Tag: trashëgimisë

  • Rama: Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, destinacion për t’u vizituar

    Rama: Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, destinacion për t’u vizituar

    Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, një prej monumenteve më të rëndësishme historike dhe kulturore në jug të Shqipërisë, është kthyer në një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj.

    Kryeministri Edi Rama, ndau në rrjete sociale pamje nga Mozaiku i Kishës Paleokristiane që gjendet në Parkun Arkeologjik të Antigonesë, në Gjirokastër, si një nga vendet që ia vlen të vizitohet, për vlerën e çmuar të trashëgimisë sonë kulturore.

    “Parku Arkeologjik i Antigonesë në Gjirokastër, një destinacion për t’u vizituar gjatë këtij muaji, ku mund të shikoni edhe “Mozaikun e Kishës Paleokristiane”, për të cilin specialistët e Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës janë kujdesur ta bëjnë të vizitueshëm për turistët”, shkroi Rama.

    Falë punës së përkushtuar të specialistëve të Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore të Gjirokastrës, mozaiku i rrallë është restauruar dhe është bërë i vizitueshëm për publikun. Ky element shtesë pasuron më tej ofertën kulturore të parkut, duke ofruar për turistët një përvojë të veçantë dhe autentike.

    Mozaiku i Kishës Paleokristiane, i vendosur brenda hapësirës së parkut, është një dëshmi e rëndësishme e ndikimit të hershëm të krishterimit në këtë zonë. Punuar me mjeshtëri të lartë artistike, ai paraqet motive simbolike dhe dekore të periudhës së shekujve IV-V pas Krishtit.

    Antigonea, e themeluar në shekullin e III p.e.s. nga mbreti Pirro i Epirit dhe emëruar në nder të gruas së tij, Antigona, ofron një pasuri të gjerë arkeologjike, përfshirë rrënojat e qytetit antik, muret mbrojtëse, shtëpitë karakteristike, si dhe elementë të kulturës urbane të kohës.

    Vizitorët që zgjedhin të eksplorojnë këtë vend do të përjetojnë jo vetëm historinë antike të Epirit, por edhe bukuritë natyrore të luginës së Drinosit, që e rrethon parkun me një peizazh mbresëlënës.

    Përmes investimeve të vazhdueshme dhe përkushtimit të institucioneve për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Antigonea po pozicionohet gjithnjë e më shumë si një pikë referimi për turizmin kulturor në Shqipëri./atsh/KultPlus.com

  • Lin Festival, përçim i vlerave të trashëgimisë te brezat e rinj

    Lin Festival, përçim i vlerave të trashëgimisë te brezat e rinj

    Në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec u çel edicioni i tretë i Lin Festival, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë me ndërthurjen e performancave të artistëve nga trevat shqiptare.

    Lin Festival ka mbledhur me qindra banorë dhe turistë të huaj, të cilët pushojnë në fshatin e konfirmuar tashmë si vendbanimi më i vjetër palafit në Europë.

    Gjatë ditëve të festivalit (14-16 gusht) muzika, vallet, zakonet dhe trashëgimia kulturore e të parëve ofrojnë një udhëtim unik në historinë dhe shpirtin e kësaj zone.

    Organizatori i këtij festivali, Altin Tila tha se “ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, është qëllimi i Lin Festival, i cili mbahet për të tretin vit radhazi në fshatin piktoresk të Linit. Qëllimi është jo vetëm argëtimi i banorëve dhe vizitorëve, por edhe përçimi i vlerave të trashëgimisë tek brezat e rinj”.

    Për artistët performues në këtë festival, Lini mbetet jo vetëm një destinacion që duhet vizituar, por edhe një vend që përcjell në të gjitha dimensionet e tij historinë e lashtë të tij.

    Në festival performojnë tenori Adhurim Grezda, kantautori Adhurim Demiri dhe sopranoja Nina Muho, Blerina Shera dhe Stefano di Matteo, etj.

    Në kuadër të këtij festivali Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave solli pranë publikut edhe ekspozitën fotografike të jashtëzakonshme me veprat e mjeshtrave korçarë Vani Burda dhe Thimi Raci.

    Nën dritat e festivalit dhe tingujt e muzikës, fotografitë u shfaqën në një atmosferë unike, ku historia e juglindjes shqiptare të fillimshekullit XX mori jetë përmes portreteve, peizazheve dhe momenteve të rralla të dokumentuara nga këta dy autorë të shquar.

