Tag: tregjet

  • GRAFIKU, Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare

    GRAFIKU, Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare

    Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të dukshëm në perceptimin e rrezikut sovran nga tregjet ndërkombëtare.Sipas të dhënave të përditësuara më 23 qershor 2025, dhe të publikuara në një dokument pune të Komisionit Europian diferenca e bonove sovrane të Shqipërisë në euro ndaj bonove të Thesarit të SHBA ka rënë në mënyrë të ndjeshme, krahasuar me fundin e vitit të kaluar,.Grafiku tregon se në 31 dhjetor 2024, diferenca për Shqipërinë ishte më e lartë, ndërsa në qershor 2025 është ulur ndjeshëm, duke zbritur në rreth 200 pikë bazë (shiko grafikun e mëposhtëm), duke sinjalizuar një përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut nga investitorët ndërkombëtarë.Shqipëria renditet më mirë se Egjipti, Turqia, Rumania, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke lënë pas një grup vendesh me nivele më të larta të riskut sovran.Ky zhvillim reflekton një kombinim faktorësh pozitivë, përfshirë përmirësimin e indikatorëve fiskalë, stabilitetin makroekonomik dhe një perceptim më të mirë të stabilitetit politik dhe perspektivës për integrim evropian.Rënia e diferencës (spred-it) do të thotë se Shqipëria mund të ketë akses më të favorshëm në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe të financojë borxhin publik me kosto më të ulët.Në krahasim me fundin e vitit 2024, përmirësime të ngjashme janë shënuar edhe nga vende si Serbia dhe Bullgaria, ndërsa Egjipti dhe Turqia vazhdojnë të mbeten në krye të listës me riskun më të lartë, siç tregon spredi më i lartë në raport me bonot amerikane.Spredi ndaj bonove të Thesarit të SHBA tregon sa interes shtesë kërkojnë investitorët për ti huazuar një vendi, krahasuar me një investim të sigurt si bonot amerikane.Spred i lartë tregon perceptim më të lartë rreziku, dhe si rrjedhojë kosto më të lartë huamarrjeje. Spred i ulët tregon besim më të madh nga tregjet, që shoqërohet me kosto më të ulët të borxhit.Në rastin e Shqipërisë, rënia e spread-it në 2025 tregon përmirësim të besueshmërisë financiare dhe ulje të perceptimit të rrezikut.Në fillim të muajit shkurt, Republika e Shqipërisë doli për herë të 7-të në tregjet e kapitalit, duke emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro.Ky Eurobond u emetua me një kupon 4.75% dhe me një normë interesi (yield) 5%. Instrumenti ka një jetëgjatësi 10-vjeçare dhe do të maturohet në Shkurt 2035. Interesi i investitorëve ishte i lartë duke ndikuar në uljen e interesit.Ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010.Shqipëria ka shënuar një ulje të ndjeshme të borxhit publik dy vitet e fundit duke nxitur përmirësimin e renditjes nga agjencitë vlerësuese ndërkombëtare, si Moody’s ashtu dhe Standards&Poors.Në fund të vitit 2024, borxhi publik i vendit arriti në 54,74% e PBB-së, me një rënie prej 2,7 pikësh në raport me vitin 2023. Ky ishte niveli më i ulët i borxhit publik në raport me PBB-së që nga viti 2008.Rënia e rrezikut ka nxitur dhe diversifikimin e tregut të borxhit. Që prej vitit të kaluar, investitorë të huaj kanë nisur të investojnë në instrumentet e borxhit në Lek të qeverisë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se për vitin 2024, investitorët jorezidentë investuan afërsisht 14 miliardë lekë në instrumente borxhi në Lek.Kjo shumë përbënte afërsisht 28% të shtesës së huamarrjes së qeverisë shqiptare në tregun e brendshëm financiar.Pjesëmarrja e investitorëve të huaj është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ka rritur kërkesën dhe likuiditetin në tregun e titujve qeveritarë, duke ndikuar në uljen e yield-eve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trump sulmon kreun e Rezervës Federale! Dobësohet dollari, forcohet euro

    Trump sulmon kreun e Rezervës Federale! Dobësohet dollari, forcohet euro

    Teksa optimizmi te investitorët po rimëkëmbej pas armëpushimit Izrael-Iran, Presidenti Donald Trump tronditi përsëri tregjet me një sulm ndaj kryetarit të Rezervës Federale, i cili ringjalli shqetësimet për pavarësinë e bankës qendrore.

