Kryeministri Edi Rama ndau me qytetarët përmes rubrikës “Sy m’Sy” se kishte ndjekur disa sekuenca diskutimesh në studio televizive sa i takon zgjedhjeve të 11 Majit. Këshilltarin amerikan të PD-së Chris LaCivita, e quajti “sondazhisti i Donald Trump”. Përpos kësaj, u shpreh i revoltuar me mënyrën se si gjërat që thotë transformohen dhe interpretohen. Referuar kështu, batutave që bëri në Spille lidhur me “fotot e tij nudo”, që u pasuan me një sërë reagimesh të ashpra.
“Pas ca vitesh kandidoj për t’u ribërë kryetar bashkie dhe këta të kënetës sesi e qysh po është histori e gjatë, i gjejnë këto foto e mia cullak dhe më çojnë dhe telefonata anonime që tërhiqu se do të turpërojmë unë thosha ç’a do më bëjnë se s’më shkonte mendja. Më thoshin tërhiqu se do bëhesh gazi i botës. I keni në Google po të jeni kuriozë, sa keni pa ju…”, tha Rama dje gjatë takimit elektoral.
Ndërsa këtë të Martë, iu drejtua atyre që i konsideron “zhabulanë” kështu:
Këta zhabulanët që bëjnë dhe moralistin dhe na tregojnë se çfarë është familja. E para njëherë në Google janë të mbuluara, e dyta nuk ishin fëmijë ata. Mirë po si ka mundësi që më bëjnë mua moral këta që çdo ditë u tregojnë fëmijëve, familjeve, shqiptarëve se si nuk duhet të silet njeriu, me akuza, shpifje, sharje ekstreme. Zi në katër anët! Jam pa fjalë! Nuk kam më asnjë…
Tag: tregojnë
-

Batutat në Spille për fotot nudo, Rama: Këta zhabulanë më tregojnë mua se ç’është familja…
-

6 Shifrat që Tregojnë Shëndetin e Zemrës Suaj – Si të Kuptoni Analizat
Problemet më të mëdha shëndetësore vijnë nga sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës dhe trurit.
Vetëm gjatë 2016 të dhënat tregojnë se infarktet dhe hemoragjitë cerebrale u morën jetën 15.2 milionë njerëzve në botë.
Në 2017, në vendin tonë 11.926 vetë humbën jetën për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë.
Ekspertët e mirëfilltë të shëndetit publik tregojnë se shëndeti i zemrës së një personi dallohet qartë në 6 shifra të rëndësishme, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull të AgroWeb.org.
Kolesteroli i Keq
Vlera e saktë e nivelit të kolesterolit të keq në organizëm duhet të jetë më e vogël se 100 miligramë.
Këto vlera konsiderohen të dëmshme nëse arrijnë në 129 miligramë, por nëse niveli i kolesterolit varion nga 130 deri në 159 miligramë, atëherë ai është i lartë.
Kolesteroli është tepër i lartë nëse vlerat e tij në gjak tregojnë nga 160 deri në 180 miligramë.
Nëse këto vlera janë mbi 190 atëherë, kolesteroli në gjak është ekstremisht i lartë.
Kolesteroli i keq në analiza tregohet me emërtimin LDL, ndërsa kolesteroli i mirë me HDL.
Indeksi i Masës Trupore
Ekspertët shpjegojnë se indeksi i shëndetshëm i masës trupore duhet të luhatet mes 18.5 dhe 24.9.
Nëse indeksi i masës trupore luhatet mes 25.29.9 atëherë ju jeni mbipeshë.
Nëse ky indeks është mbi 30, atëherë ju jeni mbipeshë. Indeksi i masës trupore në analiza tregohet me emërtimin BMI.
Perimetri i Belit
Perimetri i belit duhet të jetë më i vogël se 95 cm tek burrat dhe djemtë dhe më i vogël se 80 cm për gratë dhe vajzat.
Nëse perimetri i belit tek meshkujt është mbi 100, atëherë ata rrezikohen nga sëmundjet.
Për femrat ky kufi është mbi 85 cm.
Trigliceridet
Çdo njeri duhet të synojë që të mbajë nivelin e triglicerideve (yndyrnat) nën 150 mg/dl.
Vlerat konsiderohen shqetësuese nëse janë nga 150 deri në 199 mg/del.
Por nëse ato arrijnë nga 200 deri në 500 mg/dl, atëherë ato klasifikohen si të rrezikshme.
Tensioni i Gjakut
Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.
Tensioni matet me dy shifra.
Shifra e parë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.
Shifra e dytë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.
Nëse matësi tregon vlerat midis 120-90 për shifrën e parë dhe 60-90 për shifrën e dytë atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.
Nivelet e Glukozës Esëll
Vlerat e shëndetshme të glukozës (sheqernave) esëll janë nën 100 mg/dl.
Nëse këto vlera luhaten nga 100-125 mg/dl atëherë personi është fazën para diabetit.
Nëse këto vlera janë mbi 126 mg/dl, atëherë njeriu vuan nga diabeti./AgroWeb.org -

