Tag: trashëgimisë

  • Ndahet nga jeta Drita Ivanaj, një figurë e shquar në ruajtjen e trashëgimisë arsimore dhe kulturore shqiptare

    Ndahet nga jeta Drita Ivanaj, një figurë e shquar në ruajtjen e trashëgimisë arsimore dhe kulturore shqiptare

    Fondacionet Ivanaj njoftuan këtë të mërkurë ndarjen nga jeta të Drita Ivanaj, një prej emrave më të respektuar në fushën e arsimit dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri. Ajo u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare, pas një jete të tërë të përkushtuar promovimit të dijes dhe ruajtjes së vlerave kombëtare.

    Drita ishte vajza e Martin Ivanaj dhe mbesa e Mirash Ivanaj, dy figura me peshë në historinë e shtetit shqiptar, të njohur për kontributet në themelimin e sistemit arsimor dhe juridik të vendit. Në rrugën e tyre, ajo zgjodhi të mos qëndronte në hije, por të ndërtonte mbi trashëgiminë e tyre me përkushtim dhe vizion.

    Si themeluese dhe drejtore e Fondacioneve M&M Ivanaj, Drita Ivanaj kontribuoi në ringjalljen e vlerave historike të familjes së saj dhe në edukimin e brezave të rinj përmes projekteve kulturore dhe arsimore. Aktivitetet e fondacionit nën udhëheqjen e saj u kthyen në një pikë referimi për promovimin e identitetit shqiptar dhe fuqizimin e të rinjve.

    Trashëgimia e saj jeton në çdo projekt të realizuar, në çdo student të mbështetur dhe në çdo kujtim që mban gjallë emrin Ivanaj në historinë moderne shqiptare.

    Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet më 1 gusht, nga ora 11:00 deri në 15:00, pranë Fondacionit M&M Ivanaj në Tiranë. Drita Ivanaj do të prehet pranë të afërmve të saj, përjetësisht pranë historisë që ndihmoi të mbrohej dhe të rrëfehej.

  • Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

    Konispoli shpallet Ansambël Historik, hap drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore

    Konispoli shpallet Ansambël Historik – një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore
     
    Qeveria shqiptare ka miratuar shpalljen e qytetit të Konispolit si Ansambël Arkitektonik Urban, një vendim që synon të ruajë dhe të promovojë vlerat historike dhe kulturore të kësaj qendre të jugut të Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili përmes një njoftimi publik vuri në pah rëndësinë e këtij vendimi. 
     

     
    Konispoli, i njohur për arkitekturën karakteristike me gurë të punuar, rrugicat me kalldrëm, lagjet me emra fisesh dhe banesat tradicionale që datojnë në shekujt XIX dhe XX, tashmë hyn zyrtarisht në hartën e zonave të mbrojtura si pasuri e trashëgimisë kombëtare.
     
    “Në këtë qytet të vogël, por me identitet të fortë urban dhe kulturor, gjenden gjurmë të pazarit të dikurshëm dhe vendbanime antike në Qafën e Ktismave. Konispoli ka qenë një vatër e rëndësishme rezistence dhe kulture kombëtare. Ky status i ri do të ndihmojë në mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e qytetit përmes zhvillimit të turizmit kulturor”, u shpreh ministri Gonxhja.
     
    Shpallja e Konispolit si ansambël arkitektonik është realizuar falë punës së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe bazohet në Ligjin Nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”. Kjo nismë synon të garantojë ruajtjen afatgjatë të pasurive të paluajtshme me vlera të veçanta kulturore e historike.
     
    Ky vendim pritet të sjellë më shumë vëmendje dhe investime në Konispol, duke e kthyer atë në një destinacion të rëndësishëm për vizitorët që kërkojnë të zbulojnë thesaret e trashëgimisë shqiptare.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Panairi Midi në Bruksel hap dyert për herë të 145-të, pjesë e Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s

    Panairi Midi në Bruksel hap dyert për herë të 145-të, pjesë e Trashëgimisë Jomateriale të UNESCO-s

