Këtë vit, pritja e Krishtlindjeve mund të marrë një formë krejt tjetër, më romantike, më e qetë dhe më autentike.“FS Treni Turistici Italiani” ofron një mënyrë të re për të përjetuar atmosferën festive të dhjetorit: një udhëtim me trenin e natës Espresso Monaco, që lidh Romën me tregjet më të bukura të Krishtlindjeve në Europë.Ky itinerar i veçantë, pjesë e nismës “Edizione Mercatini di Natale”, është menduar për ata që duan të përjetojnë magjinë e dimrit pa stresin e udhëtimeve ajrore apo me makinë.Treni kthehet në një “hotel në lëvizje”, me ambiente të rehatshme, shërbim restoranti dhe bar, si dhe dekorime festive që i paraprijnë udhëtimit në zemrën e atmosferës alpe dhe bavareze të Adventit.Pas nisjes nga Roma, pasagjerët mund të relaksohen ndërsa peizazhi ndryshon nën dritat e natës.“Espresso Monaco” kombinon komoditetin e pushimit me emocionin e udhëtimit, duke u mundësuar pasagjerëve të zgjohen mes Alpeve, gati për të eksploruar që në orët e para të mëngjesit.Turizëm i kujdesshëm dhe i qëndrueshëmSipas “FS Treni Turistici Italiani”, qëllimi i kësaj linje është të ofrojë një mënyrë më të ngadaltë, të relaksuar dhe të qëndrueshme për të udhëtuar.Udhëtimi bëhet pjesë e vetë pushimeve, jo thjesht një mjet për të arritur destinacionin.Atmosferë festive dhe destinacione të mrekullueshmeGjatë rrugës, treni do të jetë zbukuruar me elementë të Krishtlindjeve dhe muzikë festive, ndërsa çdo pasagjer do të marrë një dhuratë simbolike.Itinerari përfshin ndalesa në qytete dhe fshatra të njohur për tregjet e tyre të Krishtlindjeve, ku udhëtarët mund të shëtisin mes stendave me produkte artizanale, dhurata tradicionale dhe specialitete gastronomike lokale.Datat e udhëtimitNisja: 5 dhe 12 dhjetorKthimi: 7 dhe 14 dhjetor/ Treni Turistici Italiani, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: tregjet
-

Tregjet financiare globale tronditen nga frika për kreditë e këqija në SHBA
Tregjet financiare globale u përfshinë nga paniku të premten, pasi shqetësimet për kreditë e këqija në Shtetet e Bashkuara u përhapën me shpejtësi në bursat europiane dhe aziatike. Aksionet e bankave ranë ndjeshëm në të dy anët e Atlantikut, duke nxitur frikën për një valë të re pasigurish në sistemin bankar.Indeksi FTSE 100 ra sot me ritmin më të fortë që prej prillit, i tërhequr poshtë nga valët e pasigurive që po vijnë nga sektori bankar amerikan. Rënia e aksioneve të bankave rajonale në SHBA ndezi shitje masive në tregjet globale, duke goditur veçanërisht Londrën, ku shqetësimet u përforcuan nga deklaratat e Bankës së Anglisë. Strategët e ING shtuan se luhatjet në yield-et e bonove janë të justifikuara dhe pritet të zbuten pas buxhetit të nëntorit, ndërsa tregjet tashmë parashikojnë një ulje të parë të normës së interesit deri në shkurtin e ardhshëm.Në SHBA, publikimi i humbjeve nga bankat rajonale Zions dhe Western Alliance ndezi alarmin për praktikat e dobëta të kreditimit. Ato raportuan kredi problematike në portofolin tregtar, duke përforcuar ndjesinë e pasigurisë që prej falimentimit të dy kompanive të lidhura me industrinë e automjeteve më herët gjatë vitit.Në tregtinë para hapjes së bursës të premten, JP Morgan ishte me 1,5% humbje, Citigroup 1,9% dhe Bank of America 2,9% humbje. Indeksi amerikan SPDR S&P Regional Banking ETF (KRE) ra mbi 6% në sesionin e kaluar, ndërsa vetë Zions dhe Western Alliance humbën përkatësisht mbi 13% dhe 10%.Goditja përfshin EuropënEfekti domino u ndje menjëherë në Europë, ku indeksi Stoxx Europe 600 Banks ra