Tag: traumës

  • Vdekja e 39-vjeçares tek Trauma/ Nisin hetimet për qytetaren nga Kosova, dyshimet paraprake: Pësoi arrest kardiak

    Vdekja e 39-vjeçares tek Trauma/ Nisin hetimet për qytetaren nga Kosova, dyshimet paraprake: Pësoi arrest kardiak

    Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një 39-vjeçareje nga Kosova tek spitali i Traumës në Tiranë.

    Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.
    Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e ndërrimit të jetës.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • 27-vjeçari në gjendje kritike, niset me ambulancë drejt Traumës për mjekim të specializuar

    27-vjeçari në gjendje kritike, niset me ambulancë drejt Traumës për mjekim të specializuar

    Niset me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë 27-vjeçari i plagosur me thikë, Ari Kodra.
    Nga bluzat e bardha mësohet se i dëmtuari po dërgohet për mjekim më të specializuar, pasi ka dëmtim poshtë shpatullës, në anën e zemrës dhe duhen kontrolle më të imtësishme, për të parë nëse i janë shkaktuar dëmtime të rënda që i rrezikojnë jetën.
    Këto janë pamjet kur stafi mjekësor dhe familjarë e të njohur përcjellin të riun me ambulancë drejt kryeqytetit.

  • Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy automjete, plagosen tre pasagjerët, përfundojnë në spital

    Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy automjete, plagosen tre pasagjerët, përfundojnë në spital

    Si pasojë janë plagosur tre persona të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës. Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në urën e Drojës në Lezhë ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjeterin.
    Grupi hetimor po vijon me identifikimin e shtetasve dhe me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
    Njoftim i Policisë:
    Rreth orës 12:30, në afërsi të urës së Drojës, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin ukrainas A. D., me një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, i cili është dëmtuar. Gjithashtu, janë dëmtuar 2 pasagjerë në këto automjete. Të tre janë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.

  • Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spitalin e Traumës

    Personazhi i njohur i rrjeteve sociale dhe babai i tij rrihen brutalisht, përfundojnë në spitalin e Traumës

    Genard Hajdini, personazhi i njohur në rrjetet sociale por dhe në televizion ku angazhohet herë pas here, është dhunuar nga një person në zonën e “Rrugës Bardhyl”. Edhe babai i tij, Paqësori, është dhunuar po nga i njëjti person dhe të dy kanë përfunduar në spitalin e Traumës.
    Siç ka treguar vetë Genardi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të ditës së diel, datë 3 gusht, kur një person emrin e të cilit ai nuk e ka treguar por ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, e ka qëlluar me grusht në ambientet e bar “Oslo”.
    Ky person është konfliktuar fillimisht me babain e tij, Paqësorin, i cili më pas ka njoftuar djalin. Sipas asaj që ka rrëfyer Genardi nga shtrati i spitalit, kur ai ka mbërritur në vendin ku po konfliktohej babai i tij, personi i dhunshëm e ka qëlluar dhe atë me grushte.
    Për pasojë, ai ka marrë dëmtime në hundë, në sy dhe në vesh. Genard Hajdini thotë se edhe babai i tij ka marrë lëndime trupore dhe të dy kanë qëndruar në ambientet e Spitalit të Traumës.

  • Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin, një nga drejtuesit i lënduar transportohet drejt Traumës

    Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin, një nga drejtuesit i lënduar transportohet drejt Traumës

    Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor mëngjesin e së dielës, rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit.
    Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit.

    (BalkanWeb)

  • Një shofer i lënduar transportohet drejt Traumës pas aksidentit të 3 makinave në Lezhë

    Një shofer i lënduar transportohet drejt Traumës pas aksidentit të 3 makinave në Lezhë

    Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor mëngjesin e së dielës, rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit.
    Si pasojë e përplasjes është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e të aksidentit.
    gijotina.com/

  • Mjeti doli jashtë rrugës, shoferi niset drejt spitalit të Traumës

    Mjeti doli jashtë rrugës, shoferi niset drejt spitalit të Traumës

    Aktualitet E Shtunë, 2 Gusht 2025 21:25

    Shoferi i mjetit të aksidentuar pasditen e kësaj të shtune në Korçë është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që 31-vjeçari me iniciale R. P., të niset drejt spitalit të Tiranës me helikopter. I riu humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi përmbys në rrugë.
     

  • I aksidentuari në Korçë niset drejt Traumës me helikopter

    I aksidentuari në Korçë niset drejt Traumës me helikopter

    I aksidentuari në Korçë, Olger Themeli është dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë
    Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se Themeli ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa është dërguar drejt kryeqytetit për të marrë mjekim më të specializuar.
    Sipas informacioneve, Thmeli humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

  • Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

    Mjeti përfundoi jashtë rrugës, niset drejt Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

    Niset drejt Spitalit të Traumës me helikopter i riu që humbi kontrollin mbi mjetin që drejtonte dhe përfundoi në një arë, në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.
    Sic raportohet, 31-vjeçari me iniciale R.P., ka marrë dëmtime në trup dhe thyerje.
    Mjekët e spitalit të Korçës për shkak të lëndimeve janë detyruar ta çojnë drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

  • Fëmija 2-vjeçar rrëzohet në këndin e lojërave, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

    Fëmija 2-vjeçar rrëzohet në këndin e lojërave, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

    Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në Spitalin Rajonal të Lezhës është dërguar me urgjencë një fëmijë 2-vjeçar pas një incidenti të ndodhur në ambientet e një kompleksi pushimi në Shëngjin.
    Sipas informacioneve paraprake nga familjarët, fëmija është rrëzuar teksa po luante në një kënd lojërash.
    Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal të Lezhës, i mituri është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
    Fatmirësisht vogëlushi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për verifikimin e rrethanave të rastit.