Tag: tregoi

  • Balla – Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike…

    Balla – Shehajt: Kujdes, mbaje mirë me Lulin se po tregoi se si i sillje çantat, ike…

    Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur ashpër Agron Shehajt të Mundësisë. Ai tha se kushtetuta e përcakton se kryeministri mund t’ia delegojë interpelancën ministrave.
    Balla lëshoi akuza në drejtim të Shehajat, ndërsa theksoi se ky i fundit të rrijë urtë dhe ta mbajë mirë me Bashën, pasi ky i fundit mund të tregonte për ‘disa çanta’.
    “O zoti kryetar, ça po hidhni në votim? O zoti Braçe, ai është në rol. Teatri që sapo dëgjuam në Kuvend, është i padëgjuar. Zotëri, kushtetuta e Republikës i jep të drejtën kushtetuese të delegoj. Ore s’po përgjigjem ty. Pusho ti pusho. S’të kam në refene. Ik merru me Lulin, ik fërkojë se po foli Luli ike ti. Mbaje mirë me Lulin se po tregoi ai se si i sillje çantat ti…Me mua do merresh ti? Ouu. Çoheni ju me buton 10 veta këtu?! Kështu i jepni firmat ju? Me të çuar në këmbë? Çohuni, Agron Shehaj, Avokat Populli.”- tha Balla.

  • Fjolla Morina zbulon pse nuk i tregoi vajzës së madhe për hyrjen në BBVK4

    Fjolla Morina zbulon pse nuk i tregoi vajzës së madhe për hyrjen në BBVK4

    Fjolla Morina është banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 4, pasi iu bashkua shtëpisë mbrëmjen e së hënës, duke sjellë menjëherë vëmendje dhe kureshtje nga publiku. Këngëtarja, e cila njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, ka ndarë së fundmi një detaj personal që i ka surprizuar të gjithë.
    Gjatë një bisede të sinqertë me banorët në oborr, Fjolla tregoi se nuk e kishte njoftuar vajzën e saj të madhe për pjesëmarrjen në Big Brother. Ajo rrëfeu se hyrja në format ka qenë një vendim i paplanifikuar deri në momentin e fundit, ndaj edhe zgjodhi të mos i tregonte.
    “Të madhes nuk i kam treguar hiç… Me siguri tani po më sheh. Më pyeti ‘a po hyn?’ dhe i thashë ‘jo, nuk e di’, se nuk isha e sigurt”, u shpreh ajo para banorëve.
    Fjolla shtoi se vajza e madhe është shumë e lidhur me të, ndaj ajo nuk dëshironte ta shqetësonte pa qenë plotësisht e vendosur për hyrjen. Ndërkohë, këngëtarja foli edhe për raportin e ngrohtë që ka me vajzën e vogël, duke theksuar se për të dyja përpiqet të jetë një nënë e përkushtuar pavarësisht angazhimeve në karrierë.
    Hyrja e saj në BBVK4 pritet të sjellë dinamika të reja brenda shtëpisë, ndërsa publiku po pret të shohë se si do të ndikojë prezenca e saj në lojë dhe në raportet me banorët e tjerë.

  • David Cameron diagnostifikohet me kancer, tregon si e zbuloi sëmundjen

    David Cameron diagnostifikohet me kancer, tregon si e zbuloi sëmundjen

    Bota E Hënë, 24 Nëntor 2025 10:33
    Në një intervistë të fundit, David Cameron tregoi se si një mesazh nga gruaja e tij pas një interviste të Nick Jones, themelues i Soho House, e shtyu të bënte një test PSA në vitin 2022.
    Testi zbuloi shenja shqetësuese dhe më pas biopsia konfirmoi kancerin e prostatës. Cameron tregon se të dëgjonte për diagnozën ishte i vështirë, por vendosi të vepronte shpejt, sidomos pasi vëllai i tij kishte ndërruar jetë nga kanceri në pankreas në të njëjtën moshë.

    Ai zgjodhi një trajtim minimalisht invaziv të quajtur terapi fokale, e cila shkatërron qelizat kancerogjene pa dëmtuar zonat përreth. Sipas tij, trajtimi funksionoi dhe skanimi pasues tregoi rezultate shumë të mira.

