Tag: tregon

  • Ancelotti-Brazil, Guardiola tregon arsyen pse po e feston këtë lëvizje

    Ancelotti-Brazil, Guardiola tregon arsyen pse po e feston këtë lëvizje

    5 Qershor 2025

    16:40

    Telesport

    “Jam shumë i lumtur që Carlo Ancelotti nuk është më te Real Madrid, sepse ai gjithmonë më mund”.
    Ky ka qenë reagimi i Pep Guardiolës, kur u pyet së fundmi nga gazetarët për kalimin e trajnerit italian në kombëtaren e Brazilit.
    Shakaja është gjysma e së vërtetës, kështu që Pep jo rastësisht e ka dhënë këtë deklaratë. Duelet e tij me Don Carlo kanë qenë të hidhura për teknikun spanjoll.
    Pas sezonit plot dështime, tani Guardiola duket i qetë dhe i fokusuar te sezoni i ardhshëm në Premier League.

  • “Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

    “Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt

    Janë zbardhur të tjera detaje nga dëshmia e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erion Alibej, i cili vijoi edhe këtë të enjte dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), aty ku këtë të enjte u mbajt seanca e radhës e dosjes “Plumbi i Artë”.
    Pas vrasjes së djalit të xhaxhait, Andi Zylyfit, më 13 dhjetor të 2019-s, Erion Alibej tregon se ndërmori veprime për të mbledhur informacione mbi autorët e dyshuar, duke u maskuar si shpërndarës picash për të vëzhguar lëvizjet në qytet.
    Gjatë kësaj kohe, ai identifikoi disa automjete të dyshimta pranë banesave të disa individëve që besohej të kishin lidhje me ngjarjen. Pas kësaj, ai u vetëdorëzua në polici dhe më pas u vendos në masën e arrestit në shtëpi.
    Sipas tvklan, objektivi kryesor i Alibejt ishte të gjente Talo Çelën, pasi besonte se ai kishte dijeni për ngjarjen. Për të mbledhur më shumë informacione, Alibej tregon se takoi Nuredin Dumanin. Takimi mes tyre ndodhi në shkurt 2020, ku Dumani i konfirmoi disa nga emrat e përfshirë në ngjarje dhe sugjeroi që eliminimi i Dorjan Shkozës do të ishte një hap kyç për të arritur te Talo Çela.
    “Nuredini më tha që duhet të niste saga e vrasjeve nga ekzekutimi i Dorjan Shkozës, pasi aty ishin 7montuar makinat që u perdorën në vrasjen e familjes time. Ramë dakort të vritjes Dorjan Shkoza që të shkonim tek Talo Çela”, u shpreh Erion Alibej në dëshminë e tij.
    Në këtë periudhë, Alibej përdorte komunikime të enkriptuara për të ruajtur informacionet dhe kishte ndërtuar një dosje me foto e detaje mbi individët e përfshirë. Ai i dha Dumanit një shumë prej 50 mijë eurosh dhe një telefon të enkriptuar për koordinimin e veprimeve. Pas vrasjes së vëllait të tij, Alibej u përfshi në trafik droge, duke e shtrirë aktivitetin e tij nga Europa në Angli, me fitime të konsiderueshme.
    “Në ato kohë para mund të kisha gati 200 mijë euro”, rrëfeu në gjykatë Alibej.
    Në këtë zinxhir ngjarjesh, vrasja e Shkozës dhe Anxhelo Avdisë ishte pjesë e një plani të gjerë hakmarrjeje. Mjeti i përdorur në vrasje u dogj nga Eljo Bitri, ndërsa Dumani pati në dispozicion armë për ekzekutimin. Një person i njohur si “Hoxha” i siguronte armët, ndërsa baza e tyre kryesore ishte tek Sandër Baho, i cili u plagos më vonë në një atentat, pasi kërkonte informacion mbi masakrën e Bradasheshit.
    Hetimet mbi këtë rrjet kriminal kanë zbardhur detaje të shumta mbi ekzekutimet, trafikun dhe përplasjet mes grupeve në Shqipëri. Një histori e ndërlikuar që vazhdon të prodhojë zhvillime të reja.

  • Artan Tafani tregon detaje tronditëse të vrasjes së Çajup Selimit: Vrasja për nder të një mikut të Laertit

    Artan Tafani tregon detaje tronditëse të vrasjes së Çajup Selimit: Vrasja për nder të një mikut të Laertit

    Artan Tafani ka rrëfyer për herë të parë detaje të rëndësishme në lidhje me vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi, ngjarje e ndodhur në Tepelenë, e cila tronditi opinionin publik.