me rreth 3%. Bankat e mëdha europiane si Deutsche Bank, Barclays dhe Sabadell pësuan goditje të thella, kjo e fundit pësoi pothuajse 9% rënie. Edhe Deutsche Bank ra me 6,9%, ndërsa Barclays 5,4%.Në tregun më të gjerë, Stoxx 600 ra me 1,5% në mesditë në Londër, me të gjithë sektorët në territor negativ. Indekset kombëtare gjithashtu shënuan rënie: FTSE 100 ra me 1,3%, CAC 40 me 0,8%, ndërsa DAX dhe FTSE MIB humbën mbi 2%.Sipas analistit Russ Mould të AJ Bell, investitorët janë tronditur nga një seri problemesh të përsëritura në sektorin bankar amerikan. “Ka një reagim instinktiv, edhe pse nuk ka prova të drejtpërdrejta për probleme në bankat britanike apo europiane, tregjet po ulin ekspozimin në sektor, për çdo rast”, tha ai.Edhe ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet, kërkoi “vigjilencë dhe kujdes” në lidhje me cilësinë e kredisë, por theksoi se nuk sheh “rrezik për një krizë të madhe në SHBA për momentin”. Ai paralajmëroi megjithatë për kombinimin e tarifave, deficitit buxhetor dhe politikave të emigracionit që po e çojnë ekonominë amerikane drejt një faze “stagflacioni”.Përveç bankave, edhe sektori i mbrojtjes u prek rëndë. Indeksi Stoxx Europe Aerospace & Defense ra mbi 3,4%, me Rheinmetall, Hensoldt dhe Renk që pësuan nga 6% deri në 7% rënie.Ky zhvillim vjen në një moment kur presidentët Donald Trump dhe Vladimir Putin pritet të takohen në Hungari për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë, një lajm që shtoi pasigurinë në tregje.Në Azi, goditjen më të madhe e pësuan kompanitë financiare japoneze me lidhje në tregun amerikan. Mizuho Financial Group ra me 4%, ndërsa siguruesit Sompo Holdings dhe Tokio Marine humbën respektivisht 4,7% dhe 3,5%. Aksionet e HSBC në Hong Kong ranë me 2%.Analistët e GAM Investments e cilësuan situatën si “reagim emocional”, duke theksuar se deri tani nuk ka shenja për probleme strukturore. “Humbjet duken të izoluara dhe lidhen me integritetin e kolateralit, raste ku garancitë janë përdorur dy herë apo janë falsifikuar”, tha menaxheri David Barker, duke shtuar se bankat europiane janë sot shumë më të kapitalizuara sesa një dekadë më parë.Tregjet përballë pasigurive të rejaMes pasigurive në sektorin financiar, investitorët po shqyrtojnë edhe rreziqet e një flluske të re teknologjike. Drejtues të UBS paralajmëruan se euforia për aksionet e inteligjencës artificiale po ngjan gjithnjë e më shumë me periudhën para kolapsit të dot-com në vitin 2000.Në tregun e korporatave, Volvo Group ra me mbi 7% pas rezultateve të tremujorit të tretë, ndërsa Novo Nordisk ra 6,7% pasi presidenti amerikan Trump u zotua të ulë çmimet e barnave për humbje peshe.Në sfond, të dhënat e Eurostat konfirmuan inflacionin e Eurozonës në 2,2%, në përputhje me pritshmëritë. Përfaqësues të Bankës Qendrore Europiane në takimet e FMN-së dhe Bankës Botërore theksuan se cikli i uljes së normave të interesit “është afër fundit”.Edhe pse analistët e shohin rënien e fundit si një korrigjim afatshkurtër, ngjarjet e javës kanë treguar se pas një dekade qetësie, rreziku i kredive të këqija mbetet një plagë e hapur në sistemin financiar global. / CNBCKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Trump sulmon sërish Kinës: Ata janë armiqësorë, po shqyrtoj një rritje masive të tarifave
“Po shqyrtoj një rritje masive të tarifave për produktet kineze që hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në platformën e tij të mediave sociale, Truth, duke akuzuar Pekinin për “veprime armiqësore”.