    Cameron tani po i bashkohet thirrjes së “Prostate Cancer Research” që depistimi t’u ofrohet burrave me rrezik të lartë, pasi teknologjitë e reja – si MRI dhe testet gjenetike – e bëjnë depistimin më të saktë dhe me më pak rreziqe. Ai pranon se ka debate rreth testimit masiv, por mendon se koha ka ardhur për të rivlerësuar qasjen e NHS.

    Ai thekson se burrat shpesh shmangin bisedat për shëndetin e tyre, por shpreson se rrëfimi i tij do t’i nxisë të tjerët të informohen dhe, nëse duhet, të kontrollohen.

  • “Ktheja çantën dhe numëroja lekët”, Dash Sula: Ja pse jam politikani më i pakorruptuar

    “Ktheja çantën dhe numëroja lekët”, Dash Sula: Ja pse jam politikani më i pakorruptuar

    I ftuar ketë të diel në “E diell” ishte politikani Dashnor Sula.
    Ish-deputeti tregoi një anë të panjohur, familjen, prindërit dhe jetën jashtë politikës.
    Detaje pikante dhe histori plot të papritura, ndërsa u shpreh se është politikan i pakorruptuar.
    Ai tregoi sesi para 30 vitesh bashkëshortja e tij fitonte shumë parë për atë kohë, pasi punonte si notere.
    “Bashkëshortja prej 31 vitesh punon si notere. Nuk jam diamant i politikës, por njeri i pakorruptuar. Për një arsye shumë të thjeshtë, Elida ka shënjuar shumë në jetën time.Fitonte goxha para, unë fitoja 60 mijë lekë në atë kohë, ajo fitonte 250- 300 mijë lekë në ditë. Vinte e lodhur nga puna, unë numëroja lekët. Atëherë 5 mij lekëshi ka qenë më i madhi”, tregoi Sula.

  • “Do të djeg për së gjalli, na more nusen”, flet tezja e të riut nga Tepelena që u vra në Greqi (VIDEO)

    “Do të djeg për së gjalli, na more nusen”, flet tezja e të riut nga Tepelena që u vra në Greqi (VIDEO)

    Një ngjarje e rëndë tronditi opinioni publik pak ditë më parë, ku një shqiptar, Sulo Halili, u dogj brenda një automjeti në Greqi.
    Tatjana Halili, e ftuar në “Shqipëria Live”, tregoi se nipi i saj ka marrë kërcënime nga familjarët e ish partnerit të gruas së Sulos.
    “Sulo ka dy fëmijë, një gocë dhe djalë të sapolindur. Ka 4 vite me Esmeraldën, gruan. Jetonin në Greqi. Është kërcënuar nga daja i ish të dashurit të Esmeraldës. Por nuk ka pasur lidhje Esmeralda gjatë kohës që ka qenë me Sulon.
    I ka thënë do të të djeg për së gjallë se na more nusen e nipit. Por ajo ka qenë e ndarë kur u lidh me Sulon. Megjithatë nuk e dimë nëse janë ata autorët, presim përgjigje nga policia dhe avokati”-tregoi halla e viktimës./ TCH

  • Pas fejesës, Afrona Dika drejt altarit?

    Pas fejesës, Afrona Dika drejt altarit?

