Tag: tregojnë

  • Shkak edhe informaliteti, vetëm 1 në 4 turistë që vijnë në Shqipëri flenë

    Shkak edhe informaliteti, vetëm 1 në 4 turistë që vijnë në Shqipëri flenë

    Vetëm një në katër turistë që hyri në Shqipëri në qershor fjeti në një nga hotelet, bujtinat apo apartamentet me qira të vendit. Kjo të paktën sipas të dhënave zyrtare. Nga mbi 1.3 milionë vizitorë të huaj, të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se vetëm 369 mijë e 683 prej tyre u akomoduan për të paktën një natë.

    “Kjo tregon vërtetë situatën dhe siç e kemi thënë më shumë ne jemi vend transit. Kjo mund të vijë edhe si pasojë e shtimit të numrit të strukturave akomoduese që nuk janë të përfshira në sistemin e integruar të turizmit, por gjithsesi mund të themi që shumë pak të huaj flenë në Shqipëri”, thotë për mikrofonin e A2 CNN, Zak Topuzi.
    Thirrjet e qeverisë, shpesh të shoqëruara me paralajmërime për gjoba po reflektohen disi në shtimin e deklarimeve nga strukturat akomoduese. Në krahasim me vitin 2024, të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri u akomodimeve u zgjerua me mbi 100 mijë apo 37.4 për qind.

    “Shqipëria ka 107 mijë shterët të regjistruar. Këtu përfshihen kotelet, bujtinat dhe apartamente. Kemi rreth 30 mijë apartamente me rreth 90 mijë shtretër jashtë sistemit. Ndaj kemi këto shifra. Ndoshta do të shohim efekte më pas si pasojë e ndryshimeve të ligjit për turizmin”, thotë Topuzi.

    Të dhënat nga INSTAT tregojnë se gjatë qershorit, pjesa më e madhe e turistëve që fjetën në vend, pak më shumë se 336 mijë u akomoduan në hotele. Ndërkohë nga apartamentet me qira ditore pati vetëm 27 mijë 227 të tillë. “Kjo tregon informalitetin.. Shqipëria ka gati 48 për qind të kapaciteteve akomoduese i ka apartamente dhe vila jashtë sistemit tatimor Kjo dëmton sa arkën e shtetit, aq edhe konkurrencës mes subjekteve”, thotë Topuzi.
    Të dhënat nga  Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se vetëm 1 mijë e 850 apartamente me qira ditore janë të regjistruar te tatimet dhe paguajnë taksat dhe tarifat.

  • Rama poston pamjet: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

    Rama poston pamjet: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

    Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues. ”Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan Rama. Më herët ishte Berisha ai që ndau një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.

  • Rama ironizon Berishën: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

    Rama ironizon Berishën: Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur

    Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga plazhi i Durrësit, ku siç edhe shihet është i mbushur me pushues.
    Teksa falenderon personin që ia ka dërguar videon kreu i qeverisë nuk i ka kursyer as ironitë.
    “Faleminderit për këtë video kujt ma dërgoi. Nga plazhet e Durrësit siç nuk ua tregojnë ata që duan t’ju thonë se turizmi ka ngecur”, shkruan kreu i qeversië.
    Para disa ditësh kreu i PD Sali Berisha publikoi në rrjetet sociale një foto nga Durrësi, duke pretenduar se qyteti bregdetar ishte bosh dhe se turizmi po shkatërrohet nga qeveria.

  • Izraeli, gati për pushtim/ NBC News: Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

    Izraeli, gati për pushtim/ NBC News: Imazhet satelitore tregojnë grumbullim të trupave në kufi me Gazën