    DPA merr pjesë për herë të dytë radhazi në Lin Festival ku ka sjellë thesaret e arkivave pranë komunitetit dhe vizitorëve./atsh/KultPlus.com

  • Dëmtimet në monumentet e kulturës nga zjarret, nis hartimi i projektit të restaurimit për kishën e Shën Ilias  

    Dëmtimet në monumentet e kulturës nga zjarret, nis hartimi i projektit të restaurimit për kishën e Shën Ilias  

     
    Nga Julia Vrapi
    Zjarret kanë dëmtuar dhe objekte monument kulture pjesë të trashëgimisë sonë kulturore, ku për kishën e Shën Ilias do të ketë një projekt restaurimi. Kisha që është monument kulture i kategorisë së dytë në fshatin Lekël u dëmtua nga zjarri dhe pas vlerësimit të dëmit nga institucionet, ka nisur puna për hartimin e projektit të restaurimit. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit deklaron se në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, po ndjek situatën e zjarreve në vend për të garantuar mbrojtjen e pasurisë sonë kulturore. Ministri Blendi Gonxhja bën me dije se për objekte që janë dëmtuar ka nisur hartimi i projektit të ndërhyrjes.
    “Në qarkun Gjirokastër, Kisha e Shën Ilias, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Lekël pësoi dëmtime nga zjarri, por pjesa më e madhe e strukturës u ruajt. Menjëherë pas evidentimit të nevojës për ndërhyrje, kemi nisur me hartimin e projektit”, shprehet ministri i MEKI-t në deklaratën e tij. Siç njoftohej më parë shumica e monumenteve kanë shpëtuar nga rreziku, megjithatë, ka dhe raste dëmtimi. Në qarqet Dibër dhe Shkodër, pavarësisht vatrave të shumta, nuk janë regjistruar dëmtime në monumente. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shprehet se në qarkun Vlorë në manastirin në fshatin Piqeras dëmtimet janë vetëm tek bimësia. “Falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave të zjarrfikësve dhe ushtrisë, objekte si Muzeu i Kastriotëve dhe Kështjella e Fletit janë mbajtur jashtë rrezikut.
    Në qarkun Vlorë, i vetmi rast i prekur ka qenë Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës në fshatin Piqeras, ku flakët dëmtuan vetëm bimësinë në oborrin e pasëm të manastirit, pa cënuar strukturën”, shprehet ministri Gonxhja në një deklarim mbi gjendjen e monumenteve të kulturës në vend. Kisha e Manastirit të Shën Mërisë Krimanovës ku zjarret kanë dëmtuar vetëm bimësinë në oborrin e pasëm ndodhet mbi fshatin Piqeras dhe ka një pamje të gjerë deri në det. Kisha përbën qendër kompozicionale të manastirit që ruhet sot në gjendje gjysëm të rrënuar, është ndërtuar në vitin 1672. Përbëhet nga naosi dhe narteksi në anën perëndimore.
    DRTK bashkëpunime me ekipet në terren
    Për shkak të gjendjes së rënduar nga zjarret në vend të gjitha Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore (DRTK) në të gjitha zonat e prekura kanë qenë në gatishmëri, duke marrë masa parandaluese si krijimi i brezave të sigurisë, largimi i vegjetacionit dhe bashkëpunimi me ekipet në terren. Ministri Blendi Gonxhja thotë se ekipet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbeten të angazhuara për të planifikuar në vijim restaurimet nëse do të ketë monumente kulture të dëmtuara. “Ekipet tona, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e zjarrfikëseve, ushtrinë dhe autoritetet vendore, mbeten të angazhuara, me prioritet absolut mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga çdo rrezik natyror, si dhe për të planifikuar në vijim restaurimet e mirëmbajtjet e nevojshme të monumenteve të prekura.
    Ju bëjmë thirrje: Mos ndizni zjarre në natyrë apo gjatë pastrimit të parcelave. Raportoni menjëherë çdo shenjë tymi apo flake që shihni”, shprehet ministri Gonxhja ndër të tjera në një deklarim të tij. Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore janë në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore. DRTK-të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore, me qëllim gjurmimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore, në territorin që ato administrojnë.
     