    Javën e kaluar ju bëmë me dije se Afrona Dika është fejuar! Këtë e ka zbuluar dhe vetë bukuroshja ku tha se është fejuar me partnerin e saj të ri dhe e ka ndarë këtë lajm të bukur me publikun.
    Në një intervistë të bërë së fundmi, ajo tregoi se është e lumtur dhe e përmbushur pranë të fejuarit, por ka zgjedhur të mbajë identitetin e tij të fshehur për arsye private.
    “Unë dua ta mbaj lidhjen private sepse dua ta ruaj lidhjen tonë dhe atë si person publik,” u shpreh Afrona, duke theksuar dëshirën për të jetuar këtë kapitull të ri të jetës pa ndikimin e vëmendjes mediatike.
    Afrona ka preferuar të mbajë lidhjen e saj larg syrit të publikut, duke synuar një marrëdhënie të shëndetshme dhe të qetë. Ajo theksoi se është e rëndësishme të shijojë çdo moment të kësaj periudhe, pa presionin që shpesh vjen me statusin publik.
    Gjatë intervistës, ajo gjithashtu ndau disa detaje mbi mënyrën se si partneri i saj ia ka rrëmbyer zemrën dhe për planet që ka për të ardhmen, duke përfshirë dëshirën për të krijuar një familje. Pavarësisht se nuk ka dhënë shumë informacion mbi dasmën, Afrona tregoi se është e gatshme për të bërë hapa të rëndësishëm në jetën e saj private.

  • GJK i dha të drejtë Veliajt/ Avokati Hoxha: Ndërpreu një precedent të rrezikshëm, riktheu në binarë shtetin e së drejtës!

    GJK i dha të drejtë Veliajt/ Avokati Hoxha: Ndërpreu një precedent të rrezikshëm, riktheu në binarë shtetin e së drejtës!

    Avokati Arbër Hoxha e cilëson një rikthim në shtetin e së drejtës, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shkarkua me vendim të Këshillit të Ministrave.

    I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Hoxha tha se me vendimmarrjen e së hënës, Kushtetuesja tregoi integritet, duke rikthyer në detyrë Veliajn.

    Por ajo çfarë Hoxhën e bën skeptik është fakti se Kushtetuesja duhet të kishte dalë me vendim unanim për rastin e Veliajt, pasi ngjashëm me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, edhe Komisioni i Venecias i ka dhënë të drejtë një kryebashkiaku në Turqi, sa kohë që ndaj zyrtarëve nuk ka një vendim të formës së prerë.

    Seanca e 31 tetorit  dhe vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për Veliajn, ishte i pritshëm. Duhet thënë që GJK tregoi integritet, tregoi që është ndër të vetmit institucione të pakapura nga Këshilli i Ministrave.

    GJK tregoi integritet u shpreh me vendim shumice, që e ktheu Veliajn në detyrë. Ktheu legjitimitetin e shtetit dhe kushtetutshmërinë e vendit. Prisja një vendim unanim në raport me Veliajn.

    A është shkelur kushtetuta për shkarkimin e një kryetari bashkie, patjetër që po. Të gjitha shkeljet kushtetuese e jo vetëm u konstatuan nga GJK dhe u kthye shteti në binarët e së drejtës, fituan jo vetëm qytetarët e Tiranës por u ndërpre edhe një precedent i rrezikshëm.

    Veliaj është i akuzuar dhe s’është i dënuar, secili ka prezumimin e pafajësisë. Ai është i dyshuar dhe i pandehur. I është prerë rruga një precedenti të rrezikshëm. Nëse në zgjedhjet e ardhshme e fiton opozita dhe prokuroria i cakton një masë e Këshilli i Ministrave i ndërpret mandatin. Këtë se thotë vetëm GJK por edhe ‘Venecia’ në rastin e një kryebashkiaku në Turqi.

  • “Më kërkoi Real Madrid, por im atë nuk më tregoi”. Ylli i Barcelonës ndez klasiken para kohe

    “Më kërkoi Real Madrid, por im atë nuk më tregoi”. Ylli i Barcelonës ndez klasiken para kohe

    24 Tetor 2025

    16:32

    Telesport

    Fermin Lopez ka zbuluar se sot mund të ishte lojtar i Real Madridit, por i ati ka penguar gjithçka duke mos i treguar për ofertat nga kryeqyteti spanjoll.
    Kjo ka ndodhur para se mesfushori ofensiv të shpërthente te Barcelona, pra kur ishte ende thjesht një talent premtues, si shumë të tjerë në akademitë e futbollit.
    Në një intervistë për 3CAT, 22-vjeçari theksoi se nuk do të tundohej kurrë, sepse dëshira e tij ka qenë vetëm Barcelona.
    “Po, është e vërtetë që ka pasur interes nga Real Madrid, por im atë nuk më tregoi shumë. Edhe sikur të më kishte pyetur, unë do të kisha zgjedhur Barcelonën. Vetëm kjo skuadër ëndrra ime e madhe. Jam shumë i lumtur që e kam bërë ëndrrën realitet dhe shpresoj të qëndroj këtu për shumë vite”.

