Tag: tregojnë

  • Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

    Sa vlen një euro në Shqipëri? Vendet më të lira dhe më të shtrenjta në Europë sipas EUROSTAT

    Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Europë, sipas të dhënave të Eurostat. Ndërkohë, ekzistojnë dallime të konsiderueshme edhe midis vendeve fqinje si në rastin e Ballkanit Perëndimor
    Indekset e nivelit të çmimeve janë një mënyrë e mirë për të na ndihmuar të kuptojmë se sa të shtrenjta ose të lira janë mallrat dhe shërbimet në secilin vend. Ato krahasojnë nivelet kombëtare të çmimeve me mesataren e BE-së dhe llogariten duke përdorur Paritetet e Fuqisë Blerëse.
    Këto indekse krahasojnë koston e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, siç janë ushqimi, pijet, veshjet, hotelet dhe më shumë. Përveç këtyre indekseve individuale ose në grup, ekzistojnë dy tregues kryesorë që tregojnë nivelin ‘e përgjithshëm’ të çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të konsumit:
    Njëri është konsumi aktual individual, i cili mat të gjitha mallrat dhe shërbimet e konsumuara në të vërtetë nga familjet dhe treguesi tjetër lidhet me shpenzimet e konsumit përfundimtar të familjeve.
    “Scan Intel” është përqëndruar në indikatorin e indeksit të nivelit të çmimeve për konsumin indvidual, të cilat tregojnë se sa të shtrenjta ose të lira janë mallrat dhe shërbimet në vende të ndryshme, bazuar në paritetet e fuqisë blerëse.
    Sipas Eurostat-it, fuqia blerëse vepron si një monedhë e përbashkët artificiale, pasi ajo tregon se sa mund të blejnë njerëzit me të njëjtën sasi parash në të gjitha vendet.
    Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria ka kosto më të larta jetese krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Në raport me mesataren e Bashkimit Europian, çmimet në Shqipëri janë në nivelin 63% të mesatares së BE-së, më shumë se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.
    Për krahasim, në Bosnje Hercegovinë çmimet janë në nivelin 59.7% të mesatares europiane, në Maqedoninë e Veriut 49%, ndërsa në Serbi 61.4%. Edhe Mali i Zi, që prej vitesh ka turizëm të zhvilluar dhe përdor euron si monedhë zyrtare, rezulton më i lirë se Shqipëria.
    Në vitin 2024, nga 36 vende, Zvicra është më e shtrenjta, me çmime në 184% të mesatares së BE-së, 84 pikë më të larta se mesatarja. Turqia është më e lira, me çmime në 47% të mesatares së BE-së, që do të thotë se ato janë 53% më të ulëta se mesatarja e BE-së.
    Vendet e Evropës Perëndimore dhe Veriore kanë tendencë të kenë nivele të larta çmimesh. Zvicra, Islanda, Luksemburgu, Danimarka, Irlanda, Norvegjia dhe Finlanda tregojnë të gjitha çmime dukshëm mbi mesataren.

  • Cikli i rrezikshëm i emigracionit – Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

    Cikli i rrezikshëm i emigracionit – Të rinjtë përgjysmohen, ikja e tyre dyfishohet

    Shqipëria po përjeton një cikël paradoksal dhe të rrezikshëm të emigracionit. Edhe pse vendi ka gjithnjë e më pak të rinj, ata po largohen me intensitet më të lartë vitet e fundit.
    Këto zhvillime po krijojnë një cikël vicioz me rënie të popullsisë, rritje emigrimi dhe përshpejtim të rënies së popullsisë.
    Popullsia në grupmoshën 0 – 29 vjeç ishte rreth 1 milionë e 365 mijë persona në vitin 2011, por më 2024 ishin vetëm 764 mijë persona në këtë grupmoshë, me tkurrje 44%.
    Nga viti 2015 deri në 2020, emigracioni neto (ikjet minus ardhjet) ishte rreth -16 mijë persona në vit, sipas INSTAT.
    Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj. Emigracioni neto negativ u përkeqësua pas pandemisë. Në vitin 2021, emigracioni neto ishte negativ me -32,000, po kaq edhe në 2022. Në vitin 2023 arriti në -43,7 mijë dhe më 2024 mbi 28,8 mijë.

    Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së. Një vit më parë ishin dhënë 79.2 mijë leje qëndrimi për herë të parë.
    Këto janë nivelet më të larta që nga 2010-a, duke treguar për një përshpejtim të ritmeve të emigracionit pas pandemisë.
    Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë. Duke qenë se një pjesë e madhe e të ikurve janë me kontrata pune, sidomos në shtete si Gjermania, dhënia e lejeve është më e shpejtë sesa dikur, kur shtetasit shqiptarë hynin në vendet e BE-së pa dokumente.
    Grupmosha 18–34 vjeç përbënte rreth 80% të emigrantëve të rinj shqiptarë, sipas Eurostat.

    Të dhënat tregojnë se shkalla e emigracionit për frymë është rritur, jo vetëm në shifra absolute, por edhe në përqindje të popullsisë aktive.
    Shqipëria është në një fazë ku grupi i të rinjve po tkurret me shpejtësi dhe nga ana tjetër, ata që kanë mbetur janë gjithnjë e më shumë të motivuar për të ikur.
    Ilir Gëdeshi, profesor i cili prej vitesh studion zhvillimet demografike në vend, thotë se në afat të gjatë, emigracioni në numër do të ulet për shkak se do të ketë më pak njerëz për të ikur, por në krahasim me popullsinë e mbetur, flukset janë shumë të larta.
    Sipas tij, pa ndërhyrje të menjëhershme në formë politikash gjithëpërfshirëse që frenojnë ikjet dhe nxisin kthimet, vendi rrezikon një krizë strukturore afatgjatë të forcës punëtore, produktivitetit dhe sistemit të pensioneve.
    Sot nuk ikin vetëm të rinjtë e papunë apo pa perspektivë si para një dekade, por ikin studentët më të mirë, profesionistët e rinj të shëndetësisë, IT-së dhe zanatçinj të kualifikuar.
    Pandemia intensifikoi ndjenjën e pasigurisë dhe e bëri më të dukshme pabarazinë sociale dhe mungesën e perspektivës.
    Nga ana tjetër, programet e BE-së (si punësimi sezonal, vizat studentore, marrëveshja me Gjermaninë) kanë hapur më shumë rrugë të ligjshme.
    Emigracioni lartë ka krijuar edhe efekt psikologjik. Të rinjtë ndihen të paktë në një shoqëri të plakur e të zbrazur dhe janë më motivuar për t’u larguar.