    Parku i madh i argëtimit Panairi Midi (Foire du Midi), një nga ngjarjet më të mëdha vjetore në Bruksel të Belgjikës, ka hapur dyert për vizitorët për të 145-ën herë, duke e kthyer kryeqytetin në një qendër të madhe festive në muajt korrik dhe gusht.Ngjarja e sivjetshme përmban mbi 120 lojëra dhe atraksione argëtuese, duke tërhequr çdo vit më shumë se 1.5 milion vizitorë nga Belgjika dhe jashtë saj, raportoi agjencia Anadolu.Panairi po tërheq këtë vit vëmendje të shtuar pas përfshirjes së kulturës së panaireve në Belgjikë dhe Francë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s, një njohje që thekson rëndësinë kulturore dhe historike të këtij tradicioni.Vizitorët mund të shijojnë atmosferën unike me ushqime tradicionale, argëtim për të gjitha moshat dhe aktivitete që pasqyrojnë frymën festive të komunitetit belg.

  • Prezantohet nga grupi i punës dosja për nominimin e Liqenit të Shkodrës në UNESCO

    Prezantohet nga grupi i punës dosja për nominimin e Liqenit të Shkodrës në UNESCO

    Prezantimi final i dosjes së nominimit të liqenit të Shkodrës në UNESCO si Rezervë Biosfere Ndërkufitare u bë në vijim të takimeve të mëparshme të Grupit Këshillimor Teknik të Punës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën me dije se qëllimi i këtij takimi të fundit në mjediset e KUB Piramida, ishte rishikimi i dosjes së nominimit, përpara prezantimit dypalësh ( me Malin e Zi) dhe fazën finale, dërgimin në UNESCO për shqyrtim dhe vendimmarrje.
    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër shprehet se që në vitin 2023 ka qenë pjesë e institucioneve partnere vendore në territorin e Pellgut Ujembledhës të Liqenit të Shkodrës, dhe ka dhënë ekspertizën e nevojshme për sa i përket trashëgimisë kulturore në zonën e propozuar për nominim. Nëse shpallet zonë e mbrojtur nga UNESCO, Liqeni i Shkodrës do të përfitojë standarde më të larta menaxhimi dhe bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve. Liqeni i Shkodrës është më i madhi në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai cilësohet si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit.
    Në qershor të këtij viti në Zogaj të Shkodrës, u zhvillua tryeza e rrumbullakët “Liqeni i Shkodrës drejt UNESCO-s si Rezervë Biosfere Ndërkufitare”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Shkodër, Bashkia Malësi e Madhe, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si dhe aktorë të tjerë vendorë dhe partnerë institucionalë. Në këtë takim që u zhvillua në qershor në fokus ishte avancimi i përpjekjeve për përfshirjen e Liqenit të Shkodrës dhe pellgut të tij ujëmbledhës në rrjetin e Rezervave të Biosferës të UNESCO-s, në kuadër të programit “Man and the Biosphere” (MAB). Gjithashtu, u prezantua dosja teknike për aplikimin dhe u zhvillua një diskutim ndërsektorial mbi përfitimet, sfidat dhe përgjegjësitë që kjo nismë nënkupton.

  • Ndërhyrja në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel përfshin ato strukturore, restaurimin e fasadave dhe riparime të tjera

    Ndërhyrja në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel përfshin ato strukturore, restaurimin e fasadave dhe riparime të tjera

