Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 11 majit, ku rezultatet deri më tani tregojnë se PD merr vetëm 50 mandate, Berisha ka dalë sërish në një konferencë për mediat, duke pretenduar se zgjedhjet u vodhën. Berisha akuzoi mazhorancën se përmes përdorimit të bandave kriminale në fushatë, ka deformuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.Ai nënvizoi se opozita po përgatit një “luftë të fuqishme” për të mbrojtur të drejtën e votës, që sipas tij është cenuar rëndë.
“Partia Demokratike në emergjencë duhet të përcaktojë rrugët e mbrojtjes së votës së shqiptarëve, dhe pastaj të gjitha të tjerat. Por emergjenca e emergjencës është se, zgjedhjet e grabitura nuk i falen kurrë, narkodiktatorit Edi Rama. Cilido që mendon ndryshe, le të hedhë poshtë njërën nga faktet që kemi paraqitur. Kësaj here gjërat bazë janë publike, i bëri me vendime qeverie Edi Rama. Nuk po merremi me ato të nëndheshmet”, tha Berisha.
Ndërkohë, Berisha thotë se kanë në duart fakte, materiale dhe dokumente që tregojnë se zgjedhjet e vodhën, por në fakt nuk publikon asnjë, por thotë se do të informojë Kongresin e SHBA dhe kancelaritë europiane.
“Dënoj me forcën më të madhe terrorin policesk, ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit Luan Tollozhina. E gjithë ngjarja është një kurth policesk i organizuar kundër tij. Ai mbahet në burg vetëm si qëndrestar dhe mbrojtës i votës.
Dënoj akte të tjera të falangave të krimit që kanë terrorizuar demokrate e demokratë, opozitarë dhe opozitare që kanë dorëzuar filmime, dokumente mbi dhunimin masiv të këtyre zgjedhjeve.
Pra, ftoj demokratët dhe demokratet e mbarë opozitarët të vazhdojmë këtë mision, si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë.
Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk do mund të fshehë të vërtetat e shëmtuara të grabitjes së zgjedhjeve nga narkoregjimi i Tiranës.
Ata të cilët injorojnë se këto zgjedhje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Europës dhe botës, shëmtinë e kësaj farse elektorale”, tha Berisha.
Tag: tregojnë
-

Berisha: Po përgatisim ‘luftën’ për mbrojtjen e votës! Kemi filmime e dokumente që tregojnë vjedhjen e zgjedhjeve
-

Reagon Berisha: Opozitarët të tregojnë seriozitet, të mbrohet çdo votë
Kryedemokrati Sali Berisha doli me një thirrje që të gjithë opozitarët duhet ta mbrojnë votën e qytetarëve.
Një ditë pas zgjedhjeve, ai theksoi se demokratët duhet të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti.Berisha: Për PD-në, procesi elektoral është procesi themelor i një shoqërie të lirë dhe i njerëzve të lirë.Pra, është procesi më serioz.
Në këtë kontekst jam këtu së pari për të shprehur mirënjohje, falënderim të madh për të gjithë ata komisionerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës duke numëruar votat e qytetarëve.Së dyti, u bëj thirrje të gjithë strukturave të PD, komisionerëve, vëzhguesve, kandidatëve, drejtuesve, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.
Unë këtë kisha qëllimin tim të paraqitjes para jush, në mënyrë edhe njëherë, një thirrje për demokratët, opozitarët të tregojnë përkushtimin dhe seriozitetin tonë maksimal në numërimin dhe vlerësimin e çdo vote të hedhur në kuti dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët sot. -

Një studim i ri tregon se femrat dëgjojnë më mirë se meshkujt
Përshtypja se femrat shpesh kanë dëgjim më të mprehtë se meshkujt, jo vetëm që mund të duket e vërtetë për disa, por ka prova shkencore për ta vërtetuar atë
Sipas shkencëtarëve britanikë dhe francezë, pas një testimi të rreth 450 njerëzve në 13 vende, ekipi gjeti rezultate që tregojnë se gratë “zakonisht” kanë amplituda dëgjimi që janë rreth dy decibelë më të ndjeshme se burrat.
“Gratë tregojnë vazhdimisht ndjeshmëri më të madhe me 2 decibelë mesatarisht në të gjithë spektrin e frekuencës të testuar në të gjitha popullatat e mostrës,” përfundoi ekipi i shkencëtarëve në një punim të botuar në revistën Scientific Reports.
