Tag: tregojnë

  • VD- “Shkundet” Rusia/ Pamje nga tërmeti: Banesa të shkatërruara, mjekë që vazhdojnë operacionin mes lëkundjeve

    VD- “Shkundet” Rusia/ Pamje nga tërmeti: Banesa të shkatërruara, mjekë që vazhdojnë operacionin mes lëkundjeve

    Pamje nga lekundjet e termetit

    RUSI- Një tërmet me magnitudë 8.8, një ndër më të fuqishmit ndonjëherë, goditi gadishullin Kamçatka në lindjen e largët të Rusisë. Ndërkohë, në mediat sociale janë shpërndarë disa video që tregojnë momentin kur godet rajonin e Kamçatkës, që tregojnë ndeërtesa që dridhen, mobilje të përmbysura, objekte të thyera dhe panik, si dhe njerëz që nxitojnë për të dalë jashtë. 

    ❗️ A magnitude 8.5 earthquake just shook the region near Kamchatka! These video clips are spine-chilling ???? ❗️The first tsunami ëave has already crashed onto the shores of Severo-KurilskThankfully, residents have sought refuge on higher ground, as confirmed by the governor… pic.tëitter.com/rU4VkDLësa
    — Lenka ëhite (@ëhite_lenka) July 30, 2025

    Një video që po bën xhiron e rrjetit tregon momente temerri, ku në momentin e tërmetit një ekip mjekësor ishin duke kryer një ndërhyrje kirugjikale. Pamjet e kapura tregojnë momentin kur mjekët përkulen mbi tavolinën e operacionit për të mbrojtur pacientin dhe për të mbajtur barelën. Pavarësisht dridhjeve të forta që e tronditën ndërtesën, mjekët ruajtën vazhduan të operonin pacientin e tyre deri në fund.

    Shtete të shumta kanë lëshuar paralajmërime për cunami, teksa ne Japoni dhe Haeaii janë evakuar një numër i konsiderueshëm të banorëve. Ndërkohë, autoritetet në rajonin Sakhalin në lindje të largët të Rusisë shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Ishujt Kuril veriorë, ku valët e cunamit kanë dëmtuar ndërtesat dhe kanë shkaktuar përmbytje. Po ashtu, Guvernatori i Havait, Josh Green, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Hawaii./ZËRI

  • Rënia e prodhimit vendas, importet e ushqimeve rriten me 33% më 2021 – 2025

    Rënia e prodhimit vendas, importet e ushqimeve rriten me 33% më 2021 – 2025

    Të dhënat mbi importet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit gjatë pesë viteve të fundit tregojnë një rritje të qëndrueshme, pavarësisht nga tendenca e rënies së popullsisë rezidente në Shqipëri.
    Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, importet e ushqimeve dhe pijeve ishin rreth 57.8 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025, rreth 77 miliardë lekë, ose 33% më shumë.
    Të dhënat të detajuara nga INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, rritjen më të fortë në vlerë e kanë shënuar importet e cigares, 13%, kafesë me 33%, ushqimeve të përpunuara me 9%. Të gjitha grupet e ushqimeve janë rritur përveç kafshëve të gjalla dhe produkteve të bulmetit në krahasim me 6-mujorin e parë 2024.
    Importet tregojnë se kërkesa për produkte ushqimore dhe pije ka vazhduar të rritet, ndonëse numri i banorëve në vend ka pësuar rënie për shkak të emigracionit të lartë dhe normës së ulët të lindjeve.
    Faktori që duket se po e mban të lartë konsumin është turizmi. Edhe importet e ushqimeve po ndjekin të njëjtin trend. Vitin e kaluar, importet e ushqimeve u rritën mbi 20% duke ndjekur rritjen e fortë të ardhjeve, ndërsa në 6-mujorin 2025 janë rritur me 3%, me rritje te ngjashme të numrit të turistëve.
    Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj, të cilët jo vetëm që konsumojnë produkte vendase, por edhe shtojnë nevojën për mallra të importuara, sidomos në sektorin e shërbimeve, hotelerisë dhe gastronomisë.
    Rritja e importeve të ushqimeve është pasqyrë e drejtpërdrejtë e rritjes së konsumit sezonal që lidhet me flukset turistike. Në këtë mënyrë, turizmi po bëhet një element kompensues i rënies së kërkesës së brendshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në bilancin tregtar dhe në strukturën e konsumit kombëtar.
    Rritja e importeve të ushqimeve pasqyron edhe një tjetër zhvillim shqetësues, tkurrjen e prodhimit bujqësor vendas. Prodhimi në sektorin bujqësor hyri në vitin e pestë të rënies në tremujorin e parë 2025. Aktualisht bujqësia shqiptare po përballet me sfida serioze si mungesa e subvencioneve dhe ikja e fuqisë punëtore nga zonat rurale.
    Në vend që prodhimi vendas të zëvendësojë nevojat e tregut të brendshëm, gjithnjë e më shumë operatorë ekonomikë po i drejtohen importit për të mbushur boshllëqet në furnizim, duke bërë që një pjesë e madhe e fitimeve nga turizmi të ikin sërish jashtë.
    Rritja e importeve të ushqimeve nuk është thjesht një bilanc tregtar, por edhe një tregues i dobësimit të kapaciteteve prodhuese të bujqësisë shqiptare, që gjithnjë e më pak po arrin të përmbushë kërkesat e tregut të brendshëm./ B.Hoxha