Shenjat që tregojnë se po pini shumë kafe
Ka shumë njerëz që nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në mbarë botën.
Përfitimet e tij janë të shumta, më e rëndësishmja përmbajtja e tij e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole). Përveç kësaj, ai ngre humorin, rrit performancën gjatë sporteve duke rritur qëndrueshmërinë, ka një efekt pozitiv në rregullimin e peshës trupore, mbron nga kanceri, diabeti i tipit 2 dhe Parkinson dhe është i mirë për zemrën.
Megjithatë, duhet të konsumohet me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm. Përveç vështirësisë për të fjetur dhe nervozizmin, këtu janë tre simptoma të zakonshme që tregojnë se po pini shumë kafe…Dhimbje koke
Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.
Nervozizëm
Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndjeheni sikur mërziteni për gjënë më të vogël.
Efekti diuretik
Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike, ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë ndodh me çajin.
-

U pretendua se pati një konflikt mes socialistëve në Kavajë/ Kandidati i PS: Shpifjet tregojnë dëshpërimin e…
Mediat pranë opozitës shpërndanë lajmin se kandidati i PS në listat e Hapura të Qarkut Tiranë (bashkia Kavajë), Eldian Çepeli, ishte përfshirë në një konfkikt fizik me kryetarin e PS Kavajë. Pas këtij lajmi ka reaguar në rrjetet siciale vetë Çepeli. Ai i hedh poshtë pretendimet duke theksuar se është shpifje e ulët që bëhet për arsye politike nga kundërshtarët.
Më tej Çepeli nënvizon se këto shpifje tregojnë tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve në Tiranë pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal. -

Zbulimi që ndryshon gjithçka! Marsi ka qenë i banueshëm, shkencëtarët tregojnë provat
Një zbulim i jashtëzakonshëm shkencor ka konfirmuar se Marsi dikur ka qenë një planet i banueshëm.
Kjo nuk është më thjesht një hipotezë, por një fakt i mbështetur në prova shkencore të prekshme. depozita të mëdha karbonatesh janë zbuluar në sipërfaqen e Planetit të Kuq, dëshmi e pranisë së CO₂ në atmosferën e lashtë të tij – në kohën kur Marsi kishte ende një klimë më të ngrohtë dhe ishte i mbuluar me oqeane.
Këto depozita të karbonatit, të cilat janë minerale të krijuara nga bashkëveprimi i dioksidit të karbonit me ujin dhe shkëmbinjtë, tregojnë se në Mars ka ekzistuar një cikël aktiv karboni – një proces thelbësor për mbështetjen e jetës.
Zbulimi është publikuar në revistën shkencore prestigjioze Science, e cila i ka kushtuar kopertinën këtij studimi, të udhëhequr nga profesori Benjamin Tutolo nga Universiteti i Calgary-t në Kanada.
“Ky është një zbulim befasues dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm,” shprehet Tutolo. “Ai na tregon se Marsi ka pasur kushte që mbështesnin jetën.”
Depozitat janë zbuluar falë roverit Curiosity të NASA-s, i cili që nga viti 2012 po eksploron kraterin Gale – një zonë e lashtë që besohet se dikur ka qenë e mbuluar nga një liqen i madh. Pavarësisht se më parë ishin gjetur vetëm sasi të vogla karbonatesh në Mars, të dhënat e reja tregojnë për praninë e përqendrimeve të larta të sideritit (karbonat hekuri), të integruar në shtresa të pasura me sulfat magnezi.
Zbulimi erdhi si surprizë për shkencëtarët, pasi matjet nga satelitët në orbitën e Marsit nuk kishin zbuluar më parë karbonate në këtë zonë. Kjo sugjeron se formimi i tyre ka ndodhur përmes reaksioneve të drejtpërdrejta midis ujit dhe shkëmbinjve, të ndikuara nga procese të avullimit, duke e bërë të mundur kapjen e CO₂ nga atmosfera e hershme në shkëmbinj sedimentarë.
Sipas studiuesve, këto depozita përfaqësojnë një “arkiv të madh të atmosferës së lashtë të Marsit” dhe përforcojnë më tej idenë se planeti ka pasur një të kaluar shumë më dinamike dhe të përshtatshme për jetën nga sa mendohej më parë.
-