Ndjeshmëria kokleare
Duke arritur në përfundimin se dëgjimi i grave mund të jetë deri në 6 kHz më i mprehtë se ai i burrave në disa popullata, ekipi hulumtues pohoi se gratë jo vetëm që tregojnë “ndjeshmëri të shtuar kokleare” – duke iu referuar pjesës së mbushur me lëngje të veshit të brendshëm që ndihmon në konvertimin e valëve të zërit në mënyrë që truri të mund t’i lexojë ato – por gjithashtu tejkalojnë meshkujt në teste të tjera akustike.
Gratë kanë “funksion superior si në sistemin periferik të dëgjimit ashtu edhe në rrugën qendrore të dëgjimit”, pohojnë shkencëtarët, transmeton Telegrafi.
“Ne u befasuam kur zbuluam se gratë kishin 2 decibelë dëgjim më të ndjeshëm në të gjitha popullatat që matëm, dhe kjo përbën pjesën më të madhe të variacionit midis individëve”, tha Turi King nga Universiteti Bath.
Përveç dallimeve midis burrave dhe grave, testet treguan se njerëzit që jetonin në pyje kishin “ndjeshmërinë më të lartë të dëgjimit.
Shkencëtarët kanë zbuluar se popullsia, mjedisi dhe gjuha kontribuojnë ndjeshëm në ndryshimet në dëgjim, në varësi të faktorëve të tillë si “pamje të ndryshme zanore”, nivelet e zhurmës dhe ekspozimi ndaj ndotjes.
“Gjetjet tona sfidojnë supozimet ekzistuese dhe theksojnë nevojën për të marrë parasysh faktorët biologjikë dhe mjedisorë kur studiojmë dëgjimin,” tha Patricia Balaresque nga Qendra për Kërkime mbi Biodiversitetin dhe Mjedisin (CRBE) në Tuluzu.
-

Immamoglu në epërsi në sondazhe ndaj Erdogan pas burgosjes, ja si do ishte rezultati nëse zgjedhje për president në Turqi do mbaheshin sot
Mbështetja popullore për Ekrem Imamoglun, kryetarin e bashkisë së Stambollit, arrestimi i të cilit shkaktoi protestat më të mëdha në Turqi në një dekadë, është rritur më tej se ajo e presidentit turk, Tayyip Erdogan që kur ai u arrestua dhe u burgos në mars, siç tregojnë sondazhet.
Dy sondazhe, të publikuara ditët e fundit, tregojnë se burgosja e Imamoglut më 19 mars ka forcuar gjithashtu pikëpamjen se ai është kundërshtari kryesor i Erdoganit në çdo zgjedhje të ardhshme presidenciale, edhe nëse është pas hekurave.
Kryebashkiaku u burgos më 23 mars për akuza për korrupsion, të cilat ai i mohon. Opozita dhe udhëheqësit evropianë e kanë quajtur burgosjen e tij të motivuar politikisht dhe jodemokratike, duke shkaktuar protesta në të gjithë vendin.
Qeveria e Erdoganit i hedh poshtë kritikat, pasi pretendon se gjyqësori është i pavarur.
Nuk është e qartë se kur Imamoglu, do të dalë në gjyq ose do të lirohet nga burgu. Hetimet vazhdojnë pasi ai dhe më shumë se 100 zyrtarë të tjerë në qytetin më të madh të Turqisë u arrestuan për akuza të ndryshme.
Sondazhet e kryera në prill nga kompanitë Metropoll dhe Konda tregojnë se Imamoglu do ta udhëhiqte lehtësisht Erdoganin në një duel hipotetik zgjedhor midis tyre, megjithëse zgjedhjet nuk pritet të mbahen para vitit 2028.
Sondazhet tregojnë gjithashtu se, që nga arrestimi i kryetarit të bashkisë gati dy muaj më parë, votuesit turq janë bërë edhe më të polarizuar midis AKP-së së Erdoganit dhe Partisë Republikane Popullore (CHP) të Imamoglut, partisë më të madhe të opozitës.
“Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot dhe Imamoglu dhe Erdogan do të shkonin në raundin e dytë të votimit, Imamoglu do të fitonte me një diferencë prej 7%”, thotë Ozer Sencar, kreu i kërkimit në Metropoll, i cili vlerëson mbështetjen për kryetarin e bashkisë në 46.7% dhe atë të presidentit në 39.3%.
