Tag: tregojnë

  • Disa shenja që tregojnë se keni mungesë kalciumi

    Disa shenja që tregojnë se keni mungesë kalciumi

    Marrja e sasisë së duhur të kalciumit çdo ditë është thelbësore për ruajtjen e shëndetit të kockave gjatë gjithë jetës. Kalciumi përbën 40% të kockave dhe çdo mungesë e tij në dietë mund të çojë në osteoporozë.

    Ju gjithashtu keni nevojë për një sasi të mjaftueshme të vitaminës D për të përthithur më shumë kalcium nga ushqimi.

    Të rriturit 19-50 vjeç kanë nevojë për rreth 1000 mg kalcium në ditë, ndërsa gratë që ushqejnë fëmijën me gji dhe njerëzit mbi 50 vjeç kanë nevojë për 1200 mg në ditë. Për fat të keq, marrja e ulët e kalciumit zakonisht vërehet kur është tepër vonë.

    Megjithatë, njohja e simptomave të mungesës mund të ndihmojë në korrigjimin e problemit.

    Shenjat që tregojnë se keni mungesë të kalciumit:

    -Ngërçe muskulore ose dobësi

    -Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në gishta

    -Humbje ose konfuzion i kujtesës

    -Thonjtë e dobët ose të brishtë.

  • Katër shenja të pazakonta që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina

    Katër shenja të pazakonta që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina

    Proteina është një makronutrient thelbësor që luan një rol kyç në shëndetin dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. Megjithatë, shumë njerëz nuk konsumojnë mjaftueshëm, gjë që mund të çojë në probleme të ndryshme shëndetësore.
    Më poshtë, ne hedhim një vështrim në 4 shenjat kryesore që tregojnë se mund të mos merrni mjaftueshëm proteina.

    Lodhje e vazhdueshme

    Nëse vazhdimisht ndiheni të lodhur dhe pa energji, mund të jetë për shkak të mungesës së proteinave. Proteina është thelbësore për ruajtjen e një sistemi të shëndetshëm imunitar dhe rregullimin e hormoneve. Hulumtimet tregojnë se marrja e ulët mund të çojë në humbje peshe dhe lëndë ushqyese, duke shkaktuar lodhje kronike dhe mungesë energjie.

    Humbje e masës muskulore

    Proteina është përbërësi kryesor i muskujve dhe është i nevojshëm për rikuperimin dhe rritjen e tyre. Nëse nuk konsumoni mjaftueshëm, mund të vini re se muskujt tuaj dobësohen ose humbni masën muskulore. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ushtroni shpesh, pasi proteinat janë të nevojshme për rikuperimin pas stërvitjes. Nëse nuk e ushqeni trupin siç duhet, edhe orët e pafundme në palestër nuk do të sjellin rezultatet e dëshiruara.

    Flokë dhe thonj të brishtë

    Proteina është thelbësore për prodhimin e kolagjenit dhe keratinës, të cilat kontribuojnë në shëndetin e flokëve, thonjve dhe lëkurës. Nëse vëreni se thonjtë tuaj thyhen lehtësisht, flokët ju bien ose lëkura juaj është e thatë, kjo mund të jetë gjithashtu një shenjë se nuk po konsumoni mjaftueshëm.

    Dëshira e shpeshtë ndërmjet vakteve

    Nëse vazhdimisht ndiheni të uritur, edhe pak pas ngrënies, shkaku mund të jetë marrja e ulët e proteinave. Proteina ndihmon në rregullimin e ngopjes dhe zvogëlimin e dëshirave, ndryshe nga karbohidratet e thjeshta që mund të shkaktojnë rritje të sheqerit në gjak. Një mëngjes i pasur me proteina, si vezë, kos ose peshk, mund t’ju ndihmojë të mbani një nivel të ekuilibruar energjie gjatë gjithë ditës.

  • Një person arrestohet pas mesnate në Kaçanik

    Një person arrestohet pas mesnate në Kaçanik

    Një person është arrestuar të martën pas mesnate në qytetin e Kaçanikut, tregojnë disa pamje të publikuara nga mediat lokale.
    Pamjet tregojnë një person të shtrirë për tokë nga një njësit i Policisë së Kosovës, derisa i vendosen prangat.
    Arrestimi i personit ka ndodhur disa orë pas vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika. Lika u vra në hyrje të banesës së tij rreth orës 23:00 të martën.
    Nuk dihet nëse arrestimi ka të bëjë me vrasjen e tij.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Tërmeti vdekjeprurës në Mianmar, imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të ndërtesave

    Tërmeti vdekjeprurës në Mianmar, imazhet satelitore tregojnë shkallën e shkatërrimit të ndërtesave

    Bota E Shtunë, 29 Mars 2025 22:02
    Imazhet satelitore të publikuara nga Maxar Technologies, kanë zbuluar disa nga dëmtimet në Mandalay dhe Sagaing pas tërmetit të djeshëm 7.7 ballë, i cili deri më tani ka shkaktar vdekjen e mbi 1600 personave.
    Pamjet e kapura sot, 29 mars, tregojnë dëme në faltore, tempuj dhe ndërtesa banimi, si dhe urën e Sagaing, e cila u shemb në lumin Irrawaddy.

