Ekonomia shqiptare vazhdon të prodhojë kryesisht punë me intensitet të lartë fizik dhe pagë të ulët, ndërkohë që tregjet europiane po përballen me mungesë në profesione të kualifikuara. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në BE kërkesa më e madhe është për menaxherë të shitjeve, marketingut dhe zhvillimit, me një shkallë prej 8.4% të vendeve të lira të punës, ndjekur nga punëtorët e prodhimit dhe punonjësit mbështetës të zyrave, të dy me 7.3%.
Ndërkohë, tregjet europiane shfaqin mungesë edhe në sektorët e shitjes (6.1%) si dhe në profesionistë të asociuar artistikë, kulturorë dhe të kuzhinës (6.0%), duke dëshmuar se ekonomitë e BE-së po orientohen drejt profesioneve që kërkojnë aftësi teknike dhe menaxheriale.
Në kontrast të plotë, të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA) për vitin 2024 tregojnë se mbi 27% e vendeve të lira të punës në Shqipëri i përkasin profesioneve elementare, kryesisht punë që nuk kërkojnë kualifikim apo përvojë.
Zanatçinjtë dhe zejtarët, një tjetër kategori që bazohet shumë në forcën fizike, përbëjnë rreth 23% të kërkesës, ndërsa punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve arrijnë 18.9%. Edhe sektori i industrisë regjistron 11.7% të vendeve të lira të punës, duke treguar se struktura e ekonomisë shqiptare vijon të mbetet e fokusuar në profesione manuale, me pak orientim drejt aftësive të mesme dhe të larta profesionale.
Kjo diferencë strukturore mes Shqipërisë dhe BE-së po nxit emigracionin e organizuar, veçanërisht të të rinjve të arsimuar që shohin më shumë mundësi në tregjet europiane. Eurostat thekson se Evropa ndodhet pranë punësimit të plotë dhe po përballet me mungesë rekord të fuqisë punëtore, madje edhe në sektorë ku mungesat nuk pasqyrohen në statistikat e vendeve të lira, si kujdesi shëndetësor dhe arsimi.
Kjo situatë europiane, e kombinuar me mungesën e një modeli ekonomik që të ofrojë vende pune dinjitoze në Shqipëri, po e shtyn një pjesë të konsiderueshme të popullsisë aktive drejt tregjeve të huaja të punës.
Tag: tregjet
-

Të rinjtë largohen drejt BE-së! Europa kërkon profesionistë, Shqipëria ofron punë krahu
-

Çmimet e importit bien, por shqiptarët po paguajnë më shumë
Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.
Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.
Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.
Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.
Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.
Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.
Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.
Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.
Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.
Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane./ Marrë nga Monitor.al -

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi.
Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024.
Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë, teksa po zëvendësohet edhe mungesa e prodhimit vendas.
Nga ana tjetër në tregjet e pakicës çmimet e ushqimeve, duke përfshitë edhe ato të importit janë rritur rreth 3% këtë vit, pak më tepër se inflacioni i përgjithshëm.
Teksa importuesit janë duke blerë më lirë për shkak të ofertës më të bollshme ose luhatjeve në tregjet ndërkombëtare, tregtarët në vend nuk e transmetojnë këtë ulje te konsumatori.
Marzhet tregtare në fushën e tregtisë janë të larta për shkak të përqendrimit të lartë çka u jep kompanive të mëdha më shumë fuqi për të ruajtur çmimet e larta edhe në kushtet kur kostoja e furnizimit ka rënë.
Vitet e fundit, kostot e brendshme janë rritur, nga pagat dhe shpenzimet më të larta të transportit të cilat amortizojnë një pjesë të uljes së çmimit të importit.
Sakaq, Shqipëria si një vend në zhvillim ka reagim të vonë ndaj ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare edhe për ushqimet.
Ka ende një praktikë që në periudha të pikut të konsumit, si stinën e turizmit apo fund-viti, çmimet shpesh rriten edhe për shkak të kërkesës së fortë, pavarësisht se importet mund të jenë më të lira.
Për herë të parë në vitin 2024 çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë 1% më të shtrenjta se mesatarja e Bashkimit Europian, në një kohë që të ardhurat sipas metodës së fuqisë blerëse janë sa 41% e mesatares së BE-së.
Nga viti 2005 deri në 2018-n, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin mesatarisht sa 68-78% e mesatares së BE-së. Nga 2018-a filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023-n, çmimet në Shqipëri ishin mesatarisht vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE-së. Ndërsa në 2024-n çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 1%.