Metropoll zbuloi se, pas marsit, mbështetja për CHP dhe AKP u rrit me rreth pesë pikë përqindjeje, në 34% dhe 33% përkatësisht, kryesisht sepse votuesit që më parë kishin qenë të pavendosur zgjodhën një kamp.
Erdogan, i cili u zgjodh për herë të fundit në vitin 2023, nuk mund të kandidojë përsëri sipas ligjit, përveç nëse thirren zgjedhje të parakohshme dhe ai mbështetet nga tre të pestat e parlamentit, që do të thotë se ai do të ketë nevojë për mbështetje përtej koalicionit të tij konservator në pushtet.
Një deklaratë publike nga CHP që bën thirrje për lirimin e Imamoglu dhe zgjedhje të parakohshme ka tejkaluar 13 milionë nënshkrime, sipas gazetës Milliyet.
Sondazhi i Konda tregoi se mbështetja për Imamoglu u rrit në mbi 40% në prill, më shumë se muaji i kaluar, dhe ai do ta udhëhiqte lehtësisht Erdoganin në një duel hipotetik zgjedhor, sipas Aydin Erdem, drejtorit të përgjithshëm të kompanisë në Stamboll.
Erdogan doli i pari kur të anketuarve iu kërkua të zgjidhnin nga një listë më e gjerë prej nëntë kandidatësh potencialë, zbuloi Konda.
Megjithatë, numri i votuesve të pavendosur ra ndjeshëm në prill krahasuar me marsin, me shumicën që mbështesnin njërin nga dy liderët, duke treguar se burgosja e kryetarit të bashkisë kishte përforcuar një “polarizim në rritje” në çështjet politike, tha Erdem.
Rezultatet e sondazheve Konda dhe Metropoll nuk janë publikuar gjerësisht përtej atyre që i porositën sondazhet. Disa sondazhe të mëparshme kishin treguar mbështetje për Imamoglun në nivele po aq të larta, përfshirë edhe para fitores së tij vendimtare në zgjedhjet komunale të vitit të kaluar.
Një ditë para se Imamoglu të arrestohej, autoritetet ia revokuan diplomën universitare, e cila kërkohet me ligj për të kandiduar për president. Ditën që u burgos, CHP e zgjodhi atë si kandidatin e saj zyrtar presidencial.
Kreu i një kompanie tjetër sondazhesh, Mehmet Ali Kulat i MAK, tha se suksesi i ardhshëm i Imamoglut dhe CHP-së do të varet kryesisht nga fakti nëse partitë e tjera të opozitës, veçanërisht DEM pro-kurde që më parë kishte mbështetur CHP-në, do t’i ofronin atij mbështetjen e tyre.Top Channel
-

Shenjat që tregojnë se keni mungesë të proteinave në organizëm
Në botën e ushqimit dhe dietave, ekziston një bollëk informacioni dhe po aq shumë keqkuptime për proteinat. Por një gjë është e qartë: proteinat janë të domosdoshme për funksionimin e duhur të trupit dhe shumë njerëz, shpesh pa e ditur, nuk i marrin në sasinë e nevojshme.
Çfarë është proteina dhe pse ka rëndësi?
Proteinat janë makronutrientë thelbësorë, përkrah karbohidrateve dhe yndyrnave, dhe ndërtohen nga aminoacide – që shpesh përshkruhen si “blloqet ndërtuese të jetës”. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së, proteinat luajnë role kyçe në ndërtimin, funksionimin dhe riparimin e indeve dhe organeve të trupit.
“Janë molekula të mëdha e komplekse që kryejnë funksione të shumta, nga enzimat dhe hormonet te struktura e indeve dhe rikuperimi pas lëndimeve apo stërvitjes,” shpjegon dietologia Cara Harbstreet për Prevention.
Shenjat që tregojnë mungesë të proteinave në trup
Nutricionistët bien dakord se mungesa e proteinave mund të manifestohet përmes disa simptomave të zakonshme:
1.Uri e shpeshtë dhe ndjesi e vazhdueshme e pangopur, sidomos mes vakteve.
2.Lodhje fizike dhe mendore, sidomos nëse keni një stil jete aktiv.