    Imazhet satelitore tregojnë ushtrinë izraelite duke grumbulluar trupa dhe pajisje pranë kufirit me Gazën që do të mbështesnin një pushtim të ri të mundshëm tokësor të enklavës palestineze, sipas tre zyrtarëve amerikanë dhe një ish-zyrtari që panë imazhet.
    Këto imazhe tregojnë lëvizjet dhe formacionet e trupave që katër burimet i njohën si shenja të një operacioni të madh tokësor të afërt, shkruan NBC News.
    Kabineti i sigurisë i Izraelit miratoi një plan të premten herët për të marrë kontrollin e Qytetit të Gazës , raportoi Associated Press, duke cituar zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Plani nuk arrin të përfshijë pushtimin e plotë të Gazës që Netanyahu kishte diskutuar më parë.
    Nëse ka një operacion të ri ushtarak, ai mund të përfshijë përpjekje për të rimarrë pengjet e mbajtura nga Hamasi dhe për të zgjeruar ndihmën humanitare në zonat jashtë luftimeve, thanë tre zyrtarët amerikanë dhe një person i informuar mbi diskutimet izraelite.
    Trupat izraelite kanë kryer operacione tokësore në Gaza që nga 27 tetori 2023, me pauza gjatë dy armëpushimeve.

  • Arthur C. Brooks: Kjo është arsyeja e vërtetë pse fëmijëve nuk u pëlqen shkolla

    Arthur C. Brooks: Kjo është arsyeja e vërtetë pse fëmijëve nuk u pëlqen shkolla

    Nga Arthur C. Brooks

    Që i vogël, por edhe më vonë kur isha më i rritur, e urreja të vajturin në shkollë. Nuk më kujtohet ndonjëherë që të kem dashur të qëndroj me dëshirë në klasë, që kur kam nisur kopshtin,dhe deri kur e braktisa universitetin pasi përfundova vitin e parë. Braktisja e universitetit për mua ishte njësoj si të merrja faljen e dënimit nga guvernatori.

    Sigurisht që kjo nuk më bën të veçantë, pasi në shkollë ka kaq shumë fëmijë të pakënaqur. Shkolla është padyshim një gjë e mirë për shumicën e fëmijëve. Por nëse vajza juaj nuk ka një pasion të çuditshëm në shkencat sociale, është e kotë t’i thoni asaj se “arsimi e stimulon mirëqenien subjektive në një periudhë afatgjatë”.

    Ajo që e shkatërron atë përvojë për kaq shumë fëmijë, siç ka ndodhur me mua, është fakti që shkolla është sot një vend ku ndihesh i vetmuar dhe i mërzitur. Duke shqyrtuar studimet mbi të mësuarit dhe lumturinë, ne zbulojmë se ndjenjat e fëmijëve ndaj shkollës, nuk kanë të bëjnë aq shumë me moshën, përkatësinë etnike apo prejardhjen socio-ekonomike, por me dy faktorë bazë:miqësinë dhe interesin.

    Fatmirësisht, duke ditur pak nga të dyja, ne mund të përmirësojmë jetën e të gjithë nxënësve që kohët e fundit janë rikthyer në shkollë të tronditur ose duke u dridhur nga mendimi se duhet ta bëjnë këtë edhe në ditët në vijim. Kur është fjala për mirëqenien afatgjatë, ekzistojnë pak shpikje qe e rrisin lumturinë më shumë sesa arsimi.

    Duke përdorur të dhëna nga të rriturit nga 85 vende, studiuesi austriak Erik Striesnig zbuloi në vitin 2015, se njerëzit që kishin përfunduar arsimin e mesëm kishin 10 për qind më shumë gjasa të raportonin se ishin të lumtur, sesa ata që nuk e kishin përfunduar arsimin e mesëm, edhe duke qenë me të ardhura të përafërta.

    Ndërkohë ata që përfundonin shkollën e lartë, kishin 30 për qind gjasa që të ishin më të lumtur. Një shpjegim i mundshëm për këto përfundime, është se mësimi stimulon një emocion të fuqishëm pozitiv:interesin. Kerol Izard, studiuese në fushën e emocioneve, e përkufizon interesin si “motivimin kryesor që qëndron pas përfshirjes në veprimtari krijuese dhe konstruktive dhe ndjenjës së mirëqenies”.

    Thënë thjesht, ekspozimi i njerëzve ndaj ideve dhe mjeteve që u ofrojnë njohuri, u jep atyre edhe mekanizmat për të prodhuar lumturi gjatë gjithë jetës. Prandaj, nuk është për t’u habitur që leximi, të cilin të rriturit përpiqen që t’ua kultivojnë si pasion fëmijëve të tyre, është zbuluar se rrit kënaqësinë e jetës.