     
     

  • Dëmet nga zjarret, Gonxhja: Janë prekur Kisha e Shën Ilias në Gjirokastër dhe Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës në Vlorë

    Dëmet nga zjarret, Gonxhja: Janë prekur Kisha e Shën Ilias në Gjirokastër dhe Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës në Vlorë

    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka bërë një bilanc lidhur më dëmet që kanë shkaktuar zjarret në pasuritë kulturore. Sipas ministrit, në qarkun Vlorë është prekur Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës në fshatin Piqeras, ku është dëmtuar  bimësia në oborrin e pasëm.
    Ndërkohë, në qarkun Gjirokastër, Kisha e Shën Ilias në fshatin Lekël ka pësuar dëmtime nga flakët, por pjesa më e madhe e strukturës është ruajtur dhe ka nisur puna për hartimin e një projekti restaurimi. Në qarqet Dibër dhe Shkodër, pavarësisht vatrave të shumta, nuk janë regjistruar dëmtime në monumente.
    Një apel bën edhe për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
    Reagimi i plotë:
    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, po ndjek nga afër situatën e zjarreve në vend për të garantuar mbrojtjen e pasurisë sonë kulturore.
    Në qarqet Dibër dhe Shkodër, pavarësisht vatrave të shumta, nuk janë regjistruar dëmtime në monumente. Falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave të zjarrfikësve dhe ushtrisë, objekte si Muzeu i Kastriotëve dhe Kështjella e Fletit janë mbajtur jashtë rrezikut. Në qarkun Vlorë, i vetmi rast i prekur ka qenë Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës në fshatin Piqeras, ku flakët dëmtuan vetëm bimësinë në oborrin e pasëm të manastirit, pa cenuar strukturën.
    Në qarkun Gjirokastër, Kisha e Shën Ilias, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Lekël pësoi dëmtime nga zjarri, por pjesa më e madhe e strukturës u ruajt. Menjëherë pas evidentimit të nevojës për ndërhyrje, kemi nisur me hartimin e projektit.
    Të gjitha DRTK kanë qenë në gatishmëri të plotë, duke krijuar breza sigurie përreth monumenteve, larguar vegjetacionin, ngritur grupe kontakti me zjarrfikësit, duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse, pajisur stafin me mjete e materiale, dhe mbajtur në monitorim në terren për çdo emergjencë.
    Ekipet tona, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e zjarrfikëseve, ushtrinë dhe autoritetet vendore, mbeten të angazhuara, me prioritet absolut mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga çdo rrezik natyror, si dhe për të planifikuar në vijim restaurimet e mirëmbajtjet e nevojshme të monumenteve të prekura.
    Ju bëjmë thirrje:
    • Mos ndizni zjarre në natyrë apo gjatë pastrimit të parcelave.
    • Raportoni menjëherë çdo shenjë tymi apo flake që shihni.
    Le të jemi të kujdesshëm, të mbrojmë njëri-tjetrin, natyrën dhe trashëgiminë tonë kulturore, deri në tejkalimin e kësaj situate.

  • Rritja ekonomike e jugut të Shqipërisë përmes turizmit dhe trashëgimisë!

    Rritja ekonomike e jugut të Shqipërisë përmes turizmit dhe trashëgimisë!