“Duhej të takohesha me Presidentin Xi pas dy javësh në samitin e APEC-ut në Korenë e Jugut”, shtoi ai, “por tani duket se nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë.”
Më 9 tetor, Kina njoftoi kufizime të reja për materialet e rralla të tokës, duke specifikuar se licencat për disa lloje çipash do të jepen rast pas rasti. Ky veprim, i cili vjen pas tensioneve të mëdha tregtare, ka rritur pasigurinë në tregjet ndërkombëtare.
Përgjigja e Wall Street-it
Pas kërcënimit të Trump, Wall Street reagoi me rënie të fortë: Dow Jones humbi 0.70%, duke rënë në 46,045.79 pikë, Nasdaq ra me 1.09% në 22,781.74 pikë, ndërsa S&P 500 ra me 0.84%, duke arritur në 6,678.48 pikë.
Jamie Dimon, CEO i JPMorgan Chase, shprehu shqetësimin për një kolaps të mundshëm në tregjet amerikane, duke theksuar se është i shqetësuar për drejtimin që po marrin tregjet e kapitalit në SHBA.
Akuzat kundër Kinës
“Disa gjëra vërtet të çuditshme po ndodhin në Kinë! Ata po bëhen shumë armiqësorë”, vazhdoi postimi i Trump, “dhe po u dërgojnë letra vendeve anembanë botës, duke thënë se duan të vendosin kontrolle eksporti për çdo artikull të prodhimit që përfshin elemente të rralla të tokës dhe pothuajse çdo gjë tjetër që mund të mendojnë, edhe nëse nuk është prodhuar në Kinë.” Trump gjithashtu theksoi se “askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë”, dhe kjo masë mund të “bllokojë” tregjet dhe të bëjë jetën më të vështirë për shumë shtete, veçanërisht për Kinën.
Lufta tregtare: BE-ja rrit tarifat për çelikun
Në një tjetër zhvillim, Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat për çelikun kinez në 50% dhe të përgjysmojë kuotat për të frenuar valën e importeve kineze. Ky hap mund të ketë pasoja të mëdha për industrinë italiane të çelikut, e cila është ndjeshëm e lidhur me tregun global.
Armiqësi tregtare dhe tensionet globale
“Letrat,” vazhdoi Trump, “ishin veçanërisht të papërshtatshme pasi u dërguan në ditët kur, pas tre mijë vjetësh kaosi dhe luftimesh, po lindte paqja në Lindjen e Mesme. Pyes veten nëse kjo kohë ishte rastësi.” Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë “kontaktuar nga vende të tjera jashtëzakonisht të zemëruara për këtë armiqësi të madhe tregtare që ka lindur papritur”.
Për këtë arsye, Trump paralajmëroi se, si president i SHBA-së, do të kundërshtonte financiarisht veprimet e Kinës dhe se shumë kundërmasa të tjera janë nën shqyrtim. “Ka shumë kundërmasa të tjera që janë po aq seriozisht nën shqyrtim”, përfundoi ai.Top Channel
-

“Kivi nga Elbasani po gjen vend në tregjet e huaja”, Kryebashkiaku Llatja viziton fermerin në Jagodinë
Fermerët e Jagodinës po tregojnë se bujqësia e Elbasanit po njeh zhvillim të qëndrueshëm dhe orientim drejt tregjeve të eksportit. Një shembull i qartë është fermeri Jani Avdiu, i cili këtë vit ka arritur të shesë të gjithë prodhimin e kivit ende pa e vjelë, me një çmim shumë të favorshëm në tregjet ndërkombëtare.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, gjatë vizitës së tij në fermën e Avdiut në Jagodinë, u shpreh se “kivi, dikur i njohur si frut ekzotik, tashmë është bërë pjesë e bujqësisë elbasanase dhe po prodhohet me cilësi të lartë për eksport. Vetëm në Jagodinë, prodhimi arrin nga 35 deri në 40 kuintalë në vit, i cili shkon drejt tregjeve të Italisë dhe së fundmi edhe të Pogradecit”.Falë unazës bujqësore dhe sistemimit të rregullt të kanaleve vaditëse e kulluese, fermerët e kësaj zone po e rrisin produktivitetin dhe po sigurojnë standarde që kërkohen nga tregjet e huaja.