    Burimi: INSTAT

     

  • Turistët dhe rënia e prodhimit vendas, importet e ushqimeve rriten me 33% më 2021 – 2025

    Turistët dhe rënia e prodhimit vendas, importet e ushqimeve rriten me 33% më 2021 – 2025

    Të dhënat mbi importet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit gjatë pesë viteve të fundit tregojnë një rritje të qëndrueshme, pavarësisht nga tendenca e rënies së popullsisë rezidente në Shqipëri.Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, importet e ushqimeve dhe pijeve rreth 57.8 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 rreth 77 miliardë lekë, ose 33 % më shumë.Të dhënat të detajuara nga INSTAT tregojnë se në 6-mujorin e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit 2024, rritjen më të fortë në vlerë e kanë shënuar importet e cigares, 13%, kafesë me 33%, ushqimeve të përpunuara me 9%. Të gjitha grupet e ushqimeve janë rritur përveç kafshëve të gjalla dhe produkteve të bulmetit në krahasim me 6 -mujorin e parë 2024.Importet tregojnë se kërkesa për produkte ushqimore dhe pije ka vazhduar të rritet, ndonëse numri i banorëve në vend ka pësuar rënie për shkak të emigracionit të lartë dhe normës së ulët të lindjeve.Faktori që duket se po e mban të lartë konsumin është turizmi. Edhe importet e ushqimeve po ndjekin të njëjtin trend. Vitin e kaluar importet në ushqimeve u rriten mbi 20 për qind duke ndjekur rritjen e fortë të ardhjeve, ndërsa në 6 -mujorin 2025 janë rritur me 3 për qind me rritje te ngjashme të numrit të turistëve.Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj, të cilët jo vetëm që konsumojnë produkte vendase, por edhe shtojnë nevojën për mallra të importuara, sidomos në sektorin e shërbimeve, hotelerisë dhe gastronomisë.Rritja e importeve të ushqimeve është pasqyrë direkte e rritjes së konsumit sezonal që lidhet me flukset turistike. Në këtë mënyrë, turizmi po bëhet një element kompensues i rënies së kërkesës së brendshme, duke ndikuar drejtpërdrejt në bilancin tregtar dhe në strukturën e konsumit kombëtar.Rritja e importeve të ushqimeve pasqyron edhe një tjetër zhvillim shqetësues, tkurrjen e prodhimit bujqësor vendas. Prodhimi në sektorin bujqësor hyri në vitin e pestë të rënies në tremujorin e parë 2025. Aktualisht bujqësia shqiptare po përballet me sfida serioze si mungesa e subvencioneve dhe ikja e fuqisë punëtore nga zonat rurale.Në vend që prodhimi vendas të zëvendësojë nevojat e tregut të brendshëm, gjithnjë e më shumë operatorë ekonomikë po i drejtohen importit për të mbushur boshllëqet në furnizim, duke bërë që një pjesë e madhe e fitimeve nga turizmi të ikin sërish jashtë.Rritja e importeve të ushqimeve nuk është thjesht një bilanc tregtar, por edhe një tregues i dobësimit të kapaciteteve prodhuese të bujqësisë shqiptare, që gjithnjë e më pak po arrin të përmbushë kërkesat e tregut të brendshëm./ B.HoxhaBurimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Zjarret e shpërndara në Mesdhe: NASA kap imazhe të qarta të vatrave aktive