Produktet më të shtrenjta ushqimore për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE-së, nga 119.5% vitin e mëparshëm. Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE (124.8%). Pijet jo alkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane./ Monitor
-

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

Shqipëria me sytë te e ardhmja, do blejmë e shesim produkte me kriptomonedha në vend të parave
Nga prodhimi te përdorimi, investimi apo këmbimi… Shqipëria do të ketë një ligj të ri për kriptomonedhat. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur në konsultim publik projektligjin “Për tregjet e kripto-aseteve”.
Baza e re ligjore zëvendëson atë të vitit 2020 “Për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, e cila nuk u bë kurrë e zbatueshme.
Shahin Dokuzi, ekspert i tregut të monedhave virtuale, shprehet për A2CNN: “Projektligji ka si qëllim të rregullojë subjektet dhe veprimtaritë që lidhen me emetimin e kripto-aseteve dhe tokenave të parasë elektronike si dhe veprimtaritë e ndërmjetësimit të kripto-aseteve të tilla si operimi i një platforme tregtie, këmbimi, kujdestaria, marrja dhe transmetimi i urdhrave, ekzekutimi i urdhrave, hedhja në treg, transferta, këshillimi dhe administrimi i një portofoli kripto-asetesh”.
Baza e re ligjore e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare me asistencën e Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, GIZ synon të krijojë kushtet e duhura për të lejuar veprimtarinë pa pengesa të përdorimit të valutës digjitale.
“Projektligji synon garantimin e standardeve më të larta të mbrojtjes së investitorëve dhe integritetit të tregut, përmes kërkesave prudenciale, rregullave dhe politikave të qeverisjes korporative, menaxhimit të konfliktit të interesit, masave të sigurisë kibernetike dhe operacionale, transparencës së dokumentit informues, rregullave të marketingut, si dhe mekanizmave kundër abuzimit me tregun dhe në përputhje me politikat e parandalimit të pastrimit të parave”, tha Dokuzi.
Një element i rëndësishëm i projektligjit “Për tregjet e kripto-aseteve” është përcaktimi i të drejtës së qytetarëve për të hequr dorë nga investimi në kriptomonedha.
“Klientët joprofesionistë, brenda 14 ditësh nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes, mund të tërhiqen nga marrëveshja për të blerë kripto-asete të ndryshme nga tokeni i asetit ose tokeni i parasë elektronike pa asnjë tarifë ose kosto shtesë, si dhe pa dhënë arsyet e tërheqjes. Kjo periudhë do të fillojë nga data e nënshkrimit të marrëveshjes së klientit jo profesionist për të blerë kripto-asetet në fjalë”, theksoi Dokuzi.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, baza e re ligjore krijon kushtet e duhura për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në Shqipëri përllogaritet të jenë deri në 50 mijë portofole investime në kriptomonedha, kryesisht në Bitcoin, vlera e të cilave shkon në rreth 90 milionë dollarë. -

“Jingle Bells”, Gjermania hap tregjet e Krishtlindjeve, shton masat e sigurisë
Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve u hapën në të gjithë Gjermaninë me stendat e tyre të famshme prej druri me verë të nxehtë, salçiçe të pjekura në skarë ose mollë të karamelizuara.
Por momenti që sjell më pranë frymën e festave të fundvitit, u shoqërua me një shtim të ndjeshëm të masave të sigurisë, në një kohë kur kujtimet e dy sulmeve vdekjeprurëse në tregje të tilla janë ende të freskëta për shumë gjermanë.
Në Berlin, tregu i famshëm në kishën Gedächtniskirche të qytetit u hap me shërbim të hapur për publikun të hënën në mëngjes.
Hapje të tjera përfshinin tregjet e Krishtlindjeve në bashkinë Rotes Rathaus, Gendarmenmarkt dhe Pallatin Charlottenburg.
Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë vjetore që gjermanët e kanë çmuar që nga Mesjeta – dhe e kanë eksportuar me sukses në pjesën më të madhe të botës perëndimore.
Atje shesin jo vetëm ushqime të lehta dhe pije, por edhe qirinj të punuar me dorë, kapele leshi, doreza dhe yje të shndritshëm të Krishtlindjeve në të gjitha ngjyrat dhe format. Fëmijët shijojnë udhëtime në karusele dhe patinazh në pistat e akullit.