    Jugu i Shqipërisë ka shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm ekonomik vitet e fundit, falë investimeve të konsiderueshme nga Banka Botërore dhe komunat lokale. Qytetet kryesore si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda po lulëzojnë, të nxitura nga transformimi i sektorit turistik. Trashëgimia e pasur kulturore e zonës, e kombinuar me përmirësimet strategjike infrastrukturore, ka sjellë një ndryshim dinamik, duke kthyer qytetet dikur të qeta në qendra të gjalla aktiviteti ekonomik.Restaurimi i trashëgimisë nxit rritjen e turizmitPër vite me radhë, Shqipëria Jugore ka përjetuar një zhvillim të ngadaltë ekonomik dhe rënie të ndjeshme të popullsisë, veçanërisht në mesin e brezit të ri që kërkon mundësi pune jashtë vendit.Megjithatë, investimet e fundit e kanë përmbysur këtë trend. Një nxitës kryesor i këtij ndryshimi ka qenë Projekti i Zhvillimit të Integruar Urban dhe Turistik (PIUTD), një iniciativë e nisur në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe Bankën Botërore.Fokusi i projektit ka qenë restaurimi i monumenteve historike, përmirësimi i infrastrukturës përreth dhe rritja e shërbimeve që lidhen me turizmin.Vendet ikonike të trashëgimisë si Kalaja e Beratit, Kalaja e Gjirokastrës dhe shëtitorja e Qafës së Pazarit në Sarandë kanë përfituar të gjitha nga këto përpjekje, duke i bërë ato më të arritshme për turistët.Restaurimi i gati 200,000 metrave katrorë hapësirë publike ka përfshirë përmirësimin e rrugëve me kalldrëm, ndërtimin e trotuareve të reja, instalimin e ndriçimit dhe shtimin e ambienteve për vizitorët si pikat e informacionit.Këto ndryshime kanë ndihmuar në transformimin e rajonit në një destinacion turistik të nivelit të lartë, duke tërhequr një numër gjithnjë e në rritje vizitorësh çdo vit.Një bum turizmi në jug të ShqipërisëShifrat flasin vetë. Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), vendi përjetoi një rritje marramendëse prej 82% të mbërritjeve turistike në vitin 2024 krahasuar me vitin 2019.Në pjesën jugore të vendit, rritja ka qenë edhe më e rëndësishme. Qytete si Berati kanë përjetuar një rritje të numrit të turistëve pothuajse katërfish, ndërsa numri i vizitorëve në Gjirokastër është gjashtëfishuar.Kjo rritje e vizitorëve jo vetëm që i ka sjellë dobi sektorit të turizmit, por ka pasur edhe një efekt në bizneset lokale, duke krijuar mundësi të reja në të gjitha industritë.Investimet e sektorit publik kanë luajtur një rol vendimtar në tërheqjen e sipërmarrësve të sektorit privat, veçanërisht në industritë e turizmit dhe mikpritjes.Shumë vendas kanë shfrytëzuar mundësinë për të shndërruar shtëpitë e tyre historike në hotele  ose për të nisur përvoja kulinare dhe kulturore.Për më tepër, rajoni po përjeton një bum në turizmin e aventurës, me shtigje të reja për ecje dhe çiklizëm, autobusë elektrikë dhe madje edhe “zip line-t” që po futen për të tërhequr adhuruesit e aktiviteteve në natyrë.Krijimi i vendeve të punës dhe përfshirja ekonomikeNjë nga rezultatet më të rëndësishme të përpjekjeve të rimëkëmbjes është rritja e konsiderueshme e mundësive të punësimit, veçanërisht në sektorët e mikpritjes, turizmit dhe transportit.Janë krijuar mijëra vende të reja pune dhe një shifër e jashtëzakonshme prej 50% e këtyre pozicioneve janë plotësuar nga individë që më parë ishin të përjashtuar nga tregu i punës, duke përfshirë gratë, të rinjtë dhe personat me aftësi të kufizuara.Kjo qasje gjithëpërfshirëse jo vetëm që ndihmon në diversifikimin e ekonomisë lokale, por gjithashtu kontribuon në zhvillimin social të rajonit.Ndërsa bizneset e reja lindin për të përmbushur nevojat e popullsisë turistike në rritje, mundësitë e punësimit po zhvillohen.Përveç kësaj, shumë ish-banorë të rajonit, të cilët më parë kishin kërkuar punë jashtë vendit, po kthehen në qytetet e tyre të lindjes, të nxitur nga mundësitë e krijuara rishtazi.Këta të kthyer, shpesh duke sjellë me vete ekspertizë të vlefshme, kanë qenë të dobishëm në nxitjen e investimeve dhe inovacionit të mëtejshëm.Rijetësimi i këtyre qyteteve është një produkt si i investimeve të jashtme ashtu edhe i një kthimi të talenteve lokale, duke krijuar një cikël të qëndrueshëm rritjeje dhe zhvillimi.Një model për zhvillim të qëndrueshëmProjekti PIUTD nuk ka të bëjë vetëm me turizmin dhe infrastrukturën – por ka të bëjë edhe me qëndrueshmërinë.Restaurimi i vendeve historike, së bashku me zhvillimin e iniciativave të ekoturizmit, pasqyron një angazhim të fortë për ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit.Kjo qasje siguron që përfitimet e turizmit do të vazhdojnë të rrjedhin në zonë për vitet që vijnë, duke minimizuar ndikimin mjedisor të zhvillimit të shpejtë.Projekti u ka mundësuar bashkive të krijojnë njësi turistike përgjegjëse për zhvillimin afatgjatë të sektorit.Këto njësi do të sigurojnë që sektori i turizmit i Shqipërisë Jugore të vazhdojë të evoluojë në një mënyrë të qëndrueshme, duke balancuar rritjen ekonomike me ruajtjen e aseteve të pasura kulturore të zonës.Duke investuar si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen, Shqipëria po hedh themelet për një sektor turizmi të begatë dhe të përgjegjshëm ndaj mjedisit.Shqipëria Jugore, një histori suksesi në turizëmTransformimi i Shqipërisë Jugore, veçanërisht në rajonet e Beratit, Gjirokastrës, Përmetit dhe Sarandës, qëndron si një dëshmi e fuqisë së turizmit të trashëgimisë.Suksesi i projektit PIUTD thekson rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke nxitur njëkohësisht rritjen ekonomike.Duke tërhequr investime ndërkombëtare, duke promovuar sipërmarrjen lokale dhe duke krijuar mundësi punësimi gjithëpërfshirëse, Shqipëria ka vendosur një standard të ri për zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e turizmit.Ndërsa turizmi vazhdon të rritet në rajon, me një numër në rritje vizitorësh vendas dhe ndërkombëtarë – është e qartë se Shqipëria Jugore jo vetëm që ka rigjallëruar të kaluarën e saj – por edhe ka ndërtuar një të ardhme premtuese.Për vizitorët që kërkojnë një ndërthurje të historisë, kulturës dhe bukurisë natyrore, ky rajon po bëhet shpejt një destinacion turistik që duhet vizituar me patjetër. //a.i/https://www.travelandtourworld.com/news/article/economic-transformation-of-southern-albania-the-impact-of-heritage-tourism/