    Tafani ka zbuluar se vrasja e Selimit, e ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022, ishte një akt hakmarrjeje dhe ndihmoi nderin e një shoku të Laertit, i cili jetonte në Greqi.

    Në rrëfimin e tij, Tafani tregon se ishte takuar me Laertin dhe shokët e tij në një lokal në një fshat, ku kishte pasur muzikë dhe këngë.

    Në bisedën e tyre, Laerti i kishte propozuar të merrte pjesë në një “punë”, duke i dhënë premtimin se do të bënte një nder për një mik të tij. Tafani shprehet se në atë moment nuk kishte menduar se bëhej fjalë për vrasje, por më vonë kuptoi se kishte të bënte me një plan për eliminimin e Çajup Selimit.

    Laerti, pasi kishte vendosur se kush do të merrte pjesë në vrasje, kishte bërë gjithçka që Tafani të ndihmonte, duke e shtyrë në një situatë presioni të vazhdueshëm. Tafani pranon se kishte pasur frikë, por gjithashtu thotë se Ligori, shoku tjetër që ndihmoi, ishte aty për ta mbështetur gjatë gjithë procesit.

    Për vrasjen e Çajup Selimit, Laerti i kishte thënë Artanit se do t’i jepnin 50 mijë euro për të bërë punën, me 25 mijë euro për Artanin dhe 25 mijë për Ligorin. Pas takimeve dhe diskutimeve, ata udhëtuan drejt Tepelenës, ku e panë viktimën dhe e identifikuan. Çajup Selimi ishte një biznesmen që kishte një dyqan dhe ishte i lidhur me Laertin, i cili kishte kërkuar hakmarrje për mikun e tij që jetonte në Greqi.

    Vrasja e Selimit, që ndodhi në datën 16 dhjetor 2022, rezultoi të ishte një akt hakmarrjeje, dhe siç tregon Tafani, ka qenë një akt që ka pasur shumë ndikime dhe është realizuar nën një presion të madh nga Laerti dhe shokët e tij.

  • Video që tregon shumë për pikën e re të Shqipërisë, Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes shikonin ndeshjen në Tiranë 

    Video që tregon shumë për pikën e re të Shqipërisë, Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes shikonin ndeshjen në Tiranë 

    Pika se ku ka mbërritur Shqipëria në pak vite në futboll, për mënyrën sesi është e përfshirë në UEFA dhe besimin e marrë prej saj, është e largët. Përvec pjesës që kreu i FSHF është zëvendës presidenti i UEFA-s, një sërë organizimesh ka marrë Shqipëria në këto kohët e fundit. 
    Mes tyre edhe organizimi i kampionatit europian U-17 që u zhvillua në Tiranë. Një kampionat që vendos rekord sa i përket tifozëve, rreth 4.500 tifozë ishin të pranishëm mesatarisht në çdo takim, ndërsa kishte që nga 2002 që në këtë kampionat europian nuk kishte një prani kaq të madhe tifozësh. 
    Kjo tregon qartë suksesin në nivelin e organizimit. Nga krahu tjetër, një video që qarkulloi në rrjetet sociale nga Portugalia tregon shumë edhe për imazhin e përfituar nga ky europian, qoftë edhe i U-17. Në finale në Tiranë luajti Francë-Portugali U-17, ndërsa lojtarët e Portugalisë të ekipit të parë ishin mbledhur së bashku për të parë ndeshjen e zhvilluar në Tiranë. Në një moment shihet Cristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes, dy nga lojtarët më të njohur, që përvec batutave, ishin duke ndjekur me vëmendje në monitor ndeshjen e cila u zhvillua në kryeqytetin shqiptar. /Sport Ekspres/ 

     

  • Meta dhe Berisha në karrigen e të pandehurit, analisti: Të gjithë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit

    Meta dhe Berisha në karrigen e të pandehurit, analisti: Të gjithë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit

    SPAK mbylli ditën e djeshme hetimet për Presidentin e Partisë së Lirë, Ilir Meta, që aktualisht ndodhet në burg dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
    Pas kësaj pritet që dosja e tyre të merret për gjykim nga gjykata. Ndërkohë kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi nuk janë të vetmit anëtarë të opozitës që do të ulen në karrigen e të pandehurit, edhe ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha pritet që të nisë gjykimi për “dosjen Partizani”. Lidhur me këto analisti Martin Leka në “News Line” tha se kjo tregon një progres të drejtësisë, ku të gjithë ata që kanë kryer shkelje ndaj ligjit dhe popullit po marrin dënimin e merituar.
    “Këtu duhet përshëndetur i vetmi revolucion që ka ndodhur këto vite në Shqipëri, që është SPAK. Populli rreth 70-80% beson se kultura e pandëshkueshmërisë po shembet. Fakti që presidenti i LSI-së është në një akuzë të mirëfilltë, fakti që kreu i PD është në hetim për aferën partizani, tregon se ka një ndryshim të situatës në procesin e drejtësisë.
    Kreu i Bashkisë së Tiranës edhe pse me akuza të paqarta është nën hetimin, tregon se drejtësia është larguar nga ndikimet politike. Kjo tregon se të gjithë do të shkojnë para ligjit për dëmet që kanë bërë ndaj popullit. Sistemi i drejtësisë ka pasur ndikimin e vet në bindjen dhe mbështetjen për organin e drejtësisë”, tha analisti.

  • Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan pamjet, tregon se kur përfundon autostrada

    Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan pamjet, tregon se kur përfundon autostrada

    Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet që po kryen në autostradën Tiranë-Durrës.
    Ky aks rrugor prej disa muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit dhe do të zgjerohet me korsi të reja, çka ka shkaktuar radhë të gjata për qytetarët në të dyja anët e tij.
    Kreu i qeverisë bën me dije se projekti është në gjysmë të tij, çka nënkupton që trafiku në këtë aks të rëndësishëm do të vijojë dhe për disa muaj.
    “Mirëmëngjes dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • “Qeveri teknike e zgjedhje të reja”/ Kreu i PD, Berisha justifikon humbjen: Nuk fitoj sa të jetë Rama

    “Qeveri teknike e zgjedhje të reja”/ Kreu i PD, Berisha justifikon humbjen: Nuk fitoj sa të jetë Rama

    Në PD, s’ka më Shqipëri Madhështore, por vetëm pa zgjedhje të lira s’ka zgjidhje. Lajme të reja nga fronti i farsës.
    “Edi Rama po paguan shuma të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin. E vërteta tjetër mendoj unë se SHBA-të bazuar në këto dokumente dhe natyrisht në informacionet e tjera që kanë vetë, nuk janë shprehur për këto zgjedhje, duke respektuar standardin ndërkombëtar në këto raste, i cili kërkon që raste si këto qëndrimet të shprehen pasi të finalizohet procesi me të gjitha problematikat e tij.
    Ka patur për shkak të samitit, prononcime të avancuara në kohë, por besimi ynë i plotë është se qeveritë e këtyre vendeve, pasi të njihen me raportin ndërkombëtar të opozitës dhe vëzhguesve do të mbajnë qëndrim në mbështetje të votës së lirë të shqiptarëve, dhe jo farsës elektorale të Edi Ramës.”
    Por se sa u harxhua ai vetë për amerikanin Chris La Civita që solli për fushatë, doktori nuk e tregon. Ai thotë se ia vlejti, por ia justifikoi si kohën, pagesën, dhe atë punën e magjisë.
    “A ia vlente? Ia vlente shumë sepse kjo është një betejë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Shqipërisë dhe demokracisë. Bashkëpunim i ngushtë, bashkëpunim shumë i ngushtë, intensiv, i frytshëm, midis partisë sonë dhe Chris LaCivita. Dhe udhëzimet sigurisht që janë marrë parasysh plotësisht. Por çfarë tregon kjo? Kjo tregon qartë se farsa elektorale nuk fitohet kurrë nga opozita.”
    Megjithatë, doktori tani sytë i ka nga parlamenti, që po i mungon shumë. Dhe me nxitim pret të rikthehet në foltore. Por se sa seriozisht e ka këtë, e thotë vetë ai. “Opozita në parlament do të denoncojë farsën elektorale të majit të 2005…. Më falni të 2025.”

  • Rama tregon 3 porositë: Deputetët e rinj të nisin akademinë politike, drejtuesit gati për zgjedhjet lokale

    Rama tregon 3 porositë: Deputetët e rinj të nisin akademinë politike, drejtuesit gati për zgjedhjet lokale

    Kryesocialisti Edi Rama u ndalur në tre porosi që ai i ka quajtur me rëndësi për realizimin e objektivave në mandatin e katërt.
    ”Akademi Politike duhet të hapë një sesion të posaçëm për të gjithë deputetët që hyjnë për herë të parë në Kuvend. E dyta, duhet të organizojmë disa mbledhje të mëdha pune një apo dyditore me grupet kyçe të interesit dhe të flasim për sfidat e mandatit të 4.

    Lista është hapur për propozime. Thelbi është që është një kohë e artë dhe është një nevojë jetike. Ta bëjmë shteruese dhe jam i bindur se do mësojmë shumë.
    Së treti, udhëheqësit politikë të nisin punën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky mandat që sapo kemi marrë nuk është piedestal për t’i parë të tjerët nga lart poshtë. Edhe nuk e ekzagjeroj, projektohem 4 vite më pas, që ne të mos e kemi shpërblyer me fakte dhe rezultate këtë besim që morëm nga shqiptarët. Nuk do kishte pozitë më të vështirë për ne”-tha Rama.

