Tag: traumës

  • Atentati në Tiranë/ Katër të plagosur me armë zjarri te spitali i Traumës, mes tyre dy të mitur, një në gjendje të rëndë

    Atentati në Tiranë/ Katër të plagosur me armë zjarri te spitali i Traumës, mes tyre dy të mitur, një në gjendje të rëndë

    Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmjes së sotme në Tiranë, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur 4 persona.

    Gazetari Klajdi Bodlli raporton se në spitalin e Traumës, kanë shkuar të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

    Bëhet me dije se tre prej tyre janë jashtë rrezikut për jetë ndërsa i mituri, 11 vjeçar është në gjëndje të rëndë:

    Njoftimi:

    Tiranë/Informacion paraprak

    Më datë 17.04.2025, rreth orës 21:50, në spitalin e Traumës, kanë shkuar dyshohet të plagosur me armë zjarri në Lundër, shtetasit A. S., 34 vjeç, K. M., 19 vjeç, dhe dy të mitur të moshës rreth 11 vjeç dhe 17 vjeç.

    Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Për këtë ngjarje do të kemi informacion më të zgjeruar pas sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.

  • Punonjës i Ministrisë së Jashtme aksidentohet pranë institucionit, ministri Hasani zbulon si është gjëndja e tij

    Punonjës i Ministrisë së Jashtme aksidentohet pranë institucionit, ministri Hasani zbulon si është gjëndja e tij

    Një aksident mësohet se ka ndodhur mesditën e sotme para Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku një punonjës i ministrisë është përplasur nga një makinë teksa kalonte rrugën.
     
    Sipas një reagimi nga vetë Ministri i Jashtëm, Ilgli Hasani, i lënduari është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
    “Kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës”, njofton Hasani.
    Ndërkohë, autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    Reagimi i Igli Hasanit
    Shpreh mirënjohjen time për Urgjencën Kombëtare, Spitalin e Traumës dhe Policinë e Shtetit për gatishmërinë dhe profesionalizmin e treguar në reagimin ndaj aksidentit të ndodhur pak orë më parë, ku një koleg i yni u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
    Ndërkohë që autoritetet përkatëse po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, dëshiroj të informoj se kolegu ynë është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabël dhe nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Traumës.

  • Aksident në “Milot-Thumanë”, dërgohet tek Spitali i Traumës drejtuesja e automjetit

    Aksident në “Milot-Thumanë”, dërgohet tek Spitali i Traumës drejtuesja e automjetit

    Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Milot-Thumanë”, pranë Fushë-Mumarrësit.Raportohet se një automjet, i cili po udhëtonte në drejtim të Milotit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar kështu në kanal.
    Burimet bëjnë me dije se një person është lënduar rëndë, që dyshohet të jetë drejtuesja e mjetit.Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.
    Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.