Tag: tregojnë

  • New York-u “bëhet” kuqezi, shqiptarët tregojnë traditën në veshje dhe valle

    New York-u “bëhet” kuqezi, shqiptarët tregojnë traditën në veshje dhe valle

    Komuniteti shqiptar në Nju Jork ka mbajtur paradën e përvitshme në rrugët e “Mollës së Madhe” duke veshur me ngjyrat kuq e zi një nga zonat më në zë të këtij qyteti.
    Mijëra shqiptarë, të vegjël e të mëdhenj, me tupanë e cyrle marshuan përgjatë Central Park në Ëest Manhattan, duke sjellë për të disa orë një shije shqiptare në qendrën e Amerikës.

    Edhe këtë vit parada u organizua nga “Albanian Roots”, me të përhershmin Marko Kepi që mbajti dhe fjalën përshëndetëse.

  • Dalin imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

    Dalin imazhet satelitore, si e kanë dëmtuar sulmet e Izraelit reaktorin bërthamor iranian

    Imazhet e reja satelitore me rezolucion të lartë të publikuara sot nga Maxar Technologies tregojnë dëme në kompleksin e reaktorit të ‘ujit të rëndë’ të Iranit pranë qytetit Arak, rreth 230 km (140 milje) në jugperëndim të kryeqytetit, Teheran.
    Sipas mediave të huaja, imazhet para dhe pas, të kapura më 18 dhe 19 qershor, tregojnë dëmtime të rënda në kupolën kryesore të reaktorit me një vrimë të madhe që shihet qartë në majë të strukturës.

    Imazhet e publikuara nga Maxar tregojnë gjithashtu dëme në një numër kullash dhe strukturash në kompleks.
    Të paktën dy kulla duken pjesërisht të dëmtuara, ndërsa dy struktura në afërsi të tyre duket se janë pothuajse tërësisht të shkatërruara.
    Si Izraeli ashtu edhe Irani konfirmuan më herët sot se reaktori i Arak-ut kishte qenë shënjestër e sulmeve.

  • Rinumërimi i votave ‘godet’ PS dhe PD, humbje të lehta, por s’ndryshon harta politike

    Rinumërimi i votave ‘godet’ PS dhe PD, humbje të lehta, por s’ndryshon harta politike

    Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit po vijon dhe deri më tani janë hapur 160 kuti votimi. Rezultatet paraprake nga ky proces tregojnë luhatje të lehta deri më tani.

    Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike ka humbur 59 vota.
    Megjithëse këto shifra nuk ndryshojnë në mënyrë drastike balancën e rezultatit, ato tregojnë se ka pasur një numër pasaktësish në numërimin e parë.
     
     

  • Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, ja si kanë dalë votat

    Rinumërohen 160 kuti në Tiranë, ja si kanë dalë votat

    160 kuti votimi të Tiranës janë rinumëruar deri më tani. Rezultatet paraprake nga ky proces tregojnë luhatje të lehta deri më tani. Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike ka humbur 59 vota. Megjithëse këto shifra nuk ndryshojnë në mënyrë drastike balancën e rezultatit, ato tregojnë se ka pasur një numër pasaktësish në numërimin e parë.
     

  • Rinumërohen 160 kuti, PS dhe PD humbin vota, si ndryshon rezultati

    Rinumërohen 160 kuti, PS dhe PD humbin vota, si ndryshon rezultati

    Procesi i rinumërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit po vijon dhe deri më tani janë hapur 160 kuti votimi. Rezultatet paraprake nga ky proces tregojnë luhatje të lehta deri më tani.

    Sipas të dhënave zyrtare, Partia Socialiste ka humbur 62 vota në krahasim me numërimin fillestar, ndërsa Partia Demokratike ka humbur 59 vota.
    Megjithëse këto shifra nuk ndryshojnë në mënyrë drastike balancën e rezultatit, ato tregojnë se ka pasur një numër pasaktësish në numërimin e parë.

  • A i mbështesin izraelitët sulmet ndaj Iranit?

    A i mbështesin izraelitët sulmet ndaj Iranit?

    Një sondazh i kryer nga Universiteti i Tel Avivit dhe Universiteti Hebraik ofron një panoramë të përçarjes së ndjenjave në Izrael për sulmet ndaj Iranit. Rezultatet e hershme tregojnë se 83% e hebrenjve izraelitë mbështesin operacionet ushtarake, ndërsa vetëm 12% e izraelitëve arabë shprehen në favor.

     

    Gazetarët kanë vizituar disa zona të prekura nga sulmet ajrore, ku banorët ndihen të ndarë në qëndrime. Në Bat Yam, qytet me mbështetje të madhe për qeverinë, shumë janë të shqetësuar nga dëmet dhe viktimat në komunitetet e tyre, por prapëseprapë mbështesin sulmet ndaj Iranit në një përpjekje për të ndaluar programin bërthamor iranian.

