Tag: trefishtë

  • Aksident i trefishtë në Tiranë, vdes 38-vjeçari

    Aksident i trefishtë në Tiranë, vdes 38-vjeçari

    Aksident me vdekje në Tiranë.

    Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
    Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
    Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Top Channel

  • Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

    Aksident i trefishtë në aksin Fier-Cakran, plagoset një person

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Cakran, në vendin e quajtur “ Kthesa e Varibopit”.
    Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere.
    Policia ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që dëmet materiale mbeten të konsiderueshme.

  • Aksident i trefishtë në Fier, automjetet përplasen me njëra-tjetrën

    Aksident i trefishtë në Fier, automjetet përplasen me njëra-tjetrën

    Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Cakran, në vendin e quajtur “ Kthesa e Varibopit”.

    Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka mbetur e lënduar një pasagjere.
    Shërbimet e policisë drejt vendngjarjes, ndërkohë që dëmet materiale mbeten të konsiderueshme.

    Top Channel

  • Aksident i trefishtë në aksin Levan–Tepelenë, përplasen tre automjete pranë kryqëzimit të Varibopit

    Aksident i trefishtë në aksin Levan–Tepelenë, përplasen tre automjete pranë kryqëzimit të Varibopit

    Screenshot

    Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në aksin Levan–Tepelenë, në afërsi të kryqëzimit të Varibopit. Në aksident janë përfshirë tre automjete: një Audi me targa AB 818 GG, një Mercedes-Benz me targa AA 799 ZE, dhe një Ford me targa AA 775 OL.të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe të Ndihmës së Shpejtë, ndërsa grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Aksidenti i trefishtë në Fier, zbardhet identiteti i viktimës dhe të të përfshirëve

    Aksidenti i trefishtë në Fier, zbardhet identiteti i viktimës dhe të të përfshirëve

    Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor ‘Strum-Roskovec’ të Fierit ku një person ka humbur jetën.

    Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20, ku nga përplasja e tre mjeteve vdiq një i ri.
    Të përfshirë në këtë aksident janë Fabio Dushku, Behar Cjapi dhe Klajdi Hoxha, i cili ka mbetur viktimë.
    Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

    Top Channel

  • Enkileda Carja, kampione e trefishtë e Europës! Sako: Performancë fantastike!

    Enkileda Carja, kampione e trefishtë e Europës! Sako: Performancë fantastike!

    Peshëngritësja e talentuar e KSHS Teuta, Enkileda Carja, është shpallur kampione e trefishtë e Europës në Kampionatin Europian për të Rinj dhe U23, që po zhvillohet në Durrës.
    Carja dha një paraqitje spektakolare, duke thyer tre rekorde europiane në kategorinë Youth (63 kg) dhe madje edhe një rekord bote në shkëputje për Youth.
    Për këtë sukses të jashtëzakonshëm të sportistes Carja, ka reaguar edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.

    “Urime të përzemërta peshëngritëses sonë të jashtëzakonshme, Enkileda Carja, që shkëlqeu në Kampionatin Europian për të Rinj & U23 që po zhvillohet në Durrës, duke u shpallur kampione e trefishtë e Europës!
    Me një performancë fantastike, Enkileda theu 3 rekorde europiane dhe madje edhe 1 rekord bote, duke treguar forcë, vendosmëri dhe përkushtim shembullor”, shkruan Sako.
    Carja i realizoi me sukses të gjashta provat, duke ngritur 98 kg në shkëputje, 118 kg në shtytje dhe 216 kg në dygarësh, duke shfaqur një performancë të shkëlqyer dhe plot vetëbesim.
    Ky është një sukses i madh për talenten e Teutës, por edhe për trajneren e saj të palodhur, Eglantina Kalemi.

  • Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë–Laç, humb jetën motoristi

    Aksident i trefishtë në autostradën Lezhë–Laç, humb jetën motoristi

    Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të Markatomajt.

    Gazetarja Brixhilda Deda raporton se në ngjarje janë përfshirë dy automjete dhe një motor.
    Drejtuesi i motorit mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital.
    Dy drejtuesit e makinave nuk kanë pësuar lëndime.
    “Në aksin rrugor “Milot–Lezhë”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. N. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. K. dhe me një automjet të ndaluar jashtë rruge.
    Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi V. K., 75 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
    Shtetasja Xh. N. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“-njofton policia.