Por, siç theksojnë mediat, siguria është një problem në të gjitha tregjet në të gjithë vendin.Vitin e kaluar, pesë gra dhe një djalë vdiqën, dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me makinë në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Magdeburgut më 20 dhjetor.
Autori i sulmit që nuk zgjati veçse pak më shumë se një minutë, është aktualisht në gjyq në Magdeburg.
Ndërkohë në 19 dhjetor 2016, një sulmues përplasi kamionin ndaj një turme njerëzish që shkonin në tregun e Krishtlindjeve po në kishën Gedachtniskirche në Berlin, duke vrarë 13 persona dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë. I dyshuari u vra disa ditë më vonë në një shkëmbim zjarri në Itali.Top Channel
-

Krishtlindje me masa sigurie/ Gjermani, hapen tregjet e festës, një vit pas sulmit terro*ist
Një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Krishtlindjeve, Gjermania po përgatitet sërish për të festuar, këtë herë nën masa më të rrepta sigurie.
Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve po hapen në të gjithë Gjermaninë, duke tërhequr vizitorët në stendat e tyre prej druri me verë të nxehtë ose ushqime festive.
Siguria është rritur, me kujtimet e dy sulmeve në tregjet e Krishtlindjeve që janë ende të freskëta në mendjen e shumë gjermanëve.
Shitësit shesin jo vetëm ushqime të lehta dhe pije, por edhe qirinj të punuar me dorë, kapele, doreza dhe yje të shndritshëm të Krishtlindjeve në të gjitha ngjyrat dhe format.
Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë vjetore që gjermanët e kanë çmuar që nga Mesjeta dhe e kanë eksportuar me sukses në pjesën më të madhe të botës perëndimore.
Por siguria është një problem në të gjitha tregjet në të gjithë vendin.
Vitin e kaluar 6 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me makinë në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Magdeburgut më 20 dhjetor.
Por ky nuk ka qenë rasti i vetëm në dekadën e fundit.
Më 19 dhjetor 2016, një person mori para me kamion një turmë njerëzish që shkonin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Vizitorët shijojnë atmosferën dhe përgatiten për festat, por frika nga tragjeditë e kaluara mbetet ende prezentë, edhe tashmë masat e sigurisë janë shtuar. -
Sulmet në tregjet e Krishtlindjeve, Merz bën thirrje për masa të shtuara sigurie
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me çështjet e sigurisë në tregjet e Krishtlindjeve pas tentativave të viteve të mëparshme për sulme. Merz theksoi se duhet të vendosen standarde për organizimin e tregjeve në të gjitha qytetet e Gjermanisë.
“Jam thellësisht i shqetësuar që nuk mund të organizojmë më tregje të Krishtlindjeve, madje as në qytete më të vogla, pa një plan gjithëpërfshirës sigurie”, tha kancelari nga qyteti i Halle në Saksoni-Anhalt.
Ai shtoi se mbështet çdo formë koordinimi dhe harmonizimi të koncepteve të sigurisë, teksa theksoi se Gjermania e ka këtë problem të mbrojtjes së tregjeve të Krishtlindjeve, Merz kërkoi një bashkëpunim më i ngushtë midis qeverisë federale, shteteve dhe komunave për plane sigurie.
