Avokati Idajet Beqiri i ftuar nënjë emision televiziv thotë se është Sali Berisha ai që ka fshirë serverët e kryeministrisë pas vrasjeve të 4 protestuesve në bulevard. Idajet Beqiri tha se Berisha pengoi arrestimin e drejtuesve të gardës, madje i ngujoi për 3 brenda në Kryeministri ku i udhëzonte për deklaratat dhe qëndrimin që do mbanin për vrasjet në bulevard.
“Duke nis me zhdukjen e serverëve, mbajtjen e gardistëve 3 ditë brenda në kryeministri, bënin teatër ca do thuash ti e ca s’do thuash, s’u arreston njeri, Saliu bënte rolin e dirigjentit, të gjitha këtu me zhdukjen e serverëve, tregojnë që kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, ishin të planifikuara që do bëheshin nga Berisha, është organizator i grupit kriminal. Ajo që i jep vulën përfundimtare është që kur ka dhunë ka dhe vrasje. Ai e dinte që do kishte dhunë, prandaj bëri dhe vrasje. E kishte planifikuar me kohë”, tha Beqiri.
Tag: tregojnë
-

“Gardistët i mbajti të ngujuar 72 orë”, Beqiri: Të gjitha provat tregojnë se Berisha fshiu serverët dhe pengoi hetimin
-

Alarm për reshje intensive në veri përgjatë ditëve në vijim, KESH paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes
Sipas parashikimeve hidrometeorologjike, gjatë datave 17–23 Nëntor në basenin e lumit Drin priten reshje me intensitet të lartë.
Reshjet e dendura do të kulmojnë në datat 18–19 dhe 22 Nëntor, kryesisht në zonat Theth–Valbonë dhe Shkodër–Pukë.
Sasia e reshjeve pritet të arrijë në Fierzë në nivelin 150–200 mm dhe në Koman–Vau i Dejës, deri në 300 mm.
KESH po monitoron situatën në kohë reale dhe operimi i kaskadës po kryhet brenda kushteve teknike dhe kuotave të lejuara nga rregulloret.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të zonave përreth të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të reshjeve intensive që mund të shkaktojnë përmbytje ose situata të rrezikshme në rrugë dhe zona të ulëta.Top Channel
-

Vrasja në Rinas -“Lëvizjet e njërit prej atentatorëve tregojnë eksperiencë disavjeçare”
Gazetari Lavdrim Lita, duke analizuar pamjet e atentatit mafioz në Rinas ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së Muçi Shaljani, theksoi se autori kryesor që qëlloi tregon shenja të qarta profesionalizmi.
Sipas tij, mënyra si lëviz, si mban armën dhe si qëllon, tregojnë se kemi të bëjmë me një person me përvojë të gjatë dhe trajnim të mirë në përdorimin e armëve, ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij që kanë bërë gabime gjatë atentatit.
“Sipas mënyrës si ecën, me lëvizje taktike, mënyra si e mban armën dhe si qëllon, shihet qartë që ka përvojë disa vjeçare”.
“Edhe detaje të vogla, këpucët që ka veshur, tregojnë se është person me trajnim dhe eksperiencë. Ai është i vetmi që di të qëllojë mirë, e mban armën në mënyrë të kontrolluar, dhe ka refleks profesional”
“Këtë që po them do ta kuptojnë shumë mirë hetuesit kur të analizojnë pamjet, sepse tregon se ai kryesori ka përvojë të qartë në përdorimin e armëve, ndërsa të tjerët bëjnë gabime në lëvizje dhe në qëndrimin e trupit. Edhe kur nuk qëllon, ai di si ta mbajë armën, e mban me kokë poshtë,” – u shpreh gazetari Lita.
-