  • Pas Syrit të Kaltër, kishave e teqesë, cilat monumente rrezikohen?

    Pas Syrit të Kaltër, kishave e teqesë, cilat monumente rrezikohen?

    Në këto ditë e net betejash me flakën, edhe monumentet e kulturës, apo objekte të kultit e trashëgimisë shpirtërore rrezikohen nga zjarri. Flakët që përhapen me shpejtësi në fshatrat e jugut e kudo në vend janë kambana e alarmit edhe për pasuri të tilla. Parku Natyror te Syri i Kaltër ishte një alarm i parë, por brenda ditës alarmi ra edhe për Parkun Natyror Korab-Koritnik.
    Në Gramsh, flakët u përhapën me shpejtësi, po aq sa edhe raportimet për situatën e rënduat në fshatrat Sojnik, Snosem, në vendin e quajtur Teqeja e Komjanit. Kisha në Lefterohor të Delvinës është djegur si pasojë e flakëve që përfshinë këtë të mërkurë fshatin. Sipas priftit që shërbente në këtë kishë, ikonat dhe afresket janë djegur e dëmtuar. Ndërtesa sapo ishte restauruar.
    Ndërkohë Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, që po ndjek nga afër situatën e zjarreve në vend për të garantuar mbrojtjen e pasurisë sonë kulturore raporton se: në qarkun Gjirokastër, Kisha e Shën Ilias, monument kulture i kategorisë së II-të, në fshatin Lekël pësoi dëmtime nga zjarri, por pjesa më e madhe e strukturës u ruajt. Menjëherë pas evidentimit të nevojës për ndërhyrje, kemi nisur me hartimin e projektit.
    Në qarkun Vlorë, i vetmi rast i prekur ka qenë Manastiri i Shën Mërisë së Krimanovës në fshatin Piqeras, ku flakët dëmtuan vetëm bimësinë në oborrin e pasëm të manastirit, pa cenuar strukturën.
    Falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave të zjarrfikësve dhe ushtrisë, objekte si Muzeu i Kastriotëve dhe Kështjella e Fletit janë mbajtur jashtë rrezikut.  Në qarqet Dibër dhe Shkodër, pavarësisht vatrave të shumta, nuk janë regjistruar dëmtime në monumente.
    Sipas njoftimit të MEKI: “Të gjitha DRTK kanë qenë në gatishmëri të plotë, duke krijuar breza sigurie përreth monumenteve, larguar vegjetacionin, ngritur grupe kontakti me zjarrfikësit, duke bashkëpunuar me institucionet përkatëse, pajisur stafin me mjete e materiale, dhe mbajtur në monitorim në terren për çdo emergjencë. Ekipet tona, në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e zjarrfikëseve, ushtrinë dhe autoritetet vendore, mbeten të angazhuara, me prioritet absolut mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nga çdo rrezik natyror, si dhe për të planifikuar në vijim restaurimet e mirëmbajtjet e nevojshme të monumenteve të prekura”.

  • Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

    Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

    Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet para disa javësh, ku theksoi se ka “rrezik të shtuar” për muzetë dhe punonjësit e tyre në Izrael dhe  në Iran. ICOM, i cili përbëhet nga 8 mijë profesionistë të muzeve në mbarë botën, duke përfshirë anëtarë nga Izraeli dhe Irani.