    Efektet në tregun e punës dhe në çmime
    Forca aktive e punës (pjesa që punon ose kërkon punë) ka rënë, dhe nga ana tjetër, numri i vendeve të lira të punës është rritur.
    Në pesë vitet e fundit, bizneset raportojnë mungesa të mëdha me punonjës në bujqësi, ndërtim, turizëm, shërbime, tregti, etj. Bizneset raportojnë vështirësi në rekrutim, jo vetëm për arsye pagash, por sepse nuk ka kandidatë.
    Emigracioni ka krijuar një hendek demografik në tregun e punës, që nuk mbushet as me rritje pagash dhe as me trajnime të shkurtra.
    Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 53% e të punësuarve në bujqësi janë mbi moshën 50 vjeç dhe të rinjtë nuk e trashëgojnë punën.
    Rënia e forcës punëtore ka çuar në ulje të sipërfaqeve të mbjella, sidomos në fruta-perime në fermat familjare dhe rritje të varësisë nga importet ushqimore.
    Të dhënat e INSTAT tregojnë që deficiti tregtar në ushqime është rritur me 23% që prej 2020-s. Ulja e prodhimit vendas ka krijuar mungesa relative në treg.
    Importet zëvendësuese janë më të shtrenjta. Prodhuesit vendas përballen me kosto më të larta për punonjësit, ndërsa produktiviteti bie.
    Në vitin 2024, Shqipëria u rendit për herë të parë mbi mesataren e BE-së për çmimet e ushqimeve (102.4% e mesatares së BE-së sipas Eurostat).
    Në 2023, çmimet e ushqimeve ishin sa 89,8% të mesatares së BE-së, nga 66,8% në 2014.
    Ndërkohë, PBB për frymë në Shqipëri mbetet vetëm 35% e mesatares së BE-së. Konsumatorët paguajnë shumë më tepër për mallra bazë (ushqim, transport, energji).
    Studimet e FMN-së tregojnë se emigracioni e përshpejton rritjen e çmimeve, sepse ul ofertën dhe shtrembëron ekuilibrin prodhim–konsum.
    Emigracioni zvogëlon ofertën e brendshme, si në rastin tonë, ndërsa konsumi po rritet nga vizitorët e huaj gjithnjë e më të shumtë në numër.
    Këto zhvillime kanë rritur varësinë nga importet e kushtueshme dhe ulur konkurrencën lokale, pasi bizneset e mbetura dominojnë tregun.
    Nga 2015–2025, indeksi i çmimeve për ushqimet dhe pijet joalkoolike u rrit me 67 %, duke u renditur në vend të 10-të ndër 40 vende europiane. Prodhuesit vendas përballen me kosto të larta inputesh, teksa mungojnë subvencionet për bujqësinë.
    Kjo i detyron prodhuesit vendas të rrisin çmimet e produkteve, duke dobësuar konkurrencën e brendshme ndaj mallrave të importuara.
    Prodhimi bujqësor ra me 1.1% më 2024 nga -1.8 më 2023.
    Në sektorin e bujqësisë ishin të punësuar 32.2% të totalit të punonjësve. Të dhëna më të detajuara tregojnë se bujqësia është në trajektore rënëse kryesisht për shkak të zhvillimeve negative në fermat familjare, ku ka një tkurrje të fortë të sektorit të blegtorisë.
    Në dekadën e fundit, numri i kafshëve për qumësht dhe mish gati është përgjysmuar prej falimentit të fermave të vogla.
    Rënia e popullsisë në fshatra dhe plakja e saj ka bërë që fermat e vogla familjare me kafshë të shuhen. Për të njëjtat arsye ka rënë edhe prodhimi bujqësor në fushë.
    Fermat familjare për vetëkonsum janë në faliment të vazhdueshëm nga pakësimi dhe plakja e popullsisë në fshat.
    Prodhimi bujqësor po organizohet në formë biznesesh me serra për eksport. Për shkak të këtij tranzicioni, tani fermerët që prodhonin për vetëkonsum janë kthyer në konsumatorë që nxisin rritjen e importeve të prodhimeve bujqësore nga jashtë.
    Në bashkitë e vogla, pothuajse nuk ka më tregje fshatarësh.
    Familjet shqiptare lënë 39,7% të buxhetit të tyre për ushqime, krahasuar me mesataren europiane prej vetëm 13%.

    /Monitor.al/

  • Imazhet satelitore zbulojnë punën për restaurimin në Fordow pas sulmeve amerikane

    Imazhet satelitore zbulojnë punën për restaurimin në Fordow pas sulmeve amerikane

    Imazhet e reja satelitore tregojnë se kompleksi bërthamor Fordow i iIranit, i cili u bombardua nga SHBA-ja është duke u restauruar.

    Sipas kompanisë amerikane të imazheve satelitore Maxar Technologies, imazhet u morën të premten dhe tregojnë ekskavatorë dhe buldozerë të rëndë që lëvizin dheun pranë kratereve dhe vrimave në rajonin malor verior të Fordow.
    Zona u godit nga bombat depërtuese amerikane GBU-57, të cilat Pentagoni tha se kishin në shënjestër kanalet e ventilimit të ndodhura thellë në kompleksin nëntokësor.

    [ 🇮🇷 IRAN ]

    🔸 De nouvelles images satellites MAXAR de l’installation nucléaire à Fordo, en Iran, montrent une reconstruction en cours. La route menant au site de production souterrain, précédemment endommagée, a été réparée. L’excavation de nouvelles entrées est également en… pic.twitter.com/noH0EqmDyr
    — Little Think Tank (@L_ThinkTank) June 29, 2025

    Imazhe të tjera tregojnë makineri që hapin rrugë të reja hyrëse (Izraeli raportoi se i goditi ato një ditë pas bombardimeve amerikane) dhe riparojnë rrugën kryesore që të çon në qendrën nëntokësore të pasurimit.