    Në imazh, grumbuj ndërtesash në një zonë jugore të Mandalay janë shembur plotësisht. Një ekspert i inxhinierisë strukturore, ka thënë për BBC, se më pak se 10% e ndërtesave në Bangkok janë rezistente ndaj tërmeteve.
    Amorn Pimarnmas, president i Shoqatës së Inxhinierëve Strukturorë të Tajlandës, thotë se një ligj i 2007-ës që kërkon dizajn rezistent ndaj tërmeteve zbatohet vetëm për ndërtesat e reja. Kjo do të thotë se çdo i ndërtuar para vitit 2007 ka të ngjarë të mos jetë i projektuar për tërmete.
    Ai gjithashtu paralajmëron se lëkundjet e tokës në Bangkok mund të jenë tre deri në katër herë më të forta sepse qyteti është ndërtuar në tokë të butë.

  • Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One të tregojnë ç’po ndodh me DPI

    Një spiun në celularin dhe lap top-in tuaj, Vodafone dhe One të tregojnë ç’po ndodh me DPI

    Vendosja e pajisjeve Deep Packet Inspection (DPI) në kompanitë që bëjnë shpërndarjen e internetit pa një paketë rregullatore mbi përdorimin e të dhënave është një veprim më shumë se i guximshëm, që shkon në kufijtë e çmendurisë dhe paligjshmërisë dhe me shumë gjasa do të jetë një ndër skandalet më të mëdha dhe objekt i kronikave të përditshme. Historia sa ka filluar në fakt.
    Vodafone Albania dhe One Telecomunications që i kanë vendosur dhe futur tashmë në përdorim këto pajisje duhet të jenë transparent me qytetarët, por edhe të përgjegjshëm përballë ligjit dhe të tregojnë se në çfarë rrethanash kanë pranuar instalimin dhe dhënien e aksesit në rrjetet e tyre.
    Njoftimi për ndërperjen e Tik Tok erdhi pikërisht pasi këto pajisje ishin instaluar te Vodafone dhe One. Një mik me tregoi foto të këtyre pajisjeve të instaluara në njërën prej kompanive.
    Ekspertë të fushës si Besmir Semanaj dhe Tomi Kallanxhi kanë dhënë alarmin për instalimin e pajisjeve në fjalë duke folur edhe për rrezikun e madh që paraqesin, siç është kontrolli i trafikut të internetit duke patur akses në ëebsitet që vizitohen nga qytetarët dhe përmbatjen e tyre; komunikimet dhe i gjithë aktiviteti online.
    Është njëlloj sikur të vendosesh screen record në kompjuter apo celuar dhe çfarë shfaqet në ekranin tend të shihet nga të tjerët.
    Imagjiononi të jetonit në një shtëpi xhami, pa perde, një shoqëri tepër “transparente”, siç e përshkruan Yevgeni Zamyatin në novelën “Ne”.
    Është praktikë e shoqërive si kjo e jona që përdoren situata të ndryshme, siç është tani argumenti i Tik Tok për të kontrolluar qytetarët, dhe DPI janë pajisje tepër të rrezikshme nëse të dhënat kalojnë nëpër duart e personave të papërgjegjshëm. Shembuj të tillë kemi pafund këto vitet e fundit në Shqipëri.
    I mbani mend si ia ulën pantallonat AKSHI-it ku dolën rrogat, numrat e celularit, llogaritë bankare?
    Nga ana tjetër, AKEP ka mbushur një listë prej rreth 13 000 aplikacionesh dhe webistesh të bllokuara me synimin gjoja për bllokimin e Tik Tok, ndërkohë që ka ankesa se janë bllokuar edhe aksese në faqet e kompanive ndërkombëtare të shitjeve online.
    Një rrëmujë e madhe, pa transparence ku po lihen hapësira të mëdha abuzimi.

  • Çfarë tregojnë mesazhet për lidhjet dhe emocionet tona?

    Çfarë tregojnë mesazhet për lidhjet dhe emocionet tona?