-

Tregjet globale rriten, investitorët optimistë për një marrëveshje tregtare SHBA–Kinë
Tregjet globale u rritën në fillim të javës, pasi investitorët u përfshinë nga optimizmi në rritje se SHBA-ja dhe Kina po i afrohen një marrëveshjeje tregtare.Zyrtarët amerikanë dhe kinezë sinjalizuan afrimin drejt një marrëveshjeje tregtare, pasi bisedimet dyditore në Malajzi duket se kanë zbutur tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë.Pas këtyre takimeve, SHBA pret që Kina të shtyjë për një vit vendosjen e kontrolleve të reja mbi eksportet e mineraleve të rralla, një hap që kishte përshkallëzuar konfliktin tregtar.Dy palët raportuan një “konsensus paraprak” mbi eksportet, fentanilin dhe zgjatjen e armëpushimit tregtar që skadon më 10 nëntor, ndërsa Uashingtoni sinjalizoi se kërcënimi për tarifa shtesë prej 100% është “hequr nga tryeza”.Kjo dinamikë e re ka nxitur pritshmëritë për një zgjidhje të pjesshme që mund të stabilizojë marrëdhëniet SHBA-Kinë dhe tregjet globale.Indeksi pan-europian Stoxx 600 u rrit me rreth 0.3% të hënën në mëngjes, pas fitimeve të forta më herët në tregjet aziatike, ku indeksi Nikkei 225 i Japonisë theu për herë të parë kufirin prej 50,000 pikësh duke u mbyllur me një rritje 2.46%, ndërsa indeksi Kospi i Koresë së Jugut u rrit me 2.57% gjatë ditës.Edhe kontratat e së ardhmes në SHBA u rritën përpara hapjes së tregut të së hënës, me Dow Jones Industrial Average që u rrit me 0.6%, S&P 500 me 0.8% dhe Nasdaq 100 me 1.2%.Ndërsa më shumë se gjysma e sektorëve të Europës ishin në rënie të hënën në mëngjes, aksionet industriale, të teknologjisë dhe të minierave, tre industri që shpesh konsiderohen veçanërisht të ndjeshme ndaj tensioneve tregtare globale, ishin ndër performuesit më të mirë. Indeksi Stoxx Europe 600 Technology udhëhoqi rritjen me 1.4%, ndërsa Stoxx Europe 600 Basic Resources u rrit me 0.5%, dhe Stoxx 600 Industrial Goods & Services shtoi 0.3%.Shpresa për një armëpushim tregtarRupert Thompson, kryeekonomist në IBOSS, tha se lajmet e fundit mbi tregtinë ishin faktori kryesor pas rritjes globale të së hënës, duke shtuar se kjo përforcon perspektivën për një armëpushim më të qëndrueshëm që do të zbusë përplasjet e tarifave.“Kjo me siguri e shtyn për më vonë çdo shpërthim të madh të tensioneve tregtare. Pothuajse me siguri, nëse kjo ndodh, do të thotë se armëpushimi tregtar do të vazhdojë, ndoshta për më gjatë se periudha tre-mujore që ka qenë norma deri tani.”Ai shtoi: “Sigurisht që kjo nënkupton se erërat e favorshme që po mbështesin tregjet për momentin kanë marrë një shtysë tjetër.”Por Thompson gjithashtu dha një paralajmërim. Ai theksoi se tensionet gjeostrategjike themelore midis dy vendeve mbeten të pranishme, dhe vuri në dukje se planet e presidentit për vendosjen e tarifave 10% ndaj Kanadasë, që, sipas tij, erdhën “krejt papritur”, tregojnë se Trump mbetet “mjaft i paparashikueshëm” në çështjet tregtare.Christian Mueller-Glissmann, drejtues i kërkimeve për ndarjen e aseteve në Goldman Sachs, vuri në dukje se ka faktorë më të gjerë në lojë kur bëhet fjalë për një ringjallje të mundshme të rritjes.Ai tha se banka është “modestisht pro-rrezikut”, duke kërkuar potencial për fitime shtesë dhe duke shmangur tregtitë spekulative, ndërsa theksoi se mjedisi aktual i tregut është ndërtuar mbi një optimizëm strukturor, pjesërisht i nxitur nga likuiditeti më i lartë. Ky likuiditet “i bllokuar” mund të rrisë mundësinë për një përshpejtim të ciklit të vonë, por paralajmëroi gjithashtu se rreziqet mbeten. / CNBC Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Situata financiare e Argjentinës bëhet edhe më absurde