Llatja nënvizoi gjithashtu rëndësinë e procesit të azhurnimit të pronave bujqësore që po zhvillohet në bashkëpunim me Kadastrën Shqiptare. “Kemi nisur azhornimin e pronave në zonën e Shirgjanit dhe Mëngulit, dy nga zonat më të rëndësishme bujqësore të bashkisë. Ky proces po zgjidh përfundimisht një problem 30-vjeçar të paqartësive pronësore, duke u krijuar fermerëve mundësinë për të zhvilluar më lirshëm aktivitetin e tyre ekonomik,” tha ai.
Llatja shtoi se qeveria shqiptare po mbështet fermerët me skema të shumta subvencionesh, duke përmendur hapjen e fundit të skemës së mbështetjes më 30 shtator, si dhe mundësitë e tjera që do të vijojnë gjatë gjithë vitit për prodhuesit bujqësorë.
Ky zhvillim e vendos Jagodinën në hartën e zonave që po eksportojnë prodhime cilësore, duke e bërë Elbasanin një qendër të rëndësishme të kultivimit të kivit në Shqipëri. -

Mbyllja e qeverisë amerikane trondit tregjet, bursat bien kurse ari arrin rekordin historik
Të mërkurën, tregjet financiare reaguan negativisht ndaj mbylljes së qeverisë amerikane, me rënien e aksioneve, ngritjen e çmimit të arit në nivele rekord, dhe dobësimin e dollarit. Kjo situatë e pazgjidhur pritet të ndikojë në publikimin e të dhënave kyçe ekonomike dhe të krijojë pasiguri mbi politikat e interesave të Rezervës Federale.
Me asnjë marrëveshje në horizont për buxhetin, autoritetet paralajmëruan se raporti i punësimit për muajin shtator, një nga më të rëndësishmit për tregjet, nuk do të publikohet. Për më tepër, 750 mijë punonjës federalë janë vendosur në pezullim të detyruar nga puna, me një kosto ditore prej 400 milionë dollarësh për ekonominë amerikane.
Reuters shkruan se si kontratat e ardhshme të S&P 500 ashtu edhe ato të ardhshme të Nasdaq ranë me 0.5% të mërkurën. Çmimet e arit u rritën në 3 mijë e 875 dollarë për ons, duke arritur një nivel rekord për herën e tretë radhazi. Kontratat e ardhshme evropiane ndryshuan pak, ndërsa tregjet aziatike treguan luhatje.
Sipas analistit Anthony Saglimbene nga Ameriprise, nëse mbyllja zgjat, raportet e inflacionit për shtatorin, që publikohen në mes të tetorit, mund të ndikohen negativisht, për shkak të mungesës së kapaciteteve operacionale në Byronë e Statistikave të Punës.
Kjo rrit pasigurinë për politikën monetare. Tregjet tani presin me 96% siguri një ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale në tetor (nga 90% një ditë më parë). Dhe një 74% shans për një tjetër ulje në dhjetor.
Sipas analistit Kyle Rodda nga Capital.com, mbylljet e mëparshme nuk kanë pasur ndikim të madh në tregje, madje gjatë mbylljes më të gjatë në vitet 2018–2019, Wall Street shënoi rritje.
“Por tani kemi dy rreziqe: mungesën e të dhënave të punësimit dhe kërcënimin e presidentit Trump për largime të përhershme nga puna, çka mund të shkaktojë një tronditje në tregun e punës,” paralajmëroi ai.