    Studimet tregojnë se mënyra si shkruajmë mesazhe mund të zbulojë shumë për disponueshmërinë tonë emocionale dhe stilin tonë të lidhjes. Personat me stil ankthioz priren të dërgojnë mesazhe të shpeshta, shpesh duke kërkuar siguri, ndërsa ata me stil shmangës përgjigjen rrallë dhe shkurt, duke shmangur bisedat emocionale.
    Gjithashtu, është vënë re se shpejtësia e përgjigjes ndikon në perceptimin e sinqeritetit. Përgjigjet e ngadalta shpesh shihen si më pak të sinqerta, pasi mund të krijohet përshtypja se personi po fsheh diçka ose po sajon një përgjigje. Për më tepër, sa shpejt dikush përgjigjet mund të ndikojë ndjeshëm në ndjenjën e lidhjes me të — përgjigjet e shpejta krijojnë një ndjenjë më të madhe përfshirjeje dhe afrimiteti.

  • Tërmeti në Mianmar shemb urën historike të ndërtuar në 1934

    Tërmeti në Mianmar shemb urën historike të ndërtuar në 1934

    Teksa trupat po nxirren nga rrënojat e një rrokaqielli në Tajlandë, në Mianmar, një zyrtar ka thënë se ka shumë viktima në një spital të madh në kryeqytetin Naypyidaw.
    Postimet në mediat sociale tregojnë ndërtesa të shembura në qytetin e Mandalay, i cili është rreth 17 kilometra nga epiqendra e tërmetit 7.7 ballë.

    Dramatike është edhe videoja e shembjes së urës historike Ava apo Sagaing.
    Ura u ndërtua 91 vjet më parë, gjatë periudhës koloniale britanike, dhe kalonte lumin Irrawaddy duke lidhur rajonet Mandalay dhe Sagaing.
    Mandalay është qyteti i dytë më i madh i Mianmarit dhe videot që po publikohen tregojnë një shkatërrim të madh.

    A powerful earthquake, with 7.7 richter scale in magnitude, near the epicenter Mandalay, Myanmar. It causes the Ava Bridge in Myanmar and unknown 14 floors building in Thailand collapse. Pray for Myanmar and Thailand 🙏 #แผ่นดินไหว #earthquake #breakingnews pic.twitter.com/hX4908pQnd
    — Aman Journalist (@edween88) March 28, 2025

  • Turistët që erdhën vjet në Shqipëri shpenzuan gati 5 miliardë euro

    Turistët që erdhën vjet në Shqipëri shpenzuan gati 5 miliardë euro

    Gati 5 miliardë euro. Kaq para shpenzuan turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e shkuar. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në krahasim 2023-shin, shpenzimet e pushuesve të huaj u zgjeruan me 769 milionë euro ose 19 për qind.
    “Të gjithë jemi dëshmitarë të flukseve të turistëve të huaj që po hyjnë në Shqipëri”, tha për A2 CNN, ekspertja e turizmit Blerina Ago.
    Vitin e shkuar vendin e vizituan 11.7 milionë pushues të huaj. Mesatarisht, çdo turist rezulton të ketë shpenzuar rreth 427euro, përfshirë këtu udhëtimin dhe akomodimin, duke përsëritur kështu paradoksin e “bumit të pushuesve të lirë”.
    “Shqipëria nuk duhet të orientohet te shifrat. Raporti që ne duam është ai i shpenzimeve. Ne na duhen turistë që shpenzojnë. Ka shumë studime që tregojnë se ka kategori turistësh që shpenzojnë deri në 58 për qind të të ardhurave të tyre për pushime. Këta na duhen ne”, shtoi më tej Ago.
    Fabulën joshëse “pushime me pak shpenzime në Shqipëri” e pranon edhe polaku Janika e cili ka ardhur për pushime në Tiranë.
    “Ardhja në Shqipëri më shumë është kuriozitet. Gjetëm bileta të lira dhe menduam të vijmë. Gjithashtu edhe çmimet e shtëpive me qira janë të lira. Rreth 40 euro dita është mjaftueshëm. Edhe ushqimet nuk janë shumë të shtrenjta. Nuk shkojmë në restorante, pasi aty kushton shumë”, tha turistja polake Janika për A2 CNN.
    Në linjë të ngjashme me shpenzimet e turistëve të huaj kanë shkuar edhe ato të pushuesve shqiptarë që preferuan t’i kalonin jashtë ditët e lejes nga puna. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se vitin e shkuar, shqiptarët kanë shpenzuar 2.7 miliardë euro për pushime jashtë vendit. Në raport me 2023-shin, shifra u rrit me 379 milionë euro.
    “Shqiptarët janë pushues të dëshiruar pasi janë nga ata që shpenzojnë. Nuk kursehen si disa turistë që vijnë në Shqipëri”, tha për A2 CNN, kreu i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa.
    Megjithatë, të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se mesatarisht, një shqiptar që shkon jashtë për pushime shpenzon 342 euro. Kjo shifër është rreth 85 euro më pak nga sa ajo që turistët e huaj mesatarisht shpenzojnë kur vijnë në Shqipëri.