Studiuesi dhe etnografi Agim Bido është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare.
Ai i kushtoi jetën dokumentimit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore. Agim Bido është autor i veprës “Arti popullor në veshje e tekstile popullore” (1991).
Bido la një kontribut të rëndësishëm në studimin e kostumeve tradicionale shqiptare, veçanërisht të xhubletës, simbolit të rrallë të kulturës sonë kombëtare. Kontributi i tij studimor ishte thelbësor në regjistrimin e xhubletës si pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s.
Trashëgimia kërkimore shkencore e Agim Bido përfshin mbi 300 shkrime në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Agim Bido lindi më 8 gusht 1956 në qytetin e Delvinës. Në vitin 1982 përfundon studimet për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1983, punoi si kërkues shkencor pranë Institutit të Folklorit.
Tag: trashëgimisë
-

I kushtoi jetën trashëgimisë kulturore/ Ndahet nga jeta studiuesi dhe etnografi Agim Bido
-

Rama: Kalaja e Bashtovës, një hapësirë moderne për kulturën dhe turizmin
Kalaja e Bashtovës është rihapur si një qendër kulturore falë programit “EU4Culture” të financuar nga Bashkimi Evropian.
E dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019, restaurimi i kalasë së Bashtovës ka ruajtur elementët autentikë, ka sjellë hapësira të reja për vizitorët dhe ka zbuluar shtresa të reja historike, duke hapur një kapitull të ri për këtë monument.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje nga kalaja e Bashtovës, duke e cilësuar atë si “një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë historike”.
Rama u shpreh se kalaja e Bashtovës “ka rilindur duke hapur dyert për vizitorët, tashmë si një hapësirë moderne për kulturën, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit”.
Kalaja e Bashtovës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë që nga viti 1948 dhe kandidate për Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është një nga 23 sitet e trashëgimisë që po restaurohen përmes programit EU4Culture, një program prej 40 milionë eurosh i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./atsh
-

Projekti për restaurimin e pikturës murale të 1754 në kishën e Shën Marenës, një ekspeditë për të verifikuar gjendjen
Nga Julia Vrapi
Piktura murale në kishën e Shën Marenës daton në vitin 1754, ndërsa do të ketë një projekt për konservimin dhe restaurimin e saj. Në kuadër të hartimit të projektit për konservimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe tavanit të dekoruar në Kishën e Manastirit të Shën Marenës këto ditë u zhvillua edhe një ekspeditë informative për të verifikuar gjendjen e ruajtjes së tyre. Kjo bëhet me dije nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, që shprehet se piktura murale e vitit 1974 i atribuohet mjeshtrit Kostandin Shpataraku. “Kisha e Shën Marenës ndodhet në fshatin Llëngë, në zemër të krahinës së Mokrës, një zonë e thellë malore me histori e traditë të pasur. Piktura murale e këtij monumenti daton në vitin 1754 dhe i atribuohet mjeshtrit të madh të ikonografisë shqiptare, Kostandin Shpataraku”, thuhet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
Ekspedita këto ditë u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë dhe Bashkinë Pogradec (Sektori i Turizmit dhe Trashëgimisë). Kostandin Shpataraku ishte një piktor i shquar kishtar nga Shpati i Elbasanit dhe realizues i mjaft ikonave në kishat më të njohura të vendit tonë dhe jo vetëm. Veprimtaria e Shpatarakut shtrihet gjatë periudhës së viteve 1726 – 1767. Ekspedita informative që u bë këto ditë për të verifikuar gjendjen e ruajtjes së pikturës murale dhe tavanit të dekoruar në Kishën e Manastirit të Shën Marenës nga specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore është në vijim dhe të atyre më parë, që janë bërë në objektet monumente kulture për projektet e tyre të restaurimit. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK) ushtron veprimtarinë në fushën e trashëgimisë kulturore materiale, me qëllim gjurmimin, hulumtimin, studimin, projektimin, konservimin, restaurimin, mbikëqyrjen, kolaudimin, promovimin, publikimin e trashëgimisë kulturore materiale.
Manastiri i Shën Marenës
Manastiri i Shën Marenës ndodhet në veri të fshatit Llëngë, në Pogradec. Kisha e Shën Marenës është një ndërtese e vogël njënefëshe që përbëhet nga naosi, narteksi dykatësh, hajati jugor i hapur në formë harkade dhe një këmbanore me dy këmbana. Ambientet e brendshme të saj janë zbukuruar të gjitha me afreske. Tavani i kishës është prej druri dekorativ të pikturuar. Afreskët e kishës janë ndarë në pesë breza horizontalë të pikturuar nga mjeshtri Kostandin Shpataraku. Ai ka pikturuar gjithashtu edhe disa ikona të ikonostasit, kryqin mbi të, dyert e bukura si edhe një balkadin me 15 figura dhe 17 ikona të vogla. Motivet e pikturuara janë motivet kishtare tipike të kohës si skena nga jeta e Krishtit, Shën Marisë dhe vetë Shën Marenës së cilës i dedikohet kisha. Ato i përkasin që të gjitha periudhës së ndërtimit të kishës, pra vitit 1754. -