    Një raport nga Wall Street Journal tha se Trump ka luajtur me idenë e emërimit të zëvendësuesit të Kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, që në shtator, gjë që mund të minojë autoritetin e Poëell për pjesën e mbetur të mandatit të tij deri në majin e ardhshëm.
    Trump e ka kritikuar vazhdimisht Powellin për mosuljen e normave të interesit dhe e ka thënë se ai ishte “i tmerrshëm” në sulmin e fundit të së mërkurës, duke gërryer besimin e investitorëve në pavarësinë e bankës qendrore të SHBA-së në përcaktimin e politikave.
    Më herët këtë muaj, Trump mendoi hapur shkarkimin e Powell dhe madje mendoi për t’u bërë kryetar i Rezervës Federale, megjithëse më pas u tërhoq.
    “E di brenda tre ose katër personave se kë do të zgjedh“, u tha Trump gazetarëve të mërkurën, kur u pyet nëse po interviston kandidatët për të zëvendësuar Poëell.
    E gjithë kjo pasiguri, së bashku me politikat kaotike tregtare të Trump dhe kërcënimin e tyre të mundshëm për rritjen ekonomike, kanë lënë gjurmë në dollarin amerikan, ndërsa investitorët kërkojnë të zhvendosin paratë e tyre diku tjetër.
    Indeksi i dollarit, ka rënë me 10% këtë vit dhe është për të gjashtin muaj radhazi në rënie.
    Investitorët mbeten të shqetësuar për dollarin dhe se si politikat tarifore të Trump mund ta ndikojnë atë.
    Tarifat e Trump po kthehen në radarin e tregjeve, ndërsa koha po mbaron drejt afatit të tij të 9 korrikut për marrëveshje tregtare.
    Në tregtinë aziatike të enjten, kontratat me afat treguan një zbehje për tregjet evropiane të aksioneve.

    Top Channel

  • Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja, bizneset më lehtë të blejnë sesa të shesin jashtë

    Shqipëria me “sytë” nga tregjet e huaja, bizneset më lehtë të blejnë sesa të shesin jashtë

    Shqiptarët po e shohin gjithnjë e më tepër fitimprurëse hapjen e një biznesi që sjell mallra nga jashtë për t’i shitur në tregun vendas, sesa përpjekjen për të nxjerrë produktet “Made in Albania” në tregjet e huaja. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave gjatë vitit 2024 numri i ndërmarrjeve importuese arriti në 14,734, duke shënuar një rritje prej afro 8% krahasuar me vitin 2023. Në të kundërt, ndërmarrjet eksportuese kanë shënuar një rënie të lehtë. Vitin e kaluar, numri i bizneseve që eksportojnë mallra shqiptare ishte 3,784, duke u ulur me 0.2% në krahasim me një vit më pare, një diferencë prej 8 ndërmarrjesh më pak. Sipas Scan, megjithëse kjo mund të duket një rënie modeste, tendenca tregon një ngadalësim të interesit për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare.
    Sipas të dhënave të INSTAT, ndërmarrjet eksportuese dominohen kryesisht nga sektori industrial, veçanërisht nga ai fason dhe industria ushqimore. Ky i fundit ka njohur një ecuri pozitive falë rritjes së eksporteve të frutave dhe perimeve (Grafikun 2), ndërsa sektori fason ka hasur vështirësi për shkak të zhvlerësimit të euros, që ka ndikuar negativisht në konkurrueshmërinë e tij. Në anën tjetër, rritja e ndjeshme e ndërmarrjeve importuese lidhet kryesisht me sektorin e tregtisë. Rreth 62% e këtyre bizneseve operojnë në këtë fushë. Bëhet fjalë për biznese që importojnë veshje, aksesorë, automjete dhe produkte të tjera, të cilat më pas shiten përmes platformave të ndryshme online që po shtohen gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar.

  • Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

    Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbeten

    Pas më shumë se dhjetë ditësh përshkallëzimi ushtarak mes Iranit dhe Izraelit, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 23 qershor se palët kishin rënë dakord për një armëpushim të plotë.Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga SHBA, parashikon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ajrore dhe raketore nga të dyja anët dhe është pritur me lehtësim nga komuniteti ndërkombëtar dhe tregjet financiare.Ndërsa Izraeli ka qëndruar zyrtarisht i rezervuar në konfirmim, burime diplomatike në Tel Aviv i thanë Financial Times se udhëheqja izraelite është e gatshme të respektojë marrëveshjen, për sa kohë që nuk do të ketë provokime të reja nga ana e Iranit. Ministria e Jashtme iraniane ka deklaruar publikisht se mirëpret armëpushimin, por e ka kushtëzuar zbatimin e tij me ndërprerjen e “akteve agresive” nga Izraeli.Tregjet reagojnë me rënie të çmimit të naftës dhe rritje të aksioneveTregjet globale reaguan menjëherë pas lajmit. Çmimi i naftës Brent ra me mbi 4%, duke zbritur në rreth 67.6 dollarë për fuçi — niveli më i ulët që nga fillimi i krizës.Nafta amerikane (WTI) gjithashtu pësoi rënie me mbi 3%, sipas të dhënave të Reuters. Tregtarët shprehën lehtësim për reduktimin e rrezikut të ndërprerjeve në ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportet e naftës nga Lindja e Mesme.Në të njëjtën kohë, çmimi i arit — zakonisht i lidhur me kohë pasigurie — ra ndjeshëm. Ari për tregtimet e menjëhershme humbi afro 1%, duke zbritur në rreth 3,338 dollarë për ons, ndërsa kontratat për arin amerikan ranë me mbi 1.2%.Tregjet e aksioneve, përkundrazi, reaguan pozitivisht. Kontratat e indeksit S&P 500 u rritën me 0.3%, ndërsa Nasdaq shënoi një rritje më të lartë, me 0.5%, duke reflektuar besimin në stabilizimin e situatës. Në Azi, indekset kryesore shënuan rritje të moderuar, dhe tregjet e Lindjes së Mesme – përfshirë Dubain dhe Abu Dabin – u rikuperuan pas rënieve të ditëve të mëparshme.Investitorët optimistë, por paralajmërimet mbetenPavarësisht optimizmit fillestar, analistët ekonomikë paralajmërojnë se pa një marrëveshje të qëndrueshme mbi çështjen bërthamore të Iranit dhe sigurinë në rajon, tregjet mbeten të ekspozuara ndaj rreziqeve të reja. Sipas analistëve të Westpac dhe National Australia Bank, tregjet kanë filluar të rimarrin veten, por çdo shkelje e marrëveshjes do të sillte një tjetër valë pasigurie dhe rritje të çmimeve të energjisë.Gjithashtu, sipas të dhënave të publikuara nga platforma CME FedWatch, probabiliteti që Rezerva Federale e SHBA-së të ulë normat e interesit në muajin korrik është rritur pas lajmit për armëpushim — nga 14.5% një ditë më parë në mbi 23%. Rënia e çmimit të naftës shihet si një faktor i rëndësishëm në këtë rritje, duke zbutur presionin inflacionist.Rikthimi i stabilitetit – por për sa kohë?Bursat izraelite shënuan rritje të fortë, me indeksin Tel Aviv 125 që regjistroi rritjen më të lartë javore që nga fillimi i vitit, mbi 8%. Investitorët lokalë kanë reaguar pozitivisht ndaj sinjaleve të qetësimit, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe teknologjisë, të cilët kishin pësuar goditje gjatë javëve të fundit.Megjithatë, siç theksojnë edhe analistët e Reuters dhe Financial Times, stabiliteti aktual mbetet i brishtë. Derisa të ketë garanci afatgjata për sigurinë në rajon dhe kontroll të zhvillimeve bërthamore, tregjet do të mbeten në pritje dhe të ndjeshme ndaj çdo ndryshimi.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bie çmimi i naftës pas shpalljes së armëpushimit Izrael-Iran