    Këshilli Ndërkombëtar u kërkoi palëve që t’u përmbahen konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, edhe gjatë konflikteve. “Gjithsesi, ne s’mund të bëjmë më tepër se sa të këshillojmë dhe paralajmërojmë, tha për DW, Felicia Sternfeld, presidente e Komitetit Kombëtar Gjerman pranë ICOM.

    Po sa ndikim pati apeli i Këshillit? Pavarësisht se luftimet u ndalën situata në terren është ende e nderë. Nga Irani vijnë informacione të vakëta, pasi qeveria vështirë se lejon gazetarë të huaj që të hyjnë në vend dhe e ka kufizuar ndjeshëm praninë e shtypit. Megjithatë, një gjë është e sigurt: planet e emergjencës u aktivizuan në të dyja vendet, sapo nisi konflikti Izrael-Iran. Me aq sa mundën, ekspertët punuan për të siguruar, hequr dhe zhvendosur asetet kulturore.

    Evakuimi i Muzeut Kombëtar në Teheran

    Irani është vend me trashëgimi të pasur kulturore, e cila përfshin 28 site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe rreth 840 muze, 300 prej të cilëve administrohen nga Ministria e Kulturës. “Irani ka një autoritet të mirë-organizuar dhe profesionist të trashëgimisë kulturore”, tha gjatë një interviste në radion “Deutschlandfunk”, Judith Thomalsky, drejtuesja e departamentit të Teheranit në Institutin Gjerman të Arkeologjisë.

    Zyra e drejtuar nga Thomalsky vepron në Berlin që prej vitit 2023, kohë kjo kur mijëra iranianë protestuan kundër regjimit dhe Ministria e Jashtme e Gjermanisë tërhoqi stafin nga institucionet si masë parandaluese. Vetë Instituti e vijon punën e tij me staf vendas, në mjediset e ambasadës gjermane në Teheran, dhe Thomalsky mban aq sa mundet kontakt me rrjetin e saj iranian.

    Barbara Helwing, drejtuese e Muzeut të Antikitetit pranë Lindjes së Afërt në Berlin, njëkohësisht parardhëse e Thomalskyt nga viti 2000-2014, është gjithashtu eksperte për Iranin. Për televizionin lokal gjerman RBB, Helwing tha se ishte në kontakt me kolegët e saj të Muzeut Kombëtar deri para pak ditësh, por më pas nuk ka pasur komunikim pasi regjimi i Iranit ka bllokuar internetin.  “Dimë që muzeu dhe dy ndërtesat e tij të mëdha pranë Ministrisë së Jashtme janë zbrazur”,  tha Helwing.

    Thasët me rërë mbrojnë ekspozitat e rëndësishme

    Muzeu Kombëtar i Iranit nuk është vetëm më i vjetri por edhe më i rëndësishmi në vend. I përbërë nga dy ndërtesa të mëdha, në të gjenden më shumë se 300 mijë zbulime arekologjike nga periudha para-Islamike dhe Islamike, ku përfshihen shumë sende guri, qeramike, xhami dhe metalesh. “Marrëdhënia me trashëgiminë kulturore në Iran është shumë e ngushtë” – thotë Helwing. Identiteti kulturor në Iran bazohet mbi një histori të gjatë dhe vetëdijen se e para perandori në histori, Perandoria Perse në lashtësi (rreth 550 deri në 330 para Krishtit), u krijua në Iran. Sipas Helwing, të gjitha sendet muzeale të lëvizshme, u transportuan nxitimthi në bodrume. Artifaktet e palëvizshme, kryesisht sende guri, u mbuluan me thasë rëre për t’i mbrojtur ato nga sulmet. Në ndryshim nga Izraeli, Irani nuk ka bunkerë, as për njerëzit dhe as për thesaret artistike. Mbrojtja e siteve arkeologjike, të cilat shpesh ndodhen në mjedise të hapura, ka rezultuar shumë më e vështirë. “Nuk mund të mbrohen. Thjesht duhet shpresuar që ato janë shumë larg shenjestrave të mundshme” – thekson Helwing.

    Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore me ligje ndërkombëtare

    Izraeli ka aktualisht 9 site të trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ku përfshihen Qyteti i Bardhë i Tel Aviv, një lagje me shumë ndërtesa të stilit arkitekturor Bauhaus, kalaja Masada në majë të malit dhe Qyteti i Vjetër i Akre. “Në dijeninë tonë nuk ka pasur dëme të artifakteve arkeologjike, objekteve apo muzeve që janë nën menaxhimin e Autoritetit Izraelit të Antikitetit” – raportuan “Tehran Times” dhe Times of Israel”, duke cituar autoritetin përkatës.

    Sitet e trashëgimisë botërore mbrohen zyrtarisht nga bashkësia ndërkombëtare. Konventa e Hagës e vitit 1954 parashikon mbrojtjen e siteve kultutore gjatë konflikteve të armatosura, ndërsa Konventa e Trashëgimisë Botërore e UNESCO-s siguron ruajtjen e pasurive kulturore midis kombeve.

     

  • Manastiri i Apolonisë, thesari bizantin i trashëgimisë kulturore shqiptare

    Manastiri i Apolonisë, thesari bizantin i trashëgimisë kulturore shqiptare

    Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është një nga thesaret më të vyera të trashëgimisë kulturore shqiptare, që prej shekullit XIII. Ky vend i shenjtë është pjesë e Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, ku komuniteti i besimtarëve ortodoksë kremtoi së fundmi me solemnitet festën e “Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit” apo “Metamorfozës”, e njohur ndryshe si “Shën Sotiri” më 5 dhe 6 gusht.Besimtarët morën pjesë në ceremoninë e njohur si “Mbrëmësorja e Madhe” dhe ritualin e bekimit të pesë bukëve, duke ruajtur kështu traditat e thella shpirtërore të zonës.Në rajonin e Fierit ndodhen gjithashtu dy manastire të tjera të njohura, Manastiri i Ardenicës i shekullit XI dhe Manastiri i Shën Kozmait në Libofshë (1815), që përbëjnë destinacione të rëndësishme pelegrinazhi për besimtarët vendas dhe të huaj.Këto manastire janë dëshmi të arkitekturës bizantine dhe historisë së pasur shqiptare, ndërsa edhe kishat shekullore si Shën Gjergji dhe Shën Kolli në Libofshë mbartin vepra të artistëve të mëdhenj të artit bizantin si Shpataraku, Zografët dhe Çetirët, duke nxjerrë në pah vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore të Myzeqesë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Manastiri “Fjetja e Hyjlindëses Mari” në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është një nga thesaret më të vyera të trashëgimisë kulturore shqiptare, që prej shekullit XIII. Ky vend i shenjtë është pjesë e Mitropolisë së Apolonisë dhe Fierit, ku komuniteti i besimtarëve ortodoksë kremtoi së fundmi me solemnitet festën e “Shpërfytyrimit të Shpëtimtarit” apo “Metamorfozës”, e njohur ndryshe si “Shën Sotiri” më 5 dhe 6 gusht.Besimtarët morën pjesë në ceremoninë e njohur si “Mbrëmësorja e Madhe” dhe ritualin e bekimit të pesë bukëve, duke ruajtur kështu traditat e thella shpirtërore të zonës.Në rajonin e Fierit ndodhen gjithashtu dy manastire të tjera të njohura, Manastiri i Ardenicës i shekullit XI dhe Manastiri i Shën Kozmait në Libofshë (1815), që përbëjnë destinacione të rëndësishme pelegrinazhi për besimtarët vendas dhe të huaj.Këto manastire janë dëshmi të arkitekturës bizantine dhe historisë së pasur shqiptare, ndërsa edhe kishat shekullore si Shën Gjergji dhe Shën Kolli në Libofshë mbartin vepra të artistëve të mëdhenj të artit bizantin si Shpataraku, Zografët dhe Çetirët, duke nxjerrë në pah vlerat e rralla të trashëgimisë kulturore të Myzeqesë.

  • Ruki Kondaj, gruaja shqiptare që është nderuar me medaljen e Kurorëzimit të Mbretit Charles III

    Ruki Kondaj, gruaja shqiptare që është nderuar me medaljen e Kurorëzimit të Mbretit Charles III

    Ruki Kondaj është me profesion mjeke, por aktiviteti i saj është shtrirë për shumë vite në ruajtjen e vlerave të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare në Kanada, e cila prej viteve të 90-ta jeton atje. 

    Ruki Kondaj është një prej figurave shqiptare që është shndërruar në urën e komunikimit mes figurave të njohura shqiptare me atë kanadeze, e cila shumë shpesh ka prezantuar artistë shqiptarë para audiencës kanadeze, duke i prezantuar shumë shpesh edhe brenda parlamentit kanadez. 