    Sipas ekspertëve nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara, iranianët mund të jenë duke u përpjekur të rivendosin aksesin në mënyrë që të vlerësojnë shkallën e dëmit dhe gjendjen e pajisjeve, megjithëse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.
    Donald Trump deklaroi pas bombardimeve se bastisjet amerikane shkaktuan “shkatërrim total” të infrastrukturës bërthamore të Iranit dhe vlerësoi se Teherani nuk do të ishte në gjendje ta rindërtonte atë. Megjithatë, ekspertët e armëve bërthamore vënë në dyshim nëse programi është shkatërruar përgjithmonë.

    Siç vërejnë ata, është e vështirë të “bombardohet njohuria” dhe Teherani tani mund të ketë një nxitje edhe më të madhe për të ecur përpara me zhvillimin e armëve bërthamore.
    Bombardimet fundjavën e kaluar goditën gjithsej tre vende kryesore: Fordow dhe Natanz me bomba me depërtim të thellë dhe Isfahan me raketa Tomahawk të lëshuara nga deti. Shkalla e plotë e dëmit në rezervat dhe pajisjet e uraniumit të pasuruar është ende duke u vlerësuar.

  • Blegtoria, në rënie! Çdo vit ulet numri i kafshëve, ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

    Blegtoria, në rënie! Çdo vit ulet numri i kafshëve, ekspertët: Subvencionet nuk mjaftojnë

    Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira dhe këtë e tregojnë dhe shifrat e INSTAT, në vitin 2024 numri deleve ka rënë më 2.5 % krahasuar me vitin 2023.

    Kështu në Shqipëri gjithsej ka 1 milion e 177 mijë krerë nga 1 mln e 206 mijë dele që kishte një vit më parë, gjithashtu edh numri dhive ka pësuar një rëni me 3.9% nga 640 mijë dhi numri i tyre ka vajtur në 615 mijë krerë.
    Por më pozitive duket situate tek numri i gjedhëve ku në Shqipëri për këtë vit kemi 9 mijë krerë lopë më tepër, ose 3.3% më shumë. Nëse sektori i blegtorisë vazhdon me këtë trend, sipas eksperteve stallat e bagëtive do të vazhdojnë të mbyllen.
    “Po shkon drejt shuarjes dhe kërkon një strategji kombëtare duke u bazuar në eksperiencat më të mirë që janë jashtë vendit”, tha Xhelil Koleci-mjek veterinar.
    Këto shifra tregojnë se subvencionimi lek për kokë nuk është i mjaftueshëm për të bindur fermerët që të mbarështojnë dele dhe dhi.
    “Së pari duhet ta shohim bujqësinë në kontekstin e një zhvillimi rural të vazhdueshëm, çfarë do të thotë kjo. Ajo që kërkon sot fermeri që jeton ë ato zona është shërbimi shëndetësor, jeta sociale dhe infrastruktura rurale. Ka ardhur koha që t’i mendojmë seriozisht këto”, deklaroi eksperti i bujqësisë, Noc Fasllia.
    Bujku nuk po e sheh blegtorinë si një aktivitet tregtar, edhe ato pak krerë që kanë mbetur në stalla po mbahen prej njerëzve të fshatit për të plotësuar nevojat e tyre familjare e mish e bulmeti, por këto familja nuk kanë qumësht për të tregtuar në industri.
    “Kjo ka ardhur për shkak të rritjes së kostove të prodhimi bujqësor. Çmimi i ushqimeve në blegtori është rritur 3-4 herë. Rritja e ndjeshme e kostos me gati dy fish e ka bërë produktit blegtoria jo konkurrues me ato që vijnë nga vendet e rajonit”.
    Po çfarë do të thotë të jesh i varur nga qumështi i importit që vjen nga Serbia?
    “Është humbje e gjithanshme në punësim, plehërim, fertilizim kanë një humbje të gjithanshme nëse e dukshme është që kemi humbur 10 lek, të padukshme janë 30-5- lekë, është shumëdimensionale”, deklaroi mjeku veterinar, Xhelil Koleci.
    I vetmi sektor që po njeh rritje për çdo vit është bletaria, ku numri i koshereve është rritur me 13.2% nga 519 mijë që kishim në vitin 2023, një vit më pas numri i familjeve të bletëve ka shkuar në 587 mijë e pavarësisht kësaj numri i këtyre koshereve nuk mjafton për të plotësuar nevojat e brendshme për mjaltë.