    Zjarret e shpërndara në Mesdhe: NASA kap imazhe të qarta të vatrave aktive

    Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe shqetësuese që tregojnë përhapjen e zjarreve të shumta përgjatë gjithë Mesdheut, nga Greqia dhe Spanja, deri në Shqipëri dhe Qipro. Qindra vatra aktive të zjarreve janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta, duke krijuar një panoramë dramatike në regjion. Pikat e kuqe në hartat satelitore përfaqësojnë vatrat aktive, qoftë të mëdha, qoftë më të vogla. Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve, duke shfaqur ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato të ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit,transmeton KultPlusJavën e kaluar, të dhënat tregojnë një përhapje të gjerë të zjarreve, duke përfshirë disa nga vendet më të goditura nga temperaturat e larta. Vendet e Ballkanit dhe Italia janë përballur me një valë të fortë të të nxehtit, e cila ka ndihmuar në përhapjen e flakëve, përveç kushteve të tjera natyrore dhe të njerëzve që favorizojnë këtë proces.Shumica e vatrave të zjarrit janë shfaqur në zona pyjore, ku flakët përhapen më lehtë për shkak të dendësisë së materialeve të djegshme. Disa prej pikave të kuqe mund të tregojnë aktivitete të tjera, si shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë, fabrika, ose djegie të kontrolluara nga fermerët në fusha. Zjarret janë një kërcënim serioz për mjedisin dhe sigurinë e njerëzve. Pasojat janë të shumta, duke përfshirë shkatërrimin e florës dhe faunës, përveç rrezikut të mundshëm për jetën e banorëve që jetojnë pranë vatrave të zjarrit./KultPlus.com

  • NASA publikon imazhet satelitore/ I gjithë Mesdheu po digjet, ndër vendet ‘në luftë’ me flakët edhe Shqipëria

    NASA publikon imazhet satelitore/ I gjithë Mesdheu po digjet, ndër vendet ‘në luftë’ me flakët edhe Shqipëria

    NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut. Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Qipro, nga Italia në Shqipëri, qindra vatra aktive janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.
    Çdo pikë e kuqe në fotografitë satelitore përfaqëson një vatër aktive zjarri, qoftë e madhe, qoftë e vogël. Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.
    Për javën e kaluar në veçanti, të dhënat tregojnë një përhapje të gjerë të zjarreve, duke qenë se ajo ishte ndër më të nxehtat e verës.
    Sipas mediave të huaja, vendet e Ballkanit dhe Italia janë goditur nga një valë e të nxehtit, duke favorizuar përhapjen e flakëve. Shumica e pikave të kuqe në hartë përfaqësojnë zjarre në zona pyjore.
    Megjithatë, disa prej pikave mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull fabrika, djegie e kontrolluar nga fermerët në fusha, apo edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.

  • Studimet tregojnë: Gratë janë më të lumtura pa burra dhe pa fëmijë

    Studimet tregojnë: Gratë janë më të lumtura pa burra dhe pa fëmijë

    Sipas profesorit Paul Dolan nga London School of Economics, grupi më i lumtur dhe më i shëndetshëm i grave janë… beqaret pa fëmijë.
    Në një analizë të gjerë nga American Time Use Survey, u zbulua se gratë që nuk janë të martuara dhe nuk kanë fëmijë raportojnë nivelet më të larta të mirëqenies, lirisë dhe kënaqësisë personale.
    Më pak stresShëndet më i mirëMarrëdhënie sociale më kuptimplota
    Këto gra jetojnë pa presionin e martesës apo mëmësisë dhe janë më të qeta se shumica.Një kujtesë që “jeta e përsosur” nuk ka një formulë fikse.

  • Nga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

    Nga Spanja në Greqi e Shqipëri, i gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

    Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut. Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Qipro, nga Italia në Shqipëri, qindra vatra aktive janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.

    Çdo pikë e kuqe në fotografitë satelitore përfaqëson një vatër aktive zjarri, qoftë e madhe, qoftë e vogël. Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.
    Për javën e kaluar në veçanti, të dhënat tregojnë një përhapje të gjerë të zjarreve, duke qenë se ajo ishte ndër më të nxehtat e verës. Vendet e Ballkanit dhe Italia janë goditur nga një valë e të nxehtit, duke favorizuar përhapjen e flakëve. Shumica e pikave të kuqe në hartë përfaqësojnë zjarre në zona pyjore.

    Megjithatë, disa prej pikave mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull fabrika, djegie e kontrolluar nga fermerët në fusha, apo edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.
    Harta me frontet sot
    Harta me frontet në 24 orët e fundit
    Harta me frontet gjatë shtatë ditëve të fundit

  • VIDEO/ Skandali në koncertin e Coldplay, dalin pamje të reja që tregojnë intimitet mes CEO-s dhe drejtoreshës së HR-së

    VIDEO/ Skandali në koncertin e Coldplay, dalin pamje të reja që tregojnë intimitet mes CEO-s dhe drejtoreshës së HR-së

    Drejtuesi ekzekutiv i kompanisë teknologjike që ndodhet në epiqendrën e skandalit tashmë të njohur si “puthja në koncertin e Coldplay” ishte “shumë i afërt” me drejtoreshën e burimeve njerëzore kohë përpara se të shfaqeshin në ekranin gjigant të stadiumit, sipas pamjeve të reja të publikuara.