Keni lytha në qafë, mbi qepalla apo në trup?/ Ja çfarë tregojnë për shëndetin tuaj
Rreziku i fshehur pas lythave që shumica e njerëzve e injorojnë! Çfarë tregojnë ato për shëndetin tënd?
Lythat shpesh herë i konsiderojmë si probleme estetike dhe menjëherë drejtohemi tek mjeku për t’i hequr me lazer apo acid, por ato kanë një shkak e shpesh herë “flasin” për disa probleme shëndetësore. Lythat janë zgjatime beninje të lëkurës që shkaktohen nga virusi i Papilomës, por ato janë edhe një shprehje e çekulibrimit të brendshëm, sistemi jonë imunitar mund të jetë dekomprimentuar. Nutricionisti Altin Joka ka shpjeguar se pas tyre mund të fshihen një sërë problemesh shëndetësore.
“Lythat shfaqen kur kemi ngarkesë në mëlçi ose kur kemi zorrë të bllokuar, por edhe mungesa e zinkut ndikon që ato të dalin tek sytë, ose kur kemi mungesë të omegës”, shpjegoi Joka.
Sipas tij kur ne i heqim lythat me acid ose lazer bëjmë gabim sepse ne duhet të shohim shkakun. -

VIDEO – Pamjet e atentatit në Rinas, si u ekzekutua Gilmando Dani
Pamjet tregojnë dinamikën e atentatit mafioz, në një nga zonat më të sigurta të vendit, vetëm pak metra larg aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Ngjarja ka ndodhur në më pak se një minutë.
Në një zonë të populluar ku ndodhen dhjetëra kamera sigurie dhe forca policore, mesditën e së martës së 11 nëntorit 2025, u ekzekutua një emër i njohur për lidhjet e tij me figura të botës së krimit, Gilmando Dani.
Pamjet e tjera të siguruara tregojnë se vetëm 2 minuta pas atentatit, një autokolonë prej 4 makinash të një delegacioni zyrtar, kalojnë pikërisht pranë vendit ku ndodhi ngjarja.
Policia e Tiranës njoftoi se atentati ka ndodhur rreth orës 14:20, kur persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri kallashnikovi në drejtim të shënjestrës së tyre, të sapoardhur nga Spanja.
Pamjet tregojnë se ndaj automjetit është qëlluar në tre momente të ndryshme.
Autorët, të maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend.
Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të objektivit të tyre, Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
Pas këtij momenti, duket se ndaj makinës së viktimave është qëlluar sërisht, në distancë për herë të tretë.
Pamjet tregojnë se atentatorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa kalimtarë të rastit janë afruar për të ndihmuar personat brenda mjetit.
Në sediljen e parë u gjet i pajetë Gilmando Dani, 47 vjeç, ndërsa shoferi, Muçi Shaljani, që më vonë rezultoi të ishte një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, u nxor nga makina me shenja jete.
Policia njofton se po vijon hetimet mbi ngjarjen, por mënyra se si grupet kriminale lajnë hesapet me njëri-tjetrin ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në vend.
Jo vetëm për natyrën brutale të ekzekutimit, por edhe për faktin se atentati u kryen në një zonë që konsiderohet ndër më të sigurta, në hyrje të aeroportit kryesor të Shqipërisë./shteg.org/
-