Nafta dhe obligacionet e qeverisë amerikane
-Nafta amerikane u rrit me 0.4% në 62.64 USD për fuçi,
-Brent gjithashtu u rrit me 0.4%, në 66.32 USD për fuçi.Rritja vjen pas dy ditëve me rënie, ndërsa investitorët peshojnë mundësinë e rritjes së prodhimit nga OPEC+ kundrejt uljes së rezervave në SHBA.
Në tregun e obligacioneve, rendimentet qëndruan të qëndrueshme në Azi. Obligacioni 10-vjeçar i Thesarit Amerikan ishte i pandryshuar në 4.1522%.
Ndërsa mbyllja e qeverisë vazhdon dhe paqartësia rritet, investitorët dhe analistët po i kushtojnë vëmendje çdo zhvillimi në Uashington, në pritje të një zgjidhjeje për buxhetin që do të rikthente stabilitetin në tregjet globale financiare. Nëse situata zgjat, pasojat mund të ndihen më thellë në ekonomi dhe në politikën monetare të SHBA-ve. -

Tregjet e banesave më të shtrenjta në botë
Blerja e një shtëpie po bëhet gjithnjë e më e paarritshme në shumë nga qytetet kryesore të botës. Çmimet e pasurive të paluajtshme kanë tejkaluar ndjeshëm të ardhurat gjatë dekadave të fundit, duke e shtyrë përballueshmërinë në nivele historike të ulëta.Sipas studimit të Visual Capitalist, Hong Kongu kryeson listën globale me një raport çmim shtëpie, të ardhura prej 14.4. Kjo do të thotë se një shtëpi kushton mesatarisht më shumë se 14 vite të ardhura familjare.Oferta e kufizuar e tokës dhe kërkesa e fortë nga kapitali global vazhdojnë t’i mbajnë çmimet të paarritshme për shumicën e banorëve. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të rritur ofertën, përballueshmëria është përkeqësuar gjatë dekadës së fundit.Vancouver, San Jose, Los Angeles, Honolulu, San Francisco dhe San Diego renditen të gjitha në dhjetëshen e parë të tregjeve më të papërballueshme të banesave.Këto qytete kombinojnë kërkesë të fortë, kufizime gjeografike dhe mungesë të furnizimit të ri të shtëpive, duke i çuar çmimet e banesave në nivele më shumë se 9–12 herë të ardhurat vjetore.Për shembull, në Los Anxhelos, raporti qëndron në 11.2, duke e bërë pothuajse të pamundur zotërimin e një shtëpie për familjet e klasës së mesme.Tregjet më të papërballueshme të banesave në botë (2025)Hong Kong – 14.4Sydney – 13.8San Jose – 12.1Vancouver – 11.8Los Angeles – 11.2Adelaide – 10.9Honolulu – 10.8San Francisco – 10Melbourne – 9.7San Diego – 9.5/ Visual Capitalist, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Aksioni për tregjet bujqësore, Tatimet: Në gusht 17 ton mall pa faturë dhe 112 masa administrative
Aksioni i tatimorëve për formalizimin e tregtimit të produkteve bujqësore dhe rritjen e sigurisë ushqimore ka vijuar edhe përgjatë muajit gusht.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për muajin gusht janë monitoruar 10 tregje dhe 59 subjekte janë kontrolluar.Në total janë 17 ton mallra pa faturë tatimore të identifikuara dhe janë vendosur 112 masa administrative.“Gjatë muajit gusht janë zhvilluar kontrolle dhe monitorime të vazhdueshme në tregjet e produkteve bujqësore dhe blegtorale në të gjitha qarqet e vendit, me qëllim garantimin në çdo produkt të shoqërohet me faturë tatimore dhe të sigurohet transparencë për konsumatorin”.Administrata tatimore fton bizneset e përfshira në zinxhirin ushqimor të zbatojnë ligjin duke dokumentuar çdo transaksion me faturë tatimore për të shmangur masat administrative.Aksioni për formalizimin e tregjeve të mallrave bujqësore nisi në mesin e muajin korrik. Në ditët e para aksioni i tatimorëve u fokusua në tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore dhe blegtorale, baxhot dhe thertoret në Tiranë.Në fazën e dytë, sipas drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve përveç Tiranës dhe zonave përreth saj, aksioni do të fokusohej edhe në rrethe, ku fokusi do të jenë tregjet e mëdha, baxhot e grumbullit të qumështit dhe thertoret e kafshëve.Në fazën e tretë, administrata tatimore parashikon që aksioni të shtrihet te pikat e grumbullimit dhe përpunimit të mallrave blegtorale.Administrata Tatimore theksoi më herët se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, te tregjet e mëdha të tregtimit të mallrave bujqësore, thertoret, baxhot dhe më pas grumbulluesit dhe përpunuesit e mëdhenj.Tatimet pohuan më herët se tregtarët e vegjël dhe ambulantët nuk janë në fokus të aksionit. Aksioni i ndërmarrë nga tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Rriten me 10% eksportet bujqësore gjatë gjysmës së parë të vitit, MBZHR jep detajet
Afro 265.9 mijë ton prodhime të tokës shqiptare janë dërguar në tregjet ndërkombëtare në gjysmën e parë të vitit. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë (MBZHR), eksportet bujqësore gjatë janar–qershor 2025 shënuan një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar apo afro 14.250 ton më shumë. Sipas Ministrisë, prodhimet “Made in Albania” po vijojnë të depërtojnë me sukses në tregjet elitare ndërkombëtare, falë besimit në cilësinë që garanton fermeri vendas dhe toka shqiptare. Në totalin e eksporteve ato që udhëheqin dhe që kanë kërkesën më të lartë nga konsumatorët e huaj janë fruta-perimet e freskëta shqiptare. Ndër produktet më të eksportuara janë ato sezonale, si domate, tranguj, sallata, shalqi, pjepër, etj. Rritja e eksporteve të produkteve shqiptare tregon një pasqyrë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend. Gjithashtu, rritja e qëndrueshme e produkteve bujqësore reflekton punën dhe mundin e fermerëve shqiptarë për njohjen e markës në tregjet ndërkombëtare, duke përmirësuar në mënyrë cilësore produktet me të cilat konkurrojmë në tregjet ndërkombëtare.
. Klima e favorshme dhe mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë dhe veçanërisht në bujqësi. Objektivi i qeverisë është që përmes politikave mbështetëse për fermerët në drejtim të prodhimit, cilësisë dhe certifikimit të arrihet në nivelin e 1 miliardë dollarë eksporte deri në vitin 2030. Ndërkohë, produktet bujqësore shqiptare sot gjenden në 80 tregje ndërkombëtare. Buxheti i vitit 2025 adreson për bujqësinë dhe zhvillimin rural rreth 15 miliardë lekë me prioritetet financimin e fermerëve dhe forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit. Nga ana tjetër produktet shqiptare përgjatë sezonit veror zënë një vend të rëndësishëm edhe në tregun e brendshëm, duke furnizuar jo vetëm kërkesën konsumatorë vendase por edhe të turistëve të huaj, të cilët kur vizitojnë Shqipërinë janë më të orientuar drejt prodhimeve lokale. -

Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri
Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend nuk po reflektojnë ecuri të njëjtë me tregjet e Bashkimit Europian.
Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e karburanteve pësuan rënie të dukshme në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në muajin maj. Por, kjo lëvizje e çmimeve nuk gjeti pasqyrim në tregun vendas.
Në fakt, çmimet e karburantit në pikat e shitjes me pakicë në Shqipëri janë praktikisht të ngrira qysh prej vitit të kaluar. Tregu nuk po reflekton më as lëvizjet afatshkurtra të çmimit të naftës dhe as luhatjet e kursit të këmbimit.
Aktualisht, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është pranë nivelit të 66 USD për fuçi, në rënie me më shumë se 18% krahasuar me një vit më parë.