    Nga Julia Vrapi
    Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel, Dibër objekt monument kulture që paraqet probleme strukturore në themele, dëmtime në fasadë apo dhe pjesë të tjera të saj është në proces restaurimi. Punimet për restaurimin këtë kohë po vijojnë në një nga objektet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore, që është shpallur monumente kulture që në vitin 1970. Kisha po i nënshtrohet një procesi restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Punimet sipas IKTK-së përfshijnë ndërhyrje strukturore në themele, restaurimin e fasadave të dëmtuara, riparimin e çarjeve, restaurimin e dyshemesë me pllaka guri dhe ruajtjen e elementeve të vjetra të tavanit. Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel ndodhet në breg në jugperëndim të fshatit dhe përbëhet nga dy pjesë. Pjesa nga lindja, së bashku me absidën trefaqëshe i takon periudhës së para pushtimit turk dhe shërben sot si mjedis altari për pjesën tjetër në anën perëndimore të saj. Sot të dyja pjesët mbulohen me çati dyujëse mbi strukturë druri ndërsa në formën fillestare kisha e vjetër mbulohej me qemer cilindrik. Pjesa lindore e kishës është ndërtuar me gurë çmërsi të lidhur me llaç gëlqereje, ndërsa për nivelim ndërmjet rreshtave vërehet edhe përdorimi i tullave. Duke u bazuar në teknikën e ndërtimit faza e parë e kishës datohet në shekullin XII. Kisha e Shpërfytyrimit që ndodhet në fshatin Herbel është pjesë e itinerarit kulturor të kishave që ndodhen në Bashkinë Dibër në fshatrat përreth, duke përfshirë këtu dhe kishën e Shën Dhimitrit dhe të atë Shën Sotirit në fshatin Kërcisht.
    Ndërhyrja në vijim dhe të objekteve të tjerë
    Kisha e Shpërfytyrimit në Herbel është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, ndërhyrja në të cilën nga IKTK është në vijim dhe të tjerë objekteve monument kulture. Gjatë kësaj kohe nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) janë bërë me dije dhe të tjera ndërhyrje në objektet monument kulture, që kanë probleme. Po këto ditë Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri me dije për një tjetër ndërhyrje restauruese në kalanë e Gjon Boçarit në fshatin Tragjas, në jug të Shqipërisë, që gjithashtu është një monument kulture i kategorisë së parë (I), me një rëndësi të veçantë historike dhe arkitektonike. E ndërtuar në shekullin XVI dhe e zgjeruar në shekullin XVII, kjo kala përfaqëson një shembull tipik të arkitekturës mbrojtëse të periudhës. Ka një planimetri katërkëndëshe kënddrejtë (30 x 18 m), me dy kulla poligonale në qoshet veriore dhe lindore, të cilat kanë shërbyer për mbrojtje dhe vrojtim. Për shkak të gjendjes së dëmtuar në disa segmente, Kalaja e Gjon Boçarit do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve restauruese dhe konservuese. IKTK-ja ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale.

  • Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

    Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

    Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali i Zi duhet të mendojë nëse ka më shumë dëm apo dobi nga fakti që Kotori është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

    Radunoviq më 24 korrik tha se mund të organizohet një referendum për qytetarët e Bokas lidhur me këtë çështje.

    Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike.

    Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.

