Pesë të mitur u përfshinë në një sherr një natë me parë, në Bathore. Pas përplasjeve, sherri degradoi në përdorimin e thikës. Si pasojë kanë marrë plagë të lehta.
Të plagosurit u transportuan te Trauma, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimeve të marra 3 prej të plagosurve lanë ambientet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerët vijojnë nën monitorimin e bluzave të bardha. Asnjë nga të plagosurit nuk përbën rrezik për jetën.
Tag: trauma
-

U plagosën me thika, 5 të mitur te Trauma, ja si është gjendja shëndetësore
-

U plagosën në aksidentin tragjik në Borsh, si paraqitet gjendja shëndetësore e dy të rinjve te Trauma
Nga aksidenti tragjik që ndodhin pasditen e djeshme në Borsh, mbetën të plagosur dy persona dhe humbën jetën dy persona një çift bashkëshortës. Dy të rinjtë u transportuan me helikopter dhe Trauma dhe siç raporton gazetarja e ABC News, Xhoana Çallaku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.
Kujtojmë se mëngjesin e kësaj të enjteje, me anë të një njoftimi zyrtar policia bëri të ditur dhe arrestimin e autorit të aksidentit, një 29-vjeçar. -

I riu shkon i plagosur te Trauma, nuk pranon të tregojë çfarë ka ndodhur
Një i ri është paraqitur i plagosur me thikë, pak pas mesnatës së kaluar, në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë mjekësore.
Burime për mediat bëjnë me dije se i plagosur është shtetasi A.U, 24 vjeç, i cili ka patur plagë të shkaktuara me mjet prerës në gjoks dhe kofshë.
Spitali ka njoftuar autoritetet policore, por mësohet se i riu nuk ka pranuar të tregojë as rrethanat se si është plagosur dhe as autorin e ngjarjes. -

U aksidentua nga një makinë, efektivi në gjendje të rëndë te Trauma
Veli Gjurra, polici që u aksidentua mbrëmë në Dibër ndodhet në gjendje të rëndë tek Trauma në reanimacion. Mësohet se Gjurra ka dëmtime në kokë.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. -

Shkon në 5 numri i personave të qëlluar me armë zjarri në Laç, transporohen tek Trauma, njëri në gjendje kritike për jetën
Ka shkuar në 5 numri i personave që kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Laç. Fillimisht u raportua për 4 të plagosur, por mësohet se është paraqitur edhe një person tjetër tek Trauma.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Raportohet se një prej tyre ndodhet në sallë të operacionit, në gjendje kritike për jetën.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje. -

Video/ La një nga aktorët me trauma emocionale, filmi HORROR nuk do të shfaqet më në Netflix!
Filmi horror i Netflix që ka shkaktuar trauma emocionale te një anëtar i kastit, “Hereditary”, është vetëm disa ditë larg largimit nga transmetimi. Filmi, i cili u shfaq në vitin 2018, ka fituar popullaritet të madh dhe është konsideruar një nga filmat më të frikshëm të të gjitha kohërave. Në “Hereditary”, historia ndjek familjen Graham pas vdekjes së matriarkut, kur vajza dhe nipërit zbulojnë sekrete të tmerrshme për trashëgiminë e tyre.
Filmi ka marrë vlerësime të larta për ngjarjen dhe ka arritur 90% në Rotten Tomatoes. Alex Wolff, një nga aktorët kryesorë, ka zbuluar se xhirimet e filmit e lanë me trauma emocionale, duke përshkruar eksperiencën si emocionalisht traumatike. Ai tha se gjatë dhe pas xhirimeve ka përjetuar ndjenja të forta negative, që e kanë mbajtur zgjuar dhe të ndodhur në një proces të mundimshëm emocional.
“Hereditary” do të largohet nga Netflix më 15 prill. Shumë shikues kanë lënë komente pozitive për filmin, duke e vlerësuar si një eksperiencë intensive dhe të paharrueshme. Një komentues e përshkroi si “portretizimin më shqetësues të së keqes që është krijuar ndonjëherë”, ndërsa të tjerë e quajtën një nga filmat horror më të frikshëm të të gjitha kohërave. “Hereditary” është shkruar dhe drejtuar nga Ari Aster, i njohur për punët e tij të mëparshme si Midsommar dhe The Strange Thing About the Johnsons. -

Studimi: Sperma mbart stresin e babait, mund të ndikojë te pasardhësit e tij
Një studim i ri ka zbuluar se baballarët që kanë kaluar një fëmijëri me stres të lartë mund të mbajnë gjurmët e atyre eksperiencave në qelizat e tyre të spermës, duke sugjeruar se trauma e kaluar mund të ketë ndikim edhe tek brezat e ardhshëm.
Studimi, i publikuar në revistën shkencore Molecular Psychiatry, shqyrtoi epigjenetikën e spermës së baballarëve që kishin kaluar periudha të rënda stresi gjatë fëmijërisë.
Epigjenetika studion ndryshimet në shprehjen e gjeneve pa ndikuar në kodin gjenetik bazë. Këto ndryshime mund të shkaktohen nga faktorë të jashtëm, si ambienti dhe eksperiencat jetësore.
Epigjenetika na tregon se cilat gjene janë aktive dhe cilat jo”, tha Dr. Jetro Tuulari, autor kryesor i studimit dhe profesor në Universitetin e Turku-s në Finlandë. “Studimi ynë ngre pyetje mbi faktin nëse e kemi kuptuar plotësisht mekanizmin e trashëgimisë gjenetike.”
Hulumtimi analizoi spermën e 58 individëve, duke u fokusuar në dy lloje shenjash epigjenetike: metilimi i ADN-së dhe ARN-të e vogla jo-koduese.
Metilimi i ADN-së është një proces kimik që ndikon në aktivizimin ose fikjen e gjeneve. ARN-të e vogla jo-koduese ndikojnë në rregullimin e shprehjes së gjeneve.
Pjesëmarrësit u rekrutuan nga FinnBrain Birth Cohort, një studim që analizon faktorët mjedisorë dhe gjenetikë që mund të ndikojnë zhvillimin e fëmijëve.
Për të matur nivelin e stresit në fëmijëri, studiuesit përdorën “Trauma and Distress Scale” (TADS), një pyetësor i cili mat eksperiencat e neglizhencës emocionale, dhunës fizike dhe seksuale.
Rezultatet treguan se burrat që kishin kaluar një fëmijëri të vështirë kishin një profil epigjenetik ndryshe në spermën e tyre krahasuar me ata që nuk kishin kaluar trauma të rënda. Këto ndryshime ishin të dukshme edhe pasi studiuesit morën parasysh faktorë të tjerë si pirja e duhanit dhe alkoolit.
Edhe pse studimi sugjeron se stresi mund të lë shenja epigjenetike në spermë, ende nuk ka prova për të konfirmuar se këto ndryshime trashëgohen tek fëmijët.