    Gjithsesi, sjelljet e fëmijëve kur janë në shkollë, nuk reflektojnë përfitimet e mëdha që do të kenë më vonë në aspektin e lumturisë. Sipas një studimi të kryer vitin e kaluar me mbi 21.000 nxënës të shkollave të mesme në Shtetet e Bashkuara, dy ndjenjat më të zakonshme të përjetuara në shkollë janë stresi (79.8 për qind) dhe mërzia (69.5 për qind).

    Disa shprehën emocione pozitive si krenaria dhe gëzimi. Por në përgjithësi gati 75 për qind e ndjenjave të deklaruara spontanisht për shkollën ishin negative. Do të ishte e lehtë që ky studim të shpërfillej, duke e interpretuar atë si një version të dilemës së “Gjinkallës dhe Milingonës”, sipas së cilës një përpjekje që është e mërzitshme për momentin, çon në rezultate shumë pozitive në të ardhmen.

    Por unë mendoj se ai është shumë realist. Për shumë fëmijë, shkolla nuk është vetëm e lodhshme, por edhe shumë e vetmuar. Studimet tregojnë se 80 për qind e fëmijëve ndihen ndonjëherë të vetmuar në shkollë.

    Ky emocion lidhet me mërzinë, pasivitetin, tendencën për t’u strehuar tek fantazitë dhe qëndrimin pasiv ndaj ndërveprimeve shoqërore. Të thuash që vetmia mund të të shtypë çdo interes ndaj shkollës, nuk është një ekzagjerim. Anasjelltas, miqësia në shkollë është treguesi kryesor i kënaqësisë dhe sjelljes pozitive.

    Instituti Gallup zbuloi se të pasurit e një shoku apo shoqeje në shkollë është treguesi më i mirë i bashkëveprimit në klasë, si për nxënësit e klasës së pestë ashtu edhe ata të klasës së tretë. Në mënyrë të ngjashme, hulumtimet nga Universiteti Hebraik i Jeruzalemit, Universiteti i Warwick dhe Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike tregojnë se studentët që kanë një miqësi të ndërsjellë, në të cilën të dy personat e përfshirë e perceptojnë marrëdhënien në mënyrë të barabartë, kanë më shumë gjasa ta duan shkollën dhe të jenë më të suksesshëm në klasë.

    Në fakt gjithmonë ka ekzistuar një ndjesi e cila e nxit vetminë në shkollë. Sipas Qendrës Kombëtare për Statistikat e Arsimit, 20.2 për qind e studentëve amerikanë midis moshës 12 dhe 18 vjeç kanë pranuar se kanë qenë viktima të bullizmit.

    Shumë studime kërkimore kanë nxjerrë në pah një lidhje të fortë mes bullizmit të zakonshëm dhe atij kibernetik, me ankthin dhe depresionin shoqëror. Bullizmi gjithashtu mund të sjellë probleme në mbarëvajtjenqë fëmijët mund të kenë në shkollë, dhe dëshirën e tyre për të pasur rezultate më të mira, si dhe mos pjesëmarrjen në mësim.

    Një sondazh i vitit 2020 i kryer nga “Common sense media” zbuloi se 42 për qind e adoleshentëve ndiheshin“më të vetmuar se zakonisht”. I njëjti studim tregoi se gati një në katër adoleshentë (24 për qind) pranonin se i kontaktonin mësuesit më pak se një herë në javë. Nëse ne duam që t’i ndihmojmë fëmijët të marrin lumturi nga edukimi në planin afat shkurtër dhe atë afat gjatë, duhet të investojmë nëmë shumë burime që e lehtësojnë krijimin e miqësive, të cilat e largojnë vetminë dhe mërzinë. Ka shumë kërkime dhe burime praktike që mund ta bëjnë më të thjeshtë pasjen e më shumë miqve për studentët.