    Por puna më e madhe që vlerësohet të ketë bërë Ruki Kondaj është ai i miratimit të ligjit të trashëgimisë shqiptare në Kanada, kontribut që ka bërë krenarë shumë shqiptarë që jetojnë në Kanada. 

    Dhe për kontributin e saj në shumë dimensione, Ruki Kondaj brenda këtij viti është dekoruar me medaljen e Kurorëzimit të Mbretit Charles III, ceremoni që është mbajtë në Kanada, medalje që e ka vërtetuar angazhimin e saj nëpër vite, por që sipas saj është motiv për të vazhduar edhe më tutje për promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore para popullit të Kanadasë./ KultPlus.com

  • Ikona Shën Mëria në restaurim për të shmangur degradimin e saj, vepra e gjetur në kishën e Shën Gjergjit në Libofshë

    Ikona Shën Mëria në restaurim për të shmangur degradimin e saj, vepra e gjetur në kishën e Shën Gjergjit në Libofshë

    Nga Julia Vrapi
    Ikona Shën Mëria e realizuar nga vëllezërit Çetiri është duke iu nënshtruar procesit të restaurimit për të shmangur degradimin e saj. E gjetur në kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë të Fierit, ikona Shën Mëria e realizuar nga vëllezërit Çetiri është edhe pjesë e fondit të ikonave në laboratorin e restaurimit të veprave të artit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Berat. “Kjo ikonë aktualisht është duke iu nënshtruar procesit të restaurimit, duke nxjerr në dritë një tjetër thesar të trashëgimisë kulturore”, thuhet nga kjo drejtori e trashëgimisë, që sjell herë pas here në vëmendje punën që bëhet me restaurimin e ikonave të ndryshme që janë pjesë e fondit.
    Më herët DRTK Berat shprehej se ndërhyrja restauruese në ikonë konsiston në: Konsolidimi i grundit dhe pelikulit, dezinfektimi i ikonës, pastrimi vernikut të degraduar dhe vendosja e vernikut për mbrojtjen e pikturës.  Vëllezërit Çetiri ishin një grup piktorësh ikonash dhe afreskësh të cilët për rreth 100 vjet (1762-1853) pikturuan kisha, etj. Bëhet me dije se vepra e tyre, nga pikëpamja sasiore është e madhe dhe përmbledh ikona kishtare, dekorime tempujsh dhe ikonostase druri të pikturuara.  Mjeshtrat Çetiri realizuan pikturimin e shumë kishave dhe ikonostaseve në Berat dhe Myzeqe, ashtu si dhe në vendlindjen e tyre Grabovë.
    Restaurimet e ikonave
    Në laboratorin e restaurimit të veprave të artit pranë Drejtorisë Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat janë restauruar vepra, që janë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore, ku këtë herë sillet në vëmendje puna me ikonën Shën Mëria realizuar nga vëllezërit Çetiri. Ndër të tjera për restaurim përmendim dhe më parë ikonën “Shën Gjergji” me prejardhje nga kisha “Lindja e Shën Mërisë”, Vokopolë, autori anonim dhe ikona “Shën Gjergji dhe Shën Mitri” me prejardhje nga kisha “Profet Ilia” Berat, autori anonim. Këto ikona pjesë e fondit të DRTK-Berat, ku më herët bëhej me dije se ndërhyrjet konservuese dhe restaurimi do të bëjë të mundur nxjerrjen në dritë të këtyre veprave të artit nga faza e degradimit, duke i dhënë mundësinë e ekspozimit në vijimësinë të një procesi që ka për vizion ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.
    DRTK Berat është institucion rajonal i specializuar në varësi të ministrit përgjegjës për trashëgiminë kulturore dhe ushtron veprimtarinë e saj në fushën e trashëgimisë kulturore, me seli në Berat. DRTK Berat ka për mision ruajtjen, mbrojtjen, mirëmbajtjen, konservimin dhe restaurimin e monumenteve të kulturës si edhe promovimi i vlerave të Trashëgimisë Kulturore materiale dhe jomateriale në territorin administrativ nën juridiksionin e saj. DRTK Berat monitoron dhe administron qendrën historike Berat, si pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Specialistët e drejtorisë hartojnë projekte konservimi, restaurimi, vlerësimi, projekte të tjera në fushën e trashëgimisë kulturore dhe bashkërendon punën për zbatimin e tyre në nivel rajonal e vendor.