    Top Channel

  • Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, plagoset rëndë motoristi

    Aksident i trefishtë në Lezhë-Laç, plagoset rëndë motoristi

    Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hënë në autostradën Lezhë–Laç, pranë kryqëzimit të fshatit Markatomajt.
    Sipas burimeve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motor. Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, për të marrë ndihmën mjekësore, raporton për Klan News, gazetari Martin Marku.
    Dy drejtuesit e automjeteve nuk kanë pësuar lëndime. Po sipas të njëjtave burime, i plagosuri po udhëtonte drejt punës, në momentin kur ndodhi përplasja.
    Policia ndodhet ne vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.

  • Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

    Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy automjete dhe një motor

    Një aksident i trefishtë është raportuar të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot.
    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Shënkollit ndërsa në aksident janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
    Si pasojë e përplasjes, i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i motoçikletës.
    Sakaq, policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

  • “Sabotim i trefishtë në OKB”, Trump kërkon hetime dhe arrestime: Deshën të më shkatërrojnë momentin!

    “Sabotim i trefishtë në OKB”, Trump kërkon hetime dhe arrestime: Deshën të më shkatërrojnë momentin!

    Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar Kombet e Bashkuara për një “sabotim të trefishtë”, pas një sërë incidentesh të pazakonta që shoqëruan fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
    Në një postim në rrjetet sociale, Trump shkruan se “një turp i vërtetë ndodhi në OKB”, duke listuar jo një, por “tre ngjarje shumë të dyshimta” që sipas tij synonin të prishnin momentin e tij në skenën globale.

    Sipas presidentit amerikan, gjithçka nisi me ndërprerjen e papritur të shkallëve lëvizëse që do të transportonin atë dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, në hyrjen e selisë së OKB-së.
    “Ishte një moment i rrezikshëm, mund të binim përpara me fytyrë mbi hekurat e ashpër të shkallëve”, tha Trump.
    Më pas, gjatë fjalimit nga podiumi i famshëm me mermer të gjelbër, mikrofoni i tij u fik papritur.
    “Mendova me vete: së pari shkallët, tani kjo…Çfarë vendi është ky?”, është shprehur ai.
    Por sipas Trump, sabotimi nuk mbaroi këtu.
    Pas fjalimit, ai e pyeti bashkëshorten për performancën e tij, dhe Melania iu përgjigj:
    Nuk dëgjova asgjë nga ato që the!

     
    “Kjo nuk ishte rastësi, ishte sabotim i trefishtë në OKB“, theksoi Trump, duke kërkuar hetim urgjent dhe ruajtjen e të gjitha pamjeve të sigurisë.
    OKB reagoi për incidentin me një sqarim zyrtar. Sipas zëdhënësit Stéphane Dujarric, një kameraman i delegacionit amerikan që ecte mbrapsht mbi shkallë për të filmuar çiftin presidencial, mund të ketë prekur pa dashje butonin e emergjencës, duke ndalur mekanizmin.
    Pamjet filmike tregojnë momentin kur shkallët u ndalën papritur, duke e detyruar Melania Trump të fillonte të ngjitej në këmbë, e ndjekur nga presidenti.
    Megjithatë, Trump nuk e pranoi këtë shpjegim. Ai madje citoi një artikull të “The Times of London”, ku përmendej se disa punonjës të OKB-së kishin bërë shaka se “do ta ndalonin shkallët dhe do t’i thoshin se nuk kishte më fonde”. “Ata që e bënë këtë duhet të arrestohen!” shkroi presidenti.
    Pavarësisht këtyre episodeve, Trump nuk kurseu sulmet ndaj vetë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
    Në një fjalim të ashpër, ai vuri në pikëpyetje qëllimin e ekzistencës së saj dhe paralajmëroi Evropën se nëse nuk kufizon migracionin, vendet e saj do të shkojnë drejt shkatërrimit.
    Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e quajti incidentin “një përpjekje të qëllimshme për të poshtëruar presidentin dhe Zonjën e Parë” dhe paralajmëroi “masa për ata që qëndrojnë pas këtij akti”.