Izraeli ka shkatërruar mbi 1 mijë e 500 ndërtesa në Gaza që nga fillimi i armëpushimit
Izraeli ka shkatërruar më shumë se 1 mijë e 500 ndërtesa në zonat e Gazës që kanë mbetur nën kontrollin e tij që nga fillimi i armëpushimit me Hamasin më 10 tetor. Imazhet e reja satelitore, më e fundit prej të cilave është marrë më 8 nëntor, tregojnë se lagje të tëra të kontrolluara nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) janë rrafshuar brenda më pak se një muaji, dukshëm përmes prishjeve të qëllimshme.
Numri real i ndërtesave të shkatërruara mund të jetë edhe më i lartë, pasi për disa zona mungojnë të dhënat satelitore. Disa ekspertë mendojnë se këto prishje mund të përbëjnë shkelje të kushteve të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, Egjipti, Katari dhe Turqia. Megjithatë, një zëdhënës i IDF-së tha për BBC Verify se veprimet janë në përputhje me kuadrin e armëpushimit.
Plani i paqes me 20 pika i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që shërben si bazë për armëpushimin, përcakton se “të gjitha operacionet ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore dhe me artileri, do të pezullohen”. Trump ka deklaruar disa herë se “lufta ka përfunduar”.
BBC Verify përdori algoritme për të analizuar ndryshimet në imazhet radarike para dhe pas armëpushimit, duke identifikuar ndërtesat e shkatërruara. Ato u fokusuan në zonat pas “Vijës së Verdhë”, një kufi që përshkon veriut, jugun dhe lindjen e Gazës, ku Izraeli kishte rënë dakord të tërhiqej.Shtëpi, kopshte dhe pemishte të rrafshuara
Shumë nga ndërtesat e shkatërruara, si në lindje të Khan Younis pranë Abasan al-Kabira, nuk dukeshin të dëmtuara më parë. Imazhet tregojnë shtëpi me kopshte, pemë dhe pemishte të vogla që tani janë kthyer në rrënoja. Lana Khalil, një banore e zhvendosur nga kjo zonë, e përshkroi shtëpinë e saj si “parajsë” me “ferma dhe perime”. Ajo tha: “Ushtria izraelite nuk na la asgjë, shkatërroi gjithçka.”
Në një zonë tjetër pranë al-Bayuk, në lindje të Rafahut, imazhet tregojnë të njëjtën histori. Ndërtesa që dukeshin të paprekura para armëpushimit janë shkatërruar më pas. Shkatërrime janë regjistruar edhe në qytetin e Gazës, në lagjen lindore Shejaiya dhe pranë spitalit indonezian në Jabalia.
Debati për shkeljen e armëpushimit
Eitan Shamir, ish-drejtor në Ministrinë e Çështjeve Strategjike të Izraelit, argumenton se veprimet e IDF-së nuk shkelin armëpushimin, pasi nuk vlejnë për zonat pas Vijës së Verdhë. Video të verifikuara që tregojnë prishje të kontrolluara janë lokalizuar pikërisht në këto zona.
IDF i justifikon veprimet e saj duke thënë se po shkatërron infrastrukturën terroriste, përfshirë tunelet. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se çmilitarizimi i Gazës është pjesë e politikës së sigurisë së Izraelit.
Megjithatë, pika 13 e planit të paqes thekson se çmilitarizimi duhet të bëhet “nën mbikëqyrjen e monitoruesve të pavarur”. Disa ekspertë, si Dr. H. A. Hellyer nga RUSI, e quajnë këtë një “shkelje të qartë të armëpushimit”, ndërsa të tjerë paralajmërojnë se këto veprime mund të rrezikojnë planin e paqes dhe të nxisin tensione të reja. -

Ç’po ndodh në Përmet? Tre zhdukje misterioze në të njëjtën rrugë
Një kamer në fshatin Leshicë të Përmetit mundi të fiksojë për herë të fundit 66-vjeçarin Agron Çumani, para se të humbte çdo kontakt me familjen dhe të zhdukej përfundimisht pasditen e 4 nëntorit.Policia dhe familja kanë nisur kërkimet vullnetare, deri në kufi me Greqinë por pa rezultat. Disa banorë të fshatit Lëshicë tregojnë se e kanë parë 66-vjeçarin të ecë i qetë me një thes në duar, ashtu si në këto pamje.
Bashkëshortja e tij, Florida Çunami sqaroi se ditën e martë Agroni ka dalë për të kryer disa analiza dhe që nga ajo ditë nuk është kthyer më.
Çfarë e bën më tronditëse këtë ngjarje janë rrëfimet e banorëve, të cilët tregojnë për Top Channel se vite më parë në të njëjtën zonë, në segmentin e vjetër të rrugës Përmet-Lëshicë janë zhdukur pa lënë gjurmë edhe dy persona të tjerë.
Banorët hedhin poshtë edhe mundësinë e mbytjes së këtyre personave në lumin Vjosë, pasi deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë. -

