë nuk ishte koha e Youtubet dhe as e rrjeteve sociale. 
    “Në 2001, Fadil Vokrri solli kasetën e regjistrimit të ndeshjes në një kanal të Vlorës. Ndeshja e luajtur në 1987, por askush nuk e kishte parë 90 minuta dhe do transmetohej për herë të parë në 2001 si ndeshje për 90  minuta, do shihej për herë të parë. Del lajmërimi, të mërkurën në 20:30 jepet ndeshja Partizani Beogradi-Flamurtari. Në orën 20:00 deri kur mbaroj ndeshja, në Vlorë nuk kishte asnjë llojë zhurme. Dhe kur Kushta shënoi gol, e gjithë Vlora shpërtheu në fishekzjarre dhe njerëzit dolën në dritare, megjithëse kishte 20 vite si ndeshje e luajtur”, tha Bicaj. /Sport Ekspres/ 

  • Fitorja e thellë e PS në Fier, Balluku ia dedikon kandidatëve: Ceno Klosi kryeson me mbi 16 mijë vota. U përfaqësuam nga njerëz që janë lindur e rritur këtu!

    Fitorja e thellë e PS në Fier, Balluku ia dedikon kandidatëve: Ceno Klosi kryeson me mbi 16 mijë vota. U përfaqësuam nga njerëz që janë lindur e rritur këtu!

    Teksa në KZAZ-në nr. 60 në Fier po numërohen kutitë e fundit për votat preferenciale, drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku, në një prononcim për mediat, fitoren e thellë të Partisë Socialiste ia dedikoi emrave të kandidatëve cilësorë.Reklama në FieriWeb

    Ajo veçoi Ceno Klosin dhe Asforaj Haxhiun, mjekun lushnjar, të cilin e vlerësoi maksimalisht, ndërsa ndjesën publike ndaj demokratëve, të deputetit Luan Baçi për humbjen e thellë në këto zgjedhje, Balluku e cilësoi si një akt qytetarie.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sa i përket votës së diasporës, Balluku pohoi se tashmë po numërohen votat nga Greqia, ku pritshmëritë janë tepër të mëdha. Ajo i konsideroi të sigurta 12 mandatet, ndërsa minimizoi mundësinë që Nisma-Shqipëria Bëhet të marrë një mandat në Qarkun e Fierit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Belinda Balluku: Përsa i përket votës preferenciale e vlerësoj shumë se tregon që kemi bërë një zgjedhje të mirë në skuadrën tonë. Vota preferenciale është e shpërndarë në të gjithë listën, por nga ana tjetër kemi vendet e para siç është Ceno Klosi që kryeson listën me mbi 16 mijë vota, rasti i mjekut Asforaj Haxhiu nga Lushnja rreth 12 mijë vota apo rasti i Antoneta Dhimës më e votuara nga femrat mbi 6 mijë vota. E gjithë kjo tregon që kemi bërë zgjedhje të mira dhe nga ana tjetër kësaj radhe kemi patur një përfaqësim me njerëz që janë lindur dhe rritur këtu. Ceno Klosi ka lindur në Fier, është rritur dhe shkolluar këtu pastaj me kontribute në PS, me arritje në karrierën e tij. Siç është edhe rasti i Altit, vjen nga një familje socialiste në thelb, por ama është vlerësuar edhe për faktin që është një nga kirurgët më të mirë në Shqipëri, jo vetëm në Qark dhe njerëzit e njohin personalisht. Tregon që këtu është bërë një fushatë që njerëzit kanë arritur të njohin kandidatët se po të shohësh votat janë të shpërndara sipas zonave ku ata kanë punuar. Kjo tregon të gjithë suksesin e fushatës. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Nëse zoti Baçi e ka pranuar publikisht tregon qytetari dhe profesionalizëm.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

  • Çim Peka tregon se sa mandate do ti marrë opozita në Shqipëri

    Çim Peka tregon se sa mandate do ti marrë opozita në Shqipëri

    Çim Peka

    Batoni nuk ka bere asnje exit poll. Rama ka kry pune bashke me Batonin dhe Maznikun qe ja ka dhene shifren. Meqe Batonin e kam sonte ne 24.00 po e pyes qe tani sa i kushtoi Exit Poll? Ne rast se ka bere exit poll, pasi nje i tille kushton se paku 100-150 mije euro. Duhen se paku 11 mije njerez ne terren. Po pres Batonin te me sjelle faturen e exit poll ne studio, dhe listen e armates qe paska bere exit poll!Jane ne panik se nuk kane Lulin perballe te nderrojne kutite naten!Rrini te qete, opozita eshte shume mbi 70 mandate!

  • Syri.net: PD merr 72 mandate, PS merr 64

    Syri.net: PD merr 72 mandate, PS merr 64

    Sondazhi i realizuar nga Syri.net, tregon një avantazh të ndjeshëm të PD përkundrejt PS. Sondazhi nisi në mëngjes dhe u mbyll pikërisht kur u mbyllën kutitë e votimit.
    5383 persona morën pjesë në votime, ndërsa secili tregonte se për kë kishte votuar sot. Kjo mënyrë efikase votimi, ku secili tregon vetëm votën e tij dhe nuk identifikohet, tregon se PD merr 72 mandate me 53.15 përqind.

    Ndërkohë PS merr 64 mandate me 45.12 përqind të votave. Nga partitë e tjera, Mundësia merr një mandat, Shqipëria Bëhet merr dy mandate, kurse PSD e Tom Doshit merr një mandat.

  • Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve

    Berisha tregon nëse do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve

    Në një dalje për mediat pas mbylljes së procesit të votimit, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se këto janë orët e fundit të Edi Ramës si kryeministër.
    E ndërsa i pyetur nëse do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve, Berisha u përgjigj kështu: Unë jam këtu për të paraqitur para jush dhe publikut atë që ndodhi. Gjatë ditës kemi dokumentuar me përgjegjësi të plotë përpjekjet antiligjore të bëra në 4 anët e vendit.
    Por të dërgosh bandat për të rrethuar KZAZ është përpjekje flagrante për të ndikuar në rezultatin por kjo nuk do të ndodhë se komisionerët tanë kanë marrë udhëzime të qarta e të prera. Përgjegjësia për këto është e Edi Ramës.