  • VIDEO / Ministrja Sala përballë Ramës: Do të ofrojmë akses të plotë në barnat për Onkologjikun

    VIDEO / Ministrja Sala përballë Ramës: Do të ofrojmë akses të plotë në barnat për Onkologjikun

    Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Evis Sala, e ftuara në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama tregoi kualifikimet e saj profesionale në fushën e mjekësisë dhe kthimin në Shqipëri.
    Ajo tregoi “emocionet” e para të detyrës së re, të cilat vetë ministrja i cilësoi si sfida të bukura.
    “Këto tre javë e kam provuar që është bukur, sepse mëson, përballesh me sfida, me të cilat nuk e ke menduar dhe imagjinuar, por kërkojnë zgjidhje të shpejtë në planin individual dhe një zgjidhje në sistem dhe zgjidhje më afatgjata”, tha ajo.

    Ajo tregoi dhe piketat kryesore të punës së saj në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
    “Në këto tre javë, janë munduar ta shoh, të dëgjoj. Nuk kisha parë dhe nuk kisha  kontaktet me strukturat ministër ale. Kam një informacion dhe kam menduar iniciative të ndryshëm, reformat që duhen bërë. Reforma jo vetëm të Ministrisë së Shëndetësisë, por me bashkëpunim me të tjerë, sepse ka ndërveprim. Në drejtimin e menaxhimit atje është ndërhyrja më e madhe që duhet bërë. Që struktura, menaxhimi, dhe profesionaliteti i mjekëve, të tëra bashkë duhet të koordinohen, më pëlqen të ndërtoj një skuadër. Ajo që ka vënë re këto tre javë është se ka dëshirë, sepse njerëzit në përgjithësi duhet t’i kuptosh.”, u shpreh ajo.

  • “Na kanë vrarë…”/ Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmia: Murseli më telefonoi pas ngjarjes 

    “Na kanë vrarë…”/ Seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, dëshmia: Murseli më telefonoi pas ngjarjes 

    Këtë të premte në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt. 
    I pari që dëshmoi ishte, Valon Lluka, personi i parë që Naim Murseli kontaktoi menjëherë pas ngjarjes. Ai tregoi momentet e para pas telefonatës së çuditshme, të bërë nga një numër i panjohur, dhe bisedën e ngarkuar emocionalisht që zhvilloi me Murselin. 
    Në përgjigje të pyetjeve të prokurores, Lluka shpjegoi bisedën e parë që pati me Murselin, duke theksuar se telefonata ka ardhur nga një numër i panjohur. 
    Pjesë nga dëshmitë në seancë: 
    Prokuroria: A jeni i vetëdijshëm që ju jeni personi i parë që Naim Murseli ka kontaktuar pas vrasjes së bashkëshortes së vet? 
    Dëshmitari: Po. 
    Sipas dëshmitarit, telefonata ka ardhur në orën 08:32 të mëngjesit. “Më telefonoi nga një numër që përfundonte me 417, nuk e njihja. Më shkroi: ‘Urgjent, çele! Urgjente, Naimi!’”, tregoi Lluka. Fillimisht, ai nuk e kishte kuptuar se kush po e kërkonte. 
    “Ja kam kthyer: ‘Më falni, cili Naim? Jam me mysafirë’. Ai më tha: ‘Murseli, o Valon, na kanë vrarë’.” 
    Prokuroria pyeti nëse në atë moment i ishte thënë qartë se bashkëshortja e Naimit ishte vrarë. 
    “Po, e ka cekur që na kanë gjuajtur dhe na kanë vrarë në këtë formë”, deklaroi dëshmitari. 
    Lluka shtoi se Murseli nuk i tregoi vendndodhjen nga po telefononte, dhe gjithashtu theksoi se telefonata nuk ishte bërë nga aparati i tij personal.