Berisha: Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD!
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Rritet më tej diferenca e pagave me pensionet, inflacioni rëndon të moshuarit, çfarë tregojnë të dhënat e INSTAT
Paga mesatare në vend është rritur me ritme të shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur më ngadalë. Në vitin 2024, paga mesatare mujore bruto arriti në 77,457 lekë duke u rritur rreth 10% në krahasim me vitin 2023, teksa pensioni mesatar rezultoi 19,092 lekë në tetor 2024, ose 4% më i lartë se viti i mëparshëm. Vitin e kaluar pensioni mesatar ishte sa 24.6% e pagës mesatare mujore bruto, nga 26% që ishte ky raport më 2023. Dhjetë vite më parë pensioni mesatar ishte sa 32% e pagës mesatare mujore bruto.
Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej edhe nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve. Rritja e hendekut ndërmjet pagës mesatare dhe pensionit mesatar thellon pabarazinë ndërmjet pensionistëve dhe pjesës tjetër të shoqërisë. Përshpejtimi i rritjes së pagave si në sektorin publik dhe atë privat po shoqërohet me rritje te çmimeve në disa produkte të shportës që janë jetike për pensionistët.
Sipas përcaktimeve të INSTAT, që bazohen në metodologji ndërkombëtare, një pensionist konsiderohet i varfër, nëse pagesa mujore është më pak se gjysma e pagës mesatare në shkallë vendi. Ky hendek është thelluar vitet e fundit për shkak se pagat po rritem më ritme më të larta se pensionet. Të dhënat tregojnë për një rritje të pabarazisë ndërmjet shtresave të shoqërisë, në këtë rast të pensionistëve dhe personave të punësuar. Me gjasa, hendeku do të zgjerohet gjatë viteve në vijim, pasi tregu po sinjalizon rritje më të larta të pagave prej kushteve të reja që ka krijuar mungesa e fuqisë punëtore.
Në fund të vitit 2024 paga mesatare në shkallë vendi ishte 47% më e lartë se para pandemisë, duke u rritur nga 52,380 lekë me 2019 në 77,456 lekë më 2024. Në të njëjtën periudhë, pensioni mesatar nga niveli 16,256 lekë në vitin 2019, arriti në 19,092 lekë më 2024 me zgjerim vetëm 17%. Sakaq plagët e tranzicionit po ulin përfitimet nga pensioni. Numri i pensionistëve, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rritet me shpejtësi. Të dhënat zyrtare nga instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se, në 6-mujorin e parë të vitit 2023, pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 50% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie, nga 45% më 2021. Të dhënat zyrtare të 6-mujorit të parë 2023 tregojnë se numëroheshin 503,747përfitues të pensionit të pleqërisë, nga të cilët 258,312 mijë 51% e përfituesve morën pagesa të pjesshme./Monitor -

Shenjat më të zakonshme në trupin tuaj që tregojnë se po përjetoni stres
Ritmi i shpejtë dhe detyrimet e shumta në përditshmërinë e njerëzve rezultojnë në ankth dhe stres intensiv.
Shpesh, stresi mund të trokasë në derën tonë pa e kuptuar ne dhe të ndikojë në trupin tonë në një nivel që nuk mund ta imagjinojmë.
Ja disa shembuj që tregojnë se mund të jeni shumë të stresuar pa e kuptuar…Skuqje
Stresi dhe një periudhë ankthi mund të rezultojnë në shfaqjen e skuqjeve të ndryshme në lëkurën tuaj. Kjo, në fakt, mund të jetë për shkak të faktit se sistemi juaj imunitar po dobësohet. Në çdo rast, mendimi i një eksperti do t’ju japë përgjigjen se për çfarë shkaktohen.
Rënia e flokëve
Një periudhë e stresit të lartë dhe ngarkesës së lartë të punës mund të bëjë që flokët tuaj të bien për një periudhë kohore. Kjo periudhë mund të jetë deri në pesë muaj.
Dhimbje stomaku
Një nga karakteristikat kryesore të ankthit janë dhimbjet e stomakut. Nëse vëreni se dieta juaj nuk po bën ndryshime dhe dhimbjet e stomakut po shtohen, kërkoni ndihmën e një specialisti.
-