MEKI reagon për Shpellën e Spilesë në Himarë pas publikimit të pamjeve nga Auron Tare, studiuesi: Trashëgimia Kulturore s’duhet të shihet si llogore ndasish
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë me dije përmes një deklaratë publike se në sajë të marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë.
Kjo e fundit është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj.
Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ, duke theksuar se asnjë lavash apo zaptim tjetër nuk do të tolerohet.
Kjo deklaratë nga Ministria vjen pas publikimit të pamjeve nga studiuesi Auron Tare, ku shihej se hyrja e saj ishte kthyer në fakt në vend parkimi dhe lavazh.
Tare shprehet se e vlerëson reagimin e ministrisë, por shpreson që projekti të vihet në praktikë.
Reagimi i Auron Tare:
Një Sqarim për MEKI-s dhe Shpellën e Spilesë në Himarë.
Më vjen shumë mirë që një reagim imi qytetar mbi një pjesë të rëndësishme të Trashëgimisë Kulturore në Himarë ka nxitur një institucion të rëndësishëm si MEKI të dalë me një deklaratë zyrtare.
Fakti që, pas gati 10 vitesh shkrime të mia si qytetar i angazhuar, nuk ka pasur asnjë reagim nga pararendësja e këtij institucioni, tregon se ky shkrim i thjeshtë ka prekur një çështje shumë sensitive.
Reagimi, në vetvete, është shenjë vëmendjeje dhe kujdesi. Indiferenca është shenjë injorance.
Nuk ka asnjë arsye që reagimi i njerëzve të Trashëgimisë Kulturore të merret nga burokratë si një betejë llogoresh. Trashëgimia Kulturore nuk duhet të shihet kurrsesi si llogore ndasish, por përkundrazi si një urë e fortë ku të gjithë ata që e duan këtë fushë kaq të bukur të ecin së bashku.
Falenderoj MEKI-n për reagimin dhe e ftoj këtë institucion që të shohë nga afër gjendjen se si është Shpella e Spilese, sot më 26 gusht, ditë e martë, ora 10:30.
Ndërkohë, të gjithë dashamirësit mund të shohin një imazh të publikuar nga MEKI, ku vizatohet një ide se çfarë dëshiron ky institucion të realizojë në të ardhmen. Shpresojmë që këto imazhe të bukura, plot lulka, të kenë një fund pozitiv në dobi të Trashëgimisë Kulturore dhe zhvillimit ekonomik të zonave ku këto perla të kulturës ende ruhen.Top Channel
-

Shpella e Spilesë do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka përgënjeshtruar videot që qarkullojnë në rrjetet sociale se pranë Shpellës së Spilesë në Himarë po ndërtohet lavazh.
Në reagimin zyrtar, MEKI deklaron se “falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë”.
MEKI thekson se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj.
“Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ. Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu në deklaratën për mediat, MEKI nënvizon se “pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës”.
Ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor./atsh/KultPlus.com
-