    Bie çmimi i naftës pas shpalljes së armëpushimit Izrael-Iran

    Pas shpalljes së armëpushimit Izrael-Iran të ndërmjetësuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tregjet e energjisë kanë reaguar me një rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës.
    Çmimi i një fuçie nafte Brent ka zbritur në 69.39 dollarë, niveli më i ulët që nga data 10 qershor dhe më poshtë se kufiri simbolik prej 70 dollarësh, që u tejkalua për herë të fundit në prill.
    Atëherë, rënia kishte pasuar shqetësimet për një recesion të mundshëm në SHBA pas shpalljes së tarifave tregtare të fokusuara sipas vendeve.
    Rënia aktuale sinjalizon qetësim të tregjeve energjetike, të cilat kishin reaguar me pasiguri pas sulmit izraelit ndaj Iranit.
    Investitorët duket se kanë lënë pas frikën për përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak, ndërsa tregjet po fokusohen te ndikimet ekonomike afatshkurtra të armëpushimit.
    Pavarësisht luhatjeve të fundit, çmimi aktual i naftës mbetet ndjeshëm më i ulët krahasuar me mesataren prej 80 dollarësh për fuçi që është regjistruar gjatë vitit 2024.
    Paralelisht me zhvillimet në tregjet e naftës, edhe bursat kanë reaguar pozitivisht. Aksionet në SHBA shënuan rritje gjatë tregtimit jashtë orarit zyrtar, ndërsa në Azi thuajse të gjitha tregjet kryesore kanë regjistruar fitime.
    Analistët thonë se armëpushimi ka ulur ndjeshëm frikën për një konflikt të gjerë rajonal, duke kthyer fokusin e investitorëve drejt faktorëve ekonomikë si inflacioni, politikat monetare dhe rritja globale.

  • Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbetet

    Armëpushimi mes Iranit dhe Izraelit sjell lehtësim në tregjet globale, por paqartësitë mbetet