    Top Channel

  • Mëso të jesh mik i vetes/ ‘Fuqia e vetëdhembshurisë’

    Mëso të jesh mik i vetes/ ‘Fuqia e vetëdhembshurisë’

    Kur një mik kalon një periudhë të vështirë ose ndihet sikur ka dështuar, reagimi ynë i parë është zakonisht t’i ofrojmë ngushëllim dhe mirëkuptim. Por kur bëhet fjalë për veten, shpesh jemi shumë më të ashpër. Megjithatë, pak vetëdhembshuri mund të bëjë një ndryshim të madh.

    Studimet tregojnë se në kohë të vështira apo stresuese, ata që tregojnë mirësi ndaj vetes kanë më shumë qëndrueshmëri emocionale.

    “Mund të themi: ‘Bëra një gabim’, në vend të ‘Unë jam një gabim’,” shpjegon Kristin Neff, profesore e psikologjisë arsimore në Universitetin e Teksasit në Austin, e cila ka studiuar vetëdhembshurinë për më shumë se 20 vjet.

    Çfarë është vetëdhembshuria?

    Vetëdhembshuria është aftësia për të treguar mirëkuptim, butësi dhe mbështetje ndaj vetes gjatë momenteve të vështira – dhe për të kujtuar se papërsosmëritë janë pjesë e natyrës njerëzore. Ajo lidhet ngushtë me vetëdijen: të jesh i pranishëm në moment pa gjykim. Të jesh i sjellshëm me veten nuk do të thotë të dorëzohesh në vetëmëshirë apo të bëhesh pasiv. Është të kuptosh se dështimet dhe vuajtja nuk janë prova e dobësisë sonë, por përvoja që ndajmë si njerëz.

    Mite dhe të vërteta

    Një keqkuptim i zakonshëm është se vetëdhembshuria na bën dembelë ose na pengon të përmirësojmë veten. Por, siç vëren Neff, kërkimet tregojnë se mbështetja dhe inkurajimi janë motivues shumë më efektivë sesa kritika e ashpër.

    Një tjetër mit është se vetëdhembshuria është thjesht një formë e kujdesit për veten. Në realitet, ajo përfshin gatishmërinë për të përballuar ndjenjat e vështira dhe për të vepruar në përputhje me vlerat tona – jo vetëm për të kërkuar rehati të menjëhershme. Siç shpjegon psikologu Steven C. Hayes, krijues i terapisë së pranimit dhe angazhimit, vetëdhembshuria është “fuqia për të qenë vetvetja, për të ndjerë plotësisht atë që ndjen – pa mbrojtje të panevojshme.”

    Si të kultivoni vetëdhembshurinë

    1. Flisni me mirësi me veten çdo ditë
    Vëzhgoni mënyrën si i flisni vetes. Jeni mbështetës, apo kritiku më i ashpër i saj? Neff sugjeron që të përpiqemi t’i flasim vetes me të njëjtën dhembshuri që do t’ia tregojmë një miku të ngushtë në një moment të vështirë.

    2. Praktikoni metodën RAIN
    Psikologia Tara Brach rekomandon teknikën RAIN:

    R – Njihni ndjenjat tuaja
    A – Lejojini ato të jenë aty
    I – Hetoni ndikimin e tyre në trup dhe mendje
    N – Kujdesuni për veten

    Kjo përfshin të kuptuarit e bindjeve të fshehta, si p.sh.: “Nuk jam i denjë për dashuri” apo “Nuk jam i mjaftueshëm.” Kur ta dalloni këtë, bëni një gjest qetësues – vendosni dorën në zemër, frymoni thellë, ose thuajini vetes fjalë si: “Është në rregull të ndihesh kështu” apo “Po bën më të mirën që mundesh.”