Shpella e Spilesë do rijetëzohet, Ministria: S’do të tolerohet asnjë lavazh apo ndërtim abuziv që cenon monumentin
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka reaguar pas denoncimeve të fundit lidhur me Shpellën e Spilesë në Himarë, se ajo po shndërrohet në lavazh apo pronë private.
Në një deklaratë zyrtare, MEKI thekson se Shpella e Spilesë është Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimeve nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes.Deklarata e plotë
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit informon se, falë marrëveshjes së bashkëpunimit për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore mes MEKI, Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Himarë, janë miratuar disa projekte ndërhyrjesh për rijetëzim, mes tyre edhe për Shpellën e Spilesë në Himarë.
Theksojmë se Shpella e Spilesë është një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe çdo ndërhyrje kryhet vetëm mbi bazën e miratimit nga institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore, duke respektuar standardet më të larta të mbrojtjes dhe ruajtjes së saj.
Ndërhyrjet funksionale të parashikuara përfshijnë vendosjen e rrethimit mbrojtës, instalimin e paneleve informuese, dhe ndriçimin dekorativ.
Asnjë lavazh, parkim apo zaptim abuziv, asgjë që cenon statusin e saj të mbrojtjes, nuk do të tolerohet!
Pamjet që po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale si pretendim se Shpella e Spilesë po kthehet në një “lavazh” apo pronë private nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ajo do të rikualifikohet sipas projektit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale. Për ndërhyrjet në afërsi të shpellës, me mbështetjen e pushtetit vendor dhe organeve ligjzbatuese do të ketë rikualifikime urbane e rikuperime që do të përmirësojnë kontekstin territorial duke evokuar vlerat turistike të zonës.
Ndërhyrjet parashikohet të nisin në periudhën shtator-tetor. -

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë: Institucionet e kulturës nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur Muzeut Arkeologjik
Muzeu Arkeologjik në Durrës pas restaurimit pritet që të hapë dyert në vjeshtën e këtij viti, por Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e quan të pajustifikueshme zvarritjen që është bërë me punimet e tij. Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ndër të tjera shprehet se Muzeu Arkeologjik i Durrësit nuk do të jetë kurrë i plotë nëse nuk do të rikthehen objektet historike të rrëmbyera gjatë viteve. “Lajmi se Muzeu i Durrësit do të hapet është i shumëpritur. Ka vite që ky muze qëndron i mbyllur, duke krijuar një boshllëk të madh në mundësitë e vizitueshmërisë në qytetin e Durrësit. Kryeministri me të drejtë e jep këtë lajm si një shenjë të rëndësishme të trashëgimisë së Durrësit, por mund të themi se zvarritja e pajustifikueshme disavjeçare është bërë nga institucionet e kulturës, të cilat nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur Muzeut Arkeologjik. Me këtë rast mund t’i kujtojmë kryeministrit se nga ky muze janë vjedhur gjatë viteve një numër i madh objektesh arkeologjike, të cilat shteti shqiptar ka detyrimin ligjor dhe moral t’i kërkojë dhe t’i rikthejë përsëri në Shqipëri. Muzeu i Durrësit nuk do të jetë kurrë i plotë nëse nuk rikthen objektet historike të rrëmbyera”, shprehet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në faqen e tij, ku ka ndarë dhe disa foto nga muzeu me objekte. Muzeu i është nënshtruar një procesi restaurimi me fondet e BE-së dhe është një nga objektet e dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019. Muzeu Arkeologjik në Durrës që është në restaurim është dhe më i madhi në vend me një koleksion të gjerë artefaktesh të zbuluara në zonën e lashtë të Dyrrahut
-

MKRS për aktakuzën mbi “Sarajet e Vjetra”: Dëmi i shkaktuar është i pakthyeshëm
Në Ministrinë e Kulturës sot u mbajt një konferencë për media nga sekretari i përgjithshëm i MKRS-së, Bislim Bislimi, lidhur me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria Themelore e Prizrenit për rrënimin e ish-kompleksit “Sarajet e Vjetra”, i cili kishte mbrojtje të përhershme ligjore si aset i trashëgimisë kulturore.
Bislimi tha se ministria mirëpret veprimin e prokurorisë dhe e vlerëson si hap drejt parandalimit të shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në vend. Ai theksoi se dëmi material për restaurimin e kompleksit do të kapte shifrën e 15 milionë eurove, por humbja e vlerave autentike është e pakthyeshme dhe e pamatshme, përcjellë KultPlus.
Sekretari nënvizoi se MKRS po zbaton një program masiv të konservimit dhe restaurimit, por edhe ka shtuar masat inspektuese dhe bashkëpunimin me Policinë, Prokurorinë dhe Gjyqësorin për t’i çuar para drejtësisë të gjithë shkelësit e ligjit.
“Nga masat ligjore nuk përjashtohet askush, qoftë zyrtarë lokalë apo qendrorë. Çdo ndërhyrje pa leje në asetet e trashëgimisë do të procedohet penalisht,” tha Bislimi.
Ai shtoi se MKRS ka proceduar raste të ngjashme edhe në komunat tjera dhe i bëri thirrje prokurorive të veprojnë me urgjencë./KultPlus.com
-