3.Dobësi muskulare ose rikuperim i ngadaltë pas stërvitjes apo një sëmundjeje.
4.Rënie e imunitetit dhe infeksione të shpeshta.
5.Thonj të brishtë, lëkurë të thatë apo rënie të flokëve, në raste të zgjatura mungese.Sipas Lauren Harris-Pincus, autore e librit The Protein-Packed Breakfast Club, nëse po merrni mjaftueshëm proteina, do të ndiheni të ngopur dhe do të rikuperoheni më shpejt pas lodhjes apo stërvitjes. Syri.net-iefimerida
-

Si shpartallohet Rama nga ish-këshilltarja e ish-zv/ministrja e tij
Një ish-anëtare e kabintetit qeverisës të Ramës, njëherësh ish-këshilltare e tij ekonomike, Irena Beqiraj, shtë shndërruar një oponenten më të fuqishme të tij dhe bash në sferën e ekonomisë. Dikur zv/ministre e këtij dikasteri, Beqiraj është ku e ku më lart se çdo zë nga opozita politike kur është fjala për ekonominë. Pra, ndër të vetmit që shpartallon, me shifra, propagandën e Ramës.
Në një status të fundit me titull “Çfarë ka eksportuar më shumë Shqipëria?”, ajo shkruan:
“Të dhënat tregojnë:
– 1.2 milionë shqiptarë jetojnë tani jashtë vendit (ose 44%)
– 70% e emigrantëve janë nën 34 vjeç
– 47% e emigrantëve ne 4 vitet e fundit kanë diploma universitare
– 3,500 mjekë janë larguar vetëm për në Gjermani!
– 91.4 % e studentëve planifikojnë të largohen pas diplomimit edhe te mos kthehen më.
– Shqipëria së bashku me 9 vende të tjera afrikane renditet ne 10 vendet e para në botë, me eksodin me te lartë te njerëzve të arsimuar .
Ndryshe nga valët e mëparshme të emigrimit qe ishin te nxitura nga varfëria , eksodi i sotëm përfshin mendjet më të arsimuara dhe ambicioze të Shqipërisë: mjekë, inxhinierë, studiues dhe zhvillues softuerësh.
Shqipëria ka shkallën më të lartë të emigrimit të njerëzve me arsim të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe 47% e emigrantëve të sotëm kanë një diplomë universitare.Shqipëria, po përjeton jo vetem një kolaps historik demografik , por edhe një kolaps intelektual.
Vetëm në 5 vitet e fundit, mbi gjysmë milioni shqiptarë kanë kërkuar azil, leje pune ose qëndrim në BE, duke e zbrazur vendin si nga të rinjtë ashtu edhe nga ekspertiza.
Anketat tregojnë se kjo nuk është vetëm ikje ekonomike por eshtë një braktisje morale. Korrupsioni është rrënjosur, normalizuar dhe shpesh lavdëruar. Meritokracia është një mit. Nepotizmi është rregull.
E pra, Shqipëria me shumë se cdo gjë tjetër eksporton të rinj edhe njerëz të arsimuar. Cdo njeri prej tyre nuk është vetëm një person – është përparimi i mundshëm, një e ardhme më e mirë, një zë që mund të kishte ndryshuar diçka.
Ndërsa qytetet janë shëndruar si dhomat e miqve në shtëpite tona, ku bijtë e bijat vijnë si visitorë e numerohen si turistë, ku pagezimet janë të rralla e funeralet e shpeshta, akoma më mundon pyetja për kë do të votojnë prindërit shqiptarë?”.
E paçka kësaj pyetje sfiduese me të cilën Beqiraj e mbyll statusin e saj shpartallues, sondazhet tregojnë se ata do votojnë sërish PS-në, pra sërish Ramën. /tesheshi.com/
-

Shenjat që tregojnë se gjumi i dobët po u shkatërron shëndetin
Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, çfarë përmban dokumenti
A ndihesh i lodhur edhe pse ke fjetur mjaftueshëm? Harron shpesh, je i irrituar pa arsye apo të zë gjumi në timon?