  • 11 maji/ “La Repubblica”: Berisha hidhet në sulm, tregon foto dhe video që dyshohet se tregojnë blerjen e votave

    11 maji/ “La Repubblica”: Berisha hidhet në sulm, tregon foto dhe video që dyshohet se tregojnë blerjen e votave

    Sali Berisha nuk dorëzohet dhe, 11 ditë pas numërimit të votave që i dhanë fitoren kryeministrit aktual Edi Rama, vazhdon të denoncojë manipulimet. Ish-kryeministri i moshuar, lideri i Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, ka treguar, në një konferencë për shtyp, ato që ai i konsideron prova të operacioneve të paligjshme që i kanë mundësuar Partisë Socialiste të fitojë me një diferencë prej gati 20 pikësh. Ai kërkon formimin e një “qeverie teknike” dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.
    Berisha flet për “qindra dokumente” që provojnë akuzat e tij dhe tregon një video në të cilën shihen 117 fletë votimesh të vulosura dhe të gatshme për t’u përdorur për votim në një bar në Pekisht, afër Elbasanit, në dispozicion të një kryeplaku, që – sipas tij – do t’i ofronte ato për socialistët. “Shihni, tavolina është plot me euro dhe karta identiteti në masë të madhe. Ky është tavolina e krimit zgjedhor,” tha ai para gazetarëve të pranishëm në konferencën që u zhvillua në selinë e tij në Tiranë.
    Sipas Berishës, kundërshtarët e tij kanë përdorur masivisht metodën e quajtur “treni bullgar”, që konsiston në shpërndarjen, nga ana e votuesve pas daljes nga kutitë e votimit, të fletëvotimeve të bardha që pastaj shkëmbehen me fletëvotime të parapërgatitura në këmbim të një shume parash. Berisha thotë se ka denoncuar gjithçka në autoritetet gjyqësore, edhe pse nuk beson te veprimet e SPAK-ut, prokurorisë speciale kundër korrupsionit (ai vetë, përkundrazi, është nën gjyq për skandale të vjetra ku dyshohet të ketë qenë i përfshirë).
    Nga rrethi i Ramës e minimizojnë këtë çështje: “Janë akuzat e zakonshme, ai i bën këto akuzat në çdo raund zgjedhor”. Kryetari i Komisionit të Pavarur të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thënë se “nuk ka marrë informacione për raste të trenit bullgar”, por se “rastet duhet të hetohen nga organet e drejtësisë”. Ai shtoi se në çdo rast “nuk ka pasur konteste mbi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve”.
    Ditën pas zgjedhjeve, vëzhguesit e OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, shpërndanë një raport, pjesërisht të kundërshtuar nga Rama, ku denoncoheshin situata të tilla: “Në shumicën e rasteve, votimi është vlerësuar pozitivisht. Megjithatë, në 4.6 përqind të 995 vëzhgimeve, një numër mjaft i lartë, procesi është vlerësuar negativisht kryesisht për shkak të mangësive procedurale dhe disa presioneve ndaj votuesve”./ La Repubblica

  • Operacioni “Ura”/ Meçe: Goditja e grupeve kriminale tregon forcën që ka SPAK-u

    Operacioni “Ura”/ Meçe: Goditja e grupeve kriminale tregon forcën që ka SPAK-u

    Me operacionin kundër trafikut të drogës dhe lëshimi e 52 urdhër arresteve, SPAK tregoi forcën e tij mbi grupet kriminale, që veprojnë në Shqipëri dhe vende të tjera.
    Kështu u shpreh analisti Arben Meçe, nga studioja e emisionit “Real Story” në ABC News.
    Ai theksoi se gjatë zgjedhjeve me ngritjen e Task Forcës kundër krimeve zgjedhore, SPAK përçoi frymën se kushdo që arrin të thyejë rregullat do të ndëshkohet, sipas parashikimeve të Kodit Penal.
    “Goditja tregon forcën e SPAK, Mesazhi është i konsoliduar nga SPAK.
    Nga vëmendja drejt problemeve elektorale, të cilat për hir të së vërtetës ishin prioritare, dhe strategjia e SPAK për të ndërtuar ato “task forcat” prodhoi një frymë, ku njerëzit ndjenin se përballë shkeljes së ligjit kishin dikë që të ndëshkonte realisht.
    Tani u rikthye në atë misionin që ia kemi kërkuar vazhdimisht dhe e mbështesin kuptohet”, tha ai.