“Askush s’e shet veten si Balluku”/ Berisha paralajmëron përballje të fortë: Shumë shpejt jemi para Kryeministrisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me disa mesazhe të Ballukut me vartësin e saj Ervis Berberin, të cilat sipas tij tregojnë mënyrën se si një person ushtron presion Rama dhe kërkon përfitime personale.
“Unë e kam quajtur ashtu ‘Lubi’. Mesazhet tregojnë terrenin. Një njeri që i kërkon vartësit ‘bëj këtë, bëj atë’. Unë nuk justifikoj veprimet e saj, por nuk mund të mohohet se mesazhet faktojnë terrorin që ka ajo për të përmbushur detyrën. Askush nuk vepron vetë siç vepron ajo,” tha Berisha.
Sipas tij, këto mesazhe lidhen me një vjedhje prej 90 milionë eurosh. Ai theksoi se shumë persona janë të përfshirë, por mesazhet tregojnë qartë mënyrën se si është ushtruar ndikimi dhe presioni.
Berisha paralajmëroi se dokumentet dhe mesazhet do të dalin shumë shpejt para Kryeministrisë, duke shtuar se koha ka kaluar dhe transparenca është e domosdoshme. -

FOTO/ Punonjësit e pastrim-gjelbërimit në Tiranë strehohen në kabina elektrike
Disa foto të mbërritura në redaksinë e Syri.Net, tregojnë situatën shqetësuese për punonjësit e pastrim-gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, që janë strehuar në kabina elektrike për të kaluar natën.
Sipas informacioneve, disa prej këtyre punonjësve flenë në kushte të vështira, në kabina elektrike apo ambiente të ngjashme, pa asnjë standard sigurie apo higjiene. Edhe pse në kabina elektrike ka tabela që tregojnë zonën e rrezikut, por kjo si duket nuk iu ka bërë përshtypje punonjësve.
Një prej rasteve është shënuar në zonën e Myslym Shyrit, ndërsa burimet nga terreni tregojnë se situata është e ngjashme edhe në Fushën e Aviacionit, ku punonjësit e pastrimit rrinë apo flenë gjatë natës në mjedise të improvizuara.
Kjo situatë tregon mungesën e theksuar të kushteve bazë dhe mbështetjes për punonjësit që kujdesen për pastërtinë e kryeqytetit.
-

Pamjet tregojnë shpërthime pas një sulmi të raportuar me dron në një termocentral rus
BBC ka verifikuar dy video që tregojnë shpërthime pas një sulmi me dronë që dëmtoi një termocentral në qytetin rus Oryol gjatë natës.
Guvernatori rajonal tha se një “rënie droni” në vendngjarje bëri që të vendoseshin kufizime të përkohshme të ngrohjes në disa pjesë të qytetit.
Në pamjet e verifikuara nga kamerat e sigurisë në stacionin hekurudhor të Oryol-it, shihet një top zjarri që shpërthen pranë një kulle me ngjyrë të kuqe dhe të bardhë, që i përket termocentralit të Oryol-it.
Një video tjetër tregon ndriçimin e një shpërthimi pranë të njëjtit oxhak, i ndjekur nga një shpërthim i fortë. Ne identifikuam saktësisht vendin nga ku është filmuar kjo video, duke krahasuar blloqet e banesave që shihen në pamje me ato të dukshme në një foto panoramike ajrore.
Në pjesë të tjera të Rusisë, po monitorojmë raporte të tjera për sulme ukrainase ndaj infrastrukturës energjetike.
Kemi arritur të krahasojmë raportet për një goditje në një rafineri nafte në rajonin Yaroslavl me nxehtësinë e regjistruar nga hapësira nga satelitët e NASA-s.