    Studimet tregojnë se programet për të parandaluar bullizmin në shkollë mund ta zvogëlojnë problemin me rreth 20 për qind. Të rriturit nuk duhet të qëndrojnë pasivë, duke shpresuar se problemi do të zgjidhet vetvetiu. Në bazë të të gjitha ndërhyrjeve efikase qëndron të qenit të ndërgjegjshëm se problemi ekziston, dhe se duhet ndërhyrë menjëherë për ta zgjidhur atë.

    Gjithashtu edhe studentët kanë nevojë për të pasur më shumë mundësi për të krijuar miqësi. Studimet tregojnë se, kur bëhet fjalë për vetminë dhe mirëqenien, ndërveprimet shoqërore të largëta janë dramatikisht të papërshtatshme për të zëvendësuar ato në prani. Nëse të rriturit nuk gjejnë një mënyrë për t’i mbajtur shkollat ​​hapur ndërkohë që vazhdojmë të luftojmë me pandeminë, vuajtjet e fëmijëve do të përkeqësohen (siç tregon edhe kolegu im Joshua D. Coval në hulumtimin e tij, ku në shumicën e rasteve rihapja e shkollave pengohet më shumë për arsye politike se sa për arsye shëndetësore).

    Të bërit miq mund të jetë sfidë në çdo moshë. Studime e fundit që përdorin metoda të reja të bazuara në inteligjencën artificiale ofrojnë këshilla të dobishme për fëmijët (dhe të rriturit) që duan të kenë më shumë informacione.

    Të dhënat tregojnë se vlerësimi shoqëror (vënia në dukje dhe të vënit e theksit tek ajo që njerëzit pozitivë bëjnë), si dhe imitimi (për shembull të qeshurit bashkë me të tjerët) janë mënyra të shkëlqyera për të nisur një miqësi. Duke pasur më shumë miq, studentët do të ndjehen më të gëzuar dhe të interesuar, dhe pakënaqësitë e tyre do t’i kthejnë në një bezdi të vogël. Kështu të gjithë do të jenë më të përgatitur për të mirëpritur përfitimet afatgjata që arsimimi sjell për sa i përket lumturisë. / “The Atlantic”

    ObserverKult

    ———————

    Lexo edhe:

    ÇANTA E RËNDË DËMTON FËMIJËN/ RREZIKU NGA SKOLIOZA. MJEKËT: DUHET TË PESHOJË SA 10% E TRUPIT

  • Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

    Aeroplani përplaset me zogun, detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

    Një aeroplan pasagjerësh Airbus është detyruar të bëjë ulje në tokë pasi pësoi dëmtime të mëdha nga një përplasje zogjsh gjatë ngritjes nga një aeroport spanjoll.

    Fluturimi IB579 i Iberias, i cili ishte planifikuar të nisej nga Madridi për në Paris këtë pasdite, u detyrua të kthehej në Aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pasi goditi një zog të madh gjatë ngritjes.

    Fotot nga aeroporti tregojnë se hunda e aeroplanit ishte dëmtuar rëndë, me një pjesë të materialit në pjesën e përparme që ra plotësisht, sipas Daily Mail.

    Të dhënat e FlightRadar tregojnë se aeroplani bëri një qark të shkurtër mbi Madrid para se të ulej, pak më shumë se një orë pas ngritjes.
    Ndryshe, ky është rasti i fundit në një seri pengesash për industrinë e aviacionit këtë javë, pasi aeroportet kryesore – duke përfshirë Heathrow, Gatwick, Manchester, Edinburgh dhe Birmingham – u detyruan të pezullojnë fluturimet me mijëra pasagjerë të bllokuar në pistë.

    Një problem teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick la të anuluara të gjitha fluturimet në Londër, duke shkaktuar kaos në udhëtime.