    3. Jepni dhe merrni dhembshuri
    Vetëdhembshuria na ndihmon të jemi më të hapur për të ofruar dhe marrë kujdes nga të tjerët. “Ne kemi nevojë për njerëz që janë të dhembshur me veten dhe me të tjerët,” thotë Neff. Ajo thekson se vetëdhembshuria përfshin edhe përpjekjet për të reduktuar dëmin, jo vetëm për veten, por edhe në një nivel shoqëror më të gjerë. Syri.net-Kathimerini

  • Fotot që tregojnë se Ledri dhe Xhensila mund të jenë çift

    Fotot që tregojnë se Ledri dhe Xhensila mund të jenë çift

    Showbiz E Mërkurë, 25 Qershor 2025 17:52
    Në një intervistë, Ledri tha që duhet kimi dhe dashuri për t’u lidhur me dikë dhe ndonëse i hodhi poshtë pretendimet se është në një lidhje me Xhensilën, këto foto dëshmojnë të kundërtën. Ledri dhe Xhensila shfaqen më të afërt se kurrë me një grup miqsh (sipas burimeve të Anabel, në Ibiza). Ndonëse Xhensila është përpjekur të mbulojë fytyrën, ka një detaj që e nxjerr zbuluar: Tatuazhi në dorë.

  • SYRI TV/ Dështon prodhimi i grurit në Fier, fermerët me humbje

    SYRI TV/ Dështon prodhimi i grurit në Fier, fermerët me humbje

    Në kulmin e korrjes së grurit, fermerët e fshatrave të Semanit dhe Topojës tregojnë se po dështojnë për shkak të rendimentit të ulët. Ata thonë se tokat e mbjella me grurë janë përgjysmuar, ndërsa kostot e larta të inputeve dhe punimeve, si dhe braktisja nga shteti, kanë bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga bujqësia. Por, teksa fermerët tregojnë dramën e bujqësisë, Bashkia e Fierit organizon një festë për grurin, e cila nuk ka asnjë vlerë për fermerët.

    Kjo është festa e grurit që promovoi Bashkia e Fierit pak ditë më parë në fshatin Pojan, pranë zonës arkeologjike të Apolonisë.
    Festa u zhvillua në një nga zonat më pjellore të vendit, ku gruri është kulturë kryesore në bujqësi. Mirëpo, pak kilometra më tej, në fshatrat Topojë dhe Seman, banorët tregojnë se po dështojnë me mbjelljen e grurit.
    Fermerët vendas po përballen me një situatë dramatike: sipërfaqet e mbjella me grurë janë përgjysmuar dhe prodhimi mbetet shumë larg pritshmërive të tyre.

    Po cilat janë arsyet e dështimit të grurit në këto zona?
    Situata ka degraduar deri në atë pikë, sa shumë fermerë janë detyruar të japin tokat me qira, por edhe vetë qiramarrësit tashmë po heqin dorë.

  • SYRI TV/ Dështon prodhimi i grurit në Fier, fermerët me humbje në Topojë e Seman

    SYRI TV/ Dështon prodhimi i grurit në Fier, fermerët me humbje në Topojë e Seman

    Në kulmin e korrjes së grurit, fermerët e fshatrave të Semanit dhe Topojës tregojnë se po dështojnë për shkak të rendimentit të ulët. Ata thonë se tokat e mbjella me grurë janë përgjysmuar, ndërsa kostot e larta të inputeve dhe punimeve, si dhe braktisja nga shteti, kanë bërë që shumë fermerë të heqin dorë nga bujqësia. Por, teksa fermerët tregojnë dramën e bujqësisë, Bashkia e Fierit organizon një festë për grurin, e cila nuk ka asnjë vlerë për fermerët.

    Kjo është festa e grurit që promovoi Bashkia e Fierit pak ditë më parë në fshatin Pojan, pranë zonës arkeologjike të Apolonisë.
    Festa u zhvillua në një nga zonat më pjellore të vendit, ku gruri është kulturë kryesore në bujqësi. Mirëpo, pak kilometra më tej, në fshatrat Topojë dhe Seman, banorët tregojnë se po dështojnë me mbjelljen e grurit.
    Fermerët vendas po përballen me një situatë dramatike: sipërfaqet e mbjella me grurë janë përgjysmuar dhe prodhimi mbetet shumë larg pritshmërive të tyre.