    “Do të bëjmë çfarë duhet. Perla do të mbetet perlë”, tha kreu i Kotorit, Vladimir Jokiq.
    Çfarë e motivoi ministrin të propozojë referendumin?Deklarata e Radunoviqit erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në korrik në Paris, ku u vlerësua se ka pasur përkeqësim serioz të ruajtjes së zonës natyrore dhe historiko-kulturore të këtij qyteti.
    U hap gjithashtu mundësia që Kotori të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.
    Malit të Zi iu kërkua vendosja e një moratoriumi mbi projektet ndërtimore në zonën e mbrojtur, që përfshin pjesë të komunave Kotor, Tivat, Herceg Novi dhe Cetinje.
    “Duhet të mendojmë nëse na sjell më shumë dobi të jemi në UNESCO apo më shumë përfitim nëse mund të ndërtojmë. Këto janë dëme të mëdha”, tha Radunoviq.
    Ai shtoi se duhet hapur një debat publik mbi statusin e Kotorit.
    “Dhe të shpallet një referendum për qytetarët e Bokas që të shihet çfarë do të bëhet më tej dhe nëse duhet ende të jemi në UNESCO”, shtoi ai.
    Statusi i trashëgimisë botërore në rrezik?Sipas raportit të UNESCO-s, është theksuar se Mali i Zi nuk ka përmbushur rekomandimet kyçe që janë përsëritur për vite me radhë.
    Pikat problematike përfshijnë mungesën e ekspertëve, mungesën e një Studimi për Zonën e Mbrojtur, ligje të pakoordinuara dhe mungesë transparence në planifikim.
    Për këtë arsye UNESCO kërkon ndalim urgjent të lëshimit të lejeve të ndërtimit, ndryshime të ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndalim të shfrytëzimit të burimeve natyrore në zonën e mbrojtur…
    Nevojitet gjithashtu një rishikim i planeve të zhvillimit urban për t’u përputhur me parimet e ruajtjes së vlerave të jashtëzakonshme universale, forcimi i institucioneve dhe krijimi i një sistemi transparent të menaxhimit.
    Afati për zbatimin e masave përfundon në shkurt të vitit 2026.
    Ministria e Kulturës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për koment mbi nismën e Radunoviqit, si dhe për pasojat nëse Mali i Zi nuk zbaton rekomandimet e UNESCO-s.
    ‘Jemi të barabartë me një fatkeqësi natyrore’Kryetari i Komunës së Kotorit, Vladimir Jokiq, e hodhi poshtë idenë për referendum, duke theksuar se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrim civilizues.
    “Ruajtja e vlerave të jashtëzakonshme universale nuk mund të jetë objekt referendumi. As qeveria, as komuna, as qytetarët nuk duan të shkëputen nga qytetërimi”, tha Jokiq.
    Ish-ministrja e Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq, vlerësoi se deklarata e Radunoviqit për një referendum të mundshëm përfaqëson një qëllim të rrezikshëm të qeverisë për të shkatërruar Boka Kotorskën dhe për ta fshirë atë nga harta e trashëgimisë botërore.
    “Propozimi është absurd, jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe tregon një mosnjohje themelore të fakteve dhe standardeve ndërkombëtare”, u shpreh Novakoviq Gjuroviq.
    Edhe dega e Kotorit e Lëvizjes “Evropa Tani”, e kryeministrit Milojko Spajiq, deklaroi se janë kundër idesë për organizimin e çfarëdo referendumi.
    “Çështjet zhvillimore dhe infrastrukturore të Kotorit dhe Boka Kotorska janë të rëndësishme dhe kërkojnë qasje serioze, por zgjidhjet duhet të kërkohen brenda kornizës që nënkupton ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike”, thanë nga Lëvizja “Evropa Tani”.
    Arkitektja Biljana Gligoriq tha se Kotori mund të përfshihet së shpejti në listën e kuqe të UNESCO-s.
    “Ka qenë një herë më parë në atë listë. Pas tërmetit. Ja si kemi kujdesur për të. Jemi të barabartë me një fatkeqësi natyrore për këtë perlë të planetit”, tha Gligoriq.
    ‘Statusi i UNESCO-s është njohje, jo pengesë’Nëse Mali i Zi nuk i përmbush rekomandimet deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm, Kotori mund të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik – një regjistër ndërkombëtar i vendeve që përballen me kërcënime serioze ndaj vlerave universale.
    Statusi i trashëgimisë botërore që gëzon Kotori nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson njohje për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, thuhet në deklaratën e 65 organizatave joqeveritare.
    “Humbja e këtij statusi do të sillte pasoja afatgjata – rënie të besimit, ulje të investimeve, humbje të interesit nga partnerët ndërkombëtarë dhe dëmtim të reputacionit të shtetit”, deklaruan organizatat joqeveritare.
    Heqja dorë nga statusi i UNESCO-s do të nënkuptonte lënien e hapësirës vetëm në dorën e logjikës së tregut, duke anashkaluar interesin publik dhe identitetin kulturor, u shpreh sektori civil.
    Shembuj të humbjes së statusit të UNESCO-sNë raste ekstreme, një lokacion mund të hiqet plotësisht nga lista e UNESCO-s, siç ndodhi me Luginën e Elbës në Dresden të Gjermanisë dhe me portin e Liverpulit.
    Lugina e lumit Elba pranë Dresdenit ishte vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që u hoq nga lista e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.
    Dresdeni është një nga qytetet e rralla në Gjermani që ka ruajtur pamjen e tij prej 250 vitesh.
    U hoq nga lista sepse autoritetet vendosën të ndërtojnë një urë moderne me katër korsi mbi lumin.
    Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, ndërtimi i urës nuk e ruante vlerën universale të jashtëzakonshme të luginës së lumit Elba.
    Më parë, në vitin 2007, UNESCO kishte fshirë nga lista Rezervatin e oriksit arab (një lloj i rrallë antilope) në Oman, pasi autoritetet vendase e zvogëluan zonën e mbrojtur me 90 për qind, duke shkatërruar vlerën universale të jashtëzakonshme të asaj zone./rel