    Top Channel

  • Incident në ajër, zogu gjigant përplaset me avionin! Detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

    Incident në ajër, zogu gjigant përplaset me avionin! Detyrohet të bëjë ulje emergjente në Madrid

    Një aeroplan pasagjerësh u detyrua të kthehej dhe të ulej në Aeroportin Adolfo Suárez Madrid-Barajas pas një përplasjeje të fuqishme me zogj gjatë ngritjes.
    Fluturimi IB579 i Iberia-s, që kishte nisje të planifikuar nga Madridi drejt Parisit këtë pasdite, përjetoi dëmtime të konsiderueshme në hundën e aeroplanit, ku një pjesë e materialit të pjesës së përparme ra plotësisht pas goditjes me zogun e madh.
    Fotot e marra në aeroport tregojnë qartë dëmtimet e theksuara në pjesën e përparme të aeroplanit, ndërsa të dhënat nga FlightRadar tregojnë se pas incidentit aeroplani kreu një qark të shkurtër mbi Madrid dhe u ul rreth një orë pas ngritjes.
    Ky rast vjen në një javë të vështirë për industrinë e aviacionit, ku aeroportet kryesore britanike si Heathrow, Gatwick, Manchester, Edinburgh dhe Birmingham u përballën me pezullime masive fluturimesh, duke lënë mijëra pasagjerë të bllokuar në pistë.
    Një problem teknik në qendrën e kontrollit të trafikut ajror NATS Swanwick la të anuluara të gjitha fluturimet në Londër, duke shkaktuar kaos në udhëtime.

  • Shumica gabojnë/ Ja emrat që përdoren vetëm në njëjës dhe emrat që përdoren vetëm në shumës

    Shumica gabojnë/ Ja emrat që përdoren vetëm në njëjës dhe emrat që përdoren vetëm në shumës

    Jo rastësisht sa vjen e shtohet nevoja për të vënë në trajtim tema të këtilla, të cilat s’do mend se zgjojnë kërshërinë e lexuesve tanë.

    Emër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritë gramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës, të trajtës dhe të lakimit.Ndonëse trajtimi ynë është kategoria gramatikore e numrit, paraprakisht le të nënvizojmë se emrat në gjuhën shqipe kanë dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës, por jo të gjithë emrat kanë mundësinë t’i kenë të dy numrat.Emrat numrin shumës siç dihet e formojnë nga tema e njëjësit me mbaresa të veçanta, si: ”-e, -a, -ë, -nj, -enj, -inj, -ër, -ra”; sikundër edhe nga ndërrimet e zanoreve ”a/e, e/a,” apo shumësi me qiellëzorizimin e ”k/q, g/gj”, po dhe të ”ll/j” etj.Në gjuhën shqipe shumica e emrave të përgjithshëm tregojnë gjësende, frymorë ose dukuri, që mund të numërohen të cilët përdoren në dy numrat: njëjës dhe në shumës.

    Mirëpo, disa emra përdoren vetëm në numrin njëjës (singularia tantum).

    Të këtillë janë:

    Emra abstraktë, si:dashuri, guxim, uri, lumturi, etje, nxehtësi, durim, lavdi, etj.

    Emra përmbledhës:grari, nusëri, punëtori, vëllazëri, gjindje, popullsi, njerëzi, fshatarësi, etj.

    Emra që tregojnë lëndë (prodhime ushqimore):qumësht, kos, gjizë, dhallë; rërë, benzinë, gëlqere, çimento, vaj, oriz, duhan, elb, naftë etj.

    Emra të sëmundjeve:fruth, li, grip, zgjebe, kollë, covid, rubeola, rrufa etj.

    Emra të muajve:janari, shkurti, marsi, maji …. etj.

    Emra që tregojnë dukuri atmosferike:dëborë, breshër, brymë, vesë, vapë etj.

    Emra të anëve të horizontit:jug, lindje, perëndim, veri etj.

    Emra të gjuhëve:shqipja, anglishtja, greqishtja … etj.

    Emra të përveçëm:Adriatiku, Shqipëria, Tirana, Buna, Prishtina, Drenica, Myzeqeja, Teuta, Naimi, etj.

    Emrat e shkencave:matematikë, gjeografi, biologji…, etj.II. Emrat që përdoren vetëm në shumësGjuha shqipe ka një numër të kufizuar emrash të përgjithshëm, të cilët përdoren vetëm në shumës (pluralia tantum).