    Pas më shumë se dhjetë ditësh përshkallëzimi ushtarak mes Iranit dhe Izraelit, presidenti amerikan Donald Trump njoftoi më 23 qershor se palët kishin rënë dakord për një armëpushim të plotë.Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga SHBA, parashikon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ajrore dhe raketore nga të dyja anët dhe është pritur me lehtësim nga komuniteti ndërkombëtar dhe tregjet financiare.Ndërsa Izraeli ka qëndruar zyrtarisht i rezervuar në konfirmim, burime diplomatike në Tel Aviv i thanë Financial Times se udhëheqja izraelite është e gatshme të respektojë marrëveshjen, për sa kohë që nuk do të ketë provokime të reja nga ana e Iranit. Ministria e Jashtme iraniane ka deklaruar publikisht se mirëpret armëpushimin, por e ka kushtëzuar zbatimin e tij me ndërprerjen e “akteve agresive” nga Izraeli.Tregjet reagojnë me rënie të çmimit të naftës dhe rritje të aksioneveTregjet globale reaguan menjëherë pas lajmit. Çmimi i naftës Brent ra me mbi 4%, duke zbritur në rreth 67.6 dollarë për fuçi — niveli më i ulët që nga fillimi i krizës.Nafta amerikane (WTI) gjithashtu pësoi rënie me mbi 3%, sipas të dhënave të Reuters. Tregtarët shprehën lehtësim për reduktimin e rrezikut të ndërprerjeve në ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe për eksportet e naftës nga Lindja e Mesme.Në të njëjtën kohë, çmimi i arit — zakonisht i lidhur me kohë pasigurie — ra ndjeshëm. Ari për tregtimet e menjëhershme humbi afro 1%, duke zbritur në rreth 3,338 dollarë për ons, ndërsa kontratat për arin amerikan ranë me mbi 1.2%.Tregjet e aksioneve, përkundrazi, reaguan pozitivisht. Kontratat e indeksit S&P 500 u rritën me 0.3%, ndërsa Nasdaq shënoi një rritje më të lartë, me 0.5%, duke reflektuar besimin në stabilizimin e situatës. Në Azi, indekset kryesore shënuan rritje të moderuar, dhe tregjet e Lindjes së Mesme – përfshirë Dubain dhe Abu Dabin – u rikuperuan pas rënieve të ditëve të mëparshme.Investitorët optimistë, por paralajmërimet mbetenPavarësisht optimizmit fillestar, analistët ekonomikë paralajmërojnë se pa një marrëveshje të qëndrueshme mbi çështjen bërthamore të Iranit dhe sigurinë në rajon, tregjet mbeten të ekspozuara ndaj rreziqeve të reja. Sipas analistëve të Westpac dhe National Australia Bank, tregjet kanë filluar të rimarrin veten, por çdo shkelje e marrëveshjes do të sillte një tjetër valë pasigurie dhe rritje të çmimeve të energjisë.Gjithashtu, sipas të dhënave të publikuara nga platforma CME FedWatch, probabiliteti që Rezerva Federale e SHBA-së të ulë normat e interesit në muajin korrik është rritur pas lajmit për armëpushim — nga 14.5% një ditë më parë në mbi 23%. Rënia e çmimit të naftës shihet si një faktor i rëndësishëm në këtë rritje, duke zbutur presionin inflacionist.Rikthimi i stabilitetit – por për sa kohë?Bursat izraelite shënuan rritje të fortë, me indeksin Tel Aviv 125 që regjistroi rritjen më të lartë javore që nga fillimi i vitit, mbi 8%. Investitorët lokalë kanë reaguar pozitivisht ndaj sinjaleve të qetësimit, veçanërisht në sektorët e ndërtimit dhe teknologjisë, të cilët kishin pësuar goditje gjatë javëve të fundit.Megjithatë, siç theksojnë edhe analistët e Reuters dhe Financial Times, stabiliteti aktual mbetet i brishtë. Derisa të ketë garanci afatgjata për sigurinë në rajon dhe kontroll të zhvillimeve bërthamore, tregjet do të mbeten në pritje dhe të ndjeshme ndaj çdo ndryshimi.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Çmimi i gazit natyror në Europë rritet ndjeshëm pas sulmit amerikan ndaj Iranit

    Çmimi i gazit natyror në Europë rritet ndjeshëm pas sulmit amerikan ndaj Iranit

    Bota E Hënë, 23 Qershor 2025 14:29
    Çmimi i gazit natyror në tregjet evropiane ka shënuar një rritje të ndjeshme pas ndërhyrjes ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Iran. Gjatë tregtimit të hershëm të së hënës, kontrata mujore TTF, referenca kryesore për gazin në Europë, u rrit në 42,44 euro për megavat orë (MWh), duke arritur nivelin më të lartë që prej fillimit të prillit.
    Kjo rritje vjen pas sulmit amerikan ndaj objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit, ndërhyrje që shënon përfshirjen e drejtpërdrejtë të SHBA-së në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