  • A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s? Në Mal të Zi s’pajtohen dot

    A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s? Në Mal të Zi s’pajtohen dot

    Më shumë se 65 organizata joqeveritare kanë kërkuar shkarkimin e ministrit të Planifikimit Hapësinor, Sllaven Radunoviq, për shkak të deklaratës së tij se Mali i Zi duhet të mendojë nëse ka më shumë dëm apo dobi nga fakti që Kotori është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

    Radunoviq më 24 korrik tha se mund të organizohet një referendum për qytetarët e Bokas lidhur me këtë çështje.

    Kotori, një qytet mesjetar në Boka Kotorska, gëzon statusin e trashëgimisë botërore që nga viti 1979 për shkak të vlerave kulturore dhe arkitektonike.

    Idenë për referendum e kanë hedhur poshtë autoritetet e Kotorit.

    “Do të bëjmë çfarë duhet. Perla do të mbetet perlë”, tha kreu i Kotorit, Vladimir Jokiq.

    Çfarë e motivoi ministrin të propozojë referendumin?

    Deklarata e Radunoviqit erdhi pas mbledhjes së Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në korrik në Paris, ku u vlerësua se ka pasur përkeqësim serioz të ruajtjes së zonës natyrore dhe historiko-kulturore të këtij qyteti.

    U hap gjithashtu mundësia që Kotori të vendoset në Listën e Trashëgimisë Botërore në rrezik.

    Malit të Zi iu kërkua vendosja e një moratoriumi mbi projektet ndërtimore në zonën e mbrojtur, që përfshin pjesë të komunave Kotor, Tivat, Herceg Novi dhe Cetinje.

    “Duhet të mendojmë nëse na sjell më shumë dobi të jemi në UNESCO apo më shumë përfitim nëse mund të ndërtojmë. Këto janë dëme të mëdha”, tha Radunoviq.

    Ai shtoi se duhet hapur një debat publik mbi statusin e Kotorit.

    “Dhe të shpallet një referendum për qytetarët e Bokas që të shihet çfarë do të bëhet më tej dhe nëse duhet ende të jemi në UNESCO”, shtoi ai.

    Statusi i trashëgimisë botërore në rrezik?

    Sipas raportit të UNESCO-s, është theksuar se Mali i Zi nuk ka përmbushur rekomandimet kyçe që janë përsëritur për vite me radhë.

    Pikat problematike përfshijnë mungesën e ekspertëve, mungesën e një Studimi për Zonën e Mbrojtur, ligje të pakoordinuara dhe mungesë transparence në planifikim.

    Për këtë arsye UNESCO kërkon ndalim urgjent të lëshimit të lejeve të ndërtimit, ndryshime të ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ndalim të shfrytëzimit të burimeve natyrore në zonën e mbrojtur…

    Nevojitet gjithashtu një rishikim i planeve të zhvillimit urban për t’u përputhur me parimet e ruajtjes së vlerave të jashtëzakonshme universale, forcimi i institucioneve dhe krijimi i një sistemi transparent të menaxhimit.

    Afati për zbatimin e masave përfundon në shkurt të vitit 2026.

    Ministria e Kulturës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për koment mbi nismën e Radunoviqit, si dhe për pasojat nëse Mali i Zi nuk zbaton rekomandimet e UNESCO-s.

    ‘Jemi të barabartë me një fatkeqësi natyrore’

    Kryetari i Komunës së Kotorit, Vladimir Jokiq, e hodhi poshtë idenë për referendum, duke theksuar se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një detyrim civilizues.

    “Ruajtja e vlerave të jashtëzakonshme universale nuk mund të jetë objekt referendumi. As qeveria, as komuna, as qytetarët nuk duan të shkëputen nga qytetërimi”, tha Jokiq.

    Ish-ministrja e Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviq, vlerësoi se deklarata e Radunoviqit për një referendum të mundshëm përfaqëson një qëllim të rrezikshëm të qeverisë për të shkatërruar Boka Kotorskën dhe për ta fshirë atë nga harta e trashëgimisë botërore.