    Emra të këtillë janë:

    Emra që tregojnë lëndë, grumbuj shuma të hollash:krunde, makarona, qelqurina; perime, të korra, të lashta, të mbjella, të vjela, të ardhura, të fshira.

    Emra prej dy a më shumë pjesësh:gërshërë, pantollana, syze, ski, brekushe, kryqe, pranga, dorëza, leqe etj.

    Emra që tregojnë shumicë frymorësh a qenjesh:dhen, shqerra, shtojzovalle, plaka etj.

    Emra që tregojnë sëmundje:ethe, shyta, grykët, etj.

    Emra festash:kërshëndellat, pashkët etj.

    Emra që tregojnë vende:Alpe, Karpate, Filipine, Apenine, Mrize etj.Prandaj në saje të këtyre shembujve të dhënë do të njihen jo vetëm nxënësit dhe studentët, por edhe kategoritë e tjera me këto rregulla gramatikore dhe jo vetëm në të folur, por edhe në të shkruar do të jemi akoma më të pagabueshëm./ Prof. Hamdi Mazreku

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    GABIMET QË I BËJNË SHUMICA/ “NË HETIME” APO “NËN HETIME”, SI DUHET TË SHKRUHET?

    Parafjala është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, që shpreh marrëdhënie sintaksore varësie ndërmjet një emri, një numërori ose një përemri në një rasë të caktuar.

    Ç’është e vërteta, në mjetet e informimit, në medie, rrjete sociale, Tv, gazeta e institucione shtetërore, shpesh na dalin konstrukte sintaksore të ndërtuara me gabime.

    Ndërtimi i fjalisë: Certifikata që nuk je “nën” hetime, dokument ky që lëshohet nga gjykata është ndërtim i gabuar sintaksor. Prandaj, duhet thënë e shkruar: Certifikatë që nuk je “në” hetime!  Kur dihet se, parafjalët  “nën” dhe “në” kanë kuptime të ndryshme.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Bum huash, kredia po bëhet zakon, shqiptarët investojnë më shumë

    Bum huash, kredia po bëhet zakon, shqiptarët investojnë më shumë

    Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë morën 203 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me janar-qershorin e vitit të shkuar, huatë janë zgjeruar me 21.3 miliardë lekë apo 11.7 për qind.

    “Kjo rritje tregon një besim më të madh të qytetarëve dhe biznesit ndaj sistemit bankar, por edhe një nevojë të shtuar për financim në një periudhë me inflacion të ulët dhe interesa më të qëndrueshme”, tha për A2 CNN, Artur Ribaj, pedagog, ekspert i sistemit bankar.
    “Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”, tha për A2 CNN, Selim Blliku, ekspert për çështjet ekonomike.

    Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se për blerje banesash, në 6-mujorin janar-qershor, u morën nga bankat mbi 67 miliardë lekë kredi. Kjo shumë është sa 21.3 për qind e huasë së re të dhënë në këtë periudhë kohore.
    “E gjithë kjo vjen pasi sektori bankar po e konsideron të sigurt kredi-dhënien për apartamente të reja. Gjithashtu ka ndikuar edhe fakti që sistemi bankar ka sot mjaftueshëm likuiditet”, shtoi Blliku.

    “Është një rritje që vjen edhe si reflektim i urbanizimit dhe migrimit të brendshëm. Shtimi i ndërtimeve ka gjeneruar kërkesë të lartë për kredi banesash, veçanërisht në qytetet e mëdha”, shtoi Ribaj.
    Me ritme edhe më të shpejta se qytetarët, për të hapur biznese të reja apo zgjeruar ato ekzistuese, sipërmarrësit morën mbi 131 miliardë lekë kredi në 6 muaj.

    Pjesa tjetër e huave iu takon institucioneve publike. “Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”, nënvizoi Blliku.
    “Kredia për biznes po mbështetet nga garanci më të qarta dhe analiza më të thelluara të riskut. Bankat po tregojnë fleksibilitet në segmentin e SME-ve”, theksoi Ribaj.

    Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vetëm muajin e shkuar shqiptarët morën gati 39 miliardë lekë kredi, 7.7 miliardë apo 24.7 për qind më tepër para se një vit më parë.