    Analistët paralajmërojnë për pasoja serioze në tregjet e energjisë, teksa tensionet në Ngushticën e Hormuzit – një arterie kyçe për transportin e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm – mund të shkaktojnë ndërprerje të mëdha në furnizime.
    “Ekziston një rrezik i konsiderueshëm që Irani të përpiqet të bllokojë dërgesat përmes Ngushticës së Hormuzit,” tha Warren Patterson, ekspert i mallrave në Bankën ING.Sipas vlerësimeve të tij, rreth 20% e tregtisë globale të gazit të lëngshëm kalon përmes kësaj ngushtice strategjike. Çdo bllokim në këtë pikë mund të ketë ndikim të menjëhershëm në tregjet globale të energjisë dhe ekonominë botërore.

  • Bitcoin rikuperon pas tensioneve në Lindjen e Mesme

    Bitcoin rikuperon pas tensioneve në Lindjen e Mesme

    Bitcoin fitoi terren mëngjesin e ditës së hënë ndërsa tregtohej mbi 101 mijë dollarë, një rikuperim i vogël ndërsa investitorët reaguan ndaj sulmeve Amerikane në Iran.

    Kriptomonedha u rrit së bashku me arin ndërsa tregjet e aksioneve dhe të naftës qëndruan në vend, një sinjal se investitorët presin një konflikt të izoluar në Lindjen e Mesme pa një shok gjeopolitik.
    Operacioni Amerikan i kryer në koordinim me Izraelin goditi bazat nukleare të Fordow, Natanz dhe Isfahan duke përdorur një flotë prej 125 avionësh dhe municione të penetrimit të bunkerëve.

    Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj qyteteve të Izraelit dhe kërcënoi me goditje të bazave Amerikane në Gjirin Persik.
    Pavarësisht përshkallëzimit, tregjet u stabilizuan me shpejtësi. Ari shkoi në 3,398 dollarë përpara se të tërhiqej në 3,374 dollarë ndërsa çmimi i naftës u rrit me vetëm 0.5 përqind.

    Tregjet presin një luftë të shkurtër ndërsa çmimi naftës qëndron në nivelet historike kur ka pasur përshkallëzime të ngjashme në Ngushticën e Hormuzit.
    Bitcoin edhe pse u shit me shpejtësi pas lajmeve se Irani mund ta bllokojë ngushticën, investitorët u rikthyen duke blerë kriptomonedhën.
    /PCWorld Albanian

  • Tregjet tronditen nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin; Nafta kap nivelet më të larta në 5 muaj

    Tregjet tronditen nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin; Nafta kap nivelet më të larta në 5 muaj