Ministri Çeku: Aktakuzë për Prizrenin për cënim të trashëgimisë, radhën e ka Prishtina
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj zyrtarëve të Komunës së Prizrenit për rrënimin e paligjshëm të “Sarajit të Vjetër”, përcjell KultPlus.
Çeku e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së përgjegjësisë, duke shtuar se dëmtimi i trashëgimisë kulturore është një plagë e rëndë për identitetin tonë kolektiv. Ai theksoi se Prokuroria ka vërtetuar tashmë se rrënimi i këtij objekti nuk ishte gabim teknik, por shkelje serioze që ka shkaktuar dëm të pariparueshëm.
Në vijim KultPlus ua sjell postimin e ministrit Çeku:
Aktakuzë për Prizrenin për cënim të trashëgimisë, radhën e ka Prishtina
U vërtetua ajo që kemi thënë prej fillimit. Rrënimi i paligjshëm i “Sarajit të Vjetër” në Prizren nuk ishte gabim, por shkelje e rëndë me pasoja të pariparueshme për trashëgiminë tonë kulturore.
Pas kallëzimit penal të dorëzuar nga Ministria e Kulturës, Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Urbanizmit dhe një bashkëpunëtoreje profesionale të komunës së Prizrenit.
Ata akuzohen se me veprimet e tyre kanë lejuar rrënimin e paligjshëm të kompleksit “Saraji i Vjetër”, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, duke shkaktuar një dëm të pariparueshëm kulturor dhe financiar mbi 15 milionë euro.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së përgjegjësisë dhe një mesazh i qartë: askush nuk mund të cenojë trashëgiminë tonë pa u përballur me drejtësinë.
Ministria e Kulturës ka dorëzuar kallëzim penal për cënim të trashëgimisë edhe ndaj komunës së Prishtinës. Standardi që sot vendosi Prokuroria Themelore e Prizrenit duhet të ndiqet edhe nga ajo e Prishtinës.
Mbetemi të vendosur të mbrojmë çdo aset dhe çdo monument që na mban gjallë identitetin./KultPlus.com
-

Aktakuzë, për rrënimin e një objekti të trashëgimisë kulturore në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren, të cilët po akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, lidhur me rastin e rrënimit të një objekti që ishte në listën e trashëgimisë kulturore.
Vepra dyshohet se është kryer në periudhën 5 janar 2024 deri më 4 prill të po atij viti, kur sipas Prokurorisë, P.B., në cilësinë e drejtorit për urbanizëm dhe E.Th., në cilësinë e bashkëpunëtores profesionale, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe me qëllim “i shkaktojnë dëm Ministrisë së Kulturës duke mundësuar përfitim të dobisë pasurore për investitorin A.Xh.”.
Prokuroria pretendoi se drejtori i urbanizimit në Prizren e ka ditur se kompleksi “Saraji i vjetër” është në kuadër të mbrojtjes së përhershme kulturore, gjë që pamundëson rrënimin e tij, nuk e ka parandaluar shembjen e objektit.
Ndërkaq, E.Th., sipas Prokurorisë, ka lëshuar vendimin për rrënimin e objektit dhe më pas lejen që investitori A.Xh., të ndërtojë një kompleks banesor në vendin ku më parë gjendej objekti i mbrojtur.Me këto veprime, Prokuroria tha se trashëgimisë kulturore i është shkaktuar “dëm i pariparueshëm” në vlerë prej gati 16 milionë eurosh. Kompleksi “Saraji i vjetër” që i përkiste ishte futur në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përhershme në fillim të marsit të vitit 2024. Objekti u rrënua më 27 maj të po atij viti.
Po ashtu, në gusht të vitit të kaluar, ministri tashmë në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, kishte dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për rrënimin e kompleksit “Saraji i vjetër”.
Totaj, ndërkaq, kishte mohuar akuzat e Çekut se autoritetet komunale ishin fajtore për rrënimin e këtij kompleksi. REL/