Scott Bessent thotë se qeveria amerikane po financon eksperimentin ekonomik të Mileit, shkruan The Economist Më 22 shtator, 15 minuta para se të hapeshin tregjet valutore të Argjentinës, qeveria amerikane bëri një ndërhyrje. “Argjentina është një aleat me rëndësi sistemike për SHBA-në”, shkroi Scott Bessent, sekretari i Thesarit të SHBA-së, në rrjetin social X.Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të “bëjnë atë që është e nevojshme” dhe se “të gjitha opsionet për stabilizimin janë në tryezë”.Të nesërmen, presidenti Donald Trump u takua me Javier Milei, presidentin liberal të Argjentinës dhe e cilësoi atë si dikë që po bën një “punë fantastike”.Më 24 shtator, Bessent njoftoi se ishin në zhvillim negociata për një marrëveshje shkëmbimi valutash (swap) prej 20 miliardë dollarësh me Bankën Qendrore të Argjentinës, dhe se Thesari i SHBA-së “është gati të blejë obligacionet e Argjentinës në dollarë amerikanë dhe do ta bëjë këtë kur kushtet ta kërkojnë”.Është jashtëzakonisht e pazakontë që Shtetet e Bashkuara të mbështesin monedhën dhe obligacionet e një vendi tjetër në këtë mënyrë, veçanërisht kur agjencitë e vlerësimit i klasifikojnë ato obligacione si “junk”, pra si tituj borxhi me rrezik të lartë, në kufijtë e falimentimit.Edhe më i pazakontë është fakti që kjo mbështetje vjen jo për shkak të një krize globale apo rajonale, por si rezultat i fatit politik të lëkundur të Milei, një aleat i ngushtë i Trump.Milei është vënë në vështirësi nga lëkundjet e Pesos argjentinase, e cila ka qenë kohët e fundit nën një presion aq të madh sa kërcënoi të dëmtonte projektin e tij ekonomik liberal dhe rrjedhimisht, edhe presidencën e tij.Problemet nisën më 7 shtator, kur, me motrën e tij të përfshirë në një skandal korrupsioni, Milei pësoi një humbje të rëndë në një zgjedhje legjislative në provincën e Buenos Airesit.Më pas, ai pësoi një sërë disfatash të dhimbshme në Kongres. Tregjet u shqetësuan se kjo situatë tregonte fundin e mbështetjes popullore për reformat e tij dhe mundësinë e rikthimit në pushtet të Peronistëve, një lëvizje populiste e Argjentinës e njohur për politikat e saj të shpenzimeve të larta publike.Filloi një shitje masive e Pesos, ndërkohë që investitorët shitën obligacionet argjentinase.Që nga prilli, kur FMN-ja nisi programin e saj të 23-të në Argjentinë, Pesoja është luhatur brenda një brezi që po zgjerohet, kufijtë e të cilit qeveria argjentinase ishte zotuar t’i mbronte.Në mes të shtatorit, kursi zyrtar i Pesos po testonte kufirin e sipërm të atij brezi, madje e tejkaloi shkurtimisht më 17 shtator, duke arritur në 1,475 për një dollar. Në dy ditët pasuese, Banka Qendrore e Argjentinës shpenzoi rreth 1 miliard dollarë nga rezervat e saj të pakta valutore për të mbrojtur monedhën. Banka nuk ka rezerva të mjaftueshme për të vazhduar një nivel të tillë shpenzimi për shumë gjatë. Përfshirja e fuqisë financiare të Thesarit të SHBA-së synon të tregojë se Argjentina ka mjetet e nevojshme për të mbrojtur kufirin e sipërm të korridorit dhe për të stabilizuar Peson.Gatishmëria e Thesarit të SHBA-së për të blerë borxhin e Argjentinës të denominueshëm në dollarë mund ta bëjë gjithashtu më të lehtë për këtë të fundit të shlyejë kreditorët e saj, dhe ndoshta madje ta lejojë të marrë hua nga kreditorët tregtarë për këtë qëllim.Tregjet reaguan me lehtësim dhe entuziazëm ndaj njoftimeve. (Një ulje e madhe e përkohshme e taksave për eksportuesit e produkteve bujqësore, që pritej të sillte më shumë dollarë në vend, tashmë kishte përmirësuar atmosferën).