    Tregjet financiare globale janë përballur me tronditje të reja pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, ku tensionet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë çuar në rritje të ndjeshme të çmimit të naftës dhe luhatje të forta në bursat kryesore.Sipas Financial Times dhe Reuters, çmimi i naftës Brent u rrit me mbi 18% gjatë dhjetë ditëve të fundit, duke arritur në afro 79 dollarë për fuçi – niveli më i lartë që nga janari.Tregtarët dhe investitorët janë vënë në alarm nga mundësia e ndërprerjeve të furnizimit me naftë përmes ngushticës së Hormuzit, pikës strategjike në Gjirin Persik për eksportin e energjisë nga Gjiri. Ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump e ka shpallur si “të suksesshme” goditjen ndaj kapaciteteve bërthamore të Iranit, reagimi i Teheranit mbetet i paqartë – dhe çdo përshkallëzim mund të ngrejë çmimin e naftës në mbi 100 dollarë për fuçi, sipas vlerësimeve të Oxford Economics.Analistët paralajmërojnë se një konflikt i zgjeruar mund të nxisë rritje të inflacionit global dhe të vonojë çdo vendim të bankave qendrore për ulje normash interesi.Në një skenar ekstrem, me ndërprerje të eksporteve iraniane apo përfshirje të drejtpërdrejtë të vendeve të tjera në rajon, çmimi i naftës mund të ngjitet në 130 dollarë për fuçi. Kjo do të kishte pasoja të rënda për ekonominë globale, sidomos në vendet importuese të energjisë si Bashkimi Europian, Turqia dhe India.Megjithatë, çmimet shënuan një korrigjim të lehtë ditën e premte, pasi Reuters raportoi për një valë të re sanksionesh të SHBA ndaj Iranit, të cilat nuk prekën drejtpërdrejt eksportet e energjisë. Brent ra në 77 dollarë për fuçi, por situata mbetet shumë e paqëndrueshme.Në këtë sfond, prodhuesit e mëdhenj të naftës po monitorojnë nga afër zhvillimet. Kreu i gjigandit rus Rosneft, Igor Sechin, deklaroi se OPEC+ po shqyrton mundësinë për të përshpejtuar rritjen e prodhimit me një vit, për të stabilizuar tregun. Kjo lëvizje synon të frenojë çmimet, por nëse konflikti zgjerohet, ndikimi i masave të tilla mund të jetë i kufizuar.Ndërkohë, aksionet e kompanive të sektorit të energjisë dhe mbrojtjes kanë pësuar rritje, ndërsa industritë e ndjeshme ndaj kostove të larta të naftës – si aviacioni dhe prodhimi – kanë parë rënie të ndjeshme.Tregjet pritet të reagojnë sërish këtë javë, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme ushtarake dhe diplomatike në Lindjen e Mesme, ndërkohë që investitorët po vlerësojnë rrezikun e një përshkallëzimi afatgjatë me ndikim global.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe pasojat mbi çmimet

    Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe pasojat mbi çmimet

    Që në mëngjesin e djeshëm Parlamenti i Teheranit ka “miratuar” mbylljen e ngushticës së Hormuzit. Megjithatë tregjet e Lindjes së Mesme kanë reaguar sikur të mos e besonin. Natyrisht, prova përfundimtare do të vijë sot me rihapjen e bursave financiare në Azi, në Evropë dhe më në fund në Shtetet e Bashkuara, por mbi të gjitha me rifillimin e qarkullimit të rreth pesëdhjetë anijeve naftëmbajtëse dhe anijeve me gaz që hyjnë dhe dalin çdo ditë në Gjirin Persik.
    Sepse tani Irani nuk mund të zgjedhë vetëm mes opsionit për ta bllokuar Hormuzin ose për ta lënë të hapur; ka një grup kartash për të luajtur, secila me një ndikim të ndryshëm të mundshëm mbi çmimet e naftës (dhe për rrjedhojë të benzinës) dhe të gazit, dhe pra mbi inflacionin dhe rritjen ekonomike në Evropë.