    “Propozimi është absurd, jashtëzakonisht i papërgjegjshëm dhe tregon një mosnjohje themelore të fakteve dhe standardeve ndërkombëtare”, u shpreh Novakoviq Gjuroviq.

    Edhe dega e Kotorit e Lëvizjes “Evropa Tani”, e kryeministrit Milojko Spajiq, deklaroi se janë kundër idesë për organizimin e çfarëdo referendumi.

    “Çështjet zhvillimore dhe infrastrukturore të Kotorit dhe Boka Kotorska janë të rëndësishme dhe kërkojnë qasje serioze, por zgjidhjet duhet të kërkohen brenda kornizës që nënkupton ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike”, thanë nga Lëvizja “Evropa Tani”.

    Arkitektja Biljana Gligoriq tha se Kotori mund të përfshihet së shpejti në listën e kuqe të UNESCO-s.

    “Ka qenë një herë më parë në atë listë. Pas tërmetit. Ja si kemi kujdesur për të. Jemi të barabartë me një fatkeqësi natyrore për këtë perlë të planetit”, tha Gligoriq.

     ‘Statusi i UNESCO-s është njohje, jo pengesë’

    Nëse Mali i Zi nuk i përmbush rekomandimet deri më 1 shkurt të vitit të ardhshëm, Kotori mund të përfshihet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik – një regjistër ndërkombëtar i vendeve që përballen me kërcënime serioze ndaj vlerave universale.

    Statusi i trashëgimisë botërore që gëzon Kotori nën mbrojtjen e UNESCO-s përfaqëson njohje për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, thuhet në deklaratën e 65 organizatave joqeveritare.

    “Humbja e këtij statusi do të sillte pasoja afatgjata – rënie të besimit, ulje të investimeve, humbje të interesit nga partnerët ndërkombëtarë dhe dëmtim të reputacionit të shtetit”, deklaruan organizatat joqeveritare.

    Heqja dorë nga statusi i UNESCO-s do të nënkuptonte lënien e hapësirës vetëm në dorën e logjikës së tregut, duke anashkaluar interesin publik dhe identitetin kulturor, u shpreh sektori civil.

    Shembuj të humbjes së statusit të UNESCO-s

    Në raste ekstreme, një lokacion mund të hiqet plotësisht nga lista e UNESCO-s, siç ndodhi me Luginën e Elbës në Dresden të Gjermanisë dhe me portin e Liverpulit.

    Lugina e lumit Elba pranë Dresdenit ishte vendi i parë në Evropë dhe i dyti në botë që u hoq nga lista e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

    Dresdeni është një nga qytetet e rralla në Gjermani që ka ruajtur pamjen e tij prej 250 vitesh.

    U hoq nga lista sepse autoritetet vendosën të ndërtojnë një urë moderne me katër korsi mbi lumin.

    Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore, ndërtimi i urës nuk e ruante vlerën universale të jashtëzakonshme të luginës së lumit Elba.

    Më parë, në vitin 2007, UNESCO kishte fshirë nga lista Rezervatin e oriksit arab (një lloj i rrallë antilope) në Oman, pasi autoritetet vendase e zvogëluan zonën e mbrojtur me 90 për qind, duke shkatërruar vlerën universale të jashtëzakonshme të asaj zone./ REL 

     

  • Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

    Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel

    Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.

    Specialistët e IKTK-së po punojnë për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në Herbel, të Dibrës.Punimet përfshijnë ndërhyrje strukturore në themele, restaurimin e fasadave të dëmtuara, riparimin e çarjeve, restaurimin e dyshemesë me pllaka guri dhe ruajtjen e elementeve të vjetra të tavanit.

    Kisha e Shpërfytyrimit, i përket Mesjetës së Hershme dhe është e kulturës bizantine. Kisha ndodhet në jugperëndim të fshatit Herbel, në një kodër të lartë. Ka ndërtim të thjeshtë, pronaus-abside. Absida trefaqeshe i takon parapushtimit turk dhe shërben si altar. Në mes të absidës gjendet një dritare e ngushtë dhe e lartë. Muratura është me gur gëlqeror e lidhur me llaç gëlqereje dhe tulla. Tullat janë të vendosura mes gurëve dhe mes rreshtave.