Ekspertja britanike Dr. Deborah Lee paralajmëron: këto nuk janë rastësi, por sinjale të qarta se po vuan nga mungesa e gjumit cilësor.Shumë njerëz e nënvlerësojnë rëndësinë e gjumit, por ai është thelbësor për shëndetin mendor dhe fizik
Disa nga shenjat që tregojnë se trupi po vuan për gjumë cilësor janë:
– Lodhje kronike, edhe pas një nate të gjatë gjumi
– Harresë, përqendrim i dobët dhe mjegullim mendor
– Ndryshime të shpeshta humori, ankth apo depresion
– Zgjime të shpeshta gjatë natës
– Nevoja për të dremitur gjatë ditës
Sipas Dr. Lee, mungesa e gjumit rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, diabet dhe obezitet. Nëse këto simptoma zgjatin me javë të tëra, mos i injoro – kërko ndihmë profesionale sa më parë! Gjumi nuk është luks. Është shpëtim. -

Trump feston 100 ditët në pushtet: Sondazhet nuk tregojnë realitetin!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shënoi 100 ditët e para të mandatit të tij me një tubim të madh në Michigan, ku theksoi arritjet e administratës së tij dhe shpërfilli sondazhet që tregojnë rënie të mbështetjes popullore.
Në një fjalim me tone të forta politike, Trump e cilësoi këtë periudhë si një “revolucion të logjikës së shëndoshë” dhe riktheu retorikën e njohur kundër demokratëve dhe paraardhësit të tij, Joe Biden. Ai premtoi mbështetje për industrinë vendase të prodhimit të automjeteve duke njoftuar një sërë masash të reja tarifore.“Kam vendosur me krenari një tarifë prej 25% për të gjitha automjetet e huaja që hyjnë në SHBA. Kjo do të sjellë vende pune në vendin tonë,” deklaroi Trump. “Por për fabrikat që montojnë makinat në SHBA, do të ketë zbritje tarifore nga 10 deri në 15% për pjesë të ndryshme të prodhimit.”
Presidenti njoftoi gjithashtu nënshkrimin e një urdhri ekzekutiv që u ofron këto lehtësira kompanive prodhuese, veçanërisht në sektorin e çelikut dhe aluminit, duke synuar të rigjallërojë zemrën industriale të vendit.
Ndër të tjera, Trump përmendi si arritje uljen e çmimit të karburanteve dhe kostove të jetesës, përfshirë produktet ushqimore. Megjithatë, pretendimi i tij se çmimi i vezëve ka rënë është hedhur poshtë nga ekspertët, të cilët theksojnë se rritja e çmimit është pasojë e një shpërthimi të gripit të shpendëve në vend.
Në planin ekonomik, Trump tha se gjatë tre muajve të parë të administratës së tij janë krijuar mbi 340 mijë vende të reja pune. Lidhur me emigracionin, ai pretendoi se muajin e fundit ka pasur vetëm tre kalime të paligjshme në kufi, ndonëse të dhënat zyrtare të publikuara nga BBC flasin për 7,181 kalime të tilla në mars – shifra më e ulët mujore që nga viti 2000.
Trump e mbylli fjalimin me premtimin për të mbajtur të gjallë “frymën e ndryshimit” dhe për të luftuar, siç tha ai, “politikat e dështuara të së shkuarës.” -

Si të kuptoni analizat, 6 shifrat që tregojnë shëndetin e zemrës suaj
Problemet më të mëdha shëndetësore vijnë nga sëmundjet e enëve të gjakut të zemrës dhe trurit.
Vetëm gjatë 2016 të dhënat tregojnë se infarktet dhe hemoragjitë cerebrale u morën jetën 15.2 milionë njerëzve në botë.
Në 2017, në vendin tonë 11.926 vetë humbën jetën për shkak të sëmundjeve të zemrës, me 2.5% rritje nga një vit më parë.
Ekspertët e mirëfilltë të shëndetit publik tregojnë se shëndeti i zemrës së një personi dallohet qartë në 6 shifra të rëndësishme, të cilat do t’i gjeni në këtë artikull.
Kolesteroli i Keq
Vlera e saktë e nivelit të kolesterolit të keq në organizëm duhet të jetë më e vogël se 100 miligramë.
Këto vlera konsiderohen të dëmshme nëse arrijnë në 129 miligramë, por nëse niveli i kolesterolit varion nga 130 deri në 159 miligramë, atëherë ai është i lartë.
Kolesteroli është tepër i lartë nëse vlerat e tij në gjak tregojnë nga 160 deri në 180 miligramë.
Nëse këto vlera janë mbi 190 atëherë, kolesteroli në gjak është ekstremisht i lartë.