    Do të varet se sa shumë kanë ndër mend ajatollahët të përfshihen në këtë krizë. Dje kishin kaluar vetëm disa orë nga bombardimet amerikane mbi objektet bërthamore, kur Parlamenti iranian votoi për hakmarrjen më të ashpër ekonomike: mbylljen e ngushticës së Hormuzit, një rrip deti prej 161 kilometrash dhe vetëm 33 kilometra i ngushtë në pikën më të afërt midis Iranit dhe Gadishullit Arabik. Prej andej kalon rreth 20% e furnizimit botëror me naftë bruto – përfshirë atë nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Iraku dhe vetë Irani – si dhe mbi 10% e gazit natyror, përfshirë gazin nga Katari.
    Bllokimi edhe i një pjese të këtij fluksi do të rriste çmimin e naftës nga 60 dollarë për fuçi në fillim të majit, në 100 ose më shumë; do të rrëzonte bursat nga frika për inflacionin dhe rënien ekonomike.
    Tregjet
    Të paktën dje, nuk ndodhi kështu. Nuk kishte rëndësi që Hossein Shariatmadari, një propagandist i afërt me ajatollah Ali Khamenein, kishte propozuar bllokimin e kalimit të anijeve “amerikane, britanike, gjermane dhe franceze.” Indeksi kryesor i bursës së Tel Avivit (TA125) u rrit dje me 1.8%, edhe pse disa ditë më parë godina e bursës ishte goditur nga një raketë e Teheranit. Për tregun izraelit, ky ishte një reagim i kundërt me atë të 13 qershorit, kur fillimisht qeveria izraelite kishte nisur fushatën ushtarake kundër Iranit; atëherë bursa ra me mbi 1%.
    Tregjet e tjera: Riadi ra vetëm me 0.3%, si për të treguar se investitorët nuk besojnë se mbyllja e Hormuzit është reale; Kairo u rrit me 2.7% dhe madje edhe tregjet më të ekspozuara ndaj luftës, si ato të Kuvajtit, Omanit dhe Katarit, mbetën mbi nivelin e mëparshëm. Përfshirja e Amerikës në luftë dhe kërcënimi i një shoku energjetik për burimin më të rëndësishëm të energjisë nuk duket se kanë gjeneruar panik.
    Në një farë mënyre, ideja është se fundi i konfliktit, sado i përkohshëm, është në horizont. Ka gjithashtu një llogaritje racionale për atë që mund të bëjë Teherani. Sepse në një teokraci nuk janë Parlamenti apo propagandistët ata që vendosin për Hormuzin.
    Kina, klienti pothuajse i vetëm i naftës iraniane – dhe tashmë një nga sponsorët e saj – nuk dëshiron një përshkallëzim. Për këtë arsye Signum Global Advisors, një firmë këshillimore gjeopolitike, ka përmbledhur dilemën e ajatollahëve: teokracia, sipas Signum, “nuk dëshiron të ndjekë një rrugë daljeje diplomatike” por gjithashtu “nuk dëshiron të zgjerojë luftën”; prandaj, do të kërkojë një lloj hakmarrjeje që të parandalojë një zbritje të mëtejshme në spiralen e luftës.
    Hakmarrjet
    Sipas Signum, kjo përjashton mundësinë e bllokimit ose minimit të Hormuzit, duke përfituar nga cektësia. Megjithatë, veprime më të hapura nuk janë të përjashtuara dhe mund të jenë të reja. Që nga viti 2022, Garda Revolucionare ka kapur katër anije naftëmbajtëse dhe tregtare. Akte të tilla si manovrat e anijeve të vogla për të penguar kalimin e anijeve të mëdha tashmë konsiderohen rutinë; sidomos këto ditë kur grupi francez Mica raporton për ndërhyrje në ngushticë përmes bllokimeve të sinjaleve satelitore të rreth një mijë anijeve, që kalojnë çdo ditë në atë zonë. Ndoshta për këtë arsye, disa ditë më parë, dy anije nafte u përplasën.
    Të gjitha këto lëvizje, ende nën pragun e një bllokade totale, kanë injektuar stres në tregjet financiare. Që nga mëngjesi i sotëm, rreziku përreth ngushticës së Hormuzit ndoshta do të bëjë që çmimi i naftës të rritet me disa dollarë – jo shumë – por mjaftueshëm. Dhe për rrjedhojë, do të preket edhe çmimi i karburantit. Çmimet mund të fillojnë të rriten, veçanërisht për shkak të sjelljeve spekulative në shpërndarje. Edhe më e brishtë është situata me gazin natyror, pikërisht tani që e gjithë Europa duhet të mbushë rezervat.
    Pa dyshim, qeveria greke dhe Marina Mbretërore britanike i kanë paralajmëruar dje anijet e tyre: Athina, selia e disa prej kompanive më të mëdha detare në botë, u bën thirrje kompanive që të “rishikojnë” kalimet përmes Hormuzit, ndërsa Londra paralajmëron se ekziston një “kërcënim i lartë” për anijet tregtare, jo vetëm në hyrje të Gjirit, por edhe në Gjirin e Adenit dhe hyrjen në Detin e Kuq.