     

    Ndërkohë, në qytetin bregdetar të Haifas, disa banorë shprehen kundër luftës. Një nënë me të birin tha se frikësohet se konflikti po pengon përpjekjet për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza. Një tjetër person shprehu shqetësimin se sulmet po tërheqin vëmendjen globale nga vuajtjet e civilëve në Gaza dhe kërkoi ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar për të ndaluar armatosjen e Izraelit.

     

    Sondazhi dhe vizitat në terren tregojnë qartë se ndonëse mbështetja për aksionet ushtarake është e fortë në disa pjesë të shoqërisë, ekziston një shqetësim dhe ndasi e thellë mbi rrugën që po ndjek vendi.

  • Dështim i Tatimeve apo abuzim me shifrat e vizitorëve? Vetëm 1 nga 5 turistë flenë në apartamente apo hotele

    Dështim i Tatimeve apo abuzim me shifrat e vizitorëve? Vetëm 1 nga 5 turistë flenë në apartamente apo hotele

    Vetëm një në pesë turistë që u futën në Shqipëri në prill, fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare.

    Nga 819 mijë e 151 vizitorë të huaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm 149 mijë e 621 prej tyre u akomoduan për të paktën një natë.

    “Kjo tregon vërtetë situatën dhe siç ekemi thënë më shumë ne jemi vend transit. Kjo mund të vijë edhe si pasojë eshtimit të numrit të strukturave akomoduese që nuk janë të përfshira në sistemin e integruar të turizmit, por gjithsesi mund të themi që shumë pak tëhuaj flenë në Shqipëri”, tha Zak Topuzi.

    Thirrjet e qeverisë, shpesh të shoqëruara me paralajmërime për gjoba po reflektohen pak në shtimin e deklarimeve nga strukturat akomoduese. Në krahasim me vitin 2024, të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri u akomodimeve u zgjerua me gati 20 mijë apo 23 për qind.

    “Shqipëria ka 107 mijë shterët të regjistruar. Këtu përfshihen kotelet, bujtinat dhe apartamente. Kemi rreth 30mijë apartamente me rreth 90 mijë shtretër jashtë sistemit. Ndaj kemi këtoshifra. Ndoshta do të shohim efekte më pas si pasojë e ndryshimeve të ligjit për turizmin”, shton Topuzi.

    Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjatë prillit, pjesa më e madhe e turistëve që fjetën në vend, pak më shumë se 138 mijë u akomoduan në hotele. Ndërkohë nga apartamentet me qira ditore pati vetëm 8 mijë 700 të tillë.

    “Kjo tregon informalitetin. Shqipëria ka gati 48 për qind të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor Kjo dëmton sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve”, tha kreu i dhomës së Hoteleri Turizmit.

    Të dhënat nga Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vetëm 1 mijë e 850 apartamente me qira ditore janë të regjistruar te tatimet dhe paguajnë taksat dhe tarifat./ A2CNN.

  • Skandal në zgjedhje/ Zbulohen raste me identitete të dyfishta dhe shenja gjishti të njëjta

    Skandal në zgjedhje/ Zbulohen raste me identitete të dyfishta dhe shenja gjishti të njëjta

    Të dhënat nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes PEI nga KQZ tregojnë se rezultojnë rreth 43 raste me ID të njëjtë dhe 1798 me shenja gishti të njëjta.
    Pavarësisht të dhënave ende nuk provohet nëse ka pasur votim të shumëfishtë.
    Këto të dhëna janë marrë nga PD pas kërkesës drejtuar KQZ-së.
    Më poshtë janë edhe dokumentet që tregojnë rastet e ndodhura gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
     
     

  • ”Jemi bashkë”, Egli dhe Fifi tregojnë pak nga kënga e re. Shfaqen me elemente tradicionale

    ”Jemi bashkë”, Egli dhe Fifi tregojnë pak nga kënga e re. Shfaqen me elemente tradicionale

    Showbiz E Hënë, 2 Qershor 2025 18:54
    Egli Tako dhe Filloreta Raçi e njohur si Fifi, do të sjellin një këngë bashkë, ku edhe titullin e kanë zbuluar. Bashkëpunimi mes tyre do të titullohet ”Shuj shuj”. Sakaq, po sot ato kanë ndarë edhe një pjesë të shkurtër nga videoklipi, ku shfaqen me elemente tradicionale. ”Shuj, shuj mos i thuj kërkuj, se na jemi bashkë”. EgliTako ndërkaq vetëm pak ditë më parë solli këngën e re “Jetë” që ka grumbulluar afro dy milionë klikime. Ajo tani është nën menaxhim të Fifit, ku po angazhohen tejet shumë për këtë verë. Duket se Big Brother e ka ndihmuar mjaft shumë Eglin për të qenë akoma e komentuar dhe në vëmendje të madhe.