    Andy Byron, 50 vjeç, ish-CEO i firmës shumë miliardëshe të inteligjencës artificiale Astronomer, është kapur në kamera duke shfaqur sjellje të afërta me Kristin Cabot, 52 vjeç, drejtoreshën e HR-së, gjatë koncertit të Coldplay në stadiumin Gillette në Boston, të martën.
    Pamjet e reja, të publikuara nga TMZ, i tregojnë të dy duke ndarë një moment të afërt emocional ndërsa grupi performonte këngën e famshme “Yellow”, përqafuar dhe duke lëvizur në ritmin e muzikës, përballë një turme të madhe të fansave, ndërsa dritat e telefonave ndriçonin arenën.
    “Skenat e kapura zbulojnë një lidhje dukshëm më të afërt,” raporton media, duke sugjeruar se kjo afërsi nuk ishte spontane, por pjesë e një marrëdhënieje të vazhdueshme.
    Pamjet tregojnë Byron-in teksa përkulet për të puthur Cabot, ndërkohë që ata qëndrojnë të përqafuar, ulur në vendet e tyre.
    Të dy duken të qetë dhe të paprekur nga ndonjë ndjenjë fajësie, pa e ditur që vetëm pak çaste më vonë do të bëheshin qendra e vëmendjes në rrjet dhe subjekt i një skandali publik, pasi momenti u transmetua në ekranin e madh të stadiumit.

    Top Channel

  • Nga cigaret e karburantet tek birra dhe kafeja/ Rritet importi i “produkteve të dëmshme” për shëndetin e mjedisin

    Nga cigaret e karburantet tek birra dhe kafeja/ Rritet importi i “produkteve të dëmshme” për shëndetin e mjedisin

    Nga cigaret te karburantet, bashkë me birrën e kafen… Shqiptarët e të huajt e ardhur për turizëm po shtojnë importet e “produkteve të dëmshme” për shëndetin e mjedisin.
    Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit u importuan gati 280 mijë tonë karburant. Në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë importet e lëndës djegëse janë zgjeruar me 12,8%.
    Rrjedhimisht, kërkesa e lartë do të thotë çmime të shtrenjta.
    Ndonëse në rënie të lehtë, krahasuar të dhënat nga “Doganat” tregojnë se importet e cigareve në harkun e muajve janar-maj arritën në 976 tonë. Ky është ndër nivelet më të larta të viteve të fundit.
    “Janë shtuar shumë të rinjtë që blejnë duhan. Ka edhe turistë. Ka edhe nga ata që blejnë cigare të hapura”, thotë një shitës.
    Me ritme të ngjashme me cigaret janë rritur edhe importet e kafes. Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tregojnë se në harkun e muajve janar-maj u ble nga jashtë një sasi prej 3 983 ton kafe, 13,2% më tepër se një vit më parë.
    Për shkak të akcizës mbi prodhimin vendas, në vend këtë vit është futur më tepër birrë. Importet e pijes alkoolike në pesë muajt e parë të vitit arritën në mbi 18 900 tonë duke u zgjeruar me 7.6 për qind në raport me një vit më parë.
    Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se si pasojë e akcizës mbi këto produkte, në pesë muajt e parë të vitit buxheti i shtetit arkëtoi 25.7 miliardë lekë nga 23.1 miliardë në po të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

  • 6 shenjat që tregojnë se vuani nga depresioni, por nuk e kuptoni

    6 shenjat që tregojnë se vuani nga depresioni, por nuk e kuptoni

    Në një moment të jetës sonë të gjithë do të ndjejmë trishtim. Megjithatë, depresioni është diçka tjetër. Ai vazhdon dhe mund të ndikojë në çdo fushë të jetës sonë. Ndonjëherë është për shkak të lodhjes dhe stresit dhe ndonjëherë për shkaqe më të thella, si trauma mendore ose disa sëmundje.

    Depresioni është një sëmundje mendore që prek mbi 300 milionë njerëz në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ka një efekt në të menduarit, emocionet, trupin dhe sjelljen e një personi. Hidhërimi klasifikohet si depresion bazuar në intensitetin, kohëzgjatjen dhe efektin e tij në funksionimin e një personi.
    Lexoni më poshtë për 6 shenjat që tregojnë se mund të vuani nga depresioni, por nuk e keni kuptuar.

    Ju përpiqeni ta fshihni trishtimin duke gjetur justifikime të ndryshme.
    Ju keni sukses në shumë fusha, por nuk kënaqeni me fitoret tuaja. Kjo do të thotë, në vend që të ndjeni gëzim, ndiheni konfuz.
    Ju refuzoni të largoheni nga “zona e komfortit” dhe sërish vazhdoni e kritikoni atë që bëni.
    Ju shkëputeni nga gjërat që ju bëjnë të ndiheni të lumtur dhe ju kënaqin. Zakonisht, ju i thoni “po” asaj që ju imponojnë të tjerët.
    Mundohuni të jeni gjithmonë social dhe aktiv, në mënyrë që të “harroni” atë që ju shqetëson.
    Ju mendoni se nuk e meritoni dashurinë e të tjerëve.

    /vizionplus.tv