Çmimi i naftës dhe nënprodukteve në tregjet ndërkombëtare kuotohet zakonisht në Dollarë Amerikanë. Aktualisht, monedha amerikane tregtohet pranë nivelit të 83 lekëve, në rënie me më shumë se 8% krahasuar me një vit më parë.
Në fillim të luftës në Ukrainë, çmimi i naftës u përball me një goditje të fortë. Në tregun e karburanteve në Shqipëri kjo shkaktoi një situatë të paprecedentë, ku çmimet lëviznin (kryesisht në rritje) me ditë, madje në disa raste me orë.
Në përgjigje të kësaj situate, qeveria krijoi një Bord për kontrollin e çmimeve, që veproi deri në stabilizimin e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.
Por, edhe pas shfuqizimit të Bordit, në treg nuk duket të ketë më shenja të një funksionimi normal të konkurrencës. Ndryshimet e çmimeve janë shumë të rralla. Edhe në rastet kur çmimet ndryshojnë, kjo ndodh pothuajse në mënyrë të njëkohshme në të gjitha pikat e shitjes me pakicë.
Ky treg ka një shkallë të lartë përqendrimi në rrjedhën e sipërme, të importit dhe tregtimit me shumicë.
Tregu i karburanteve ka qenë disa herë objekt i hetimeve të Autoritetit të Konkurrencës, por ky institucion nuk ka gjykuar se në këtë treg janë provuar shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Hetimi i fundit paraprak në këtë treg u mbyll në fund të vitit 2022./MONITOR
-

BSH: Çmimet e karburantit u ulën në Europë, por jo në Shqipëri
Banka e Shqipërisë vëren se çmimet e karburanteve në vend nuk po reflektojnë ecuri të njëjtë me tregjet e Bashkimit Europian.Në raportin e fundit të politikës monetare, Banka Qendrore vëren se çmimet e karburanteve pësuan rënie të dukshme në vendet e Bashkimit Europian në tremujorin e dytë të vitit, veçanërisht në muajin maj. Por, kjo lëvizje e çmimeve nuk gjeti pasqyrim në tregun vendas.Në fakt, çmimet e karburantit në pikat e shitjes me pakicë në Shqipëri janë praktikisht të ngrira qysh prej vitit të kaluar. Tregu nuk po reflekton më as lëvizjet afatshkurtra të çmimit të naftës dhe as luhatjet e kursit të këmbimit.Aktualisht, çmimi i naftës bruto në tregjet ndërkombëtare është pranë nivelit të 66 USD për fuçi, në rënie me më shumë se 18% krahasuar me një vit më parë.Çmimi i naftës dhe nënprodukteve në tregjet ndërkombëtare kuotohet zakonisht në Dollarë Amerikanë. Aktualisht, monedha amerikane tregtohet pranë nivelit të 83 lekëve, në rënie me më shumë se 8% krahasuar me një vit më parë.Në fillim të luftës në Ukrainë, çmimi i naftës u përball me një goditje të fortë. Në tregun e karburanteve në Shqipëri kjo shkaktoi një situatë të paprecedentë, ku çmimet lëviznin (kryesisht në rritje) me ditë, madje në disa raste me orë.Në përgjigje të kësaj situate, qeveria krijoi një Bord për kontrollin e çmimeve, që veproi deri në stabilizimin e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare.Por, edhe pas shfuqizimit të Bordit, në treg nuk duket të ketë më shenja të një funksionimi normal të konkurrencës. Ndryshimet e çmimeve janë shumë të rralla. Edhe në rastet kur çmimet ndryshojnë, kjo ndodh pothuajse në mënyrë të njëkohshme në të gjitha pikat e shitjes me pakicë.Ky treg ka një shkallë të lartë përqendrimi në rrjedhën e sipërme, të importit dhe tregtimit me shumicë.Tregu i karburanteve ka qenë disa herë objekt i hetimeve të Autoritetit të Konkurrencës, por ky institucion nuk ka gjykuar se në këtë treg janë provuar shkelje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Hetimi i fundit paraprak në këtë treg u mbyll në fund të vitit 2022. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