    Kjo kishë është shpallur Monument Kulture që në vitin 1970./atsh/KultPlus.com

  • Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel, në një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore

    Ndërhyrje restauruese në Kishën e Shpërfytyrimit në Herbel, në një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore

    Një nga monumentet më të veçanta të trashëgimisë sonë kulturore po i nënshtrohet një procesi të kujdesshëm restaurimi nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
    Specialistët e IKTK-së po punojnë për restaurimin e Kishës së Shpërfytyrimit në Herbel, të Dibrës.Punimet përfshijnë ndërhyrje strukturore në themele, restaurimin e fasadave të dëmtuara, riparimin e çarjeve, restaurimin e dyshemesë me pllaka guri dhe ruajtjen e elementeve të vjetra të tavanit.

    Kisha e Shpërfytyrimit, i përket Mesjetës së Hershme dhe është e kulturës bizantine. Kisha ndodhet në jugperëndim të fshatit Herbel, në një kodër të lartë. Ka ndërtim të thjeshtë, pronaus-abside. Absida trefaqeshe i takon parapushtimit turk dhe shërben si altar. Në mes të absidës gjendet një dritare e ngushtë dhe e lartë. Muratura është me gur gëlqeror e lidhur me llaç gëlqereje dhe tulla. Tullat janë të vendosura mes gurëve dhe mes rreshtave.
    Kjo kishë është shpallur Monument Kulture që në vitin 1970.

    ATSH

  • Kalaja e Shkodrës dhe Kalaja e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton vendimin

    Kalaja e Shkodrës dhe Kalaja e Lëkurësit do të jepen me qira, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore kundërshton vendimin

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka hapur një procedurë konkurrimi publik për dhënien në përdorim të hapësirave shërbimi në dy monumente kulture të kategorisë së parë: Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe Kalanë e Lëkurësit në Sarandë. Qëllimi i kësaj nisme, sipas njoftimit zyrtar, është “rijetësimi” i këtyre pasurive kulturore.Subjektet e interesuara për të marrë pjesë në këtë procedurë janë të ftuara të dorëzojnë dokumentacionin pranë protokollit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, deri më 21 gusht.Megjithatë, dokumentet e shpallura nuk japin detaje mbi sipërfaqen që do të jepet në përdorim, mënyrën e shfrytëzimit apo masat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që mbartin këto objekte.

    Kalaja e Lëkurësit ka qenë më parë dhënë në përdorim privat. Një procedurë e ngjashme u propozua në fund të mandatit të qeverisë Berisha në vitin 2013, duke shkaktuar debat të madh publik. Asokohe, Partia Socialiste – në opozitë – u shpreh kundër dhënies me qira të monumenteve kulturore dhe, sapo erdhi në pushtet, anuloi disa prej kontratave, përballje që më pas përfunduan në gjykatë me përfaqësues të biznesit.Pas njoftimit të fundit nga Ministria, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka dalë kundër kësaj procedure. Përmes një reagimi publik, forumi e ka cilësuar nismën si “një shaka” dhe ka ngritur pikëpyetje të forta mbi qëllimin e vërtetë të përdorimit të kalasë së Lëkurësit, duke pyetur nëse ajo është “Picerí apo Trashëgimi Kulturore?”“Forumi kujton se Kalaja e Lëkurësit, e dhënë me qira që në kohën e ministrit Edi Rama, ishte parashikuar të shndërrohej në një pikë kulturore në shërbim të trashëgimisë së zonës. Sot, pas më shumë se 25 vitesh, ajo është kthyer në simbol të degradimit, ku vlera kulturore mungon pothuajse tërësisht,” thuhet në reagim.Sipas Forumit, kalaja – e ndërtuar mbi rrënojat e një kishe bizantine – është kthyer në një kompleks restorantesh dhe kafenesash, duke humbur çdo funksion kulturor dhe historik.

    Ndërkohë, Kalaja e Shkodrës, ose e njohur ndryshe si Kalaja e Rozafës, mbart jo vetëm historinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, por edhe legjendën që i dha emrin – simbol i besës dhe sakrificës, që sot rrezikon të zbehet nën hijen e komercializimit./oranews/