Kolesteroli i keq në analiza tregohet me emërtimin LDL, ndërsa kolesteroli i mirë me HDL.
Indeksi i Masës Trupore
Ekspertët shpjegojnë se indeksi i shëndetshëm i masës trupore duhet të luhatet mes 18.5 dhe 24.9.
Nëse indeksi i masës trupore luhatet mes 25.29.9 atëherë ju jeni mbipeshë.
Nëse ky indeks është mbi 30, atëherë ju jeni mbipeshë. Indeksi i masës trupore në analiza tregohet me emërtimin BMI.
Perimetri i Belit
Perimetri i belit duhet të jetë më i vogël se 95 cm tek burrat dhe djemtë dhe më i vogël se 80 cm për gratë dhe vajzat.
Nëse perimetri i belit tek meshkujt është mbi 100, atëherë ata rrezikohen nga sëmundjet.
Për femrat ky kufi është mbi 85 cm.
Trigliceridet
Çdo njeri duhet të synojë që të mbajë nivelin e triglicerideve (yndyrnat) nën 150 mg/dl.
Vlerat konsiderohen shqetësuese nëse janë nga 150 deri në 199 mg/del.
Por nëse ato arrijnë nga 200 deri në 500 mg/dl, atëherë ato klasifikohen si të rrezikshme.
Tensioni i Gjakut
Njësia matëse e tensionit të gjakut është mmHg.
Tensioni matet me dy shifra.
Shifra e parë tregon tensionin diastolik ose pikën më të ulët të presionit, kur zemra qetësohet mes çdo rrahjeje. Në këtë hapësirë, zemra mbushet me gjak dhe ushqehet me oksigjen.
Shifra e dytë tregon tensionin sistolik të gjakut ose pikën më të lartë të presionit ndaj zemrës.
Nëse matësi tregon vlerat midis 120-90 për shifrën e parë dhe 60-90 për shifrën e dytë atëherë tensioni i gjakut është i shëndetshëm dhe në nivel ideal.
Nivelet e Glukozës Esëll
Vlerat e shëndetshme të glukozës (sheqernave) esëll janë nën 100 mg/dl.
Nëse këto vlera luhaten nga 100-125 mg/dl atëherë personi është fazën para diabetit.
Nëse këto vlera janë mbi 126 mg/dl, atëherë njeriu vuan nga diabeti./AgroWeb.org -

“PD në 11 maj më keq se në ‘97-ën”, Rama: S’dinë të bëjnë opozitë por vetëm tu nxijnë jetën njerëzve
Nga Gjirokastra, në vijim të takimit të radhës që po zhvillon nëpër Shqipëri, kryesocialisti Edi Rama i është kundërpërgjigjur kritikëve për fjalimin e tij drejtuar adoleshentëve në lidhje më fotot nudo të tij.
“Po mirë po si ka mundësi ku e gjejnë këta kapacitetin të më bëjnë mua moral kur këta cdo ditë iu tregojnë fëmijëve, iu tregojnë familjeve, iu tregojnë shqiptarëve sesi nuk duhet të sillet, se çfarë nuk duhet të thotë njeriu me akuza me shpifje, me sharje ekstreme. Zi nga të katra anët”, tha Rama.
Një komentues pyeste nëse kreu i qeverisë e kalonte dot oqeanin apo jo?“Ty të kanë thënë që nuk shkoj unë dot në USA, kush ta ka thënë, non grata ta ka thënë? Po meqë ma përmendi këtë, a u hoq ajo non grata se nuk e kam marrë vesh këtë informacion, u hoq ajo? Po tani si keni fytyrë që mbasi i thanë shqiptarëve që u hoq non grata, do hiqet non grata, tani thoni a shkoj unë matanë oqeanit apo jo, a shkoj unë në USA apo jo”, tha Rama.
Rama nuk kurseu kritikat për opozitën.
“Këta nuk dinë të bëjnë opozitë, këta dinë vetëm të vet shkatërrohen dhe në vetëshkatërrim e sipër të pengojnë sa të munden Shqipërinë dhe tu nxinë jetën sa të mundin njerëzve. Këtë dinë të bëjnë këta. Prandaj në zgjedhjet e 11 majit do marrin rezultatin më të keq që nga 1997 e këtej”, tha Rama./vizionplus.tv