Kujdes! Këto janë ngjyrat të cilat asnjëherë nuk duhet t’i vishni në takimin e parë
Nëse jeni duke kërkuar dashuri në jetën tuaj dhe keni takime të shpeshta me njerëz të ndryshëm për herë të parë, atëherë ky artikull do t’ju shërbejë për mirë
Përderisa është e vërtetë se me sasinë e mjaftueshme të vetëbesimit mund të kalosh çdo sfidë, në botën e modës rregullat janë rregulla.
Njerëzit gjithmonë tregojnë dhe sugjerojnë se çfarë të vishni në takimin e parë me një person, por asnjëherë nuk tregojnë se cilat ngjyra janë të ndaluara.Për femrat
Pavarësisht se jeni qenia më e bukur, kjo nuk do t’ju garantoj që do të dukeni mirë në çdo gjë që e vishni.
Meshkujt thonë se gratë që veshin rroba me ngjyrë kafe në takimin e parë duken më të mërzitshme dhe mendojnë dy herë para se të veprojnë.
Përveç ngjyrës kafe, meshkujt thonë se as ngjyra e verdhë nuk duket bukur te femrat, e veçanërisht në takimin e parë.
Për meshkujt
Rregulli i ngjyrës së verdhë vlen edhe tek meshkujt. Shumë anketime të ndryshme tregojnë se meshkujt asnjëherë nuk duhet të vishen me të verdha në takimin e parë, pasi që cilësohet si ngjyrë e cila nuk duhet veshur në mbrëmje, e mbrëmja është koha kur shumica e takimeve ndodhin.
Gjithashtu, ngjyra rozë është “in”, por me këtë ngjyrë meshkujt nuk do ta impresionojnë një femër. -

Cilat janë disa shenja që tregojnë se jeni të dehidratuar?
Dehidratimi është një simptomë e thjeshtë e njerëzve të cilët nuk marrin mjaftueshëm lëngje për të ushqyer trupin e tyre.
Uji përbën 60-80% të të gjithë organizmit ndaj kjo substancë është shumë e rëndësishme për të mbajtur një balancë të shëndetshme të organizmit. Ekspertët rekomandojnë të konusmoni të paktën 8 gota ujë në ditë, por lëngjet mund t’i merrni edhe nga ushqime të ndryshme
Mirëpo cilat janë disa nga shenjat që tregojnë që jeni të hidratuar dhe keni nevojë për më shumë ujë?
Ndjenja e urisë
Edhe pse shenja më e dukshme e dehidrimit është ndjenja e etjes, është e rëndësishme të dini se uria mund të lidhet edhe me dehidratimin. Është thelbësore të kuptoni ndryshimet midis urisë së vërtetë dhe dehidrimit. Çfarë do të thotë kjo? Nëse, për shembull, zakonisht nuk jeni të uritur në atë moment ose keni ngrënë kohët e fundit, atëherë trupi juaj mund të përpiqet t’ju dërgojë një mesazh tjetër. Në këtë rast, provoni të pini një gotë ujë dhe të prisni 15 minuta.
Era e keqe e gojës
Edhe pse mund të duket e çuditshme, era e keqe e gojës lidhet me dehidratimin. Konkretisht, pështyma ka veti antibakteriale, por kërkon që uji të prodhohet. Kur ka mungesë uji, niveli i pështymës në trup ulet, gjë që e bën të vështirë luftimin e mikrobeve në gojë
Pamundësia për t’u përqendruar
A keni probleme me përqendrimin? A keni menduar se kjo mund të jetë për shkak të mungesës së ujit në trupin tuaj? Herën tjetër që do të ndiheni sikur nuk mund të përqendroheni, provoni të pini pak ujë dhe ndoshta situata do të përmirësohet. Sipas Dr. Henry, “dehidrimi mund të ndikojë në aftësinë për t’u përqendruar, duke shkaktuar vështirësi afatshkurtra në aktivitete që kërkojnë aftësi motorike dhe vizuale”.
Lëkurë me elasticitet të reduktuar
Thatësia mund të tregojë dehidrim, por nuk është shkaku i vetëm. Përkundrazi, mungesa e elasticitetit në lëkurë tregon se është e nevojshme të hidratohet menjëherë. Për të kontrolluar, shtrëngoni lëkurën në pjesën e sipërme të krahut ose barkut dhe vini re nëse lëkura kthehet shpejt në pozicionin e saj origjinal. Nëse kjo nuk ndodh, do të thotë se ka humbur një pjesë të elasticitetit të saj dhe ka nevojë për hidratim të menjëhershëm.
Nervozizmi
Edhe pse ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në disponimin tuaj gjatë ditës, një prej tyre është dehidrimi. Nëse ndiheni nervoz dhe ju mungon energjia, mjeku shpjegon se “dehidrimi mund të shkaktojë çrregullime neurologjike që të çojnë në nervozizëm”.