Tag: tregojmë

  • “Ndaj Shqipërisë tregojmë versionin më të mirë tonin”, Kane: Të mbyllim kualifikueset me rekord

    “Ndaj Shqipërisë tregojmë versionin më të mirë tonin”, Kane: Të mbyllim kualifikueset me rekord

    Anglia kërkon të mbyllë kualifikueset pa pësuar gol dhe diçka të tillë  e synon ndaj Shqipërisë, skuadër që ka shkuar në Play Off tashmë. Sulmuesi i “3 luanëve”, Harry Kane u shpreh se skuadra duhet të tregojë versionin më të mirë të saj.
    “E di që jemi kualifikuar dhe Shqipëria është një playoff, por ende nuk kemi pësuar gol dhe mendoj se është motivim i madh. Do të ishte speciale të mbyllnim kualifikueset pa pësuar gol.

    Gjithashtu duam të tregojmë nivelin tonë më të mirë dhe nëse e bëjmë, mendojmë se mund të mposhtim këdo në botë, nuk ka rëndësi kundërshtari që kemi përpara”.
    Vetë Kane është duke kaluar një sezon të shkëlqyer me Bayern Munchen, diçka që do ta vërë në shërbim të Kombëtares së “3 Luanëve”. “Deri tani gjithçka ka shkuar mirë. Kjo është ndeshja e fundit për këtë vit me fanellën e Anglisë dhe është e rëndësishme të fitojmë”-tha ai.

  • “Për fitore ndaj Sllovenisë”, Muric: Në kualifikuese, le të tregojmë forcën

    “Për fitore ndaj Sllovenisë”, Muric: Në kualifikuese, le të tregojmë forcën

    “Për fitore ndaj Sllovenisë”, Muric: Në kualifikuese, le të tregojmë forcënBashkë me trajnerin Foda, në konferencë para Sllovenisë, u shfaq edhe portieri Aro Muric.
    “Jam shumë i lumtur me paraqitjen time. Nesër pres fitore, do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen. Nëse kthehemi në kohë, atëherë gjatë këtyre viteve jemi zhvilluar shumë”.
    “Kemi …

  • Tymi i cigares rrezik edhe për kafshët shtëpiake

    Tymi i cigares rrezik edhe për kafshët shtëpiake

    Po të pyesësh dikë që mban kafshë shtëpiake, do t’ju tregojë menjëherë sa ndihmojnë me përballimin e stresit.
    Ndaj dhe kujdesi që u ofrojmë atyre duhet të jetë më i miri. Më poshtë ju tregojmë disa këshilla shumë të thjeshta që mund të ndiqni për të reduktuar sa më shumë dëmet që mund t’u shkaktohen.
    Aktiviteti fizik është po aq i rëndësishëm për kafshët tuaja, sa edhe për ju

    Sipas ekspertëve duhen të paktën 30 minuta aktivitet në ditë për të reduktuar rrezikun e mbipeshës apo shfaqjes së artritit nga letargjia. Ndaj dhe veterinerët këshillojnë që qentë t’i nxirrni sa më shpesh për të ecur, me macet të luani në shtëpi për t’i bërë të lëvizin sa më shumë.
    Mos harroni ushqyerjen e shëndetshme
    Mundohuni që kafshëve tuaja shtëpiake t’i jepni ushqimin e duhur, dhe të reduktoni sa më shumë ushqimet e papërshtatshme. Mund të përmendim këtu produktet me sheqer, apo ato të mishit të përpunuar, të cilat nxisin shfaqjen e shumë problemeve shëndetësore. Gjithashtu tregoni kujdes edhe me sasinë e ushqimit, llogariteni në varësi të peshës trupore dhe moshës.
    Tregoni kujdes nga tymi
    Siç pohojnë edhe ekspertët, tymi i krijuar nga djegia e cigares lëshon në ajër rreth 6000 substanca të dëmshme. Nga këta element, 100 kanë treguar se janë toksike për shëndetin, por jo vetëm të njerëzve. Këto substanca rrezikojnë edhe kafshët tuaja shtëpiake. Këshilla më e mirë do të ishte të linit cigaren, por për të rriturit që zgjedhin ta vazhdojnë dhe duan të kujdesen më mirë për kafshët e tyre shtëpiake, ju tregojmë rreth alternativave që reduktojnë dëmin. Cigaret elektronike janë një kategori e cila eliminon djegien e duhanit, pasi funksionon duke avulluar nikotinë të lëngëzuar. Një tjetër alternativë pa tym, janë edhe pajisjet me ngrohje, të cilat punojnë duke ngrohur fijet e duhanit, pa arritur pikën e djegies. Të dyja këto alternativa, reduktojnë prodhimin e 95% të substancave të dëmshme që përmendëm më lart. Kështu ju do të reduktoni dukshëm kimikatet që miqtë e vegjël do të përthithin.

  • Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para lidere politike që voton sot

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para lidere politike që voton sot

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte e para përfaqësuese politike që votoi këtë mëngjes.
    Ajo ushtroi të drejtën e saj në qendrën e votimit pranë Parkut Olimpik në Tiranë, duke dhënë një mesazh simbolik për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik.

    “Faleminderit juve që keni dalë herët për të pasqyruar këtë ditë të demokracisë. Sot është dita e qytetarëve, kombit, shtetit, Shqipërisë. Të gjithë të votojnë sot me qytetari, siç është zhvilluar fushata. Të tregojmë që jemi evropianë. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë është e ardhmja jonë”, u shpreh Spiropali para gazetarëve.

  • Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para politikane që voton: Sot është dita e qytetarëve

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali, e para politikane që voton: Sot është dita e qytetarëve

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte e para përfaqësuese politike që votoi këtë mëngjes.
    Ajo ushtroi të drejtën e saj në Qendrën e Votimit pranë Parkut Olimpik në Tiranë, duke dhënë një mesazh simbolik për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik.
    “Faleminderit juve që keni dalë herët për të pasqyruar këtë ditë të demokracisë. Sot është dita e qytetarëve, kombit, shtetit, Shqipërisë. Të gjithë të votojnë sot me qytetari, siç është zhvilluar fushata. Të tregojmë që jemi evropianë. Urime të gjithëve dhe sa më shumë të votojnë për Shqipërinë, aq më shumë përgjegjësi qytetare tregojmë dhe aq më e mirë është e ardhmja jonë”, u shpreh Spiropali para gazetarëve.

  • Lotët e arbitrit të finales u kthyen në çështje, Fliku: Të tregojmë kujdes ndaj tyre, duhen trajtuar me respekt

    Lotët e arbitrit të finales u kthyen në çështje, Fliku: Të tregojmë kujdes ndaj tyre, duhen trajtuar me respekt

    Mbrëmjen e nesërme do të luhet “El Klasiko” numër 3 për këtë sezon. Barcelona dhe Reali i Madridit do të përballen në finale të Kupës së Mbretit. Situata nuk ka qenë aspak e qetë në prag të kësaj sfide. Lotët e arbitrit të ndeshjes në konferencë për shtyp për presion të vazhdueshëm nga madrilenët kanë sjellë reagim të ashpër prej këtyre të fundit. I pyetur për deklaratën e gjyqtarit të takimit, Hansi Fliku është shprehur se i gjithë komuniteti i futbollit duhet të tregojë më tepër kujdes për mënyrën se si sillen ndaj arbitrave.
    “Nuk e di se çfarë të them. Është një sport, një lojë. Duhet të tregojmë kujdes ndaj arbitrave. Nuk mund të tregojmë mungesë respekti ndaj tyre. Kjo vlen për të gjithë klubet, trajnerët dhe lojtarët. Dua që ekipi im të ketë respekt për kundërshtarin. Janë 90 minuta. Ndoshta edhe më shumë. Duam të japim gjithçka për të fituar trofeun”, ka deklaruar ndër të tjera Hansi Fliku./Sport Ekspres/