Çmimi i obligacioneve të Argjentinës, që kishte qenë në rënie të lirë, u rrit fuqishëm me lajmin e mbështetjes së SHBA-së. Pesoja është forcuar me rreth 9% që nga komentet fillestare të Bessent. Aksionet në Bursën e Argjentinës u rritën ndjeshëm.Mbështetja amerikane është e jashtëzakonshme, por nuk garanton qetësi të qëndrueshme. Priten kohë të vështira. Shumë e konsiderojnë Peson të mbivlerësuar.Capital Economics, kompania e konsulencës në Londër, vlerëson se hendeku është 30%. Kjo do të thotë se presioni mbi monedhën ka shumë gjasa të rikthehet.Kjo mund të ndodhë së shpejti. Argjentinasit do të votojnë në zgjedhjet afatmesme më 26 tetor. Shumë dyshojnë se qeveria do të duhet të ndryshojë regjimin e kursit të këmbimit menjëherë pas tyre, ndoshta duke lejuar që Pesoja të luhatet më lirshëm.Si rezultat, java para zgjedhjeve afatmesme ka gjasa të jetë e trazuar, teksa tregjet parashikojnë ndryshimin. Nëse sondazhet e qeverisë janë të dobëta, mbështetja e SHBA-së për peson mund të vihet në provë.Megjithëse dollarët amerikanë ndihmojnë peson, perspektiva politike e Mileit mbetet e pasigurt. Kundërshtarët e tij i ndiejnë dobësitë. Kongresi ka arritur tashmë të rrëzojë veton e tij për një projektligj shpenzimesh dhe është në proces të rrëzimit të tre të tjerëve.Ky është një problem i madh për presidentin, pasi besimi i tregjeve tek ai bazohet në disiplinën fiskale.Aftësia e tij për të kontrolluar Kongresin, ku ka pak aleatë, ka qenë e mbështetur në popullaritetin e tij personal. Mbështetja e Trump nuk e ndryshon faktin që aftësia e Mileit për të qeverisur është tashmë në pikëpyetje.Një rezultat i dobët në zgjedhjet afatmesme është vetëm shqetësimi më i afërt. Tregjet gjithashtu frikësohen se ai do të humbasë një mandat të dytë në vitin 2027.Një figurë që po shfaqet në horizont është Axel Kicillof, guvernatori i provincës së Buenos Airesit, i cili doli i fortë nga zgjedhjet e fundit provinciale dhe ka aspirata presidenciale. Pikëpamjet e tij ekonomike janë të pazakonta, ndërsa historiku i tij qeverisës është shqetësues. Probleme teknike e politikeProblemet e Mileit janë teknike, si dhe politike. Programi i tij i reformave është mbështetur prej kohësh te një Peso e fortë për të frenuar inflacionin. Ndërhyrjet e qeverisë për të mbështetur monedhën, edhe pasi ishte angazhuar për një luhatje të kufizuar, kanë shqetësuar si votuesit ashtu edhe investitorët.Votuesit nuk e pëlqejnë dëmin ekonomik që është pasojë e pashmangshme e ndërhyrjeve. Shumë prej tyre konstatojnë se pagat kanë aftësi blerëse më të ulët tani se sa në fillim të vitit 2023.Investitorët janë të qetë për momentin, por për aq kohë sa një Peso e fortë mbetet themeli i politikës së Mileit për të luftuar inflacionin, perspektiva që ai nuk do të arrijë të grumbullojë rezerva të mjaftueshme valutore, ose madje të fillojë t’i shpenzojë sërish ato për të mbështetur monedhën, mbetet e një rrezik real.Nuk është e qartë nëse SHBA planifikon të ndihmojë Milein për të mbrojtur Peson pas zgjedhjeve afatmesme, apo nëse do të preferonin një kurs këmbimi më fleksibël.Bessent tha se ndihma amerikane ishte një “urë drejt zgjedhjeve”. Ai nuk ka thënë nëse edhe ai mendon se pesoja është e mbivlerësuar. Qeveria e Mileit ka argumentuar prej kohësh se menaxhimi i saj fiskal konservator dhe politika monetare e shtrënguar natyrshëm sjellin një Peso më të fortë.Përkundrazi, ata shpesh kanë fajësuar spekulatorët dhe aktorët politikë për problemet e Pesos, një gjuhë të cilën e përsëriti edhe Bessent. Nëse kjo është zgjedhja e amerikanëve, ajo është një lëvizje e rrezikshme.Nuk ka një rezultat të mirë për Bessent dhe investitorët, nëse Milei dështon të fitojë mbështetjen e votuesve argjentinas. Elektorati kombëtar e simpatizon më shumë Milein sesa votuesit në bastionin peronist të Buenos Airesit, të cilët ndezën këtë krizë.Ai ka aq pak vende në Kongres, sa çdo fitore do të ishte domethënëse. Mbështetja e SHBA-së mund të forcojë disi pozicionin e tij në sondazhet elektorale.Historia e Argjentinës është e mbushur me dështime të reformave ekonomike. Përpjekjet për disiplinë fiskale shpesh nisin mirë, por më pas shpërbëhen.Nëse zgjedhjet afatmesme shkojnë keq dhe tregjet arrijnë në përfundimin se Milei ka humbur çdo kontroll mbi Kongresin dhe se rizgjedhja e tij në vitin 2027 është e pamundur, dollarët e Trump nuk do ta shpëtojnë sërish Argjentinën nga falimentimi. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.