    Po cilat janë arsyet e dështimit të grurit në këto zona?
    Situata ka degraduar deri në atë pikë, sa shumë fermerë janë detyruar të japin tokat me qira, por edhe vetë qiramarrësit tashmë po heqin dorë.

  • A e largoi Irani uraniumin para se të godiste SHBA?

    A e largoi Irani uraniumin para se të godiste SHBA?

    Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies tregojnë një numër të pazakontë prej 16 kamionësh të pozicionuar pranë një hyrjeje të impiantit më 19 dhe 20 qershor.
    Sipas The New York Times, besohet se këto mjete mund të kenë shërbyer për të transportuar uraniumin apo pajisje të ndjeshme jashtë zonës.

    Një analizë nga Qendra për Burime të Hapura në Londër sugjeron se Irani mund të ketë qenë duke përgatitur impiantin për një sulm të mundshëm.
    Edhe pse ende nuk është konfirmuar se çfarë saktësisht është larguar nga objekti, një këshilltar i udhëheqësit suprem Ali Khamenei deklaroi se uraniumi i pasuruar i Iranit ‘mbetet i paprekur’ pavarësisht goditjeve amerikane.
    Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, në deklarata për The New York Times, pohojnë se ka gjasa që Irani ka zhvendosur materiale dhe pajisje të ndjeshme përpara sulmit. Imazhe të reja të kapura nga Planet Labs pas goditjeve tregojnë dëme të dukshme në impiant, përfshirë ndryshime në sipërfaqen e tokës dhe shenja të mundshme impakti nga bombat.
    Burime izraelite po analizojnë gjithashtu imazhet e ditëve para sulmeve, të cilat sipas tyre,  tregojnë lëvizje të ngarkesave të ndjeshme jashtë kompleksit të Fordow.
    Këto zhvillime po rrisin shqetësimet për nivelin real të dëmit të shkaktuar dhe nëse qëllimi kryesor i sulmit, goditja ndaj kapaciteteve bërthamore, është përmbushur plotësisht.
    Vlerësimet për dëmet e shkaktuara nga sulmet ajrore të fundit janë ende në proces, ndërsa autoritetet izraelite dhe amerikane nuk kanë arritur ende në rezultate përfundimtare.
    Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të informacionit të inteligjencës, theksuan se analizat po vijojnë.

  • Imazhet satelitore tregojnë aktivitet në uzinën bërthamore iraniane, disa ditë para sulmeve amerikane

    Imazhet satelitore tregojnë aktivitet në uzinën bërthamore iraniane, disa ditë para sulmeve amerikane

    BBC raporton se ende nuk janë parë imazhe satelitore me rezolucion të lartë të vendeve të synuara nga SHBA-të në sulmet gjatë natës, por firma satelitore Maxar ka ndarë foto të kapura në ditët e fundit të uzinës së pasurimit të uraniumit në Fordow.

    Maxar thotë se fotot, të kapura më 19 dhe 20 qershor, tregojnë “aktivitet të pazakontë kamionësh dhe automjetesh” pranë hyrjes së objektit ushtarak nëntokësor.
    Në imazhin e mëparshëm, 16 kamionë mallrash është pozicionuar përgjatë një rruge hyrëse që të çon në hyrjen e një tuneli, dhe në imazhin e mëvonshëm, kamionët dhe buldozerët janë të dukshëm pranë objektit kryesor.
    Gërmime të reja mund të shihen aty pranë, me shenja të punimeve dheu, duke përfshirë edhe brenda hyrjeve të tuneleve, duke treguar se Irani mund të ketë qenë duke u përpjekur të përforcojë kompleksin në pritje të sulmeve.
    Një imazh i kapur të premten tregon gjithashtu mbrojtje të ndërtuara rishtazi në rrugë pak më shumë se një kilometër nga i njëjti vend, sipas Maxar.

    Top Channel